Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Autara ne vete te pare

    Autara vishet shpejt e shpejt, lan syte, lan dhembet dhe del ne rrugen e gjate perpara shtepise, pergjate se ciles pemet jane skelete te gjendjes se tyre ne pranvere, ne rrugen ku dielli nuk ka dale akoma e ku kane celur lule te kristalta bryme qe kerrcasin ne kristalizime te tjera kaotike nen hapat e saj, ku prej se largu degjohet zhurma e trenave elektrike dhe nje shkryqje e pergjithshme e qytetit qe s'fle, dhe fut koken ne jaken e xhupit, rras duart ne xhepa dhe fillon te ec e vetmuar, e shoqeruar me punetore dhe me studente mengjezore te panjohur, e ajo, akoma pergjumesh, me shijen e nje endrre te keqe qe nuk i kujtohet ende mbi qepallat e renduara, duke i rreshkitur ngadale neper qerpike per te rene diku mbi trotuar te bashkohet me lulet e brymes, nje enderr ne largim, si nje zjarr duke u shuar qe i perzhit kete mengjes te zakonshem, mberrin fundin e rruges dhe hyp ne autobuzin qe pret te vej ora per t'u nisur.





    Ne rruge kalon nje qen. Ajo e quan Argos me mendje dhe kerkon me sy per te zotin. Pas tre blloqe pallatesh eshte oqeani. Oqeani nuk ngrin asnjehere. Vetem ne pol te veriut. Eshte ftohte edhe brenda ne autobuz. Shoferi ka ndezur kondicionerin por nuk ka filluar te ngrohe akoma. Kondicionerit ne shqip i thone kushtezues. Air conditioner. Kushtezues ajri. Duket sikur edhe ajri merret me kushte, i rracionuar. Me tollona. Ajri del i bardhe nga goje e saj. “Avujt e ngrohte te frymes sime, si zogj te bardhe e te vetmuar, mberrijne tek ti”. Ka dy dite qe nuk e heq dot nga koka kete kenge. Ervin Hatibi dhe ritfolk. Melodia e saj thyhet ne xhamat e autobuzit, veshur me lule te bardha avulli.
    Bardhesi kudo. New York eshte ajo kthine e botes ku sot mengjesi gdhin i bardhe. Nuk gdhin mengjesi, gdhin qyteti. Kthina gdhin e ngrire, gri e bardhe. E bardha eshte ngjyra e vdekjes se njeriut me ndergjegje te paster. Autobuzi ngrohet ngadale. Mbi kreshten e bardhe te dallgeve te oqeanit qendron nje varke prej letre dhe nje peshk elektrik. Peshku i ve zjarrin varkes dhe qesh. Ajo i eshte mirenjohese peshkut dhe ngroh duart mbi varken qe digjet. Por nje dallge jeshile ngrihet me lart se te tjerat dhe fik zjarrin e varkes. Penelopa ngre koken nga tezgjahu dhe mallkon detin. Syte e saj shprehin dhimbje te perjetshme nga kanvasi i nje pikture punuar papritur nga nje piktor i panjohur, dhimbje infernale, dhe ferri eshte acar atehere kur olimpi pushtohet nga dogmat kristiane te perjetesise. Dheu rreshket poshte kembeve te saj, hapet nje humnere dhe Autara bie. Nje dridhme e zgjon nga endrra.
    Autobuzi niset.





    Ai eshte akoma ne gjume, mendon autara per mua. Mua nuk me vjen mire te perdor veten e trete per veten.
    Ai i ra me dore perpara vatres se zjarrit dje. Ai i bie gjithmone me dore kur flet ne telefon me mua. Pastaj kishte pare k’arin e tij perpara pasqyres. I kishte thene ne telefon se i ngjante me nje peshk elektrik. Peshku ha pjeshke me push. Ajo donte te ishte nje keter me push boje kaf te bute si kadife mbeshtjelle ne krahet e tij, te piqte geshtenja ne prrushin e vatres e te degjonte genjeshtra te bardha, te mendafshta, nga goje e tij. Genjeshtrat jane edhe te bardha. Genjeshtrat jane edhe ngjyre geshtenje





    Pa pike papritur i vjen nje imazh sikur eshte lakuriq ne autobuz dhe ka ftohte. Dy karrike me mbrapa eshte nje djale rreth 25. Ai i afrohet, pa u zhveshur, vetem duke zberthyer pantallonat e duke nxjerre pallen jashte dhe e pallon lopthi, e ajo derdhet ne sediljet e autobuzit pa ia pare fytyren.





    Sikur te ishin bashke ne new york, (me mua) kur te ishin bashke ne new york, do q’iheshin ne autobuz.
    C’eshte keshtu?
    Kam filluar te mendoj ne menyre nudiste. Te gjithe jane lakuriq. Ne tren, ne autobuz, ne rruge, ne parqe, ne zyra, neper kafene e neper bare, duke nxjerre pare nga brima ne mur, ne biblioteke, ne rradhat e supermarketeve, e disa prej tyre nuk kane as floke. Natyralizmi eshte nga ato gjendje ku shpirti i njeriut lartesohet aq sa njeriu ndjehet nje me Zotin. Ne nje natyralizem te shfrenuar, ne nje qytet ku eksperimentohet utopia, apo ne nje bote te re trime, duke u shkerdhyer ne nje orgji megalopolitane, njerezit nuk do ishin vecse kafshe me deshira minimale. Atij do i pelqente. Edhe mua me pelqen. Edhe autobuzi kalon uren dhe hyn ne brooklin. Ne brooklin marr metrone qe me con deri ne shkolle. Jam e uritur. Hyj ne menze dhe marr nje supe kerpudhash me nje kupe kartoni. Kuzhinieria qe me sherben supen me qesh ngrohte. Ulem ne nje prej divaneve dhe rrufis supen ngadale. Ngrohtesia shperndahet nga stomaku ne te gjitha qelizat e trupit.





    Ne menze hyn Tom. Edhe pse ka emer maceje, Tom ka vetite e qenit. Eshte mashkull besnik, dhe e do shume Jonen. Tomi ka filluar te mesoj shqip prej Jones. Me shikon te mbledhur kruspull ne divan duke rrufitur supen, nxjerr telefonin dhe me nxjerr ne fotografi. Ma tregon. Dukem bukur. Sikur te mos isha une ne fotografi, do t’a quaja “mengjesi i nje studenteje te humbur ne boten e vet”. Mbase nuk do i vija nje titull kaq te gjate. Autara do ma dergoje mua me vone.
    Mua jam une per se.
    Perse e perseriti?
    Une po rrufis supen ne menzen e shkolles. Fillon te mbushet me hije studentesh, si te ishin tinguj te nje kenge eksperimentale, dhe neper xhupa, kapuce, kepuce, shalle e floke, iu zbardhellon nje shtrese bore qe tani po bie me stuhi. Argosi leh lehte diku mbi boren e bardhe, e mprehte e mpire, gjuhe qensh si mendim empirik. E prek pa frike. Me ngroh gjoksin nje rrenqethje e vaget, largohet. Largohet. Bora shkelet e shurrohet.
    Mbaroj supen dhe shtriqem. Nuk me del kerthiza jashte se eshte ftohte e jam veshur ngjeshur. Syqeshur. Veshur me sperme. Me vjen era seks? Edhe po te me vije, pune e madhe. Sabrina vjen gjithmone era seks. Do e gjej letren qe i kam futur ne xhep? Jo sabrina, une.






    Po flas. Nuk e di cfare po them. Po flas per klasen e historise se artit. Muza eshte mesuese kerkuese. Eshte e pamartuar dhe dje ne barin ku ka shkuar, ia dha numrin e telefonit dy meshkujve. Fiton kush merr i pari ne telefon. Zilja nuk lejohet te bjere me pak se tre here. Nuk ka te humbur. Po flas per filmin me qilim fluturues qe pame. Qilimi fluturues shkon gjithmone drejt lindjes. Tomi me Jonen flasin per njeri tjetrin dhe qeshin. Jona e di qe Tomi e do, dhe e sjell ne maje te gishtit. Vjen Lola. Tom, thote Jona, shko me merr nje molle. Jona eshte e holle. Lola ka nje vit qe nuk i ka hequr te zezat. Nuk harron te lyhet. Nuk i mban me veshur ne perkujtim te babait por se i shkon me shume e zeza se ndonje ngjyre tjeter, thote. Ulet me belldum, perplas canten prane meje, dhe fillon e qahet se nuk ka mesuar per testin e historise se artit modern. Tomi fillon t’i shpjegoje se surrealisti i pare ishte pikaso, pastaj te gjithe me rradhe. Ai humbi perspektiven. Gjithcka pas tij mund te hynte kudo. Tom, thote Jona prape, shko me merr nje molle. Jona eshte e holle, Tomi e do. I papertueshem, iken. Pastaj vjen kubizmi, them une. Kubizmi eshte nje deshire e hershme e piktorit per te shprehur gjerat ne menyre teatrale.




    Lola: ketu nuk hyn teatri fare.
    autara: teatri hyn gjithe andej. Gjithcka eshte komitragjike, tragjikomike, trakomigjike. Bile edhe nje nga kenget me te bujshme te viteve 80’ eshte teatrale. Video killed the radio star.
    Jona: kete nuk do e quaja kenge te bujshme, e mbi te gjitha tele sesa teatrale.
    Autara: dakord. Teleteatrale. Aty doja te dilja. Me ane te kesaj kenge doja te ilustroja presionin qe arti i piktures ka marre prej kinematografise dhe televizionit. Nderkohe qe menyrat qe ky art ka zhvilluar per te bashkejetuar me artin e teatrit jane gjetur me kohe, filmi zevendeson teatrin dhe eshte me i percueshem. Bombardohemi gjithnje e me shume me imazhe qe vijne nga gypi i televizorit. Nderkohe qe audienca eshte ne nje habitat si c’mund te jete kolltuku i shtepise, e jo ne nje salle, qe natyra e qete te mbijetoje, kubizmi dhe surrealizmi kthehen ne nevoje per vazhdimesine e piktures.
    Lola: dmth ti thua se surrealizmi eshte reaksion ndaj zhvillimit shtepiak te kinematografise?
    Autara: po. Hiq eksperiencen e salles se kinemase. Eshte herezi. E dija. Ideja eshte qe jo vetem piktura ka marre drejtim reaksionar, po krejt arti ne pergjithesi, duke vazhduar me mix media e me instalime videosh, qe tashme kane marre dimension me vete. I vetmi ndryshim eshte se reaksioni i pikasos ishte ndaj ngurtesimit qe kishte perspektiva vizive e filluar me rilindjen, nderkohe qe reaksioni i sotem eshte ndaj pushtetit te pakundershtueshem te mediave elektronike.
    Lola: paske mesuar ti, po une si t’ia bej?
    Autara: vetem mbaj mend qe teatri hyn gjithe andej.



    Kthehet Tomi duke treguar nga nje kokerr molle ne secilen dore e nje qeshje mbi buze i shkelqen tinzare si lekure gjarpri. Me jep nje mua dhe nje Loles e Lola e mballos mollen ne goje pa u menduar. Haba, Haba, Haba. Jona e shikon e habitur. Une nuk desha molle, desha uje, por gjesti i tij me ben t’i kthej nje buzeqeshje dashamirese mirenjohjeje.
    Para se Jona te humbase durimin, ai nxjerr nje molle tjeter nga xhepi i brendshem i xhaketes dhe e vendos perpara fytyres pa ia ndare syte Jones, e perkedhel mollen me te dyja duart ashtu si mund te perkedhelen vetem mollet, ben sikur do e kafshoje, ia zgjat, e terheq, djalli vete, nema, thote Jona, nema dreq, dhe Tomi me nuk e terheq.




    Erdhi mollaxhiu,
    molla me na shit.




    Dardha e ka bishtin mbrapa, si tek ajo shishja e veres ne Selfridges, qe kishte nje kokerr dardhe brenda, aq te madhe sa nuk kishte se si te kishte hyre nga gryka. Per t’a nxjerre, thyhet shishja.
    Pi uje. Me largohet shija e supes nga goja. Po m’u beka sh’urra. Me shikon Sabrina duke pire uje. Syte i ka te veshur me epsh si gjithmone. Uje dhe sex. Maje sabre ne sy. Etje mengjesi. Molle ne vend, haha. Breket lagura me afsh mengjezor. Ne te mengjer te henes, Aferdita me duart e saj te lehta e te padukshme luan me... I bie fyellit magjik dhe gjarpri ngrihet ngadale. Mozardiziak. Cfare endrrash shikon? Me cilat muza, zana, shtojzovalle, valle, gllenjke, valle?

    Lola, duke nxjerre pasqyren nga canta: mos qesh kur pi uje mi goce.

    Valle. Venus. Varg vreshtash musht qumesht e mjalte. Vajza eshte nga venus, djali ka penis. Pjate planetare polake me kopernik e koperton plasur me k’ar. Duhet shkuar ne krakow. Atje duhet te bjeri shume bore. Turqisht bores i thone “k’ar”, por Latinum Dexteris ne kopertine te librit, ama. Heart on the right side. Bullshit. M’ut. Shk’erdhate. M’ut. M’ut. M’ut. Gjuhe qensh. Aferdita me duart e saj te lehta e te padukshme luan me k’arin e tij.
    A thua ka gop gjithesia, apo k’ar?
    Largesia dhe mungesa, malli, Molly blue, molla jeshile me ngjizin ndjenjen se ka dell ndezur ne ameshim te pameshire. Djalli shkon si kal hamshor ne penisin e tij gjithe kurvat me te bukura, si t’i shkonte ne hell e ulerima. Ferr. Deshire ndezur prej vagine. Me enderro. Oh, te ndjej ne fund te barkut. Nuk do jemi me asnjehere larg. Afer dites zerat e nates zbardhen ne harrese. Afer dites, Aferdita bie ne dite, ne diell, drite verbuese, derdhje kozmike. Duhet t’a arrije token me afsh. Qielli shperthen errur me gjethe te gjelbra keputura yjesh-pasqyre pyjesh, renia mbaron mbi boren e sapo rene, tashme te lyer, toka ngjyer e gjelber dhe lumi i njerezve e ka shpejtesuar ritmin neper rruge me nje nyje, si te komanduar me pult, ne nje film me nje shkrehje ne tre sekonda, shoqeruar me orkester fyejsh.
    Shtate.
    Trembedhjete minuta.
    Trendafil pranvere.
    Autara ne vete te trete dhe une kercell ne vete te pare. Alkemia i perket labirinteve te gjuhes, ndersa William Shakespeare aktori, luante Zhulieten, zhul me makiazh nga fytyra. Me shpejt xhiruar filmi dhe do arrijme tek “Gjoja” se. Gjynah. Reklame pa dashje. Doja te thoja Joyce gjoja. S’jam Gje. Jam Joyce. Jam Bloom ne vjeshte. Te vjedhsha kalin e djallit. Djali, cjapi i ezmeraldes, krruan briret ne nje mullar me faqe te zverdhura librash. Merci, Dorian! De rien monsieour Hugo, de rien! Gri! Asgje gri. Gje e bardhe, bore. Gri sallate romantike! Seks ne lakra e ne gjethe te gjelbra mbi bore te bardhe. Me ke e ka? Me De Sade me siguri. Sallate greke. Marke ziu i Sajdes. Nene Xhikja dhe fryma deshirore. Fishekzjarre dhe lekura e tyre prej kartoni jeshil bie mbi boren e bardhe. Bora eshte flori. E verdhe si shurra. Orgazem apokaliptike, apokalova lumin te dhjefsha kalin? Bora sapo ka pushuar. Po une s’jam as nga Fieri! Edhe era ka pushuar firshellimen mbi dritare. Dhe nuk ka as gjethe te gjelbra nga qielli dhe as fishekzjarre. Vetem menza e shkolles mbushur me studente.



    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Sheeeeeeeeeeet qetesi! Askush te mos flase....ju lutem....shikoni oren dhe daten e ketij postimi te mesiperm....do ta mbani mend per nje kohe te gjate. Do vije nje dite kur do t'ju duhet te saktesoni oren dhe daten e sakte te vershimit te ketij lumi me emrin KULLA! Dhe tani...qetesi...nga une i pari...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    un kam heshtur ka kohe...

    po un cfare te mbaj mend?
    jo daten e oren!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ndersa une po pres vazhdimin , e mbetur pa fjale. E mbytyur ne padurim per te vazhduar leximin. Duket si lum, po eshte i gjithe oqeani a ndoshta me shume.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •