
Postuar më parë nga
fegi
Çështë e vërteta, ky version i E. Çelebiut është ndërtuar mbi baza të ngjarjeve historike, por ka disa lëshime. Kështu, në histori fjala është për prijësin e fisit Gassan e jo Kurejsh, Xhabla Ibn al-Ajham, e jo Xhebel ul-Hama. Fisi Gassan, me prejardhje nga Jemeni, u vendos në veri të Arabisë, përkatësisht në jug të Sirisë, në fillim të erës së re kurse në shek. IV pranoi krishtërizmin. Nga prijësit ose mbretërit e këtij fisi që shquhen në burimet arabe njihen vetëm pesë të fundit, ndër të cilët është edhe Harith Ibn Xhablan (rreth vitit 529-569), të cilin perandori i Bizantit, Justiniani, e emëroi prijës të të gjitha fiseve arabe me titull Patrik. Prijësi ose mbreti i fundit i këtij fisi ishte Xhabla Ibn al-Ajham, i cili u bë mysliman. Gjatë qëndrimit të tij në Mekë për haxhillëk në kohën e halifit Umar Ibn al-Hattab (634-644) një beduin i thjeshtë ia shkeli xhyben, për ç’arsye prijësi Xhabla i dha një shuplakë. Beduini iu ankua halifit Umar, i cili vendosi, në bazë të ligjit islamik, që beduini t’ia kthente prijësit Xhabla atë shuplakë. Mirëpo për shkak të autoritetit, prijësi Xhabla iku gjatë natës me disa njerëz të vetët nga Meka dhe shkoi në Bizant, prej nga nuk u kthye më.3
Krijoni Kontakt