
Postuar më parë nga
SHKOZA
Ne librin shume interesant ,, BYTYQI" te cilin ma dhurroj autori Adil Kaloshi nga Viliqi i Bytyqit, mesova edhe shume gjera tjera. Ju kisha preferuar qe ta blini kushedo qe eshte i interesuar per fiset shqiptare e sidomos per fisin Bytyq. Nga studimet e hollesishme te tij qe i kishte bere ai kishte ardhur ne konkludim se fisi Bytyq dhe fisi Gash jane jane pasardhes direkt te fisit ilir Varohej qe paskan jetuar ne rajonin e grykes se Rizonit ( Kotorrit ), prej nga paska dalur edhe mbreti Bardhyl i Enkelejve i cili paska qene qymyrgji dhe paska arrite te rrezoj mbretin Syrra dhe te behet mbret i Enkelejve.
Te paret e fisit Gash qenkan marre me perpunim te metaleve dhe nga fjala Gac ka evoluar edhe fjala Gash. Nje pjese e tyre qe qenkan marre me tregtimin e tyre paskan filluar te quhen te bardhe dhe nga keta vjen nenfisi te bardhet e Gashit. Te paret e Bytyqit qenkan marre me punimin e eneve prej balte , pra me poqari dhe emri Bytyq paska rrjedh nga nje fjale ne arumanishte Butiq qe do te thote Poqar. Sipas ketij autori gjate gjithe historise ku ka pasur Gash ka pasur edhe Bytyq te lidhur profesionalisht , por edhe permes aleancave te ndryshme. Keto dy fise jane perhapur neper vise te Shqiperise veriore dhe lindore si ne Misin e Rodonit, Shkrrel, Koman, Kqire e Puke, Bytyqin e sotem, Has, Llapushe e ne tere Kosoven e Iliriden. Keto dy fise se bashku edhe me ndihmen e Begollajve te Pejes qe jane me fis Gash dhe Kryezijve te Gjakoves qe jane nenfis i Bytyqit , paskan arritur te largojne fiset e mehershem ne zonat e sotme te Tropojes Thaqin dhe Skirdonet.
Te paret e fisit Bytyq kane kontrubuar ne kulturen e Komanit dhe Shkrrelasit jane nje fis i ardhur nga Dana e Delit qe duhet te gjendet diku ne Kroaci te cilet pastaj jane asimiluar ose vellazeruar me Bytyqet e vjeter , prej nga jane dalluar nga fiset tjera si fise te aferta. I pari i fisit Bytyq paska ardhur nga Bytyqet e Buzhales nga Komani i qujatur Leke Bytyqi i cili paska pase tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin ose Kralin. Ai e paska varrin diku mbi Viliq dhe i paska udhezuar djemte e vete te pronesojne luginen e sotme te Bytyqit. Vili djali i madh paska shkuar ne drejtim te Prizrenit , kurse Biba dhe Karli ( Krali ) paskan populluar kete lugine. Nga ketu eshte po e njejta gojedhene ashtu siq e kam shkruar postimin per origjinen e familjes sime. Biba i ka pase tre djem , kurse Karl (Kral ) Leka vetem nji . Per shkak se Karli paska qene shume luftetar i madhe dhe paska rene ne kundershtim me turqit paska luftuar bashke me gruan e tij te pare ai nga populli eshte quajtur me emerin pergedheles Kral dhe nga Turqit Kara ( i zi, armik ). Ai paska lene nje djal qe per nder te vellaut te madh ia paska lene emrin Vil. Ketu vazhdojne te njetjat te dhena siq i kam pershkruar me heret ne postimet e mehershme.
Megjithese kjo teori eshte shume me e kompletuar me dokumente dhe eshte shume atraktive, te ju them te drejten ende kam pak dilema sa i perket lidhjes Shkrrel - Bytyq , pasi qe boterisht te gjitha fiset tjera sikurse edhe pjestaret e fiseve Shkrrel dhe Bytyq i qujajne te te njejtes prejardhje keto dy fise te cilat edhe sot e kesaj dite ne vendet rurale nuk lidhin martesa. Pastaj qeshtja e poqarise si profesion shume percaktues pak me duket e egzagjeruar , kur kemi parasysh qe keto dy fise dalloheshin shume si fise malsore dhe blegtoresh.
Krijoni Kontakt