Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sindikata e RTP-së kundërshton grevën e “grupit të vetëzgjedhur të drejtorëve” Kosovë


    Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Prishtinës përmes një kumtese ka shprehur përkrahje për kërkesat e punëtorëve të RTP-së për t'u kthyer në vendet e tyre të punës. Njëherësh, kjo organizatë, të cilën e udhëheq Feriz Ratcokeri, ka deklaruar se nuk e përkrah “mënyrën që ka zgjedhur një grup i vetëzgjedhur drejtorësh të RTP-së, të cilët nuk janë legjitimë dhe nuk përfaqësojnë askënd”. Në kumtesë thuhet se protesta dhe greva kanë të drejtë të organizojnë sindikatat dhe askush tjetër, pra as “drejtorët e vetëzgjedhur të RTP-së”.


    “Qëllimi i Sindikatës së Pavarur të RTP-së është zgjidhja e statusit të punëtorëve të RTP-së, siç janë kthimi në vende të tyre të punës, pensionimi i parakohshëm dhe ndihmat e tjera materiale, pa kushte.

    BSPK-ja dhe Kryesia e SP të RTP-së janë duke vazhduar negociatat me organet vendore që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë dhe sa më mirë që të jetë e mundshme. Ne mendojmë se, ende ka hapësirë për negociata me Qeverinë e Kosovës dhe që Projektligji për RTK-në, që pritet ta miratojë Kuvendi i Kosovës, me disa vërjetje nga Kryesia e SP të RTP-së, të miratohet, por që pa zgjidhjen e statusit të punëtorëve të RTP-së, mos të bëhet bartja e pronës së RTP-së në RTK.

    BSPK-ja përkrah protestat dhe grevat që organizohen nga Këshilli organizativ i sindikatave përkatëse, por jo protestat/grevat e organizuara nga një grup individësh të papërgjegjshëm, të cilët e quajnë veten drejtorë të RTP-së!

    BSPK-ja përkrah qëndrimin e SP të RTP-së, lidhur me distancimin nga fyerjet dhe shpifjet që i bëhen Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, nga drejtorët e vetëzgjedhur të RTP-së, siç është Qerim Ujkani me disa të tjerë, të cilët Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës i quajnë "të turpit", "Qeveri dhe Parlament bolshevik dhe rus", madje shkojnë edhe aq larg sa që kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin i quajnë "bajlozë", siç ishte rasti në emisionin e mëngjesit të KTV-së, më datën 12.07.2005.

    Prandaj, BSPK-ja dhe Kryesia e SP të RTP-së apelojnë te punëtorët e RTP-së që ta presin epilogun e dialogimit dhe të miratimit të Projektligjit për RTK-në. Por, nëse nuk realizohen premtimet e Qeverisë për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të RTP-së, atëherë do të thirret tubimi i punëtorëve të RTP-së dhe do të vendoset për qëndrimet më të reja të SP të RTP-së, me ç' rast do të informohet edhe opinioni i gjerë”, thuhet në kumtesë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #32
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Deklaratë e KMDLNJ-së për grevën e punëtorëve të RTP së

    Prishtinë, 21 korrik - Greva e punëtorëve të RTP së e, kërkesa e të cilëve është zgjidhja e statusit të RTP së, ka hyrë në ditën e 11 të të saj, duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e grevistëve, disa nga të cilët për shkak të keqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore kanë përfunduar në spital, ndërkaq me dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
    KMDLNJ ka përkrahur kërkesën e punëtorëve të RTP së për zgjidhje të statusit të RTP së dhe ka kërkuar nga institucionet vendore, konkretisht nga Kuvendi i Kosovës, që të trajtojnë këtë çështje me seriozitetin me të madh.
    KMDLNJ mosveprimin e institucioneve të Kosovës për këtë çështje e konsideron si ikje të tyre nga obligimet ligjore para qytetarëve të Kosovës. Për KMDLNJ është shqetësues fakti që asnjë nga zyrtarët e Kuvendit të Kosovës dhe as të Qeverisë nuk e kanë vlerësuar të nevojshëm kontaktin me grevistët, por që më shumë kanë pëlqyer formën e komunikimit përmes mediave, duke u shfajësuar për mungesë të kompetencave.
    KMDLNJ vlerëson se Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës duhet të trajtojnë problemet e qytetarëve të Kosovës dhe, me në rastin konkret Kuvendi i Kosovës duhet të zgjidhë statusin e RTP së, me çka do të zgjidhej edhe statusi i punëtorëve të RTP së.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ish puntoret e RTP-se (ishe bashkepuntoret e Udb-es)
    po kerkoin te kthehen ne vendet e tyre te punes !!!! e po mendoin mjeranat qe e kan serrbin ktu qe ju lejon te shkruejn e thoin qfar jan mesue me vjet te tera per Nacionalizmin e Irredentizmin Shqiptar jo jo o te shkret ka mbarue pune e serrbis edhe e juaja shkoni ne kraleve kerkoni televizion per te shpreh mllefin ndaj Patriotve Shqiptar
    qe se qfar Komenti ka pas dhan RTP-ja me rastin e denimit te Patriotit e Atdhetarit me te madhe te te gjitha kohrave Baces Adem Demaçi
    lexojeni komentin.
    ---------

    CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!!

    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv:
    (Një fragment i komentit)
    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.
    Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

    Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.



    ---------------------

    ah qelu tok e te futem ashtu i gjall ne te e mos ti shof me sy e degjoi keta UDB-sha ma qe tani siellen kinse jan patriota e djathtista o zot!!!!!!!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    -

    CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!!

    ...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...
    Ding-dangët e Arben Xhaferovskit teleshikuesi i Kosovës ka pasur rastin t'i shohë në Televizionin e Prishtinës gjatë kohës së kryeredaktorllëkut të tij me redaksinë e filmit në vitet 80-ta.
    Arben Xhaferi ishte i vetmi anëtar i kolegjiumit të TVP-së që nuk ra ndesh asnjëherë me regjimin okupues serbian, që nuk pati limë që e ha as në atë kohën më të zezë nëpër të cilën kaloi informatika shqipe në Kosovë, madje as në kohën e pushtetit të kryepolicit partiak të njohur si Rrahman Morina.

    Dhe ishte ajo komunikata historike e Lidhjes së Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, e kumtuar me 5 korrik 1990, ditën e okupimit serbian të RTP-së, e cila e shpëtoi Arben Xhaferin dhe shumë gazetarucë tjerë që punojnë sot në RTK-në e uzurpatorit Demaçi, për të mos e vazhduar punën në RTP-në e pushtuar nga Serbia.
    Në atë komunikatë, në mes tjerash thuhej: "Kush pranon të punojë në RTP-në e okupuar nga Serbia, bën tradhti kombëtare"! I frikësuar nga mynxyrosja e tij eventuale në shtyllën e turpit, nëse do të vazhdonte punën në RTP-në e okupuar, ky zvarranik i llojit të vet, pasi e tërhoqi familjen nga Kosova (1990) dhe e dërgoi në Perëndim, vetë ia mbathi për Maqedoni. ..

    (lexo textin e plote ne faqen e pare
    PO NA VJEN XHENAZJA!
    Shruar nga i ndjeri: Jusuf FERIZI )



    Edhe dicka:
    Ti llap,me duhet me te urdherue me i nderpre keto ofendime qe i drejton televizionit te Prishtines
    perndryshe do te kerkoj largimin tende nga ky forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 14-12-2005 më 08:24
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP



    Edhe dicka:
    Ti llap,me duhet me te urdherue me i nderpre keto ofendime qe i drejton televizionit te Prishtines
    perndryshe do te kerkoj largimin tende nga ky forum.
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    po kush je ti mem largue mua nga ky forum po ti je vetem nji ishe puntor i RTP-se qe ke punue ne kohen e okupatorit serb e hiq ma shume
    po une nuk ofendova o i shkret por ishte ai postimi i dokumentuar kur e denuat Bacen Adem dhe si u gezuat dhe kryeredaktori i ut e i RTP-se se asaj kohe ishte deshmitar per ta denue Bacen Adem qe edhe njiher ore mjeran e shife se a une a kush eshte fajtor.

    -----------
    ME DËSHMITË E ZEKERIA CANËS,ALI ALIUT,FAHREDIN GUNGËS...NË
    MARS 1959 ADEM DEMACI DENOHET ME 5 VJET BURG TË RËNDË!!!

    Më 19 nëntor 1958 UDB-a jugosllave(lexo-serbosllave) e burgos për herë të parë atdhetarin Adem Demaçi dhe në arsyetimin për paraburgimin e tij,thuhet:”Për arsye se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së,ngase është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.”!!!
    Aktakuza e përgaditur nga udbashët:M.Mihajlloviq,Mom(o)çillo Çanoviq,Vojisllav Mihajlloviq...dhe e realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq,është ndërtuar nga dëshmitë e dëshmitarëve Shqiptarë:Zekeria Cana,Ali Aliu,Fahredin Gunga,Adem Gajtani,Avdi Avdiu,Shemsi Osmani,Rafael Sopi,Sabit Ratkoceri,Ismet Bytyqi,Shefqet Popova,Din Mehmeti,Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.
    Me këtë rast po veçojë dëshmitë e Zekeria Canës(tani historian),Ali Aliut(shkrimtar,njëri nga themeluesit e LDK-së) dhe të Fahredin Gungës(poet-ish kryeredaktor i RTP-së,tani i ndjerë).

    - ZEKERIA CANA para udbashit Momo Çanoviq,më 25 janar 1959 ndër të tjera deklaron:”Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954.Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime,në Beograd.Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë,para meje është paraqitur armiqësisht.Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi,sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe mëtutje në Kosmet,ata do të kërkojnë që Kosmeti t´i bashkangjitet Shqipërisë.Përmes shpërnguljes së shqiptarëve,pushteti po përpiqet që Kosmetin të mbajë edhe mëtutje në kuadrin e territorit jugosllavë...Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti,ndërsa atë ta mbaj si territor të Jugosllavisë...Diku në verën e të njejtit vit(1955)jam takuar me Adem Demaçin në Gjakovë.Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time.Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t´i takojë,gjithësesi Shqipërisë,me plebishit ose me luftë...Po kështu para meje ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet,duke potencuar se Kosmeti është mjaftë i zhvilluar ekonomikisht,por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë,i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet...!!!”

    -ALI ALIU në dëshminë e tij dhënë para të njejtit udbash më 24 janar 1959,ndër të tjera deklaron:”Diku në pranverën e vitit 1958,kemi udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë. Që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet.Kemi udhëtuar disa shokë,studentë shqiptarë.Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin”Nova Jugosllavia”në Prishtinë.Jemi takuar unë,Din Mehmeti,Fahredin Gunga,Hysni Hoxha,Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër,por nuk më kujtohet.Me këtë rast pos tjerash,Demaçi na ka thënë si vijon:-se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme;se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe mëtutje për vete.Po të qëndronin shqiptarët edhe mëtutje në Kosmet,pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasin.Me qëllim të mbajtjes së Kosmetit për vete(që të mbetet edhe mëtutje jugosllav)ata kanë organizuar aksionin e armëve,duke i rrahur e maltretuar shqiptarët,të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe kështu problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht...!!!”

    -FAHREDIN GUNGA,para të njejtit udbash hetues ,më 21 janar 1959,ndër të tjera deklaron:”...Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si:Din Mehmeti,Ali Aliu,Hysni Hoxha,Zekeria Cana, dhe disa të tjerë,të gjithë studentë në Beograd.Jemi takuar në hotel”Nova Jugosllavia”në Prishtinëdhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli.Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat emesme.Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet,se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual.Kur kemi dal nga hoteli jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah shkolla Normale.Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne,si intelektualë,duhet të jemi unikë,sepse me unitet mund t´i kontribuojmë popullit tonë...!!!”

    Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959,në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit i drejtuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë:Mehmed Kalaveshi,Riza Voca dhe Qazim Bajgora..Dhe këtij simboli të qëndresës shqiptare me këtë rast”në emër të popullit”sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16,paragrafi 1 i LP,ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burg të rëndë...!!! (....)


    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!!

    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv:

    (Një fragment i komentit)
    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.
    Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

    Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Keni pasë rastin ta lexoni një shkrim timin në Trepçanet me titull:RTK/ja,shqiptare apo kineze e serbosllave.Keni pasë mundësi të japni edhe komente si në trepçanet ashtu edhe në adresën time personale.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTK nuk trashëgon RTP



    Në shtator të vitit 1999 RTK ka filluar transmetimin në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit midis OSBE-së dhe EBU-së, kurse në qershor të vitit 2001 Rregullorja e UNMIK-ut 2001/13 përcakton RTK-në si shërbim transmetues të vetëm publik me një Bord jopolitik të Drejtorëve.

    Prej muajit prill të vitit 2006 RTK si transmetues publik i Kosovës funksionin në bazë të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

    Të gjitha këto dokumente juridikisht e kanë rregulluar dhe e rregullojnë statusin ligjor të RTK-së, si institucion të ri dhe si pjesë të rëndësishme e një realiteti të ri të krijuar në Kosovë pas 12 Qershorit 1999.

    Së këndejmi, RTK-ja në bazë të ligjit, në asnjë segment nuk është trashëgimtare e ish - Radio Televizionit të Prishtinës, që ishte themeluar nga ish - Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në vitin 1974.

    Rrjedhimisht, RTK-ja nuk ka bazë ligjore për punësimin kolektiv të ish-punëtorëve të RTP-së.

    Përkundër kësaj, në kuadër të politikave të veta të punësimit, në kushte të barabarta dhe në harmoni me nevojat e kompanisë, RTK-ja i ka dhënë dhe i jep përparësi punësimit individual të ish - punëtorëve të RTP-së, ose të afërmve të tyre.

    Kjo politikë ka filluar zyrtarisht dhe sistematikisht të zbatohet që prej momentit të kosovarizimit të plotë të menaxhmentit të RTK-së dhe me inkurajimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bordit te Drejtorëve të RTK-së.

    Me qëllim të informimit të opinionit të gjerë, në vijim publikojmë listën e ish-punëtorëve të RTP-së, apo të afërmve të tyre që aktualisht punojnë në RTK.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Sa i mprehtë është 'largimi i trurit'?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  2. Mendime për botën ku jetojmë (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  3. Arbnori, ambasador i ri në Vatikan
    Nga Tastiera në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  5. Largimi i Janullatosit
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •