Close
Faqja 40 prej 90 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 891
  1. #391
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Dukagjini: Mendime Mbi Preardhjen E Toponimit “dukagjin” Dhe Gjeneza E Popullsisë

    Për të studiuar gjenezën e popullsisë dhe prejardhjen e toponimit Dukagjin duhet të studiojmë dy krahina të mëdha etnografike, Malësinë dhe Dukagjinin e Vjetër, por njëkosisht duhet të studiojmë edhe dy principatat mesjetare, të cilat shtriheshin dikur në këto dy krahina etnografike, ajo e Spanëve në Malësi dhe e Dukagjinasve në Dukagjin. Në fillim do të analizojmë principatën e Dukagjinasve, sepse nga kjo krahinë e kanë prejardhjen shumica e banorve të zonës sidhe vetë emërtimi Dukagjin që ka zona.

    Principata e Dukagjinasve.
    Principata e Dukagjinasve shtrihej nga pjesa veriore e luginës së Matit e deri në lumin Drin në veri, sidhe nga zona bregdetare ndërmjet grykëderdhjeve të lumenjëve të Matit dhe të Drinit të Lezhëse deri në rrafshin e Dukagjinit në Kosovë. Dhe përfshinte Lezhën, Kurbinin, Pukën, Mirditën, Kuksin, Hasin, Rrafshin e Dukagjinit deri në Drenicë.

    Prejardhja e emrit të zonës.
    Në vitn 1281 i pari i kësaj zone Gjin Tanushi për merita të veçanta ushtarake që mori në sherbim të Bizantit mori titullin “Dukë”, Pra Duka Gjin, (Ducam Ginium Tanischum), pastaj familja e tij u bë shumë e njohur dhe filloj të quhej familja e Dukagjinasve, pra titulli i tij së bashku me emrin e tij kaluan në formën e mbiemrit të familjes dhe më vonë dhe të krahinës ku sundonin ata, par principata e Dukagjinit.1
    Përfaqësuesi më i njohur i kësaj familje ka qënë Lek Dukagjini (?-1481), i cili është edhe autori i kanunit të famshëm që mban edhe emrin e tij.(Kanuni i Lek Dukagjinit). Ka dhe mendime të tjera për prejardhjen e familjes dhe të emrit Dukagjin, por ky është mendimi më i besueshëm, njëkohësisht jepen edhe data të ndryshme si 1216, por e rëndësishme është se të gjitha këto datat sidhen rreth shekullit të 13-të.

    Faktet që tregojnë shtrirjen e principate nga Lezha e deri në Drenicë të Kosovës janë:

    Vetëm në këtë zonë kemi toponime të fshatrave me emrin Dukagjin (në Kukës dhe në Mat), sidhe toponime që lidhen me Lek Dukagjinin siuri i Lekës, Sofra e Lekës, etj.
    Vetëm në këtë zonë ka fuqi kanuni i Lek Dukagjinit, i cili shtrihet dhe në zonën e Dukagjinit të Ri (zona e marrë në studim), por shkaqet dhe arsyet e kësaj shtrirje në këtë territor të Malësisë do t`i japim më poshtë.
    Vetëm në këtë zonë popullsia e saj ruan kujtimin se janë një fis nga një babë i largët i përbashkët (Murr Dedi).http://www.forumishqiptar.com//image...s/ohplease.gif Ky emertim nuk nihet në zonat e tjera (Malësi, Gegëri, etj).

    Kjo popullsi sipas tregimeve të të vjetërve (pleqëve), dhe gojdhanave ka ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit, si pasojë e luftës me serbët (shkijet), në shekujtë e 6-të deri në 8-të.

    Këtë më së miri e tregon edhe tradita e banorve të kësaj zone për aplikimin e bujqësisë edhe pse kushtet natyrore favorizojnë blegtorinë, dukagjinasit ruajnë traditët e të parve të tyre në Kosovë, ata kudo që gjënden , mundohen të krijojnë kushte jete bujqësore. Ketë e vërejti edhe vetë populli që la fjalën “malësori shkon mpas bishtit të dhenit dhe dukagjinasi mpas bishtit të shatit”.
    Se këta janë të ardhur nga lindja dhe jo nga veriu, si Malësia, e tregojnë edhe këngët e kreshnikëve ose rapsodia e Gjeto Basho Mujit, e cila nuk nihet nga dukagjinasit, me përjashtim të popullsisë dukagjinase që u vendos në luginëne Shalës dhe të Shoshit.
    Fakt tjetër se dukagjinasit janë të ardhur nga Fusha e Kosovës, është edhe fakti se ndonse janë në një zonë malore, ata nuk e quajnë vetën malësor dhe vëndin e tyre Malësi, dhe për më tepër po ti quash me këtë emer, ata e marrin për fyerje.

    Popullsia që ishte aty para ardhjes së tyre ose u asimilua me ta ose u largue për në fushat e Shkodrës, me përjashtim të dy fiseve, të cilët bashkëpunuan me ta. Ata që u larguan lanë mbeturina të vendbanimeve të tyre dhe shumë toponime dhe legjenda, të cilat nuk kanë lidhje me popullsinë e ardhur dukagjinase.
    Kjo zonë edhe pas invazionit turk e ruajti kompaktësinë e saj, sa që më 1570, kishte në male rreth 12 000 luftëtarë. Përmes territorit të saj kalonte rruga Shkodër-Pukë-Kosovë, e cila lidhte Shqipërinë eVeriut me Turqinë, e cila kontrollohej nga dukagjinasit. Pas shumë perpjekjesh në shekullin e 17-të, duke e sulmuar nga Shkodra dhe nga Prizreni, turqit arritën të merrnin nën kontroll këtë rrugë dhe një pjesë të territorit përreth saj. Kjo situatë solli një largim masiv të dukagjinasve, nga kjo pjesë e zonës së tyre. Nga këta një pjesë u larguan në drejtim të jugut dhe u vëndosën në Mirditë, kurse pjesa tjetër u largue drej veriut, në dy drejtime:
    Drejtimi i parë ishtë për në Mërturë të Gurit (Puka veriore), i cili pastaj një pjesë qëndroi aty, kurse pjesa tjetër kaloi lumin Drin dhe u vëndos në zonën e Mërturit, në Tropojën e sotme dhe përbëjnë fisin e sotëm të Mërturit.
    Drejtimi i dytë kaloi lumin Drin dhe u vëndos në “ zemër” të Malësisë dhe janë banorët e sotëm të Shalës dhe të Shoshit, etj.

    Pas kësaj shpërndarje filloj organizimi i ri i zonës së Dukagjinit, por në këtë rast vetëm i atyre në jug, të cilat u grumbulluan me emrin e ri “Mirditë”, dhe emri Dukagjin u la n harresë. Por ky emertim u muar nga dukagjinasit që u vëndosën në luginën e Shalës dhe të Shoshit, të cilët vendin ku u vendosën filluan ta quajnë Dukagjin.
    Sot studiuesit e ndryshëm (etnograf, etj), për ta dalluar nga Dukagjini i vjëtër e quajnë Dukagjini i ri.

    Principata e Spanve ose Pulti.
    Principatae Spanve, dikur shtrihej nga pjesa veriore e Pukës e deri në Plavë e Guci, sidhe nga përroi i Skatinës e deri në liqenin e Shkodrës dhe në pjesën lindore të Malit të Zi. Emri i kësaj zone na shfaqet në burimet bizantine që në vitin 877, me emrin “Pulatum”. Në këtë zonë banonte një popullsi e vjetër, e cila jetonte nëpër lugint e thella të zonës, e cila kujtohet sot nga gojëdhanat, toponimet e ndryshme, nga mbeturina popullsie që e mbajnë vedin të rrjedhur nga kjo shtresë e lashtë. Në mesjetë (shekujt e 10-të deri të 12-të) në këtë zonë u dynd një popullsi blegtorësh nomadë të ardhur nga viset e veriut, e kryesisht nga zona e Bosnjës jugore (fiset e Kelmendit, Hotit, Shkrelit, Kastratit dhe të Grudës, etj).
    Kjo verifikohet edhe faktin se, këto vise janë të vetmet në Shqipëri (Shqipërinë zyrtare), të cilët trashiguan ciklet e rapsodisë së Gjeto Basho Mujit dhe të kreshnikëve të tjerë, që janë zhvilluar në zonën e Bosnjës në shekujt e 6-të deri të 10-të, në luftën kundër shkieve (sllavëve).
    Fakte të tjera që keto fise janë të ardhura janë: jeta e tyre nomade ( deri para 2-3 shekujsh), tradita krejt të vëçanta nga çdo krahinë tjetër e vendit, toponime nga zonat nga kanë ardhur, etj.

    Ndërmjet të ardhurve dhe vëndasve për disa kohë kishte harmoni të plotë, pasi vendasit shfrytëzuan sheshet e ulta dhe brigjet e lumenjëve për bujqësi, kurse të ardhurit shfrytëzuan kullotat e larta për blegtori. Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit osman, solli pasoja edhe për ata edhe pse këta pushtues nuk arritën ti pushtonin, ata patën një ndikim shumë të madh mbi jetën e tyre, sepse ata pushtuan pjesët e poshtme, fushat, pra kullotat dimërore, gjë që u keqësoi shumë gjëndjen ekonomike dhe e bëri popullsinë e zonës që të jetonte në kushte gjysëm nomade dhe të merrej me një fare bujqesie (kopshtari).

    Me keqësimin e gjendjes së jetesës filloi edhe lufta midis vëndasve dhe të ardhurve (shekujt e 15-të dhe të17-të), për kullota më të shumta dhe më të mira, etj. Të ardhurit ishin më të organizuar dhe arritën ose ti asimilonin ose ti detyronin vendasit që të largoheshin për në lindje (Kosovë)ose për në perëndim (Shkodër). Njëkosisht filluan edhe përpjekjet në mes tyre për të siguruar çdo fis kullota më të mëdha dhe më të mira. Lufta midis fiseve për zotrim kullotash vazhdoi deri në shekullin e 19-të. .
    Kushtet e reja të jëtës së ngulur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të banorve të zonës. Mbi sistemin fisnorë, i cili mbeshtetej në lidhjen e gjakut ndërmjet njerëzve (fisi), lindi sistemi i ri me lidhje territoriale ndërmjet njerëzve. U formuan grupime të reja populsie, të cilat nuk quheshin më fise, por male. Dhe e gjithë popullsia e Malësisë u nda në 12 male: Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviçi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi.
    Nga ky ekilibër i ri, banorët e filluan të shkonin drejt një përqëndrimi ekonomoiko- shoqëror, politik dhe kulturorë, i cili u shpreh edhe me një emër të përbashkët pasi i gjithë vendi u quajt “Malësi” dhe banorët “malësorë”, pra u zëvendësue emertimi Pulat (Pult), por ky emërtim nuk u zhduk por kaloi si emertim për një nenzonë të Malësisë.

    Megjithëse emri “Malësi” është një emër i përveçëm që i jepet një vetëm krahinës së njohur në gjeografi me emrin “Alpe” dhe në asnjë vënd tjetër , edhe pse janë vende malore si Luma, etj. Kjo shpjegohet se emri ‘Malësi” nuk është një emër gjeografik që ka kuptimin fizik të disa maleve, por është një emër me kuptim etnografik, ku fjala “mal” ka kuptimin e një grupi njerëzish dhe fjala “Malësi” ka kuptimin e disa grupeve të tilla njerëzish.

    Kjo zonë kishtë një unitet ekonomiko-shoqërorë, i cili shprehet tek Kanuni i Maleve (i cili është i ndryshëm nga Kanuni i Lek Dukagjinit). Drejtimi politik kryhej nga kuvendi i pleqëve të maleve (12 pleq, nga 1 për çdo mal).

    Ndërmjet Malësisë dhe Dukagjinit ka pasur ndikime të ndërsjellta. Fiset e Gashit dhe të Bytyçit kaluan lumin e Tropojës dhe u vëndosën në deri afër lumit të Skatinës, në territorin e Dukagjinit, duke e shtrirë ndikimin e Malësisë deri në atë lumë, kurse fisi i Thaçit kaloi lumin Drin dhe u vendos në zonën e Dukagjinit (në Pukë ), por humbi lidhjet me Malësinë dhe u bë pjesë e Dukagjinit. Grupe malësorësh zbritën e populluan fushat e Mbishkodrës, duke i bërë pjesë të Malësisë, ndonse ato janë zona fushore. Edhe nga zona e Dukagjinit ka pasur dyndje të popullsisë drejt Malësisë, të cilat kanë qënë të shumta, por më e madhja ndodhi pas thyerjes që pësuan dukagjinasit nga turqit në shekullin e 17-të, ku siç thamë:
    Dy grupime u drejtuan për në Malësi, në territore të ndryshyshme.
    Grupi i parë u vendos në luginën e lumit të Nikajve, në Tropojë dhe formoj fisin e sotëm të Mërturit.
    Grupi i dytë i përbërë nga dy vllazni u vëndos në luginën e lumit të Shalës dhe formuan fiset e Shalës dhe të Shoshit. Pak më vonë erdhi edhe një grup tjetër i përbërë nga Gimajt, dhe u vëndos në zonën e Shalës.

    Vendosja e kësaj popullsie u bë në mënyrë paqësore dhe pa luftë, ka mundësi se shkaku pse nuk u bë luftë ishte për arsye se të dy palët ishin luftëtarë kundër armikut të përbashkët, “pushtusi osman”.
    Banorët e rinjë sollën traditat dhe zakonet e tyre dhe emrin Dukagjin, dhe mes të tjerave sollën edhe kanunin e Lek Dukagjinit. Kjo popullsi nuk u shkri me popullsinë malësore vëndase por, ruajti traditat dhe zakonet e veta dhe formoj një krahinë etnografike në vete, në zemër të Malësisë, duke e ndarë atë në dy pjesë: 9 male në perëndim, të cilat u quajtën Malësia e Madhe dhe 3 male në lindje, të cilat u quajtën Malësia e Vogël (Malësia e Gjakovës).

    Disa albanolog të huaj (Reinboldi, Hani, etj) të cilët nuk u thelluan në fenomenin e zhvillimit të ngjarjeve, nuk morën me mënd se si mund të ishte Malësia e Madhe larg asaj të Voglës dhe me një krahinë tjetër etnografike në mes të tyre, prandaj emrin Malësi e Vogël e vune mbi Dukagjinin, duke bashkuar Malësinë e Madhe me Malësinë e Vogël (Dukagjinin). Me këtë bënë një gabim të madh. Popullsia e Dukagjinit i ruajti traditat e veta, nuk e quan vëndin e tij “Malësi”dhe veten “malësor”. Prandaj vëndosja e emertimit “Malësi e Vogël” mbi Dukagjin është krej arbitrare.

    Dukagjini i Ri që është në mes të Malësisë i ruajti shumë traditat dhe zakonet e veta, por ra edhe nën ndikimin e Malësisë, gjë që u shfaq në marrjen e disa dokeve dhe zakoneve në kulturë materiale si: tipin e ndërtesave, në veshje, etj, në kulturën artistike si: marrja e lahutës dhe e eposit të Kreshnikëve. Por Dukagjini i Ri ushtroj edhe vetë një ndikim shumë të madh mbi zonat përreth të Malësisë, saqë zona e Pultit (Pulti i sotëm) ra plotësisht nën ndikimin e Dukagjinit dhe ndonse popullsia është tjetër, Pulti u bë pjesë e Dukagjinit, kurse Toplana, Temali dhe Nikajt ranë pjesërisht nën ndikimin e Dukagjinit.

  2. #392
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ka nga ata qe mund te na ndihmojne me prejardhjen e fisit te Gasheve apo Krasniqes?

  3. #393
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    feg, shum flmn per informacionin.
    fisi tafaj eshte vertet i shquar.
    Lili Tafaj eshte pianiste e madhe e jona.
    thon se enveri vilen e nje prej Tafaj-ve perdori 45 vjet si rezidence te tijen.

    ke per te then me shum per familjet tiranase?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Ka nga ata qe mund te na ndihmojne me prejardhjen e fisit te Gasheve apo Krasniqes?
    Sipas disa shenimeve Krasniqi rrjedh prej fisit Hoti.

  5. #395
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    [redakto] Historia e fiseve
    Fisi Skera
    Fisi Skera mendohet qe te jete vendosur ne fshatin Dypjake aty rreth vitit 1800 dhe prejsrdhejn e ka nga fshati Zimur qe ndodhet po ne Diber ne lindje te qytetit te Peshkopise. Nga nje familje e vetme ne ate kohe, sot (2009) fisi Skera eshte rritur e zgjeruar shume. Vetem nje pjese e fisit Skera ndohen akoma ne fshatin Dypjake por shumica kane emigurar kryesisht ne Tirane por edhe ne shtete te tjera si ne Angli, Greqi e deri ne Kanada.

    Fisi Pali
    Fisi Pali eshte fisi me i madh ne mehallen jugore te fshatit. Origina e fisit Pali mendohet se eshte nga Kacinari i Mirdites (rrethi i Mirdites ndohet ne veri te Shqiperise) dhe eshte vendosur ne fshatin Dypjake rreth viteve 1850. Sipas gojedhenave, banoret e fshatit gjeten familjen Pali te strehuar afer mullirit te fshatit qe ishin larguar per ti shpetuar gjakemarrjes ne Kacinar te Mirdites. Sic duket edhe nga mbiemri, Pali i perkete fese katolike dhe ne ate kohe feja myslymane ishte feja e vetme qe banoret e fshatit perkraheshin. Kryepleqesia e fshatit te asaj kohe mori ne shqyrtim kerkesen e familjes Pali dhe vendosen qe ta pranonin ne gjirin e tyre dhe nderkohe i kerkuan atije qe te ndryshonte fene nga katolike ne myslymane. Familja Pali e pranoi kete kerkese duke ndryshuar edhe emrat e te gjithe pjesetareve ne emra myslymane. Qe nga ajo kohe familja Pali u rrit ne fisin me te madhe. Sot vetem nje numer i vogel i fisit Pali jeton ne fshat. Shumica kane emigruar kryesisht ne Tirane, Sarande, Durres etj.

  6. #396
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Sot gjatë ditës e patëm llaf me një shok timin.

    Psh Nika është varianti shqiptar i emrit grek Nikolla. Sikurse Mala është varianti shqiptar i emrit arab Ismajl.

    Ose Cana variant i emrit Hasan, Rasim-Cima, etj

    Megjithatë unë anoj pak kah këto emnat katolikë.
    Nika vjen prej emnit antik Nika, trajte mashkullore qi do me thane Fitore!
    Nikolla, duhet me kane bashkdyzim emen-emen i dikujna t'njoftun si Nike-Kola ne mesjeten e vonshme e i kopjuem n'krejt ilirik.

    Mãla asht Mal - pse cka ka me kane?!
    Na kemi emen Malë, edhe per femna; kemi formen mikluese te po te njejtit emen si Malush; i cili prap shkurtohet ne Mãl etj, - pse a edhe Mala (femen) e paska emnin Ismail a?!! Po cfar Ismaili?! Emni Ismail ne shqipe shkurtohet ne Isë.

    Cana ma para mundet me kane sforcim i mbiemnit Zana se ajo forme shquese nuk i qindron me "a" se bahet Cani ne vend te Cana me ba me kane pernime prej Hasan. Po krejt po get qi nuk asht!

    E nuk ban me u ngut me i ba krejt emnat, o turq, o grek e sllav, se nuk asht ashtu hiq.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #397
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Cituar nga Baptist me 15-12-2008, 13:41, ketu; http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=16

    Nemanja nuk eshte mbiemer sllav por Arianianizem i gjuhes shqipe. Te cilin cakejte e historise duke shfrytezuar mjegullen e krijuar nga nderhyrja tinezare sllave ne region u pervetesua nga akademia serbe per ti krijuar vetes nje histori qe nuk ekziston.

    Pavaresisht faktit se Nemanja eshte morfe shqipe e huazimit arian nga Neman, [ose burimisht: Heman ( H shkruhet si N ne tabelat e drurit per t'iu shmangur shlyerjes natyrale te vizave horizontale, qe te mos dhuroje dy I I ne vend te H origjinale ne dru ) ] dhe se kjo fjale nuk e ka absolutisht asnje kuptim, as lidhje me gjuhet sllave, ndersa vet fjala ka hyre ne sllavishte permes shqipes, ne kontekst negativ.

    ================================================== =========
    Ketu eshte konfuzioni, nuk e e di se ku eshet problemi tjeter, jo buka por kulaçi....

    Problemi asht qi ti nuk di me lexu shqip. Edhe po me citon edhe nuk po e kupton cka po citon.

    po cfar kastratsh bre cfar pallavrash cka kane lidhje nemanjat me shqiptar a me serb?
    Pra asht emen alan aleman, apo te ngjashem se hordhite e para barbare nuk jan kane sllave qysh po na kallzojne. Shkijet jane ardhe hala ma vone se qi diktohet.

    Pra emni ximan niman heman asht analog i emnit drangua ne shqip e keto fise barbare kan ardhe prej veriut e jo prej lindjes si shkijet me sllavet tjere. Bile muj me t'kallzu qe kan depertu permes Sirmiumit apo mitrovices se Sremit.
    Po... per ta nuk flitet hiq, thu'se nuk ka pase kurre grupacione paragermanene kete vend kur dihet mire se mbas luftes se dyte botnore vec ne Vojvodine jane vra mbi 150 000 fshatar gjerman vendali aty, kujptohet prej 'partizaneve'.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Problemi asht qi ti nuk di me lexu shqip. Edhe po me citon edhe nuk po e kupton cka po citon.



    Pra asht emen alan aleman, apo te ngjashem se hordhite e para barbare nuk jan kane sllave qysh po na kallzojne. Shkijet jane ardhe hala ma vone se qi diktohet.

    Pra emni ximan niman heman asht analog i emnit drangua ne shqip e keto fise barbare kan ardhe prej veriut e jo prej lindjes si shkijet me sllavet tjere. Bile muj me t'kallzu qe kan depertu permes Sirmiumit apo mitrovices se Sremit.
    Po... per ta nuk flitet hiq, thu'se nuk ka pase kurre grupacione paragermanene kete vend kur dihet mire se mbas luftes se dyte botnore vec ne Vojvodine jane vra mbi 150 000 fshatar gjerman vendali aty, kujptohet prej 'partizaneve'.



    Shumica e gjermaneve te Vojvodines ( nuk po them te gjithe ) jane vone te ardhur.Jo vetem ne Vojvodine,por edhe ne disa lokacione tjera te ish Jugusllavise,si pasoje e dyndjeve te medha te viteve 1870.Pjesa me e madhe e tyre jan shperngule nga Ruhr Gebiet (pjesa perendimore e Gjermanise),si pasoje e varferise se madhe qe ka mbreteruar ne kete kohe,ne Gjermani.

  9. #399
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    SHENIME
    1. Më i hershmi dokument shqip mbetet sot për sot një letër në
    dorëshkrim dërguar Kongregacionit të Propaganda Fide-s nga pleq-
    të e Gashit në vitin 1686 (Bartl & Camaj 1967 23vv.)

  10. #400
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    E nuk ban me u ngut me i ba krejt emnat, o turq, o grek e sllav, se nuk asht ashtu hiq.
    Po, interesant hamendjet tua, por unë nuk shoh dallim mes ni emni turk, grek, sllav e jahudi.

    Hiç ma larg s'pe çoj, veç Ibrahim e Abraham janë i njajti m'ut, Musa edhe Moisiu, Dauti e Davidi, etj.

Faqja 40 prej 90 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •