Close
Faqja 50 prej 90 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 892
  1. #491
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Po mirë, Kreskit iu tek me thanë diçka, tash këtu jemi 40.000 anëtarë secilit me iu tek me thanë diçka që absolutisht nuk ka lidhje me temën, atëherë çfarë drejtimi merr tema???

    Ne po flasim se si sllavët dëbuan ilirët, ose si ilirët ikën nga ato vise.

    Që kanë ardh tregojnë faktet, që ju nuk i kundërshtuat deri tash, përveç "argumenteve" që ju i keni akuzat e rëndomta, "n' shërbim të serbit".

    Akuza nuk është argument. E pos kësaj akuza është e kotë, sepse janë teoritë e juja që i bajnë shërbim serbit.

    Ajo që thotë Kreksi është jashtë teme, dhe nuk dua ta diskutoj këtu.
    Me duket se dhashe pergjigje konkrete per tezen filoserbe te akademise franceze. Pse e solli Kreksi une nuk e di. Drejtoja atij kete pyetje. Qe, Kreksi po te jep edhe nje liber ta lexosh dhe po re dakord me c'shkruhet aty, do beje me mire te punesoheshe ne akademine serbe dhe t'i lije parrullat ne forum. Posti im i fundit replikues per keti pika.

  2. #492
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Dokument historik eshte cilido qe mban vulen e kohes per te cilen flet. Por ne rastin tone, kur historia eshte rishkruar e masakruar me qindra here per te krijuar raca ngadhnjyese e trime te paqena si ato te grekeve e te sllaveve, une konsideroj dokument vetem dicka qe koroborohet se paku nga dy burime te pavarura, njeri ng ate cilet nuk ka interes ne ceshtjen ne fjale.
    Ku ke fakte se historia është masakruar???
    Sikur të masakrohej, të paktën do të gjenim një dokument se ne vijmë nga Azerbajxhani

    Qe dhe një libër historie që flet për Heraklitin, perandorin jevg bizantin që solli serbët dhe kroatët në Ballkan.

    http://books.google.com/books?id=YbS...%20626&f=false

    Qe, Kreksi po te jep edhe nje liber ta lexosh dhe po re dakord me c'shkruhet aty, do beje me mire te punesoheshe ne akademine serbe dhe t'i lije parrullat ne forum.
    Kreksi së bashkui me ty jeni budallenj që po na eprishni temën me romuze të kota.

    Deri më tash nuk pashë njeri të punësohej në akademinë serbe përveç teje dhe Baptistit, së bashku me Kreksin që shpenzon kohën duke u frymëzuar me libra serbe.

    Xhinje e mjerume, akuzat përdorni për argumente.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Testim : 06-09-2009 më 06:51

  3. #493
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ku ke fakte se historia është masakruar???
    Sikur të masakrohej, të paktën do të gjenim një dokument se ne vijmë nga Azerbajxhani.
    Kam 5 vjet qe shkruaj pikerisht per kete. E si mund te ta them me dy fjale? Ti ne tenden e une ne timen.

  4. #494
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ludvik Gaji, pioner i teorisë se "Rilindjes ilire tek sllavet e jugut" ishte njera nder tentativat me te rrezikshme qe i kanosej popullit shqiptar.
    Pra testim,
    ne jemi duke folur te njejten gjuhë por i kemi mendimet krejte ndryshe.
    Po te mos ishin disa shkenctar rusë qe hodhen poshte kete teori, me siguri qe sot i tere ballkani do ishte nje shtet i quajtur "Iliria"

    Pra si shifet, ne asnjehere nuk kemi ditur te bejmi propagand, as gjate luftes as para luft e as pas lufte, i kemi mshuar daulles sipas mendjes sonë dhe ku dali lete dali...pa i llogaritur fare pasojat.

    Pa dyshim se ne shqiptaret jemi ilire autokton para sllavë, pa dyshim se serbet erdhen ne viset tona, kete edhe une e di mirepo serbet gezohen kur lexojne ne forumet tona deshmi se ne shqiptaret e kosoves erdhem nga shqiperia, do ju plotesohet deshira me keto argumente dhe per ta eshte e mjaftueshme.
    Secili internaut sot mund te hyje ne forumet tona dhe lexojn keto letra tona qe ju thuani s'ka dert, nashte le ti lexojne....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #496
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Didkutime te kota sipas meje,as qe ja vlen fare te merremi me ca thone francezet idiote te kreksit dhe serbet....e lexova te gjithe temen,nuk pashe asgje te re.

  7. #497
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ku ke fakte se historia është masakruar???
    Sikur të masakrohej, të paktën do të gjenim një dokument se ne vijmë nga Azerbajxhani

    Qe dhe një libër historie që flet për Heraklitin, perandorin jevg bizantin që solli serbët dhe kroatët në Ballkan.

    http://books.google.com/books?id=YbS...%20626&f=false

    Kreksi së bashkui me ty jeni budallenj që po na eprishni temën me romuze të kota.

    Deri më tash nuk pashë njeri të punësohej në akademinë serbe përveç teje dhe Baptistit, së bashku me Kreksin që shpenzon kohën duke u frymëzuar me libra serbe.

    Xhinje e mjerume, akuzat përdorni për argumente.

    Uhaha. Liber i Van Antwerpit. Mbathja Testim e mos me dil me perpara. Jam ngopur me kuaj Troje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 06-09-2009 më 07:01

  8. #498
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Pa dyshim se ne shqiptaret jemi ilire autokton para sllavë, pa dyshim se serbet erdhen ne viset tona, kete edhe une e di mirepo serbet gezohen kur lexojne ne forumet tona deshmi se ne shqiptaret e kosoves erdhem nga shqiperia, do ju plotesohet deshira me keto argumente dhe per ta eshte e mjaftueshme.
    Përsëri xhinje e mjerume, që nuk ia ka idenë për çfarë po flet.

    Oj lladikë, na jena tuj fol për humbjen e territoreve tona, ajo që sot quhet Jugosllavi, quhej Iliri, dhe historia tregon qartë që ilirët u larguan nga ato toka dhe u tkurrën këtu, duke iu bashkangjitur vendasve të së njëjtës gjuhë.

    Deri këtu folëm ne, dhe deri këtu nuk ka asgjë pro-sllave, përveç paranojave të tjuja shizofrenike, që keni zakon të krijoni frikë të panevojshme. Ndoshta Enveri dhe Serbët kanë krijuar këso lloja paranoikësh, me dhunën e tyre shekullore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Testim : 06-09-2009 më 07:02

  9. #499
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Uhaha. Liber i Van Antwerpit. Mbathja Testim e mos me dil me perpara. Jam ngopur me kuaj Troje.
    Mbathja ti, se qenke fare fodull injorant. Ai citon Porfyrogenitin, dhe nëse ti nuk bazohesh në ato që thotë ky shkrimtar bizantin, atëherë nuk ke se si ta dish që sllavët janë ardhacakë.

    Me përjashtim dhe të kësaj kronike këtu:

    EKSTRAKTE KRONIKASH TË HUAJA MBI ARBËRIN DHE DUKAGJINËT
    NË VITET 687 - 695 TË ERËS SONË

    Kronika e parë: vitet 687. 688, 689, 695

    I.
    “687. Nga ana e Bosnjës u bënë trazira në të gjithë Bosnjën për shkak se mjaft njerëz bosnjakë donin Dukagjinin e Arbërit /”Duchagini de Arbania”/ për zot, edhe mbretit Stefan i bënë një shkatërrim të madh nëpër vendin e tij të Bosnjës, kujt i pritej kryet, kush shqyhej, kush varej; edhe të gjithë ata, që donin Dukagjinin për zot, iknin, kush në vendin e Dukagjinit, kush në kështjellën e Raguzës, edhe kushdo që pat ardhur në kështjellë, pat ardhur në besë dhe me leje kalimi. Edhe të gjithë s'kanë dashur t’ia dorëzonin mbretit Stefan këta njerëz, edhe nga ky shkak mbreti Stefan e prishi paqen me raguzanët, sepse i kërkonte ata njerëz tradhëtarë të tij që t'i vriste, dhe kurrë s'kanë dashur raguzanët t'ia dorëzonin, edhe nga ky shkak e kanë prishur paqen midis tyre.”

    II.
    “687. Mbreti Stefan bëri një ushtri të madhe, edhe, si sulmoi Dukagjinin, u bë kërdi e madhe midis tyre; edhe Dukagjini qëndroi /fitimtar/ në fushën e luftës, sepse mbreti Stefan u plagos nga një ushtë ndënë gjirin e mëngjër, edhe, si u kthye mbreti Stefan në vendin e tij, vdiq; edhe pas vdekjes së tij erdhi mbreti Radosav /sic/ nga ana e Kroacisë dhe e fitoi gjithë mbretërinë e Bosnjës, sepse Radosavi /sic/ qe burrë trim... me dashjen e xaratinëve, sepse pjesa më e madhe /e tyre/ donin më shumë mbretin Radosav /sic/ se ndonjë zot tjetër, sepse mbreti Stefan s'kishte asnjë /trashëgimtar/ nga fisi i tij.”

    III.
    “688. Mbreti Radosav /sic/ bëri ushtri të madhe, sepse ishte mbret i Bosnjës e i Kroacisë, dhe ishte zot i madh, edhe e sulmoi Dukagjinin, sepse /ky/ kishte pjesë në vendin e Bosnjës, dhe, nga dyshimi se /ky/ kishte pasonjës në dheun e Bosnjës, shkoi të bëjë luftë me të, aq i a bënë kërdi të madhe midis tyre: më se fundi dolli fitimtar mbreti Radosav /sic/ edhe Dukagjini u vra, dhe Arbërin, përveç Leshit, /“Leso”/, e mori Radosavi /sic/; edhe shumë vise të tjera: kështjella, Shkodrën, përveç Shurdhahut /“Schardo”/ dhe Leshit, sepse Leshi qe nga krahu i lindjes, i cili qe i Dukagjinit.”

    IV.
    “689. Erdhnë shumë njerëz në Raguzë me mall e gjë nga Arbëri dhe nga ana e Bosnjës, sepse mjaft nga Bosnja ishin pasonjës të Dukagjinit...”

    V.
    “695. Erdhnë në Raguzë njerëzit e.Dukagjinit nga stereja e kështjellit të Spilanit dhe e kështjellit të Gradacit, edhe të gjithë njerëzit i vendosnë banimet e tyre në Kustera...”


    Kronika e dytë: vitet 687, 688.

    VI.
    “687. Në Bosnjë u bë një luftë e përgjakshme, një palë donin të qeveriseshin nga dukagjinët e Arbërit, një palë nga mbreti Stefan. Nga partia e dukagjinëve disa u vranë në fushën e betejës dhe disa iknë, një pjesë e të cilëve gjeti strehë në Raguzë. Bosnjakët i kërkuan /këta/ nga raguzanët, por, raguzanëve, të cilët s'donin t'i dorëzonin, iu shpall lufta nga bosnjakët.

    Në këtë vit mbreti Stefan mblodhi një ushtri të madhe dhe u nis kundër dukagjinëve në Arbër, dukagjinët qëndruan /fitimtarë/ në fushën e luftës, edhe mbreti u plagos për vdekje ndënë gjirin e mëngjër nga një goditje ushte, duke mos lënë pas trashëgimtar. Mbreti Radoslav /sic / i Kroacisë, si bëri një ushtri me burra trima, erdhi në Bosnjë dhe u bë zot i asaj mbretërie.”

    VII.
    “688. Meqenëse në Bosnjë ishin dy parti, njëra me Radoslavin /sic/, tjetra me dukagjinët, Rodoslavi /sic/ e mblodhi ushtrinë dhe shkoi në Arbër kundër dukagjinëve, të cilët i shpartalloi, edhe u pushtoi të gjitha qytetet e tyre, përveç Leshit”

  10. #500
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Ludvik Gaji, pioner i teorisë se "Rilindjes ilire tek sllavet e jugut" ishte njera nder tentativat me te rrezikshme qe i kanosej popullit shqiptar.
    Pra testim,
    ne jemi duke folur te njejten gjuhë por i kemi mendimet krejte ndryshe.
    Po te mos ishin disa shkenctar rusë qe hodhen poshte kete teori, me siguri qe sot i tere ballkani do ishte nje shtet i quajtur "Iliria"

    Pra si shifet, ne asnjehere nuk kemi ditur te bejmi propagand, as gjate luftes as para luft e as pas lufte, i kemi mshuar daulles sipas mendjes sonë dhe ku dali lete dali...pa i llogaritur fare pasojat.

    Pa dyshim se ne shqiptaret jemi ilire autokton para sllavë, pa dyshim se serbet erdhen ne viset tona, kete edhe une e di mirepo serbet gezohen kur lexojne ne forumet tona deshmi se ne shqiptaret e kosoves erdhem nga shqiperia, do ju plotesohet deshira me keto argumente dhe per ta eshte e mjaftueshme.
    Secili internaut sot mund te hyje ne forumet tona dhe lexojn keto letra tona qe ju thuani s'ka dert, nashte le ti lexojne....
    Shqiptaret e kosoves jane aty ku kane qene prej mijra e mijra vjetesh,ka patur vetem levizje fare te vogla migratore...dhe ne Shqiperi kane erdhur Shqiptare nga kosova,dhe kjo eshte normale ...dhe sot e kesaj dite kemi migrim,te gjithe po shkojne ne Tirane,po ikin nga fshati.

    eshte e kote ta perseris,e kemi sterthene,dikur ky gadishull ka qene i banuar vetem nga iliret paraardhesit tane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strider : 06-09-2009 më 07:05

Faqja 50 prej 90 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •