[QUOTE]Autonome nga kush?Nga porta e larte , prej se ciles ishte bere vezir?Disa nga vlerësimet e historianëve për periudhë e pashallekut të Shkodrës : "Kara Mahmut Pashë Bushatliu është figura më e shquar e Bushatlinjve dhe një nga figurat më të forta që ka nxjerrë Shqipëria gjatë sundimit turk. Me vrasjen e tij, e humbi dhe Shqipëria një farë shprese për tu bërë autonome dhe e pavarur" Abaz Ermenji, 1996.
Epo ti thuash dhe lufte clirimtare kur je pjese e perandoris dhe nje nga sundimtaret e saj me te eger?Nga cili pushtues na cliroi Kara Mahmudi?Nga vendiku?Ne fakt jemi sot me te nderuar me turqeline."Pashalleku i Shkodrës u bë bërthama e shtetit të ardhshëm shqiptar, për të cilin në fund të fundit bëhej një luftë çlirimtare.
Bushatlijte ishin pjelle e sunduesit turk dhe natyrisht dhe vegel e tij.Natyrisht ato i sherbyen deri ne fund me besnikeri Portes s Larte, per te ruajte sundimet e saj ne rajon.Nese kemi sot nje ndjenje urrejtje ndaj shqipetareve ne rajon natyrisht kete e kemi peshqesh nga dy sundimtare sherbetore, te perandorise osmane Ali Tepelenen, dhe Bushatlinjte e Shkoderes.Krimet e tyre nuk ka pene ti shkruaje ose te pakten ti perktheje nga vendet e origjines.
Olsi Jazexhi :-
Në Janar të vitit 1784, në pashallëkun e Kara Mahmudit një kolonel austriak që dezertoi Jozefin II, kërkoi strehim politik. Pasiqë Pasha e pranoi kolonelin në sarajet e tija, i fundit e informoi atë dhe sovranin e tij në Stamboll mbi planet ogurzeza që Vjena po thurrte kundër Devletit.[26] Koloneli austriak e paralajmëroi në veçanti Pashën shkodran mbi tradhëtitë që vladika i Malit te Zi kishte thurrur kundër shkodraneve në Vjene me Jozefin II.[27] Ky fakt mjaftoi per ta antagonizuar Pashën Bushatlli kunder rajave të pabesa malazeze dhe të gjeneroj një valë xhihadesh të shumta nga shqiptarët kunder tyre. Pasha shkodran dërgoi ekspeditat e para kunder bazave terroriste malazeze një muaj pas ardhjes së kolonelit austriak. Njerëzit e tij vranë mjaft ekstremistë malazez dhe kokat e tyre i varën ne kalanë e Shkodrës.[28] Bāb-i Āli (Porta e Larte) që u kënaq me sjelljen patriotike te Kara Mahmudit, e shpërbleu vëllain e të fundit me postin e mutesarrifit të Ohrit.
......
Kushtrimi për xhihad që Pashai gegë iu lëshoi shqiptarëve kunder malazezëve rrebel që po ndihmonin planet austro – ruse në Ballkan, i çoi të fundit të vinin nga Shkodra, Tivari, Malësitë e Shkodrës, Dibra, Gjakova, Peja, Tirana, Kavaja për të marrë pjesë në fushatën ndërshkimore. Kjo gjë i frikësoi malazezët jashtë mase. Guvernatori i tyre Joko Radoniqi ne Maj te 1785, dërgoi në Shkodër kushëririn e tij Jovo Popovin që ti lutej Kara Mahmudit të ndaloje sulmin e tij kundër Malit te Zi. Pasha i Shkodrës iu pergjigj malazezëve se ndërshkimi i tij kunder rrebelëve do të ndalohej vetëm nëse ata do ti jepnin atij pengje nga familja e Njegoshit, te paguanin haraçin e vonuar prej 16 vjetësh dhe përfaqësuesit e tij të udhëhiqnin Malin e Zi. Por malazezët e mbledhur në 9 Qershor 1785 pranuan që t’i jepnin Pashait shkodran vetëm një pjesë të haraçit të vonuar[33] dhe asgjë më shumë. Në shkëmbim të kësaj mosbindje, Pasha iu premtoi atyre një ‘vizitë’ të shpejtë.[34] Me 13 Qershor 1785 ai u nis nga Shkodra me 30.000 ushtarë dhe kalorës që mbanin me vete 3 topa per të sulmuar Malin e Zi. Luftimet e Pashës me malazezët filluan në 18 Qershor dhe vazhduan deri më 22 Qershor 1785 kur ushtritë shqiptare hynë triumfalisht në Cetinje. Aty, ata shkatërruan dhe dogjën bazat e terroristëve malazezë sëbashku me manastirin e Cetinjes.[....
Pas kthimit ne Shkodër, Kara Mahmudi në bashkëpunim me mutessarrifin e ri të Delvinës, Ali Pashë Tepelënën, vendosi që të sulmonte Elbasanin dhe Beratin. Lufta kundër këtyre qytetesh bëhej në përgjigje të shtytjes që Ahmet Kurt Pasha i kishte bërë Sulejman Bej Verlacit që të ndante motrën e Pashës të martuar me Vërlacin. Fushata që Pasha shkodran sëbashku me Ali Pashë Tepelenën nisën kundër Elbasanit dhe Beratit shkoi mbarë në fillim. Sulejman Bej Vërlaci i frikësuar nga marshi i Bushatllijve, pranoi të rimartohej me motrën e tyre dhe ta mbylli mosmarrëveshjen pa lufte. Si rrjedhojë Ahmet Kurt Pasha u detyrua që të perballet i vetëm me sulmet e pashallereve toskë dhe gegë. Por fushata e Kara Mahmudit dhe Ali Pashës kunder pashës beratas nuk arriti që ta hedhë Ahmet Kurt Pashën nga pushteti. Ky i fundit me ndërhyrjen e Venedikut në Portën e Lartë, arriti të bindi Stambollin që të dergoj Kapudan Hasan Pashën qe ti kërkojë Pashait gegë t’i japi fund derdhjes së gjakut musliman.[
....Më të marrë faljen nga Porta e Lartë, Kara Mahmudi vendosi të hakmerret me Venedikun dhe të vinte nën haraç tokat e saja dalmate. Për këtë ai u nis nga Shkodra më 24 Mars 1786, për në Podgorice.[45] Aty mblodhi rreth 500 malësorë malazez[46] të cilëve iu kërkoi bashkëpunim gjatë fushatës që Pasha do të ndërmerrte kundër Venedikut.[47]
Pashai shkodran morri një sërë aksionesh kundër Venedikut përgjatë muajit Prill 1786. Por sulmi i tij final kundër tyre erdhi në fund të Majit, kur në krye te ushtrive shqiptare ai marshoi mespermes Malit të Zi dhe Bosnjes. Duke kaluar nëpër qytetet Venedikase si Nogoste dhe Rizanja, ai nënshtroi zotërime të shumta venedikase në Adriatik. Në shenjë fitoreje, ai dërgoi në Shkodër më 12 Qershor 1786 dhjetë koka venecianësh (rizanjotësh) dhe rrebelësh sllav.[48]
Si edhe me parë, Porta e Lartë dhe sadrāzam Koxha Jusuf Pasha u gëzuan me avancimet e Kara Mahmudit nëpër tokat Venedikase. Për këtë arsye, ata jo vetëm që nuk ia vunë veshin qarjeve të venedikasve ne Stamboll kundër Pashës shkodran, por në të kundërt i dhanë atij titullin vezir
Krijoni Kontakt