Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Post Çeço: Diplomati që urdhëroi përgjimin të shpallet “non grata”

    Nje lajm i papritur i erdhi sot zotit Lesi nga policia e Tiranes , qe ne zyrat e gazetes se tij eshte vene nje bombe .

    Te gjithe punonjesit e kesaj gazete kane dal nga zyrat e tyre , dhe policia ka rrethuar ambjentet e kesaj gazete .
    Zoti Lesi eshte vene ne dyshim dhe ne intervisten e tij tha se dua te jem i bindur per kete lloj alarmi , nuk dua te flas para kohe . Jeta dhe veprimtaria ime si gazetar me ka mesuar te jem me i kujdesur , dhe te jem i sigurte per ate cfare t'ju them .
    Lesi ju tha gazetareve kam dyshim se ne ambientet e gazetes Koha kam dyshim se kan vene pergjues . Nese me ndodh gje mua apo punonjesve te mij , dihet boterisht se une nje ceshtje kam te hapur , ate me zotin Nano , keshtu qe vetem ai mund te jete autori i cdo ndodhie ndaj meje apo punonjesve te mij .

    Te presim ne lajme te tjera se cfare do te ndodhi ....
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Uaaaaaa....Qenka trembur "Lesi" ?! Ka vite që leh e kafshon. Tani është rradha e tij për tu kafshuar . Çfarë s'mban kjo tokë !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Nga sa mora vesh kjo eshte nje loje e Nanos me qellim qe te kontrollonte ndertesen e Koha Jone per te gjetur kasetat qe e implikonin.
    E genjen mendja qe Lesi t'i mbaje kasetat atje, sa gomar qe eshte lumadhi.

    Nga kryeministri me kriminel dhe me rrugaç qe ka njohur historia e Shqiperise mund te presesh cdo gje !!!

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Eshte interesant qe akuzat e Lesit kane te bejne me trafikun e armeve me destinacion UCK-ne. Ne te njejten kohe Azem Hajdari ishte liason-i i PD-se me faksionin e Bukoshit (FARK) dhe qe te dy 'dealer'(s) u vrane ne Tirane: Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi (minister i mbrojtjes i qeverise kukull te Bukoshit).

    Nga ana tjeter, shkuarja deri ne fund e kesaj meseleje do te thote gjetjen e shifrave te sakta te armeve te shitura dhe sasine te parave me te cilat u blene ato. Kjo do te nxiste nje hetim tjeter per 'ku i gjeti UCK-ja' parate e do i jepte dore Serbeve ne median perendimore qe te nxijne me teper surratin e Shqiptarit.

    Ajo qe s'kuptoj une eshte pse ka marre kot Lesi pikerisht tani? Kur i ka rene ne dore kasta e transkripti? etj etj

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    po pse o qafir me cilin tjeter kerkon te behet tregetia e armeve me italine grekun (vende te natos), sllavin (arme sa te dush), a cil ? kallashnikovet tane mizerabel vetem ja ngecen kosovareve. ndersa UÇK parate i gjeti nga fonde private, duke mbledh ndihma. une kam dhene njehere kur me doli rasti.

    pastaj çdo vullnetar qe shkonte i kishte parate qe i duheshin ne pajisje (pushka, uniforma, çanta, etj) me vete.

    keshtuqe mos fantazoni kot. as mos e hallakasni biseden sa tek lesi, sa tek uçk apo te tjere. nano per momentin eshte strumullari i vetem. me vone dhe te tjeret.

    e forta ne kete mes, eshte qe nano vepron HAPUR e si neper filma. e shtypi si dhe ju merreni me karagjozlliqe. ku tjeter nje kryeminister do te kishte kaq hapesire pas nje ngjarjeje te tilla, ku vete eshte i implikuar si mafioz e vrases ordiner, gruaja si agjente e sherbimeve te huaja, etj. KU ? ne çdo vend te qyteteruar do ta kishin perla prej leckash mbrena minutit, e jo ta lejne te livadhise lirshem.

    po shqiptaret jane plena, e shqiperia kazani i tyre.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    POLICIA KONTROLL GODINES SE ‘KOHA JONE’, PAS ALARMIT PER BOMBE

    Policia po ushtron nje kontroll ne godinen e gazetes “Koha Jone”, pas nje alarmi nga nje telefonate anomime per bombe. Forcat e rendit kane evakuuar te gjithe punonjesit e gazetes dhe kane ushtruar kontroll ne zyren e deputetit Nikolle Lesi, si dhe ne ambjentet e tjera te godines. Ne nje prononcim per mediat, Lesi eshte shprehur se dyshon se pas ketij kontrolli ne zyren e tij jane vene pergjues. Deputeti demokristian, theksoi se do te kerkoje ndihmen e ambasadeve te huaja dhe eksperteve te tyre per te mundesuar nje kontroll te imtesishem te godines.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne Shqiperi nuk ka struktura paralele qe te kontrollojne veprimtarine e ministrive. Ketu u be zallamahi e madhe kur Nano u pergjua, dhe u tha qe te tilla gjera nuk mund t'i behen nje kryeministri. Harruan te cilesonin qe nuk mund t'i beheshin nje kryeministri Shqiptar.

    Ne Shqiperi nuk ka me dinjitet, sepse ka varferi ne nje skaj qe mungon shpresa. Shpresa thone se vdes e fundit, por un them se ne Shqiperi, per ata qe jetojne atje shpresa ka vdekur, dhe keshtu dhe shpirti i tyre. Ka nje shitje masive te Shqiptareve ne vendet fqinje, nje fodullek nje pus me agjente e spiuna qe nuk i dihet fundi e as fillimi nga erresira e madhe si brenda pusit e si jashte tij. Situata duhet te merret ne kontroll, dhe duhet te merret se shpejti. Nuk ka me kohe per gazeta, revista, lajme e kafenera, por Shqiperia ka nevoje per nje grup liderash, jo nje person te vetem por grup intelektualesh qe ta vendosin ne vije vendin e tyre. Asnjeri nuk mund te rroj infinit, as 50 e as 100 jete. Asnjeir nuk mund te rroj duke mashtruar tan jeten e vet e duke shitur veten per pak lek.

    Tan te mirat
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    LESI po luan me jeten e vete dhe ne rradhe te pare me interesat e tij personale dhe me inatete qe ka me mafiozin nano por po qe se i shkon deri ne fund kesaj gjeje do i beje nje sherbim te madh KOMBIT TONE

  9. #9
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Ka vendosur te hakmerret zoti Nano e ...i ka hy Lesi ne hak qe kur tha qe gruaja e tij e re xhoana eshte prostituta qe u be miljonere

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Me siguri ky far Lesi do kerkoj mbrojtje nga gjykata e Brukselit se atje ka thene me heret se u beson.
    Po pse more nuk kishin ardhur policet e Brukselit ta kontrollojn zyren e tij.
    Pra sa eshte i poshter Nankoja edhe me i poshter eshte ky far Lesi qe nuk njeh organet dhe ligjet e shtetit te vet.
    Pra qe te dy jane shpirta te shitur.
    E kan prek njani tjetrin diku ne pazar.
    Mos u merakosni per kete lloj mafije shqipetare si lesi e leshi ashtu edhe nano.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •