Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Qeveria miratoi projektligjin për RTK-në RTK

    Qeveria miratoi projektligjin për RTK-në RTK

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për RTK-në. Zëdhënësi Daut Dauti tha se neni 20 i këtij projektligji parasheh që RTK-ja të trashëgojë pronën e RTP-së, mirëpo Dauti tha se neni 35 e obligon RTK-në që te ketë "parasysh" punëtorët e ish RTP-së.


    Projektligji për Radio Televizionin e Kosovës është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe do t’i dërgohet parlamentit për miratim. Zëdhënësi i Qeverisë Daut Dauti tha se përveç nenit që parasheh bartjen e pronës së RTP-së në RTK, një nen tjetër i projektligjit e obligon RTK-n që të ketë parasysh punëtorët e ish RTP-së. ”Është neni 35 ku thuhet se RTK do të ketë parasysh punëtorët e ish RTP-së. Ligji obligon jo vetëm RTK-në por edhe organizatat e tjera sikurse edhe Qeverinë që të ndermjetëojnë dhe të gjendet një zgjidhje lidhur me punëtorët në fjalë”. Dauti tha se në projektligj nuk është përcaktuar shuma e parapagimit të Radio Televizionit Publik, pasi ajo shumë mund të ndryshoj nga viti në vit.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ujkani: Nga kjo qeveri delitante mund të pritet gjithçka


    Prishtinë, 23 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 31

    Bordi i drejtorëve dhe Sindikata e Pavarur e RTP-së, të enjten kanë kundërshtuar miratimin e projektligjit për RTK-në nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ata kanë paralajmëruar se me 5 korrik të gjithë punëtoret e RTP-së do të kthehen në vendet e tyre të punës, pa marrë parasysh çmimin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Bordi i Drejtorëve dhe SP e RTP-së kundërshtojnë vendosmërisht Projektligjin për RTK-në

    Prishtinë, 24 qershor - Bordi i Drejtorëve dhe Sindikata e Pavarur e RTP-së kundërshtojnë vendosmërisht Projektligjin për RTK-në të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre e vetmja alternativë e pranueshme për RTP-në është që të transformohet në RTK me pronë dhe kuadër të vetë, si dhe të marrë obligimin që të punësojë punëtorët e RTK-së së UNMIK-ut me konkurs dhe kurrësesi anasjelltas thuhet në këtë komunikatë të Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të RTP-së.
    "Në të kundërtën është paralajmëruar se më 5 korrik të gjithë punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës pa marrë parasysh çmimin", ka thënë ndër të tjera Qerim Ujkani, drejtor i Bordit të RTP-së në takimin e djeshëm me gazetarë në Prishtinë
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Përderisa të mos zgjidhet statusi i punëtorëve të ish-RTP-së të mos ketë bartje të pronës në RTK

    Prishtinë, 30 qershor - Njëra prej dy sindikatave të pavarura të Radiotelevizionit të Prishtinës, ka organizuar takim me disa nga punëtorët e këtij ish-mediumi me qëllim të informimit për së afërmi se çka përmban projektligji i Qeverisë së Kosovës për kalimin e pronës së RTP-së në RTK dhe obligimet që duhet të marrë RTK-ja për punëtorët e RTP-së. Konstatimi i përgjithshëm nga ky takim ishte se përderisa të mos zgjidhet statusi i punëtorëve të ish-RTP-së të mos ketë bartje të pronës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Një numër i punëtorëve të ish RTP-së sërish protestojnë Kosovë



    Dhjetëra punëtorë të ish Radio Televizionit të Prishtinës protestuan para ndërtesës së Radio Kosovës në Prishtinë. Qëllim i kësaj proteste, sipas kryetarit të bordit të RTP-së Qerim Ujkani, ishte që “ish punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës”.


    Protestuesit u përpoqën që të hyjnë me dhunë në ndërtesën e RTK-së, por u ndaluan nga pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës. Megjithatë, pas protestës dyorëshe, ata vendosën që ta përfundojnë në mënyrë protestën e sotme, për ta vazhduar sërish nesër në orën 10:00.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Punëtorët e ish-RTP-së kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë


    Prishtinë, 13 korrik - Punëtorët e ish-RTP-së kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. Megjithë faktin se ata kanë hyrë në grevë deri më tash asnjë zyrtar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk i ka vizituar apo t'u ketë ofruar ndonjë zgjidhje deri më tani.
    Ish-punëtorët e RTP-së të cilët po qëndrojnë para ndërtesës së RTK-së janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në kthimin e pakusht në vendet e tyre të punës.





  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sot nga afer pashe greven e grevisteve te RTP-se perballe nderteses ku vepron momentalisht RTK-ja ne Prishtinbe. Ishte dicka shume keq te shikosh njerez te moshuar te shtrire ne trotuar dhe qe askush s'ua hedhte syte!

    Pashe ca regjisor te njohur, ca gezetar te njohur, ca prinder te shokeve te mije....dhe me erdhi teper keq kjo qe po ndodh...me ato sepse mu keto jane qe kane mbajt eterin kosovar gjalle dikur me lajme dhe programe dhe sot te rine ashtu ne mes te rruges pa asnje cent ne xhep eshte mekat mekat. Nuk e dije si lejon qeveria kosvare nje gje te tille, por s'kane faje edhe qeveritaret sepse skane hallet e popullit kane hallet e veta pra keshtu ndodh tek ne qeveria meret me hallet e veta kurse populli me te vetat...

    Besoj se kontesti mes RTK-se dhe ish RTP-se do te zgjedhet se shpejti sepse ato njerez nuk e kane vendin ne rruge aty por para mikrofoneve dhe kamerave qe jane disa metra larg tyre, por fatkeqsisht keto s'kane qasje atje...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    RTK, Koha vision: Shpërlarje e trurit dhe prishje e shijes

    RTK, Koha vision: Shpërlarje e trurit dhe prishje e shijes





    Komesari politik dhe ish-diferencuesi i gazetarëve (Agim Zatriqi) u shpallë analist dhe u zgjodhë drejtor, ata që e kishin vendin në cirkë, u bënë yje të televizionit, ndërsa gazetarët e martesave të përziera, nostalgjikët jugosllavë dhe përpiluesit e listave për heshtjen me dhunë të gazetarëve të pavarur nga klanet mafioze, përpiqen ta debilizojnë trurin e shqiptarëve, duke e bastardhuar gjuhën në shkallë të frikshme e alarmante. Kjo është pasqyra e dy-tri qendrave televizive me radiostacionet-satelite të tyre, të finansuara nga donatorët ndërkombëtarë në Kosovë.

    Dardhan Berisha
    Prishtinë, 10 maj 2002

    Ka disa kohë që ka filluar një rivalitet i egër në mes të qendrave televizive në Kosovë për primatë të imponuar dhe, sidomos për reklamat e subvencionët ndërkombëtare. Stafi lokalë dhe donatorët ndërkombëtarë, gazetat e subvencionuara dhe ato “të pavarura”, emra të njohur të nënpunësve ndërkombëtarë, ambasadorë dhe nënpunës të zakonshëm, krahas pulenëve të tyre lokalë, janë inkuadruar në këtë rivalitet e polemikë publike, pa e fshehur animin e tyre të skajshëm.

    Secili prej tyre përpiqet ta sensibilizoj opinionin e shushatur shqiptare për llogari dhe në interes të vetin. Dhe animi i të dy palëve të duket si atmofera e zjarrtë e tifozllëkut në stadiumin e sportit: pa përpjekje për të argumentuar pse është në anën e një televizioni dhe nuk është në anën tjetër. Dhe ashtu si tifozët e sportit, nuk e fshehin se këtë qendër televizive e kanë për zemer, sepse është e tyre, ndërsa atë qendër tjetër nuk e duan, apo përpiqen ta pengojnë, meqë nuk është krejtësisht në anën e tyre, por nën sqetullën e një donatori tjetër.

    Fërkimet për pulenët e përkëdhelur dhe ata më pak të përkëdhelur, kanë arritur edhe deri të Mihael Shtajneri, i cili nga ky presion, nuk e nënshkroi rregullorën për media, sepse ndonjë pulen kishte mbetur paksa anash, ndërsa puleni tjetër ishte si tepër i përkëdhelur. “Koha Vision” pretendon që krahas subvencionëve të pakufishme, t’ia merrë edhe kulaqin e reklamave RTK-së, me masa administrative, pra me ndihmën e donatorit të fuqishëm, meqë sipas parimit të ligjeve të tregut s’po ka qasje në reklamat e biznesit të lartë dhe agjensive turistike. Prandaj, donatorët e tyre u përzien në këtë rivalitet, ashtu sikurse reaguan me po aq agresivitet edhe donatorët e RTK-së, që kanë dhënë mjete për pulenin e tyre.



    Nt: Rrofshin donatorët ndërkombëtarë!

    Tronditja e donatorëve duket haptas. Pulenët medial (Radio Televizioni i Kosovës, Koha Vizion ) i japin zjarrë me tërë gurmazin pakënaqësisë së tyre. Opinioni shqiptarë i Kosovës sillet me indiferencë të zakoshme, (mbase edhe për t’u treguar që aq u bënë se cili klanë do të fitoj) ndaj kësaj zjarrmie mediale e donatoriale, sepse ata askush, asnjëherë nuk i ka pyetur çka u pëlqen dhe çka nuk u pelqen, cili është mendimi i tyre dhe cili është mendimi që po ua imponojnë aq brutalisht mediat elektronike në Kosovë dhe, një pjesë jo e vogël e mediave të shkruara.

    Ky rivalitet i donatorëve, në përpjekje për të mbrojtur pulenët e vet, natyrisht se anashkaloi opinionin shqiptarë, ashtu sikurse që po anashkalon institucionët e posaformuara të Kosovës. Opinioni shqiptarë dhe institucionet e Kosovës duket se edhe një kohë të gjatë nuk do të kenë asnjë ndikim në mediat elektronike, apo siç thuhet në zhargonin e PTK-së, nuk do të kenë qasje në rrjet, sikurse që nuk do të kenë ndikim as në pjesën më të madhe të gazetave të përditshme. Rrofshin donatorët ndërkombëtarë, kush po ua “rrasë” shqiptarëve!

    Derisa polemikat për sforcim të njërit pulen dhe dobësim të tjetrit do të vazhdojnë, herë me intensitet të shtuar, herë me intensitet më të vogël, askush nuk bisedon për vlerat dhe konceptet e këtyre mediave elektronike, sepse vlera e koncepte nuk ka asnjëra nga këto qendra televizive, përkundrazi ato janë duke u përpjekur që ta debilizojnë shijen dhe trurin e shqiptarëve me shpërlarje sistematike e këmbëngulëse. Mjafton të çelesh “kutinë magjike” dhe do të bombardojnë me seri triviale latinoamerikane (të blera nga Beogradi), emisione të dobëta, të sajuara shkel e shko, transmetime të çoroditura, plotë klithma të paartikuluara, koncerte të pakonceptura (Koha Vision, RTK-ja, ).

    vazhdon...
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Yje mediale- njerëzit - e shkelun kohe dhe të dalun boje!

    RTK-ja pas luftës u bë sipas një koncepti të qoroditur: një përzierje deledashi neokomunist e stalinist, rikthim notalgjik në vëllazërim –bashkimin e bashkëjetesën, me internacionalizmin proletarë në sfondë. Seleksionimi i stafit udhëheqës dhe stafit tjetër u bë sipas përzgjedhjes negative (sa më i pa arsimuar dhe sa më i dëgjueshëm), ish- përndjekësit e egër të shqiptarëve dhe titistëve të përbetuar, u vunë serish në kreun udheheqës, konvertitët politikë dhe ata që ndiqnin parimin, kah fryen era, u dha mundësi që të terrorizojnë sërish opinionin.

    Komesarët politikë u shpallën analistë medialë (Agim Zatriqi), ai që pos nënshkrimit në faturat e rrymës, listën e rrogave të punëtorëve, apo që kishte përpiluar lista diferencimësh, kurrë nuk shkroi analiza, para ndërkombëtarëve u prezentua analist medial! Komisarët e diferencimit e të çjerrjeve për likuidimin e gazetarëve, partizanët e flakët të vëllazërim –bashkimit (Shkëlzen Maliqi, Baton Haxhiu, Astrit Salihu), endeshin nga televizioni në televizion, duke shitur përrala dhe duke fyer shqiptarët.

    Gazetarët dhe personeli teknik u pranuan kryesisht të paarsimuar, apo me kurse triviale të gazetarisë së tejkaluar qe para 30 vjetesh (kursi i Ramiz Kelmendit e Kohës ditore), edhe pse Universiteti i Prishtinës tashmë kishte traditë 40 vjeçare.

    Në vend të ndonjë shqiptari të arsimuar jashtë, u pranuan ish-kamarierët e muratorët e metropolëve apo qytezave evropërendimore, sipas modelit të UNMIK-ut dhe të OSBE-së.
    RTK-ja filloi mbrapshtë sipas konceptit të Dan Evertsit, i cili e bëri rrëmujë këtë qendër televizive dhe jo vetëm këtë qendër.

    RTK-ja vazhdoi me instruksione të çoroditura të grupeve joformale, në hije, që kanë ndikim absolutë në te dhe që, ta kujtojnë një televizion të komunizmit të pareformuar, tashmë besojmë të tejkaluar në gjithë ish-bllokun socialistë.

    RTK-ja yll e ka Adem Demaçin- i shkelun kohe dhe i dalun boje- me satelitët e vet të vjetër e të rinj, që e kopjojnë si zogu klloçkën. Ai është edhe në bordin e RTK-së. Dhe me pafytyrësinë më të madhe RTK-ja deklarohet se është institucon i pavarur. Mirëpo, nuk e thotë, ashtu si është se është i pavarur nga shqiptarët, ashtu skurse që është i pavarur nga ndikimi i shqiptarëve të Kosovës edhe KTV-ja.

    KTV-ja diletante me gazetarë edhe më të paarësimuar, por edhe më agresivë se ata të RTK-së, mund të merret shembull në çdo orë mësimore të gjuhës se si bastardhohet shqipja në atë shkallë të të folurit gjysëm shqip, gjysëm serbisht.

    Fjalitë, këta gazetarë të martesave të perziera, apo nostalgjikë jugosllavë të pashkolluar, i formulojnë aq ngatërrueshëm, saqë të kalon i gjithë raportimi i tyre në përpjekje të zbërthimit të kuptimit: çka thanë dhe çka deshen të thonë.

    TV 21 duket se rri anash, në këtë polemikë, ashtu sikurse përpiqet të bëhet më e balancuar në mes të majtizmit të skajshëm, karakteristikë e RTK-së dhe KTV-së dhe majtizmit të matur. Në përzgjedhjen e materialeve nuk dallojnë RTK-ja dhe KTV-ja. Animi i skajshëm në të mirë të një partie dhe sulmi frontalë ndaj partisë tjetër, është fundamenti i propagandës së tyre që nga themelimi. Këtë anim asnjëherë nuk e kanë fshehur dhe as sot nuk përpiqen ta fshenin. Pse e tolerojnë donatorët e tyre këtë anim dhe pse përpiqen t’i mbajnë më këtë shkallë të animit, krahas programit të dobët, gjuhës me bastardhim fyes dhe përpëlitjeve në nivel të eksperimentit të parealizuar, është çështje që habitë.

    E dijmë se ata që i japin paratë nuk e shohin kurrë asnjërën as tjetrin televizion. E dijmë se edhe ata që i administrojnë paratë e taksapaguesve të shtetit të tyre, nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, por athua aq keqas mashtrohen nga përkthyesit dhe monitoruesit shqiptarë (që me përjashtime të rralla janë i njejti klanë, surrogatë i eks-jugosllavizmit), sa mos ta shohin se po mashtrohen dhe po i gjuajnë paratë kot? Sepse, ndikimi politik i këtyre mediave është më i vogël se sa që pretendojnë (që është fatbardhësi), pos që po kanë efekt në prishjen e shijes për vlera dhe debilizimin, a indiferencën e pjesës më të madhe të opinionit. Këto media synojnë të krijojnë një opinion hibridë, njeriun e ri eksperimental, që nuk është largë atij të monstrumit të pa komb, të pa fe dhe pa atdhe.

    Kështu, është kur nuk e ke aeroplanin tënd, i thotë babai, të birit, në Zvicer, pasi i kishte bërë një vizitë, kur nuk arrinë me kohë në aeroplanin e linjes Cyrih- Prishtinë. Sikur ta kishe tëndin, vazhdon babai i dëshpruar, do të niseshe kur do ti, e jo kur do i zoti i aeroplanit, thotë barcoleta nga diaspora.

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sot nga afer pashe greven e grevisteve te RTP-se perballe nderteses ku vepron momentalisht RTK-ja ne Prishtinbe. Ishte dicka shume keq te shikosh njerez te moshuar te shtrire ne trotuar dhe qe askush s'ua hedhte syte!

    Pashe ca regjisor te njohur, ca gezetar te njohur, ca prinder te shokeve te mije....dhe me erdhi teper keq kjo qe po ndodh...me ato sepse mu keto jane qe kane mbajt eterin kosovar gjalle dikur me lajme dhe programe dhe sot te rine ashtu ne mes te rruges pa asnje cent ne xhep eshte mekat mekat. Nuk e dije si lejon qeveria kosvare nje gje te tille, por s'kane faje edhe qeveritaret sepse skane hallet e popullit kane hallet e veta pra keshtu ndodh tek ne qeveria meret me hallet e veta kurse populli me te vetat...

    Besoj se kontesti mes RTK-se dhe ish RTP-se do te zgjedhet se shpejti sepse ato njerez nuk e kane vendin ne rruge aty por para mikrofoneve dhe kamerave qe jane disa metra larg tyre, por fatkeqsisht keto s'kane qasje atje...

    Eh more Davius miku!

    Populli yne PATRIOT kalon perreth punetoreve te RTP-se si para varrezave,
    as nuk iu shkon mendja nje minute te solidarizohen me drejtresin,
    po solidarizohen me dreqin!
    Futen mbrenda dhe leshojne RTK-en dhe .....shperlajne trunin...

    Populli ..
    Ata kalojne poashtu edhe prane nenave dhe femive qe i humben anetaret e
    familjes ne lufte...ata injorojne gjithcka cka eshte flijue per lirin e Kosoves!


    RTK--ja e Zatriqit qeshet me ta....
    ajo vazhdon te qendroj qete-qete ne objektet e uzurpueme te RTP-se
    ajo del ne dritare dhe qeshet me turmen e tyre
    i shiqon me nje shiqim sikur turma ia prishi shijen ,prishi pamjen e rruges se qytetit...
    dhe pa prites,ajo vazhdon ta mjel popullin..

    ndalesh,mendohesh,e thue:
    -E pse jo?


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa i mprehtë është 'largimi i trurit'?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  2. Mendime për botën ku jetojmë (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  3. Arbnori, ambasador i ri në Vatikan
    Nga Tastiera në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  5. Largimi i Janullatosit
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •