Close
Faqja 19 prej 90 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 891
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    FISET ...... ju thash me heret paraqesin nje organizim te hershem dhe thjesht paraqesin shtresimin e nje populli apo te them renditjen ne nivele ne baz te veprave te bera pra nuk e kam ne qejf te hyj ne kete teme sepse gjdo shoqeri ka luaj dhe lepuj .
    Tani edhe perbrenda fiseve kemi elemente qe kan mare epitetin e nje fisi qe as anderr sja dine kuptimin dhe rendesin e emrit fis e lene ma te jen perfaqsues i fisit gash apo krasniq apo kelmend apo shale .
    Thjesht fiset paraqesin shtresimin e nje shoqrie fishe = fise.

    O hoteli une jam bazuar vetem ne fakte nese pitja eshte ngrene tepsia ka mbet pra kemi gjuhen qe eshte dokumenti me argumentues i lashtesis sone, sa i perket Zef Mirdites dhe A.Stipceviqit rrespekte sepse ata jan kolos te historis se lasht me Zefin kam pas rast para viteve te 90 te takohem nja dy her kishim bised ditet e javes , ndersa me ate arbanashin A .Stipceviq nuk kam pas rast te ndaj as edhe dy fjale pershnetse edhe pse para nje muaji ishte ne Prishtine bashk me Niko Stylon dhe disa te tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 10-07-2009 më 17:58

  2. #182
    Qe sa ndegjova per qe fisi Gashi e paska kalu Krasniqt. Ndjehem mir sepse une jam GASH heh...GASH I GURIT!

  3. #183
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Une e njoh Sandin qe 40 vjet,mirepo ska problem,njihere ne ZARA e kame njofte nji Gash,ka pase dugojen ne trege ,ne prishtinemenjihere ne qoshe ne hymje te tregut,ka qen SARAQ ose diqka me lekura ka punue rrypa ,ka qene djalosh,mirepo per kahe shendeti shume i lige,ne vitin 1968 ose 69 ka qene ne pushim ne zara,mirepo une dhe zotni Sh,Deshpalli kemi qene prezent ,kurre ky GASHI e kaloi KANALIN me notim sika pas 50 kilogram kurse te tjeret meten ne gjyse ai e kalo 6 7 kilometra uje kanalin,shpesh here kure kendohej kanga e zadrit KALIGALA thojne kaloi gashi kaloi kanalin mirepo kengetari i zares Shqipetare t IVQIQ dhe shume kane qene prezente,se mrami here jame pa me tepara 38 vjete mo sekam pa mirepo shpesh here me bjen ne mend sepse ka qene ne zara me shoqni te asaj kohe,due me tregue nji MOSE MA KQYRE DOKEN PO KQYRMA ROKLLEN.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    I nderuar val9 une vete jam me origjin nga nje fshat afer Prishtines qe ka emnin guri edhe ate guri mermori me ngjyre te bardh cka edhe percakton rendesin emnit te fisit gash po lere more vlla se keto skan aspak rendesi.
    Se ka edhe ne Plemetin do perfaqsues po te fisit tane por thirren egjyptas tani hec e ma gjberis kete pune .
    Thjesht sot fiset s'jan asgja..............

    Val9 me p'vete se si ka mundesi ky ndryshim kaq i madh te shperdorimi i mbiemrave po te gjigjem ketu dhe jo ne mp.

    Ndryshimi i mbiemrit kaq ne mas eshte dukuri e shpesht kete e ka bere kryesisht zhvendosja e popullit prej nje vendi ne nje vend tjeter pra mbiemri paraqet nje histori ne vete
    Ne Shqiptaret duhet zberthyer kuptimin e gjdo MBI EMNI sepse mbi emni paraqet nje tregim te nje shoqerie apo fshati apo qyteti ndersa emni vetem individin.


    Per shaka nje ndodhi e verrtet.

    Moren nje nuse nje familje ne qytet ne vitet e 70 nusja ishte nga fshati i perkiste nje fisi shume te njohtun.
    Ne familjen ku banonte ishin pak vete dhe vjehrra kujdesej per aparatet elektrike per soben per tv dhe radion ajo i kyqte .
    Nje dite kishte leshuar vjehrra aparatintv dhe shiqonin nje film te perendimit te eger ,,western'' pra aty ne kte film dominonte si ngjarje dyluftimi ,te gjithe duke shiquar filmin nusja ishte me perball aparatit keshtu qe kur aktori qe ishte ne foto sken perball kameres i drejtoj pistoleten dhe ate duke z'madhuar fokusin gjdo here me shume nusja pa nje pa dy nxori pistoleten dhe e qelloj keshtu qe e beri pershesh aparatin ju drejtu i vjehrri po pse moj e qellove aparatin lere i tha ajo ai i pari me ngacmoj, ma drejtoj pistoleten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 10-07-2009 më 19:06

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    e po mire e the XH Gashi mos shkruj mo

  6. #186
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Zotni Gashi po te vjen rande fisi mirepo ata qe kane punue te gashet i kane mbiemrat gashe sepse kane meritue nepune,poashtu edhe fiset tjera kane pase hyzmeqare po i kane mbiemratte tyre ajo ashte ne rregull,shiko qka nuke ashte ne rregull shiko ne maqedoni,krejte dokumentat tregojne se bugaret kane qene HYZMEQARE tone pore sot kane ba shtetin se mueren tokat me zore,dhe tashe nji pyetje keta sherbetore nuke na muren tokat edhe pse jane ashkali,shikoji magjupet e nishit,shikoji mire e banen shtetin ne kuriz te shqipetarit per ate duhet ba disa dallime,nji magjupe me thoshte jame magjupe pore 7 shqipetare ti qes e kame pyeter pse po thuesh ashtu,me pate thane se kure nuke ka trathtue,edhe pse ka pase mundesi 150 vjete ne te njejtin fshate ka jetue pa perzirje,pastaj jane dale ne qytet dhe ka ndryshime prej njerezeve shume soji tjeter dihet kure nuke ashte Shqipetare.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    O hoteli , rrogtari eshte pagua me pag dhe jo me emen te fisit po mos o i nderuar tjeter bised eshte ajo .Me mire i leme fiset .
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 10-07-2009 më 19:11

  8. #188
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Per dikend nuke ka randesi,ajo dihet pore per kend?Europa ,ma se shumti i ndjek fiset ,europes nuke i intereson emri tjeter pos fisi ate e dine Shqipetaret ,qe jetojne ne europe 70 80 per qind qe kane marun letrat jane ne baze te mbiemnit te fisit kurse te tjeret i bine kavallit,edhe dihet mire per qka ashte ashtu,shumica nuk e dine randesin e fisit,ata qe nuke dine kane humbur,sikurse te gjithe ata qe humben ne hungari ne vise veriore,ne Turqi ende shumica e shqipetareve i dine fiset e veta,dhe nukei pengone kurkujte,studimi i nji fisi ashte pune madhevetem ateher kure nuke ka anime,po te ket anime ne shkrime atehere humbe gjdo shkrim per nji fis,.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Avdyl SULA

    PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore

    Viti X 2005 Nr. 2 (37) fq. 153-156

    Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë



    Mbas librit në vargje “Tropoja ime”, botuar në vitin 1998, studiuesi Ibrahim Kadri Malaj del para lexuesit me një botim të dytë kushtuar vendlindjes së tij: “Tropoja në breza”, një libër etnologjik voluminoz prej 505 faqesh. Temë qendrore e këtij libri është gjenealogjia e 6 fiseve të mëdha, që përbëjnë sot rrethin e Tropojës, siç janë Gashi, Krasniqja, Bytyçi, Berisha, Nikajt e Mërturi. Ndërkaq autori pasqyron dhe prejardhjen e shtrirjen e disa degëzimeve fisesh të tjera, të ngulur prej kohësh në këtë trevë, sikundër janë bërbatasit , degëzim i fisit të Hotit, valbonasit e çeremasit si degëzim i fisit të Këlmendit etj.

    Ky libër paraqet interes njohës e studimor dhe shpalos vlera të rëndësishme në disa rrafshe. Albanologë dhe dijetarë shqiptarë e të huaj kanë kryer studime e botime të shumta historiografike, etnografike, etnologjike etj. për shqiptarët, kanë bërë objekt dhe kanë trajtuar edhe gjenealogjinë e fiseve të veçanta. Madje albanologët austriakë Franc Nopça e Karl Steinmantz kanë bërë hulumtime dhe për ndonjë fis të krahinës së Tropojës, si të Nikajt e të Mërturit. Por këta autorë nuk kanë arritur të bëjnë studime sintetizuese, ku të paraqitej gjeneza e plotë me shtrirje dhe lidhje ndërkrahinore të fiseve. Ndërkohë studiuesi Ibrahim Malaj e ka jetësuar këtë për një nga trevat etnike shqiptare, Malësinë e Gjakovës (Tropojën) dhe fiset e saj në këtë libër. Ai ka hulumtuar hollësisht nga burime gojore e dokumentare prejardhjen, degëzimet, lidhjet e rrjedhën ndër shekuj të tyre në vëllazëri e breza. Autori kapërcen kësisoj zbrazëtinë e mangësitë e trashëguara dhe sjell një ndihmesë të çmuar në këtë fushë. Për të ndriçuar sa më qartë ecurinë e brezave, ai i studion ata në vijë vertikale, duke u ndalur në tri harqe kohore kyçe: brezat e sotëm, gjeneza e tyre deri tek i pari i vëllazërisë nga kanë marrë mbiemrin dhe është bërë degëzimi në familje të veçanta; të parët e farefiseve nga rrjedhin llagapet (mbiemrat) e lidhja e tyre me fiset e mëdha bazë, që zotërojnë sot në trevën e Tropojës; prejardhja dhe biografia e këtyre fiseve të mëdha deri në ditët e sotme.

    Përveç shtjellimit të hollësishëm të këtyre çështjeve në çdo kapitull e nënkapitull, autori ka ndërtuar me figura dhe skema konkrete pemën gjenealogjike të secilit fis, katund e vëllazëri, çka ia shtojnë vlerat shkencore këtij libri, e bëjnë atë një vepër të vyer etnologjike dhe enciklopedike. Banorët e kësaj treve gjejnë aty rrënjët etnike të vetvetes, të familjes të vëllazërisë e të fisit prej të cilit rrjedhin; gjejnë aty degëzimet, por dhe pikëtakimet me fiset e tjera, lidhjet e gjakut ndërmjet tyre. Tematika e pasur që pasqyron kjo vepër, bën që vlerat e saj të mos mbeten në kufij krahinorë, përkundrazi ajo paraqet interes për albanologjinë në përgjithësi, për historianë, etnologë e dijetarë të fushave të ndryshme, veçanërisht të Kosovës dhe të rretheve fqinje, Hasit, Pukës, Malësisë së Madhe, Plavës e Gucisë.

    Çdo fis, krahinë e popull ka një djep, një vatër, një truall natyror formimi si bashkësi njerëzore me tipare të dallueshme e të qëndrueshme. Autori sjell në këtë libër të dhëna gjeografike të shumta për trevën e Malësisë së Gjakovës, si pozicioni gjeografik i saj dhe i njësive etnografike e administrative që e përbëjnë atë, sikundër janë fiset, fshatrat e kryeqendra e rrethit, qyteti Bajram Curri; lartësitë e tyre mbi nivelin e detit, struktura gjeofizike e tokave, bimësia, kulturat bujqësore, traditat në kultivimin e tyre etj.

    Këso dore ky libër merr dhe karakter enciklopedik, me njohuri gjeografike të përgjithshme dhe konkrete për këtë krahinë.

    Brezat, vëllazëritë dhe në tërësi fiset e mëdha kanë përshkuar një rrugë të gjatë shumimi, zhvillimi e konsolidimi deri në ditët e sotme. Duke hedhur dritë mbi këtë rrugë qindravjeçare, studiuesi Ibrahim Malaj nxjerr në pah cilësitë karakteristike të tyre, kontributet që kanë sjellë në historinë e kulturën e përbashkët krahinore e kombëtare. Në këtë mënyrë ai rindërton sfondin historik të formimit të fiseve në Malësi të Gjakovës, pasqyron historikun e jetëshkrimin e tyre me detaje e të dhëna konkrete, si dhe rolin e figurave dhe të personaliteteve më të spikatura të kësaj treve ndër kohëra e në ngjarje madhore të historisë sonë. Kësisoj libri “Tropoja në breza” merr dhe natyrë historike e enciklopedike, me informacione të rëndësishme nga djeshmëria e kësaj krahine dhe e trevave perreth saj. Po ashtu ndriçimi i gjenezës së brezave e të fiseve, hedh dritë mbi procesin e myslimanizimit të popullsisë autoktone katolike të këtyre anëve nga pushtuesit osmanë. Krasniqasit, p. sh. del se para 10-11 brezash kanë qenë katolikë, se ata kanë një trung të përbashkët me banorët e Nikajve, të cilët edhe sot ruajnë besimin katolik ngaqë turqit nuk arritën të bëjnë islamizimin e tyre. Pra procesi i myslimanizimit në Malësinë e Gjakovës del se ka filluar rreth 350 vjet më parë.

    Duke pasqyruar historinë e fiseve dhe gjeografinë e formimit e të shtrirjes së tyre autori ka shënuar edhe mjaft toponime e mikrotoponime, antroponime e patronime të cilat u paraqesin gjuhëtarëve një enciklopedi onomastike për rrethin e Tropojës.

    Studiuesi Ibrahim Malaj, megjithëse i moshuar, duke punuar me vullnet e përkushtim atdhetar, ka mbërritur t’i japë lexuesit një vepër të vyer etnologjike dhe enciklopedike për fushat që përmendëm, për të cilat meriton përgëzime. Është e natyrshme që, krahas nxjerrjes në pah të vlerave të këtij libri, ka vend edhe për ndonjë vërejtje që mund të ndreqen në një ribotim të mundshëm nga autori. Tropoja përbën pjesën më të madhe të trevës etnike shqiptare, të emërtuar historikisht “Malësia e Gjakovës”, që ndodhet brenda kufijve të Shqipërisë shtetërore. Ndërkaq pjesa tjetër e Malësisë së Gjakovës vijon në anë të Kosovës, deri në afërsi të qytetit të Gjakovës. Fisi i Gashit vazhdon edhe gjeografikisht në atë anë, si në Batushë, Koshore, etj. Ndaj kur bëhen botime të kësaj natyre është mirë që të kenë objekt gjithëpërfshirës tërë Malësinë e Gjakovës, në kufijtë e saj etnografikë, pavarësisht nga ndarja politike që na kanë detyruar të tjerët. Gjithashtu fisi i Gashit, përveç përhapjes gjithandej Kosovës, ka degëzime edhe në Toplanë, Shllak e Has. Ndaj vepra do të dilte më e plotë nëse do t’i ndriçonte e shtjellonte trungun e këtij fisi dhe degëzimet e tij. Në ndonjë ribotim lexuesi do të priste argumentime më të plota faktike dhe dokumentare, ashtu si për fiset e Berishës, Nikajve e Mërturit, edhe për gjenezën e fiseve të tjera, të ndonjë fshati e vëllazërie etj. Autori mund të mënjanojë edhe disa zgjatje e përsëritje, që nuk sjellin ndonjë plotësim e veçanti në përmbajtjen dhe strukturën e librit.

    Gjithsesi ky libër ka vlera shkencore të pamohueshme dhe pasuron bibliotekat e albanologjisë sonë, meriton vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve të kësaj fushe e më gjerë.

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    NJI nder studiusit ma te afte te Shqipetareve ashte edhe Zotni Malaj,shumica e akademikeve i refuzojne keto gjera,se pari neqofse deshiron histori te nji populli ose te nji rethi gjeografik padushim qe duhet libra te shkruhen ,dhe libra te kesi lloji si te Zotnise Malaj,sepse rranjet e Shqipetareve ai i ceke shume mire,mirepo ata te cilet deshirojne te AVANCOJNE ne dijuni duhet lexueketo libra sepse jane ende kujtimet e fresketa nder popull,nga te gjitha me gezon kjo liber,e Z.Males.se shpejti kjo liber do te kete vlere te madhe edhe per krejte popullin e KOSOVES.

Faqja 19 prej 90 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •