Close
Faqja 5 prej 90 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 891
  1. #41
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    gjysmat e fiseve veriore e kanë origjinën nga bosna.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    ku e di ti Vizantin se gjysma e jona e kaorigjinen nga bosna? a veq po ja fut kot

  3. #43
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Pajtohem, po tashme prsh. edhe ndodhin martesat mes fiseve.
    Kjo ka qenë një ekzagjerim nga pleqtë e vjetër. Ata thonë edhe në 400 brez nuk bën. Por sa të kalojnë 7 brez, nuk ka gjë, bën të martohen. Për menim tem. Fisi më shumë ka rëndësi për identitet dhe histori.

  4. #44
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    ku e di ti Vizantin se gjysma e jona e kaorigjinen nga bosna? a veq po ja fut kot
    Bosna, Hercegovina, Dalmacia, kjo thuhet kjartë nga vetë pleqtë e malësive. Dihet edhe përmes folklorit, Jutbina e Klladusha jan atje, e dihet edhe në bazë të historisë. Vetëm Kabashi është nga Nishi.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nji shenim per fiset ne mal te zi:http://www.montenet.org/2001/bozo2.html

  6. #46
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    ja origjina gjeografike e disa fiseve veriore. toplana nga vasojeviçi, shllaku nga toplana, kiri nga kuçi, gruda nga hercegovina, hoti nga bosna, krasniqi nga bosna, nikaj nga bosna, piperi nga bosna, gashi nga vasojeviçi, reçi i mbishkodrës nga pulti, shkreli nga bosna, kelmendi nga gucija, kastrati nga drekalori etj.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  7. #47
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    ja origjina gjeografike e disa fiseve veriore. toplana nga vasojeviçi, shllaku nga toplana, kiri nga kuçi, gruda nga hercegovina, hoti nga bosna, krasniqi nga bosna, nikaj nga bosna, piperi nga bosna, gashi nga vasojeviçi, reçi i mbishkodrës nga pulti, shkreli nga bosna, kelmendi nga gucija, kastrati nga drekalori etj.
    Bizanti megjithese ka shume mendime per origjinen e fiseve te veriut, perseri une nuk pajtohem me juve kur thoni se te gjithe jane nga Bosnja. Neqofte se bejme nje kombinim te gojdhenave shqiptare dhe malazeze del se ka pasur nje migrim me te hershem te popullsise nga rajonet e Shqiperise dhe Kosoves drejt Sangjakut, Bosnjes, Dalmacise dhe Hercegovines dhe me vone edhe nje migrim apo rikthim te disa pjeseve te ketyre fiseve ne Malesi, Dukagjin dhe Kosove.
    Kjo popullesi, ose nje pjese e saj pastaj eshte leshuar perseri ne trevat shqiptare . Keto levizje mund te jene bere se paku qysh nga sulmet e Perandorise Nemaniqe per pushtimin Shqiperise veriore ( perfshire edhe Kosoven), e sidomos me sulmet pushtuese te otomaneve. Popullesia ka levizur ne drejtim veriperendimor dhe me vone eshte kthyer ne juglindje.
    Do te mundohem qe me konkretisht te ju jap disa te dhena per kete. Ndoshta Gege Lazi i pari i fiseve Krasniq, Hot, Vasoviq, Ozdrim dhe Kelmendi ka jetuar diku ne Piper , por Vasoviqet e mbajne mend qe te paret e tij jetonin ne Kosove ne Drenicen veriore . Ata u shperngulen nga Drenica veriore pas pushtimit te Kosoves nga Turqit. Nuk eshte larg mendsh se shperngulje te tilla kane mundur te behen edhe ne kohen e pushtimeve serbe te Njemaniqeve e jo ne kohen e ardhjes se turqeve. Kemi poashtu rastin e njefare Lekes i cili nga Rrafshi i Dukagjinit shperngulet ne Bosnje dhe nga atje ne Mal te Zi . Dy djemte e tij Gaqi ose ( Gavrillo sipas malazezeve ) dhe Pali ( ose Pavli sipas tyre ) ndahen dhe Gaqi vjen me djem e nipa ne Gashin e sotem, kurse Palabardhi rrine ne Mal te Zi. Kemi poashtu legjenden tjeter qe Murr Deda shperngulet nga diku nga Reka e Gjakoves, shume me heret ndoshta gjate pushtimeve Njemaniqe dhe vjen e vendoset ne Miriditen e sotme prej nga me vone shperngulen Shala, Shllaku dhe Shoshi per ne Malesi. Gjithashtu ka shume gojdhena qe Thaqi jane drepersedrejti pasardhes te njerit prej djemve te Murr Detit. Berisha shume here del si fisi prej nga kane prejardhjen Piperet dhe nga Piperet dalin Kuqet. Merturi del si nenfis i Berishes , kurse Nikajt si nenfis i Krasniqes.
    Neqofte se bazohemi ne kete hipoteze del se shumica e fisve shqiptare , apo te paret e tyre kane jetuar ne keto zona, por edhe kane levizur nper rajonet e thella malore te Bosnjes, Hercegovines, Dalmacise dhe Malit te Zi qe sigurishte se kane qene zona qe se paku duhet te kishin pasur popullesi te izoluar te se njejtes etni. Kjo na dergon tek supozimi tjeter se edhe Shkrreli dhe Bytyqi mund te kene poashtu te njejten menyre te migrimit. Perfundimisht se paku gojedhenat e shqiptareve dhe malazezeve na dergojne ne vendin e origjines se shume fiseve dhe qe duket se eshte Kosova. Kjo poashtu rrezon perdhe pastaj edhe teorine se shqiptaret nuk jane autokton ne Kosove.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #48
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    ja origjina gjeografike e disa fiseve veriore. toplana nga vasojeviçi, shllaku nga toplana, kiri nga kuçi, gruda nga hercegovina, hoti nga bosna, krasniqi nga bosna, nikaj nga bosna, piperi nga bosna, gashi nga vasojeviçi, reçi i mbishkodrës nga pulti, shkreli nga bosna, kelmendi nga gucija, kastrati nga drekalori etj.
    Hoti është nga Dalmacia, Gruda nga Hercegovina mirë e ke, Nikaj është nga Krasniqi, një bari i Krasniqes vendoset aty ku themlon familjen-fisin e vet Nikajt, Piprraj janë vëlla me Hotin edhe këta nga Dalmacija, Vetëm shkreli është nga Bosna.

    Kelmendi Gucinë e ka pasur vetëm stacion kalimtar para se të vendoset ku është sot, sikurse Kastrati e ka pasur Ndrekalin stacion të parafundit, që të dy këto fise rrjedhin nga Dalmacia.

    Legjendat për prejardhjen e përbashkët të malazezëve dhe shqiptarëve janë shumë të ngatërruara e të mjegulluara, kështuqë më mirë na hyn në punë studimi i mirëfillët.

    Ku kemi fise malsore, aty kemi Lahutë, Kangë Kreshnike ku përmendet Vendlindja e Lashtë, Jutbinë e Klladushë, aty kemi edhe varre megalitike-menhirë, si dhe një varg veçorish tjera, që rrjedhin nga Dalmacija.

    Pas dyndjeve sllave ka pasur dy zona të shkëputura ilire, arbëreshët në Shqipërinë e sotme dhe kreshnikët në Jutbinë. Kreshnikët nuk kanë pasur me kë të martohen se kanë qenë të gjithë një fis, prandaj dikush u martua me shkina e humbi gjakun e gjuhën, kurse të tjerë u larguan për në një vend tjetër ku flitej gjuha e tyre (Arbën).

  9. #49
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Hoti është nga Dalmacia, Gruda nga Hercegovina mirë e ke, Nikaj është nga Krasniqi, një bari i Krasniqes vendoset aty ku themlon familjen-fisin e vet Nikajt, Piprraj janë vëlla me Hotin edhe këta nga Dalmacija, Vetëm shkreli është nga Bosna.

    Kelmendi Gucinë e ka pasur vetëm stacion kalimtar para se të vendoset ku është sot, sikurse Kastrati e ka pasur Ndrekalin stacion të parafundit, që të dy këto fise rrjedhin nga Dalmacia.

    Legjendat për prejardhjen e përbashkët të malazezëve dhe shqiptarëve janë shumë të ngatërruara e të mjegulluara, kështuqë më mirë na hyn në punë studimi i mirëfillët.

    Ku kemi fise malsore, aty kemi Lahutë, Kangë Kreshnike ku përmendet Vendlindja e Lashtë, Jutbinë e Klladushë, aty kemi edhe varre megalitike-menhirë, si dhe një varg veçorish tjera, që rrjedhin nga Dalmacija.

    Pas dyndjeve sllave ka pasur dy zona të shkëputura ilire, arbëreshët në Shqipërinë e sotme dhe kreshnikët në Jutbinë. Kreshnikët nuk kanë pasur me kë të martohen se kanë qenë të gjithë një fis, prandaj dikush u martua me shkina e humbi gjakun e gjuhën, kurse të tjerë u larguan për në një vend tjetër ku flitej gjuha e tyre (Arbën).
    Testim mejithese ne kete tem ka shume gjera qe mund te thuhen dhe kjo teori e juaja mund te jete poashtu e drejte. Mirepo une kam ardhur ne perfundim bazuar nga kombinimi i gojdhenave te shqiptareve dhe malazezve se se paku para migrimit te kesaj etnie ne zonat e maleve dinarike, ne Bosnje, Hercegovine, Dalmaci e Mal te Zi, na jepen disa referenca qe te paret e ketyre fiseve ishin ne trevat e rrafsheta dhe pjellore te Kosoves.
    Te lutem lexoje me vemendje postimin tim te fundit. Po deshe mund te lexosh ose e sjelli ketu edhe origjinen e fisit me te madhe te Vasoviqit dhe Krasniqe ashtu siq e japin ata. Dihet ka ngjyrime politike por esenca eshte e njejte .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vështrim i shkurtë veprës së M. E. Durham Rreth prejardhjes së fiseve, të ligjeve e të zakoneve PDF Print E-mail

    Tetëdhjetë vjet më parë hulumtuesja e studiuesja angleze Mery Edith Durham botoi veprën e saj tejet të rëndësishme në lëmin e etnologjisë krahasimtare (Rreth prejardhjes së fiseve, të ligjeve e të zakoneve të ballkanasve), të cilën përkthyesi i zellshëm z. Ferit Hafizi ia dhuroi fondit të albanologjisë në gjuhën shqipe. Lëndën e kësaj monografie Durham e qëmtoi kryesisht në çerekun e parë të shek. XX gjatë udhëtimeve të shpeshta në viset malore të Shqipërisë së Veriut e të Malit të Zi, ku u përqendrua në çështjet e dukuritë më të spikatura të shoqërisë tradicionale si organizimi i vjetër shoqëror, e drejta popullore, doket, lindja, martesa, vdekja, tatuazhet, bestytnitë, mjekësia popullore, etj.

    Qenia e fisit të madh tërhoq vëmendjen e autores, sipas të cilës atë stad e kishin kaluar edhe popujt e Evropës përpara se të arrinin në epokën e formimit të shtetit, kurse në Gadishullin Ballkanik “sistemi i fisit” mbijetoi deri në fillim të shek. XX i paprekur vetëm në Shqipëri e në Mal të Zi. Përcaktimi i tij, megjithëse jo i plotë, i qëndroi kohës. “Fisi shqiptar rrjedh nga një pinjoll i lashtë mashkull (ose disa të tillë). Të gjithë pasardhësit që rrjedhin nga i njëjti stërgjysh i përbashkët mashkull, pavarësisht se sa të largët janë, njihen si vëllezër e motra dhe nuk martohen midis tyre. Ligji i ekzogamisë (martesa jashtë fisit) respektohet me rreptësi. Kryefamiljarët dinë përmendësh tërë gjenealogjinë e gjatë të fisit të tyre – njohuri që ka rëndësi të madhe, meqenëse, martesa ashtu edhe gjakmarrja rregullohen sipas bashkësisë së gjakut. Ne mund të jemi të sigurt se grupe që nuk martohen midis tyre, në të vërtetë rrjedhin nga i njëjti stërgjysh. Për gratë kjo nuk ka rëndësi. Durhami gjykonte se historia e formimit të fiseve shqiptare lidhet me shpërnguljet e detyruara që u bënë në tri periudha, në atë të pushtimit romak e turk. Zanafilla e fiseve të sotme i përket shpërnguljes së tretë. Kjo hipotezë si dhe hamendja e ardhjes së ndonjë fisi nga Bosnja nuk gjen mbështetje në dokumente. Nga paqartësi të kohës, kur mungonin studimet e mirfillta, shpesh i ngatrronin emërtimet bajrak e fis me njëri-tjetrin. Kështu Durham shkruan se Shala përbëhej nga katër bajrakë (Theth, Pecaj, Lotaj e Lekaj), kur duhej thënë katër vëllazni. As bajrakët Drisht, Shllak, Sumë, etj. nuk qenë fise.

    Studimet rreth fiseve malësore shqiptare e malazeze, marrëdhënieve të tyre historike e fqinjësore kanë rëndësi të madhe për etnogjenezën e popullit malazez e përbërë nga komponente të ndryshme etnike, tashmë të sllavizuara. Shembullin më të qartë e japin fiset e Bërdes, në mes të cilëve Vasoviq, Pipër, Palabardh, Pjeshivc. Pipri e Vasoviqi deri në shek. XVIII flisnin shqip dhe ishin katolikë. Në Vasoviq “nga disa portrete të vjetra mësova se deri në brezin e fundit gratë kanë përdorur veshjen e zbukurimet e shqiptareve të Malësisë së Madhe. Shumë prej burrave mbanin ende veshjen shqiptare”.

    Duke u nisur nga të dhënat e grumbulluara gjatë gjurmimeve në terren, Durham gjykon se ka të ngjarë që Lekë Dukagjini të drejtën popullore e ka modifikuar dhe e ka zbatuar, prandaj mori emrin e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit. Shprehja kështu e ka thanë Leka “i bënte njerëzit të bindeshin më tepër se sa Dhjetë Porositë dhe predikimet e hoxhëve e priftërinjve, shpesh nuk kishin asnjë vlerë po të binin në kundërshtim me ato të Lekës”. Durhamit i kanë rënë në sy veçori krahinore në Kanuni e Lekë Dukagjinit, në Malësi të Madhe Kanuni ishte modifikuar shumë, kurse në Dukagjin ruhej në formë primitive. Ndonëse Qeveria turke e kishte përmisuar sado pak, ai kudo ishte i lidhur me “fisin” (bajrakun), që ushtronte juridiksionin e vet brenda kufijve të tij. Përputhjet në mes të disa rregullave e zakoneve malazeze me norma të Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk e befasojnë autoren. Ajo ka shkruar se shumica e fiseve malazeze “janë me prejardhje vllahe e shqiptare dhe se malaziasi nuk është aq shumë serb sesa një pasardhës i serbizuar i banorëve të vjetër”. Në Mal të Zi e drejta popullore nuk zbatohej më në fillim të shek. XX. Për të gjetur përqasje me Kanunin e Lekë Dukagjinit i hedh një vështrim Kodit të vlladikës Petar I (1796) dhe Kodit të Danilit (1855), ligje që zbatoheshin në shtetin malazias. Kurse Zakoniku i Stefan Dushanit i përpiluar më 1349 që i përkiste Serbisë mesjetare e feudalizuar dhe e ndarë në fisnikë, robër e skllevër ndryshonte rrënjësisht me Kanuni e Lekë Dukagjinit. Ky gjykim i jep fund diskutimeve nëse Kanuni i Lekë Dukagjinit ka ose s’ka të bëjë me Kodin e Dushanit.

    Lashtësinë e popillit shqiptar autorja e qëmton tek doket, besimet, bestytnitë e simbolet, disa nga të cilat i analizon në momente të ndryshme gjatë ceremonive e riteve ne lindje, martesa e vdekje. Ajo me ngulm përdor fjalët “e shitur”, “e blerë” për vajzën malësore të fejuar, mendim mjaft i diskutuar nga etnologët. Përshkrimin më të gjallë i bëri dasmës qytetare katolike në Shkodër, që menjëherë të kujton tabllon e Nikollë Idromenos “Dasma shkodrane”, ku është fiksuar momenti i përcjelljes së vajzës-nuse nga shtëpia atërore për tek ajo e dhëndrit.

    Analiza e studimi i mjaft dukurive në jetën e përditshme të malësorit të fillimit të shek. XX si besëtytni e simbole të vjetra (hëna, dielli, kryqi, gjarpri, etj.) të qëndisura apo të gdhendura, por tashmë të shndërruara në motive zbukurimi, tregon se ende besimet fetare monoteiste në viset malore shqiptare ishin të lidhura me të kaluarën e tyre pagane. Tatuazhi që praktikohej tek katolikët dhe myslimanët njihej edhe në kohën para romake e para sllave. Durham zbuloi se disa motive tatuazhi ishin të njëjta me ato të gdhendura në gurë varresh, në kryqe bronzi e hekuri si simbol i diellit.

    Vepra e Durhamit është kryesisht përftim i lëndës që ajo vetë mblodh në terren në viset fisnore të Malit të Zi e sidomos në ekspeditën e viti 1908 gjatë tetë muajve në Shqipëri të Veriut (Kastrat – Shkrel – Grudë – Selcë – Vukël – Bogë – Reç – Xhaj – Plan – Theth – Vuthaj – Shalë e Poshtme – Shosh – Sumë – Dushman – Berishë – Nikaj – Shkodër – Pukë – Has – Gjakovë – Prizren – Prishtinë – Mitrovicë – Lumë – Mirditë – Milot – Lezhë) e botuar në veprën Shqipëria e Epërme (High Albania, London, 1909). Duket se për këtë arsye në bibliografinë kryesore nuk shënohen vepra të autorëve më të njohur si Han, Ekar, Koci, Gjeçov, etj. Megjithëkëtë ajo u shprehte mirënjohje dijetarëve F. Nopça, E. Koci, N. Ashta e L. Mjeda me të cilët ishte konsultuar për ndonjë çështje.

    Vepra (Rreth prejardhjes se fiseve...) për studiuesin shqiptar është një arkiv me lëndë burimore nga kultura tradicionale, pjesa dërmuese e të cilës nuk gjendet më në terren. M. E. Durham dallohet në mesin e albanologëve bashkëkohës për objektivitet, që gjurmimet i shtriu në një hapësirë më të gjerë se të tjerët, për mungesë paragjykimesh të karakterit etnik, politik, fetar e shoqëror. Deri në fund të jetës mbet dashamirëse e popullit shqiptar, vlerësuese e traditave të tija të lashta.

Faqja 5 prej 90 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •