Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë


    Maqedonia shkel të drejtat e shqiptarëve, ndaj përmes një rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    Publikuar më 27.09.2012 | 15:53

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.

    “Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shumë se 15 vitesh, mosndarje në mënyrë të barabartë e buxhetit shtetëror, mbyllje e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jokushtetuese etj..kërkojmë federalizmin e Maqedonisë dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në këtë shtet”, thuhet në rezolutë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./

  2. #2
    Pse te gjitha vendet rrotull Shqiperise jane emertuar Shqip, ndersa vet Shqiperia eshte ne gjuhe te huaj Albanien ?
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    ...

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.
    ...
    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
    Si te arrihet marreveshje per ndarjen e territorit te nje shteti te tille, pa lufte dhe percaktimin me dhune te kufijve?
    Po te ekzistonin kufij administrativ, sic ishte rasti i ish njesive federative te Jugosllavise, atehere edhe ndarja (ose federalizimi i territorit) permes marreveshjes do te ishte e mundur.

    Fakti qe kerkohet "vetem federalizim" te territorit nuk ndryshon shume, perderisa nuk ekziston se paku nje vije ndarse relativisht e qarte (dhe e pranueshme) e territorit ne baza etnike.
    Dhe federalizmi ne baza etnike eshte pranim dhe legjitimim i pavaresise kombetare. Pavaresisht pengesave formale qe mund te ndertohen ne Kushtetute per ta penguar formimin e nje shteti te pavarur.
    Shetet e dobeta si Maqedonia ose edhe Kosova (sa i perket autonomizimit te pritshem te veriut) nuk kane kapacitete per penguar pavaresimin e plote te njesive federale apo territoreve autonome. Prandaj, nje zgjidhje e tille nuk eshte fare e preferueshme, pervec ne rast te favoreve te medha ekonomike...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-09-2012 më 07:08

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse te gjitha vendet rrotull Shqiperise jane emertuar Shqip, ndersa vet Shqiperia eshte ne gjuhe te huaj Albanien ?
    Ta paskan ba qefin ty dhe atyre që po i thonë vetes alban
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Ta paskan ba qefin ty dhe atyre që po i thonë vetes alban
    Ate mendova edhe une

    Si i merni gjerat per majash o burr ! Nuk guxo robi me shpreh mendimin ose me pyt nga padituria, se direkt te bejne me nishan
    Revolution 1848

  6. #6
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Mos të jetë hatri ty se te na thonë se kur ndahet buka njëherë ma nuk ngjitet.
    Njashtu më duket mua edhe kjo puna e bashkimit të trojeve shqipe, ëndërr e bukur ka qenë dhe e njëjta edhe do të mbetet, asgjë tjetër pos se një ëndërr. Bashkimin e vetëm ne shqiptarët do ta kemi kur të gjitha vendet shqiptare të hyjnë në Unionin Europian se përndryshe një Shqipëri etnike s'ma merr mendja se do ta shohim si në të ardhmen e afërt dhe po ashtu në atë të largët.
    Edhe kjo deklaratë si ato deklaratat e tjera të bujshme me po të njëjtin karakter do të bëjë një bujë të mirë në media dhe pas nja dy javëve do të harrohet, dhe pastaj përsëri kthehemi në pozitën Zero.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 28-09-2012 më 09:17
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ate mendova edhe une

    Si i merni gjerat per majash o burr ! Nuk guxo robi me shpreh mendimin ose me pyt nga padituria, se direkt te bejne me nishan
    Kur Bariu, kerkoi ndihme heren e pare, pasi qe i kishte sulmuar ujku kopene, te gjithe fshataret shkuan per t`i ndihmuar, por bariu "kishte luajtur" me ta.

    Heren e dyte, e njejta "loje".

    Kur heren e trete, vertet e kishte sulmuar ujku kopene e Bariut, ai bertitke sa mundte, por askush nuk shkoi t`i ndihmoj. Fshataret kujtuan se ai po "luante" prape me ta.


    Nuk te bene askush me nishan, o Eurostar, nese ti nuk e bene vet veten.


    Ne teme tani. Ideja per nje gjendje me te mire, eshte sadopak me e mire se qe jane tani. Suksesi mvaret nga permasa e senzibilizimit te Ides ne popullin ne pergjithesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 28-09-2012 më 09:15

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Mos të jetë hatri ty se te na thomë se kur ndahet buka njëherë ma nuk ngjitet.
    Njashtu më duket mua edhe kjo puna e bashkimit të trojeve shqipe, ëndërr e bukur ka qenë dhe e njëjta edhe do të mbetet, asgjë tjetër pos se një ëndërr. Bashkimin e vetëm ne shqiptarët do ta kemi kur të gjitha vendet shqiptare të hyjnë në Unionin Europian se përndryshe një Shqipëri etnike s'ma merr mendja se do ta shohim si në të ardhmen e afërt dhe po ashtu në atë të largët.
    Edhe kjo deklaratë si ato deklaratat e tjera të bujshme me po të njëjtin karakter do të bëjë një bujë të mirë në media dhe pas nja dy javëve do të harrohet, dhe pastaj përsëri kthehemi në pozitën Zero.
    Ashtu është yllbardh, si Gjermania që u nda njëherë e të gjithë thonin nuk ngjitet më....Heu, Gjermania e paska hedhë poshtë fjalën tonë të urtë! Qe pra yllbardh, që ka bukë që janë brumore, e ngjiten edhe po t'i ndash. Mjafton që buka (brumi) të mos jetë pjekë e djegë. Në BE nuk je i bashkuar me kombin tënd, por je i bashkuar në një farë mase me 28 shtete të tjera.

  9. #9
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Të mirëkuptohemi se unë do të isha i pari që do të hidhesha në ajër nga gëzimi po të bëhej bashkimi i të gjitha trojeve në Shqipërinë etnike, por edhe po të bëhej një bashkim atëherë ne do të kemi një bashkim të cunguar. Dhe si një nga kushti kryesor për të ardhur deri aty duhet që vullneti mbarë-kombëtarë të kërkoj një gjë të tillë, si nga shtresat më të ulëta të popullit po ashtu edhe te ato të lartat sic janë shtresat intelektuale, afariste dhe politike. Ne sot kemi ca xixa të tilla te disa intelektual dhe pastaj xixave as tymi nuk iu duket te afaristët dhe politikanët tanë. Atëherë në fund të fundit na del se kjo ende është vetëm një ëndërr përderisa elita kombëtare të zgjohet nga gjumi që i ka zënë ata, sepse sot ka kaluar koha e revolucioneve ku shtresat e tëra të popullit do të ngriheshin në këmbë që të realizojnë ëndrrat e tyre. Dhe pastaj kur kemi fjalën për shtresat e popullit, si mundë të kërkojmë ne një gjë të tillë nga populli kur te vetë ai popull sot shohim ndikimin e globalizimit që është kundër vjeljes së ndjenjave të pastërta kombëtare dhe më tepër ndikon në deformime gjuhësore dhe kulturore të traditave të një populli dhe e gjitha kjo ndodhë për shkak se si e ceka edhe më lartë vullneti për mbrojtjen e vlerave dhe traditës kombëtare mungon te elita jonë kombëtare. Elitë e ashtu quajtur kombëtare e cila sot mirret me çdo gjë që ka interesa afariste dhe harron detyrën e saj që ka për t'i shërbyer interesave kombëtare. Shembull konkret se si kjo ndodhë kemi kur një mori e "intelektualëve" sot publikojnë çdo lloj marrëzie vetëm e vetëm që të krijojnë një senzacion në medie dhe që të mbushin gjepat e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 28-09-2012 më 10:26
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ashtu është yllbardh, si Gjermania që u nda njëherë e të gjithë thonin nuk ngjitet më....Heu, Gjermania e paska hedhë poshtë fjalën tonë të urtë! Qe pra yllbardh, që ka bukë që janë brumore, e ngjiten edhe po t'i ndash. Mjafton që buka (brumi) të mos jetë pjekë e djegë. Në BE nuk je i bashkuar me kombin tënd, por je i bashkuar në një farë mase me 28 shtete të tjera.
    Fjal me vend

    Po Ylbardhi me Samiun jane Serb dhe Grek ...a kam harru naj epitet tjeter

    ej se bejm shaka

    Po vertet nje gje me cudit me Shqiptaret ne pergjithsi: Si ka mundesi se kush eshte ne politike e bejme tradhtar dhe bashkpuntor me Grek a me Serb a me Turk e ku di une ? A thua eshte semundje qe na la Enveri mer burr qe per cdo njeri qe donte ta hiqte qafe , e bente bashkpuntor me te huajt ?
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •