Close
Faqja 53 prej 90 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 891
  1. #521
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Nuk kam hasur ne asgje qe deften se Ilire te Hungarise, Rumanise dhe Bullgarise jane vendosur ne Kosove.
    Për Hungari nuk thashë askund, shigjetat e kuqe në hartë fillojnë nga Dalmacia-Moesia jugore.

    Për Rumani nuk thashë askund.

    Bullgari, t'a thotë kanga kreshnike, Kotuzi, që asht Kotys mbret i thrakëve.

    Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.

    Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.

    Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës...”

    Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:



    “Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç

    Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,

    Aj ndand drume kà zaptue,

    Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”



    Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.
    http://www.albanovaonline.com/text/histori/sapa.htm

  2. #522
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Nje pjese me e vogel e Ilireve kane levizur nden presionin e barabareve, por me tendence drejt perendimit (Itali, Angli, France).
    E pamundun. Kjo ka ndodh vetëm në kohën e Brutit, kur kanë shku si invaduesë, ose nëse flasim për priudhën në fjalë, mund të kentë shkuar ndonjë skllav nga Iliria, që nuk e dimë se çfarë kanë qenë (se skllevërit ishin gjithfarë, dhe shkonin pas barbarëve).

    Çdo shpërnguje bëhet brenda trojeve etnike, përveç rasteve ekstreme kur s'ka ku të shkojë.

    Në këtë rast ilirët u kanë lëshuar vendin sllavëve, për shkak të rrethanave. Kangët kreshike tregojnë qartë, për grabitje tokash, përzierje dhe asimilim, pastaj përçarje e kreshnikëve (Dastari e Zulku, që ikin nga çeta e Mujos) etj.

    Fakti që në trojet e sotme shqiptare u zhvillua Kultura e Komanit tregon qartë që aty nuk kishte luftë, nuk u vendosën sllavët, si pasojë as epika kreshnike nuk asht kriju aty.

  3. #523
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Keta sllave sepse nuk mund te quhen ilire kane pervetesuar jo vetem vendin por edhe traditen qe u eshte pasur ne familje.
    Në fakt këta nuk kanë përvetësuar asgjë. Por po harron që shumica e të asimiluarëve ishin të romanizuar A.K.A. Vlleh.

  4. #524
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Për Hungari nuk thashë askund, shigjetat e kuqe në hartë fillojnë nga Dalmacia-Moesia jugore.

    Për Rumani nuk thashë askund.

    Bullgari, t'a thotë kanga kreshnike, Kotuzi, që asht Kotys mbret i thrakëve.

    http://www.albanovaonline.com/text/histori/sapa.htm
    A, duhet te kisha thene Panonnia dhe Sirmium , sic quhen ne harte, nje qytet i Pannonies asobote, dhe se shigjetat tregojne levizje drejt Kosoves.

    Ne fakt ti i paske thene te gjitha sic i shkrova une. Kjo perfshin edhe ate qe Iliret jane asimiluar ne pjesen me te madhe. (Qe po shtoj eshte arsyeja pse populli me i numurt ne bote atehere eshte vete rreth 3 milion sot).

  5. #525
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Në fakt këta nuk kanë përvetësuar asgjë. Por po harron që shumica e të asimiluarëve ishin të romanizuar A.K.A. Vlleh.
    A jane kroatet vlleh? Po boshnjaket?

  6. #526
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    A jane kroatet vlleh? Po boshnjaket?
    Në çfarë kuptimi pyet???

  7. #527
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    , duhet te kisha thene Panonnia dhe Sirmium , sic quhen ne harte, nje qytet i Pannonies asobote, dhe se shigjetat tregojne levizje drejt Kosoves.
    Në fakt duhet t'a kuptosh që shekujt e errët, kanë qenë periudhë e lëvizjeve tëmëdha të popullësive, ku vetëm disa popullësi malore të Shqipërisë kanë mbetur në vend, Pjesa tjetër vazdhimisht ka lëviz.

    Ka qenë sikur një kazan që gurgullon. Nuk mund të pretendosh autoktoni të tipit që do ti.

    Fundja unë vetë jam ardhacak nga Drenica, se këtu erdhën të parët e mi (në Prishtinë).

    Nesër më teket me shkue në Vlorë, Shkodër etj.

    Çfarë dallimi kam unë nga kreshnikët që lanë Jubtinën për Malësi????

    Tjetër porblem është se kroatët e morën Jutbinën, kjo ësht tjetër çashtje.

    Ose ke rastin e çamëve. Pse nuk reagon në të njëjtën mënyrë për çamët??

    Pse nuk thua se çamët që jetojnë në Shqipëri nuk e kanë rpejardhjen nga Çamëria, por janë vendas këtu???

  8. #528
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    E pamundun. Kjo ka ndodh vetëm në kohën e Brutit, kur kanë shku si invaduesë, ose nëse flasim për priudhën në fjalë, mund të kentë shkuar ndonjë skllav nga Iliria, që nuk e dimë se çfarë kanë qenë (se skllevërit ishin gjithfarë, dhe shkonin pas barbarëve).

    Çdo shpërnguje bëhet brenda trojeve etnike, përveç rasteve ekstreme kur s'ka ku të shkojë.

    Në këtë rast ilirët u kanë lëshuar vendin sllavëve, për shkak të rrethanave. Kangët kreshike tregojnë qartë, për grabitje tokash, përzierje dhe asimilim, pastaj përçarje e kreshnikëve (Dastari e Zulku, që ikin nga çeta e Mujos) etj.

    Fakti që në trojet e sotme shqiptare u zhvillua Kultura e Komanit tregon qartë që aty nuk kishte luftë, nuk u vendosën sllavët, si pasojë as epika kreshnike nuk asht kriju aty.
    Kjo tregon se ti nuk di gje per shpernguljet antike nga Iliriku drejt Perendimit per shkak te inondatave te natyres. As per shpernguljet e Thesalianeve te Itali per shkak te avareve. (Sidoqofte ka elemente te hershem Ilirik ne shume treva te Zvicres, Austrise dhe Bavarise per te cilat kam lexuar perciptazi sepse nuk kam pasur mundesi per me shume. Datimi i tyre do jete interesant). Pra, levizjet jane bere nga troje per ne troje te banuara me popullate te nje gjaku.

    Deri tani, nuk po shoh nga ty asnje teori te ndryshme nga ato qe kam shkruar dhe mbrojtur une qe nga fillimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 06-09-2009 më 09:18

  9. #529
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Në çfarë kuptimi pyet???
    Ne kuptimin qe pervec ritit katolik nuk ka asgje vllehe as tek kroatet e sidomos boshnjaket. Dhe sidomos ne ate, qe nuk kam hasur kurrefare fakti qe provon se Iliret e asimiluar te ketyre dy zonave kane qene vllehe/romake. Perkundrazi, kam lexuar per emra fisesh shqiptare te sllavizuar. (Kam postuar ne fillim te temes)

    Ne kemi edhe njerin ne forum qe i konsideron ende vellezer shkijet, dhe ka marre e dhene me ta.

  10. #530
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    O shyptar, - e paskeni bere prap edhe me boze se c'ishte.
    Lerini lladikat anash.

    Nuk ka pase migrime drejt kosove as shqipnije ne kohen kur jane formu fiset shqiptare, prej bash kurrkuhit.

    Vec e kunderta ka ndodhe!

    Popullatat albane neper krajina te shkeputuna prej trungut, jane asimilu me shpejtesi te madhe gjate pushtimeve turke, sic thash edhe me teper me shkuarjen e aleancave te gjithferallojshme familjesh ushtarake prej viseve te pushtuara drejt atyre atje.


    Hajt tash kallzona cka do me thane fjala Kajë sllavisht, edhe a ekziston kjo fjale diku ne tjeter, nder popuj sllav a vec te ata qe kane pas kontakte me shqiptaret ose me te ndikuarit nga sllavet tjere qe kane qene ne kontakte direkte me shqiptaret ma pare.

    Cka do me thane fjala "kraj" sllavisht?

    -Pse, fjala "kraj" nuk ka etimologji ne ato gjuhe.
    -Marre parasysh se sllovenishtja eshte me e pa zhvilluar dhe ende ruan idiomat origjinale te ardhacakeve, pse fjala Kraj nuk perdoret madje as ne gjuhen sllovene eshte e vetkuptueshme - Sepse nuk eshte sllave.
    Po fjala "krajine" qe nuk e ka asnje kuptim etimologjik fare ne ato gjuhe?!!
    C'ti bejme kesaj.
    Pse nocioni krajine, si kuptim i epur qe rrjedh prej te njejtes rrenje poashtu nuk ka asnji etimologji ne gjuhen sllave e cila e perdor ate pas pushtimeve turke e kendej?

    Po fjala "Krajl" athua, prej kah poll? -Mos eshte serbisht edhe kjo?!!

    _Krejt cka te lexosh per origjinen e fiseve shqiptare asht rrene e kullueme ne njiqind shami.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 53 prej 90 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •