Close
Faqja 57 prej 90 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 891
  1. #561
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Vertet? E cili eshte mendimi Cabejt? Shkruaje tani, ketu qe ta lexojme te gjithe.

    Tonet patronizuese leri per kur te flasesh me njerez qe nuk kuptojne se cfare marrezirash ke leshuar gjer tani, te cilat nuk meritojne as vemendje.
    Kur të thuash ti idenë tënde se nga rrjedh fjala kreshnik.

    Jemi duke bërë debat, dhe rregulli e do që ideja ta ketë edhe kundër idenë. Përndryshe kot më kundërshton.

    Marrëzirat gjeji tek vetja, vje i shkruan dy fjalë, bën të menëurin e lagjes, dhe "fap" ik si pulë e lagur.

  2. #562
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Atehere, mos mashtro se e ke lexuar Cabejin, ose edhe ndonje nga dy te tjeret qe te citova. Po ta kishe lexuar do ta dije menjehere se per cfare po flisja.

  3. #563
    Desert Eagle Maska e 'MAGNUM'
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Vendndodhja
    Gefangen in Raum und Zeit
    Postime
    124
    Krasniq - Krashnik - krah shinik
    Kosova kurre nuk ka patur armik me te rrezikshem se PDK e Hashim Thaqit a.k.a. Hashim Kompromisit.

  4. #564
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Është sllave, por rrënjët janë shqip psh Besnik, Fisnik, etj.
    Prapashtesa ik(per mashkulloren) dhe ike(femerore) ka lere ne Ballkan dhe natyrisht ne shqip, shume me perpara se te krijohej berthama fillestare e gjuhes dhe e fares sllave. Me poshte po te sjelle nje pjese nga Iliada e Homerit, qe besohet se ka jetuar te pakten 1000 vjete me pare sesa koha me e hershme e pretenduar nga sllavet.

    Ζεῦ ἄνα Δωδωναῖε Πελασγικὲ τηλόθι ναίων
    Δωδώνης μεδέων δυσχειμέρου, ἀμφὶ δὲ Σελλοὶ


    Fjala Δωδωναῖε Πελασγικὲ lexohet:
    Dodonaje pellazgjike

    ashtu sic eshte : djale fisnik-vajze fisnike
    djale besnik- vajze besnike

    Ketu sigurisht prapashtesa nuk eshte nik por vetem ik, kurse n-ja para saj eshte mbetje e kallezores, qe mbetet ne morfologjine e mbiemrit, prej emrit nga ai buron: fis(fisën-kall), ose besë(besën-kallzore), qe natyrisht shoqerohet me rrezimin e ë-së.

    Kaq per kete pjese, por duke qene se ke cituar nje komentin tim te meparshem, dhe duke pare ate qe je ne gjendje te japesh, une dua te te them, qe njohurite e tua per gjuhen jane shume te ceketa, dhe vete gjuha jote vuan nga mungesa e cilesise, dhe do te ishte mire mos te perziheshe ne diskutime kaq komplekse qe kerkojne gjykime specialistash, ose dhe kur te shprehesh te mos insistosh shume, meqe kjo nuk eshte fusha tende e ekspertizes. Ndryshon ceshtja nese ke ardhur me mision te poshterosh shqipen, duke e nxjerre ate gjuhe inferriore ndaj sllavishtes, ne kete rast i meriton te gjitha ""pergezimet"" e ardhura drejt teje nga te tjeret.
    Edhe njehere per dijenine tende: SLLAVISHTJA NUK ESHTE GJUHE E NATYRES, elementet natyrore te saj jane vetem nga substratumi shqip i saj, dhe per arsyen se elementi njerezor nga i cili u "furnizua" ""kombi"" sllav, eshte kryesisht nga burimi shqiptar.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #565
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Edhe njehere per dijenine tende: SLLAVISHTJA NUK ESHTE GJUHE E NATYRES, elementet natyrore te saj jane vetem nga substratumi shqip i saj, dhe per arsyen se elementi njerezor nga i cili u "furnizua" ""kombi"" sllav, eshte kryesisht nga burimi shqiptar.
    Epo në këtë aspekt nuk dallon aspak nga hindishtja, gjermanishtja, keltishtja, persishtja, dhe në përgjithësi të ashtuquajturat gjuhë hindo-europiane, të cilat kanë lindur nga shqipja.

    Dhe jo substrat shqip, substrati ka qenë tjetër, varësisht se cili ka qenë populli i shqiptarizuar, shqipja ka qenë e mbishtresuar, e jo substrat.

    Kaq per kete pjese, por duke qene se ke cituar nje komentin tim te meparshem, dhe duke pare ate qe je ne gjendje te japesh, une dua te te them, qe njohurite e tua per gjuhen jane shume te ceketa, dhe vete gjuha jote vuan nga mungesa e cilesise, dhe do te ishte mire mos te perziheshe ne diskutime kaq komplekse qe kerkojne gjykime specialistash, ose dhe kur te shprehesh te mos insistosh shume, meqe kjo nuk eshte fusha tende e ekspertizes. Ndryshon ceshtja nese ke ardhur me mision te poshterosh shqipen, duke e nxjerre ate gjuhe inferriore ndaj sllavishtes, ne kete rast i meriton te gjitha ""pergezimet"" e ardhura drejt teje nga te tjeret.
    Plako nuk kam ardhur për komplimente këtu.

    Nëse doni të bëni sllavishten gjuhë shqipe, ndërsa sllavët ilirët të sllavizuar, atëherë sipas jush, sllavët qenkan shqiptarë me gjak e me gjuhë.

    Nëse ti mendon se: Shqipja qenka gjuhë inferiore pse ka huazime, atëherë ti je ai që po e poshtëron shqipen si mos më keq, se që ka huazime ka, mjafton huazimet turke t'i përmendim.

    Kështuqë më mirë është të ndajmë shapin nga sheqeri, çfarë është e jona e çfarë është e huja, se ky lloj nacionalizmi që proklamon ti është e kundërta e nacionalizmit, është një komunizëm interncaionalist, ku të gjitha gjuhët e botës janë shqip, dhe të gjithë popujt janë shqiptarë të asimiluar, atëherë me çfarë dallohemi ne nga të tjerët?

    Ja psh ky shpjegim që i jep ti, nuk e qëllon dot nëse është për të qeshur a për të qarë, pavarësisht nga diplomat universitare që ti mund t'i kesh të varura në mur:

    Ketu sigurisht prapashtesa nuk eshte nik por vetem ik, kurse n-ja para saj eshte mbetje e kallezores, qe mbetet ne morfologjine e mbiemrit, prej emrit nga ai buron: fis(fisën-kall), ose besë(besën-kallzore), qe natyrisht shoqerohet me rrezimin e ë-së.

  6. #566
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Postime
    8
    Pyes qe a mund te kete fis vrrage

  7. #567
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Po shkruaj shkurt nga ato qe me kujtohen. Referencat do t'i sjell nje here tjeter pasi nuk me ndodhen ne kete moment.

    Sipas Koliqit por edhe Cabejt, prapashtesa-nik e fjales "kresh-nik" eshte sllave. Koliqi mendon se Kresht eshte nga serbizimi i Kryq ose Krisht (me sakte e mendon si fjale me origjine sllave per kryqin). Koliqi mendonte se duhet te kishte lidhje mes Kryqtareve dhe Kreshnikeve por nuk e ka bere kete lidhje ne librin e tij. Ky mendonte ke Krajina ishte vendi nga vinin Kreshniket dhe andaj quhej keshtu.
    Nderkohe Cabej mendonte se Kresht, vjen nga floket e gjate, frizure e para mesjetes, ne perqasje me jelet e kalit dhe me faktin qe jane ne Krye/Koke.

    Nuk me kujtohet Skendi... ne kete moment se cfare shkruante.

    Mirepo sic dijme Kryq nuk eshte fjale Serbe origjinalisht, dhe te lidhesh kryqtaret me krajlin eshte nje kercim i gjate kohor dhe nacional.

    PS. Kam idene se Drague donte te thonte qe diskutimi i nacionalitetit e kombtarise jane jashte teme, por u futen ketu arbitrarisht. Rina 87 dha pergjigje te drejte, por jashte teme. Le te mos i japim debatit kahje te gabuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 10-09-2009 më 23:53

  8. #568
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Nuk ke nevojë të sjellësh referenca. Sikur të mbeteshim vetëm në ato çfarë ka thënë Çabej e Koliqi, atëherë do ishte lehtë: do t'i shkruanim ato çfarë kanë thënë dhe s'do të debatonim fare.

    Në fakt Koliqi thotë Krst-nik, nga Krst që dmth kryq. Por s'ka baza për këtë..
    Gjykoj se Cabeji, dhe per me shume, mendimi Baptistit eshte me i sakti. Per perqasjen e Koliqit me kryqin kam vene nje koment ne fund te postim tim pararendes. Prandaj, lexo ne teresi dhe jo ashtu si te leverdis.

    Pikërisht të njëjtën gjë po e thonë edhe postimet e mia jashtë teme por jeni duke i futur arbitrarisht, që në momentin kur teoria e juaj është e vlefshme, sepse hamendësohet se po i kundërviheni ideve sllave.
    Postimet e tua vuajne nga nje doze e "futja kot" por "une jam me i zoti i fshatit". Keto nuk kane asnje lidhje me atdheun apo nacionalizmin, e ne se nuk te ka rene ne sy, as me dijenine tende te deritanishme. Vec ne se je duke argumentuar se geni yne prodhon me cdo shqiptar shkaterruesin e races se vet. Por edhe ne kete rast do te thoja se ben mire te flasesh per veten tende.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 11-09-2009 më 05:23

  9. #569
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Gjykoj se Cabeji, dhe per me shume, mendimi Baptistit eshte me i sakti. Per perqasjen e Koliqit me kryqin kam vene nje koment ne fund te postim tim pararendes. Prandaj, lexo ne teresi dhe jo ashtu si te leverdis.
    Mendimi i Baptistit është:

    Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën Krajina, dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu skan pun fare sipas ksaj teorie.

    Mendimi i Çabejt ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe ai kalon në teori të gnjashme me këtë të Baptistit.

    Cilin mendim e gjykon të drejtë??

    Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësiht çfarë kuptimi mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhepse njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos njëra do jetë koinçidencë.

  10. #570
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Mendimi i Baptistit është:

    Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën Krajina, dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu skan pun fare sipas ksaj teorie.

    Mendimi i Çabejt ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe ai kalon në teori të gnjashme me këtë të Baptistit.

    Cilin mendim e gjykon të drejtë??

    Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësiht çfarë kuptimi mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhepse njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos njëra do jetë koinçidencë.
    Te Baptistit, pa asnje hezitim. Ka shume me teper ne ate qe thote ai, sidomos po te marresh periudhat kohore me laps do te shikosh se ai interpretim eshte me gjitheperfshiresi. Mendoje nje here qetesisht dhe mos u nguc te pergjigjesh.

    Nje gabim te kesaj natyre kam bere dikur edhe une me disa shkrime te tij. Me eshte dashur kohe te shoh pertej majes se ajzbergut qe reflektohet ne shkrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 11-09-2009 më 05:37

Faqja 57 prej 90 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •