Drenusha Zajmi - Hoxha
(kolumne ZERI)

ZE-ZONA E MUZGUT



Duke marrur parasysh se jetojmė nė njė vend ku asgjė nuk ndryshon as pėr tė mirė e besa as pėr tė keq, vendosa njė ditė tė bėj diēka tjetėr nga e zakonshmja. Natyrisht kėtu nuk vinte nė konsiderim tė bėhesha kėngėtare ( edhepse kjo nuk do tė ishte aq e vėshtirė me kėto laboratoret tona tė zėrit, ose thjesht do ta pėrdorja sindromin Milli- Vanilli); as (largqoftė) moderatore e ndonjė festivali ku ēdo gjė dihet si do pėrfundojė. Doja thjesht diēka qė do mė bėnte sė paku njė ditė tė ndihem jashtė masės sė njėtrajtshme me dy kėmbė.



FIKS IDETĖ DHE SHKARRAVINAT

Njėherė mė shkoi mendja tė mirrem me politikė dhe tė formoj ndonjė parti apo thjesht tė konkurroj pėr deputete. Edhe kjo gjė nuk mė dukej interesante, pasi qė, edhe aty do qėndroja nja dhjetė vite pa bėrė gjė ,do flisja gjithmonė tė njėjtat fjali , do ulesha nė tė njėjtėn karrige nė parlament dhe madje edhe do gėnjeja nė tė njėjtėn mėnyrė. E kjo nuk mė tėrhiqte fare pėr besė. Unė dėshiroja tė ndjehem pak mė ndryshe , nuk dėshiroja t’i pėrsėritem dikuj me vite, si farė plake e shėmtuar nė zonėn e muzgut.

E pastaj me bie ndėrmend njė fiks ide. Them hajde tė provoj qė vetėm pėr njė ditė , tė bėhem njė grua qė pajtohet me tė gjitha ato, qė ia sugjeron burri, tė ndjehem ndryshe pikėrisht nga fakti tė mos ndryshoj asgjė nėpėr shtėpi, tė mos mė bie ndėrmend nė gjysmė tė natės njėfarė mesele para shtatė viteve e tė bėhem zjarr nga inati dhe tė mos mė interesojė fare ēka po ndodhė nėpėr dynja, nga lagja jonė e deri pėrtej detėrave. Por, edhe ky mendim nuk mė pėlqeu fare dhe bile mė tmerroi pėr njė moment. Zoti na ruajtė , po tė ndodhte kėshtu, nuk do isha grua fare.

Mendo e ē’mendo dhe dal njė shetitje pėr t’i dhėnė vetes afat pėr ta gjetur. Dhe shih mrekullinė! Kaloj para njė librarie dhe vendos ta bėj njė gjė jashtėzakonisht ndryshe jo vetėm pėr mua ,por qė do vlente edhe pėr tėrė shqiptarėt.Thjesht vendos ta blej njė libėr. Hyj brenda dhe shoh plotė botime tė reja, disa kishin tituj tė njėjtė e kopertina tė ndryshme , disa i kishin nė brendi faqet e prera ashtu, qė nuk lexoheshin fjalitė gjer nė fund dhe ēka ishte shumė e keqe, tė gjitha ishin shumė shtrenjtė. Madje shoh njė varg librash , gjithsej shtatėmbėdhjetė , tė njė autori shqiptar , pėr tė cilin nuk kisha dėgjuar kurrė. U habita shumė , por shitėsi ma spjegoi se , personi nė fjalė qenka mjaft i pasur dhe kishte paguar, qė gjithė ato shkarravina t’i botohen brenda disa muajve. Mė erdhi keq vėrtet pėr poetėt tanė tė mirefilltė , qė nuk kanė mbėshtetje financiare , por s’ke ē’tė bėsh, fundja dhe pse shkruajnė vallė, kėtu edhe ashtu askush nuk lexon asgjė.



SKENDERBEU NE RRUGĖT SHQIPTARE

Pastaj mė shkon mendja tė mirrem pakėz me meditim ose tė studjoj pak budizėm , ta njoh qetėsinė shpirtėrore ( ē’ishte ky term , nuk e kisha dėgjuar) dhe tė them tėrė ditėn OMMM, por mė dilte vetėm njė OMMMozomakeq pėr mua dhe erdha nė pėrfundim se nuk dėshiroj tė ndjehem si bimė. Dhe nuk ėshte se, nuk njihja dashuri pa kėtė mesele budizėm, i doja njėsoj prindin, burrin, mikun apo miken edhepse nuk kishin koka tullace , nuk ecnin zbathur apo nuk kishin veshur tunika tė portokallta.

Megjithatė, meqė kisha nevojė tė lexoj diēka ndryshe nga gjithė kėto poezi e proza me kilogramė nga poetėt e shkrimtarėt tanė, zgjodha njė triler klasik tė Agata Kristit. Kthej kopertinėn e prapme dhe lexoj diēka kėshtu: “Njihni botėn e brendshme tė krimit, vrasjeve misterioze, mashtimeve dhe vjedhjeve; dhe zbuloni misteret e frikshme qė do t’ju mbajnė pa frymė deri nė fund!”

Eh besa , kėtu kam qeshė aq shumė sa edhe shitėsi mė shikoi si tė ēmendur.


Kėtu kėrcėnohet e vrahet njeriu nė pikė tė ditės dhe fare nuk tė duhet tė arrish nė faqen 456 pėr ta mėsuar kush ėshtė dorasi; atė e ke tė qartė qysh nė parathėnie. E ani pastaj mashtrimet e vjedhjet nė sy tė botės nga tregtari i marketit e deri te institucionet mė tė mėdha. Nuk kisha fare ēka zbuloj misteret e frikshme ,ato janė pėr mejdan nė Kosovė edhe pėr fėmijėt e vegjėl dhe nuk mbetemi pa fryme fare, lere qė fare nuk kisha durim tani, tė pres qė pėr njėfarė budallakie tė pėrshkruar nė libėr, t’i lexoj 500 faqe pėr tė zbuluar nė fund se vrasėsja na qenka ajo vejusha me tė zeza me njėfarė kapele palidhje nė kokė.

E zhgėnjyer se as ky farė libri nuk mė tregoi asgjė tė re, u dorėzova nė monotoninė e pėrhershme e bindur se asgjė mė nuk mund tė mė impresionojė , pos nėse vėrtet kthehet Skenderbeu i gjallė nė kali rrugėve shqiptare. E besa edhe ai do ta gjente ashtu si e ka lėnė pesėqind vjet mė parė.