Rrethe emertimit "mazrek" te Kastriotve(1)
Ja teza shkencore rrethe prejardhjes se Kastriotve
Nga Dr.Shefqet Hoxha
linku me gjersisht
http://www.gazetatema.net/lajme/dossier.htm
Rrethe emertimit "mazrek" te Kastriotve(1)
Ja teza shkencore rrethe prejardhjes se Kastriotve
Nga Dr.Shefqet Hoxha
linku me gjersisht
http://www.gazetatema.net/lajme/dossier.htm
Atdhetare si Agollet
Gjurme qe vijne nga thellesite e shekujve. Nje jete ne lufte kunder turqve e serbeve, nje histori respekti dhe mirenjohjeje nga e gjithe Dibra. Si u perca kjo zone nga komunistet. Nje rrefim nga nje pinjoll qe vetem para pak muajsh u nda nga ne
Albert Kotini
Ne tetor te vitit 2010 nderroi jete pas nje semundjeje te rende Avni Maliqi (Agolli). Prej disa javesh une e vizitoja dhe bisedonim shpesh me kete pinjoll te fisit te shquar dibran te Agolleve, i cili ishte nje arkiv i gjalle i historise dhe vuajtjeve jo vetem te familjes se vet, por krejt zones heroike te origjines. Dhe nese kishte nje merak qe Avni Maliqi nuk ngurroi ta shprehe mese nje here gjate bisedave tona, ai nuk ishte (sic mund ta marre me mend dikush) shqetesimi per te dale sa me mire ne pah historia e ketij oxhaku te lashte, por shqetesimi qe Dibra dhe njerezit e saj te mos percahen edhe sot ne kohet moderne, ashtu si atehere nga sllavo-komunizmi qe futi vellavrasjen ne shtepi e ne familje. Afermendsh, ajo e Agolleve eshte nje histori qe nuk mund te renditet kollaj brenda nje shkrimi, por le ta fillojme nga zanafilla. E cila shenon nje ngulim te vjeter, gati kater shekullor ne Diber ku secili brez ka mbajtur me nder pergjegjesine e vet te luftes kunder otomaneve, serbeve dhe kujtdo fuqie qe ka tentuar te roberoje Dibren.
I pari i Agolleve, Sheh Murat Beu dhe pastaj i biri i tij Aliu, vendosen ne Kercisht, nje vend rreze mali, i mbrojtur me dalje ne pyll ku nuk te kapte dot pushtuesi. Ishin ne gjendje te mire ekonomike dhe shpejt vune pasuri qe shtrihej ne kater fshatra, Kercisht i Poshtem, i Eperm, Herbel dhe Dovolan. Kjo kamje dhe ajo pak kulture turke qe kishte Sheh Murati, bene qe epiteti Aga te vinte natyrshem nga banoret e zones, prej nga mbeti mbiemri i fisit Agolli. Pothuajse te gjithe trashegimtaret e Ali Ages ne vite, jane vrare ne lufte kunder turkut. Keshtu, Rushit Agolli (aga) vritet ne Diber te Madhe ne vitet 1840 kunder turqve, po keshtu edhe i biri i tij Jashar Agolli po ne lufte kunder tyre, duke lene si trashegimtar te pare Maliq Agollin (1870-1922) me te cilin ze fill historia e re e Agolleve te Dibres.
Maliq Agolli permendet shume here ne historine e Dibres. Por nje rol te vecante do te kishte ai ne Kongresin e Dibres me 1909, ku diskutohej per alfabetin shqip qe vendosi Kongresi i Manastirit, duke qene delegat i zones per dhjete fshatra. Megjithe perpjekjet e xhonturqve qe ky kongres te dilte me vendimin se shqipja duhej shkruar me germa arabe, synimi nuk u arrit, sepse delegatet votuan ne shumice pro germave latine. Nga ana tjeter, ndikimi i Maliq Agollit ne zone, do te rritej edhe per nje fakt te natyres sociale. Gruaja e tij e pare nga fisi i Strazimireve, Xhibja, i kishte lindur kater vajza dhe vete ajo, per te mos u “mbyllur deren” Agolleve, i solli ne shtepi te shoqit gruan e dyte, nga fisi i Kalosheve. Me te bijen e Asllan Kaloshit, Hajrijen, Maliq Agolli pati dy vajza, Nazen dhe Nazmien, dhe dy djem, Aliun dhe Ferikun. Keta pasardhes u lidhen ne krushqi me dyert me te njohura te Dibres: Lleshi, Ndreu, Kaloshi, etj.
Pergjate ketyre viteve te flakta per ceshtjen shqiptare, ku zona e Dibres ishte e nje ndjeshmerie te vecante, Maliq dhe Ali Agolli qene ne rradhet e para te atyre qe i dhane tonin kesaj lufte. Pervec aktivizimit perkrah elbasanlliut Ahmet Dakli per perhapjen e shkollave shqipe, nje rendesi te dores se pare mori perplasja e pergjakshme me serbet, te cilet ua dogjen tre here shtepine Agolleve. Fillimisht, teksa Komisioni Nderkombetar po percaktonte kufirin shqiptar me 1913-en, zyrtare serbe u ofruan Agolleve para te majme per t’ua blere bagetite, ne menyre qe trojet e kullotat te vertetoheshin si “serbe” sepse aty ata kullosnin bagetite, e kesisoj kufiri shqiptar te percaktohej me lumin Drin, duke lene jashte nje pjese te Dibres. Ka mbetur ne histori pergjigja e Maliq Agollit, dhene nacallnikut serb: “Keto para qe ti m’i jep ne emer te krajlit, une nuk i kam bere asnje yzmet atij qe te me shperbleje!” Por jo vetem kaq; ai mblodhi forcat territoriale dhe e kundershtoi me arme projektin e kufirit neper Drin, duke bere qe Komisioni Nderkombetar ta vendoste kufirin aty ku eshte sot, ne Bllace. Vete perfaqesuesit e Komisionit kane ndenjur dy jave te shtepia e Maliqeve, te cilet me 500 burra nen arme e mbrojten kufirin ne vijen Bllace-Korab. Keshtu kjo pjese e Dibres se Vogel shpetoi pa u futur nen Serbine.
Vec kesaj, Maliq Agolli ka qene ne krye te 150 vullnetareve, ne dispozicion te qeverise se perkohshme te Vlores kunder esadisteve; u rreshtua bashke me patriotet Elez Isufi, Jusuf Xhelili, Dine Maqellara, Ramadan Cami e Mersin Dema ne mars te vitit 1917; mbeshteti fuqishem qeverine e Durresit dhe kongresin e Lushnjes, ndersa ne shtator 1921, se bashku me krere te tjere dibrane luftoi ne emer te qeverise kombetare kunder serbeve ne zonen e Lumes dhe Lures. E megjithese perplasja me serbet ka qene e vazhdueshme, eshte kuptimplote fakti qe njihet mire ne Diber, se familjet ortodokse-maqedone te zones jane marre ne mbrojtje nga Agollet, ashtu sikurse njihet historia e Tones, nje maqedonase e Kercishtit, qe fshehu femijet e Maliqit duke i shpetuar nga serbet. Per kete lidhje ne Arkivin e Shtetit eshte edhe kjo leter e vitit 1943 e kryepeshkopit te Kishes Autoqefale Shqiptare, Kristofori, per Ali Maliqin, te cilit i drejtohet me besim te plote qe te marre ne mbrojtje gjithe ortodokset e Dibres....
Nje vit me vone, ne tetor 1922, i terhequr i qete ne jeten e tij, Maliq Agolli ndahet nga jeta duke marre me vete respektin dhe nderimin e te gjitheve.
Ali Maliqi (Agolli), veprimtar qe ne rinine e hershme bashke me te atin per shkollat shqipe, do te linte edhe ai gjurmet e veta ne historine e Dibres dhe ne krejt epopene e qendreses shqiptare. Pervec kultures arabe qe perfitoi (nga efendi Faik Hoxha i studiuar ne Stamboll), meson edhe italishten dhe lexon me endje cdo liber. Kete pasion per kulturen ai e deshmoi edhe me vepra: Ne vitin 1916, u perkujdes per ndertimin e shkolles me 250 nxenes dhe 6 mesues normaliste qe ai ngriti ne Kercisht. Me 7 prill 1939, Ali Maliqi ishte ne krye te 1000 burrave dibrane ne Qafe Shtame, ndersa shtatori 1939 do te shenonte privacione per jeten e tij. Arrestohet per rebelim ndaj okupatorit fashist dhe mbas 9 muajsh hetuesi internohet me te vellane Ferikun, ne ishujt Ventotene nga ku lirohet vetem ne dhjetor 1942. Nga ky vit deri ne kapitullimin e Italise, mbeti i survejuar neper grykat e maleve te Dibres, por ai ne bashkeveprim me Fiqiri Dinen, pati kurajon qe t’i kundervihej pushtimit italian. Trupat italiane e rrethojne ne mars 1943 bashke me forcat kryengritese dibrane ne Homesh, ndersa nje muaj me vone detyrohet qe nen represionin fashist ta zhvendose familjen ne thellesite e Lures.
Mirepo antifashizmi nuk e beri detyrimisht Ali Maliqin te afert me komunizmin. Bemat e Stalinit kunder popullit te vet dhe gjendjen e vertete te Bashkimit Sovjetik, Aliu i dinte shume mire. Aq me teper qe menjehere pas kapitullimit italian, mbi dy mije forca partizane maqedonase dynden ne Diber te Madhe, te cilat marrin ultimatumin qe te largohen menjehere. Maliqi ne koordinim me forcat e Miftar Kaloshit, Uke Camit e Xheme Gostivarit, ben qe forcat maqedonase te terhiqen pas tre dite luftimesh. Nje jete e kaluar nen rrezikun direkt sllav, natyrshem e bente Ali Maliqin shume te ftohte ndaj komunizmit. Si antikomunist dhe si rrezik qe duhej eliminuar, emri i Ali Maliqit permendej edhe ne librat e diktatorit Hoxha. Por me heret se kjo periudhe, ai permendej ne dosjet e sherbimit sekret fashist si antifashist dhe si njeri me reputacion te larte ne Diber, i cili ishte person i urryer nga jugosllavet. Eshte e kuptueshme pra, pse kjo figure do te shihej si “reaksionare” nga drejtuesit partizane projugosllave te Dibres, si Haxhi Lleshi, i cili ne dosjet italiane figuronte si bashkepunetor dhe nen pagese nga sherbimet jugosllave.
Nga fundi i vitit 1944 ai kishte mundesine per t’u larguar jashte shtetit. Por ky opsion i largimit nga atdheu nuk ishte per Ali Maliqin. Ne janar 1945 u shpall nje amnisti e pergjithshme dhe mjaft dashamires i sugjeruan qe ai te dorezohej. Por ketu filluan privacionet e verteta per Ali Maliqin, qe e internojne menjehere ne Korce, dhe pas nje muaji e sjellin ne Tirane. Me 12 maj 1945 e nxjerrin ne gjyq. Ne mbrojtje te tij protestuan fshatrat e Struges, Dibres dhe Gostivarit qe e konsideronin shpetimtarin e tyre. Por diktatura e sapoinstaluar e denoi bashke me 12 shoke te tjere, me vdekje. Nen presionin e respektit popullor nga e gjithe Dibra, gjithsesi atij i falin jeten.
Por kjo jete “e falur” ishte nje torture e vazhdueshme, duke filluar nga burgu-ferr i Burrelit. Per Ali Maliqin, Sigurimi i Shtetit sajoi turlilloj kurthesh, gjasme per “arratisjen” e tij nga burgu etj. Nga ana tjeter, familja u terrorizua neper kampe, burgje e internime per 47 vjet rresht.
Kur po i mbaronte afati i burgut (edhe per 20 dite), Ali Maliqit i organizuan nje prapaskene per ta vrare ne repartin 309 te fabrikes se cimentos Elbasan. Me 12 maj 1967, qellohet pas shpine me leve dhe bie nga nje lartesi e madhe. Ngjarja maskohet si aksident, por bashkevuajtesit e dinin te verteten. Sipas bashkevuajtesit te tij ne burg, Tanush Kaso, Sigurimi perpunoi nje gjasme mik dibran te Aliut, per te organizuar me cdo kusht vrasjen “ne pune e siper”. Dhe porosia makabre u krye.
Me ane te rrefimeve te gjalla te birit te Ali Maliqit, ne mund te krijojme sot nje ide te qarte mbi perplasjet e forta dhe dilemat ndermjet nacionalizmit dhe komunizmit jo vetem mes grupimeve te ndryshme ne vitet e luftes, por edhe ne vete shpirtrat e njerezve. Dikur, nen historiografine lineare bardhezi te diktatures komuniste, mund te dukej e pabesueshme sesi nje armik i fashisteve dhe nje i internuar afatgjate ne ishujt famekeqinj Ventotene, te ishte njeheresh dhe kundershtar i komunisteve. Por sic dihet sot, ne vitet e para te luftes debatet mes nje patrioti atdhetar qe ishte gati te rrembente armet per vendin e tij dhe nje militanti komunist, ishin biseda apo replika mes njerezish qe respektonin njeri-tjetrin, pse jo mes miqsh e shokesh. Precipitimi dhe degradimi do te vinin pak me vone.
“Une isha vec nje 11 vjecar”, thote nder te tjera ne rrefimet e tij Avni Maliqi, “kur me 5 prill 1941 me japin nje leter nga Haxhi Lleshi, ne mungese te babait qe ishte i internuar ne Itali, dhe me derguan nga Kercishti ne Poceste. Ishte koha kur zhvilloheshin luftime serbo-italiane dhe ne Diber ishte divizioni “Firence”. Porosia e Haxhi Lleshit ishte t’u thoja disa prej te pareve te Dibres qe te organizoheshin dhe te godisnin trupat italiane nga prapa. Mirepo ne Maqellare-Kercisht e Golloborde ishte nje divizion i tere italian dhe goditja me keto forca te pakta partizane e nacionaliste ishte vecse nje aventure qe u interesonte serbeve. Aq me shume qe italianet u ndihmuan edhe nga gjermanet dhe per ne do te ishte vetevrasje. Pas humbjes se serbeve, me vjen mareshali italian Xhino Picini, dhe meqenese ishte ne dijeni te letres ne fjale te cilen une e mohova, ai me qelloi fort me pellembe, edhe pse gjyshja vuri trupin e saj para meje. Kur i shpjegova Haxhi Lleshit kete ngjarje, me premtoi se do ta vriste mareshalin italian, akt qe nuk e beri. Kete e bene nacionalistet”.
Avni Maliqit nuk i hiqeshin nga mendja kurre debatet e te atit me Haxhi Lleshin, Dali Ndreun etj, pasi Ali Maliqin e kthyen nga internimi ne fund te vitit 1942. “Jo pak, por mbi dhjete komuniste te njohur erdhen ne shtepine tone per te organizuar celulat komuniste ne Diber. Ata u ndane: Pajo Islami e Sotir Vullkani ne Sllove tek Dali Ndreu; Zoi Themeli, Qazim Prishtina, Haxhi Lleshi tek Agollet ne Kercisht, ndersa Ramadan Citaku pas dy ditesh u largua ne Martanesh e Tirane. Per here te pare degjoja, si femije, nje debat te zhvilluar ne shtepine tone se c’eshte komunizmi, barazia per te gjithe etj. Pra nje filozofi qe sillte terheqje edhe per mua”. Por Ali Maliqi, nje pjese te internimit e kishte kryer me Ali Kelcyren dhe Isuf Luzin, dhe ai e dinte mire cfare sillte pas vetes komunizmi. Ndersa ai ishte ende larg, ne shtepine e tij me 22 korrik 1942 u krijua ceta e pare e Dibres, me komandant Haxhi Lleshin, komisar Qazim Prishtinen dhe zv.komisar Zoi Themelin. Ketij krijimi i dha dore edhe braktisja masive e oficereve shqiptare ndaj frontit italo-grek. Kesisoj ne Diber u krijuan shume grupe te armatosura, ku tre kryesoret ishin grupi i Miftar Kaloshit, ai i Slloves me Esat Ndreun dhe i Kercishtit me Haxhi Lleshin, se bashku me nje force mbi 2000 veta. Ndersa kjo force pergatitej ne fund te 1942-it te godiste krejt divizionin italian, ne fakt nje aventure, kreret e tyre kontaktohen nga prefekti i Peshkopise, Veip Runa, me mesazhin “Pse te vritemi? Ju jap une arme sa te doni”. Nje nga kushtet e dibraneve ishte dhe lirimi i Ali Maliqit nga internimi, cka u krye.
Ai kishte lidhje, krushqi e miqesi te forta me Lleshet, fisin Ndreu, Strazimiret etj, por ne mes kishte filluar te hynte ideologjia. Kjo pjese debati mes Ali Maliqit dhe Zoi Themelit, eshte domethenese: “Ju proletareve komunizmi do t’ju ngreje deri lart, dhe pasi t’ju kete futur ne krime ndaj shqiptareve, atehere do te vije dita qe nuk do t’u hyni me ne pune te pareve tuaj dhe do t’i hani kokat njeri-tjetrit. Kjo po ndodh prej 24 vitesh ne Bashkimin Sovjetik”.
E megjithate, komunistet kishin nevoje per ndikimin e Ali Maliqit e te pareve te tjere per te ngritur ne kembe popullin e Dibres. Nje seri luftimesh te perbashketa me nacionalistet u zhvilluan kunder italianeve e me pas gjermaneve, te cilat me vone u retushuan sikur ishin luftime thjesht partizane. Nje histori me vete eshte shpetimi dhe strehimi per tre muaj ne shtepine e Agolleve, e parashutistit amerikan Xhejms Hudson. Edhe kur Brigada e 5-te dogji shtepine, ne korrik 1944 familjaret e moren djaloshin e huaj me vete ne Tirane, derisa e dorezuan tek Abaz Kupi qe e dergoi ne Bari. Nderkaq, mesazhi i fundit i Ali Maliqi perballe ftesave te komunisteve, ishte ky: “Ne qofte se ju bashkoheni me serbet, do te gjej rrugen time”.
Avni Maliqi nuk ka dashur te flase shume per vuajtjet e familjes se tij pas vitit 1945. Por flet mjaft qarte dosja e arkivit te Ministrise se Brendshme, ku figuron edhe
deklarata e firmosur nga perfaqesuesit e 33 fshatrave dibrane, qe kerkojne t’i falen jeta Ali Maliqit. Denimi me vdekje anullohet. Por kuptohet, kete pune e kreu me vone Sigurimi.
Ne vendimin e gjykates se larte nr.198, date 4.10.1956, kolegji ushtarak i kesaj gjykate drejtuar nga major Hilmi Telegrafi, me anetar nen/kolonel Andon Sheti e nen/kolonel Tomorr Spahiu, me prokuror nen/kolonelin Faik Minarolli dhe ne prani te avokatit mbrojtes Vasil Laveni, te pandehurit Avni, Agim e Fatrie Agolli (femijet e Aliut dhe Hilmies), si edhe Nizajet Agolli (e bija e Ferikut dhe e Zeqijes) akuzohen qe te katert se jane arratisur jashte shtetit, por u kthyen ne piken kufitare te Bllaces nga jugosllavet. Duket se serbet ua kthyen reston shekullore Agolleve. Gjykata vendosi te denoje Avniun me 15 vite burg, Agimin me 10 vjet burgim dhe femrat me 5 vjet internim ne Lushnje. Nje kalvar qe do te vazhdonte per dekada te tera.
Fisi (mbiemri) Deva(Xhafer Deva,Veli Deva etj)
Po Zhvillim te Mundshem te fonetikes nga Dau-ne dev,qe flasin format e fjalve aves,Daeva per div dhe mbishkrimi antik Ilire daiev emrin e Eogdejve per dukurine e mundshem te kesaj fjale indevr.
Ne persishtjen e vjeter deivas rrezatime edhe me bindese i dukuris ne gjuhen shqipe dev,div esht rrenje e emertimit ilir Deivarus,qe prof. M.Domi e zberthen ne Deiv+arus(M.Domi shenime mbi disa perkime analogji prapashtesash te ilirishtes dhe shqipes"Buletini Shkencor"Dhe esht e mundshme qe sot ne onomastiken shqiptare te gjenden te ngurosura format e fjales div sid av,dev e div.
Lidhur me shtangimin e formes se fjales dev ne onomastiken kosovare,pos ne emrin Deviq,kete emer ekemi edhe sot ne emrate e fshatrave kosovar Devetaku i Ferizajt
(rrenje dev ka marre dy prapashtesa -et dhe -ak,dhe ne ket fshate pos rrenojes se moqme gjyteti gjenden edhe mikrotoponimet e krijuara ngjashme si me fjalen div me emrat zana ne Kroni i Zanave,kisha ne Kisha e Rimit etj)Ne vititin 1348 ne anen e prizrenit shfaqet kjo fjale ne mikrotop.Rrenje dev-e ediv-jane shenuar neper dokumente te hershme ne funksion antroponimi i antroponimit me 1455 ne fshatin Tushill te Drenices afer kishes se Deviqit nje banor e kishte emrin Diviqet kurse po ather nje tjeter banor i Karaqeves se Gjilanit quhej Divqe e nje e veje ather rronte ne Gjurakofc me emri Diva,Gjithashtu ne fshatin Turiqefc afer kishes se Deviqit me 1330 nje banor i ketij fshati quhej Div,nje patronim ne Lloqan te Deqanit esht shenuar si Devanik nje tjeter patronim ne Prapaqan te asaj ane si Dev`ciq si rezulltat i perdorimit te antroonimit te mundshem diku DEV per Div mbase jane edhe mikrotoponimet Mullini i Dejviqit(ne Zllakuqan te Klines,mulli i moqem qe nuke ekziston me),Lugu i Deves(Grashtic -Prishtine)Devollet(Hereq Gjakov) si dhe patronimet Devqa (Sazli -Ferizaj)Devolli (Peje )Burgideva (Mitrovice)etj.
Mendimi etnologut Shpiro Kulishiqit qe mendoje se i qel shteg mendimit tone per fjalen dev ne emertimin Deviq"Ne baze te Analizes gjuhsore(gj.Irane div,ind.Deva,lat divus,deus)Niederle konkludon se ky termin qysh ne leksikonin paraindoevropiane eka pasur kuptimin e figurave hyjnore(demonve)
Shmit kuptimin e krijese hyjnore me fjalen divo e krahason me rrenjet e pergjithshme div(idriquar,i shkelqyer),prej buron fjalaDjeu-Zeus...Etj. R.Doqi
Lidhur me etnonomin – thrrak, linguisti Thunmann-i, në veprën e tij ‘Untersuchungen’ – 253 (gjurmime), shpjegoi praninë e elementit thrrak edhe në Ballkanin perëndimor, duke i spjeguar disa emra toponome: Thermidava (afër Shkodrës), Qiumedava (në Dardhani), i cili shenon se, fundesa emërtuese – dava, apo deva, është me origjinë thrrakase, që ka kuptimin – qytet, duke shtuar se disa emra qytetesh me këtë element formues kishte në: Daki, Mezii e Thrraki, por, sado që janë munduar të ndryshojnë format e emërtimeve me sufiksalet thrrake, nuk e luajnë rrënjen illirishte, e cila mbetet originale në pjesën më të madhe të toponomeve ballkanike.
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-04-2011 më 10:46
....................................
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-07-2011 më 02:38
Oxhaket e Dibres
histori
Nga: MOISI MURRA
Né shek. XVI, veg kategorive té tjera té shtresés feudale osmane u shfaqen dhe ajanet (udhéheqés, parési vendase), qé shérbyen si ndérmjetés midis pushteti qendror turk dhe popullsisé shqiptare. Ajanet u pasuruan dhe u fuqizuan duke marré me qira taksa shtetérore si dhe tatime bujqésore. Nga ana tjetér béné krushqi me feudalé té vegjél, qé grumbulloheshin rreth tyre si dhe mes njeri-tjetrit duke krijuan oli-garkiné aristokrate, qé né shek. XVIII nga njé grup manjatesh provin-cialé, béhen klasé shumé e fuqishme né gjithé Perandoriné Osmane. Por, né vitin 1839, kur Sulltan Abdyl Mexhiti shpalli reformat (tanzima-tin) "institucioni" i arjaneve u suprimua. Pas késaj termi "ajan" mori kuptimin e senatorit, duke i "dhuruar qytetariné" oxhakut.
Né fillim u eméruan né krye té oxhaqeve pashallaré dhe bejleré té huaj. Mé voné, Porta e Larté, duke paré se té huajt binin né konflikte té vazhdueshme me banorét vendas, i térhoqi dhe né vend té tyre "dekre-toi" né krye té oxhaqeve feudal sh-qiptaré. Kéta, duke véné né poste vartése njerézit e tyre, dashje pa dashje, krijuan themelet e pushtetit né sanxhakét shqiptaré. Ngritja e oxhakut si njé hallké ndérmjet push-tetit qendror osman dhe krahinave, né njé faré ményre kénaqi té dy palét: Porta e Larté nuk merrej direkt me krahinat, por népérmjet oxhakut. Nga ana tjetér, dhe shqiptarét nuk do té kishin mbi koké turq, por feudalé vendas. Veganérisht Malésia me ng-ritjen e oxhaqeve dhe vendosjen né krye té tyre feudalé shqiptaré, nuk paguanin asnjé lloje takse, kishte hequr karakollét turke dhe jeta sho-qérore rregullohej sipas zakoneve té vendit. Oxhaklléku ishte toké (proné) qé u jepej pér shfrytézim koman-dantéve té fortifikatave, feudaléve vendas, té cilét duke pérqafuar fené islame hynin né rrethin e titullaréve té larté té administratés ushtarake té Perandorisé Osmane. Oxhaklléku, si proné, u jepej dhe disa bejleréve dhe agallaréve pér shérbime dhe nénsht-rime ndaj Portés. Kété kategori té sistemit té timareve, administraté osmane e quante oxhakllék. Oxhaku kishte daulle dhe flamur, nuk mund té pérmbysej dhe as té emérohej, Oxhaku trashégohej. Nuk u jepej té huajve. Né rast té shuarjes oxhaku i jepej njé té huaj pér ta udhéhequr dhe administruar, por pa e njohur oxhak. Né rast luftérash pérfaqésuesit e oxhakut merrnin pjesé ashtu si dhe sanxhakbejt. Nga ana administrative dhe organizimi shoqéror, Dibra nda-hej né "Topallti" dhe "Malési". Megjithése né Dibér ishte ngritur administrata osmane, né shkallé sanxhaku, pushtetin e ushtronin ox-haqet. Né Dibér Turqia Osmane njo-hu katér oxhaqe: Hoxhollin, Hy-senagollin, Karahasanin dhe Xhil-agén.
OXHAKU I HOXHOLLIT
Nga katér oxhaqet e Dibrés, mé i vjetér dhe mé me influencé njihet Hoxholli, origjina e té cilit éshté e diskutueshme. Njé grup studiuesish pranojné origjinén e Hoxhollit nga OXHAQET E DIBRÉS
fisi Dog i Lurés. Njé grup tjetér thoné se origjina e Hoxhollit duhet kérkuar tek fisi Hoxhalli i fshatit Patin té rre-thit té Matit. Haki Sharofi thoté se Hoxholli, sipas té gjitha gjasave ka origjiné turke. Me parashtresén e Sharofit pajtohet dhe autori i kétyre rreshtave. Hoxholli sundoi né Dibér ploté 253 vjet (1610-1863). Oxhak u njoh né vitin 1760. Pushteti tij shtrihej né té gjithé trevén e Dibrés. Me njohjen e tre oxhaqeve té tjeré pushteti iu rrudh dhe saktésisht i mbeti né Reka, Golloborda Lindore, Gryka e Madhe, Gryka e Vogél, Bul-qizé dhe Maqellaré deri né Qafé té Qenokut. Mé té pérmendur nga oxhaku i Hoxhollit duket se kané qené Hysen Pashé Hoxholli, bejlerbej né Rumeli, i cili u vra né vitin 1714 né mbrojtje té Ujvarit. Gati né té njéjtén kohé pérmendet dhe Abdurrahman Pashé Hoxholli, i cili ka qené vali né Egjipt né 1711, né Bosnjé né 1714, né Budin né 1719, ku dhe u vra po né kété vit. Pastaj vijné Abas Pashé Hoxholli, qé me 15 qershor 1818 iu dha grada e kapuxhibashit dhe qeverisja e dy Dibrave, né 1822 iu dha té qeveriste Sanxhakun e Ohrit. i biri Abas Pashés, Haki Pa-shé Hoxholli u bé pasha né vitin 1831, né 1833 e gjejmé myteselim té dy Dibrave. Né Luftén kundér Hajredin Pashés, korrik 1844 dhe pse u rreshtua pérkrah tij, u akuzua si nxités i kryengritésve té Dibrés. Pér kété, Sulltan Abdyl Mexhiti, e térhoqi né Stamboll dhe mé 28 tetor 1844 e arrestoi. Pas Haki Pashé Hoxhollit pérmendet Mehmet Sadik Pashé Hoxholli, i cili qeverisi deri né vitin 1863 po me ata atribute si dhe parardhésit e tij. Mori pjesé né Lidhjen Shqiptare té Prizrenit dhe qe anétar i lidhjes pér degén e Dibrés, por i rreshtuar né krahun prosull-tanist. I fundit i oxhakut té Hoxhol-lit pérmendet Ali beu, djali i Meh-met Sadik Pashé Hoxhollit, i cili né shkurt té 1899 kryeson kuvendin e Dibrés dhe né tetor té 1912, né njé tubim qé organizohet né Dibér té Madhe pér géshtjen e gjuhés shqipe kémbéngul pér té mbajtur alfabetin arab. Shtresa qé pérfaqésonte Hoxholli, madje dhe oxhaqet e tjeré té Dibrés, domosdo qé do té binin né konflikte me masat e gjera té popullsisé. Késhtu, bie fjala, né shkurt té 1833 banorét e Qidhnes té udhéhequr nga Vesel Lusha e Sali Noka, u hodhén né kryengritje pér shkak se refuzonin té regjistronin ushtaré nizam. Zévendés myteseli-mi i Dibrés, Dalip bej Hoxholli, né krye té njé trupe té zgjedhur ushtar-ake, rreth 8000-10000, qé ishin tépérqendruar né Dibér té Madhe dhe Manastir, sulmoi dhe i goditi kry-engritésit gidhnak, duke i detyruar té térhiqen né Mat. Oxhaqet shpesh
heré luftonin dhe kundér njeri-tjetrit e jo rrallé dhe kundér Turqisé. Késh-tu, né korrik té vitit 1835 Haki Pa-shé Hoxholli, Abdurrahman Pashé Tirana, Mahmud Pashé Prizreni marshuan né krye té forcave té tyre pér té hequr me dhuné myteselimin e Shkodrés Hafiz Pashén. Po késhtu, né Luftén e Drinit, korrik 1844, Haki Pashé Hoxholli luftoi kundér forcave té Hajredin Pashés. Pashai i Dibrés ishte i detyruar té luftonte kundér Hajredin Pashés, sepse tre muaj mé paré, véllai i tij, Dalip bej Hoxhol-li, kishte mundur né fushé té Tetovés Rexhep Pashé Tetovén, véllain e Hajredin Pashés. Né té vérteté kjo ka qené politika e Portés sé Larté: shqiptarét kundér shqiptaréve. Hajredin Pasha, sig u theksua mé larté, ka qené nga Tetova. Gjaté muajve sh-tator - dhjetor 1844, kur dhe qén-dresa dibrane ra, kreu masakra bizan-tine kundér popullatés duke béré shkrumb e hi 36 fshatrave té Grykés sé Vogél, Grykés sé Madhe dhe Bul-qizés. Sulltan Abdyl Mexhit e thirri né Stamboll dhe né fund té dhjetori té 1844 e eleminoi fizikisht. Edhe Jusuf bej Hysenagolli, né korrik té vitit 1812, u ndesh me trupat e Ali Pashé Tepelenés, qé komandoheshin nga Mego Bano, Kapllan Pashé Top-tani, feudalet e Matit dhe kapidani i Mirdités. Hysenagolli ashtu si shu-mica e feudaleve té veriut nuk e shihte me sy té miré shtrirjen e Vezir-it té Janinés né veri, prandaj dhe pér kété Mustafa Pashé Bushatlliu dhe feudalét e tjeré gegé e ndihmuan Jusuf bej Hysenagolli né arritjen e fitores. Ndérsa Karahasani, Ahmeti dhe i biri, Jusuf, dolén hapur kundér Turqisé, i pari me mendje si pjesé-marrés e anétar i Lidhjes Shqiptare té Prizrenit dhe Jusufi me mendje e pushké.
Oxhaqet e Dibres kane pas krushqi njéri me tjetrin. Abas Pashé Hoxholli i Dibrés kishte dhéné njé vajzé tek Bushatllit, njé tek Mahmud Pa-shé Verlaci né Elbasan, njé (Zerina Hoxhollin) tek alltunet e Kavajés, njé tek Karahasanin i Brezhdanit. Kété gjé kishin béré dhe Karahasani, Hysenagolli e Xhilaga. Por, nuk u kané shpétuar dhe konflikteve, qé ngrinin krye, veganérisht pér ndikimet mbi fshatrat qé merrnin té ardhurat. Konflikte jané shénuar né mes té Hoxhollit e tre oxhaqeve té Dibrés sé Poshtme. Rasti me tipik dhe me gn-jerézor éshté ai i Abas bej Hoxhol-lit. Né vitin 1800, Abas bej Hox-holli, grishi né njé darké né shtépiné e tij, né Oranik (Sheher té Dibrés) krerét e oxhaqeve té Dibrés sé Poshtme: Ahmet bej Karahasanin, Ahmet bej Hysengollin dhe Sulejman bej Xhilagen. Dy té parét sapo arritén né Spas u therén nga njerézit e Abas Bej Hoxhollit. Shpétoi Sulejman bej
Xhilaga, qé ishte nénpunés né Pe-qin, por dhe kété pas njé muaj dér-goi njeréz dhe vrau. Mé vone, forcat e pérbashketa té tre oxhaqeve té Dibrés sé Poshtme, Hysenagollit, Kara-hasanit dhe té Xhilagés, té prira nga vajza e Ahmet Karahasanit, Bedria, sulmuan Hoxhollin, né sarajet e tij dhe u hakmorrén qenéshe. Populli kéndoi:
"Moj Bedrie e lumja bijé Vune kamén né zengji More gjakun e vllait té ri ''
OXHAKU I KARAHASANIT.
Karahasani, si oxhak u njoh aty nga viti 1774. Origjina e tij éshté nga Shoshajt e Dukagjinit. Nuk di-het se né g'vit rané né Zenisht té Matit, ku themeluan dhe njé lagje me emrin Shoshaj. Njéri ndér ta, Kurt Shoshaj, bashké me katér djemté lévizi dhe nga Zenishti dhe u ndalua né Brezhdan té Dibrés sé Poshtme. Ai qé i dha emér fisit qe Hasani i I-ré, i cili pér trimérité qé tregoi né luftén ruso-turke, 1768-1774, mori nofkén Karahasan (Hasani i Zi ) dhe fermanin qé njihej oxhak. Pas Hasan-it té Zi (Hasanit I-ré) emér béri Hasani i II, Ahmeti i I-ré, Bedria, Ahmeti i II dhe Isufi. Edhe Karahasani, si té gjithé oxhaqet e tjeré u fuqizua si nga ana politike e domosdo dhe nga ana ekonomike. Pushteti i tij feudal shtrihej né fshatrat: Brezhdan, Rash-napoje, Ushtelencé, Zdojan, Kuben, Cerjan, Kishavec, Rreth Kale, Tomin, Muhurr, Luzni dhe pas vitit 1844 dhe Selishte, e cila u shképut nga Oxhaku i Zogollit té Matit, pér ar-sye se Haxhi Pashé Sakati (Zogolli) i erdhi né ndihmé Hajredin Pashés. Paralel me pushtetin administrative té Karahasanit, né fshatrat e pérmen-dura mé larté, vepronin Teqja e To-minit dhe ajo e Brezhdanit. Sarajt e Karahasanit rrinin plot e pér plot me njeréz qé shérbenin aty si: hyzmetqar, kafshar, barinj, furrxhinj, kafexhinj, njeréz qé merreshin me punét bujqésore dhe té vjeljes sé tak-save, hoxhallaré, imamler, njeréz qé dinin shkrim e kéndim e njeréz té armatosur. Me fjale té tjera, jeta dhe qéndrimi i Karahasanit ishte jeta dhe qéndrimi i njé familje feudale tip-ike orientale, sig ishin dhe Hoxholli, Hysenagolli dhe Xhilaga. Edhe Karahasani kishte lidhje té forta me seren e rangut té tij brenda dhe jash-té Dibrés. Brenda Dibrés kishte lidhé krushqi me Hysenagollin dhe Hoxhollin. Jashté Dibrés kishte lidhé miqési me Bushatlliun e Shkodrés, bejlerét e Tetovés, bejlerét e Pejés dhe oxhakun e Celajve té Patinit e Ali Pashé Guciné. Nga tre oxhaqet e Dibrés sé Poshtme Karahasani cito-het té keté mbajtur qéndrim shumé
Né rast luftérash pérfaqésuesit e oxhakut merrnin pjesé ashtu si dhe sanxhakbejt. Nga ana administrative dhe organizimi shoqéror, Dibra ndahej né "Topallti" dhe "Malési". Megjithése né Dibér ishte ngritur administrata osmane, né shkallé sanxhaku, pushtetin e ushtronin oxhaqet. Né Dibér Turqia Osmane njohu katér oxhaqe: Hoxhollin, Hysenagollin, Karahasanin dhe Xhilagén.
té egér ndaj fshatrave té semtit té tij. Hapja e burgut né oborrin e tij, vrasjen né pabesé e fisit té Tonuzit (Karahasani dhe Tunuzi ishin njé vélla), sjelljen e ujit té pijshém me bulira nga Luznia, tregon mé sé miri egérsiné shembullore té Karahasan-it. Kéta si dhe taksat e rénda qé u merrte fshataréve e guan Karahasa-nin né konflikte té herépashershme me fshatarét e Luznisé, Muhurrit dhe Katér Grykéve, konflikte né té cilét Karahasani doli i humbur. Kjo tre-gonte se pozita e tij né veganti, por dhe e oxhakéve né pérgjithési, né mesin e shek XIX, nis té bjeré duk-shém. Deri né qershor té vitit 1878 Karahasani nuk pérmendet pér ndon-je puné té miré né interes té géshtjes kombétare shqiptare. Po pikérisht né qershor té 1878, Ahmet bej Kara-hasani, rreshtohet me krahun atd-hetaréve té shquar shqiptaré, Abdyl bej Frasherin, Iljas Pashé Dibrén, Ali Pashe Guciné, Sulejman Vokshin e té tjeré, pér themelimin e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit dhe shtrirjen e autoritetit té saj né té gjitha trojet shqiptare. Akti pér organizimin e ushtrisé kombétare shqiptare dhe vendosjen e tyre né vendet e duhura mban dhe firmén e Ahmet bej Kara-hasanit. Por, pér dreq, fati e godet forté e dhimbshém Ahmet bej Karahasanin. Ata dité qé ishte né Prizren i vdes gruaja, vajza e Ali Pashé Gu-cisé dhe djali i vetém. Kthehet né Brezhdan dhe pas kétyre ngjarjeve té trishtueshme nuk e gjejmé té pérf-shiré né veprimtari kombétare, gjé té cilén do ta vazhdonte e do ta bénte me devotshméri e pérkushtim atd-hetar i véllai i tij, Isuf bej Karahasani. Isuf beu mori pjesé né luftén e Nish-it, 1877; né Lidhjen Shqiptare té Prizrenit, 1878; né kuvendin e Di-brés, shkurt 1899; ne Kongresin e Dibrés, korrik 1909 dhe né kryeng-ritje kundra turke té viteve 19091911. Shkurt: me veprimtariné atd-hetare né tre dhjetévjegarét e fundit té sundimit turk né Ballkan, Isuf Karahasani lau jo vetém fytyrén e oxhakut té tij, por né njé faré mase dhe té tre oxhaqeve té tjeré té Di-brés. Me vdekjen e Isuf bej Kara-hasanit, né fund té dhjetorit 1910, shuhet dhe Oxhaku i Karahasanit, ashtu sig shuhet njé vatér me prush me njé gjym uji.
(Vijon numrin e ardhshém)
Linku.
http://www.google.se/url?sa=t&source...jLy_jpV3gRzWgw
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-07-2011 më 09:12
Kam nen zoterim nje liber mbi okupimin turk ne shqiperi i cili eshte formuluar nga burime turke, pra shkrimtare turq.
Keto jan embiemrat kryesisht te shqiptareve qe akoma nuk ishin asimiluar kryesisht ne veri, veri-lindje, juglindje, oher e perreth, konvertuar, ose emigruar ne troje te tjera. po ashtu libri tregon edhe per shum efshatra qe ishin braktisur plotesisht. Keto emra shfaqen neper deftere turq. Nese ndokush deshiron me teper informacion per ndonje mbiemer specifikisht mund te shikoj se cfare te zbuloj ne liber.
ALEKSI, BALESHI, BALSHA, BALSHI, BESRAKU, BILARI, BILI (BELI), BARDI, BARLETI, BISARI, BOZHAJ, BUDINI, BUKASI, BULUSHI, BLACI, BOGDANI, BOTARI, BOJVIK, BUJARI, BURKACI,BUTBENXHI, CAVARDINI, CILAJI, CUPA, CUKALI, CUROJI, CUKALI, CULI, DIVALMI, DAJCI, DUKA, DOBRA, DIDA, DUSHI, DORANKRYQI, DROMSHI, FIRA, FLITA, FRANKO, GAZI, GOLAMI, GOLEMI, GRAMATIKU, JANI, GJIKA, GJINDINAKU, GJONI, HAJMILI KAPUSI, KARUSI, KASTRIOTI, KIRAJ, KLATI, KOKOZI, KUPI, KURDARI, KURPENDI, KASA, KACI, KAJASEXHI, KAPUCI, KAPULATI, KAZNIZI, KERAKA, KESARI, KILOSI, KIRAKA, KIRAZINI, KOLASHI, KULISHI, KURTILLA, KALURI, KAMZA, KALOSI, KASINI, KIMIZA, KIPOTA, KOCANI, KOLA, KOKA, KOVASALATI, KUJTIMI, KIRAKESI, KURBANESHI, KURTISI, KUQI, KURIKUQI, KUSHVLATI, LALA, LALINI, LAZARI, LIKLA, LITI, LISHI, LACI, LAPACAJ, LUZI, LLAPSHI, MARTOLOSI, MATARISI, MIRDIDI, MIZA, MARKU, MANIZI, MANESI, MARGJINI, MIHALI, MHILLI, MIZIJO, MUZAKA, MENKO, MIHO, MINKA, MITRI, MASTORI, MARSHI, MIZI, MIRSHKLAVI, NAPEZI, NIKOLLA, PALI, PALAZI, PLASHA, PRIMIQYRI, PSIRAGU, PETRI, PETRA, PROGONI, PANILI, PICAJ, PILASHI, PISHA, PULICI, PRIFTI, PRODANI, RAKESI, REFKONILI, RIJO, RONDACI, RICI, RUSI, SAKATI, SKANDA, SENDISI, SIMAKU, SIROTI, SKALABRA, SMAKA, SPANI, SPOTA, SPAVALI, SYKODHJANI, SKUCI, SMAKA, STEPANI, STILI, SUMA, SUNDIA, SYKUQI, SYZIU, SYMIRI, SKUKU, SKURAJ, SKURNA, SKURATI, SLANKU, SOKODINI, STOJANI, SHARI, SHARGJINI, SHIRGJI, SHPANI, SHKANI, SHPATA, SHTEPKO, SHTJAFNI, SHTEPANTI, SHURBI, TANUSHI, TITKO, TORKA, TOROMISHI, TODORI, TRASHA, THANA, VAZARI, VASHKUNI, VOGLI, VOKSHI, VALANDIDI, URANA, ZAHARINI, ZAMRAKU, ZHUMI, etj. etj.
Ergo cogito, ergo sum!
Po ketyre mbiemrave jane ngjitur dhe emrat, dhe sic thashe me siper jane shkruar neper defter turq, si psh, nga jane, ku jetojne, dhe sa thase gruri pagojne taksa, apo valute tjeter.
keto mbiemra qe ke permendur ti nuk gjenden ne liber....ato qe kam permendur me siper jane pothuajse te gjithe, pa permendur ndonje tjeter tek-tuk. pastaj, keto nuk jane te gjithe mbiemrat e shqiptareve kudo, por disa zonave te shqiperise.
Psh: shume mbiemra te lartepermendur jane nga hasset e mirlevait ne vilajetin e matit dhe te dibres, po ashtu nga kruja e shkodra, lezha, mirdita. Pra shqiptare qe jetonin ne fshatrat e ketyre vilajeteve ne kohrat e 1460-.....
Ergo cogito, ergo sum!
Një gjë duhet që ne të kemi parasysh kur kemi të bëjmë me shkruarjen e emrave/mbiemrave tanë nga të huajt se edhe mundë të ketë gabime në të drejtshkrimin e këtyre. Sipas mendimit tim p.sh. mbiemri Kaznizi është ai mbiemër që i afrohet më së shumti mbiemrit Krasniqi.
P.S. Gjithashtu duhet që të kemi parasysh edhe evoluimin e mbiemrave. Sepse me kohën edhe këta ndryshojnë.
Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 17-08-2011 më 09:33
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
Fisi Shkrel
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
"Në studimet që kam bërë, për të mësuar diçka përmbi fisin e Shkrelit dhe shkrelasit, kam pasur po aq pak sukses sa Hahni dhe Hecquardi" (Franc Baron Nopcsa).
Tabela e përmbajtjeve
1 Etimologjia e emrit
2 Një përshkrim gjeografik
3 SHKRELI ARKEOLOGJIK
4 PREJARDHJA E FISIT
5 POPULLSIA
6 HISTORIA
6.1 Shkreli në periudhën e pavarësisë
6.2 Shkreli gjatë regjimit komunist
7 Historia e kishës
8 ARSIMI
9 EMIGRACIONI
9.1 EMIGRIMI BRENDA VENDI
9.2 EMIGRIMI JASHTE SHQIPËRIE
10 Literatura
Etimologjia e emrit
Emri "Shkrel" gjendet në forma të ndryshme fonetike ndër shkrime të studiuesve dhe albanologëve të huaj e vendas. E gjejmë si : "Schirelli", "Schereli", "Scherelli", "Shkripol", "Schrielli", "Scariel", "Strelli", "Ikreli" etj. Kjo me sa duket ka ardhë nga ligjet e ndryshme fonetike të gjuhëve me të cilat janë shkruar veprat e tyre.
Prej vështrimeve antropologjike mund të vihet re se ky emër kaloi nga antroponim (emër njeriu) ne patronim (mbiemër njeriu) dhe më vonë në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi.
Por, etimologjia e kësaj fjale duket se i ka rrënjët edhe me thellë. Sot e kësaj dite takon shprehje te tilla si : "Ka çarë breshri shkrelat", në kuptimin që ka prishur gjethet e mëdha të misrit, lëpushat. Po kështu, këtë fjale mund ta gjejmë edhe si shënuese të një shkëmbi me majë të mprehtë, të thepisur.
Megjithatë për herë të parë në kuptimin e sotëm të kësaj fjale, pra si emër fshati apo si mbiemër, e ndeshim në vitin 1416 në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës. Aty mund të shohim të gjitha format e përmendura më sipër, si mbiemra kryefamiljarësh : Vlassi Schirelli (Vlash Shkreli), Morici Schirelli (Moriç Shkreli) etj. Po me këtë mbiemër gjenden edhe persona që kanë jetuar ndër fshatra të tjerë të Shkodrës si në Rrjoll, Pulaj, Malkolaj, Prekal, Grykë të Bunës etj. Kurse si toponim e gjëjmë në rrethin e Lezhes, në anën e poshtme të Matit, si dhe në Velipojë, në mes Bunës dhe detit. Megjithatë çështja e etimologjisë mbetet ende një problem i pazgjidhur, posaçërisht kur flitet për probleme të gramatikës historike të shqipes.
Një përshkrim gjeografik
Në Veri të qytetit të Shkodrës, në rrezen të Alpeve të Shqipërisë, në dy anët e Prronit te Thatë, e shtrënguar në mes Bogës nga Veriu, Koplikut, Reçit dhe Lohes nga Jugu, nga nga Lindja me Dukagjinin dhe nga Perëndimi me Bajzën e Kastratit, shtrihet lugina e Shkrelit me një gjatësi rreth 20 km, e veshur prej malesh me formacione gëlqerore, mbi të cilat janë të vendosura historikisht fshatra që zgjaten përreth.
Klima relativisht e butë e me bimësi mjaft të zhvilluar, shpellat e shumta, burimet me ujë të bollshëm veçanërisht gjatë dimrit, njerëzit bujarë e punëtorë, e bëjnë një vend mjaft atraktiv dhe shumë interesant për t'u vizituar. Aktualisht krahina e Shkrelit përbëhet nga këto fshatra : Vrithi, Bzheta, Zagora, Dedaj, dhe mehallët : Grishaj, Vuç-Kurtaj, Sterkuj, Çekëdedaj, Preknicaj, Xhaj, Makaj Ducaj etj. Këto jane mehallë relativisht të vogla dhe kryesisht të bazuara ndër vllazni. Të gjitha sëbashku, simbas statistikës më të fundit të tetorit të vitit 1997, Shkreli ka 8O9 shtepi me 3557 banorë, nga të cilët l823 janë meshkuj 1734 femra.
Ekonomia bazohet kryesisht mbi blegtorinë, kultivimin patates si dhe të misrit. Kurse nga frutikultura dallohet rrushi etj. Shkreli shënon një nivel të mesëm ekonomik në krahasim me zonat e tjera malore të Shqipërisë.
Nëpër Shkrel kalojnë dy rrugë të rëndësishme turistike: njëra për në Theth dhe tjetra për në Razëm, rrugë të cilat nga ana tjeter e lidhin këtë krahinë me fshatrat e tjera të Malësisë se Madhe dhe Shkodrën.
SHKRELI ARKEOLOGJIK
Historia e krahinës së Shkrelit dëshmohet më së pari prej zbulimesh arkeologjike të bëra përgjatë luginës së Prronit të Thatë. Në pikëpamje arkeologjike kjo luginë ka qenë e njohur për vendbanimin e fortifikuar ilir të Marshejit, në dalje të saj, dhe për gjurmë të tjera lashtësie perreth.
Fortifikimi i Marshejit është një vendbanim ilir prehistorik i ndërtuar në periudhën e parë të hekurit. Veç kësaj, tumat e gërmuara pranë fshatit Dedaj dhe materiali arkeologjik i gjetur në to, i përkasin bronxit të hershëm dhe lidhen me grupin kulturor Kotorac - Cetine. Përveç kësaj, pamjeje të përgjithshme të dhënas të tjera gjenden në fshatrat Dedaj, Zagorë dhe Bzhetë. Që të trija këto përbëjnë një vendndodhje monumentesh të shumta arkeologjike dhe vertetojnë vendbanimin e hershëm të kësaj krahine, të pakten që prej bronxit e këndej. Kultura e gjëndur në krahinën e Shkrelit përbëhet nga komponentë që lidhen edhe me vendbanime të tjera të vendit tonë, kryesisht të Veriut, dhe në një kuptim më të gjëre me atë ballkaniko- përëndimor.
Në fshatin Dedaj, rrëzë "Sukës së Sterkujës", në lagjen omonime gjendet e shpërndarë lëndë arkeologjike, e përbërë kryesisht nga fragmente vorbash të dekoruara mbi të gjithë sipërfaqen. Po kështu edhe dy pjesë fibulash prej bronxi të shekullit të IV mbas. K., monedhë bronxi me bustin dhe emrin e perandorit romak Aleksandër Severi, si edhe mokrra prej guri.
Mbi një tarracë të punuar, të quajtur "Bregu i Jushtës" gjenden fragmente qeramike të periudhave të ndryshme. Në fshatin Zagorë, mbi një kreshtë të thepisur të kodrës së quajtur "Kryqi i Kolajve", ruhet një pirg i madh gurësh mali me diameter rreth 19 metër dhe lartësi rreth 15 metër. Ky fakt dhe pozicioni i vendosjes na shtyn të mendojmë se duhet të ketë qenë objekt kulti, ngritur prej banorësh ilirë të kësaj lugine. Jo larg këtij pirgu, në drejtim të Veriut, ruhen gjurmët e një muri mbi një taban shkëmbor me gjerësi 1 meter, i cili rrethon një sipërfaqe afro një hektar. Kjo vendndodhje na sugjeron të mendojmë se kemi të bëjme me një pikë të fortifikuar kontrolli, që mund të ketë shërbyer gjatë Mesjetës. Po kështu fragmente enësh të periudhës prehistorike gjenden edhe në shpatin e kodrës përbri, të cilat i përkasin përiudhës qytetare ilire.
Për periudhën mesjetare dëshmon edhe një fragment i rradhë qeramike si dhe një sëpatë luftarake prej hekuri e gjetur bashkë me një skelet rrëzë kodrës në lagjen "Colaj". Në Përëndim të fshatit rrëzë Qafës së Shtinit, gjëndet një tumë prej gurësh i kohrave më të hershme. Në fshatin Bzhetë, në lagjen Çekdedaj, kemi dëshmi të një vendbanimi të hapur mesjetar. Ka fragmente vorbash mesjetare të larmishme në forma dhe zbukurime, të përafërta me qeramikën mesjetare të Shurdhahut. Kurse objektet metalike përfaqësohen nga maja shigjetash, thika, stoli prej bronxi, si dhe tipe të ndryshme togzash
Krijoni Kontakt