Fakt esht qe kapas turqi ne kosov,vetum jon martu me shqiptar,p.sh,Spahit,Bikliqt,Berkiqetj.kta jan me prejardhe turke.![]()
Fakt esht qe kapas turqi ne kosov,vetum jon martu me shqiptar,p.sh,Spahit,Bikliqt,Berkiqetj.kta jan me prejardhe turke.![]()
Kursesi nuke ka pase turq ne kosove hyzmeqare te turkut sa te duesh,sa turqe jane ne malin e zi ne serbi maqedoni asnji turke nuke ka vetem e ndruen qergen dhe ska problem ti nehi se paku 10 artista ne beograd qe kane qene turqe ,te shkruem po kane qene cincare te nushiqit dhe jane shkrue serb me kone turk i shkruem para 120 vjete ka qne privilegje dhe ende mendojne se kame ardhe turku ose serbia sepse kasapat e vjeter jane ne pension dhe i kane lane paseardhesit e vete ,sepse nji krize lufte 7 nacione te kosoves ta kallin shtepin,per ate edhe migjeni thote ne mes QIRIT kame qendruar edhe u pervlue ,se nuke dike qka ashte shqiptare serb crnagore,dikur i plasi zemra,prej mose dijes,shqipetaret thone i yni pore edhe serbet thone i yni kurse ,,crnagoret,,thojne se po dojne me na vjedhe poetin qe i mesoi shqipetaret me kendue poezi ,eh he.
Per fisin Kuman qe edhe Kumanova eka mar. Historia e Kumanovës
Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.
Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.
Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.
Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.emrin.
Fisi Berishe ne shumicen e rasteve del se ka banuar ne rajonet e Dukagjinit dhe Dukagjinit te ri, mes Pukes dhe Komanit. Gjurme te ketij fisi te vjeter , nder fiset e para, kemi edhe ne Diber, Ulqin dhe Kosove. Shumica mendojne se vendi i pare i origjines qe mbahte mend eshte Krahina e Dukagjinit. Fisi Berishe mendohet se eshte fisi me autokton nga te gjitha fiset. Mendohet se vete familja e njohur feudale e Dukagjineve ishte me fis Berishe.
Fiset dhe nenfiset si Piper, Kuq, Cernojeviq, Mertur jane te derivuara nga Berisha. Ne popull flitet per Berishen e Kuqe dhe Berishen e Bardhe. Thuhet se kjo ndarje eshte bere kur te gjitha fiset e kane leqitur Berishen sepse paskan qene shume problematike. Ata per te mos u dorezuar paskan filluar te martohen mes vete dhe prej Berishes se vjeter dalin dy Berisha. Berisha e bardhe ndoshta Berishasit e sotem, Merturi dhe Piperi dhe Berisha e kuqe qe me vone u quajt Kuqi. Fisi Kastrat thuhet se eshte pasardhes i Ded Bretalit nga Kuqi .
Me origjine te njetet pra jane keto fise dhe nenfise e tyre:
1. Berisha ;
2. Kuqi;
3. Piperi;
4. Kastrati;
5. Merturi.
Nga shumica e gojedhenave fisi Krasniqe mesa mbahet mend i pari i ketij fisi ka banuar ne Drenicen veriore. Ata kane migruar ne zonen malore te Dinarikeve dhe Gega nje pasardhes i feudaleveve te njohur i kishte pese djemrasen ose Krahen, Otin, Vasen, Lazin ose Klimentin dhe Ozdrin. Kraha ose Krasa nga Mali i Zi vendoset ne Req te Shkodres dhe quhet Krahe Reqi. Pasardhesit e Krahe Reqit pastaj vendosen ne Dushaj te Tropojes dhe nga aty e largojne Gashin dhe zene pjesen perendimore te lugines se Valbones. Perveq Krasniqes se Malesise permendet edhe Krasniqja e vendit qe ka qendruar ne Drenice dhe eshte perhapur neper Kosove bashke me Krasniqen e Malesise. I pari i fisit Nikaj eshte Krasniqe. Nga Oti rrejdhe fisi Hot qe u vendos ne veri te Liqenit te Shkodres, nga Lazi ose djali i tij Klimenti ( Kelmendi ne shqip) rrjedhe fisi Kelmend. Vasa zuri malet e Komovit , prej tij rrjedh Vasojeviqi , kurse nga Ozdri formohet fisi Ozdrimci.
Fiset me nenfiset qe mendohet se kane origjine te perbashket pra jane :
1. Krasniqja ( dhe Nikaj) ;
2. Hoti;
3. Vasojeviq ( me nenfiset e veta );
4. Kelmendi;
5. Ozdrimci ;
Grupi tjeter i rendesishem i fiseve eshte grupi i fiseve qe quhen fiset e Dukagjinit ose Leket. Sipas gojedhenave i pari tyre Murr Dedi vendoset ne zonen e Mirdites i ardhur ne njerin version nga rajoni i Gjakoves, kurse ne nje version tjeter nga Liqeni i Ohrit. Versioni i ardhejs nga Rrafshi i Dukagjinit eshte me shume i besueshem tek Mirditoret dhe Dukagjinasit. Nga djemte Pog Guri dhe Dide Muri dalin fiset Thaq me nenfiset ( Sop, Helshan, Kabash ), pastaj fiset Shala, Shosh dhe Shllak. Thaqi del shume here si fis i vjeter Trak dhe i perhapur shume ne Dardani.
Qeshtja e fisit Morine eshte me shume e diskutueshme. Ka te ngjare se te paret qe erdhen nga rajoni i Gjakoves ishin te fisit Morine qe ishte shume i perhapur nga Morina e Malit te Zi e deri ne Morinen e Lumes .
Fiset dhe nenfiset qe mendohet se kane origjine te perbashket ne kete grup pra jane:
1. Thaqi ;
2. Sopi;
3. Kabashi;
4. Helshani;
5. Shala;
6. Shoshi;
7. Shllaku.
Nga fisi Morine e vjeter saktesisht dihet se dalin fiset dhe nenfiset :
1. Morine;
2. Orosh;
3. Kushnen;
Grupi tjeter i fiseve dhe nefiseve qe mendohet se kane origjine te perbashket vijne nga i pari i tyre Leke Shkreli i cili mendohet se ka ardhur nga Bosnja. Nje variant tjeter me pak i perhapur thote se Bytyqi se bashku me Gashin jane me origjine nga fisi Varohej dhe te paret e tyre kane jetuar ne Boken e Kotorrit.
Ne kete grup fisesh kemi keto fise dhe nenfise:
1. Shkreli;
2. Bytyqi;
3. Kryeziu;
4. Kqira;
Sipas nje versioni Leka i pari i Gashit nga Rrafshi i Dukagjinit migron ne Mal te Zi dhe nga dy djemte e tij Pali dhe Gaqi krijohen dy fiset Palbardhet dhe Gashi i bardhe. Palabardhet ngelin ne Mal te Zi kurse Gashi se bashku me Bytyqin mundin Thaqin dhe zene hapesiren nga malet e Shkelzenit deri ne lumin Drin. Eshte edhenje variant se Gashi dhe Bytyqi kane origjine nga fisi i vjeter ilir Varohej dhe se jane perhapur se bashku.
Gashi tjeter dhe nenfisi Shipshan ka nje version tjeter. Gjithashtu per Gashin thuhet ne nje version se ai eshte sjell nga Anadolli.
Fiset qemendohet se kane origjine te perbashket jane :
1. Gashi i bardhe;
2. Palbardhi;
3. Shipshani;
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
zotni Shkoza po me duket se nuke qenke ne toke pore dikune ne afrike kure citoni malazezet,dhe merr nji propagande te tyne dhe e plasone ketu,si mundet nji njeri si ju ti pershkruej disa gjana qe edhe nji femije i vogel te shkruen keshtu kishte qene marre,pa mareparasysh se qka shkruen po me duket po hine hithave ,dhe kurgja nuke po tregon ju deshironi fiset ti qoni edhe 2000 vjete large mirepo duhet shkrue te verteten,prandaj shkruej te verteta e jo historija te vlladikave te rusise e te serbise qe kane perpilue me ja mbylle syte EDIT Durhamit ,zbrite prej shkalleve te ballkonit dhe pyet popullin se po me duket vetem ja kahe tue qorodite kete teme,
A jan njohur si fizi Muzakaj e Arjanitet ne mbledhjet e fiseve apo kan qen te pushtuar nga vatikan e per at arsye nuk kan mund ti bashkohen mbledhjes se fisev a ka dikush pergjigje per ket.
Kategorizimi i fiseve sipas Kanunit te maleve :
1. Triepshi;
2. Piperi;
3. Kuqi;
4. Vasojeviq;
5. Kelmendi;
6. Hoti;
7. Gruda;
8. Shkreli;
9. Kastrati;
10. Krasniqja;
11. Gashi;
12. Bytyqi .
Kategorizimi i fiseve sipas Kanunit te Leke Dukagjinit :
1. Hoti;
2. Morina;
3. Kabashi;
4. Gashi;
5. Dukagjini;
6. Kelmendi;
7. Krasniqja;
8. Thaqi;
9. Gruda;
10. Berisha;
11. Shkreli;
12. Bytyqi .
Kategorizimi i fiseve ne Shqiperine verilindore dhe ne Kosove :
1. Kuqi;
2. Hoti;
3. Berisha;
4. Gashi;
5. Thaqi ;
6. Krasniqja;
7. Kelmendi;
8. Kastrati;
9. Morina ;
10. Shkreli;
11. Bytyqi;
12. Shala .
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Muzaket dhe arjanitet,fillimi dhe mbarimi fisi i molloseve ate me siguri,arjanitet jane fisi i vjeter i epirit edhe nuke ka koment,fiset ne juge te shqiperise dihen shume mire mirpo deri sot nuke ka shkrue askushi vazhdimesine etyre skane pase koheme i shkrue se ju kane bamure shume hyzmet turqeve dhe kane qene shume te afte gjithkunde permenden ne mediteran e pse nuke permblidhen pyete akademin e Tiranes.
Krijoni Kontakt