Close
Faqja 72 prej 90 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 891
  1. #711
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Fisi Krasniqi.

    Vertetesia e kesaj gojedhene eshte e dyshimte nga fakti se emri "Hrsato" nga rrjedh emri Krasniqe nuk mund te percaktohet a niset nga nje antroponim "Krasf, si? thote tradita e vendit, por nga fitonimi "hrasto" qe ne sllavisht do te thote "dushk" (pyll haloresh).
    O fegi, a ban me na kallxue kush asht ai berllog qe paska hanger m.u.t pa e dite spaku çka do me thane 'KRAS' ne latinisht ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 04-06-2010 më 13:01

  2. #712
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Dera e familjes Berisha në arkivat e historisë
    -- nga Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

    Shtetet, kombet, qytetet, komunat, familjet, kanë historitë e tyre. Ata zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët, kur studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë në arkivat e tyre, duke ndriçuar atë pjesë të historisë të lënë në heshtje gjatë shekujve. E tillë është familja e njohur në Kosovë e Ismet Ukë Sadikut, të cilën ne bashkëautorët e librit, do të përpiqemi t’a zbardhim me fakte, dokumente dhe dëshmi të lënë në dorëshkrim nga bashkëkohësit, arkivat e pasura të "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", për të ardhur tek arkivat private, që ruan me kujdes e dashuri pinjolli i tyre Ismet Ukë Sadiku.
    Historia e kësaj familje të madhe është e lidhur me historinë legjendare të " Lidhjes së Prizrenit", që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një vijimësi aktiviteti patriotik 40 vjeçarë (1962-2002).

    Familja e Sadik Ramës nëpër shekuj

    Në historinë e popullit shqiptar familjet e mëdha brez pas brezi kanë transmetuar, bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë në dorë dhe mendje të shëndoshë në mbrojtje të interesave të shenjta të atdheut. Herë pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës së tij. Këto raste të jashtëzakonshme janë "monomente të privilegjuara", ose shpesh herë tragjike, por revalojnë fisnikërinë e masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e jashtëzakonshëm, dhe si të thuash, fati i fton të tregojnë burrërinë e tyre në formën e saj më të lartë. Ata hyjnë në larminë e heroizmit, për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj, ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të larta të kombit shqiptar, flamurit të Skënderbeut, që e lanë me gjakun e vet të pastër. Këtë fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur gjatë hulumtimeve tona në tre brezni të kësaj familje të njohur në shekuj. Familjet më të njohura të Kosovës ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës, gjatë luftrave që zhvilloheshin në Kosovë, duke filluar nga patrioti i njohur Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta i cili u vra në kullën e Sadik Ramës dhe u varros në shpellën e Gllarevës, Rexhep Vojvoda i Llaushes Bajraktari i Llaushes Fazli Berani, Kamber Loshi, Tahir Berisha, Ram Blaca, Banush Sadllari, Shaban Mrasori, të cilit i masakruan 9 anëtarë të familjes (motrën e nanës 7-vjeçare me bajonetë) Maloket e Ploqices Lutant e Turiqevcit, Bashotet dhe Dakajt e Cerovikut në Siçevë Bek Syla, Demush Ahmeti, Alush Cenin e Bardh Isufi, Zeqir Rexha, Qazim Bajraktari Rrust Kabashi, Ndue Perlleshi, Zef Sokoli Ali Kurtet e Cerovikut, Deli Martinet, Sali Gjoket, Zef Gjidoda, Gjon Bardhi i Dollcit, Haxhi Zeka, Gjemajl Beg Prishtina, Ferat Draga, Ramazan Jela, Karajt e Kavajës, Cen Elezi, Idriz Seferi, Murat Kaloshi, Dina Hoxha, Ibrahim Lutfija, Muharrem Bajraktari, Musa Juka, Shaq Curri, Kolë Bib Mirakaj, Duqaxhiu Rexh Alija, Dem Alija, familja Mulukaj në Lumbardhë, Aga i Rashkovcit, Mehmet Agë Berisha, Isuf Musa Jasharit dhe i tërë Lugu i Drinit, e sa e sa familje të njohura të Kosovës, ishin miq përsonal të Sadik Ramës, për mbrojtjen e Kosovës. Edhe Azem Bejta nga plagët e rënda vdiq në kullën e Sadik Ramës nw Gjurgjevik të madh. Më vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut në mbrojtje të interesave të larta të Atdheut. Të gjithë këto familje të njohura, kanë pësuar shumë rëndë gjatë periudhës së errët të komunizmit, duke kaluar nëpër kalvarin e përsekutimit, masakrimeve, djegie shtëpish dhe e njëjta gjë është përsërit në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999. Ndërsa në ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasatdhës pinjoll të këtyre dyerve të njohura në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje ndihmojnë pa kursim këtë familje gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të Lidhjes së Prizrenit në SHBA. Familja e madhe e Gjopepë e Arapit të Pukës, ishte e njohur qysh në periudhën e lavdishme të "Heroit Kombëtar" Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një pjesë e kësaj familje u shpërngul në Kosovë rreth vitit 1700. Në fillim ata zunë vend në fshatin Nopole, Lugu i Baranit, e më vonë në Gjurgjevik të Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.
    Në vitin 1872, nga gjiri i kësaj familje u lind "luani i Kosovës", siç u quajt nga populli Sadiku. Sadik Rama nga Gjurgjeviku, bënte pjesë në rajonin e Rahovecit. Ai ishte një burrë i urtë, i mençur, largpamës dhe bujarë me zë. Ky burrë rrjedh nga fisi Berishë dhe gjithnjë gëzonte simpatinë e fisit, në mbarë krahinën e Dukagjinit e rrafshit (Metohi) e deri në Berishën e brigjeve në Alshiçe, përtej katundit Iballë, rajoni i Pukës në Shqipërinë e Veriut. Familja me emër të mirë e Arapit të Pukës, (në Rrafshin e Kosovës), do të njihet si familja e Sadik Ramës, një dinasti e re, ku, aktiviteti për çështjen kombëtare u përcoll ndër brezni nga i ati, tek i biri e kështu me radhë. Kjo është karakteristikë e Derave të mëdha dhe princërve, që kanë dhënë aq shumë për popujt e tyre, duke mbetur kësisoj në histori të pavdekshëm.
    Nacionalisti i njohur Sadik Rama, veprimtarinë e tij patriotike e filloi qysh në rininë e tij të hershme, duke i rezistuar me pushkë në dorë çdo armiku që kishte sulmuar vendin. Në moshën 21 vjeçare, u dallua për trimërinë e shkathtësi në luftën e Drenicës 1893, kundër pushtuesve osmanë, duke marrë famë në tërë Kosovën. Drenica, ishte djepi i trimërisë legjendare, ndonëse një pjesë e udhëheqësve të saj patën për fat të keq një fund tragjik. Drenica, gjatë shekujve ka qenë kryeqendra e zjarrit të pashuar të nacionalizmit, një vullkan, ku, kishin zanafillën e tyre shumë lëvizje të fuqishme çlirmtare, një votër e kryengritësve të njohur, që luftonin pa iu trembur syri kundër pushtuesve të njëpasnjëshme, që u dyndën në tokën arbërore. Këtu patën strehën e tyre fatosat e denjë liridashës, si: Ali Pashë Gusia e Jakup Feri, Bajram Curri e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Idriz Seferi, Aqif Bluta e Mulla Idriz Gjilani, Sadik Ramë Gjurgjeviku e Azem e Shote Galica, do të lëshonte shkëndijat e veta në vitin 1945, mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia komuniste, duke përsëritë epopetë e luftrave kreshnike, nën flamurin e kreshnikut të Drenicës Shaban Polluzha, që me zjarr e gjak luftarësh vulosi shqiptarizmin e kulluar të Dardanisë martire. Më 14 janar 1945, u zhvillua ndeshja e parë me brigadat komuniste, e cila filloi në majë të Çiçavicës ku, u zhvilluan përpjekje e luftime të përgjakshme, për të vazhduar deri në fund të marsit.
    Në fillim Beogradi nuk i dha rëndësi kryengritjes së Drenicës dhe sikurse kujton Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes II të Prizrenit (1943) Tahir Zajmi: "... ky zjarm i rezistencës shqiptare mund të shtypej e mund të shuhej shpejt e shpejt, por tue pa se Brigadat sulmuese të operacionit po i shgatrroheshin njena mbas tjetrës zu m’u tranditë mjaft, aqë sa po kërcnohej edhe kryeqendra e Kosovës, Prishtina, dhe organizoj fuqina të reja në nji masë serjoze tue dërgue Brigada mbas Brigadash që humbshin efektivet e tyne në nji mënyrë të tmerrëshme, sa me habitë e shqetësue Shtabin Madhnuer, i cilli vu në veprim edhe aviona ajrorë bombardimi dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve për masakrime në masë dhe djegie e rrënime katundesh e shtëpijash shqiptare. Thuhet se në kët rasë u dogjen e u banë hi e pluhun 44 katunde të Drenicës dhe krejtë gjaja e gjallë e pasunija e tundëshme e banorvet u plaçkit dhe u bajt nga fuqi qeverritare.
    Numri i të ramvet ndër ndeshjet e kësaj lufte dhe aj i të pushkatuemvet kalon 5000 vetët, ndërsa edhe aj i partizanvet komunist flitët me siguri se nuk ka qenë ma i pakët. Kah mbarimi i marsit në nji ndeshje e sipër vritët edhe udhëhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Polluzha, dhe krahu i djathët i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokë të tjerë trima dhe kështu merr fund qindresa e Drenicës, për të vazhdue tragjedija në vende e kohna të tjera. Edhe Salih Bajraktari i Drenicës bashkë me 7 shokë të tjerë prej rrahjeve e torturavet kanë vdekë ndër burgje, kurse 160 luftarë të tjerë, djelmosha dhe burra të plagosun e të merdhimbë kambësh në luften e Drenicës, kanë vdekë ndër male, pa pasun mundësi, as mjetët ma elementare me i mjekue plagët e tru pave të tyne. N’atë kohë asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkë me disa shokë të tij në nji përpjekje me partizanet komunist."
    Sadik Rama në vitin 1899, së bashku me shumë krerë të Kosovës, mori pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Pejës, në kullën e Haxhi Zekës. Në kryengrijen e vitit 1906-1908 kundër turqve, mori plagë të rënda. Ka qenë pjesëmarrës i Lidhjes së Junikut dhe një ndër udhëheqësit e kryengrijes shqiptare të vitit 1912, në Rrafshin e Dukagjinit. Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romës antike, që vuri dorën në zjarr, për t’i treguar armikut se sa të vendosur ishin romakët në mbrotjen e Atdheut të tyre, ashtu edhe Sadik Rama dhe më pas Ukë Sadiku dhanë shembullin e trimërisë shqiptare që pushtuesit serbomalazezë, italianë ta njihte kudo që kaloi, nëpër çdo fushë e male, ku jehoi pushka e rezistencës antifashiste e antisllave.
    Sadik Rama ka luajtur rol të rëndësishëm, si prijës i kryengritjes së vitit 1919, së bashku me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Zef Gjododën, Azem e Shote Galicën e shumë krerë të tjerë. Betejat zgjatën disa javë dhe ishin shumë të përgjakshme. Këto kryengritje asgjesuan poskomandat dhe pikat kyçe të xhandarmarisë serbe në shumë krahina të Kosovës. Në një nga artikujt e gazetës "Republika", shkruar nga Tahir C.Kërrnaja, përshkruhet heroizmi i luftëtarit të njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut. Ndër të tjera lexojmë: "Një nga këta burra të vjetër që na fliste në mënyrë të zjarrtë, ka qenë edhe Sadik Rama i Gjurgjevikut, patriot nga më të njohurit në Kosovë, i njohur për trimëri e rezistencë kundër xhandarmarisë së Krajlit serb. Ai na tregonte për luftrat e bëra së bashku me Bajram Currin, Beqir Rexhën, kryetrimin Azem Galica dhe gruan e tij legjendare, Shote Galica, Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Hoxhë Kadriun e të tjera figura heroike të Kosovës së martirizuar. Ajo kafene e vogël në Tiranë ishte kthyer në një çerdhe të madhe e të ngrohtë atdhetare, ku flitej për Kosovën, ku këndohej për heronjtëe e punohej për çlirimin e saj... Aty flitej për "Lidhjen e Prizrenit" dhe Kuvendin e Pejës dhe të tjera ngjarje. Dhe çdo bisedë përfundonte me një thirrje për të rinjtë: "Edhe ju, na thoshte Sadik Rama, o djemtë e mi, pasi të kryeni shkollën duhet të jeni të gatshëm e të përvisheni për mbrojtjen e vëllezërve e motrave tuaja që po shtypen në Jugosllavi".
    Kryeministri i Serbisë, Nikolla Pashiqi, për t’ia ndalë turrin kryengrijes, që kishte marrë përmasa të mëdha, përdori dredhitë e tij, duke dërguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime shumë të mëdha. Ata ishin gati t’i ofronin shuma të mëdha në para, nëse ai pranonte të bindej ndaj urdhërave të tij. Ai nuk ishte një burrë që shitej për para. Programi i kryengritjes së vitit 1919, ishte çlirimi i të gjithë tokave shqiptare të pushtuara. Meqenëse qeveria e Beogradit kishte ushtri të përforcuar, solli shumë divizione të ushtrisë dhe regjimente të xhandarmarisë, të cilat u vendosën përreth zonave të kryengritësve në tërë Kosovën.
    Shovinistët serbomëdhenj vranë e masakruan njerëz, rrënuan me altileri shumë fshatra dhe plaçkitën çdo gjë që gjenin përpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp më gjak, por lufta për liri nuk pushoi, Shpirti liridashës i popullit të Kosovës nuk u shua asnjëherë.
    Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në fejtonet e luftës në Kosovë, të botuar në gazetën "Veçernje Novosti" të Beogradit, të titulluara "Poraz pod Pashtrikom" ("Humbjet në Pashtrik"), të datës 22 shkurt deri më 19 mars 1965 dhe në gazetësn "Rilindja" të Prishtinës me titull: "Nata e frorit 24-26 shkurt 1965 " ndër të tjera thotë:
    "Historia u përsërit: Bijtë e atyre, të cilët para 20 vjetësh lanë pushkët dhe morën pasaportat për udhëtim zëvendësuan baballarët e tyre rrokën pushkët. Kur Italia hapi kufirin ndër të parët në Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai që u zemërua me ministrin e Beogradit dhe në oborrin mbretëror të Serbisë, ishte në vitet e pleqërisë e nuk pranoi asnjë pozitë në pushtetin e ri. Erdhii në krahinën e vet si "çlirimtar" Uka, djali i Sadik Ramës, kishte mbaruar shkollën dhe kishte mundësi të gëzonte detyra të mëdha, por i la të gjitha. E kishte marrë malli për ato male, në të cilat, si fëmijë, shihte të atin, kaçakun, shihte pushkën e tij dhe mendonte se kur do të arrinte të bëhej si i ati. U bë kryetar i komunës në Dollc më 1941, afër fshatit të tij, ndërmejet të vetëve".
    Por, serbët e malazezët e këtij fshati e pritën me hidhërim ardhjen e Ukë Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirë babain e tij, Sadik Ramën, kundërshtarin e madh të serbo-sllavëve. Dhe qysh në ditët e para të detyrës filluan ankesat e tyre pranë xhandarmarisë italiane, të stacionuar në Zllakuqan për "keqtrajtimet" gjoja Uka atyre.
    Një ditë, kur Uka kishte thirrur në një mbledhje në komunën e Dollcit, anëtarët e Këshillit dhe kryepleqtë e fshatrave që i takonin kësaj komune, pa pritur, në dhomën e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierë. Si përkthyes, marshalli italian kishte sjellë Gjokë Marlekun, ngaqë Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhëroi Ukën të mbyllte mbledhjen dhe të shkonte në stacionin e karabinierisë në Zllakuqan për një bisedë zyrtare. Uka i thotë se mund të bisedonin aty. Marshalli zemërohet dhe çon dorën tek revolja, por Gjok Marleku ia kap dorën marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kërcen nga dritarja. Sipas tregimeve të dëshmitarëve, Gjoka, i zënë ngushtë, në atë çast kacafytet me marshallin. Por marshalli si ushtarak ishte shumë më i përgatitur e hedh Gjokën në gjunjë. Palush Marleku, një i ri i fuqishëm ia rrëmben revolen nga dora marshallit dhe Gjokës, që ishin në kacafytje dhe me atë armë vret marshallin dhe plagos karabinierin që ishte shoqërues i marshallit, i cili të nesërmen edhe ky vdes nga plagët e rënda. Por karabinieri tjetër, që kishte dalë në ndjekje të Ukës me të dëgjuar krismat e pushkëve kthehet dhe e vret Palushin pas shpine dhe kështu ai mbetet i vdekur në vedin e ngjarjes. Roja përsonale e Ukë Sadikut, Smajl Hajdari bëri të pamunduren për të çarë rrethimin dhe iku.
    Populli për këtë episod historik, që kishte dhe një fund tragjik, përmes këngës popullore do të përjetojë gojë më gojë brez pas brezi edhe këto vargje:


    "Kur kërciti pushka së pari,
    prite, prite i thanë Smajl Hajdari,
    Kur kërciti pushka së dyti,
    shpejt ia ngjiti Ukë Sadiku,
    Kur kërciti pushka së treti,
    vrau marshallin me kapter Palush Marleku..."

    Fatime (Tima) Ukë Sadiku, së bashku me të gjithë fëmijtë ishte mbështetur tek miqtë e familjes dhe shokët e Sadik Ramës, si në Kralanë, Kpuzë, Llaush, Korish, etj., vende, sepse lypeshin për internim nga forcat fashiste. Thuhej se edhe Uka kishte marrë një plagë në shpatullën e djathtë dhe nga ai moment ishte strehuar në Mitrovicë, që ishte nën okupimin e gjermanëve. Karabinierët italianë, në shenjë hakmarrje, të nesërmen pushkatuan Gjokë Marlekun në derën e shtëpisë së tij. Uka qëndron në Mitrovicë, gjer në kapitullimin e Italisë fashiste, më 9 shtator 1943.
    Kur u kthye nga Mitrovica, e emërojnë nënprefekt në Rahovec, detyrë e cila i dha mundësi Ukë Sadikut të organizojë forcat kryengritëse në mbrojtje të tokave shqiptare nga serbët e malazezët. Rahoveci ishte qyteti i fundit që ra në duart e komunistëve.
    Me largimin e gjermanëve nga Kosova, vedin e goditi mortaja sllavo-komuniste e shqiptare, që ishin betuar në parrullën mashtruese komuniste " vllazërin-bashkim". Nacionalistët kishin bërë përgatitjet e duhuara për t’i përballuar hordhitë komuniste. Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari me shumë kryengritës kishin zënë zonat rreth Rahovcit e Përdrinit, Mulla Kadriu vepronte në krahinën e Gjilanit, Adem Voca në Mitrovicë e Shalë Bajgorës, Ndue Përlleshi në Lugun e Drinit dhe Anën e Dushkajës, Sali Rama i Rugovës vepronte gjer në Pejë. Jehonë rezistëncës, i jep dezertimi i Shaban Polluzhës nga radhët partizane, ku, me 10.000 kryengritës, kishin filluar luftën në Tërstenik të Drenicës. Në këtë rrethim ishte edhe Ukë Sadiku me forcat e tij. Aty atë e emërojnë nënkomandant, i cili ndihmoi Shtabin e Përgjithshëm të luftës.
    Më 14 shkurt të 1945 u zhvillua ndeshja e parë midis brigadave komuniste dhe çetës së nacionalistëve në majë të Çiçavicës, ku u zhvilluan perpjekje e luftime të përgjakshme e cila vijoi deri në fund të muajit mars. Lufta e Drenicës zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht të rëndë armikut, duke lënë shumë të vrarë në fushën e betejës, derisa u shpartalluan më 20-21 shkurt 1945. Në fillim qeveria zyrtare komuniste e Beogradit nuk i dha rëndësi kësaj kryengritje të Drenicës dhe "mendoj", se ky zjarr i rezistencës shqiptare mund të shuhet shumë shpejt, mbasi ishte një rebelizëm sporadik. Por në të vërtetë, jugosllavët kishin gabuar, sepse të gjithë forcat e armatosura të tyre me armatime të mëdha, filluan të shkatërrohen njëra pas tjetrës.
    Pas dështimit të luftës së Drenicës, Kuvendi i Dobërdolit pati rëndësi, për organizimin e forcave nacionaliste. Kuvendi, u mbajt më 4-5 gusht 1945 në Llugën e Dan Pjetrit. Aty u mblodhën 2000 luftarë e prijës çetash të rajoneve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, i cili i dha fjalën Prof. Ymer Berishës. Procesverbalin e mbajti Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh unanimisht prof.Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë. Ata u quajtën "dymbëdhjetë këshillat". Pas Kuvendit të Dobërdolit, u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës "Besa Kombëtare".
    Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi e Prof.Ymer Berisha, u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në Malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut, mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 është një datë e paharruar për banorët e Prekorupës dhe Drenicës. Në Fushëgropë (Çelia e Jallocit), mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë e dhjetra të plagosur. Treni pa pasur vendin e stacionit të vet, u ndal për të marrë të vdekurit dhe të plagosurit në radhët e ushtrisë partizane komuniste. E kobshme ishte dita 17 shkurtit 1947, ku, nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave plagosej rëndë komandanti i NDSH-së, Ukë Sadiku. Në Sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.
    Pas shumë dekade të kësaj historie të kobshme, në një bisedë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ismet Berishën, në lidhje me arrestimin e babait të tij, Ukë Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndër të tjera thotë: "Ishim në burg në Rahovec, të gjithë si familje. Më tepër se 300 familje miqsh, shokë, nipa dhe të tjerë ishin arrestuar dhe dërguar në Bjeshkën e Drenocit. U befasuam familjarisht, kur dëgjuam, se babai ynë ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej në burg të Prishtinës. Unë dhe nëna shkuam për të parë babain në burg. E sollën të lidhur me pranga në duar e këmbë dhe të gjakosur. Unë e përjetova shumë rëndë, kur e pashë babain në atë gjendje. Sa herë që e vizituam më vonë, kam pritur deri sa babai të afrohet tek muri, për të mos ia parë plagët. Të them të vërtetën, unë nuk e kam pyetur atë asnjëherë, se si është kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanë pushkatuar, nëna më ka treguar, sipas fjalëve që i kishte thënë babai: "Në shtëpinë e Din Arifit, në Sverk të Gashit, kemi kaluar shumë net, kurse ditën jemi strehuar në vend tjetër. Para se të afroheshim jepnim shenjë, duke përplasur dy gurë me njëri-tjetrin. Në atë mënyrë na janë përgjigjur edhe familjarët. Këtë mbrëmje gjendja ndryshoi. Kur ne përplasëm gurët, u dëgjuan shumë përplasja (krisma gurësh).
    I them Qazimit:
    - Diçka s’është në rregull. S’është e mundur të ketë dalë gjithë familja e Din Arifit për të na pritur sonte.
    - Qazimi ma ktheu:"75 ushtarë e oficerë të OZN-ës kanë dalë për të na pritë në befasi, duke u përpjekur për të na futur sa më shpejt ne grackën e tyre. Ishte me të vërtetë një gjendje shpirtërore e tensionuar. Tash së voni e ke humbur besimin në çdo kënd."
    Pa i mbaruar fjalët Qazimi, nga çdo anë kanë filluar të shtënat. Jam hedhë e s’e di as vetë se si kam shpëtuar. Por pas pak kohe, kam parë gjakun që më rridhte nga këmba. E kam shtrënguar disi me shaminë që kisha me vete dhe nga aty jam futur në ca rrasa, gjer sa kam parë një njeri me qerre. Ky më ka përcjellë dhe jam nisur për te nipat në Cerovik. Aty m’i kanë mjekuar plagët dhe më kanë thënë që vendi është i rrethuar nga partizanët. U thashë që t’më përcjellin gjer tek Hajdin Murga, në Murgë. Aty bija e jonë Sela e Tahir Fazlisë, m’i ka ndërruar plagët dhe rrobet. Ashtu, me plagë të lidhura, jam shtrirë në krevat. Pas pak kohe kam dëgjuar që dikush fliste nga jashtë. Më njoftuan që kishte qenë i fejuari i mbesës, Manushes, Hazir Tufa, që punonte në "Rilindje" të Prishtinës, por ishte kthyer, sepse ishte shumë i zënë me punë. Dhe sipas gjasave, Hazir Tufa kishte lajmëruar UDB-n. UDB-ja dhe partizanët kishin pritur kur treni të kalonte pranë Murgës, pra kur kishte zhrumë e nuk ndihej lëvizja e njerëzve dhe ishin futur brenda në shtëpi dhe më kapën në shtratin e vdekjes, pa më dhënë mundësi të kap armën, tamam si luanin e plagosur në strofkullën e tij.
    Më 10 prill 1947, në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Prishtinë, të kryesuar nga Ali Shukriu, u dënuan me vdekje, me pushkatim:

    Ukë Sadiku,
    Gjon Serreqi,
    Ajet Gërguri,
    Osman Bunjaku.
    "Me pushkatimin e babait jam betuar, se sa të jem gjallë do të luftoj pushtuesit jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditë, me shokët e mi kemi organizuar minimin e hekurudhës Klinë-Prizren, kemi vënë eksploziv për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisë dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nëpër pika të ndryshme", thotë Ismet Berisha dhe shton: "Në Kosovë filluan edhe burgjet e mia dhe të familjes sime. Burgjet filluan nga Rahoveci në Prizren, Gjakovë, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejë, nga Peja në Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmën e disa miqve e shokëve të mi, duke dalë në Austri në vitin 1958.
    Më 7 dhjetor të vitit 1960, arrita në Amerikë, kur fillova jetën time familjare dhe në vitin 1962 kemi themeluar "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" në mërgim dhe jam në këtë organizatë për 4o vjet. Jemi përpjekur se si t’i vijmë në ndihmë popullit tonë të shumëvuajtur, nga armiqtë serbosllavë. Qysh në demostratat e marsit e prillit të vitit 1981, si kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vura çdo gjë në dispozicion, për t’i dalë në ndihmë popullit tim. Duke fillaur me demostrata të njëpasnjëshme, protesta, peticione, takime me senatorë, kongresistë etj.
    Me daljen e UÇK-së në skenë, dyert e Lidhjes u hapën me bujari dhe zyrja u kthye në një kazermë të UÇK-së dhe këtu filloi puna për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për luftë. Ndër trimat bashkëpunëtorë mund të përmendi Muharrem Dovolani, Xhabir Zharku (Qorri), Florin Krasniqi, Ajshe Gjonbalaj, Xheme Hoti, Selim Berisha, Gjekë Gjon Lekaj, Veton Binakaj, Fatmir Hamza, Nazar Mehmeti, etj. Gjatë kësaj periudhe kisha takime me Akademinë Ushtarake të Shqipërisë dhe UÇK-në. Për disa ditë iu drejtova popullit të Kosovës nga Radio Hajati i Sarajevës në gjuhën shqipe që të luftojnë deri në pikën e fundit për të arritur fitoren. Kur filloi lufta në Preshevë po ashtu ndihmova që shqiptarët të arrinin lirinë. Zyra e Lidhjes së Prizrenit në Bronx ishte e hapur për ndihma. Kështu ndodhi edhe në luftën në Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj të realizuar përderisa nuk arrihet që edhe shqiptarët në Çamëri, Preshevë me rethinë, në Mal të Zi e Pazarin e Ri të realizojnë aspiratat e tyre për t’u bashkuar", thotë kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
    Pas 43 vjetësh në mërgim u ktheva në Kosovë shumë i përmalluar. U ula dhe e putha tokën e Kosovës, tregon Ismet Berisha:"Gjatë këtyre viteve pashë shumë vende dhe qytete të bukura të botës, por Gjurgjeviku im m’u duk më i miri." Edhe babai i tij, Ukë Sadiku kur ishte kthyer në atdhe pas 20 vjetësh, kishte puthur tokën e vendlindjes. Kështu bëri edhe i biri i Ukës, Ismeti, pas 43 vjetësh, duke puthur me mall tokën e mëmëdheut të dashur.
    "Kosova më dha një jetë të re, për të jetuar dhe për të ndihmuar deri në arritjen e pavarësisë dhe plotësimin e aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare", thotë Ismet Berisha. Me kullën legjendë të Sadik Ramës lidhen shumë kujtime. Kullës, ia vunë flakën në periudhën e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavët e dogjën përsëri në kohën e Ukë Sadikut. Tani së fundi kulla u rrënua krejtësisht në vitin 1998. Por me Kosovën e re, më e fortë se kurrë, do të ngrihet kulla kala e Sadik Ramës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #713
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    . Kryezinjet jane Fise ne veti-Kete Linkun per Kryezinjet me gjersisht http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102032
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-06-2010 më 08:30

  4. #714
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Elena Gjika për origjinën mirditore të Qyprilinjë

    Për fisin e Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, pasardhësit e të cilëve i gjejmë edhe në ditët tona jo vetëm në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a në anët e Përmetit, por edhe në Stamboll të Turqisë, është shkruar disa herë në këta tre vjetët e fundit nga shkrimtarë dhe studiues të ndryshëm, dashamirës të historisë së Shqipërisë. Kështu, Mihallaq Qilleri në një shkrim të tij e kërkon origjinën e fisit të Qyprilinjëve në Libohovë të Gjirokastrës dhe përmend në këtë shkrim shumë figura të shquara të këtij fisi në rrjedhën e kohës.

    Për vendorigjinën e Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, bënte fjalë këto ditë edhe gazetari Fatos Baxhaku në një reportazh të titulluar “Në Roshnik, në gjurmët e Qyprilinjëve”, botuar më 14.12.2008 në gazetën prestigjioze “Shqip”. Siç e dëshmon edhe titulli i këtij reportazhi, autori hedh me shumë siguri hipotezën se vendorigjina e fisit të Qyprilinjëve duhet kërkuar në Roshnik të Beratit, ku duket se është trashëguar emri i këtij fisi. Në këtë plan e kanë trajtuar këtë çështje edhe autorë të tjerë në gazetën prestigjioze “Metropol” e “Telegraf ”.

    Fitim Mimami, i cili e shoqëronte zotin Baxhaku gjatë udhëtimit për në Roshnik të Beratit, i deklaron që në fillim gazetarit se “është pasardhës i Qyprilinjëve të famshëm, familje nga e cila dolën tre vezirë të mëdhenj, që qeverisën Perandorinë Osmane në shekullin XVII”. (“Shqip”, 14.12.2008)

    Gjatë këtij udhëtimi për në Roshnik, Fitim Mimami i tregon gazetarit se babai tij i kishte folur qysh në vitet e rinisë për lidhjen që kishin “me trungun e Qyprilinjëve të Turqisë”. Lidhur me këtë Fitimi i kujton gazetarit se i ati ia kishte lënë amanet që kurrë të “mos e harrojë këtë histori... që ta dinë edhe brezat e rinj”. Dhe gazetari, sikur e përmbyll mendimin e tij duke pohuar se në Roshnik shkolla paska marrë emrin “Mehmet pashë Qypriliu - Roshniku” ( po aty).

    Ky fakt e bën të meditojë dashamirësin e historisë, e bën të mendojë se ata që i vunë emrin “Mehmet pashë Qypriliu - Roshniku” shkollës së fshatit të tyre do të jenë mbështetur të paktën në ndonjë dokument historik që e pohon një ide të tillë. Është kjo arsyeja që nuk mund të mohohet prerë ekzistenca e një pinjolli të Qyprilinjëve në Roshnik të Beratit, siç nuk mund të mohohet prerë prania e një pinjolli të këtij fisi në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë fshat të Përmetit.

    Që mund të ketë pasardhës te Qyprilinjëve në këto vise, kjo mbetet për t’u parë. Por të arrish në konkluzionin se pikërisht në këto anë është edhe vendorigjina e Qyprilinjëve është e pabazuar. Se Qyprilinjtë, si dhe fise të tjera të mesjetës shqiptare, kanë vetëm një vendorigjinë dhe jo disa. Për rrjedhojë, prania e pinjollëve të këtij fisi në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë nuk dëshmon se këtu është edhe vendorigjina e tyre. Mbi këtë çështje duket se hedh dritë përfaqësuesja e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare Elena Gjika në veprën e saj “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih më 1859. Në këtë vepër ajo pohon: “ Mirdita është vendi ku lindën dy familje, njëra prej të cilëve (Qyprilinjtë, shënimi im) ka luajtur një rol të madh në Turqi dhe tjetra në Moldavi, Vllahi (Rumani).” “Nga Kyprili, - vazhdon më tej Elena Gjika, - ka dalë një vezir i madh dhe katër breza ministrash janë dalluar (prej fisit a familjes së Qyprilinjëve – shënimi im) “Familja tjetër, ajo me emrin ‘Gjika’, - pohon më tej ajo, - është gjithashtu me origjinë nga Kypriliu, ku lindi në shekullin XVII Gjergji i Parë, që hipi në fron më 1658”. (“Gratë në Lindje”, f. 271).

    Nga këto pohime merret vesh se vendorigjina e fisit të Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, nuk është as në Roshnik të Beratit, as në Libohovë të Gjirokastrës dhe as në ndonjë fshat të Përmetit, por vetëm në Mirditë. Për këtë fakt dëshmonte qysh më 1969 edhe historiani dhe studiuesi i talentuar gjirokastrit Lefter Dilo, i cili, siç dëshmohet edhe në faksimile, shkruante: “Kyprilin Elena Gjika e përmend si fshat në Mirditë, prandaj do parë kjo”. Dhe më tej vazhdon: “Me fjalë të tjera, ajo thotë se familja e Qyprilinjëve dhe e Gjikajve ishin prej Mirdite si origjinë”.

    Një dëshmi tjetër që vërteton se Qyprilinjtë dhe Gjikajt e kishin vendorigjinën e tyre në Mirditë është edhe fakti që përfaqësuesi i parë i këtij fisi, që përmendet në historiografinë turke, quhej Ahmet pashë Dukagjini, i cili duket se ka vdekur më 1517. Në këtë konkluzion arrihet kur merret parasysh e vërteta historike që vërtetojnë shumë dokumente, sipas të cilëve “Dukagjini i vërtetë në shekujt XV-XVII ishte Mirdita dhe lugina e Drinit”. (Dokumente të shek XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, shënimi 6, f 305). Dhe këta Dukagjinas, që u konvertuan në myslimanë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, duke shërbyer si vezirë të mëdhenj të Perandorisë Turke, do të ruanin në rrjedhën e shekujve jo thjesht emrin e krahinës nga vinin (Dukagjin - shënimi im), por bash emrin e fshatit të tyre - Qypril.

    Si fis me potenciale intelektuale e aftësi organizative, duke u konvertuar në fenë islame e duke pasur pozita të rëndësishme në Perandorinë Turke, Qyprilinjtë arritën të vendosen edhe në Stamboll, duke e ruajtur emrin e fisit. Duke shërbyer si vezirë në vise të ndryshme të Perandorisë Osmane, përfaqësues të Qyprilinjëve, duke mos e harruar vendin amë - Shqipërinë, gjetën rastin për t’u vendosur, ndoshta edhe në Roshnik të Beratit, edhe në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë fshat të Përmetit, pa harruar emrin e fshat të tyre - Qypril, që u bë dhe mbeti edhe si emër fisi.

    Kështu, pas vezirit të parë që doli nga kjo derë (fis – shënimi im) - Ahmet pashë Dukagjini, i cili, siç u theksua, duket se ka vdekur më 1517, u dalluan, siç është theksuar edhe në disa organe shtypi, që e kanë trajtuar këtë çështje, edhe:

    1. Mehmet pashë Qypriliu, që pat lindur në Anadoll më 1578, qëndroi në pushtet, si Vezir i Madh i Turqisë në vitet 1656–1661, kur edhe vdiq.

    2. Fazil Mehmet pashë Qypriliu, që ndonjëherë thirret Mehmet pashë Qypriliu, i cili sundoi në vitet 1662-1676.

    3. Mustafa pashë Qypriliu, që në shënime të ndryshme jepet edhe me epitetin “Kara Mustafa Pasha (Qypriliu)”, i cili sundoi në vitet 1676–1685. Ishte fëmijë me prejardhje turke, që u adaptua qysh i vogël nga një familje Qyprilinjësh.

    4. Fazil Mustafa Qypriliu, i biri i Mehmet pashë Qypriliut, që sundoi në vitet 1689–1691.

    5. Hysein Qypriliu, djali i xhaxhajt të Mustafa pashë Qypriliut, që sundoi në vitet 1697-1702.

    6. Numan Qypriliu, vëllai i Hysein Qypriliut, i cili sundoi në vitet 1710-1711.

    7. Abdullah Qypriliu, vëllai tjetër i Hysein Qypriliut, që sundoi në vitet 1723-1735.

    Kaq i madh ishte roli që luajtën Qyprilinjtë në historinë e Perandorisë Turke, saqë edhe pas shumë vjetësh të shkëlqimit të tyre pinjollët e kësaj dinastie, edhe më vonë, u kërkuan dhe u parapëlqyen nga sferat e larta të shtetit turk për të drejtuar shpresat e popullit edhe në shekujt e mëvonshëm, duke ardhur deri në shekullin e njëzetë. Për këtë dëshmon edhe jeta e Mehmet Fuat Qypriliut, që pati lindur më 1890 dhe vdekur më 1956 e që njihet edhe si poet, edhe si historian i Turqisë moderne me emrin e të atit - Fuat Qypriliut.

    Derisa vendorigjina e Qyprilinjëve është pa dyshim Mirdita etnografike, mbetet për t’u saktësuar, siç këshillonte edhe historiani e studiuesi gjirokastrit Lefter Dilo, fshati me këtë emër në Mirditë. Fakti që emrin e Gjikajve, të cilët, siç na thotë Elena Gjika ishin nga Kyprili, e gjejmë në ditët tona edhe në fshatin Kuzhnen, edhe në Shebe, edhe në Zajs a Lami i Madh të Selitës, na bën të mendojmë se edhe emri i këtij fshati (Kypril - shënimi im) duhet kërkuar pikërisht në këto vise të Mirditës etnografike.

    Sidoqoftë, për të mos u zgjatur më shumë hipoteza, emri “Kypril”, që u bë emri i një fisi të lavdishëm, duhet përafruar, sipas mendimit tim, me emrin “Kprull”, që mban një lagje e fshatit Spitën në rrethin e Lezhës, e cila është në kufi me fshatin Katundi i Vjetër në zonën e Rubikut të Mirditës. Dy fakte sikur na çojnë në këtë përfundim: në gojën e popullit “Kprull”, ku duken shenja të një gërmadhe, quhej “Qytezë”, çka dëshmon se këtu ishte dikur qendra e hershme edhe e fshatit Spitën, edhe e fshatit Katundi i Vjetër; emri “Kpruell” duket se lidhet fort me “kapruell” ose “ kaproll”.

    Është e natyrshme që gjatë më shumë se pesë shekujve emri “kapruell’’ ka pësuar ndryshime fonetike dhe këtyre ndryshimeve, që lidhen me ligjërimin popullor të trevës, u shtohen ndryshimet që janë bërë gjatë regjistrimit të emrit të vendit nga nëpunësit turq. Kështu, nga “kapruell” ose “kaproll” në gjuhën e popullit shkojmë te një “Këpruell” e prej këndej te “Kprull”, që ndonjëherë shqiptohet thjesht “Prull”. Ndoshta këtu duhet kërkuar vendorigjina e Qyprilinjëve. Për këtë na bind jo vetëm gërmadha e asaj lagjeje që quhej “Qytezë”, por edhe gërmadha e kishës që gjendet midis Kprullit dhe Katundit të Vjetër në zonën e Rubikut.

    Pavarësisht se ku do të lokalizohet në të ardhmen emri i fshatit Qypril, a Kypril: aty ku gjenden gërmadhat e një “qyteze” të vjetër në Kprull, në Kuzhnen, në Shebe, apo në Selitë, duket se vendorigjina e Qyprilinjëve, a e Kryprilinjëve, ashtu si dhe vendorigjina e Gjikajve, duhet kërkuar në Mirditën etnografike dhe jo në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a diku në fshatrat e Përmetit. Në fund të fundit, ka rëndësi të dihet se vendorigjina e Qyprilinjëve nuk duhet kërkuar në Turqi, siç mund të mendojë ndonjë studiues, por në Shqipëri. Ndryshe, rilindësja jonë e famshme Elena Gjika nuk do t’i quante me krenari Qyprilinjtë, a Kyprilinjtë “bij të Shqipërisë se pamposhtur”, siç theksohet edhe në një shkrim të gazetës “Metropol” të datës 12.02.2009.
    ve

  5. #715
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pesë shekuj histori të Luzhës dhe të luzhjanëve

    Mr. Majlinda Gjocaj | 13-09-2010 17:03 CET
    Kohët e fundit doli në qarkullim libri”Luzha dhe luzhjanët gjatë shekujve XVI-XX-1”. Autorë janë vëllezërit Uk, Ismet, Qamil e Sami Balaj, që pas një pune të vullnetshme gati gjysmë shekulli, e kanë përfunduar me sukses këtë monografi shumëplanësh. Libri ka 615 faqe në 13 kapituj, ku është shtruar një paraqitje e plotë me gjeografinë, etnografinë, demografinë, folklorin, historinë, ekonominë, politikën, kulturën sociale shekullore etj; ka 300 fotografi pamje të bukurive të natyrës së Luzhës, të Balcinës-bjeshkës së fshatit me bukuritë e rralla alpine; ka 240 portrete njerëzish të cilët gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në brezat e më pasmë; ka gjithashtu 35 poezi ,proza poetike dhe skica kushtuar të rënëve në luftë për liri dhe përparim.

    Ky libër, në të vërtetë, është si një bibël për çdo luzhjanë për të ditur amën e prejardhjes së vet dhe një mundësi e mirë për të mos e harruar, duke ua lënë si dhuratë brezave pasardhës. Në të theksohet :”Pema, sado të lartë të ketë trungun dhe degët të shtrira në hapësirë, ushqimin e merr nga rrënjët , në mëmën e vet tokën”, duke nënkuptuar se edhe luzhjanët, si të gjithë shqiptarët, kudo që të ndodhën , do të kenë në gjak gjenin shqiptar dhe do të ruajnë virtytet e larta si besë e bujari, nder e burrëri etj.

    Nga studimi i vëmendshëm që autorët kanë bërë, kanë mundur të gjejnë të parin e tyre dhe gjithë pemën fisnore, ta evidentojnë deri në vitin 2008, jo vetëm të luzhjanëve aty, por edhe të shpërndarë jashtë Luzhe, në rajon, Evropë dhe botë. Argumentohet me shumë fakte se origjina e tyre është nga Kosova (Botusha) fis Gashi shumë i lashtë i shtrirë që nga Nishi , nëpër Kosovë që kanë lëvizur nga koha në kohë për shkaqe të ndryshme dhe janë vendosur edhe në malësi, ku kanë ngulur rrënjë prej afro pesë shekujsh. Ky mendim i argumentuar hedh poshtë tezën e historianëve serbë, sipas të cilës “shqiptarët paskan zbritur nga malet në shekujt XVII-XVIII”. E kundërta është e vërtetë se nga Rrafshi i Kosovës janë ngjitur shumë sish në malësi.

    Etnografia zë vend të rëndësishëm. Marrëdhënieve brenda shtëpisë, vëllazërisë, shoqnisë (shoqërisë), kumbarisë, miqësisë me fiset e tjera në malësi e jashtë saj, zgjidhjes së problemeve nëpërmjet pleqnarëve, pleqësisë,

    vegjëlisë dhe të atyre midis fiseve e krahinave i kushtohet shumë vend duke dhënë shembuj që kanë shmangur edhe konflikte të ashpra. Parimi bazë prej të cilit janë udhëhequr luzhjanët kurdoherë ka qenë dhe mbetet fjala me urti dhe jo me fuqi. Integrimi me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve ekonomike, tregtare, lidhjes së miqësisë me marrje e dhënie vajzash, shkëmbim përvoje në zbatimin e rregullave kanunore trajtohet si një veçori. Pothuaj gjithçka që ka të bëjë me jetën qe nga lindja deri në vdekje është trajtuar me zellin e një studiuesi të kujdesshëm për të evidentuar edhe procese që janë në formim ose në zhdukje e sipër.
    Trajtim krejt i ri në këtë libër është pa dyshim edhe kreu “Kujtesë Historike”. Aty theksohen aktet, marrëveshjet, traktatet, vendimet e shteteve fqinjë dhe e Fuqive të Mëdha gjatë shekullit XIX-XX prej të cilave çdo shqiptar ka pasur pasoja, pra edhe luzhjanët. Vetëm dy vendime kanë qenë në anën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dhe këto janë falë vendimit kategorik të SHA-së. Më 1920, kur në Paris diskutoheshin kushtet e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, u rishtrua problem i copëtimit të Shqipërisë në bazë të Traktatit të fshehtë të Londrës marrë më 1915. Mendimi kategorik i Presidentit Willson”… nuk mund të pranojmë dëmtimin e shqiptarëve duke ua bërë qejfin jugosllavëve, as dëmtimin e jugosllavëve duke ua bërë qejfin italianëve…”qe shpëtimtar dhe i detyroi Fuqitë e Mëdha të tërhiqeshin nga vendimi i tyre ndaj shtetit shqiptar.(Arben Puta - “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare”faqe 317-326).

    Po kaq vendimtar ishte qëndrimi i SHBA-së për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb në fundshekullin XX, hyrja e NATO në Kosovë dhe së fundi mbështetja e Pavarësisë, e zhvillimit dhe e mbrojtjes se shtetit të ri të Kosovës. Këto çdo shqiptar duhet t`i dijë kurdoherë, ndaj edhe autorët i kanë bërë pjesë thelbësore të këtij libri.

    Burimet e literaturës së shfrytëzuar janë të shumta: mbi 100 vepra të autorëve vendas dhe të huaj, dokumente të shumtë arkivorë që faktojnë ngjarje e probleme të rrethit në kohë të ndryshme. Të dhëna gojore nga burra të mençur të Luzhës e të gjithë Malësisë të mbledhura gjatë më se 50 vjetësh kanë bërë bazën e hartimit të librit . Është edhe një libër model për ata që do të merren me këtë fushë studimi.

    Une po e deshmoj qe e vertet eshte qe mbiemri Bala eshte i( fisit Gashi)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 13-09-2010 më 14:17

  6. #716
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    NJËQINDVJETORI I EPOPESË SË NIKAJ-MERTURIT
    ANTON PAPLEKA
    29/06/2010 Botimet zyrtare të derisotme tregojnë se historiografia shqiptare nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit kundër ekspeditës ushtarake të komanduar nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha në vitin 1910. Në tekstin “Historia e Shqipërisë”, për shkollat e mesme, Tiranë, 1973, për këtë ngjarje shkruhet në mënyrë të përgjithshme dhe të përciptë: “Pasi ra kryengritja e Kosovës, korparmata turke, nën komandën e Shefqet Turgut Pashës, kaloi në korrik në vilajetin e Shkodrës për të kryer edhe këtu çarmatimin e popullsisë dhe rekrutimin e ushtarëve”1.

    Për fat të keq, kjo mungesë objektiviteti ka vazhduar edhe pas vendosjes së sistemit demokratik. Në tekstin “Historia e popullit shqiptar”, për shkollat e mesme, Tiranë 1994”, aty ku flitet për kryengritjen e vitit 1910, shkruhet: “Pas rënies së kryengritjes në Kosovë, qeveria xhonturke, që synonte të godiste gjithë Lëvizjen Kombëtare, urdhëroi trupat e veta të vazhdonin operacionin në krahinat e tjera. Gjatë këtij marshimi në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, kudo u shpall shtetrrethimi, u bënë ndjekje e arrestime, u ngritën gjyqe ushtarake, u mbyllën klubet dhe gazetat shqipe” 2.

    Të nxitur nga qëndrimi nënvleftësues i historiografisë zyrtare, edhe instanca apo individë të tjerë janë përpjekur ta nënçmojnë ose ta shpërfillin fare faktin historik se ushtria otomane e ndërpreu marshimin e saj drejt Shkodrës, përmes maleve të Dukagjinit, dhe u detyrua të ndryshonte itinerarin e saj.

    Jam i prirë të mendoj se ata që kanë mbajtur qëndrime të tilla ose nuk i kanë njohur sa duhet faktet dhe dokumentet që lidhen me këtë periudhë, ose janë nisur nga motive të urrejtjes krahinore dhe fetare, për të lënë në hije qëndresën e krahinës së Nikaj-Mërturit, së cilës historia i dha mundësinë të shpaloste vlerat e saj të mëdha shpirtërore e luftarake.



    * * *

    Synimet e ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës nuk kufizoheshin thjesht me nënshtrimin, me çarmatosjen e popullsisë dhe me mbledhjen e nizamëve (rekrutëve). Në librin e tij “Udhëtime nëpër Ballkan”, albanologu Franc Nopça, i cili është takuar me gjeneralin osmanlli, shkruan: “Siç ma theksoi qartë ai, programi i tij ishte që Shqipërinë e Veriut ta kthente në një shkretëtirë dhe pastaj këtë shkretëtirë ta popullonte me emigrantë myslimanë të ardhur nga Bosnja. Këtë specifikë, emigrantë boshnjakë dhe jo nga Anadolli, ma theksoi në mënyrë të veçantë” 3.

    Ambicia e këtij oficeri madhor të Perandorisë Osmane për të nënshtruar shqiptarët del në pah edhe në këngët popullore që flasin për këtë periudhë: “Të shtatë krajlat bajnë pleqni:/- Na duel dore kjo Shqipni,/Na duel dore Shqipnia krejt./Dërgut Pasha ni fjalë po e flet:/- Në ma dhaç mue për tri vjet,/Kur ta ap, ta ap tërbjet./Po i marr t’dhetë, po i marr xhelep/Dal sylahin jau mbledh krejt,/I marr nizamin ka’ tri vjet” 4.

    Megjithëse ushtria që komandonte Shefqet Turgut Pasha kishte mbi dyzet mijë veta5 dhe ishte e pajisur me armët më moderne që prodhonin fabrikat e Evropës në atë kohë, shqiptarët nuk ngurruan t’i dilnin përpara për t’i prerë rrugën këtij përbindëshi apokaliptik që do të shkelte trojet e tyre. Luftime të përgjakshme u zhvilluan sidomos në Grykën e Kaçanikut: “Hipi n’post ni sulltan i ri,/E çoi asqerin në Shqipni,/Me gri burra e me gri fmi./N’ Kaçanik kur desht me hi,/Kaçanikut raftu pika,/Nuk e lshoi pa u therë me thika!/U ther me thika shtatë sahat,/U mbyt kali m’ not në gjak” 6.

    Pasi mposhti qëndresën e luftëtarëve kosovarë, ushtria e Shefqet Turgut Pashës e vazhdoi marshimin drejt Shqipërisë së Veriut. Për të siguruar një shkallë sa më të lartë manovrimi, ai i ndau trupat e tij në dy pjesë: njërën prej tyre e nisi në drejtim të Qafës së Morinës, kurse tjetrën në drejtim të Bytyçit7.

    Të parët që i dolën përpara kolonës ushtarake që kaloi nëpër Qafën e Morinës qenë luftëtarët e Gashit, të udhëhequr nga Halil Brahimi. Ushtria otomane u prit me luftë edhe në Krasniqe. Për të kaluar me sa më pak dëme nëpër këtë krahinë, gjenerali osmanlli përdori të gjitha mjetet për të bërë për vetë prijësin e saj, Shaban Binakun, i cili pas shpalljes së Hyrjetit kishte shkelur me këmbë fotografinë e sulltan Hamitit, duke thënë se aty e mbrapa vetë ai do të ishte mbreti i atij vendi8.

    Të bindur se pas kalimit nëpër Gash e Krasniqe ushtria otomane do të marshonte drejt krahinës së tyre, banorët e Nikaj-Mërturit u mblodhën në kuvend dhe vendosën të zinin pritat në shtegun kryesor që të çonte në viset e tyre, në Qafën e Kolçit9. Ata nuk e përfillën numrin e madh të ushtarëve të Turgut Pashës, duke u nisur nga parimi se malësorët numërimin nuk e përdorin për njerëzit, po për bagëtinë.

    Një kronist, bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, shkruan: “Në Qafë të Kolçit qëndruan trimnisht burrat e Nikajt e të Mërturit, por mjetet që kishin, ishin të mangta, armët që përdoreshin të vjetra e aq pak në numër, sa me ia tutë synin aspak nji ushtris së madhe e rreptë, si ishte ajo e turkut, së cilës as nuk i mungonte kurrgja, por i dilte e i tepronte çdo mjet luftimi edhe ma i riu si mauzerë, topa e mitraloza” 10.

    Për t’i ligështuar dhe për t’i poshtëruar malësorët e armatosur me pushkë të vjetruara, Shefqet Turgut Pasha dha urdhër që topat të mbusheshin me gjyle shpërthyese që lëshonin një flakë verbuese. Këto gjyle të panjohura më parë patën një ndikim të madh psikologjik e luftarak. Pluhuri dhe ciflat e gurëve, i pengonin malësorët jo vetëm të merrnin në shenjë, por edhe t’i futnin fishekët në foletë e pushkëve11.

    Në ato luftime, ku ishte e vështirë të dalloje luftëtarin e zakonshëm nga prijësi me përvojë, u shquan Sokol Basha, bajraktari i Nikajt; Shytan Brahimi, krye nga Nikajt; Gjelosh Rama i Currajve të Epër, Dedë Trimi, krye nga Merturi; Tunxh Miftari, Sadik Gjergji, shtëpi e parë në Palç dhe Prelë Tuli, Trimi i Salcës…12

    Epërsia ushtarake e armikut i detyroi luftëtarët e Nikaj-Mërturit të tërhiqeshin nga Qafa e Kolçit. Ushtria otomane e kaloi këtë grykë të përgjakur që binte erë barut dhe vërshoi në thellësi të krahinës. Komanda ushtarake u vendos te Gurra e Hasan Gashit, një pikë strategjike, ku shihej si në pëllëmbë të dorës tërë lugina. E komanduar nga një kapiten, pararoja e ushtrisë kapërceu Lumin e Madh, Lumin e Vogël dhe mbërriti në Gjonpepaj, te kisha e Nikajt. Kjo kishë shpëtoi pa u përdhosur vetëm falë ndërhyrjes së një oficeri osmanlli që ishte me origjinë shqiptare: “Këtu i do dijtë begut të Kosovës (Ali Begut, A.P.) në qoftë se meshtari pështoi (shpëtoi, A.P.) pa u burgosë e kisha pa u dhunue. Shqiptari çdo fejet të jetë, asht shqiptar dhe gjakun s’e harron as vëllan s’e poshtnon para të huejit”13.

    Malësorët që kishin armë ishin shpërndarë nëpër male. Ata qëllonin herë pas here kundër çadrave të ushtrisë pushtuese14. Komanda ushtarake thirri bajraktarin Sokol Basha bashkë me krerët e Nikajt, të cilët i urdhëroi të dorëzonin armët, të regjistronin pjesëtarët e familjes, gjënë e gjallë dhe pasurinë, të çonin ushtarë meshkujt nga pesëmbëdhjetë deri në gjashtëdhjetë vjeç, pa marrë parasysh nevojat familjare a ndonjë mungesë shëndetësore. Taksa për dhen e për dhi do të ishte nga pesë grosh për kokë, kurse për derrat do të ishte nga dhjetë grosh për kokë. Po të mos plotësoheshin këto kërkesa, oficerët osmanlinj kërcënuan se do të pushkatonin krerët dhe do të arrestonin malësorët e thjeshtë15.

    Të gjendur para këtyre kërcënimeve, krerët e Nikaj-Mërturit u detyruan t’i pranonin kërkesat e komandës së ushtrisë otomane, ashtu siç kishin bërë fqinjët e tyre në Gash e në Krasniqe. Të vetmit që nuk pranuan të takoheshin me të dërguarit e Shefqet Turgut Pashës, qenë krerët dhe banorët e katundeve Palç, Salcë e Brisë, të cilat shtriheshin në perëndim të krahinës, në kufi me Dukagjinin.

    Kur oficerët e ushtrisë otomane u çuan fjalë tri katundeve të panënshtruara të dorëzonin armët, përndryshe shtëpive të tyre do t’u vihej flaka brenda njëzet e katër orëve, krerët dhe banorët e tyre iu përgjigjën kështu: “Në qoftë se Stambolla i don armët, të vijë vetë e t’i marrë. Salca s’mban as s’ka mbajtë kurrë armë për të dorzue, por për të luftue me to. Prandaj këtu në vend e jo njeti kemi për t’ja dhanë Pashës këto hekuraça të lyeme me mish thiut”16.

    Për të ndëshkuar katundet e pabindura, ushtria otomane u grumbullua në Tëtherme të Nikajt, në livadhet ku veronte bagëtia. Ushtarët e huaj plaçkitnin bagëti, bulmet dhe dëmtonin të mbjellat. Cilido që i kundërshtonte, arrestohej dhe rrihej me daulle.

    Duke dëgjuar për paudhësitë që bënin osmanët në katundet e nënshtruara, Prelë Tuli i nxiti banorët e tri katundeve të paçarmatosura të mos i binin në dorë Shefqet Turgut Pashës dhe të qëndronin deri në të mbramin fishek. Për rolin e Trimit të Salcës si organizator i qëndresës, Pal Duka–Gjini shkruan: “Fjala zjarm e burrit të maleve, syni gacë i tij dhe zemra çelik, përpjekjet me pari e hipnotizimi i vegjëlisë ku Prela kishte vu uzdajën (shpresën, A. P.), elektrizuan Salcën e Merturin. Vendosën të desin të tanë sa ishin”17.

    Vendosmërinë e malësorëve për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre e ka përjetësuar një kronikan besnik, siç është kënga popullore e krijuar në atë kohë: “Kodra e Palçit duket zi,/Kanë zanë pritat njiqind shpi,/Ai Prelë Tuli na u ka pri, ushtrisë para i kanë dalë,/Turgut Pashës po i çojnë fjalë:/Kësaj gryke asht zor me dalë,/Kthe ushtrinë kur t’marrsh xhevapin,/Se armt e krahit s’mund t’i japim,/Për pa dekë na me gajret,/Na i la baba amanet!” 18

    I vetëdijshëm për rrezikun që paraqiste qëndresa para ushtrisë së madhe të Shefqet Turgut Pashës, - këtë qëndresë e kanë krahasuar me heroizmin e treqind spartanëve të kryesuar nga mbreti Leonidha në Grykën e Termopileve, - prijësi i malësorëve, Prelë Tuli, u përpoq të siguronte ndihmën e banorëve që jetonin përtej krahinës së Nikaj-Mërturit: “Aj Prelë Tuli çohet n’kambë/- Kush ma çon fjalën n’Toplanë,/Me m’shpëtue roptë e gjanë,/Gjanë e roptë me m’i shpëtue,/Se Turguti m’ka rrethue…”19. Përveç Toplanës, Prelë Tuli kërkoi ndihmë nga fiset e mëdha të Dukagjinit20.

    Të drejtuar nga Prelë Tuli, Man Avdia dhe Deli Tahiri, luftëtarët e katundeve Palç, Salcë e Brisë zunë pozicionet te Guri Murg, një shkëmb i thepisur, të cilin e përdorën si fortifikatë natyrore. Për shtatë ditë me radhë, ata i zmbrapsën sulmet e osmanëve, duke vrarë shumë prej tyre: “Guri Murg, nji gur i bardhë,/Po i shkojnë gjylet radhë e radhë,/Por s’e la Pashën me dalë,/Për pa u kthye ai kah ka ardhë!21”

    Në këto luftime nuk spikati vetëm zotësia e Prelë Tulit si takticien ushtarak, por edhe trimëria e tij personale, duke vrarë një bimbash (major) të ushtrisë otomane. Në fjalët që i vë në gojë bardi popullor, del në pah urrejtja e thellë e malësorëve ndaj perandorisë aziatike që i kishte ndarë nga Evropa dhe i kishte lënë në prapambetje të thellë: “Ai Prelë Tuli hallakati:/-Ndal, manov, se t’erdh sahati!/Bylykbashit mirë ia kapi./Krisi pushka, gjimoi mali,/Nëpër shpat po bie nizami…22”.

    Kur u mbaruan fishekët që kishin, luftëtarët e Palçit, të Salcës e të Brisës u detyruan të lëshonin pozicionet te Guri Murg dhe të tërhiqeshin në thellësi, duke ngritur një vijë të re zjarri në disa shkëmbinj të pakalueshëm, në afërsi të Brisës.

    Për të shfryrë dufin e tyre dhe për t’u hakmarrë për humbjet që kishin pësuar, osmanlinjtë i shkatërruan shtëpitë e Palçit e të Salcës, duke i hedhur në erë me dinamit. Veç kësaj, ata prenë me sëpatë pemët, misrin e gjelbër e shkelën dhe e kullotën me kuaj. Kishën e Palçit e përdorën si kazermë. Përdhosjes së tyre nuk i shpëtuan as petkat dhe enët e shenjta të shërbimit fetar23.

    Për t’i detyruar malësorët e panënshtruar që të largoheshin nga shkëmbinjtë e thepisur ku qëndronin me armë në dorë, oficerët osmanlinj dhanë urdhër të bombardoheshin shtëpitë e katundit të Brisës, luginat dhe majat e maleve nga ana e Dukagjinit: “Po vajton kjo Maja e Thatë,/janë vra burrat, janë vra gratë,/Tri katunde kanë marrë flakë!24”

    Në vend që të llahtariseshin nga këto bombardime, Prelë Tuli dhe bashkëluftëtarët e tij i mbështillnin gjylet me guna të lagura për të mos shpërthyer dhe për t’ua marrë barutin që u duhej për luftë. Ata e vazhduan qëndresën me vendosmëri, të mbështetur nga dy aleatë të fuqishëm: nga Drini që rridhte në krah të djathtë të pozicioneve të tyre dhe nga dy mijë luftëtarët të fiseve të Dukagjinit që ua mbronin shpinën dhe krahun e majtë. Për këtë fakt, Pal Duka-Gjini shkruan: “Tri dit rresht batalionet e visë sulmuese mbetën pa bukë të rregullt. Mbetën pa bukë, përse Mehmet Shpendi me Shalë ua kishte pre rrugën dhe me armë të veta të pathyeshme s’i lente rahat ditë as natë”25.

    * * *

    Në ditët e para të korrikut të vitit 1910, Bedri Pasha, valiu i Shkodrës, i kishte thirrur në selinë e tij bajraktarët dhe krerët e Dukagjinit, të cilët i kishte këshilluar të mos e kundërshtonin kalimin e ushtrisë së Shefqet Turgut Pashës nëpër viset e tyre. Në fund të mbledhjes, ai u kishte dhënë nga një mexhite të bardhë për krye26.

    Me t’u kthyer nga Shkodra krerët e bajraktarët, në Dukagjin ishte dhënë kushtrimi për t’u mbledhur kush ishte burrë, që t’i dilnin përpara Shefqet Turgut Pashës dhe të mos e linin të bënte në krahinën e tyre atë që kishte bërë në Kosovë, në Gash e në Krasniqe27.

    Të mbledhur te kisha e Abatit, dukagjinasit kishin rrahur benë se pa mbetur në gra e në çika (pa u shfarosur të gjithë meshkujt), nuk do ta linin ushtrinë e huaj të kalonte nëpër viset e tyre. Ata që ishin të zotët për luftë kishin marrë armë, sëpata e kazma, kishin zënë shtigjet në qafa e lugje, kishin prerë drurë për të penguar kalimin e kalorësve, kishin hapur hendeqe, gropa e llogore28.

    Forcat e afta për luftë ishin vendosur në disa pozicione: djemtë e Thethit kishin zënë Qafën e Pejës dhe Qafën e Valbonës; Lugun e Ndërmajnës e ruanin Lekaj, Abat, Pecaj, Vuksanaj e Pjoll; Qafën e Agrit e të Agrorit i mbronin Gimaj, Nënmavriq, Lotaj e Plani; në Qafën e Brashtës kishte zënë pritat Shoshi; në Qafën e Shterziqes, qëndronin luftëtarët nga Toplana e Dushmani. Burrat që rrinin ditë e natë në pozicione, furnizoheshin me ushqime nga gratë e tyre.29

    Në letrën që P. Çiril Cani, famullitar i Shalës, i shkruante më 14 korrik 1910 P. Kamil Libardit, famullitarit të Shoshit, ndër të tjera thuhet: “Shaljanët e kanë qitë cekën (kanë vendosur) me u ba copë e grimë e me qindrue për Atdhe me çdo flije; por un drue se s’kan me mujtë me e mbajtë për shum kohë, mbasi vendet për qindresë kanë nji ball (front) fort të haptë e prandaj u duhet me u da ndër logje të ndryshme: në të Ndërmajës, t’Agrit e t’Agrorit, e shka â ma zi nuk kanë veç pak ushqim. Dje u ka pas’hi nji frigë e madhe kah i kan bombardue pa prâ, në rrezik me mbytë edhe shumkënd. S’ndihet tjetër për gjith anësh veç kushtrim…”30.

    Për organizimin e qëndresës së Dukagjinit, merita kryesore i takon kryetrimit Mehmet Shpendi. Këtë gjë e pasqyron edhe epika historike: “Mehmet Shpendi del në thep,/Mizalltia po i kërcet,/djelve t’vet po u bërtet;/- Bini djelm, mbi kët hyrjet,/se djelt e ri asqer po i merr;/Lyp redifë e mustafes,/Lyp xhelep e lyp të dhetë,/Lyp të dhetë e lyp nizamë,/Por nuk muj për me ia dhanë,/N’ato gryka paska dalë,/N’ato gryka për shefi,/Kërcet pushka me buri!31”

    Nuk ka dyshim se pjesëmarrja në këtë qëndresë të armatosur kundër ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës ka qenë më e gjerë sesa është paraqitur në disa shkrime të botuara deri më sot. Sipas Lulash Palushajt, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe: Kolë Marash Vata, Zef Lani, Gjon Pllumi…32

    * * *

    Malësorët e armatosur, që qëndronin në gryka e në shkrepa, bënin sulme të befasishme kundër osmanlinjve, të cilët i vrisnin për t’ua rrëmbyer pushkët moderne (mauzer) dhe fishekët. Këto goditje të pandërprera, pasiguria që ndienin në atë luginë të ngushtë, të rrethuar nga male të ashpra që dukej sikur nga çasti në çast do t’u binin mbi kokë, ua ligështuan zemrën ushtarëve të huaj: “More pashë, na paç në qafë,/Qysh na çove në Palç e Salcë,/S’do t’na lshojnë kurrnji të gjallë!”

    Shefqet Turgut Pasha u informua se në thellësi të maleve të panjohura që ngriheshin para tij kishin zënë pritë mijëra luftëtarë që ishin betuar të vdisnin me armë në dorë. Për t’iu shmangur ndonjë shpartallimi të mundshëm, atij iu mbush mendja se ishte më e udhës të hiqte dorë nga vazhdimi i marshimit nëpër Dukagjin. Pas luftimeve që zgjatën njëzet e dy ditë34, rrethanat e detyruan të merrte një nga vendimet më të rënda në jetën e tij si ushtarak: të jepte urdhër për t’u tërhequr.

    Përbindëshi që ishte dyndur nga Anadolli, mblodhi gjymtyrët e kthetrat, pastaj u turr drejt Drinit, sikur donte të lante në rrjedhën e tij njollat e gjakut që kishte derdhur kudo ku kishte shkelur. Pasi kaloi në vaun e Drinit, ushtria otomane çau përmes maleve të Pukës dhe iu afrua Shkodrës.

    Me t’u shuar shungullima e topave dhe e krismave të armëve, në luginën e Nikaj-Mërturit ra qetësia. Përsëri njerëzit mund të flisnin e të qeshnin lirisht në katundet e tyre. Madje mund të këndonin me lahutë ose me çifteli. Dhe ishte e natyrshme që kryekënga e asaj kohe të bënte fjalë për zmbrapsjen e ushtrisë otomane: “Në Gjakovë po rrahka teli,/ Në Stamboll po shkon haberi,/Shkon haberi në shtat’krajli:/- S’mun e shkela kët Shqipni,/s’mun e shkela kët’ soj robit,/s’po m’druen pushkën, as s’po m’druen topin!/I gjuej me top, gjylen ma kap,/Mitralozit i thotë turraç…”35

    * * *

    Kushtrimi i luftës për liri do t’i thërriste nikaj-mërturësit në beteja të reja, siç qe kryengritja e Malësisë së Veriut në vitin 1911. Në librin “Malësori këndon”, Gjergj Hasanaj shkruan: “Malësorët me në krye Dedë Gjon Lulin, të ndihmuar nga malësorët e Shalës, Shoshit, Nikajve, Mërturit dhe Krasniqes, vendosën të mos i zbatojnë urdhrat e valiut të Shkodrës në lidhje me pagimin e taksave dhe dorëzimin e armëve”36. Midis nëntëmbëdhjetë krerëve të fiseve pjesëmarrëse në kryengritje, që firmosën dokumentin e hartuar e të miratuar në Gerçe, më 12 qershor 1911, figurojnë emri i Bashë Bajramit, bajraktar i Nikajt dhe ai i Bekë Delisë, bajraktar i Mërturit37.

    Shpirti liridashës dhe dëshira për përparim i shtynë banorët e Nikaj-Mërturit t’i përgjigjeshin në mënyrë masive kushtrimit të kryengritjes që shpërtheu më 1912. Në një letër që Sali Hidri (Hoxha) i ka dërguar Ismail Qemal Vlorës, thuhet: “Kur u ngrys, erdhën vojvoda i Mërturit që bëhet 600 shtëpi, Prelë Tuli bashkë me bajraktarin dhe më lajmëruan se 500 burra patriotë po marshonin për Gjakovë nga një rrugë tjetër më e shkurtër” 38.

    Gjatë luftimeve të përgjakshme që u zhvilluan në Çabrat të Gjakovës, më 12 maj 1912, u përsërit akti heroik i Mic Sokolit. Duke parë se një top i ushtrisë otomane po u shkaktonte humbje të mëdha kryengritësve, trimi nga Nikajt, Ndue Zenel Paplekaj, thirri: “Qat top me ma lanë mue,/Se gjallë a dekë kam me e pushue!” Në pamundësi për t’u ngritur përmendore mermeri ose bronzi, trimat që ranë për atdhe malësorët i përjetësuan në bronzin e vargjeve epike: “Ndue Zeneli trim ish kanë,/Frymën topit ia ka zanë./U hodh Ndou në grykë të topit/si rrufeja mes flakës së barotit” 39. Në betejën e Çabratit u vra edhe Ramë Ndou (Rrahaxhi) nga Raja e Mërturit40.

    Kryengritësit nga Nikaj-Mërturi morën pjesë në luftimet dhe marshimet që vazhduan deri në Shkup, që ndikuan për të shembur Perandorinë Otomane dhe për të krijuar shtetin e pavarur shqiptar.

    Ndihmesa që dhanë banorët e Nikaj-Mërturit në këto ngjarje madhore apo në ngjarje të tjera të rëndësishme vërteton më së miri se qëndresa e tyre kundër ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës më 1910 nuk qe një episod i shkëputur, i rastësishëm, po qe një dëshmi e gjallë e shpirtit të tyre të paepur, e gatishmërisë për t’u flijuar për të mbrojtur dinjitetin vetjak dhe atë kombëtar.

  7. #717
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me ka rene te degjoj se ne Kosove ka familje qe i takojne fisit "kastrioti". A eshte tamam fis apo jo, nese dikush e di?

    Tjeter fis qe kam degjuar eshte fisi (nese mund te quhet keshtu) "kusari" qe mendohet te jene shqiptare te ardhur nga territori i Italise! Nuk eshte se kam lexuar diku per kete te fundit, mirepo keshtu kam degjuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 21-11-2010 më 11:17

  8. #718
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Me ka rene te degjoj se ne Kosove ka familje qe i takojne fisit "kastrioti". A eshte tamam fis apo jo, nese dikush e di?

    Tjeter fis qe kam degjuar eshte fisi (nese mund te quhet keshtu) "kusari" qe mendohet te jene shqiptare te ardhur nga territori i Italise! Nuk eshte se kam lexuar diku per kete te fundit, mirepo keshtu kam degjuar!
    Fisi Kastrat-Gj.K.Skenderbeu,Osa Kuka dhe Shabam Polluzha
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 21-11-2010 më 12:17

  9. #719
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Fisi Kastrat-Gj.K.Skenderbeu,Osa Kuka dh Shabam Polluzha
    Jo jo Fegi, nuk osht Kastrati (se kom ndi per kete fis), mirepo ma merr mendja qe eshte pikerisht Kastrioti. Vetem hajt se ndoshta mund te informohem me mire kete jave.

  10. #720
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Fegi, pse i bashkove Kastrat me Gj.K. Skenderbeun? Mbase eshte dhene pergjigja nga fillimi i temes te cilen une ende se kam lexuar.

Faqja 72 prej 90 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •