marr shkas nga fakti qe ne kete forum eshte nje teme ende e hapur mbi rracizmin.
Dhe meqe kjo teme ka terhequr vemendje te madhe duke fituar edhe shume mendime e opinjone nga anetare te rregullt te kerij forumi guxova te hap kete teme te re.
Dhe me deshiren e mire qe te jem sa me dinjitoze ne paraqitjen e nje teme kam menduar te hedh nje fragment nga libri me te njejtin titull qe kam emrtuar edhe temen "psikologjia e rracave"
me autor Gustave LE BON.(perkthyer nga Gent Ulqini)
paragraf;
Roli i njerezve te medhenj ne historine e popujve;
Ata jane lavdia e vertete e nje kombi, dhe gjithkush, dhe ai me i pervuajturi, mund te mburret me ta. Ata nuk shfaqen rastesisht apo nga mrekullia, por perfaqesojne kurorezimin e nje te kaluare t gjate. Ata permbledhin madheshtine e koheve dh rraces se tyre. Te perkrahesh shfaqjen dhe zhvillimin e tyre do te thote te perkrahesh lulezimin dhe progresit, nga i cili do te prfitoje i gjithe njerezimi.
"Shpirti i rracave"
Natyralistet e kane mbeshtetur klasifikimin e tyre te specieve mbi konstatimin se disa tipare anatomike riprodhohen, prej trashigimise me rregullsi dhe perhershmeri. Sot, ne dime, se keto tipare tranformohen neprmjet akumulimit trashigimor te ndryshimeve te padallueshme, mirpo nese marrin ne shqyrtim vetem periudhen e shkruter te koheve historike, mund te themi se speciet jane te pandryshueshme. Aplikimi tek njeriu i metodave te klasifikimit te natyralisteve krijoi mundesine e caktimit te nje numri tipesh krejtesisht te dallueshem. Duke u bazuar ne tipare anatomike krejt te qarta, si, ngjyra e lekures, forma dhe kapaciteti i kafkes, u be e mundur te vendoset se gjinia njerezore perfshire shume specie te ndara qarte, dhe ndoshta me origjina te ndryshme. Per dijetaret qe respektojne traditat fetare, keto specie jane thjesht rraca. Mirpo sic eshte vene re , me te drejte-" Nese zezaku dhe kaukaziani do te ishin kerminj, te gjithe zoologet do te pohonin njezeri se ato perbejne lloje te shkelqyera, qe nuk do te ishte kurre e mundur te rridhnin prej te njejtit cift, prej te cilit do te qene larguar"
Keto tipare anatomike, te pakten aq sa mund te kape analiza jone, lejojne vetem ndarje te pergjithshme, shume te percipta. Ndryshimet ne keto tipare, dallohen vetem per llojet njerezore te pervijuara mire; ne te bardhet, zezaket, dhe te verdhet, psh. Mirpo popujt shume te ngjashem te pakten per nga pamja fizike, mund te jene krejt te ndryshem per nga menyra e tyre e ndjeshmerise dhe veprimit, pra, per pasoje mund te ndryshoje dukshem per nga qyteterimi i tyre, per nga besimet dhe artet e tyre. A eshte e mundur psh, te klasifikosh ne te njejtin grup nje Spanjoll , nje Anglez dhenje Arab? Diferencat e tyre mendore a nuk bien ndonjehere ne sy, per te gjithe, dhe a nuk lexohen ne cdo flete te historise se tyre? Te tjere duke lene menjane tiparet anatomike, u mbeshteten per klasifikimin e disa popujve, mbi elemente te ndryshem , si gjuha, besimet dhe grupimet politike, etj. Mirpo klasifikime te tilla nuk i rezitojen dot kritikes
Elementet klasifikues qe anatomia, gjuha, mjedisi dhe grupimet politike nuk jane ne gjendje ta paraqesin, na i jep psikologjia. Kjo na tregon se pas institucioneve , arteve, besimeve dhe permbysjeve politike te cdo populli , gjenden disa tipare morale dhe intelktuale, prej te cilave rrjedhin edhe evolucionet e tyre, dhe jane teresia e ketyre tipareve qe formojne ate qe mund te quhet shpirti i nje rrace.
Cdo rrace poesedon nje konstitucion mendor, po aq te qendrueshem sa dhe konstitucioni i saj anatomik. Qe i pari ka nje marredhenie strukture te vecante te trurit, per kete nuk duket se mund te dyshohet; por meqe shkenca nuk ka perparuar aq sa te na percaktoje kete strukture , ne nuk mundim ta marrim ate per baze. Nga ana tjeter edhe njohja e kesaj strukture nuk do te mund te modifikoje aspak pershkrimin e konstitucionit mendor qe rrjedh prej saj, dhe qe na e zbulon vezhgimi. Tiparet morale dhe intelektuale, shoqerizimi i te cilave formon shpirtin e nje populli, perfaqesojne sintezen e se kaluares se tij, trashigimine e stergjysherve te tij, motivet e sjelljes se tij. Ato duken shume te larmishme tek individet e se njejtes rrace, por vezhgimi provon se shumica e individeve te kesaj rrace posedon perhere nje fare numri tiparesh anatomike qe e bejne te mundur klasifikimin e specieve. Ashtu si keto te fundit edhe tiparet psikologjike, riprodhohen prej trashigimise, me rregullsi dhe perhershmeri . Ky bllok elementesh psikologjik qe verehet tek te gjithe individete nje rrace, perben ate qe quhet me te drejte KARAKTER KOMBETAR. Teresia e tyre formon tipin mesatar i cili ben te mundur percaktimin e nje populli.
Njemije franceze, njemije angleze, njemije kineze te marre rastesisht ndryshojne shumeeeeeee midis tyre, posedojne edhe tipare te perbashketa qe na lejojne te ndertojme nje tip ideal te francezit, te anglezit, apo te kinezit, analogjikisht me tipin ideal qe na paraqet natyralisti, kur pershkruan ne nje menyre pergjithesuese qenin apo kalin. NJe pershkrim i tille i zbatuar pernje larmi te madhe qensh apo kuajsh, nuk mund te perfshije vec tipare te perbashketa per te gjithe, dhe nuk perfshin aspak ato qe lejojne te dallohen ekzemplaret e tyre te shumte. Nje rrace sado jo e vjeter qe te jete, per pasoje dhe jo aq homogjene, tipi i saj mesatar eshte i formuar mjaft qarte, aq sa te fikosohet menjehere ne mendjen e vezhguesit.
Kur ne vizitojme nje popull te huaj, tiparet e vetme qe do te na bien ne sy, ngaqe jane te vetmet qe perseriten vazhdimisht, jane pikerisht tiparet e perbashketa per t gjithe banoret e vendit te vizituar. Ndryshimet individuale , meqenese perseriten pak, na dalin nga vemendja dhe pas pak ne, jo vetem qe dallojme me shikimin e pare nje anglez, nje italian, nje spanjoll, por per me teper ne jemi ne gjendje fare mire , tu japim atyre edhe disa tipare normale intelektuale te cilat jane pikerisht tiparet themelore, per te cilat ne folem me siper. Nje Anglez , nje Gaskon, nje Normand, NJe Filamand, i pergjigjet nje tipi te percaktuar mjaft mire ne mendjen tone, tip qe ne mund ta pershkruajme fare lehte. Ky pershkrim, kur aplikohet per nje individ te vecante, mund te jete krejt i pamjaftueshem, dhe ndonjehere edhe i pasakte; mirpo i aplikuar per nje shumice individesh te njeres prej ketyre rracave, ai do te perkoje plotesisht. Puna e pavetedijshme qe kryhet ne mendjen tone per percaktimin e tipit fizik dhe mendor te nje populli, eshte krejtesisht e njejte ne thelbin e vet me metoden e natyralisteve ne klasifikimin e llojeve.
....
vijon....
Krijoni Kontakt