Shtetet e Bashkuara thonë se Korea e Veriut ka pranuar se ka program të fshehtë për zhvillimin e armëve bërthamore.
Zyrtarët amerikanë thanë se koreanoveriorët i kishin deklaruar më heret gjatë këtij muaji një delegacioni amerikan se ata nuk duhet të kenë më ndalesa mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1994, sipas së cilës kanë pranuar të mbajnë programin e tyre të armatimit si përgjigje ndaj ndihmës amerikane.
Zyrtarët thanë se administrata ka pezulluar tashti bisedimet me Korenë Veriore dhe po konsultohet me Kongresin dhe me aletaët amerikanë për hapat e mëtutjeshëm.
Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Richard Boucher, tha se Uashingtoni do një zgjidhje paqesore për situatën.
Më heret gjatë këtij viti presidenti Bush e përshkroi Korenë Veriore të jetë pjesë e "boshtit të së keqes".
Korea Jugore ndërkaq i ka bërë thirrje fqiut të saj verior të përmbushë obligimet ndërkombëtare që dalin nga marrëveshjet anti-bërthamore. Zëvendësministri i jashtëm koreanojugor, Lee Tae Sik tha:
"Duke dashur të arrijmë qëllimin tonë për të çnuklearizuar Gadishullin Korean, ne i bëjmë thirrje Koresë Veriore të vazhdojë t'i përmbahet të gjitha obligimeve në përputhje me Marrëveshjen e Gjenevës, Marrëveshjen për mosshumfishimin bërthamor dhe Deklaratën e Përbashkët për Çnuklearizim të Gadishullit Korean.
Të gjitha çështjet përfshirë edhe çështjen bërthamore të Veriut duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore përmes bisedimeve dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.
Me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje, qeveria e Koresë Jugore do të ngrejë këtë problem edhe në bisedimet aktuale Jug-Veri përmes kanalit të bisedimeve", tha zoti Lee tae Sik.
BBC ne shqip
Krijoni Kontakt