E MIRE PRA ATEHER NUKE DESHIROJE TE SHKRUEJ NE KET TEME,sa per mue bane krahasime sa te duesh,dhe pasi nuke te ha MALLi ateher pse pyet? tung.
E MIRE PRA ATEHER NUKE DESHIROJE TE SHKRUEJ NE KET TEME,sa per mue bane krahasime sa te duesh,dhe pasi nuke te ha MALLi ateher pse pyet? tung.
Askush s'te detyron te shkruash, sikurse edhe mua nuk me detyron kush te lexoj. Ne se do shkruash shkruaj me pergjegjesi e jo me rrotullime 180 grade Lindje Perendim. Ketu nuk eshte vendi per te fituar para, kurse "respekti" eshte gjeja me e paqendrushme njerezore.
Me qe thame keto, udhe te mbare.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 09-07-2009 më 14:11
Sa shpejte JAVAN,hyne ne te thanet e mija po ti lexojshe qka ke shkrue e sheh sa dijetare qenke,kurkunde nuke munde te kupetoje qka ke shkrue,sepse nuke ke mesue histori te drejte pore te shtrembet,sigurisht qe nuke ke munde te hyjshe ne arhiva,per ate lexoje ata qe kane qene ne arhiva,dhe tashe jane sherbyes te politikave,he he,nuke dine kush ashte zrini e as bubimi,edhe pse qyteti egziston me mija vjet prape se prape je i manget sigurishte po i lexon KRISTOBULAT serbe te dushanit,sepse nuke njehe histori te shqipetarit po te njifesh historin tone skishe pase nevoje te shtrojshe pyetja banale,fiset kane fillimin zhvillimin dhe ketu jane dhe une i di keto,krejte,sikurse gjuhen e di fillimin zhvillimin dhe fundin e gjuhes deri ne 1972 ,me vjen keqe qe keni mesue gabimishte gjuhen historin ,dhe diploman nuke kane vlere ne europe ,mundeni me i perdore atje ku jeni dhe te servironi rrena sa te mundeni,te une rrente nuke kalojne aqe lehte,,pore te dikushi po ,sikurse dihet shume gjana nuke kanendodhe ne kosove njerzit prape se prape thojne ne kosove kane ndodhe,sigurisht qe te verbet jeni TUTO COMPLETO,gjuha ilire ka egzistu ,dhe gjithmone ka me egzistue deri sa te ka shqipetare kure vdesin shqipetaret prape gjuha jone do te jetoje,PSE sepse ne jemi populli ma i vjete ne EUROPE,ska ma te vjetese fara jone e ti te jesh aqe i dobet ne dijuni te rendomet ,/sigurisht spo te vjene era aspake e gjuhes SHQIPE per ate bleje nji fjalorth te M ELEZIT dhe meso GJUHEN SHQIPE.
Ne Kosove se paku ne shumicen e rateve pleqet i kategorizojne si fise keto:
1. Kuqi;
2. Kelmendi;
3. Hoti;
4. Katrati;
5. Shkrreli;
6. Shala;
7. Krasniqja;
8. Gashi;
9. Berisha;
10. Bytyqi;
11. Thaqi;
12. Morina.
Fiset e Malesise qe jane me te aferta mes vete dhe qe kane prejardhej te drepererdrejt nga te bijte e Geges jane: Kelmendi nga Lazi ose djali i tij Kelmendi, Hoti nga Oti, Krasniqja nga Krasa ose Kraha. Dy fiset tjera malazeze poashtu dalin nga Gega Vasojeviqi nga Vasa dhe Ozdrimci nga Ozdri.
Fisi Berishe eshte fisi me i vjeter dhe ndoshta me autokton. I pari i fisit Berishes duhet te jete i pari i familjes se Dukagjineve. Nga Berisha thuhet se ka dal i pari i Piperit dhe nga njeri nga pinjollet e Pipes ka dalur fisi Kuq. Te fisit Berishe mbahen edhe Cernjojeviqet e Malit te Zi dhe Merturasit. Nikajt jane Krasniqe .
Ne popull flitet per dy lloj Berisha qe martohen mes vete. Berisha e kuqe dhe Berisha e bardhe. Ka nje gojdhene ku thuhet se Berishet duke qene shume problematike , te gjitha fiset kane vendosur ti leqisin dhe te mos japin dhe te mos marrin nga keta. Thuhet se Berishet ishin aq kokeforte sa filluan martesat mes vete vetem per te mos u nenshtruar. Nga keto martesa dolen dy Berishat e kuqe dhe e bardhe.
Per Kastratin njeri nga variantet eshte se jane pasardhes te njerit nga pinjollet e Kuqit.
I pari i Shkrrelit dhe i Bytyqit thuhet se eshte Leke Shkrreli i ardhur nga Bosnja. Nje variante tjeter Bytyqi del si pasardhes i Leke Bytyqit nga Bytyqet e Buzhales - Komanit.
Nje variant i mundshem i origjines Leka nje banor nga Rrafshi i Dukagjinit i shperngulur ne Mal te Zi eshte paraardhes i fiseve Gash dhe Palabardhe .
Morina poashtu lidhet me fiset e Malesise ne shume variante dhe ka gjase qe te jete nga Kosova. Gruda nuk permendet si fis por si banore me fise te ndryshme.
Thaqi del si fis shume i vjeter i Malesive te Dukagjinit ( Puke ). Me kete fis lidhet edhe nenfisi Sop. Ky fis lidhet edhe me fiset tjera te Dukagjinit : Shala dhe nenfiset Shllak e Shosh.
Mazdreket ne Kosove me sa dije mbahen si Thaq. Jane shume interesante edhe ndarjet e nenfiseve te Postribes.
Ne qofte se nisemi nga ajo se qka mbahet mend rreth origjines se shume fiseve shqiptare, pa pasur dyshim se ka pasur edhe migrime mete hershme, se paku ne disa variante del se te paret e ketyre fiseve kane jetuar ne Kosove dhe kane migruar ne zonat e thella maleve Dinarike , prej nga me vone nje pjese e ketyre fiseve eshte kthyer ne zonat e Shqiperise veriore dhe Kosoves. Kjo nuk e perjashton mundesine e mbejtyjes se nje pjese te fiseve neper zonat e thella te Bosnjes, Kroacise dhe Malit te Zi, sikurse nuk e perjashton mundesin se ato zona ishin te banuara me popullesi autoktone , se paku neper zonat me te thella.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
1.Krasniqja ;
2. Kelmendi;
3. Hoti;
4. Kastrati;
5.Sopa
6.Kryeziu ;
7. Shala;
8. Gashi;
9. Berisha;
10. Bytyqi;
11. Thaqi;
12. Morina.
Shkoza mos i harro keto dy fise as mos i ben nen fise ,une mendoj se gaboni sepse fisi sopi eshte nje nder fiset me te lashta te emertuara ju kisha lutur njeherit as mos i shtoni ato sepse flitet vetem per dymdhjet fise gjithe Shqiptare .SHKRELI me sa di une si emen nuk percakton emnin e fisit por te rajonit me sakt bjeshkes si dhe familja KUQI edhe pse shpesh hasim ne kete emen i cili nuk paraqet njenin nga 12 fiset gjithekombtare pra emni Kuqi eshte vetem nen fis sidomos ne lokacionin e malesis .
Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 10-07-2009 më 05:30
Zotni Shkoza ku po hyne ne MALE TE ZI,mose e turpero vehten ,me malazeza,nuke ashte ashtu ,Fiset dihen se si jane formue,dhe mose ja fute se ta ka anda,Shkreli Dhe Bytyqi thuesh kane ardhur nga BOSNJA,,ti vehte vehtiu,e bane popullin SHQIPETARE ,boshnjake me prejardhje,SHIKO MIRE dhe mire sepse SHKREL e ki sa te DUESH ne PESHTER ,dhe pikerishte ,ata banen diqka qe historia nuke ja u fale,te paret u asimiluen ne BOSHNJAK,SHIKOJE SANDJAKUN plote me SHKRELA ashte,e mose ja fute ,pa lidhje,...
Xh.Gashi ju falenderoj per kontributin tuaj ne kete teme.
Une kur i rendita keto emra u bazova ne shumicen e thenijeve te pleqeve. Eshte e vertet se shume here ka edhe dilema rreth disa vellazerive se a jane fis apo jo. Une deri sot ne shumicen e rasteve kam degjuar nga vete Kryezinjet se jane barke i Bytyqit dhe nuk jane dhe nuk kane qene te dallaur si fis ne vete. Une nuk kam degjuar se Kryezinjet quhen fis , sikurse as edhe Sopajt. Une kam pyetur shume njerez nga vete Sopajte qe thojne se ne jemi Thaq me fis sikurse Zogajt. Sopajt me te vertet permenden heret , pore mos harroni se edhe vete Thaqi eshte nje fis shume i moqem.
Per Kuqin rreth pesedhejte perqind e te anketuarve nga une me kane thene se eshte fis, kurse nje pjese e konsiderueshme se Kuqi nuk ehste fis por bark i Berishes. Ne Junik, Reke dhe Malesi dhe ne shume vende Kuqi nihet si fis. Ne Llapushe , Podrime dhe ne Drenice ka shume njerez qe kane dyshim ne kategorizimin e Kuqit ne fis.
Shkreli me pak nihet si fis ne Kosove, por ne Rugove ata e dallojne si fis ne vete. Shkrelasit qe jane ne Kosove me teper i kane njohur si Bytyq , sikurse shuem Bytyqas ne Zadrime, Dukagjin e Mirdite qe i kane njohur si Shkrrel. Ndoshta per shkak te origjines se perbashket. Shume here ka diskutime edhe per Kabashin , por pak njerez kam degjuar ta quajne Kabashin ne Kosove si fis ne vete. Ate e lidhin me Thaqin.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Zotni Hoteli une po mundohem te shkruaj te gjitha ato qe kam degjuar dhe lexuar. Referencat e mia per keto jane gojedhenat e te moshuarve ne Kosove, Shqiperi dhe ne Mal te Zi. Referencat e shkruara jane shume por po ju permendi dy libra interesant ,, Tropoja neper breza " e Ibrehim Malajt dhe ,, Bytyqi " i A. Kaloshit. Poashtu ketu ne internet e ke edhe nje shkrim te gjate per fisin Shkrel. Une e dije se ka shume Shkrelas ne Peshterr dhe ne Sanxhak , pajtohem plotesisht me juve, por per ta flitet se kane migruar atje pas luftes Austro-turke bashke me kelmendasit. Nuk perjashtohet aspak mundesia qe edhe me heret te kete patur banore Shkrelas ne ato ane.
Ne librin ,, Tropoja neper breza " ky autori ka shkuar familje per familje neper Malesin e Gjakoves dhe kur flette per fisin Bytyq e ka dhene kete variant se i pari i Shkrelit dhe ne te njejten kohe edhe i Bytyqit ishte Leke Shkreli qe paska ardhur nga Bosnja dhe qenka vendosur ne Shkrel te Shkodres. Kater djem te tij qenkan ndalur aty kurse dy Bibe Leka dhe Karl ose Kral Leka paskan ardhur ne Pac te Tropojes. Djali tjeter Vil Leka paska shkuar ne drejtimte Prizrenit. Keshtu e thojne kete banoret e Malesise se Gjakoves ( Tropojes ).
Kurse sa i perket asaj se a jane fise Shkreli dhe Bytyqi une nuk e dije ku mund te baqzoheni e te thoni senuk jane fise, kur ne te gjitha kategorizimet qe u behen fiseve te veriut ato nihen si fise .
Megjithekete nuk ehste e thene te jete plotesishte keshtu. Mua do te me hynte ne pune me teper sikur te mesoja diqka me teper per keto dy fise dhe fiset tjera, pse jo edhe variante tjera me te argumentuara.
Ju pershendes
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Shkoza mu më duket se kjo bashkësia e Thaçit lidhet me prejardhje thrakase, psh Kabashi nga Nishi, Sopi-Sapae (fis thrak), ça po ta merr menja?
Testim eshte shume e mundur sepse egziston edhe nje variant tjeter se te paret e Thaqit kane ardhur nga Maqedonia shume heret nga nje fis iliro-thrak. Kete e permendin disa autor .
Se fundi kete e e permden edhe A.Kaloshi duke iu referuar shume autoreve tjere qe e permendin kete lidhshmeri.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Krijoni Kontakt