Close
Faqja 54 prej 90 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 891
  1. #531
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Ne kuptimin qe pervec ritit katolik nuk ka asgje vllehe as tek kroatet e sidomos boshnjaket. Dhe sidomos ne ate, qe nuk kam hasur kurrefare fakti qe provon se Iliret e asimiluar te ketyre dy zonave kane qene vllehe/romake. Perkundrazi, kam lexuar per emra fisesh shqiptare te sllavizuar. (Kam postuar ne fillim te temes)
    Ti the se ilirët u sllavizuan. Unë po them jo. Ata nuk ishin ilirë në kohën kur u sllavizuan.

    Ata ishin ilirë vetëm në kohën antike. Në kohën romake, u latinizuan, dmth humbën gjuhën shqipe. Më pas kur erdhën sllavët u sllavizuan.

    Ka shqiptarë të sllavizuar, por kjo nuk e mohon faktin që shumë më tepër ka vlleh. Vetëm në Mal të zi ke disa sosh: Cetina, Njegushi, Moraça, Mataguzi, Mugosha, janë vlleh.

    Edhe serbë të hercegovinës, më tepër ka vlleh ndërsa shumë pak shqiptarë.

    Përmë tepër fiset shqiptare të sllavizuara kanë "Counter-partin" e tyre në kombin shqiptar, psh Vasoviq-Krasniq, ose Palabardhaj-Dukagjin etj. Kurse fiset vllehe nuk e kanë askund counterpartin sepse janë asimiluar plotësisht që të gjithë.

    Pra janë ajo pjesa më së paku inteligjente, që fillimisht iu nënshtrue asimilimit latin më vonë atij sllav.

    Kjo tregon se ti nuk di gje per shpernguljet antike nga Iliriku drejt Perendimit per shkak te inondatave te natyres. As per shpernguljet e Thesalianeve te Itali per shkak te avareve.
    Këto nuk kanë të bajnë me atë që po flasim. Ti deri më tash nuk je duke ndërtu asgjë mbi ato gurë që po hedh unë, por po hap themele të reja, krejt tjetërkund.

    Thesalianët janë shpërngulë, po çka tani?? Fort pune e madhe. Na jena duke fol për fiset ilire që kanë lëshuar trojet e tyre.

    Se si është e mundur që asnjeri të mos largohet nga pushtimi, ndërkohë që të sllavizohen nga një racë e nënshtruar, kjo oshte e tepërt, nga na juaj, fantazi që unë nuk e honeps.


    Pra, levizjet jane bere nga troje per ne troje te banuara me popullate te nje gjaku.
    Kështu pra, nga Jutbina në Malësi, Nga Nishi në Pukë, Nga Besët e Thrakisë në Zadrime, nga Bosna në Malësi. etj

    Problemi osht aty që ti po flet për troje etnike shqiptare, në një kohë kur këto nuk ekzistonin. Kishte troje etnike ilire, ishte njësoj si Jutbina, si kosova, Si Shqipëria administrative.

    Autoktoni të tipit që do ti nuk gjen dot. Popullësia gjithmonë ka lëviz, e gjithmonë do të lëviz.

    Popullatat albane neper krajina te shkeputuna prej trungut, jane asimilu me shpejtesi te madhe gjate pushtimeve turke, sic thash edhe me teper me shkuarjen e aleancave te gjithferallojshme familjesh ushtarake prej viseve te pushtuara drejt atyre atje.
    Epika askund nuk thotë se Muja shkoi atje. Epika thotë e Muja ishte nga Klladusha ose sipas variantit nga Jutbina. Asnja prej ktyne dy vendeve nuk gjendet në trojet e sotme shqiptare. Epika flet për ilirë vendas të atyne trojeve, që në kangë quhen kreshnikë.

    Nuk është e çudtishme që Krajli mba Sejen (fushë), e Muja Jutbinën (Bjeshkë). Armiku fillimisht merr fushat, ligj i përhershëm.
    Cka do me thane fjala "kraj" sllavisht?
    Me çita e ke tepru ma. Çfarë shqip kjo fjalë bre po a je tranue???

    Kjo osht srrbisht, e ma has srrbisht, KRAJ domethanë Fund. Nuk ka absolutisht asnjë dialekt, asnjë fjalor shqip ku mund ta gjesh këtë fjalë.

    Shkijet e kanë huazu fjalën Krahinë, edhe e kanë shëndrru në Krajina.
    Po fjala "Krajl" athua, prej kah poll?
    Nga Karli i Madh i Frankëve, që pushtoi kroatët për një kohë të gjatë.

  2. #532
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...0&postcount=21

    Lexo këtë postim ku tregon për sllavët krishterë, dhe e kupton se pse pikërisht paganët ilirë u shpërngulën nga atje.

  3. #533
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Do ta lexoj kur te kem kohe. Me qe nuk kishe kundershti ne pikat themelore qe ishin shtruar qe ne fillim, keto te tjerat jane anesore. Le ta leme temen te kthehet ne boshtin origjinal.

  4. #534
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Do ta lexoj kur te kem kohe. Me qe nuk kishe kundershti ne pikat themelore qe ishin shtruar qe ne fillim, keto te tjerat jane anesore. Le ta leme temen te kthehet ne boshtin origjinal.
    Ta shpjegoj edhe njëherë, që të mos keqkuptohemi:

    1. Fakti që erdhi ndonjë fis nga Krahina e Dalmacisë ose e Nishit, nuk do të thotë se nuk kishte as nuk do të thotë se nuk ka vendas në trojet tona.

    Fise si Dardanët, Labeatët, Molosët, madje sidomos Albanët prej të cilëve kemi emrin, kanë qenë dhe janë përjetësuar këtu ku jemi ne sot, e pasardhësit e tyre janë edhe sot këtu.

    Kështuqë nëse një fis erdhi nga këtu e nga atje, nuk mendoj se ka vend për frikë.

  5. #535
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...63&postcount=1



    2) Kritovoulos (historian grek) qe ishte historiani personal i Mehmed Sultan II:

    'When the Sultan had pillaged and devastated all their lowlands, he made careful preparations, and after putting down the whole army in first class conditions, he moved against the Illyrians and their children and wives and all their belongings. He placed on the van the bowman and musketeers and slingers, telling them to shoot and fire their arrows, sling their stones against the Illyrians and drive them as far away as possible, and get rid of them by firing at the heights.'

    'Behind them he ordered the light infantry, the spearmen and those with the small shields to go up, and, following them, all the heavy-armes units. These went up slowly and in irregular ranks, up to a certain point, gradually pushing the Illyrians up to the heights. Then with a mighty shout, the light infantry, the heavy infantry and the spearmen charged the Illyrians, and having put them to flight, they pursued them with all their might, and overtook and killed them. And some were captured alive. But some of them, hard pressed by the heavy infantry, hurled themselves from the precipices and crags, and were destroyed.'

    'The heavy and light artillery, and in fact the whole army, scattering over the mountains and the rough country and the ravines, hunted out and made prisoners of the children and women of the Illyrians, and plundered all their belongings. Not only this, but they carried off a very large number of flocks and herds. They scoured thoroughly the whole mountain, and hunted out and secured a very enormous booty of prisoners and cattle and other things, and brought it all down to the camp. '

    'A very great number of the Illyrians lost their lives, some in the fighting, and others executed after being captured, for so the Sultan ordered. And they were captured on those mountains about 20,000 children,women and men. Of the rest of the Illyrians, some were in the fortress, and some in the mountain ranges where they fled with their leader Alexander.'(Gjergj Kastrioti,shenimi im)

  6. #536
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    e ka perkthyer Gjelosh Prekaj


    Ai pushtoi dhe grabiti. Mbasi hodhi kampin ne nje pike te sukseshme, dhe marshoi, duke shkaterruar, djegur te mbjedhurat ose duke i mbledhure per vete dhe duke shkaterruar dhe zhdukur popullate. Dhe Iliret moren femijet, grate, bagetite dhe cdo gje te te levizshme dhe u zhvendosen ne zona malore te larta te pa arritura (pa pushtuara) Edhe ato kishin armet e tyre dhe po rehatoheshin qe te vetmbroheshin ne keto keshtjella dhe kalimeve te zorshme kundra cdo sulmuesi.
    Kur sulltani rjepi dhe shkaterroi te gjitha fushat e tyre, ai u pergatit me kujdes, dhe mbasi uli te gjthe ushtrine ne klasen e gjendjes se pare, ai levizi kundra Ilireve dhe femijeve dhe grave te tyre dhe gjithshka qe ato zoteronin.
    Ai vendosi ne divizionin e pare shigjetaret, musketiret (lloj arme zjarri) dhe hedhesat (llastiqieret ato qe hedhin gure apo objekte te renda) duke ju thene te gjuajne shigjetat e tyre, hidhni guret e tyre kundra Ilireve dhe merreni ata perpara sa me larg qe te jete e mundur dhe hiqjani atyre (iliret) qafet ( vritini) duke gjuajtur sa me lart.

    Mbrapa tyre ai urdheroi kembesoret dhe heshtetaret dhe ato me mburoje te vogla qe te shkojne lart dhe duke ndjekur ata (te lart permendurit), kompania e ushtrise se rende. Ato shkuan lart me ngadale ne rend te rregullt deri ne nje fare pike, ngadale duke shtyre Iliret lart ne maje. Dhe atehere me nje ulerime te madhe kembesoret e lehte dhe te rende dhe heshtataret u versulen Ilireve, dhe mbasi ata (iliret) po zbrapeshin, ata i ndoqen me gjithe fuqine e madhe te tyre, i thyen dhe i vrane. Disa u kapen rob te gjalle por disa prej tyre te shtypur keqas nga kembesoria e rende u hodhen nga humnerat dhe greminat, dhe vdiqen.
    Artileria e lehte dhe e rende ne fakt e gjithe ushtria, te shperndare ne mal dhe pergjate vendit te veshitre "ravines" (luginave te pjerrta te ngushte me perroj) perndjeken dhe bene te burgosur femijet dhe grate e Ilireve, dhe i rjepen nga cdo gje qe zoteronin. Jo vetem kete por ato moren me vete tufe ta madhe bagetish. Ata pershkuan gjithandej malin dhe perndjeken dhe siguruan nje numer te madh cizmesh te burgosurish dhe i sollen poshte tek kampi.

    Nje numer i madh Iliresh humben jeten, disa ne lufte dhe disa te tjere u ekzekutuan mbasi ishin kapur te gjalle, nga urdheri i sulltanit. Dhe ato te kapur ne male ishin rreth 20.000 femije, gra, dhe burra. Ndersa Iliret e tjere, disa ne keshtjella disa ne shtrirjet e maleve ku ato kishin ikur me udheheqesin e tyre Aleksandrin (Skenderbeun).

  7. #537
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    ndoshta duket si postim palidhje,por ne fakt ka shume lidhje.deri ne kohen e Gjergj Kastriotit tone te madh,Shqiptaret quheshin konsideroheshin Ilire....nje fakt teper domethenes.

  8. #538
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Tema është për preajrdhjen e çdo fisi veç e veç, e jo për prejardhjene shqiptarëve në përgjithsi.

  9. #539
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    po,por duhet shuajtur dhe sherri,nuk i duhet askujt,aq me pak ne qe shkruajme ne kto lloj temash.....nje tentative per ti hedhur uje zjarrit.


    per sherr jam dhe vet un,por di ku ta bej,ka islamike sa te duash qe duhen degjeneru fare,ktu jooooo le ti leme sulmet personale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strider : 06-09-2009 më 12:11

  10. #540
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    fjale shqipe ne gjuhet sllave

    kri, kraj, krajl, krajine,...

    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Epika askund nuk thotë se Muja shkoi atje. Epika thotë e Muja ishte nga Klladusha ose sipas variantit nga Jutbina. Asnja prej ktyne dy vendeve nuk gjendet në trojet e sotme shqiptare. Epika flet për ilirë vendas të atyne trojeve, që në kangë quhen kreshnikë.

    Nuk është e çudtishme që Krajli mba Sejen (fushë), e Muja Jutbinën (Bjeshkë). Armiku fillimisht merr fushat, ligj i përhershëm.
    Me çita e ke tepru ma. Çfarë shqip kjo fjalë bre po a je tranue???

    Kjo osht srrbisht, e ma has srrbisht, KRAJ domethanë Fund. Nuk ka absolutisht asnjë dialekt, asnjë fjalor shqip ku mund ta gjesh këtë fjalë.

    Shkijet e kanë huazu fjalën Krahinë, edhe e kanë shëndrru në Krajina.
    Nga Karli i Madh i Frankëve, që pushtoi kroatët për një kohë të gjatë.
    Ne ate kohe; se mbaroi dicka, shqip thuhej "kraj", dhe "â kraj".

    Me vjen keq te te them por sipas kesaj qe ke shkruar po kuptohet se ti nuk je duke ditur as cfare eshte ne diskutim njehere.
    [tjera here te lutem me cito repliken]

    Fjala "Kraj" kurre nuk ka qene fjale sllave. Por eshte shqip, madje e variantit te shqipes emathiote bile. Dhe as sot nuk eshte fjale sllave.

    Dhe keto gjera mos i kerko neper fjalor te 72 te lutem se na bere per te vajtuar tani te gjitheve.

    Fjala burimore sllave per "u krye" eshte KONEC, (sepse "fjala" fund ka tjeter kuptim dhe ne sot e perdorim gabimisht edhe per gjera qe nuk jane ne fund po jane ne krye), edhe ketu s'ke hapesire te shmangesh kotesisht ne asnje ane! Dhe fjala "konec" vazhdon te jete fjale kyce per kete kuptim ne gjithe gjuhet burimore sllave qe nuk kishin kontakt me shqipen.

    Leksiku sllav nuk ka mundur te na dhuroj neve fjale, sepse ai leksik primitiv i nje populli rrenjesisht pagan dhe barabar kur erdhen ketu nuk kishin me shume se 1.200 fjale, ndersa ne kishim 5-fishin e atyre qe kemi sot ne fjalorin e mjerimit kombtar apo ngadhnjimit te internacionales sllavo-bolshevike ne trojet tona.

    Te lutem me lexo shkronje per shkronje; - Keto nuk jane shaka e menyres qe po pergjegj ti.

    Zoteri i nderuar si teper i bindur se ke dituri te tepruar ne keto qeshtje - fjala Krajl eshte fjale me rrenje dhe etimologji shqipe dhe nuk ka kurrfare kuptimi jasht trojeve ku kane jetuar shqiptaret mesjetar. Sllavisht, mes tjerash, burimisht nuk ka emer per Mbret as Krajl fare, - varianti i vetem, dhe nder te paret te adoptuar ne gjuhet sllave per kete lloj titulli, eshte Car [Sar] e as kjo nuk e ka as me te voglen lidhje me sllavishten.

    Kri, Krai, Krajine dhe Krajl jane fjaleformime dervative shqipe, ndersa vet fjala Krail ne periudhen e pushtimeve turko-mongole dhe ngritjes se perandorise se tyre hyri edhe ne turqishte, dhe se edhe ata kondribuan ne shperndajen e saj ne gjithe kufijte e perandorise. Por jo edhe ne rusi e vise tjera sllave qe ishin larg ketij ndikimi. Prandaj ne ato vise sllave fjala Krajl nuk kuptohet fare, perpos nga njerezit qe njohin edhe gjuhe tjera sllave te jugut.

    Pra mos reago si fmija, se nuk jemi duke diskutuar per cokolata e sheqerka.

    Kraj eshte fjale e huaj ne fjalorin e sllaveve te jugut. Pra e huazuar nga shqipja. Nuk ka asnje diskutim as dyshim te metejme te kote rreth kesaj.

    Fjala "fund" nuk do duhej te perdorej per dicka te kryer [siper] mes tjerash ekziston mundesia reale se "fund" ashtu-keshtu nuk eshte shqipe po latine, por edhe ne se latinet e moren nga te paret tane, "fund" do te thote dicka qe mbaron perposh e jo persiper. Per themele e per gjera qe jane poshte thuhet se kane arritur "fund", gjerat qe marojne siper dhe ne lartesi thuhet jane kryer. Prandaj kemi "fund - e krye" per te pershkruar gjerat fillim-mbarim ne vertikale.

    Pra duke marre parasysh semiologjine shqipe te kesaj fjale rrjedh detyrimisht se qendrat e gjithe Krajinave ishin ose ne male e bjeshke ose ne kodra.
    dhe ketu nuk ka serish asnje diskutim. As fjala "magar" e "magjar" nuk eshte sllave. Ndersa fjala 'samar' e 'somar' qe perdoren per kete kafshe ne disa gjuhe rrotull, nuk eshte 'gamar' po pikerisht "samari" qe barte magari, e qe ne shume gjuhe u be emer i kafshes. Pasi samri perdoret ekskluzivisht per magar, samari u be fjale sinonim e cila arriti te perdoret edhe per vet kafshen pa nevoje dallimi.

    Pra fjala "KRAHINE" dallon sic e kam cekur fare qarte ne postimin #444 (me duket!), si pitja prej kulacit nga nocioni KRAJINE.
    Sepse fjala KRAHINE, e ka rranjen ne kuptimin KRAH
    Ndersa fjala KRAJINE e ka rranjen ne Kri {Kraj} Pra ne Krye.

    Dhe asnjera nuk jane "serrrrrrbisht". Pra shihni edhe nje here postimin #443 ne po kete teme.

    Ndersa "epika" nuk ka nevoje te thote shkuan as erdhen sepse ajo epike merret me gjendjen faktike, kur ata vecme kane qene aty. Ndersa emrat si "Muji e Halili" te lutem fort po, nuk jane as emra sllav as shqiptar, prandaj edhe njehere po te kthej vemendjen tek gabimi te cilin jam munduar te ta bej te dukshem qysh ne postimin tim te pare apo te dyte (s'eshte me rendesi kujte). Kujdes shekujt!

    b.b. Troy III p.a.e.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 06-09-2009 më 19:09
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 54 prej 90 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •