Close
Faqja 74 prej 90 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 891
  1. #731
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vazhdim...

    PREJARDHJA E FISIT
    Sipas antropologëve dhe historianëve shqiptarë e të huaj më seriozë, si At Zef Valentini etj., fisi i Shkrelit dhe shkrelasit thonë të kene ardhë si blegtorë nomadë prej viseve të epërme të Ballkanit, çka do të thotë prej Bosnje ose krahines së Sanxhakut të Novi Pazarit, në krahinën mesjetare që quhej Pulat (Pult) që më vonë u quajt Malësi. Mirëpo ky pohim i At Valentinit dhe i të tjereve, kurrsesi nuk do të thotë, siç mendojnë disa, se, shkrelasit dhe fiset tjera të Malësisë se Madhe si: Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda etj., të cilët janë të ardhur nga ana veriore e rrethit të Bosnjes në shekujt XI dhe XII, kanë prejardhje sllave dhe se me ardhjen e tyre në këto treva u shqiptarizuan. Duhet ditur se në këto treva nga erdhen Shkrelasit si dhe fiset e tjera të Malësisë së Madhe jetonte fisi Ilir i Dalmatve. Teorit e prejardhjes se Malcorve prej Dalmacis jan nji hipotez e vobeket.
    Megjithate, fjala delme, e cila rrjedh prej emnit Dalmacia, ose i ka dhan emnin Dalmacis, perdoret vetem ne malci te madhe. Geget dhe tosket e quajn ate 'dele'. Hipotezat kryesore rreth prejardhjes se tetan shqiptarve jan 1) prejardhje Ilire (ne ket rast Malcort mund te jen Dalmat, pra te ken ardh prej tokave ku sot jetojn boshnjaket e kroatet, 2) prejardhje karpate (georgieve), 3) prejardhje iliro-trake. At Zef Valentini ka shkrua me shum per gojdhanat. Ai nuk ishte indovropjanolog. Por fakti se gjuha e malcorve, perfshi shkrelin asht e ndryshme prej gegnishtes, mund te tregoj se malcort ka nji origjin te vetme. Megjithate, puna komplikohet sepse ne disda aspekte malcishtja i perngjan toskerishts. Vene re, Toskerisht dhe Malcisht = gura, muaj, perrua, u pat ndertua. Gegnisht grue, muej, perrue, u pat ndertue.

    Vetëm me ardhjen e sllavëve në këto vise, formimin e shtetit në kohen e Stefan Nemanjes (1166-1196) dhe për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nënshtrohej okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shpërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir. Ngulimi në trojet e tanishme, pothuajse të shkreta për të mbijetuar me mjetet e asaj kohe, duket se i kushtoi mjaft dhe se shënoi fillimin e një mënyre të re jetese e mbijetese.
    Po simbas At Valentinit, në librin e tij "Il Diritto delle Communita" mësohet se prej fisit të Shkrelit të ketë rrjedhur dhe fisi "Kthella", "Dedajt" e Pukës, "Ukëthi", "Lëvrushku" e "Shëngjini" i Fanit. Nga ana tjeter kemi edhe dëshmi gojore qe mbeshtesin variantin e At Valentinit. Kështu thuhet se kur Shkreli erdhi në vendbanimin e ri, gjeti aty një popullatë autoktone të quajtura "Anas". "Anasit" qenë të përbërë:
    1. Xhaj në Xhaj
    2. Vukaj ose Vukelaj në Preknicaj
    3. Kolajt në Zagorë
    4. Baushi ose Kapllajt në Dedaj
    5. Luizi në Grykën e Lugjeve
    6. Tuçajt të cilët jetojnë në Leskovec.
    Po simbas gojëdhënës,[GOJDHANAT KAN VENDIN E VET - POR KUR FLITET SERIOZISHT DUHET ME U KTHYE KAH SHKENCA -- KETO GOJDHANA JAN TEJET JOSHKENCORE -- RRENA]
    i pari i shkrelasve të ardhur në këto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave të të cilëve kanë ardhur dhe kater fshatrat të mëdha të Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora. Vrithit, duke qenë djali i parë i Lekës, i takoi t'i printe këtyre vllaznive, duke mbajtur e trashëguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Deda, djali i dytë i Lekes, pati tre djem: Çek Deden, Pap Deden dhe Vulet Deden, të cilët u hapën shumë. Buzheta, djali i tretë, gjithashtu ka pasur tre djem: Preknicin, Ducin e Prekducin. Ndersa i katerti, Zogu, pati vetem dy djem: Andrean dhe Jusufin (i cili, siç merret vesh dhe nga emri u islamizua). Prej emrave të nipërve të Lekes kanë marrë emërtimet dhe mjaft mehallë të Shkrelit.

    Të gjithë keto emra u shtuan a u pakësuan në vite e shekuj duke qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të kohës dhe ngjarjeve historike. Etnografi i shquar shqiptar, Rrok Zojzi, thotë në lidhje me prejardhjen e fiseve të Malësise së Madhe,: "Se këto fise janë me të vertetë të ardhuna, e deshmon jeta e tyre nomade, që kalonin deri para dy-tre shekujsh, traditat krejt të veçanta etnografike nga dy grupet e tjera të Veriut, legjendat e shumta mbi prejardhjen e tyne, lidhjet toponomastike dhe onomastike me bazen e vjeter etj." dhe vazhdon "këto fise, ka gjasë se zbriten këtu ndër shekujt e parë të mijëvjeçarit tonë".
    Përgjithësisht e kurdoherë, vizitorë e studiues të huaj e vendas, që patën rastin të ndeshen me këtë fis, mbetën gjithnjë të impresionuar prej virtyteve, krenarisë, urtisë dhe besës. Kështu baroni Nopsca shprehet: "Banorët e Shkrelit janë të dashur e pa të keq, ato janë të qeshur, mikpritës dhe ruajnë mjaft mire kodin e nderit", ndërsa udhetarija angleze Miss Edith Durham, më rastin e vizitës së saj edhe në Shkrel, diten e festes së kësaj famullie, Shën Nikollit, me 9 maj 1908, ndër të tjera shkruan: "Shkrelasit janë shumë të dashur, pa të keqe, janë të qeshur, mikpritës dhe e ruajnë ligjin e nderit" etj.
    POPULLSIA
    Dokumenti i parë, përmbi historinë e popullsisë së kësaj krahine që njihet gjer më sot, mbetet "Regjistri i kadastrës dhe i koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417" prej të cilit mësohen dhe të dhënat e para përmbi këtë krahinë. Kështu, prej andej merret vesh se në Shkrel jetojshin këta kryefamiljarë :
    Vlassi Schireli (Vlash Shkreli), Moriçi Schireli (Moriç Shkreli), Vlasi Schirelli (Vlash Shkreli) i vogël, Petro Dragoce (Pjetër Dragoça), Nikola Lethi (Nikollë Lethi), Zian Soma, dhe Stefano Schireli (Shtjefen Shkreli).
    Kurse me mbiemër të këtij fisi gjejmë kryefamiljarët :

    Rrijoll Giorgi Schireli (Gjergj Shkrelin), në Pulaj në Grykë të Bunës një tjetër Giorgi Screlli dhe në fshatin Gaduçi në Malkolaj afër Shën Gjinit Jon Scherelli (Gjon Shkrelin), në Sancta Auracio në afërsi të Koplikut Giergi Schirelli, në Prekal nën Shkallë- Bregbunë Nicola Streli (Nikollë Shkrelin).
    Me mbiemër Streli që nënkuptohet Shkreli, gjejmë edhe tre kryefamiljarë të tjerë në fshatin Luarsi në Bunë, dhe fshatin Andrea Schiavo (Ndreshkive) në Bushat. Kurse, simbas Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, Shkreli kishte 53 shtëpi (kryefamiljarë) dhe 16 beqarë, kurse po sipas këtij dëfteri të lartpermendur të vitit 1582 kishte 70 shtëpi dhe 21 beqarë.

    Një tjeter dëshmi e moçme është dhe ajo e Providurit të Kotorrit, Marian Bolica, i cili shënon se në vitin 1614 kishte 30 shtëpi të afta për t'u marrë nën armë. Disa dekada më vonë, i deleguari i Selisë së Shenjtë Shtjefën Gaspri, me rastin e vizitës së tij nëpër Shqipëri, në relacionin që harton, thotë se Shkreli kishte 65 shtëpi me 500 frymë.
    Pas një heshtje gati njëshekullore në dokumentacion, na bie në dorë një tjetër relacion i vitit 1703 nxjerrë prej një udhëtari, i cili, sipas historianit serb Jovan Tomiç, duhet të këtë qenë kelmendas, prej të cilit kemi këtë statistikë:
    Dedaghi (Dedajt) 14 shtëpi katolike me 76 frymë dhe 8 shtëpi turke, 77 frymë, Zagoreia (Zagora) 7 shtëpi katolike 65 frymë, 4 shtëpi turke më 48 frymë, Bersceta (Bzheta) 14 shtëpi katolike më 96 fryë, 5 shtëpi turke më 62 frymë, Versci (Vrithi) 18 shtëpi katolike 132 frymë, 9 shtëpi turke 78 frymë,

    Ginagni (Xhai) me 7 shtëpi katolike më 49 frymë, 4 shtëpi turke dhe 37 frymë. Gjithsejt ishin 6O shtepi katolike më 418 besimtarë dhe 3O shtepi turke më 3O2 besimtarë. Kur flitet për shtepi turke, në parim mendohet për shtepitë e islamizuara shqiptare, por këtu nuk duhet harruar se në raste të këtilla mendohet edhe për kolonët turq, të cilët, pos udhtarëve, kishin ardhur më detyra të ndryshme tjera, specijale, të caktuara nga Porta. Kurse nga i njejti burim mësoj, se në vitin l7O8 Shkreli kishte lOl shtepi katolike më 972 besimtarë. Shtepitë turke kësiheri nuk janë të evidentuara, ndoshta për shkak të ndryshimit të situatës në terren. Sipas autorit Spiridon Gopçeviç në vitin 1881 Shkreli kishte 421 shtëpi me 4050 banorë të shpërndarë në katër fshatra.
    Në vitin 1897 Shkreli ka pasur 550 shtëpi me 5350 banorë. Në fillimtë këtij shekulli, më 1901, simbas studiuesit italian Antonio Baldacci, kishte 4500 banorë katolikë dhe 750 muslimanë.

    Më 1904 simbas autorit gjerman Karl Steinmetz, Shkreli numronte 500 familje katolike dhe 100 familje muslimane. Në një tjetër dokument të famullise së Shkrelit, të datës 19.12.1919 të nënshkruar prej perfaqsuesve të parisë së Shkrelit dhe famullitarit Dom Frano Karma, me rastin e shpërndarjes së disa ndihmave humanitare prej Kryqit te Kuq Amerikan, merret vesh se familjet katolike qe gjendeshin aso kohe në Shkrel ishin :
    1. Në Vrith: 43 familje
    2. Në Bzhetë: 69 familje
    3. Në Dedaj: 57 familje
    4. Në Zagorë 41 familje
    Gjithsejtë 2l0 shtepi, duke mos llogaritur ato të cilat ndoshta nuk kanë pasur nevojë për ndihma. Në ketë dokument nuk janë të rrjeshtuara familjet myslimane, të cilat kanë qenë të shkruara në regjistrat e xhamisë për marrjen e këtyre ndihmave, siç theksohet në vetë dorëshkrimin.

    Në fakt qe në kohërat e luftërave të mëdha të zhvilluara në Ballkan, vërehej një rënie e ndjeshme e numrit të banorëve. Shkrelasit bënë shpërngulje të mëdha, shkuan atje ku ishte një jetë më e mirë dhe më e sigurte. Në vitet l916-1918 sipas austriakut Franz Seiner Shkreli kishte 415 shtepi,2680 banorë 2300 katolikë 388 myslimanë nga këta 620 të aftë për t'i marrë armët. Po sipas të njëjtit burim, në këto vite ishin shpërngulur 2Ol familje me l221 individë.
    Sipas një statistike tjetër të vitit 1927, Shkreli kishte 4 fshatra me 293 shtëpi dhe 1998 banorë, nga këta 1108 ishin katolikë. Ne vitet e mëvonshme popullsia e Shkrelit pëson këto ndryshime:
    Në vitin l95l sipas fshatrave kishte këta banorë:
    Zagora - Ndrejaj......... 32l
    Zagorë - Isufaj.......... 380
    Dedaj.................... 305
    Vrithi................... 386
    Bzheta................... 555
    Gjithsejt................ l947
    Kurse në vitin l997 Shkreli kishte 809 familje me3557 banorë

  2. #732
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim...


    HISTORIA
    Historia e kësaj krahine është vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithë kombit tonë. Histori luftrash dhe mbijetese, por, nga ana tjeter, dhe histori e mbrojtjes së identitetit kulturor, çka do të thotë dhe histori kulture.

    SHKRELI GJATE PUSHTIMIT TURK
    Të dhënat historike që na vijne prej tre burimesh kryesore: literatures së huaj, studimeve vendëse dhe dëshmive gojore kanë plot gjëra të përbashkëta në mes tyre. Këtu po përmendim ato më kryesoret:
    -Më 1614 shkrelasit bashkë me Hot, Kelmend e fise të tjera të Malësisë rrokin armët për të kundërshtuar me forcë gjunjëzimin ndaj robërisë turke.
    -Më 1621 shkrelasit nuk munguan të jenë një forcë e konsiderueshme në kryengritjen gjithëpopullore të organizuar nga Ipeshkëvi i Sapës, Imzot Pjetër Budi.
    -Po kështu më 1645 u gjetën përkrah kelmendasve dhe së bashku dëbuan prej këtyre trojeve ushtritë turke për të gëzuar një autonomi deri në vitet 1700.
    -Në vitet 1803 deri 1817, kohë kur pllakos sëmundja e madhe e murtajës në Shkodër me rrethina, në Shkrel kemi viktimën e parë, njeriun fort të rëndësishëm të tij, ndertuesin e Kishës së Shkrelit, Dom Jak Tanushin - Zorba.

    -Më 1814 janë shkrelasit ata që organizojnë luftën hakmarrëse kundra Mustafa Pashë Bushatliut në Shkodër, sepse ishte Mustafa Pasha që për xhelozi vrau vezirin e porsazgjedhur të Shkodres, shkrelasin Tomë (Ahmet) Luc Maloten. Tomë Luca, i cili, ishte islamizuar në vitet l775-178O qe derguar nga qeverija turke të bëjë arsimimin plotësues në Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do të bëjë shumë për fenë islame, si njeri mjaft i zgjuar që ishte mendoi se sëpaku shkrelasit e vet do t` tërhiqte kah vehtja.Faktet tregojnë se nuk ia arriti të ndikojë as në vllazërin e vet Malotaj e jo më tek të tjerët. Në këtë mënyrë përfundoi jeten në rrugë shumë të paqartë. Shkrelasit duke marrë për bazë ligjet kanunore u organizuan për t`i marrë gjakun dhe në pamundesi t`ia dalin në krye Pashes, në shenjë hakëmarrjeje vranë djalin e tij nëntëmbëdhjet vjeçar në fshatin Kakarriq afer Bushatit. Thohët se Zefi i Vogël ( Zef Gjergji) trim i njohur në Kosovë për luftrat kundër turkut është i treti brez nga trungu i përbashkt i Ahmet Luces vezirit të Shkodres.

    -Po kështu kryengritjet fshatare kundër turqve që kryesoheshin prej Osman Pashës, u udhehoqen nga një shkrelas famëmadh, Dasho Shkreli, gjate viteve 1834-1835. Ky udheheqës i shquar popullor kryesoi luftrat e panderprera kundëer pushtuesve turq dhe shovinisteve malazezë, derisa me 1840, në luften e kalasë së Shpuzës vritet së bashku me vëllanë e tij, Sefon.

    -Shkrelasit me zanen e forcës, që sipas gojdhanave gjendej në Lug të Vrithit, mundën të ndërhynin edhe aty ku problemi ishte larg trojeve të veta. Keshtu, sic dihet nga historia, qeverija osmane shpesh herë bajraqet e fiseve i përdori për t´i shpypur kryengritjet breda vendit, duke krijuar armiqësi e luftra vëllavrasëse. E njejta gjë ndodhi më l845 kunder kryengritësve të Malësisë së Gjakovës, kur u derguan bajrakët e Malësisë se Madhe. Ishte bajraku i Shkrelit ai që ndërhyri për të shmangur e për t´ i ndalur vëllavrasjet.
    -Në vitin 1871 ishin shkrelasit ata që u dolën zot katolikëve të Shkodrës, në më tepër se 250 vetë, meqënëse turqit kishin mbyllur pazarin gjatë periudhës nga 19 deri më 25 gusht të atij viti.
    .-Në këtë kontekst historik Shkreli dërgoi përfaqesuesin e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, bajraktarin Marash Dashi së bashku me krerët e Malësisë së Madhe. Në këtë kuvend Bajraktari i Shkrelit tregoi edhe një herë urtinë dhe oratorinë tipike malësore, me shprehjet lapidare dhe simbolikën tradicionale. Në këtë kuvend kombëtar, veç tjerash ata shkuan edhe për të kundërshtuar vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit.

    -Më 19 prill 1880 bajraktarët e fiseve të Malësise së Madhe, perfshirë këtu bajraktarin e Shkrelit nenshkruajnë nje peticion kundër synimeve malazeze për te zaptuar tokat e bregut lindor të liqenit të Shkodres dhe ia dërgojnë ate Ministrisë së Jashtmë të Anglisë. Nje permbajtje të ngjashme pati edhe peticioni tjeter i dërguar nga këto burra më 1883.
    -Gjatë vitit 1883 midis Shkrelit, Hotit, Grudës dhe Kastratit u bë lidhja e burrave për të penguar pazarllëqet e komisioneve ndërkombëtare me Malin e Zi në ndarjen e tokave shqiptare

    -Ëshë fort i rëndësishëm kontributi i madh që dhanë shkrelasit në kohën e kryengritjës së Malësisë së Madhe, kur Porta e Lartë e Stambollit në vitin 1910 dërgon kryegjaksorin, Turgut Pashën, për të përdhunuar Dukagjinin dhe Malësin e Madhe, së bashku me Bedri Pashën , valiun e Shkodres. Sic thotë historiani dhe njohësi i shquar i historisë së shqiptare, gjermani Petër Bartl: "Malesoret e Shkrelit u bashkuan edhe me bajraqet e Shalës, Shoshit dhe Nikaj-Mërturit për t'i bërë ballë këtij sulmi të ri.". Në këtë menyrë, të bashkuar tashmë edhe me malësitë e tjera ata u përgatitën për të zhvilluar beteja me të vertëtë të ashpra.

    -Në këtë kohë Nikollë Mirash Luca i Kastratit, me vojvoden Gjelosh Gjeken u përpoqen të shestonin kryengritjen dhe shkuan në Dedaj të Shkrelit, në shtëpi të Zef Mirashit, ku lidhen besen dhe prej këtej dolën në Bzhetë te Tomë Nika, me djemtë e të cilit vrapuan për në Reç, Lohe dhe Bogë. Prej kësaj u zhvillua një betejë në Përrua të Thatë, ku prej atij zjarri u derdh gjaku i shumë trimave. E gjithë kjo qe një përgaditje shpirtërore dhe atdhetare për Kryengritjen e përgjithshme të 6 prillit 1911.
    -Me 24 mars 1911 Turgut Pasha shpalli tradhtarët e Malësisë së Madhe, në mesin e të cileve edhe komandantin e djelmisë Tomë Nikë Shkrelin, i cili ishte protagonisti kryesor bashkë më Nikollë Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, vojvoden e Kastratit, që kishte luftuar për t´ i kundershtuar heroikisht Turgut Pashes dhe synimeve të tij për ta djegur Malësinë, duke ia filluar nga Shkreli e deri në Majen e Deçiqit.
    Këtë datë na e pershkruan në kujtimet e tij historike Imzot Nikollë Ashta, famullitar i Shkrelit, kur shkruan: "Me 24 Marc 1911 disa të Hot, të Grudë e të Kelmend, kund nja 14 vetë, sulmojn postat e ushtarëve, të cillve u marrin disa armë. Bashkë me shokë që u erdhën në ndihmë, jo vec pushtue te tana postat e mbyten shumë ushtarë, por ia duelen edhe me i rrethe të gjithë në Tuz e me i ngujue në kështjellin e Shipshanikut".
    -Më 6 prill 1911 shkrelasit, të udhehequr nga Marash Dashi, u gjenden perkrah hotjanit legjendar Ded Gjo Luli, në momentin kulmor të kesaj historie të përgjakshme: kur Nikë Gjelosh Luli së bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin, duke çuar në vend fjalen e Ded Gjo Lulit, ngritën flamurin kombetar, kahmot të pritur, në Bratilë të Majesë së Deçiçit. Në këtë veprim luftarak morën pjesë edhe Gjeto Dashi, Sokol Dashi, Tomë Nika etj.

    -Më 4 maj të po këtij viti, malësorët të lidhur besa-besë, nder ta dhe shkrelasit, i ranë ushtrisë turke e cila ishte duke u s'prapsur për në Deçiq e në Shipshanik duke lënë çdo gjë pas vetes. Malësorët zaptuan një sasi të kunsiderushme të armatimit, që do ishte mjaft i rendesishëm për betejat e përgjakshme, por të sukseshme që u zhvilluan më vonë.
    -Pas deshtimit te kryengritjes së Malesisë së Madhe, nisi hakmarrja e forcave të Turgut Pashës ndaj malësoreve shëiptarë. Ai i printe një ushtrie prej 80.000 ushtarësh dhe i shtërngoi malësoret të sprapseshin, por gjithmonë duke luftuar e duke i shkaktuar dëme te medha kesaj ushtrie. Kështu, me 25 maj pas një qendrese te shkurtër që bëri nje çetë me rreth 5O burrash ne suken e Sterkujës, ushtria turke u fut në Shkrel e i dha zjarrin Zagorës e Dedajve. Me pas ushtria hyri në të gjithë bajraqet ku dogj e poq e rrënoi gjithcka. Plackiti kishët dhe qelat e famullive dhe shkatërroi e mori gjithcka gjeti. Kishës dhe qelës së Shkrelit ushtarët e Turgutit i lanë vetëm katër muret, thyen dyer e dritare, plackitën të gjitha orenditë. Kumbonën, pasi e gjuajten më pushkë, e hodhen prej kumbonares. Grisën dhe dogjen aktet kishtare e regjistrat e famullisë.

    -Ndërkaq, Tomë Nika (1847-1911), ndera e Shkrelit, për asnjë çast nuk u ndalua për t´ ia ndalur hovin armikut shekullor deri diten e 2 gushtit 1911, ditë kur duke shpetuar djalin e vet të plagosur, Zefin , trimin e rrallë Prelë Prekën e Vrithit dhe trimat të tjerë në Fushën e Moksetit në Kastrat, u plagos rëndë dhe pas dy javësh vdiq.
    -Por jo vetëm me pushkë. Duhet theksuar se edhe një delegacion atdhetar i burrave të Shkrelit muren pjesë në Kuvendin e Gerçes (bjeshkë midis Triepshit-Bekajt dhe Selcës) të mbajtur me 10-23 qershor 1911, ku u nënshkrua një Memorandum (Libri i kuq) me 12 parashtrime që i perkisnin kuadrit kombetar te levizjes mbareshqiptare për autonomi të Shqipërisë. Në këtë kuvend morën pjesë përveç bajraktarit Vat Marashi, edhe Tomë Nika e Martin Preka prej Shkreli.
    -Në këtë kohë si pasojë e përfundimit të kryengritjes së Malësisë së Madhe prej mosangazhimit të forcave të tjera shqipëtare, nga Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, kemi dhe largimin e shumë përsonave nga fiset e tjera te Malësisë dhe disa përsonave prej Shkreli si dhe dezertimin e disa të tjereve nga ushtria turke.
    Shkrelasit të cilët mbeten si refugjatë në Podgoricë pas betejës së Deçiçit janë:
    l. Prekë Gjeka
    2. Zef Keçi
    3. Dodë Leka
    4. Zef Luca
    5. Gjekë Curri
    6. Voc Marashi
    7. Fran Luca
    8. Lukë Marashi
    9. Preç Curri
    l0. Nikollë Voc
    11. Dod Gjoni
    Kurse ata të cilët dezertuan nga ushtria turke në Podgoricë ishin:
    l. Nikollë Sokoli
    2. Zef Toma
    3. Kolë Toma
    4. Gjon Zefi
    5. Gjelosh Martini
    6. Zef Ujka
    7. Prelë Marashi
    8. Ndoc Martini
    9. Lekë Martini
    10. Mark Zefi
    11. Dedë Syla
    12. Ujkë Nika
    13. Zef Mali
    14.Gjon Martini
    15. Gjokë Deda
    16. Kolë Deda
    17. Pjetër Lushi
    18. Pal Marku
    19. Tomë Prela
    Mbas kësaj kohe kemi memorandumin drejtuar Fuqive të Mëdha miratuar me 9 shkurt 1912 në Podgoricë nga krerët e Malësisë, për të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke në lidhje me premtimet e bëra me 1911-tën, ku ndër të tjera:
    a - Hapjen e shkollave fillore në Shllak, Shosh, Shkrel, Kelmend etj.
    b - Ndërtimin e rrugëve nëpër territorin e Malësisë së Madhe.

    Shkreli në periudhën e pavarësisë
    Po kaq i rëndësishëm në historinë kulturore të kësaj krahine është dhe rasti i nënshkrimit të Memorandumit dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes në Paris më 2 korrik 1919, vit në të cilin luhej sërish me fatet jetike të Shqipërisë. Ky memorandum i hartuar kundër copëtimit të trojeve shqiptare u nënshkrua jo vetëm nga Arqipeshkvi i Shkodrës Jak Serreqi, ipeshkëvi i Sapës Gjergj Koleci, ipeshkëv i Pultit At Benardin Shllaku, Dom Zef Gjonali administrator i abacies së Mirditës, Dom Nikollë Kimëza delegat epishkopal i Lezhes, por dhe nga famullitarët e famullive që u përkasin këtyre dioqezeve, bajraktaret e fisëve dhe shumë kryefamiljarë, ku nder të tjerë të bie në sy emri i bajraktarit të Shkrelit Vatë Marashi, famullitarit të Shkrelit, Dom Frano Karma dhe të 106 kryefamiljarëve shkrelas.

    -Më 12 shkurt 1920 ushtria jugosllave pushtoi malin strategjik te Taraboshit dhe shtriu pushtetin në gjithë krahinen e bregut të djathtë të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, deri te ura e Bunes duke ardhur fare prane qytetit. Ndërkaq, me 11 mars 1920, u bë fakt bashkimi i Shkodres me rrethe për t'i rezistuar serish armikut të vjetër. Ne javet e fundit të muajit korrik tre batalione serbo-malazeze të paisur me armë speciale franceze, topa dhe mitroloza, kapercyen kufirin dhe pushtuan Kastratin e Shkrelin dhe moren rrugën për në Shkodër. Vullnetarët e Shkodrës me në krye Ahmet Zogun, ministrin e brendshëm të kabinetit të Lushnjës, hartuan planin e marshimit në tri drejtime, një prej të cilave ishte kah Kopliku. Më 21 gusht forcat e reja, të ardhura nga Mali i Zi, u futen në Kelmend dhe Koplik. Ndërsa me 14 shtator, pas përleshjeve të Koplikut, ku morën pjesë edhe trimat e Shkrelit me në krye Vat Marashin, dhe pas ndërhyrjeve politike të Fuqive të Mëdha, ushtria jugosllave u largua nga Kastrati, Shkreli etj., duke zbrazur tokat shqiptare deri në kufirin e 1913-ës. Ato lanë pas shumë mizori dhe gjakun e dhjetëra dëshmorëve shqiptar.
    Shkreli gjatë regjimit komunist
    -Pas marrjes së pushtetit nga forcat komuniste me 1944, për Shkrelin, si një nga zonat më atdhetare, liridashëse e fetare, nisi një epokë e vërtetë zije, e ideuar prej "Antishqiptareve","Te pafeve" e "Të kuqve". Ishin pikërisht njerëzit e Shkrelit ata që të parët nuk mund ta duronin dhunën dhe, të mësuar për të kryengritë, dhanë shenjat më të dukshme përmes aksioneve te fillimvitit 1945.

    -Në janar të vitit 1945 plasi kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe ndoshta në gjithë Evropën Lindore, e kryesuar prej burrave të Bajzës dhe të Shkrelit për të penguar hyrjen e forcave partizane në këto zona. Komandanti i kësaj kryengritjeje ishte Llesh Marashi nga Zagora, ushtarak i karrierës me bashkepunetore Pjeter Gjoken, bajraktar i Shkrelit, Nikollë Prekë Gjeka - Dedaj, kryetar i komunës së Shkrelit, Luket Marashin prej Grishajve, Gjergj Kolë Lucën Purashi prej Vrrithi, Zef Tomë Çeken nga Çekdedaj si dhe Gjon Martin Lulen Ivanaj nga Bajza me Mirot Palokën Ivanaj, gjithashtu nga Bajza. Udheheqesit e kryengritjes u mblodhen në Poicë, në shtëpinë e Nikollë Zefit, ku organizuan kuvendin dhe përcaktuan planin e luftës. Pas dërgimit të korrierëve, Gjokë Palokë Vruçajt dhe Rrok Nikë Vukelajt për kushtrim nder fshtra të ndryshme të Shkrelit e deri në Bogë, kumbones së kishës, me bekimin e famullitarit Don Nikollë Gazulli, i ra Kolë Nikë Prela Marçinaj nga Çekdedaj. Mbas këtyre kushtrimeve, rreth 100 burra të Shkrelit u mblodhen të armatosur në Stol të Zagores afër Grishajve, ku u bë mobilizimi në shtëpinë e Zef Nikë Colajt. Mbledhja përfundimtare u mbajt në Grishaj në shtëpinë e Luket Marashit. Detyrat luftarake u dhanë prej komandantit Llesh Marashi.
    Kështu lufta kunder forcave komuniste i çoi kryengritesit deri te Kisha e Bajzës, ku thuhet se djali i Shkrelit togeri Zef Tomë Ceka, vritet ballëpërballë me komunistin Jonuz Naçin Aliaj. Po aty, pas një plage të rëndë, vdiq edhe bajzjani Lulash Cuku Curanaj. Me çlirimin e Bajzës kryengritja zgjerohet me trima të Kastratit dhe Hotit, dhe të gjithë së bashku u drejtuan për kah Shkodra, ku mendohej të hynin edhe forcat nga Postriba, të udhëhequra nga Jup Kazazi. Beteja për Shkodren u bë në urë të Rrjollit, ku malësorët u gjendën të vetmuar dhe pa mbështetjen e parashikuar. Në këtë betejë nga malësorët ranë: Gjon Martini dhe Mirot Paloka si dhe u plagosën mjaft të tjerë. Gjatë kësaj trazire, të Kisha e Shkrelit u vra edhe Mark Tomë Gjeloshi nga Makajt.

    Pas deshtimit të kryengritjes, për malësorët pjesmarrës dhe familjet e tyre filloi kalvari i vërtetë. Arrestimet, pushkatimet, keqtrajtimet dhe torturat në hetuesi u bënë të përditshme në krahinë të Shkrelit.
    Lista e tyre sipas fshatrave kishte me qenë kjo :
    DEDAJ
    1. Mark Sokol Sokolaj (20 vjet burg, djegur shtëpia)
    2. Gjok Kola (pushkatuar në ushtri pas mobolizimit të dhunshëm)
    3. Mirash Gjon Sokolaj (pushkatuar)
    4. Pjeter Kole Sokolaj (pushkatuar)
    5. Nikollë Prel Gjeka (pushkatuar)
    6. Gjekë Mark Sokoli (burgosur)
    7. Marash Kolë Sokoli (burgosur)
    8. Kolë Tomë Stakaj (burgosur, djegur shtëpia)
    ZAGORA
    l. Lukët Marashi (pushkatuar)
    2. Dan Coli (ushkatuar)
    3. Prekë Leka (pushkatuar)
    4. Pashko Leka (pushkatuar)
    5. Rexhë Mehmeti (vdekur në burg)
    6. Lesh Marashi ( varur në Shkoder, djegur shtëpia)
    7. Fran Pjetri i nipi i Leshit (pushkatuar)
    8. Vatë Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në arratisje në Mamuras)
    9. Ndue Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në arratisje në Mamuras)
    10.Rrok Kanto Marashi (10 vjet burg)
    11. Ndrek Pjetër Zef Çulaj (pushkatuar)
    12. Kolë Nikë Colaj (10 vjet burg)
    13. Mark Gjokë Leknikaj (vdekur në burg)
    14. Brahim Xhagji Vuçaj (burgosur)
    15. Sadri Zekë Leknikaj (burgosur)
    16. Dylë Çerimi (burgosur)
    VRITHI
    1. Pjetër Gjoka Milaj (101 burg)
    2. Mirash Gjoka Lugaj (arratisur, vdekur në Mal të Zi)
    3. Martin Frani Popaj (pushkatuar në arratisje)
    4. Nikollë Kola (pushkatuar në arratisje)
    5. Kolë Tomë Deda (pushkatuar)
    6. Gjokë Deda Milaj (vdekur në internim, djegur shtëpia)
    7. Preç Pjetër Vulaj (vdekur prej torturave)
    8. Gjergj Kolë Lucë Purashi (burgosur)
    9. Fran Çul Kroni (20 vjet burg)
    10. Prekë Gjergj Dedë Milaj (l0 vjet burg)
    11.Pjetër Prekë Pacaj (burgosur, djegur shtëpia)
    12.Gjeto Prekë Ramaj (burgosur)
    13.Luk Maç Tuçaj (burgosur)
    ÇEKDEDAJ
    1.Kolë Nikë Marçinaj (25 vjet burg)
    2.Tomë Fran Brrakaj (burgosur)
    3.Prelë Vatë Malotaj (burgosur)
    4.Gjokë Zef Çekaj (l5 vjet burg)
    5. Marash Zef Çekaj (l0 vjet burg)
    6. Lulash Palokë Vruçaj (burgosur)
    7.Gjelosh Nikë Vukelaj (5 vjet burg)
    8.Zef Muran Luca (25 vjet burg)
    9.Fran Zef Kolë Gjieli (25 vjet burg)
    10.Pashko Vat Malota (burgosur, djegur shtëpia)
    BZHET - MAKAJ - XHAJ
    l. Gjeto Lekë Mirukaj Xhaj (25 vjet burg)
    2. Mark Tomë Gjeloshaj Makaj (pushkatuar)
    3. Prel Tomë Gjeloshaj (20 vjet burg)
    4. Gjon Lekë Mirukaj Xhaj (20 vjet burg, vdes nga torturat në burg)
    5. Pjetër Lekë Mirukaj Xhaj (20 vjet burg)
    6. Prelë Tomë Makaj (101 vjet burg)
    7.Tereze Prekë Xhajaj ( turturua në mënyer çnjerzore)
    Ka pasur edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë vujtur pa masë për të njëjtin shkak.

  3. #733
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim...

    Kjo valë masakrash nuk kurseu as famullitarin e zones, albanologun e shquar, Dom Nikollë Gazullin, i cili ishte padyshim një prej frymëzuesve kryesorë të luftës kunder asaj që po ndodhte e do të ndodhte në Shqipëri. Në këto rrethana ai i perndjekur këmba këmbës, u detyra të strehohëj ndër male, atje "ku e ka lirimin ama", me shpresë se do vinte shpejt dita kur do kthehej serish ne famulli, pranë popullit të vet. Së bashku me Dom Nikollë Gazullin u gjenden dhe meshtari gjerman Don Alfons Tracki, atdhetari Gjelosh Luli, oficer, Gjon Vata, oficer nga Dukagjini, Pal Thani, oficer nga Plani dhe Idriz Jaza, oficer nga Vlora. Ata fillimisht u strehuan në Razëm, në kasollën e Lukë Maçit Tuçi, në vendin e quajtur Luizi, ku qendruan me shume se tre muaj. Gjatë kesaj kohe ata gëzuan dashurine e popullit të Shkrelit, që i ushqente dhe i kryente ne ilegalitet të plotë të gjitha shërbimet. Nder ia vlen te përmenden Gjokë Zef Cekaj, Pjetër Prekë Pacaj, Kolë Gjokë Dedë Elezi dhe Mirash Kolë Turmalaj.
    Pas rënies në gjurmë të sigurimit të shtetit dhe daljes nga rrethimi u detyruan të ikin ne shpellën e Brataçit-Qafa e Bilanit (qe bashkon Bzhetën me Vrithin), ku qendruan afro dy muaj dhe si më parë kishin pranë fisnikët e Shkrelit, që vazhdonin t'i ushqenin, si bie fjala Gjeto Leka nga Xhaji. Por meqenëse veshtirësitë u shtuan dhe kontrolli i sigurimit u bë gjithnjë e më i rreptë grupi u nda. Dom Nikollë Gazulli u vendos në Qafë Kashtë (ku bashkohet Vrithi me Çekdedajt). Rrok Pjeter Malotaj nga Çekdedaj, Lulë Gjon Çekaj dhe Maruke Zef Keqi nga Vrithi u bënë bamirsat e rinj të famullitarit. Në Prill të atij viti filloi bastisja shtëpi për shtëpi nga ana e sigurimit për zbulimin e Nikollë Gazullit, i cili më në fund, në muajn prill të vitit 1946 u gjet i vdekur në Rrencë-Suka e Vrithit. Ishin Zoi Themeli, kryetar i deges se puneve te brendshme te Shkodrës, dhe toger Baba i Koplikut, që urdhëruan të varrosej bri zallit, buzë rruges qendrore në Sterkujë. Kështu agonia e shkrelasve vazhdoj deri në rënjen përfundimtare të komunizmit, gjatë viteve l989-1990, kur këta shkrepa të mprehta filluan përseri të tregojnë krenarinë e vet shekullore.
    Historia e kishës
    Padyshim që historia e kësaj krahine është e lidhur ngushtë me historinë e kishës, kjo gjithashtu e bën atë edhe një histori kulture përpos se një histori luftërash të përgjakshme.

    E para dëshmi e shkruar për ekzistencën e kishës shenjte, si objekt ne këtë krahinë, vjen prej albanologut të shquar austro-hungarez Franc Baron Nopsca, i cili, në një dorëshkrim të vetin, na tregon sesi një farë Mal Pepa nga Shkreli diku rreth vitit 1625, duke ndertuar shtëpinë e vet në Prelë Ivanaj, pas malit te Bulecit, gjen atje një kishë. Natyrisht rrenojat e gjetura të kësaj Kishë prej Mal Pepës tregojnë se kohë më parë kjo kishë paska pa qenë e ndërtuar. Ajo kishë e sipërpërmendur ka mundur të jetë sipas traditës, në vendin e quajtur "Glec", ku prej kohësh flitet për një kishë të vjetër, kushtuar Shëna Prenës. Për të njëjtën gjë flet edhe i dërguari i Selisë Shenjte në Shqipëri, Shtjefen Gaspri në vitin 1671. Ai ndër të tjera thotë se Shkreli ka Kishen e vet kushtuar Shëna Prenës dhe se, kujdesin për këtë Kishë e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi. Që të ketë ekzistuar edhe më heret Kisha katolike ne Shkrel dëshmon edhe Frano Bardhi në relacionin e vet dërguar Selisë Shenjte në vitin 1635, ku ndër të tjera thotë se Shkreli ka pasur kishën e vet kushtuar Shën Nikollës dhe ka shërbyer për 56 shtëpi dhe 520 banorë. Po kështu ka dokumente se kisha të vogëla e të vjetëra, ka pasur edhe në Gerben, Serkuj, Zagorë, në mahallen e Kolajve, ku sot janë vorrezat dhe në Zhaje, te Brija e Fierkuqe dhe në Ducaj, ku ekziston edhe sot e kësaj dite. Burimet për dy kishat e hershme Shëna Prenës e Shën Kollit mund të komentohen mbi faktin se, krahina e Shkrelit ka pasur dhe ka dy festa kushtuar këtyre dy shenjtëve.

    Sa i takon të dhënës tjetër mbi ndërtimin e një Kishe më 1775 prej Dom Jak Tanushit (Zorbës), duhet të themi se këtu bëhet fjalë për ndërtimin e kishës mbi themelet e së rrenuarës, pikerisht në vendin ku ndodhet kisha e sotme.
    Po në këto vite kisha e Shkrelit duhet të ketë fituar dhe atributet e famullisë. Gjer në atë kohë të gjitha shenimet famullitare mbaheshin prej kishës së Rrjollit. Prej kësaj kohe e kendej kisha e Shkrelit është bërë gjthnjë e më tepër një vend i shenjtëruar procesionesh, lutjesh e qendër kulture.
    I pari famullitar qe njihet deri më sot duket se ka qenë Dom Simon Berisha, i cili e ka filluar ketë detyrë më 1847 dhe ka ndërtuar katin e parë të qelës së sotme, e cila kishte pas qenë djegur vite më parë. Prej këtij viti e deri më 1850, ndër dokumentacione të kishës përdorej gjuha italiane, më pas vihet re një kthim në gjuhën e moçme të kishës, në atë latine, që bëhet prej Dom Mati Pasterpati, ndihmës famullitar i Shkrelit..

    Rregjistri i kishës dhe i famullisë së Shkrelit mbetet sot e kësaj dite si një ndër burimet më serioze e më të besueshme sa i takon referimeve historike. Ai është një dokument i pazëvendësueshëm. Në të mund të gjenden lista e tokëve të kishës, vendimet e marrura me rastet e vizitave baritore, sic është ai i Imzot Topich etj. Rregjistri ka dy revizjone. I pari i bërë me 21 qershor 1841 prej Imzot Luigjit, Ipeshkëv i Shkodres dhe administrator apostolik i Pultit, dhe i dyti më 6 qershor 1848 prej Fr.Gjoni Topich, Ipeshkëv e administrator apostolik i Shkodrës. Ky i fundit bën edhe vërejtjen për ndjekjen me besnikëri të formulës së përshkruar prej ritualit roman. Kisha e sotme e Shkrelit u riparua e restauruar sërish me 1900 prej Imzot Nikollë Ashtës, i cili i shtoi edhe një kat qelës ekzistuese. Kurse më 1929, Imzot Lazer Mjeda, arqipeshkev i Shkodres, realizoi dhe disa riparime themelore e të rëndësishme. Këtu më poshtë po shënojme rendin kronologjik të famullitareve dhe ndihmës famullitarëve të Shkrelit prej vitit 1847 e deri më sot:
    Data e fillimit - Emri - Vendlindja - Data e mbarimit
    ? D. Simon Berisha ? 16.2.1847
    18.2.1847 D. Gasper Bytyci ? 12.2.1849
    ? D. Zef Asti (Nd) ? 21.4.1848
    ? D. Pjeter Porati (Nd) Triepsh 12.2.1849
    21.2.1849 D, Ndue Shllaku Shkoder 8.2.1850
    23.2.1849 D. Pashk Klari (Nd) ? 15.2.1850
    11.2.1850 D. Jak Dedaj ? 14.3.1851
    24.2.1850 D. Mati Pasterpati (Nd) Barbullush 7.6.1851
    6.3.1851 D. Ndue Sheldia ? 25.2.1852
    25.2.1852 D. Gjergj Kabashi ? 15.2.1853
    25.2.1852 D. Mark Shilani (Nd) ? 15.1.1853
    15.2.1853 D. Mark Shilani ? 8.2.1857
    5.6.1853 D. Ndue Shllaku (Nd) Shkoder 19.2.1854
    19.2.1854 D. Zef Kiri (Nd) ? 24.2.1857
    17.2.1857 D. Ndue Shllaku Shkoder 14.2.1858
    24.2.1857 D. Mati Radovani (Nd) Shirokë 31.1.1858
    27.2.1858 D. Gjon Spathari ? 15.8.1858
    16.3.1858 D. Ndue Shllaku (Nd) Shkoder 15.8.1858
    15.8.1858 D, Ndue Shllaku Shkoder 17.2.1862
    23.5.1859 D. Pjeter Purati (Nd) Triepsh 14.7.1859
    18,2.1862 D. Zef Shestani ? 2.4.1866
    ? D. Mati Begu (Nd) Shkoder ?
    27.4.1866 D. Agostin Barbullushi Shkoder 8.1.1874
    27.9.1870 D. Pjeter Ivanaj (Nd) Kastrat 14.1.1874
    8.1.1874 D. Tomë Volaj Shiroka 10.3.1875
    10.3.1875 D. Mëhill Negri Shkoder 6.2.1877
    18,2,1876 D. Mark Klari (Nd) Shkoder 16.2.1878
    20.2.1877 D. Mati Radovani Shirokë 16.2.1878
    16.2.1878 D. Mark Klari Shkoder ?
    ? Imz. Ndoc Bozhi Shkoder ?
    ? D. Mark Kumrija (Klari) Shkoder ?
    ? D. Pjeter Ivanaj Kastrat ?
    ? 1892 D. Ndoc Nikaj Shkoder ? 1893
    ? 1893 D. Nikollë Radovani Shirokë 2.1895
    ? 1894 D. Nikollë Ashta (Nd) Shkoder 2.1895
    2.1895 Imz. Nikollë Ashta Shkoder 2.1915
    12.3.1895 D. Pjeter Tusha(Nd) Shirokë 1898
    ? 1903 Imz. Luigj Bumci (Nd) Shkoder 1903
    2.1915 D. Fran Karma (Dekan) Shkoder 28.4.1925
    28.4.1925 D. Lekë Sirdani Bogë 12.4.1926
    7.1925 D. kolec Prennushi (Nd) Shkoder 9.1925
    12.4.1926 D. Ndre Zadeja Shkoder 12.4.1934
    12.4.1934 D. Gjergj Volaj Shiroke ? 1940
    ? 1940 D. Nikollë Gazulli Dajç - Zadrim ? l946
    ? 1946 D. Pjetër Çuni ? ? 1947
    ? ? At Florijan Berisha (përkosisht) ? ? ?
    ? ? At Anton Luli (përkosiaht) Lohje ? ?
    21.12.1949 D. Cyrill Cani ? 8.7.1952
    16.8.1952 D. Pjetër Gruda Grudë -Mali i Zi 27.11.1959
    25.11.1959 D. Ndoc Volaj Shirokë 9.04.1967
    Këtu përfundon lista e prifterinjve të kësaj famullije për arësye të mbylljes së kishës nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Pas rihapjes se kishës vargu i meshtarëve vazhdon kështu :
    ? 1992. D. Millorad Defar Bosnja Hecegovina 11.IV. 1996. 11.IV. 1996 D. Nikë Ukgjini Kosova Kjo kishë, siç shihet edhe nga lista e sipërme, ka dëgjuar fjalet e urta të këtyre meshtarëve të ditur dhe, ndoshta edhe për këtë arësye ka qenë historikisht e sulmuar. Por po aq sa ka qenë e sulmuar, aq ka qenë edhe e mbrojtur prej banorëve bujarë të Shkrelit. Dy herë u dogj dhe një herë u mbyll kjo shtëpi e Zotit gjate historisë së re. Më së pari prej hordhive të Shefqet Turgut Pashës me 25 maj të 1911, së dyti gjatë trazirave të luftës ballkanike prej serbo-malazezeve dhe u mbyll prej vetë "shqiptarëve të kuq e të pa fe" më 1967.

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdimi..


    E fundit meshë e asaj kohe ishte ajo e dhëne prej Dom Ndoc Volajt, ditën e larit të vitit 1967. Më pas ajo mbyllet dhe keqpërdoret për të kryer funksione banale si magazinë, mencë, dyqan e të tjera gjëra të kësaj natyre. Por e gjithë kjo orgji mëkatare merrej vesh se s'e kish të gjatë. Me fillimin e proceseve demokratike në gjithë Evropen Lindore edhe ne Shqipëri në vitet 1990-1991 rifilloi procesi i shenjte shumëshekullor për popullin shqiptar, si dhe për vetë popullin e Shkrelit. Mesha e parë mbas 24 vjetësh diktature u dha prej At Konrad Gjolajt, më 24.11.1990, menjëherë pas meshës së parë dhënë në Shkodër, ende ndën terrin e diktaturës prej Dom Simon Jubanit. Kjo meshë u mbajt me iniciativën e vetë shkrelasve që u kujdesuan së tepërmi për këtë rifillim. Në oborrin e kishës e në praninë e një numri jashtëzakonisht të madh njerëzish që me vullnet dhe dëshirë të pashoqe dëshëronin të iu rikthenin besimit në Zotin Jezu Krisht, u dëgjua edhe njëherë fjala e Tij.

    Ishte pikërisht ky popull që i kishte dhënë Kishës Shenjte ndër mote meshtarë të dalluar si Don Pjeter Shkrelin, Dom Zef Shkrelin, Dom Zef Gilaj-Shkreli, At Konrad Gjolaj etj.
    Mbas kësaj ngjarje të shënuar, me ndihmën e të gjithëve, përfshirë këtu dhe vëllezërit në SHBA, nisi puna për rindërtimin e kishës, e cila në pjesën më te madhe përfundoi më 9 maj 1992.
    Më 24 prill 1996 me ardhjen e famullitarit të ri Dom Nikë Ukgjimi dhe me ndihmën e pakursyer të njerëzve të Shkrelit, në kishë u benë sërish riparime të dukshme, dhe më pas edhe kompanjeli i ri, financimin e të cilit e bëri një bir i dalluar i Shkrelit prej SHBA-së, z.Vat Mark Shkreli dhe kambanës së re, të financuar nga shkrelasi Ndoc Gjekë Shkreli. Kësaj kishe tashmë iu këthye bukuria dhe lavdia e kahëmotshme. Në anen tjetër edhe pjesa tjetër e shkrelasve, të cilët mjerisht u islamizuan në shekujt 18 - 19, patën kujdes për objektin e kultit fetar. Kështu në Zagorë, ndërtuan xhaminë e parë, rreth viteve l860, siç pohon plaku tetëdhjetvjeçar zagorasi Bajram Ymer Zeka dhe që shton se shkrelasit, gjithherë kanë marrë pjesë së bashku si në ndërtimin e Xhamisë, si dhe në atë të kishës . Po të njëjtën gjë rrëfen edhe plaku tjetër njëqindvjeçari Brahim Haxhija. Shkrelasit kultivuan atë çfarë trashëguan.
    ARSIMI
    Shkrelasit nuk kanë qenë dhe as nuk janë vetëm të pushkës, me sa kanë pasur mundësi ata janë përpjekur të ndriçojnë mendjet me dituri. Prej këndej kanë dalë edhe arsimtarë të zot e njerëz të dijes. Mjaft të përmendim këtu se i pari mësues i rrethit te Lezhës, në vitin 1914 atëhere kur qeverija e Vlorës posa kishte shpallë vendimin e hapjes së shkollave në gjuhen shqipe, ishte Kolë Martini prej Dedajve të Shkrelit, i cili i mësoj nxënësve shkronjat e para të diturisë. Tre vjet më vonë, Kolë Martini, i cili tashmë ishte kthyer në vendlindje i shkroi një leter drejtorit të përgjithëshem të arsimit, Luigj Gurakuqit për hapjen e një shkolle në Shkrel. Pas aprovimit të lutjes Kola filloj të mësojë nxënësit e parë në ish-ndërtesën e mejtejpit turk në Zagorë
    Pas trazirave të gjata balkanike shënohet se, në vitet 1923- 1925 u hap sërish shkolla për fëmijtë e Shkrelit në fshatin Dedaj. Në vitin 1936 kujtohet mësuesi Ilia Plevneshi nga Ulqini, i cili shërbej deri në vitet l940. Kurse në vitet l940-1943 shërbej si mësues Prekë Kçira dhe më vonë shkolla vazdoi të funksionojë prej mësuesve të vyer, kryesisht të ardhur nga rrethet tjera si: Asim Luli, Gaspër Markiqi etj.
    Aktualisht në Shkrel kemi këto shkolla:
    Dedaj arsimi tetëvjeçar (deri në vitet 1990 edhe e mesmja)
    Zagorë "-" ( "-" )
    Vrith "-"
    Xhaj "-"
    Bzhet arsimi fillor
    Ducaj "-"
    Razem "-"
    Grishaj "-"
    Stol "-"
    Glec "-"
    EMIGRACIONI
    Për shkak të rrethanave të ndryshme politike por edhe ekonomike, shkrelasit si dhe fiset të tjera gjatë historisë, bënë shpërngulje të mëdha nga vatrat e stërgjyshërve në brendësi të Shqipërisë dhe jashte Shqipërie.
    EMIGRIMI BRENDA VENDI
    Shkrelasit, përveç se jetojnë në vendlidjet e veta të hershme i gjejme edhe ndër këto vise të Shqipërisë, simbas këtyre vëllazërive: Prej Vrithit, si djalë të parë të Lekë Shkrelit dhe fshat të bajrakut i gjejmë pasardhësit në Trush dhe Balldre, me mbiemër " Margjonaj", kutu kanë ardhur rreth viteve 1940. Disa nga këto familje në Balldre janë: Gjon Pashko Keqota, Mark Keqota, Gjekë Uci,Cub Luca, Nikë Dedë Kola, Gjon Dedë Kola, Lucë Gjeka, Nikollë Pal Marku, Fran Gjoka e tj.
    Dedajt:
    a) Prej Çek Dedës,djalë i parë, përveç atyre që jetojnë në afersi të kishës, i gjejmë pasardhësit edhe në Balldre, me mbiemër Malotaj (Celaj) dhe Dedë Gjonaj, në Mal të Rrencit, Shën Gjin, Ishull Shën Gjin, Ishull Lezhë dhe në Gurzë.
    b) Prej Papë Dedës, pasardhësit jetojnë sot në krahun e majtë të Prronit të Thatë dhe i gjejmë edhe në Pukë, në fshatin Gocaj të rrethit të Lezhës me mbiemër Gocaj dhe Nikë Ujkaj etj.
    c) Prej Vulet Dedës, si djalin e tretë, pasardhësit përveç që jetojnë në Sterkuj, gjenden edhe në Gocaj e në Ishull të Lezhës. Disa nga familjet në Gocaj janë këto: Lesh Marash Cali e Pashko Marash Cali, Gjekë Koleci e Dedë Koleci, etj, ndersa në Ishull të Lezhës janë: Marka Ndoci, Kolë Ndoci dhe Luigj Ndoci,etj. e, që janë kushërinj me Gjekë e Dedë Kolecin.
    Bzheta (Buzheta):
    a) Prej Preknicit, si djal i parë, pasardhësit përve se jetojnë në vendlindje, i gjejmë pjesën më të madhe në Malin e Rrencit dhe në Balldre, nga të cilët mund të përmendim, në Malin e Rrencit: Cak Lukajt, Losh Gjokë Markun,Dedë Preç Zefin etj. ndersa në Balldre: Nikollë Pal Markun me vellezër dhe nipa (Palajt), Ndue Gjon Nogu, Lesh Gjon Nogu dhe të bijt e Çun Lekës (Nogaj) dhe të Gjokë Lan Nikës (Lanajt), kurse në Ishull Shën Gjin banojnë: Patajt, Martinhasanajt, Zef Dedë Kola, Pashko Tomë Zefi, Ndue Kolë Zefi, Tomë Gjeto Tali, Gjokë Doda , Rrok Plak Luca, etj.
    b) Prej Ducit, djalit të dytë, pasardhësit, përveç vendbanimit të vet në Ducaj, jetojnë edhe në Ishull Shën Gjin, si: Malajt, Rrok Pepa, Zef Pashko Gjoni etj. Në Grykë Lumit: Nikë Gjelajt, në Breg të Matës: Hasan Vukajt dhe në Velipojë: Zekë Vukajt.
    c) Prej Prekducit, djalit të tretë, pasardhësit, përveçse në vendlindje, gjenden në Mal të Rrencit: Luk Rrok Vata, Kolë Rrok Vata, Mark Nikollë Murri, Luigj Nikollë Murri, Llesh Prekushi dhe Ndue Prekushi (Prelivanaj) etj. Në Sake: Mark Lesh Buça. Në Ishull Shën Gjin: Gjokë Kolë Noni (Njeraj), Marash Vata me vëllezër, Bardh Nikollë Murri (Prelivanaj). Në Maje të Malit, mbi Kishë të Dom Leshit: ark Gjekë Cali. Në Tale, Grykë Lumi: Dodë Preçi e Gjon Nika (Sykaj) dhe Nikë Gjekajt. Në Balldre: Nikollë Mark Toma me vëllezër, kurse në Melgushë: Gjergj Elezajt.
    4.Zagorasit (Zogu):

    a) Prej Andreas, si djalë i parë i Zogut, pasardhesit, përveç se në vendlindje, jetojnë edhe në Stol të Zagores, ku nga trungu i tij linden barqet: Marvukajt, Bercajt, Kolajt, Leknikajt, Stoli e Grishajt dhe Vuçajt. Ata jetojnë edhe në Balldre: Dedë Nikë Ndoci e Luigj Leka (Marvukaj). Në Shën Gjin e në Mal të Shën Gjinit, banojnë: Nikë Tomë Staka, Tomë Gjoka, Pal Leka (Marvukaj).Në Ishull Shën Gjin, banojnë: Ndue Rroku, Vatë Simoni , Nikollë Gjoka , Lekë Martini , Fran Luka e Zef Pjetër Gjeti..Në Sake, banojnë: Marka Gjetja e Gjergj Luka, kurse prej Lekënikajve janë: Rrok Tomë Kola. Në fshatin Kune: Mark Toma. Në Shën Gjin dhe Pjetër Zef Pashku në Ishull Shën Gjin. Duhet përkujtuar se Andreja për arsye të mos nderrimit të fes, i takoj toka ma e keqe siç është ajo në Stol të Zagores në krahasim më të vëllan Isufin i cili për shkak të pranimit të fes muslimane si shperblim mori tokën ma të mirë. b) Isufi djali i dytë i cili siç theksuam u islamizua dhe nga ky dolen barqet : Hakat, Currajt, Demajt, Dushkajt, Selimajt, Elezajt (Elez Sadikajt).Nga ata të cilë u shperngulen janë: në Balldre,Dushkajt, Shaban Dan Coli, Mustaf Elezi më të vëllan, dhe të Ali Bajramit, në Shën Gjini e në Mal të Shën Gjinit banojn: Currajt, Demajt dhe Dushkajt, në Sake banojnë: Selimajt, kurse në Ishull Shën Gjini e në Ishull -Lezh banojnë: Hakajt dhe Dushkajt.
    EMIGRIMI JASHTE SHQIPËRIE
    Por siç dihet në strukturën e ndryshme demografike të një bashkësije etnike ndikojnë para së gjithash edhe kushtet natyrore ekonomike, elementet natyrore të ambientit gjeografik të saj, jeta politike etj. Njerëzit e Shkrelit, si banorë të një treve specifike nga pikëpamja e zhvillimit, aspektit natyror e te tjerave si këto, paten fate të ndryshme emigrimi.. Fjala më së pari është për shkrelasit të cilët u shperngulen që nga kohërat e herëshme në Shtoj të Ulqinit Mali i Zi, pikërisht në Amullë dhe Shën Gjergj, ku rreth shtatëdhjetë shtëpi si: Marçinaj, Lumaj, Ramaj, Xhaj etj. nga Çekdedajt, Dedajt, Vrithi dhe Xhajt zunë vend në këto fshatra, ku disa familje edhe sot e kësj dite jetojnë me mbiemrin Shkreli. Kurse mjaft të tjerë prapë janë shpërngulur e kanë shkuar për një jetë me të mirë në SHBA , dhe pikërisht në Detroit e New York. Fillimi i kësaj shpërnguljeje i ka rrënjët në shpernguljen e madhe, e cila u bë viteve 1700, kur Porta e Lartë e ngarkoi pashën e Pejës Hodaverd Mahmutbegun që ta nënshtrojë Malësin e Madhe dhe të depërtojë në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë rast ai u vërsul edhe mbi Kelmend ,Kastrat, Shkrel etj. dhe, pas një rezistence të fortë pashai arriti t´i shperngulë me forcë një numër të madh të popullatës të këtyre fiseve, të cilat më së shumti zunë vend në Rugovë të Kosovës, Plavë ,Guci e Rozhaj në Mal të Zi dhe në Novi Pazar me rrethina në Serbi.

    Etnografi serb Andrija Joviqeviq shënon se, në afërsi të Plavës dhe Gucisë në fshatin Rudo Polje, gjendet 1 shtepi shkrelase, kurse në Rzhanicë të Sipërme l7 shtëpi shkrelase, më mbiemër Shaboviqi, Gjeloviqi dhe Tahiroviqi, të cilët tashmë janë të sllavizuar. Kurse historijani boshnjak, Ejup Mushoviq, dëshmon se në rrethinën e Novi Pazarit, pikërisht në fshatrat Crnish, Zhirçe e Krushevo jetojnë shumë shtëpi shkrelase, të cilët tashmë kanë ndryshuar mbiemrat e vet dhe sllavizuar.
    Edhe gjatë shpernguljeve që u bënë nga kjo rrethinë në vitet 1912, 1918, 1936 e pastaj në mënyrë sistematike deri në vitet l970, shkrelasit së bashku me fiset e tjera të Malësisë së Madhe: Kelmendas, Hotas, Grudas, Kastratas etj.shkuan në Turqi, dhe pikërisht në Istambul, Bursë, Adapazaru dhe Izmir.

    Shkrelasit të cilët zunë vend në Rugovë, të bashkuar me fiset e tjera të Malësisë Madhe: Kelmendasit (Nikç Vukel Selc Bogë), Kastratasit dhe Shaljanët formuan fshatin e vet, me emër Shkreli, i cili njëheri ishte fshati më i madh në mes 13 fshatrave të krahinës së Rugovës. Këtu pas shtimit të popullatës filloj si rast i rrallë migrimi i brendshmëm në rrethet e Pejës e të Istogut dhe në fashatra të tjerë të Rugovës, si në Kuqisht, Dugaijevë, Bogë etj.

    Kurse në rrethinen e Peshterit, në Rozhaj, Javorin, Boroshtic shënohet se jetojnë më tepër se 500 shtëpi shkrelase. Mjerisht shkrelasit në rrethin e Peshterit më të shumtit pësuan fatin e atyre që jetuan në rrethin e Novi Pazarit. Tash fshati i Shkrelit, sipas statistikës së vitit 198l ka 20 shtëpi më rreth 200 banorë. Gjatë gjithë historisë së lavdishme që pati kjo krahinë, duke kaluar nëpër stuhi të mëdha të një kohe të pamëshirshme, shkrelasit nuk u ndanë për asnjë ças nga tri fiset e tjera, me të cilët bashkjetonin.
    Përndryshe krahina e Rugovës, edhe pse ishte e përberë prej katër fiseve, gjithëherë vepronte si një kompaksi etnike. Ka pasur dy bajraqe, njëri për Rugoven e Poshtme e tjetri për Rugoven e Epërme, ku përfshihej pos të tjerësh edhe Shkreli. Në anën tjetër, populli i kësaj zone, ka qenë i udhehequr edhe nga të ashtuquajturit "pleqt e katundit", ku ndër ta kishte njerëz të mençur e të ndershëm dhe trima të dalluar. Si të tillë përmendeshin edhe shkrelasit Rexhë Avdija dhe Dem Isufi.

    Historija e Rugoves edhe pse jo fort e gjatë, ishte e ngjeshur më mjaft njgarje të mëdha dhe heroike. Duke qëlluar në kufi të Mali të Zi dhe Kosoves, ishte aktive në çdo ngjarje të rëndesishme. Kështu, në luftën e Nokshiqit të vitit 1879, afër Plave, ku zhvillohej beteja e madhe kundra malazezëve për teritoret shqipatre, rugovasit moren pjesë masovisht. Ndër ta dalloheshin shkrelasit Rexhë Avdiu dhe Dem Isufi. Këta trima shënohet se kanë qenë më të dalluarit edhe në ushtrin vullnetare të Lidhjes së Prizrenit, në Kuvendin e Pejës, të mbajtur në janar 1899,në Kuvendin që u mbjat në mars të vitit 1903 të "Verrat e Llukës", kur pushteti osman deshte të banë pazarllëqe më tokat shqiptare, e shumë të tjera. Tamam për këtë, Rugovasit ishin shumë të ndëshkuar nga okupatoret e huaj. Në këtë drejtim ata e pësuan tragjikisht edhe në kohen e pagëzimit të dhunshëm nga qeverija malazeze në vitin 1913, në kohen e mbledhjeve të armeve nga qeverija Jugoslave viteve 1919-1920, ku si pasojë e këtij aksioni barbar, gjoja se po i çarmatosnin popullin, vetëm shkrelasit u masakruan. 19 vetë u masakruan dhe u dogjen 13 shtepi, për të mos folur këtu për fshatrat e tjerë. Gjera të ngjashme pati dhe në vitet e më vonshme.

    Sa i përket islamizimit të shkrelasve të shpërngulur në rrethinat e Novi Pzarit dhe Rozhajes, ata e ndanë fatin me popujt dhe fiset të tjera, të cilet e pranuan fenë islame nga dhuna e osmanllijve, kryesisht në shekullin e 18. Pak më vonë kësaj periudhe bënë të veten edhe gjuhën sllave. Kurse shkrelasit e tjerë, si dhe e gjithë Rugova, fenë islame e pranuan në pragun e shekullit të 19. Udhëpërshkruesi serb Todor Stankoviq shkruan në vitin 1910 se Rugova ishte e islamizuar rreth viteve 1840-1850, nga një hoxhë i quajtur Sylë Rugova. Janë pikërisht këto rugovas, që sot në të shtatin a të tetin brez dalin në emra katolikë
    Shkrelasit në Lahuten e Malcis:
    Nga "DEKA"
    (Kaçel Doda dhe Kerni Gila nga Zagora)

  5. #735
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vazhdime Fisi Shkreli

    Nga "DEKA"
    (Kaçel Doda dhe Kerni Gila nga Zagora)

    «...Por prej luftës Shqiptarët nuk tuten.
    Merr Kaçel nji herë lahutën
    e na thuej nji kangë shqiptare;
    s`mbajmë na zi pa na qitë fare!
    Muer lahuten n`dorë Kaçeli,
    m`te " magjarin" n`vend e ngeli
    e mbasi për za e ujdisi,
    kështu kangës atëbotë ia nisi:..
    ... Por kje rrejtë i biri i shkinës!
    Përse aty `i farë Kerrni Gile
    i ndej gati n`"karajfile",
    tuej ia ngjitë shi n`lule t`ballit,
    tue e ftofë shi n`ranë të zallit.
    Po, tek qiti i Zagorjani
    "kuku, majko!" Gjuka bani
    e ra dekun pikë ma i pari:
    - ashtu raftë gjithmonë tradhtari!...»
    Nga "LIDHJA E PRIZRENIT"

    «...E njani tjetri, ma përtej,
    me ata dy mustakëk të mëdhej,
    me i prekë n`shoq qi ka bri vedi
    ai nuk asht, jo, Diomedi,
    por asht Bajraktari i Shkrelit:
    si njaj pyrgu n`ballë t`kështjellit.
    qi s`e trandë as topi as shpata
    e i thonë emnit Marash Vata...»
    Nga "KULLSHEDRA"

    «...Del prej Shkreli Marash Vata,
    E si reja me shtergata,
    Msyn perpjetë drejt Dukagjinit,
    Me at Gjin Pjetrin e Kurbinit,
    Qi per pushkë e per urti
    E lanë nam të dy n`Shqypni...»
    Nga "LEKËT"
    (Bec Patani , Çul Patani dhe Rrushman Hasani nga Ducajt)

    «...Veç se po, besa moj Jane,
    Dy dragoj të lemë njaj nane,
    Mos me i pre shkallma as tagani:
    Bec Patani e Çul Patani,
    Qi kah rranë atij mejdani,
    Kah lshuen turrin m`çeta t`Knjazit,
    Thue, dyndë deti prej tallazit,...
    ...Por ç`kann malet qi po ushtojn?
    Por ç`kann prrojet qi gjimojn?
    Shka vran vetllat Mark Milani?
    Thonë ka msy Rrushman Hasani!...»
    Nga "GJAKU I MARRUN"

    «...Shumë qyqja do t`kndojë n`Mal t`Zi!
    Per mbas tij Shkrel e Zagore,
    N`za per pushkë e dejleki
    Me ata Ducajt, Xhaj e Bzhetë,
    T `kann msy Zubcit fyt-a-fyt...»
    Nga "DEDË GJO´LULI"
    (Prelë Kolë Shyti e Ujkë Gjelosh Marashi -Shkrelas)
    «...Rreth e okolle pse atij shüati
    Msy kann Hot, Shkrel e Kastrat,
    Edhe lufta, mana, ngjati
    Rrash tridhetë e gjashtë sahat...
    Rrfe kur msy ka njaj Zef Peri
    Prelë Kolë Shyti e aj Ujkë Gjeloshi,...»
    Edith Durham
    Kisha bërë plan të rrija disa ditë në Bratosh, por duhej të shkoja menjëherë në Shkrel për festen e Shën Nikollës, shenjti i fisit, meqë fiset do të mblidheshin të nisur bukur me këtë rast.

    Mbrapa shtratit të gjëlbër të luginës ngrihej me qulaf të bardhë muri malor që ndan Shkrelin nga fiset e Pultit. Unë bëra vizita nëpër shtëpi. Njerëzit shumë të afrueshëm kënaqëshin që më linin "t'i shkruaja" shtëpitë e tyre. Shtëpitë janë prej guri me çati tjegullash. Kati i poshtëm, është haur. Dhoma e ndenjës lart ka një shkallë të jashtme prej guri ose prej dërrase, e cila të ngjit shpesh në një balkon të gjërë e me strehë. Shtëpia ka pak dritare të vogla. Zjarrin e ndezin në një vatër të hapur në një cep, ndërsa tymi del nëpër çati që nuk ka tavan. Prapa vatres ka një kamare për të mbajtur enë gatimi. Shumë shtëpi kanë një çarranik në oborr, kryesisht për të mbajtur bylmetin. Çdo shtëpi priste miq. Pas darkës kënduam këngë tipike shqiptare që janë të pashoqe. Shkalla shqiptare nuk është si shkalla moderne europiane, por është e tëra me gjysmëtone dhe me tone të thyera. As muzika nuk ka kohë të rregullt. Ritmi i saj është i shpejtë ose i ngadalshëm, sipas ndjenjës dramatike të këngëtarit dhe fjalët janë të zgjatura në mënyrë të pabesueshme me kthesa minore të gjata me ngritje dhe ulje zëri që pak gurrmaze anglezësh do të mund t'i imitonin...

    Mirësjellja kërkonte që banorët e Shkrelit, si zot shtëpie të mos visheshin me rrobet e tyre më të bukura, u takonte miqve të stoliseshin më shumë. Dhe ata stoliseshin bukur. Shumë burra mbanin armë të shkëlqyera të lara me argjend, madje edha ata që kishin pisqolla, mbanin dhe harbi të mëdha argjendi në brez për t'u kapardisur. Qeleshet e bardha si bora të vërbonin në diell, xhamadanët me të kuqe të artë dhe jelekët, xhurditë e shkurtëra, të zeza, gajtanët e zinj të ndritshëm, që zbukuronin çakshirët të ngjitur pas trupit, qostekët e orëve të rënda prej argjendi dhe të pisqollës, të stolisur pa kursim me rubinë dhe bruzë fallsë, që pëlqehen mjaft nga malësorët, të gjitha këto u jepnin atyre trupave të lidhur një pamje nga më të hijshmet. Shumica i përket tipit me fëtyrë të gjatë dhe hundë shqiponje, me kockat e nofullës të gjata dhe të spikatura, me vetullat që varen poshtë, me sy ngjyrë lajthie e flokët gështenjë, ose me sytë e kaltër gri e flokë të verdhë. Të gjithë i kishin kokat e rruara por tufa e flokëve të parruajtur ishte në vende të ndryshme ose ndryshonte nga forma.
    Literatura
    Cordignano, F. Catasto Veneto Di Scutari e Regirstum Concessionum vo.I. Roma 1944.
    Ibid. Catasto Veneto Di Scutari e Registrum Concessionum 1416-1417, Vol.II, Roma 1942.

    Ibid. Onomasticon Del Catasto Veneto Di Scutari e Registrum Concessionum,nr. 8, 1945.
    Nopcsa, F. Shqipërija, fiset e Malësis së Shqipërisë veriore dhe ligji i zakoneve,(dorëshkrim, përkthim në AIH. Tiranë).
    Bart, P. Die Albanischen Muslime Zur Ziet Der Nationalen Unabhangikeitsbeëegung (1878-1912),Otto Harrassoëitz . Ëiesbaden , 1968.
    Ibid. Quellen und Materialien Zur Albanischen Geschishte im 17. Und 18. Jahrhundert., II, Dr.DR. Rudolf Trofenik . Munchen, 1979.
    Valentini, G. Il Diritto Delle Comunita,Nella tradizione Giuridica Albanese, Firenze, 1956.
    Seiner, F. Schriften Der Balkankommission Linguistische Abteilung XIII Ergebnisse Der Volkszahlung In Albanien, Ëien und Leipzig, 1922.
    Mushoviq , E. Etnicki Procesi i Etnicka Struktura Stanonistva Novog Pazara, Beograd, 1979.

    Durham, E. Brenga e Ballkanit dhe veprat të tjera, Tiran,1991.
    Pulaha, S.
    Pulaha, S. Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodres i vitit 1485, Tiranë,1974.
    Huta, P. Fshati në Sanxhakun e Shkodres, në Shekujt XV-XVI, Tiranë, 199O.
    Shqipnia përpara Konferencës së Paqës, Shkoder 1921.
    Viezzoli, L. Atdheu i Jonë ose Gjeografija e Shqypnis, Shkoder 1929.
    Grupi Autoresh, Rugova, Prishtin, 1987.
    Palushaj, L. Malsija dhe Fiset e Saj, Lezhë, 1996.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Dokumente Angleze, Prishtinë,1978.
    Zojzi, Rr. Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vendit tonë, Konferenca Kombetare e Studimeve Etnografike, 28-3= qershor 1976, Tiranë,1977.
    Fishta , Gj. Lahuta e Malsisë, Romë, 1991.
    Volaj, Gj. Në qinndvjetuer të nji Regjistri.,Kumbona e së Diellës, Shkodër, l939,nr. 10,fq.153-155.
    Malota, M.P. Shkreli sipas gojëdhenave, dorëshkrim, Balldre- Lezhë, l99O.
    Tafilica, Z. Gjurmime arkeologjike ne luginen e Perroit te Thate, ILIRIA, nr.1, Tirane 1988.fq.255-266.

    HYRJE
    Ky libër i parë për mbi etimologjinë e emrit, gjeografinë, arkeologjinë, fisin, popullsinë, historinë, kishën, arsimin, emigracionin etj., e krahinës së Shkrelit është një përmbledhje dokumentesh, të dhënash gojore, literature të huaj dhe vendase dhe kërkimesh të tjera, të paraqitura me një kujdes e dashuri të posaçme prej famullitarit më të ri të Shkrelit, historianit, Dom Nikë Ukgjinit.
    Libri është sprova e vetme shkencore e divulgative deri më sot, për të dëshmuar edhe një herë se njerëzit e ri të Shkrelit, njerëzit e dalë të lodhur por edhe plot shpresë prej regjimit të vjetër, kanë nevojë për identitet, për njohjen e mëtejshme të vetvetes. Por jo vetëm për shkrelasit, libri është një ndihmë e veçantë për të gjitha studimet antropologjike e historike mbi Veriun e Shqipërisë.

    Kjo "guidë" e ngjeshur mbi këtë krahinë nga më interesantet e historisë sonë, është në të njëjtën kohë edhe një kujtesë për të tjerë njerëz, të cilët duke punuar e jetuar në një zonë të caktuar të Shqipërisë, t'i hedhin sytë për nga toka ku i shklet kamba. Është tokë e pëlleshme, e urtë, dhe ka plot gjëra për të treguar.
    Historia është mësuesja e jetës - thonin latinët. Pavarësisht se ajo nuk përsëritet me të njëjtat përmasa në kohë dhe hapësirë, prapëseprapë esencialisht mbetet e njëjtë, për sa kohë shekujt nuk prajnë duke na ofruar të njëjtin fat.
    Ky vend që ka çuditur shumë herë dhe shumëkënd, veç të tjerash ka nevojë të dijë jo vetëm çfarë ka bërë por edhe çfarë ka lënë pa bërë.
    Ky bilanc ideal është ndoshta gjëja më e rëndësishme që sugjeron libri i Dom Nikë Ukgjinit në mbarim të leximit. Dr. Stefan Çapaliku Dr. Romeo Gurakuqi Shkodër, Janar 1998.
    Per"shqip.dk"Shkodrani

    05-08-2011, 02:46 PM #29
    fegi
    Senior Member

    Antarësuar: Apr 2011
    Postime: 4,023




    Ekzaktesisht fotografite jane originale te Kongresit te Triestes ne 1913.Parija e Shkodres, figura te njohuna patriotike u larguan nga Shkodra ne kohen e pushtimit te Shkodres nga Mali i Zi, Nder keto ishte edhe gjyshi i jone Shan Koleka (reshti i siperm, i treti nga e djathta, me cigare ne dore) te cilet u kthyen ne Shkoder vetem mbas largimit te pushtuesve Malazez.
    Se bashku me shum te tjere atedhetar nga e gjithe Shqipnia u mblodhen ne Trieste per te ndalue coptimin e Shqiperise; duke pase mbeshtetjen e Austro-Ungarise, ju kerkua ndihme fuqive te medha...Rendesia dhe Vendimet e kongresit te Triestes jane te njohura , dhe sot te publikuera nga studjues Shiptar e te huaj.
    Ne foto dallohen : Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Hile Mosi, Faik Konica, P.Evangjeli, F.Toptani,Tef Zurani, Kel Marubi, Sh.Gjecovi, bajraktari i Shkrelit,..........
    P.S.- shum emra qe kane qene shkruar me dore mrapa fotografise jane fshire (nga lageshtia qe kane pase marre fotot te varuna ne mur ne shtepine Shkodrane )..Do te ju ishim mirenjohes studjuesve te specializuar qe ndihmojne ne identifikimin e personazheve, njohes i mire i ketyne ka qene studiuesi Vili Kamsi, qene v. 1970 na i pat kerkuar per muzeun e Shkodres.
    Fotografite jane ba perpara hotelit "Dreher" ne Trieste ku u zhvilluan punimet. Studio fotografike eshte : "Atelier A.Jerkic" - Gorizia Trieste.

    -Pershkrimi fotos nga Mark Shkreli: Kongresi Triestes ne 1913.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 26-08-2011 më 03:47

  6. #736
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Vazhdim...

    PREJARDHJA E FISIT
    Sipas antropologëve dhe historianëve shqiptarë e të huaj më seriozë, si At Zef Valentini etj., fisi i Shkrelit dhe shkrelasit thonë të kene ardhë si blegtorë nomadë prej viseve të epërme të Ballkanit, çka do të thotë prej Bosnje ose krahines së Sanxhakut të Novi Pazarit, në krahinën mesjetare që quhej Pulat (Pult) që më vonë u quajt Malësi. Mirëpo ky pohim i At Valentinit dhe i të tjereve, kurrsesi nuk do të thotë, siç mendojnë disa, se, shkrelasit dhe fiset tjera të Malësisë se Madhe si: Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda etj., të cilët janë të ardhur nga ana veriore e rrethit të Bosnjes në shekujt XI dhe XII, kanë prejardhje sllave dhe se me ardhjen e tyre në këto treva u shqiptarizuan. Duhet ditur se në këto treva nga erdhen Shkrelasit si dhe fiset e tjera të Malësisë së Madhe jetonte fisi Ilir i Dalmatve. Teorit e prejardhjes se Malcorve prej Dalmacis jan nji hipotez e vobeket.
    Megjithate, fjala delme, e cila rrjedh prej emnit Dalmacia, ose i ka dhan emnin Dalmacis, perdoret vetem ne malci te madhe. Geget dhe tosket e quajn ate 'dele'. Hipotezat kryesore rreth prejardhjes se tetan shqiptarve jan 1) prejardhje Ilire (ne ket rast Malcort mund te jen Dalmat, pra te ken ardh prej tokave ku sot jetojn boshnjaket e kroatet, 2) prejardhje karpate (georgieve), 3) prejardhje iliro-trake. At Zef Valentini ka shkrua me shum per gojdhanat. Ai nuk ishte indovropjanolog. Por fakti se gjuha e malcorve, perfshi shkrelin asht e ndryshme prej gegnishtes, mund te tregoj se malcort ka nji origjin te vetme. Megjithate, puna komplikohet sepse ne disda aspekte malcishtja i perngjan toskerishts. Vene re, Toskerisht dhe Malcisht = gura, muaj, perrua, u pat ndertua. Gegnisht grue, muej, perrue, u pat ndertue.

    Vetëm me ardhjen e sllavëve në këto vise, formimin e shtetit në kohen e Stefan Nemanjes (1166-1196) dhe për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nënshtrohej okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shpërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir. Ngulimi në trojet e tanishme, pothuajse të shkreta për të mbijetuar me mjetet e asaj kohe, duket se i kushtoi mjaft dhe se shënoi fillimin e një mënyre të re jetese e mbijetese.
    Po simbas At Valentinit, në librin e tij "Il Diritto delle Communita" mësohet se prej fisit të Shkrelit të ketë rrjedhur dhe fisi "Kthella", "Dedajt" e Pukës, "Ukëthi", "Lëvrushku" e "Shëngjini" i Fanit. Nga ana tjeter kemi edhe dëshmi gojore qe mbeshtesin variantin e At Valentinit. Kështu thuhet se kur Shkreli erdhi në vendbanimin e ri, gjeti aty një popullatë autoktone të quajtura "Anas". "Anasit" qenë të përbërë:
    1. Xhaj në Xhaj
    2. Vukaj ose Vukelaj në Preknicaj
    3. Kolajt në Zagorë
    4. Baushi ose Kapllajt në Dedaj
    5. Luizi në Grykën e Lugjeve
    6. Tuçajt të cilët jetojnë në Leskovec.
    Po simbas gojëdhënës,[GOJDHANAT KAN VENDIN E VET - POR KUR FLITET SERIOZISHT DUHET ME U KTHYE KAH SHKENCA -- KETO GOJDHANA JAN TEJET JOSHKENCORE -- RRENA]
    i pari i shkrelasve të ardhur në këto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave të të cilëve kanë ardhur dhe kater fshatrat të mëdha të Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora. Vrithit, duke qenë djali i parë i Lekës, i takoi t'i printe këtyre vllaznive, duke mbajtur e trashëguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Deda, djali i dytë i Lekes, pati tre djem: Çek Deden, Pap Deden dhe Vulet Deden, të cilët u hapën shumë. Buzheta, djali i tretë, gjithashtu ka pasur tre djem: Preknicin, Ducin e Prekducin. Ndersa i katerti, Zogu, pati vetem dy djem: Andrean dhe Jusufin (i cili, siç merret vesh dhe nga emri u islamizua). Prej emrave të nipërve të Lekes kanë marrë emërtimet dhe mjaft mehallë të Shkrelit.

    ....
    Wikipedia edhe pse mund të jetë një burim serioz për marrjen e informatave të ndryshme po ashtu wikipedia është edhe vendi më i-lojal për këtë sepse për shkak se çdo kush ka mundësi që të jap kontributin e tij po ashtu edhe çdo kush ka mundësi të ofroj vandalizmin e tij, gjë e cila duket nga fjalia e nënvizuar me të kuqe.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  7. #737
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    i pari i shkrelasve të ardhur në këto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave të të cilëve kanë ardhur dhe kater fshatrat të mëdha të Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora. Vrithit, duke qenë djali i parë i Lekës, i takoi t'i printe këtyre vllaznive, duke mbajtur e trashëguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.
    Sipas Kanunit e sipas gjithe shqiptareve SHQIPTAR
    "bajraqet" kane qene dhe mbeten institucion i shkijeve turq. Apo me saktet i tyradhetareve dhe kolaboracionisteve te armikut me te poshter ne historine e kombit shqiptar.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #738
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kelmendi

    Nga ky fis , ne vitin 1497 numeroheshin 152 shtepi, dhe ka disa versione mbi formimin e ketij fisi. I pari i fisit, mendohet te kete qene nje bari i quajtur Klement, i cili me vone se bashku me gruan e tij Bubei dhe 20 koke dhen, u ul ne kete zone. Nje version tjeter flet per nje abat katolik, italian i quajtur Abate Clemente.
    Paraardhesi i ketij fisi, mendohet te kete patur 7 ose 4 djem. Kater ishin : Selca, Vukli, Nikli dhe Boga, familjet me femije shume,te te cileveformuan fshatrat repsketivisht me emrat e permendur me lart, madje u formua dhe bajraqe, me emrat respektive te fshatrave dhe fisit Kelmendi. Keto kater bajraqe ekzistonin akoma dhe ne shek.XX: Selca me 400 shtepi, Boga me 70, Vukli rreth 100 shtepi dhe Nikli me rreth 150 shtepi.
    Në dy relacione të Pjetër Bogdanit, për gjëndjen e Tivarit dhe Shkodrës, me rrethe dhe të zonave malore, veçanërisht për Kelmendin, rreth zanafillës së këtij fisi në peshkopatën e Medunit shkruhet: ''Kelmendi, kreu i parë qe prej një babe serbjan, nga lumi i Moraçës që buron prej Malit të Zi, dhe prej një nëne të quajtur Bubeska, buja e Vrijabenjës nga Kuçi. Kelmendi i sipërthënë u strehua në vendin e quajtur Bersian mbi Grudë, ku pati 9 bij dhe me të cilët luftoi kundër skjavonëve që më parë posedonin vendin e këtyre maleve, i dëboi nga banesat e tyre dhe pushtoi vendet e malit me kullota, duka ia dhënë emrit e vet atij vendi: Kelmend. Si u shkëputën tre vëllezër, shkuan për të banuar, i pari në Selcë, Spajën e ndan ndërmjet tyre dy vëllezërit e tjerë. Në këto vende, secili i quajti katundet me emrin e vet, dhe këta emra janë: Gjonoviqi, Masonoviqi dhe Lesineviqi. Fisi i tyre ecën kështu: Kelmendi, nga ky lindi Mashin Lejçini, nga ky lindi Vula Mashini, nga ky lindi Vekrua Vuli, nga ky lindi Zan Vuleta, nga ky lindi Dunda Zani, nga ky lindi Vuka Dida, nga ky lindën Martin Dadeci dhe Vukaro Deda që rrojtën më 1634 dhe thyen Voço pashën e Bosnjes që erdhi me 12 mijë veta për t'i nënshtruar. Këtaj janë popujt më trima të Shqipërisë. Kanë qënë shumë barbarë, por me veprën e etërve të reformuar të shën Françeskut, janë shndërruar e bërë të krishterët më të mirë të atyre maleve, ashtu siç janë më trimat, nga të cilët varen malësorët e tjerë siç varen qiejt nga i lëvizshmi''.

    Megjithatë ky relacion ka mangësitë e veta: një largim të orthodoksve që ishin strehuar në Kelmend në mesin e shek XVII ka ndodhur, por ky episod nuk e arsyeton versionin në fjalë. Bogdani kërkon pikërisht që të veçojë nga të gjitha fiset e tjera forcën e kelmendasve, prandaj i shndërron edhe në dëbues popullsish, ndërsa në të vërtetë kanë qënë ata ''të dëbuarit'' që u zhvendosën nga trojet e tyre nën presionin e fiseve të tjera, që zunë vend në tri Lugjet e Kelmendit. Gjithsesi, simbolika e përshkrimit është mëse e qartë: kelmendasit ishin ata që mbanin dhe drejtonin në qëndresë dhe në luftë shoqërinë malësore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-08-2011 më 19:33
    relata refero

  9. #739
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    uriel mirembrema
    ne radh te pare dua te falnderoj qe sjell keto historira ne forum edhe na jep mundesin ti lexhojm pasi ne qe jetojm jasht shumica se ka iden
    vertet ne Historin e Shqiperis je Shum i ditur
    do doja te postoje dicka persa i perket fiseve qe kan qen ne jug te shqiperis
    rrespekte
    Partizoni

  10. #740
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Në dy relacione të Pjetër Bogdanit, për gjëndjen e Tivarit dhe Shkodrës, me rrethe dhe të zonave malore, veçanërisht për Kelmendin, rreth zanafillës së këtij fisi në peshkopatën e Medunit shkruhet: ''Kelmendi, kreu i parë qe prej një babe serbjan, nga lumi i Moraçës që buron prej Malit të Zi, dhe prej një nëne të quajtur Bubeska, buja e Vrijabenjës nga Kuçi. Kelmendi i sipërthënë u strehua në vendin e quajtur Bersian mbi Grudë, ku pati 9 bij dhe me të cilët luftoi kundër skjavonëve që më parë posedonin vendin e këtyre maleve, i dëboi nga banesat e tyre dhe pushtoi vendet e malit me kullota, duka ia dhënë emrit e vet atij vendi: Kelmend. Si u shkëputën tre vëllezër, shkuan për të banuar, i pari në Selcë, Spajën e ndan ndërmjet tyre dy vëllezërit e tjerë. Në këto vende, secili i quajti katundet me emrin e vet, dhe këta emra janë: Gjonoviqi, Masonoviqi dhe Lesineviqi. Fisi i tyre ecën kështu: Kelmendi, nga ky lindi Mashin Lejçini, nga ky lindi Vula Mashini, nga ky lindi Vekrua Vuli, nga ky lindi Zan Vuleta, nga ky lindi Dunda Zani, nga ky lindi Vuka Dida, nga ky lindën Martin Dadeci dhe Vukaro Deda që rrojtën më 1634 dhe thyen Voço pashën e Bosnjes që erdhi me 12 mijë veta për t'i nënshtruar. Këtaj janë popujt më trima të Shqipërisë. Kanë qënë shumë barbarë, por me veprën e etërve të reformuar të shën Françeskut, janë shndërruar e bërë të krishterët më të mirë të atyre maleve, ashtu siç janë më trimat, nga të cilët varen malësorët e tjerë siç varen qiejt nga i lëvizshmi''.

    Megjithatë ky relacion ka mangësitë e veta: një largim të orthodoksve që ishin strehuar në Kelmend në mesin e shek XVII ka ndodhur, por ky episod nuk e arsyeton versionin në fjalë. Bogdani kërkon pikërisht që të veçojë nga të gjitha fiset e tjera forcën e kelmendasve, prandaj i shndërron edhe në dëbues popullsish, ndërsa në të vërtetë kanë qënë ata ''të dëbuarit'' që u zhvendosën nga trojet e tyre nën presionin e fiseve të tjera, që zunë vend në tri Lugjet e Kelmendit. Gjithsesi, simbolika e përshkrimit është mëse e qartë: kelmendasit ishin ata që mbanin dhe drejtonin në qëndresë dhe në luftë shoqërinë malësore.
    Kelmendet qenkan fis me origjine Serviane qe lufton kunder Skjavoneve? Por popull i Shqiperise?

    Ne c'gjuhe e kishte bere relacionin Pjeter Bogdani ne se mund te pyes? Dhe nga cila gjuhe ke perkthyer ti ne Shqip?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 31-08-2011 më 00:31

Faqja 74 prej 90 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •