Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Krizë në Maqedoni: Kryeministri jep dorëheqjen

    Maqedonia në krizë politike, Kostov jep dorëheqjen duke ia hedhur fajin partisë shqiptare në pushtet

    Shkup, kryeministri Kostov largohet nga detyra

    BDI-ja, partia në qeveri informohet përmes mediave: Dorëheqja e kryeministrit do të ketë pasoja

    Ylber Lili

    SHKUP - Hari Kostov ka publikuar dje në mënyrë të papritur vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë. Me largimin e tij, Maqedonia zhytet në krizën e radhës. Pas një referendumi, i cili dështoi, dorëheqja e papritur e kryeministrit të vendit e bën akoma më të komplikuar situatën politike atje. Kryeministri maqedonas ka ndërmarrë këtë vendim, duke injoruar skajshmërisht partinë shqiptare në pushtet. Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti është shprehur se na habit fakti se ky vendim i kryeministrit është marrë pa pëlqimin tonë. Ai ka gjetur momentin e një dite feste. Ajo tha se vendimin e kryeministrit e kemi marrë përmes shtypit. “Ne si partnerë të koalicionit nuk kemi qenë aspak të informuar apo të paralajmëruar për këtë veprim dhe sot përmes mediave kuptuam se kryeministri ka dhënë dorëheqje”,- deklaroi dje zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
    Kostovi në deklaratën e dhënë dje në qeveri, theksoi se dorëheqjen tashmë ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit, Lupço Jordanovski. Kryeministri Hari Kostov ka shpallur zyrtarisht dorëheqjen e tij të parevokueshme. Këtë akt shefi i ekzekutivit maqedonas e arsyetoi duke akuzuar partnerin shqiptar në qeverisje BDI-në, e cila sipas Kostovit këmbëngul në zbatimin sa me të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit. Ai gjithashtu e akuzoi atë për nepotizëm dhe korrupsion, si dhe për mungesë të vullnetit për t’i luftuar këto dukuri.
    Ndërkaq nga ana e saj, partia shqiptare në pushtet, BDI, është befasuar nga akti i kryeministrit Kostov, veçanërisht nga akuzat e tij të shprehura në llogari të kësaj partie dhe paralajmëroi se ky hap “me siguri do të ketë pasoja”. Dorëheqja e Kostovit vjen pas 6 muajve në postin e kryeministrit, duke u renditur kështu si i pari kryeministër që jep dorëheqje që nga pavarësia e Maqedonisë. Pavarësisht nga akuzat që janë adresuar ndaj partnerit shqiptar në qeveri, në arsyetimin e dorëheqjes së tij, Kostov ka vlerësuar se “në koalicionin qeveritar nuk ekziston pajtueshmëri në tërësi dhe punë në grup për realizimin e vërtetë të qëllimit strategjik të Maqedonisë dhe për qëllimet dhe aktivitete të tjera”.
    “Njëri prej partnerëve të koalicionit në qeveri.., rolin dhe vendin e vet në qeveri e kupton si instrument për zbatimin e pjesshëm të proceseve politike nga Marëveshja kornizë e Ohrit, duke u angazhuar për zbatimin urgjent të procesit të përfaqësimit të drejtë vetëm të njërës bashkësi etnike në administratë, duke përfshirë këtu nepotizëm njëkohësisht sjellje të korruptuar, pa asnjë dëshirë praktike dhe masa kundër luftës ndaj korupsionit”, -deklaroi Kostov duke numëruar shkaqet për dorëheqjen e tij. Nga ana tjetër, Kostov ka vlerësuar punën e tij në raport me të drejtat e shqiptarëve, duke rikujtuar edhe projekte, të cilat sipas tij, janë realizuar jashtë Marrëveshjes Kornizë, “legalizimin e Universitetit të Tetovës dhe ndryshoi ligjin rregullativ ligjor për marrjen e shtetësisë”, që sipas tij solli rënie të dukshme të “rejtingut” të qeverisë. Ai e akuzoi BDI-në edhe për mungesë të punës në ekip. Nuk jam i përgatitur me joefikasitetin e punës në qeveri, kushtëzimin dhe bllokimin e proceseve të reformave politike e mbi të gjitha në sferën e ekonomisë, përveç disa “marrëveshjeve politike ditore”, -tha Kostov. Ai porositi që dorëheqja e tij të mos kuptohet si disfatë personale, dobësi, ikje nga përgjëgjësia ose reagim emocional. Ish -kryeministri Kostov, i kërkoi falje qytetarëve nëse me këtë gjest e ka shpërdoruar besimin e tyre, të Maqedonisë, të partisë dhe disa miqve të tij.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    BDI e befasuar: Dorëheqje “e pakëndshme”

    Shekulli

    Partia shqiptare në pushtet BDI, ka shprehur habinë e saj lidhur më vendimin e kryeministrit që dorëheqjen ta shpallte në ditë feste, kur funksionarët e kësaj partie nuk kanë qenë në vendet e tyre të punës. “BDI është me të vërtetë e befasuar nga akti i sotëm i kryeministrit Kostov, sidomos për shkakun se dorëheqja e tij vjen në ditë feste, në Ditë Bajrami, kur funksionarët tanë nuk janë në vendet e punës, deklaroi dje zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti. Ajo tha se BDI-ja do të dalë më një qëndrim të qartë pas mbledhjes së kryesisë qendrore në të cilën do të shqyrtohej “situata e krijuar”. “Jemi të befasuar sidomos për shkak të faktit se bashkëpunimin me kryeministrin gjithnjë e kemi vlerësuar si të mirë, produktiv dhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira. Debatet të cilat bëhen mes ministrave të qeverisë për ne në asnjë moment nuk mund të trajtohen si mosmarrëveshje. Debatet kanë për qëllim pikërisht atë që përmes argumentimit të gjenden zgjidhjet. Deklarata e tij për ne është shumë e papritur dhe e pakëndshme”, -theksoi Mehmeti. Ajo paralajmëroi se dorëheqja e kryeministrit Kostov me siguri do të ketë pasoja ndaj situatës politike.
    “Unë nuk mundem të komentoj se cilat do të jenë pasojat dhe a do të ketë pasoja. Me siguri do të ketë”, - deklaroi Mehmeti duke u përgjigjur në pyetjen nëse dorëheqja e Kostovit do të shkaktojë krizë politike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    LSDM-ja përgatitet për kryeministrin e ri, kongresi do të vendosë për Buckovskin apo Sheqerinskën

    PDSH: Kostov të sqarojë akuzat ndaj shqiptarëve


    Ylber Lili

    Parlamenti i Maqedonisë do të konfirmojë sot dorëheqjen e kryetarit të qeverisë Hari Kostov. Sipas rregullores, parlamentarët nuk do të debatojnë rreth dorëheqjes së kryeministrit, por vetëm do ta konstatojnë një gjë të tillë, pasi qeveria në dorëheqje vazhdon t’i kryejë detyrat e saj deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ndërkaq partitë politike në Maqedoni kanë vlerësime të ndryshme lidhur me argumentet e paraqitura nga kryeministri Hari Kostov për dorëheqjen e tij. Zëdhënësi i LSDM-së Boris Kondarko, dorëheqjen e kryeministrit Kostov e ka vlerësuar si “akt personal”. Partia më e madhe maqedonase LSDM-ja pritet që javën e ardhshme të mbajë kongresin e saj, duke shtuar kështu edhe debatet brenda partisë se cili do të jetë kreu i ardhshëm i këtij subjekti politik. Sipas të gjitha gjasave nënkryetarët aktualë Radmilla Sheqerinska dhe Vllado Buckovski janë njëkohësisht edhe kandidatët më të mundshëm për të qenë zëvendësuesit e Kostovit. Burimet brenda LSDM-së thonë se gjasat më të mëdha janë për Sheqerinskën e cila mund të fitojë duelin dhe njëkohësisht të marrë bekimin e kryesisë. Në mbledhjen e këshillit qendror të LSDM-së, mbajtja e kongresit është caktuar më 25 nëntor. Zëdhënësi Boris Kondarko lidhur me dorëheqjen e kryeministrit Kostov është shprehur se ky akt nuk do të ketë pasoja mes LSDM-së dhe BDI-së, apo brenda koalicionit qeveritar. Ndërkaq Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka ndërmend të padisë kryeministrin Kostov në lidhje me akuzat e tij për nepotizëm dhe korrupsion kundër kësaj partie. “Nuk mund të ngremë aktpadi ndaj kryeministrit në dorëheqje i cili dha shumë kontribut për të dështuar referendumin”, -tha dje një burim i lartë në BDI. Por partia më e madhe shqiptare në opozitë shprehet se kërkon argumente nga Kostov për këto akuza. Gjithashtu PDSH kërkon nga BDI-ja që të nxjerrë në shesh të vërtetën. “Duke marrë parasysh se kryeministri i një shteti duhet të jetë person i moralshëm dhe i përgjegjshëm, PDSH-ja pret prej tij që të ofrojë argumente për akuzat e tij që, duam apo nuk duam i njollosin të gjithë shqiptarët”, -i tha dje “Shekullit” zëdhënësi Sulejman Rushiti.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Parlamenti e konstatoi doreheqjen e Kostovit

    Kabineti i ri qeveritar, ne propozim te mandatarit dhe ne baze te programit, e zgjedh Kuvendi me shumice votash nga numri i pergjithshem i deputeteve.-Ne seancen e sotme u konstatuan edhe doreheqjet e zevendesdrejtorit te pergjithshme te RTVM-se Kim Mehmetit dhe te drejtoreshes se Agjencise per nepunes shteterore Tatjana Trendafillova- Popovska

    Shkup, 18 nentor - Kuvendi i Republikes se Maqedonise sot e konstatoi doreheqjen e kryeministrit Hari Kostov, me cka fillojne afatet kushtetuese dhe ligjore per zgjedhjen e qeverise se re. Sipas nenit 93 nga Kushtetuta e Republikes se Maqedonise, doreheqja e kryeministrit terheq doreheqje te tere qeverise. Qeveria ne doreheqje mbetet ne detyre deri ne zgjedhjen e qeverise se re. Presidenti i shtetit ne afat prej 10 ditesh nga dita kur doreheqja do te konstatohet nga Kuvendi, duhet te caktoje mandatarin per formimin e qeverise se re. Pas marrjes se mandatit, mandatari ne afat prej 20 ditesh deri te Kuvendi duhet t'i dorezoje perberjen e Qeverise se re dhe programin sipas se ciles kjo do te punoje. Kabineti i ri qeveritar, ne propozim te mandatarit dhe ne baze te programit, e zgjedh Kuvendi me shumice votash nga numri i pergjithshem i deputeteve. Ne seancen e sotme u konstatuan edhe doreheqjet e zevendesdrejtorit te pergjithshme te RTVM-se Kim Mehmetit dhe te drejtoreshes se Agjencise per nepunes shteterore Tatjana Trendafillova- Popovska. Parlamenti sot ne kuader te seances se 82-te, midis te tjerash, do te debatoje rreth propozimit te nje grupi te deputeteve nga VMRO-DPMNE-ja te cilet qendrojne pas ish-liderit partiak Lupco Georgievski, per heqjen e dispozitave nga neni 101 ne Ligjin ekzistues per zgjedhje te deputeteve ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise. Deputetet ne seancen e 82-te do te debatojne edhe per ndryshimet dhe plotesimet e propozuara te Ligjit per zgjedhje te presidentit te Republikes se Maqedonise dhe te Ligjit per Akademine ushtarake. Ne rend dite jane edhe dy propozime per ndryshimin e Ligjit per tatimin e vleres se shtuar, propozimet per nxjerrjen e ligjit per procedure gjyqesore dhe te telekomunikacionit. Ne kete seance para deputeteve jane edhe disa propozime per shkarkimin dhe zgjedhjen e gjykatesve dhe Propozimi per zgjedhje te zevendesve te Avokatit te Popullit. Do te shqyrtohet edhe Propozimi i planit financiar i Komisionit rregullativ per energjetike te Republikes se Maqedonise per vitin 2005.
    Nga:
    Neat Duraku
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shkuarja e Kostovit e planifikuar, argumentet e opozites ne aut

    Njeriu duhet te thote dic,pasi largohet nga posti.Ndersa, te ankohesh per presionin shqiptar nder maqedonasit ende eshte mode partiotike qe mund te perdoret,kurse ish kryeminstri kete e ka pasur parasysh

    Parlamenti i maqedonise ashtu sic kishte dashur ish kryeministri Hari Kostov e konstatoi doreheqjen e tij.Nuk u zhvillua ndonje debat,edhe pse partite opozitare kete mezi e kishin pritur qe te thone ca fjale per qeverisjenm e tij dhe te Qeverise.Por,megjithate ato keto dite thane shumecka per qeverisjen e Kostovit.Madje,ato qe dje e shanin ,sot po e lavderojne ngaqe ka hequr dore nga “qeverisja e dobet “. Madje edhe partia shqiptare ne opozite ishte ndier e befasuar nga doreheqja e Kostovit.Sepse,Partia Demokratike Shqiptare vendimin e Hari Kostovit te jape doreheqje nga funksioni i kryeministrit, e vleresoi si te papritur duke lene pas vete nje numer te madh problemesh.Sulejman Rushiti potencon se ne tekstin e doreheqjes se kryeministrit ne fillim theksohen nje numer i madh i sukseseve te kesaj Qeverie qe pastaj ne fund konstaton se njeri nga partneret e koalicionit, duke aluduar qartazi ne BDI, qenka bere pengese per reforma te metejme. Ai hodhi nje varg akuzash te renda per kete subjekt politik duke filluar nga nepotizmi e deri te korrupsioni. Zedhenesi i PDSH-se, Sulejman Rushti shtoi se poqese pohimet e kryeministrit Kostov jane te verteta, atehere populli shqiptar duhet te brengoset nga katandisja e nje subjekti politik shqiptar qe legjitimitetin politik dhe moral e mori ne lufte qe synonte lirine e popullit shqiptar. "PDSH-ja me brengosje dhe seriozitet e ndjek kete situate qe ne cfaredo forme do te lere pasoja te renda. Duke marre parasysh se kryeministri i nje shteti duhet te jete person i moralshem dhe i pergjegjshem, PDSH-ja pret prej tij qe te ofroje argumente per akuzat e tilla", thekson Rushiti. Lidhur me keto akuza PDSH-ja vlereson se populli shqiptar duhet te brengoset per shkak te dy shkaqeve edhe ate nese pohimet jane te verteta dhe nese ato jane insinuata politikaneske qe synojne ta diskreditojne subjektin politik shqiptar. Padyshim se qendrimi i PDSH-ja me kete rast eshte i qelluar,nese nuk ka ndonje prapavije qe nepermjet qendrimit te thne te thote se Bashkimi Demokratik per Integrim nuk i con punet e shqiptareve sic duhet.Sepse,politikanizmi i Kostovit thote qe shkuarja behet per shkak te progresit shqiptar. Atehere partia shqiptare ne pushtet i paska realizuar kerkesat shqiptare.Me kete aspekt duhet te merret me shume PDSH-ja, e jo insinuatat e Kostovit per gjoja korrupsionin e ushtruar te funksionareve shqiptare ne Qeveri. Ne ceshtjen e korrupsioni s'duhet te mbrohet askush, por natyrish nese paraprakisht paraqiten prova te mjaftueshme. Minisistri me i apostrofuar per korrupsion Agron Buxhaku tha se partia e tij e lufton kete dukuri,ndersa per akuzat e Kostovit tha se shume shpejt do te shihen se kane qene te pabazuara ne fakte dhe jane dhene ne situate afekti . Si akt te papritur doreheqjen e Kostovit e kishin vleresuar e disa subjekte politika te tjera, duke i dhene arsyetimet e tyre,varesisht nga cili kut eshte shikuar doreheqja e kryeministrit. Partia shqiptare ne opozite , ne rastin konkret meret me shume me arsyetimin publik te Kostovit,ndersa me pak me prapavijen e doreheqjes, e cila mund te jete kontraktuar qe me me heret,pasi Hari Kostovi nuk eshte njeri partiak,gjejgjesisht i partise me te madhe ne pushtet. Ne anen tjeter, partite opozitare maqedonase sikur shprehin kenaqsine se Kostovi shkon per shkak se nuk ka mundur te perballet me kerkesat e vazhdueshme te Bashkimit Demokratik per Integrim.Ata kete akt e kuptojne si fitore te tyre ndaj LSDM-se.Por, nuk thone qe ajo eshte e obligueshme ta zbatoje Marreveshjen e Ohrit. Po te ishin ne pushtet partite opozitare maqedonase,qe sot sulmojne partine blu per koncesionet e bera ndaj shqiptareve,do ta benin te njejten ngase duhej ta aplikonin dokumentin qe ka vulen nderkombetare.Nese deshirohet stabiliteti i Maqedonise, tjeter rruge nuk ka, pos asaj qe shqiptaret te behen te barabarte ne te gjitha segmentet e shtetit dhe nese deshirohet zbatimi i procesit integrues te vendit ne strukturat euroattlantike. Sa i perket doreheqjes se Hari Kostovit eshte ditur qe me heret se ai do te shkonte ne momentit kur do te mbahej Kongresi i LSDM-se,perkatesisht derisa nuk zgjidhet lideri i ri i saj.Zgjedhja e liderit te ri, pas zgjedhjes se Branko Cervenkovskit ne postin e kryetarit te shtetit, ishte parapare per nje dhjetor te ketij viti.Dhe dihej qe pas zgjedhjes se liderit social demokrat, nga posti i kryeminister do te largohet Hari Kostov,sepse nuk mund te jete kryeminister njeriu qe nuk eshte anetare e partise kryesore ne pushtet.Tjeter eshte puna pse Kostovi pranoi me heret qe te te kete rol episodik ne ushtrimin e funksionit kryeminister.Fjalet e tija se nuk ka mundur ta ushtron funksionin e kryeministrit per shkak te presioneve te partise shqiptare,vetem se jane arsyetime banale.Njeriu duhet te thote dic,pasi largohet nga posti.Ndersa te ankohesh per presionin shqiptar nder maqedonasit ende eshte mode partiotike qe mund te perdoret.
    Nga:
    Numan Sallai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  3. MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 21:27
  4. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •