Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Te divorcuarit

    undefined-4- TE DIVORCUARIT


    Ishte i pari seks qė po bėnin qė pas ndarjes sė tyre vite mė parė.Ai ishte zhveshur i pari gjatė kohės qė ajo kish hyrė nė banjė pėr tė urinuar.Kish hequr me rrėmbim kėmishėn dhe kėpucėt,pastaj pantallonat dhe mbathjet qė i kish flakur shkujdesur diku mbi njė karrige tė vjetėr.Nxitimthi kish hyrė nė shtrat,si tė dėshironte qė ajo tė mos shikonte trupin e tij tė deformuar nga tė dhjamosurit,leshin e gjoksit tėrėsisht tė thinjur dhe barkun e neveritshėm qė i rėndonte aq shėmtuar mbi gjenitalet.Kėto tė fundit,ashtu sic ishte shtrirė,pothuajse nuk i dukeshin fare.Para se tė mbulohej me carcaf nuk kishte harruar tė fikte edhe dritėn.Kish mbyllur sytė.
    Pas ca castesh ishte dėgjuar zhurma e sifonit nė banjė dhe e kish marrė me mend se po t’i kish hapur sytė nė ato caste,do ta kish parė atė tė ndrojtur e tė pasigurtė pėr atė qė do tė bėnte atė natė pas kaq shumė vjet ndarjeje.I kish ardhur mirė nga ky pėrfytyrim qė ndoshta do t’i falte asaj njė farė zonjėllėku,njė farė respekti qė ajo do t’i tregonte atij,ashtu e mpirė te pragu i derės.
    Nė fakt ishte zhgėnjyer keqaz.Ajo kish qėndruar nė mes tė dhomės dhe kish filluar tė zhvishej krejt natyrshėm,sic ish zhveshur cdo mbrėmje nė tėrė ato vite tė gjata e tė largėta tė martesės sė tyre tė gjymtuar deri nė invaliditet…
    Pasi kish hequr edhe ato qė zakonisht hiqen tė fundit,mbathjet,ajo kish ndezur dritėn,ish kthyer nga ai qė me sytė e skuqur po e ndiqte nė dukje indiferent dhe e kish pyetur e qetė:”Si tė dukem?”
    Buzėqeshja e saj vėrtetonte mė sė miri se, jo vetėm qė pasiguria nuk mund tė zinte vend mbi atė krijesė tė kėndėshme,por edhe qė ishte tepėr e sigurtė pėr suksesin e pamjes qė servirte.Si dikur,e buzėqeshur,me flokėt e bukur lėshuar mbi gjinjtė e plotė e mbi shpatullat e lėmuara duke u tundur aq femėrisht mbi kėmbėt e hijshme.
    Ai kish buzėqeshur disi i sforcuar.I kish ardhur inat qė edhe pas kaq vitesh ajo ishte pėrsėri tėrheqėse dhe sexy si njė vajzė e re.Pėrpjekja e tij pėr tė gjetur shenja mplakjeje nė atė trup dyzetėvjecareje kish pėrfunduar nė dėshtim tė plotė.Megjithatė ishte ngushėlluar nga fakti qė atė natė ajo do tė ishte e tija dhe seksi i saj do t’i pėrkiste pėrsėri atij.
    Ndėrsa ajo ishte afruar drejt shtratit, ai kish vėnė re se pubisi i saj ish rruar me kujdes nė formėn e njė trekėndėshi.
    “Ndoshta ai tjetri ėshtė mėsues gjeometrie ose nė rastin mė tė mirė,ndonjė piktor kubist…”,kish menduar nė heshtje.Mė mirė tė kish qenė mėsues ai tjetri.Kėshtu sė paku do tė ngushėllohej disi nga ideja qė mėsuesit nė pėrgjithėsi janė qėnje ordinere e tė pėrgjithshme,kilja e tė cilėve kushton fare pak.Sa kushton?Njė trekėndėsh lesh.
    “Fike dritėn!”,kish murmuritur, ndėrsa i kish bėrė vend nė shtratin e ngushtė.Pas ca castesh,lakuriq dhe tė etur pėr njėri-tjetrin, kishin hyrė nė labirinthet e lodrės erotike,tė ndricuar herė nga djersa qė bulėzonte mes gjinjve tė saj e herė nga rėnkimet e tij…Ishin puthur njė copė herė tė mirė.Mė pas duart e tij kishin nisur tė pėrkėdhelnin atė trup drithėronjės qė fėrkohej ritmikisht mbi trupin e tij tė dhjamosur.Ajo kish ndjerė organin e tij tė ngrohtė tė pulsonte midis shalėve tė saja dhe ishte pozicionuar ashtu sic kish bėrė me mijėra herė me atė burrė,pikėrisht ashtu sic i pėlqente atij,e ulur mbi atė gjė tė mishtė e tė fortė,si tė donte ta mbyste,ta kėpuste e mė pas…ta mėshironte nė qurravitjen e tij aq tė dėshirueshme,aq tė dhimbshme,aq rėnkuese…
    E shkėputur tėrėsisht nga toka,ajo kish ndjerė fluturimin e qėnjes sė saj nėpėr labirinthet rozė tė fantazisė dhe kur arriti diku,nė njėrin nga skajet e atyre udhėve magjike,pikėrisht aty ku strukej mendimi “ai ėshtė i imi”,pikėrisht aty,ajo ish lėshuar e tėra…Vetvetja s’ish mė e saj.Natyrisht as e tij.Sigurisht as e atij tjetrit.Prej disa castesh ajo i pėrkiste njė gjendjeje kondensimi shpirtėror pas takimit me idenė e largėt dhe tė ftohtė “ai ėshtė i imi”.Njė gjėndje nga e cila nuk dilte dot dhe as qė donte tė dilte.Ai ishte atje,poshtė saj.Rėnkues dhe i nėnshtruar.C’mund tė kėrkonte mė shumė nga njė burrė?Aq mė tepėr nga ish bashkėshorti i saj…

    Ndėrkohė,ai,pėr cudi,shpirtėrisht ishte mėse esėll.Ish pėrpjekur tė hipte, si dikur,mbi qilimin magjik tė fantazisė dhe tė fluturonte ,tė harronte,tė dehej me atė trup epshor e ndoshta tė arrinte edhe ai atje,tek skaji ku prehen njėkohėsisht trupi dhe shpirti,nė atė ferr aq tė kėndshėm ku edhe mė i virtytshmi do tė hynte kokėulur e plot dėshirė…
    Dikur,shumė vite mė parė,nė fantazinė e tij erotike ajo pėrpiqej ta tradhėtonte vazhdimisht me ushtarė,tė burgosur,bujq apo djelmosha shpatullgjėrė,por nė castin e fundit ajo kthehej tek ai,ashtu e ndezur nga epshet,duke e djegur atė vetė nė zjarrin e orgazmave tė njėpasnjėshme,nėn rėnkimet dhe klithmat qė tė kujtonin njė luftė pėr jetė a vdekje nė mes tė dy bishave tė egra e tė verbėra…
    Tashmė ai e dinte fort mirė qė larg fantazive,ajo e kish tradhėtuar,e kish braktisur pėr njė tjetėr,(o Zot,jo me piktorin kubist apo pubist!) dhe pikėrisht kėtu ajo lojė fantastike e trurit ndėrpritej,tretej dhe shndėrrohej nė njė tė vėrtetė tė frikshme qė e kish torturuar vite e vite me rradhė.Njė impotencė jo e organit,por e trurit tė tij tė lodhur nga mijėra “pse?”.
    Kėshtu i kish ndodhur edhe atė natė.Gjithshka kish shkuar deri tek skaji i lartpėrmendur e pastaj gjithshka ishte rrėzuar mbi atė shtrat,ku njėra po rifitonte njė betejė tė humbur vite mė parė,ndėrsa tjetri duke u pėrpjekur tė rifitonte atė qė s’rifitohesh mė…Atė qė tashmė thjeshtė falesh.

    Ideja se nė atė pėrleshje epshi dhe ndjenjash atij do t’i falesh,do t’i dhurohej dicka kish nisur ta torturonte qė nė castet e para tė asaj agonie rozė.
    “Pėrse s’u prishe?”,e kish pėrmendur zėri i saj.Ai nuk ish pėrgjigjur.Ish ngritur dhe kish ndezur njė cigare.Pastaj ishte shtrirė pėrsėri pranė saj.
    “C’punė bėn ai?”.Kish pyetur si tė kish dashur t’i tregonte asaj se tashmė shumė gjėra ishte mė e lehtė tė thuheshin.
    “Pse s’u prishe?”.Kėtė herė pyetja e saj i erdhi si njė gozhdė e ndryshkur, e shkelur nė ecjen e tij tė shkujdesur.
    “S’tė josh mė?”
    Ai kish thithur cigaren fort dhe me sytė e drejtuar jashtė dritares,diku nė qiell,kish menduar se ndoshta do tė kish qenė mė mirė tė mos ndodhte ajo qė ndodhi,ajo qė po ndodhte,ajo qė s’ndodhi.Tė paktėn tė mos ishin takuar.Pėr vite me rradhė kish ėndėrruar pėr tė,kish qarė,kish sharė atė dhe veten.Kohėt e fundit nuk shante mė. Ishte bindur pėr faktin e thjeshtė se gjėrat kanė njė destin qė sado tė pėrpiqesh nuk e ndryshon dot.E kish mėsuar veten me tė vėrtetėn e egėr se ,nė raport me gjėrat qė nuk vareshin prej tij, ai s’ishte gjė tjetėr vecse njė i huaj,njė lloj spektatori i heshtur qė mund tė duartrokiste apo tė shante vetėm nė heshtje,njė heshtje qė i pėrkiste vetėm atij dhe pamundėsisė pėr tė ndryshuar rrjedhėn e gjėrave.
    Shpesh gjatė viteve tė fundit ish ndjerė i mjerė,cuditėrisht,edhe kur kish qenė i gėzuar apo mes castesh lumturie kalimtare.Kjo sepse e kish kuptuar qė nė fund tė fundit nuk mund tė shmangte kurrė tė qėnurit vetėm,i vetėm apo i vetmuar midis turmės sė zhurmshme tė njerėzve.
    “Nuk po mė pėrgjigjesh,i dashur!”.Zėri i saj ishte i qetė,por kėrkues.Duhej patjetėr njė pohim i tij qė ajo “ai ėshtė i imi” tė fluturonte pėrsėri nė skajin rozė.
    “Ngrihemi!”,kish folur pa e kthyer kokėn.Ishin veshur si tė zemėruar.Nė heshtje.Dy-tri here kish nisur tė kėndonte nėpėr dhėmbė njė motiv tė lehtė,por nė atė qetėsi qė sundonte dhomėn e kish kuptuar qė ajo mėrmėrimė kish patur dicka cingruese,acaruese,ndoshta tė papranueshme.Ndaj kish heshtur.

    Pas disa minutash ishin nė makinėn e tij.Mė vonė,tek rufisnin kakaon e ngrohtė me qumėsht nė njė bar luksoz,ishin ndjerė mė tė qetė.Njė copė herė tė mirė kishin heshtur dhe kishin vėshtruar klientėt qė hynin e dilnin zhurmshėm,vajzat simpatike qė shėrbenin dhe ca palma tė vogla qė zbukuronin hyrjen e barit.Pastaj kishin vėshtruar njėri-tjetrin.
    Asaj i kishte ardhur keq pėr plakjen e tij tė parakohėshme.Njė ndjenjė faji e kish pushtuar tė tėrėn kur kish menduar qė njė pjesė e madhe e kėsaj plakjeje nuk I pėrkiste kalimit tė viteve,por asaj vetė.Kish dashur ta pėrqafonte me dhėmbshuri,ta pėrkėdhelte nė flokėt e thinjur,t’ia puthte duart fisnike,ta afronte atė fytyrė tė trishtuar nė gjoksin e saj,si pėr t’i thėnė njė “mė fal!” tė munguar,si pėr t’i dhėnė pak nga rinia e saj,nga rrahjet e zemrės sė saj qė pas kaq vitesh po pėrjetonte njė lloj aritmie qė i ngjante asaj tė adoleshentėve para njė takimi…
    “C’punė bėn ai?”,kish thyer heshtjen zėri i tij.
    “Piktor.”,ish pėrgjigjur ajo pa e parė nė sy.
    “Piktor???”.
    Kish nėnqeshur hidhurazi dhe kish ndezur njė cigare.Nė fantazinė e tij ajo kurrė s’kish tentuar tė shkonte me piktorė apo qėnje inteligjente nė pėrgjithėsi.Ish ndjerė pėrsėri i mjerė.Njė mjerim qė s’kish asgjė fisnike apo altruiste.Njė mjerim qė i kish ngjarė mė shumė njė urrejtjeje pėr atė tjetrin,e para urrejtje pas kaq vitesh.Mė pas ky mjerim kish marrė tonet e njė zilie dhe ai e kish ndjerė veten mė tė lehtėsuar qė ai fluks urrejtjeje kish ikur aq shpejt,si njė fosile qė zhduket nga duart duke na lėnė mes gishtėrinjve pluhur,pak nga pluhuri i kohės,i pamjaftueshėm pėr restaurimin e saj…
    Ndėrsa kish thithur me afsh cigaren,i kish hedhur sytė pėrsėri mbi tė.Ja ku ish ajo,e bukur,sexy,e vetėsigurtė si tė gjitha dyzetėvjecaret qė mė nė fund arrijnė nė atė moment jetėsor ku mund tė qėndrojnė tė qeta pėrballė ndėrgjegjes,pa patur frikė nga trokitjet e sė shkuarės mbi tė nesėrmen…
    Pėr herė tė parė pas kaq vitesh ai e kish kuptuar qė tashmė ajo ishte njė e huaj qė shpirtėrisht i pėrkiste atij tjetrit,piktorit kubist,gjurmėt e tė cilit ai i kish parandjerė duke parė pubisin e rruar trekėndėsh,mė tė dybrinjėnjėshėm nga sa duhej.
    Grua piktori.E kish pėrfytyruar se si mund tė pozonte ajo para tė shoqit pubist,se si aim und ta pėrkėdhelte atė krijesė nudo me penelin e tij,se si mund tė pėrlyheshin me bojėrat,se si mund tė shkriheshin gazit,se si mund tė putheshin e bėnin dashuri pėrdhe,midis dhjetra kutive me bojė e penela,telajo,ku ai netėve do tė kish hedhur copa kofshėsh,gjinjsh,supesh apo thjeshtė trekėndėshin e zi tė dybrinjėnjėshėm,si pėr tė ndihmuar njė orgazėm tė vonuar e aq tė pritur…
    Me realizmin qė e kish karakterizuar gjithė jetės ai e kish kuptuar tashmė qė para tij nuk qėndronte mė ish gruaja e tij,por gruaja e atij tjetrit,femra e atij tjetrit,me tė cilėn ai vetė s’mund tė bėnte asgjė,ndėrsa ai tjetri,piktori,pot ė donte edhe mund tė mos e pikturonte,pa e humbur tė drejtėn ta quante “e imja”.
    Kurrė nuk e kish vėnė nė dyshim qė dashuria dhe urrejtja i kishin nėnproduktet tė njėjta:xhelozia,zilia dhe njė dėshirė e papėrballueshme pėr tė zotėruar qoftė edhe pėr njė cast shkakun e kėtyre ndjenjave sa fisnike,aq edhe primitive.Ndėrkohė ish bindur edhe mė shumė qė ajo ish pėr tė njė e huaj,duke parė qė shumė gjėra mbi trupin e saj ishin gjėra qė nuk kishin lidhje me guston e tij:flokėt e ngjyer,njė gjerdan floriri mbi qafė,disa unaza nė gishtėrinjtė e hollė.E mbi tė gjitha ai fustan dekolte gurkali.Nė tėrė jetėn e tyre bashkėshortore ajo s’kish veshur kurrė ndonjė gjė ngjyrė gurkali.Kish qeshur hidhur duke menduar qė sikur t’i kishte dhuruar njė fustan nė atė ngjyrė,ndoshta ajo s’do tė ishte larguar kurrė nga ai…
    Megjithatė po i pėlqente kjo grua qė kish pėrpara.Sa mė shumė qė gjente nė tė detaje tė reja,shenja tė gustos sė atij tjetrit,aq mė shumė bindej qė ajo s’i pėrkiste
    mė atij,aq mė shumė donte ta zotėronte atė grua piktori.
    “A je e lumtur me atė ****?”,kish pyetur pėrsėri.
    Ajo kish rrudhur vetullat me tė dėgjuar fjalėn “****”.
    “Nuk ėshtė ****.Dhe….jam e lumtur mė nė fund!”
    “Sidoqoftė,prano ngushėllimet e mia pėr lumturinė tėnde familjare!”,kish vazhduar tė tallej,i vetėsigurtė pas kaq orėsh mjerimi dhe inferioriteti para asaj krijese tė bukur e tėrheqėse qė pa u turpėruar aspak i kish pohuar lumturinė e saj.
    “Atėhere pėrse erdhe?”.
    “Doja tė tė shihja.”
    Ish ndjerė i mikluar nga pėrgjigja e saj.Pra, gruaja e piktorit dėshironte ta shihte,ta takonte,tė shtrihej e tė bėnte dashuri me tė.Nė fakt ajo vazhdonte tė ishte tėrheqėse pėr tė.Kėtė e kish ndjerė i pari vėshtrimi i tij qė s’bėnte gjė tjetėr vecse pėrkėdhelte tėrė qėnjen e saj,nė atė shėtitje pas vitesh mbi sytė,buzėt,dhe kėmbėt e saja qė i zbuloheshin aq ethshėm nė tė carėn e gjatė tė fustanit.
    Aty pėr aty i kish lindur pėrsėri urrejtja,jo pėr atė,por pėr piktorin e saj.I kish qėlluar edhe herė tė tjera tė urrente dikė qė s’e njihte e qė s’e kish parė kurrė nė jetė.Pėrgjithėsisht kishin qenė vrasės dhe politikanė.Por kėsaj rradhe ai po urrente njė piktor,ndoshta tė talentuar e tė suksesshėm.Mė tė suksesshėm se ai.E dinte mirė qė shpesh suksesi ishte dicka tepėr e vogėl,shpesh e pakapshme,qė vėrtitet nė jetėn tonė herė si njė ėndėrr,herė si njė fjalė,herė si njė grua e qė ne nuk e dimė qė vėrtitet pikėrisht nėn hundėn tonė,i padukshėm e i heshtur nė pritje tė vėmėndjes qė dikushi mund t’ia falė aq shpejt e menjėherė.Mos vallė kėtė sukses-grua ai e kish pasė dėnuar me mosvėmėndje?Mos vallė vitet qė kishin kaluar bashkė kishin qenė pikėrisht suksesi dhe ai s’e kish ditur?Apo vallė,kjo grua ishte shndėrruar nė sukses me tė rėnė nė duart e bojatisura tė atij tjetrit?
    Tani para tij qėndronte suksesi i atij tjetrit,mė saktė,mossuksesi i tij.Dėshtimi i tij.Ajo vazhdonte tė qėndronte para tij snjė pikturė erotike qė ai dėshironte ta shqyente,ta griste,ta dhunonte nė mėnyrė qė ai tjetri tė mos kishte mė me se tė mburrej.
    E kish njohur pėr vite me rradhė pushtetin e asaj gruaje dhe e kish marrė me mėnd se si do tė qurravitej piktori i saj kur tė kuptonte se nė krijimin e asaj kreature arti kishin kontribuar edhe tė tjerė.Dhe mė e tmerrshmja,ai nga autor i saj do tė shndėrrohej,qoftė edhe pėr pak caste, nė njė humbės tė saj,njė humbės kubist i trishtuar qė nė mungesė tė kreaturės sexy do tė vizatonte vec trekėndėsha tė zinj tė dybrinjėnjėshėm ose nė rastin mė tė keq,ovale ngjyrė rozė mbi njė sfond tė errėt…
    Qė duhet t’i shkaktonte vuajtje atij tjetrit kjo nuk vihej mė nė dyshim.Edhe vetė organi i tij ishte i sigurtė se gjithshka kish arritur nė skajin e fundit,nė zgripin e fundit,vėshtrimet,biseda,gotat bosh dhe dėshira e ethėshme pėr t’i dhunuar suksesin atij tjetrit.
    “C’po mendon?”.
    Sytė e saj tė mėdhenj ishin drejtuar nga ai.Eksplorues,tė bukur ku vendin e qetėsisė dhe indiferencės sė mėparėshme e kish zėnė njė lloj zhbirimi qė ai e kish deshifruar si njė dėshirė tė saj pėr tė mos luftuar mė,si njė “u bė c’u bė,tani le tė mbetemi miq!”.
    “Ikim!”
    Kish paguar dhe pasi i kish hapur rrugėn asaj,e kish ndjekur pas mes pėr mes lokalit tė zhurmshėm drejt daljes.
    Ishin orėt e para tė mėngjezit dhe ajri i ftohtė e i pastėr,duke hyrė befas nė mushkėritė e tyre,u krijoi idenė se midis tyre,tani e tutje,gjithshka do tė ishte e ftohtė,por e pastėr,dicka e kristaltė qė ata kurrė nuk do ta zotėronin,por thjesht do ta vėshtronin me kėrshėri.
    Ai e kish ndjerė qė sa mė shumė i afroheshin stacionit tė trenit ku ajo do tė hipte,aq mė shumė rėndohej nga afrimi i castit tė fundit.Do tė pėrqafoheshin,ndoshta ajo do ta puthte,do t’i thoshte “natėn e mirė” e do tė humbiste mes pasagjerėve tė tjerė pėr t’u shfaqur pas pak castesh nė njėrėn nga dritaret e trenit.Treni do tė nisej dhe njė dorė e vogėl do ta pėrshėndeste,ndėrsa vėshtrimi i saj do ta spėrkaste me pak trishtim gri.
    Deri kėtu kish mundur tė pėrfytyronte.Pėr mė tej imagjinata nuk i premtonte vecse dicka tė paqartė,nė ngjyrė gri,si njė thinjė apo hi cigareje,dicka qė me siguri do tė ishte e tmerrshme.Tmerri qėndronte nė atė qė ai s’ishte i zoti tė imagjinonte mė tej.
    Gjithshka kėputej pikėrisht nė castin kur treni do tė fillonte tė largohej sėbashku me “natėn e mirė”-n e saj,si edhe me atė spėrkatje tė trishtė syri…Mė pas,ndoshta pas njė ore,ajo do tė arrinte atje,nė studion e piktorit tė saj,dhe mes epshesh do tė bėnin dashuri tė cmėndur,sic ndodh rėndom nė orėt e para tė mėngjezit.
    Kishte frenuar pėr tė mos shtypur njė mace.Nuk kish qenė e zezė.Pasi kish sharė nėpėr dhėmbė,kish ndezur njė cigare tjetėr.Ishin fare pranė stacionit qė ndricohej nga ca drita tė verdha e tė zbehta qė i kishin ngjasuar me copėza hėne qė ndoshta ai piktori i saj i kish vėnė aty pėr t’ia bėrė mė tė lehtė kthimin asaj.Pėrsėri piktori.kish ndjerė pėrsėri shtėrngimin e urrejtjes.Qė tė urrente njė tė panjohur ishte dicka e cuditshme deri-diku,por qė ta urrente dy herė Brenda pak orėve kjo kish qenė lodhėse.Dicka brenda tij kish nisur t’i thoshte se kubisti e meritonte njė ndėshkim tė vogėl,.ndoshta edhe ajo,gruaja e tij pubiste,ndoshta pikėrisht pubisi i saj trekėndėsh duhej ndėshkuar,plagosur,deformuar nė mėnyrė tė pariparueshme,sic mund tė grisim njė pikturė.
    Ai trekėndėsh i zi leshi,vepėr e tjetrit,duhej cbėrė.Le ta kuptonte piktori qė vepra e tij nuk ishte edhe aq origjinale,aq e tij.Le ta kuptonte ai qė shpesh nė jetė gjėra tepėr tė rėndėsishme peshojnė sa njė trekėndėsh i zi leshi.Fundja le tė tregohej tolerant ai farė piktori e tė lyente e tė vizatonte trekėndėsha tė tjerė tė dybrinjėnjėshėm ku tė donte mbi trupin e saj.Po tė dėshironte ,edhe atje nė qendėr tė gravitetit ku pas pak duhej tė ndodhte ndėshkimi…
    Ai ish kthyer nga ajo dhe duke e vėshtruar me ngulm e kish pyetur:
    “Ke qejf?”
    “Ku?”
    “Kėtu!”.
    Disa caste mė vonė ajo kish ndjerė t’i lageshin kofshėt e lėmuara dhe vithet nga sperma e tij e ngrohtė qė ai ia kishte pėrhapur dhe lyer me qetėsi,si njė lloj anestezie para operacionit tė dhimbshėm.Kish vėnė pastaj buzėt mbi pubisin dybrinjėnjėshėm dhe duke e kafshuar lehtė kish ndjerė njė emergjencė tė llahtarshme pėr ta shqyer me dhėmbėt e tij atė masė tė errėt e tė ngrohtė qė atij kurrė s’i kish shkuar ndėrmėnd se pas kaq vitesh do tė luante edhe rolin e njė tryeze trekėndėshe,ku tre vetė bisedonin vazhdimisht,pa qenė kurrė qė tė tre tė pranishėm,gjė qė ishte pasqyruar edhe nė guston e njėanėshme pėr formėn dybrinjėnjėshe tė kėsaj tryeze leshtėrisht tė mishtė.
    Nė tė vėrtetė nuk kish ndodhur asgjė e dhimbshme.Seksbėrja e tyre kishte mbaruar me sukses tė plotė…
    Ishin veshur pėrsėri dhe kishin ndezur nga njė cigare tjetėr.
    “Pas pak do tė shkosh te ai,ėėė?”
    “Ėhė!”
    “Dua tė mė bėsh njė nder,tė lutem!”
    “Fol,shpirt!”
    “Rruaje atė trekėndėsh tė zi e te dybrinjėnjėshėm nė pubisin tėnd!Jepi cfarė forme tė duash,vec atė jo!Hape kroskotin.Ka njė makinė rroje aty.Tė lutem tani,shpejt!Mos mė keqkupto!Duhet!”
    Ca caste dėgjuan zhaurimėn e qimeve qė priteshin e mė pas pubisi kish ndrirė i bardhė,si njė penelatė qė nata e kish hedhur me dorėn e hėnės pikėrisht atje ku u krye sakrilegji…
    Nuk kish qenė shumė e vėshtirė tė prishej ajo gjeometri gjenitale e zezė qė piktori,sipas mėndjes sė tjetrit, e kish lėnė si njė lloj tabele “Ndalim qarkullimi!” tė trafikut rrugor.Ndėshkimi mė nė fund ish kryer.Ai e kish ndjerė triumfin si dicka qė i kish ndalur nė cepat e buzėve tė tij duke ndėrtuar te kėto tė fundit njė nėnqeshje qė ai e kish parė tė arėsyeshme ta zgjaste vetėm njė cast.Gjithnjė kish qenė i mendimnit qė kalimi nga njė gjėndje shpirtėrore nė tjetrėn duhet tė zgjaste vec njė cast.Dashuria,urrejtja,xhelozia,tradhėtia,hakmarrj a.Nėse do tė zgjasnin mė shumė ato do tė ktheheshin nė njė ankth qė nė fund tė fundit tė hedhin nė mėshirėn e stėrzgjatur tė dilemave shumėvjecare…
    Nuk kish dashur kurrė ta varfėronte jetėn e tij nė atė mėnyrė qė castet tė pėrsėriteshin aq te njėjtė me rregullsinė e semaforėve udhėve tė jetės.
    Ajo do tė shkonte nė shtėpi dhe piktori do tė squllej i tėri nga trishtimi kur tė shihte se asaj i kish humbur hajmalia e tij e zezė,pėr tė cilėn ai,pubisti-kubist,kish harxhuar orė tė tėra vėzhgimi gjatė seksbėrjeve tė rradhės…
    Pas pak do tė ndaheshin.
    “U kėnaqe?” e kish pyetur ajo duke e parė me ngulm.
    “Po.” Ish pėrgjigjur ai pa e fshehur kėnaqėsinė.
    “Do tė habitet piktori yt…!”,kish shtuar me kėrshėri.
    “Ndoshta…”
    U puthėn dhe u ndanė pa thėnė “natėn e mirė”.
    Ndėrsa po kthehej nė shtėpi,teksa makina kish dredhuar njė rruge tė ngushtė mes pishash kish menduar qė megjithatė jeta e parė si dramė ishte njė pjesė tėrheqėse e luajtur nga aktorė tė kėqinj,por e parė si komedi s’ishte vecse njė pjesė e mjerė e luajtur mjeshtrisht nga aktorė si ai,ajo dhe piktori i saj.Kėsaj nate ai kish qenė njė aktor i keq i dramės sė tij,ndėrsa ajo e mrekullueshme nė shpengimin e saj.
    Mė vonė e kish kuptuar qė drama e tij nė tė vėrtetė nuk ekzistonte dhe pėrpjekja e tij pėr tė cėnuar sadopak komedinė e lumtur tė atyre dy tjerėve iu duk bajate dhe pavlerė.E c’rėndėsi kishte nėse piktori do tė hidhėrohej apo lumturohej nga modifikimi i atij leshi tė trekėndėsht?Mos vallė paskėtaj do tė ndryshonte mėnyra se si ai pėrgatiste nė vetmi cajin e pasdites apo mos vallė do t’i lehtėsohej tė hekurosurit e kėmishave tė veta mes avullit dhe tymit tė cigareve?
    Ai e dinte qė asgjė nuk do tė ndryshonte nė jetėn e tij.Shumė-shumė do tė kujtonte atė sakrilegj sa herė qė tė rruhej mengjezeve pa emėr.Do tė kujtonte atė femėr qė s’ish mė e tija.Po sa femra nė botė nuk ishin tė tijat?
    Tė mėrzitej nga ky fakt ishte po aq e mundur sa tė lumturohej kur dilte ndonjėherė nga dyert me drita tė kuqe tė shtėpive publike,nėn vėshtrimet rozė tė “mamasė” qė nė cdo ikje i uronte rikthim.
    Kish arritur nė shtėpi.U drejtua te telefoni.Mesazhi i parė ishte i saj:”Atij i pėlqeu shumė modifikimi!U eksitua dhe tani do tė bėjmė dashuri!Natėn e mirė!”
    E kish dėgjuar nė indiferencė tė plotė.Truri filloi t’i punonte instiktivisht pėrsėri pėr dicka mė gravitacionale nė trupin e femrės,pėr atė trekėndėsh leshi qė nga natyra e gjėrave ngjason me njė tryezė ku duhen detyrimisht tre vetė,njė tryezė bixhozi ku i fituar mund tė dalėsh vecse duke humbur….

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    WoW ... kisha kohe pa lexuar erotik stuff .. e mrekullueshme Crazy Old Baby

    na rrenqethe mishin ..lol kokrra kokrra na i bere
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    interesante... e shkruar kendshem...
    Tavolina trekendeshe ku gjithnje ndodh te bisedojne tre veta, dhe gjithnje njeri nga te tre nuk eshte aty gjate bisedes.
    Jeta nje trekendesh dhe lesh me ne fund.
    Mu duk me shume filozofike se sa erotike.
    Sinqerisht urime!

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    interesante... e shkruar kendshem...
    Tavolina trekendeshe ku gjithnje ndodh te bisedojne tre veta, dhe gjithnje njeri nga te tre nuk eshte aty gjate bisedes.
    Jeta nje trekendesh dhe lesh me ne fund.
    Mu duk me shume filozofike se sa erotike.
    Sinqerisht urime!


    Faleminderit blue cat!(megjithese "MACIA" me "I" dhe jo me "J" me pelqen me shume).E keni kapur ate qe deshiroja te shprehja.Keni lexuar midis rreshtave.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Me thene te drejten,i pazevendesueshem...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •