Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    E kuptoj qe enveristat mundohen ti humbin esencen debatit sepse jane te akuzuar, por nuk kuptoj pse e humbim te gjithe esencen e diskutimit. Ketu nuk eshte pyetja se kush eshte Lesi; ate e dime te gjithe. Nuk eshte pyetja se jane te dy mafioza, pasi mund te jene dhe jane. Por duhet te kuptojme qe keta mafioza sot po ja nxjerrin te palarat njeri tjetrit.
    Por me e rendesishmja eshte qe keto te palara po i nxirren kryeministrit te shtetit Shqiptar. Governatori i New Jersit ne Amerike dha doreheqje se kishte marredhenje seksuale me nje burre, ne Shqiperi Kryeministri merret me trafik armesh; dhe nuk e ka bere per patriotizem, se po ta kishte bere per patriotizem atehere nuk do e kishte bere muhabetin ne Rogner, por ne zyrat e shtetit dikund.

    Eshte fatkeqesi e jona qe kemi nje qeveri te tille. Eshte fatkeqesia jone qe jemi kthyer afrika e Europes. Eshte fatkeqesia e jone qe trafiku njerezor, narkotik, krimi, krimi ne familje jane bere gjera te zakonshme dhe te pranueshme moralisht ne Shqiperi. Eshte fatkeqesi.

    Jemi vete ne qe duhet te luftojme kunder njerezve si Nano & Co. qe pasqyrojne keto vlera. Eshte detyra e jone si qytetare ta cojme zerin dhe te kerkojme te drejtat tona. Eshte detyra jone qe te kthehemi tek vlerat e vjetra Shqiptare. Eshte detyra jone qe te behemi Europe e jo Afrike.

    Pyetja eshte te jesh apo mos te jesh!!!! Nese ne Shqiptaret do vazhdojme gjumin edhe pak, nuk do kemi nevoje ti pergjigjemi kesaj pyetje pasi nuk do te ekzistojme.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    bo tani ne teme, une them kontrolli "per mine" tek zyrat e lesit ka qellim te maskuar: GJETJEN E KASETAVE TE INÇIZUARA. pra zhdukjen e provave flagrante. ndryshe per letren "ekspertet" e shtetit nanoist e dhane verdiktin, qe ajo nuk eshte autentike dhe firmat mbi te jane fallco.

    a thua ti kete pase lesi kasetat ne zyre ? une them se sot ose neser, naten, lesit mund ti digjet shtepia, ngaqe para se me fjet ai kishte harruar abazhurin hap. gjithashtu shtoj se nano eshte duke luajtur film, serine e fundit te "padrino", pranej dhe skenareve u shkon deri ne nje.

  3. #13
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Duket Lesi po ben c'mos t'i ngrite vetit publicitet!

    Publicitet i mire,publicitet i keq...me rendesi eshte te jet publicitet!

    S'besoj se Nano eshte aq naiv t'i bej telefonate Lesit!Kete do e kuptonte edhe Gomari.

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga pagan
    ku tjeter nje kryeminister do te kishte kaq hapesire pas nje ngjarjeje te tilla, ku vete eshte i implikuar si mafioz e vrases ordiner, gruaja si agjente e sherbimeve te huaja, etj. KU ? ne çdo vend te qyteteruar do ta kishin perla prej leckash mbrena minutit, e jo ta lejne te livadhise lirshem.

    po shqiptaret jane plena, e shqiperia kazani i tyre.
    Ja ku me dole te shtegu! Gjithe keto qe ndodhin me udheheqjen baritore te deleve te trasha Shqiptare jane mese normale nqs eshte e vertete kjo qe thoni ju. S'ke pse te irritohesh vella...if you cant beat 'em join 'em.

  5. #15
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Nje lajm i papritur i erdhi sot zotit Lesi nga policia e Tiranes , qe ne zyrat e gazetes se tij eshte vene nje bombe .

    Te gjithe punonjesit e kesaj gazete kane dal nga zyrat e tyre , dhe policia ka rrethuar ambjentet e kesaj gazete .
    Zoti Lesi eshte vene ne dyshim dhe ne intervisten e tij tha se dua te jem i bindur per kete lloj alarmi , nuk dua te flas para kohe . Jeta dhe veprimtaria ime si gazetar me ka mesuar te jem me i kujdesur , dhe te jem i sigurte per ate cfare t'ju them .
    Lesi ju tha gazetareve kam dyshim se ne ambientet e gazetes Koha kam dyshim se kan vene pergjues . Nese me ndodh gje mua apo punonjesve te mij , dihet boterisht se une nje ceshtje kam te hapur , ate me zotin Nano , keshtu qe vetem ai mund te jete autori i cdo ndodhie ndaj meje apo punonjesve te mij .

    Te presim ne lajme te tjera se cfare do te ndodhi ....
    aman mer burr se vetem me ba buj se per gja tjeter se kan

    Lesi esh ne qender te vemendjes

    dhe problemi nuk esh per te arritur ne qender

    problemi esh per te qendruar ne qender te vemendjes


    1/100 qe telefonata ka ardh nga ndonje laper qe e man Lesi mrapa
    Citim Postuar më parë nga unreal
    Duket Lesi po ben c'mos t'i ngrite vetit publicitet!

    Publicitet i mire,publicitet i keq...me rendesi eshte te jet publicitet!

    S'besoj se Nano eshte aq naiv t'i bej telefonate Lesit!Kete do e kuptonte edhe Gomari.
    tani e lexova kete post
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  6. #16
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    C'fare ndodh ne Shqiperi eshte absurde. Me kete te fundit, jo se nuk e kane bere me pare, por po e dhunojne inteligjencen e popullit fare haptas.

    Eshte marre policia ne telefon dhe jo Lesi se ka bombe ne Koha Jone!!! Pak absurde. Pasi si rregull merret ai qe e ka bomben brenda dhe i kerkohet dicka ose kercenohet, por ne Shqiperi ndodh e kunderta. Te pakten filma te Holliwoodit ka sa te duash dhe te mesojne, mos te na bejne kaq te trashe dreqi e hengert!!!!!

  7. #17
    Ka shume mundesi qe Lesit ti ike koka ashtu siq i iku Azem Hajdarit per te njejtin motiv.CDO GJE LIDHET ME 1997

    Edhe Hajdari deklaronte se ka kaseta filmike ku shihet mire mbleksja e politikaneve te majte ne ngjarjet e 1997.Mu me vjen qudi e madhe se cdo skandal lidhet me ngjarjet e vitit 1997.Me sa duket ku ka tym ka edhe zjarr.

    Ajo cfare Lesi prezantoi perpara parlamentit shqiptar, te pakten nga modalitetet duket mjaft demokratike. Ai as nuk e holli si trakt, as nuk e shfrytezoi per ti rrite tirazhin ndonje gazete, as nuk doli me flamurin e heroit perpara nje konference individuale shtypi. E paraqiti ne nje menyre qe do ti kishte hije edhe shume personaliteteve te tjera politike shqiptare.

    Megjithate tashme problemi kalon ne doren e gjykates. Shpresoj qe gjykata te kete liri e "jomvartesi" te mjaftueshme per te kryer punen e saj ne sherbim te drejtesise. Gjykata me siguri do te procedoje ne menyre te rregullt e imparciale, por per cudi kam nje si pershtypje qe edhe kesaj here s'do te kete fajtore. Deshiroj pamase qe koha te me pergenjeshtroje.

    Kam frige se na mbetet te shpresojme ne nje drejtesi hyjnore, por qe te kete efekt tokesor e jo kur te jete momenti i kalimit ne boten tjeter.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Per mendimin tim Lesi ka nuhatur diçka, mbase nje atentat te mundshem. Me keto deklarata ai mundohet t'ia veshtiresoje punet Nanos dhe te shpetoje jeten e tij. Mbas gjithe kesaj rrumuje s'ma ha mendja se Nano do guxoje t'i beje gje, ose te pakten do ta kete te veshtire.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lesi: Alarmi, për vendosjen e përgjuesve

    A.Qoraj

    TIRANË- “U njoftova nga drejtori i policisë së Tiranës, Albert Dervishi, për mesazhin kërcënues që atij i kishte mbërritur e që më kishte mua për objekt. Unë nuk kam konflikt me askënd, përveçse me kryeministrin e vendit tim, Fatos Nanon”. Kështu u shpreh Nikollë Lesi për mediat, pas kontrollit të ushtruar nga policia në mjediset e redaksisë së “Koha Jonë”. Deputeti Lesi la të kuptohej se alarmi për bombë ishte inskenuar, me qëllim vendosjen e përgjusve në mjediset e godinës. “Fillimisht kisha dyshimin, por tani kam bindjen se janë vendosur përgjues. Do të kërkoj ndihmën e ndonjë ambasade perëndimore, për pajisje që të bëjnë të mundur kontrollin dhe zbulimin e këtyre përgjuesve”,-shtoi Lesi. Nikollë Lesi shtoi për mediat se pasi ka hyrë në zyrën e tij, ka vënë re se nuk janë marrë dokumentet kryesore, në lidhje me përgjimin Nano-Abdiu. I pyetur nga mediat, nëse kasetat me përgjimin Nano-Abdiu ndodheshin në kasafortën e tij, deputeti ka shtuar: “ kjo gjë do të merret vesh nesër në orën 11.00, ku unë do të futem në prokurori për të dëshmuar”. Gjatë kësaj konference shtypi, Lesi e ka cilësuar kryeministrin Nano si të vetmin armik që ka në vend, duke e lidhur alarmin e djeshëm për bombë me ndonjë tentativë për të ushtruar kontrolle apo për të vendosur përgjues në mjediset e kompanisë që ai drejton.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Drejtorit të policisë së Tiranës, Dervishaj, i mbërriti një mesazh kërcënues për Lesin. Evakuohen gazetarët e “KJ”

    Kërcënim me bombë për Lesin në telefonin e kryepolicit të Tiranë


    Artur Qoraj

    TIRANË- “Në kasafortën e deputetit Nikollë Lesi kemi vendosur eksploziv, që do shpërthejë në orën 14.00”. Ky ka qënë në thelb mesazhi i mbërritur mesditën e djeshme në telefonin celular të drejtorit të Policisë së Tiranës, Albert Dervishaj. Mesazhi i dërguar nga një numër “Vodafone” paralajmëronte shpërthimin e një sasie të madhe eksplozivi në zyrën e botuesit të gazetës “Koha Jonë”, Lesit si dhe kërcënim serioz për jetën e tij. Ky mesazh, i dërguar bash në telefonin e numrit 1 të policisë kryeqytetase ka alarmuar së tepërmi punonjësit e policisë. Burime të policisë thanë për “Shekullin” se mesazhi kërcënues është dërguar nga një numër telefoni pa kontratë. Pas më tepër se tre orë kontrolli në mjediset e kompanisë dhe në zyrën e deputetit Lesi, policia arriti në përfundimin se alarmi ishte fals.
    Kontrolli
    Një numër i madh agjentësh të Antiterrorit dhe të policisë kriminale janë nisur menjëherë në drejtim të redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, pas urdhrit të dhënë nga Dervishaj. Për kontrollin e godinës shumëkatëshe janë përdorur qentë antieksplozivë, por edhe një numër i madh forcash policie. Veprimi i parë i agjentëve të policisë ka qënë evakuimi i gazetarëve nga redaksia. Përgjatë tre orësh, agjentët e Antiterrorit kanë ushtruar kontroll në çdo cep të godinës. Vetë deputeti Lesi ka mbërritur nga Lezha në redaksinë e gazetës që boton, në kohën që agjentët e Antiterrorit po ushtronin kontrolle. Sipas drejtorit Albert Dervishaj, zyra e deputetit Lesi është hapur dhe kontrolluar në prani të tij, nga ku rezultoi se nuk ishin marrë dokumente me vlerë, që kanë lidhje me denoncimin e Lesit në Parlament.
    Alarmi
    Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, Edi Lesi, shprehu habinë e tij për mënyrën se si policia kishte hyrë në redaksi, pa njoftuar dhe pa qenë vetë pronari i gazetës. Ndërkohë që drejtuesi i televizionit “Koha”, Franko Egro, tha se: “rreth orës 13.30 na njoftoi drejtori Albert Dervishi se duhet të evakuonim stafin për shkak të një alarmi për bombë”. Menjëherë pas zbritjes nga makina afër redaksisë në rrugën “Sami Frashëri”, Lesi dha një prononcim paraprak për mediat, duke konfirmuar se ishte kërcënuar nga telefoni i drejtorit Albert Dervishi. “Unë kam konflikte vetëm me kryeministrin Fatos Nano dhe dyshoj se ky veprim, kryhet për të më përgjuar”,- deklaroi ai. Këtë qëndrim Lesi e mbajti edhe pas përfundimit të kontrollit, në mjediset e pallatit shtatë katësh në rrugën “Sami Frashëri”. Pas aktivizimit të shumë forcave policore pas kërcënimit me mesazh, është vendosur që rreth orës 17.00 të lejohej hyrja e personelit. Ndërsa kreu i policisë së Tiranës, Albert Dervishaj, dhe deputeti Nikollë Lesi kanë firmosur proces-verbalin për kontrollin e ushtruar nga policia në zyrën e tij. Të pranishëm kanë qënë edhe përfaqësues të prokurorisë, të cilët po kryejnë hetimet e mëtejshme, në lidhje me kërcënimin drejtuar Nikollë Lesit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •