Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 92
  1. #31
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Bushi, i ka harruar edhe emrin shqiperise.

    Sa here na eshte mohuar mundesia per te marre ndihma po nga Amerika?


    Po denohen kriminelet serbe?!?!?!?!!

    Po denohen kriminele shqiptare thuaj!

    Politikanet serbe te mberthyer nga dalldia!
    Kohet e fundit nuk kane rreshtur arrestimet ne Kosove. Cilido mund te pyese: Perse KFOR-i dhe UNMIK-u i bejne arrestimet me aq buje, aq zhurmemedha, me uturima makinash dhe tringellima armesh? Mos kerkojne t'ua kallin friken kosovareve, meqe Amerika eshte e zene me problemet e Irakut dhe urdherat e Beogradit mund te zbatohen ne Kosove pa droje? Perse Prokurorja e meparshme, Luis Arbur i kishte bere verejtje Grupit te Kontaktit me 22 shkurt 1999; perse nuk ishte perfshire ne pikat e planit ndjekja e krimineleve serbe te luftes ne Kosove; perse Prokurorja e Hages Karla del Ponte, kur shpalli mandatin e arrestimit per kater kosovaret, u shqetesua aq shume kur nuk gjeti ne Kosove parlamentarin Fatmir Limaj?

    Del Ponte u shpreh per te: "Ky i akuzuar ka arritur te largohet te premten -14 shkurt me fluturim te rregullt biznesi. U lejua te hipte ne avion dhe te nisej...Kjo eshte skandaloze!" Por perse na qenka skandaloze ....? Fatmir Limaj ka mandatin e Parlamentit te Kosoves dhe arrestohet ne befasi, kurse Milan Milutinovic, Presidenti i Serbise, perpara tre vjetesh u akuzua nga Gjykata e Hages dhe u prit derisa i skadoi mandati. Perse ky diskriminim percmues? Me 18 shkurt 2003 u shpall mandati i arrestit per kater shqiptare, njeri Fatmir Limaj, komandant i nje brigade te ish-UCK-se, kurse Haradin Bala, Isak Musliu e Agim Murtezi ishin luftetare. Akuza linte gjithcka per te dyshuar, si mosekzistimi i nje "kamp burgu" te tille, ashtu edhe ne preteksin e ekzistimit te nje pseudonimi "Murrizi". Qe ishte aktakuze e pabaze, e verteton dhe fakti se u dha nga fabrikimet serbe. Me 20 shkurt 2003, kryetari i Partise Demokristiane te Serbise dhe Minister republikan i Drejtesise, Vlladan Batic, deklaroi se "Gjykata e Hages, sipas urdherit te asaj ministrie eshte duke bere hetim edhe per 23 persona, te kombesise shqiptare, per krime lufte". Vlladan Batic shprehet me eufori ne konferencen e shtypit per gazetare ne Beograd: "Mundi shumevjecar i Ministrise se Drejtesise (te Serbise) ka dhene rezultate me ngritjen e akuzes se Gjykates se Hages kunder kater shqiptareve te Kosoves". Batici pret te nxirren "para Gjykates se Hages sipas pergjegjesise komanduese edhe komandanti i ish-UCK-se, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Agim Ceku dhe te tjere, si Fadil Gashi, Raif Gashi, Tahir Zemaj, Musa Jashari, Sokol Bashota, Rexhep Tahiri, Samir Lushtaku, Sulejman Selimi, Sebahudin Cena, Jakup Hoti, Latif Gashi Shaban Musliu, Jakup Krasniqi dhe Besim Cirati". (Sipas Beta-s) Kur lexon ate deklarate per shtyp te Baticit, pyet: "Mos valle Gjykata e Hages marrka urdhera nga Ministria e Drejtesise se Serbise? Edhe kreu i UDB-se, serbi Aleksander Vasiljevic u kanos se do t'i dergonte ne Hage me teper se 400 shqiptare. Degjon te tilla brockulla dhe pyet: Keta politikane nuk u ngopen qe e kthyen Kosoven ne nje varr masiv, dashkan dhe ta burgosin?

    Fakte

    Per dy vjet (1998-1999) terroristet shteterore serbe vrane me mijera civile shqiptare te paarmatosur. Jane te dokumentuar vrasesit me emra dhe fytyra ne raportet luftarake, ne gazeta, foto e filmime. Dokumentohen qindra raste kur serbet i kane kredhur kufomat neper varre masive dhe per te maskuar vendin e kane mbuluar me plehra. Kane mbushur puset ne tere Kosoven me te vrare, te plagosur e te gjalle. Mbi kufomat e masakruara kane hedhur qener dhe kafshe te vrara. U kane care barkun shtatezenave shqiptare, u kane nxjerre foshnjat dhe iu kane mbushur barkun lehonave me prush. Vandalet ushtarake te Milloshevicit kane perdhunuar gra, vajza deri edhe miturake shqiptare. Jane mbushur kamionet-frigorifere me kufoma te masakruarish shqiptare, jane mbartur ne Serbi, hedhur ne lumin Danub, kredhur neper varre masive, ne Bajtanice e gjetke. Une po i radhis ato vende qe i kam shkelur, kam biseduar me te mbijetuarit dhe kam pare me syte e mi masakren: Me 5 mars 1998, ushtria dhe policia serbe, paramilitaret masakruan 58 shqiptare, anetare te familjes Jashari. Me 15 maj 1998, vandalet serbe sulmuan Llapushnikun dhe Orllatin. Kush nuk mundi te arratisej u masakrua. Sigurisht emrat e atij lloj "burg-kampi", nese nuk jane te sajuar, jane te vraret nga vete ushtaraket terrorirste serbe. Qe aktakuza eshte e perpiluar me ngut ne Beograd duket kur paraqet kohen e ngjarjes ne menyre evazive: "Prej ose rreth 25 korrikut '98...." Habitem si pranon nje aktakuze te tille Gjykata e Hages! Me 18-19 korrik 1998, forcat ushtarake serbe sulmuan Rahovecin dhe me ta u bashkuan dhe ata pak serbe te qytetit. Shtypen me tanke femije, pleq e plaka. Gozhduan neper shtylla burra e gra shqiptare, e per kete masaker shkroi edhe shtypi amerikan me 8 gusht 1998. Me 5 janar 1999 ne Recak te Shtimes u masakruan 45 shqiptare. Barbaret ushtarake serbe nje femije ia nxorren kokordhoket e syve, nje plaku zemren. Keto masakra i drejtoi zevendeskryeministri i Jugosllavise, Nikolla Shahinovic dhe ministri i Brendshem i Serbise, Sreten Llukic. Ata bashke me mijera kriminele serbe te tjere shetisnin te lire neper Serbi dhe Mal te Zi.

  2. #32
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Prandaj Albo, para se te shkruash here tjeter mendohu mire dhe lexo pak.

    Siguaria e shqiperise eshte e barabarte mem ate te Izraelit dhe me ate te amerikes!?!?!

    Ca flet mor trim??

    Na fute me nje thes me keto dy shtete. Me keto shtete qe nuk po lene ligj e konvente nderkombetare pa thyer. Ca flet ti? Ku jeton ti? (e di qe je ne usa, por mos na fut ne nje thes me Izraelin)

    Megjithate me keto budallalleqe qe kemi bere keto kohet e fundit ne ja kemi kaluar edhe Izraelit.

    Pastaj, Albo nuk je i detyruar ti pergjigjes cdo shkrimi. Le pastaj kur lodhesh me te tilla argumenta te gjata pa kuptim fare.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,383
    Postimet në Bllog
    22
    Fakti se Serbia i mbeshtet apo fshen Karaxhicet e kompani nga Gjykata e Hages, kjo i sjell izolimin dhe presionin nderkombetar Serbise, ashtu sic eshte nje ogur i mire per interesat shqiptare ne Ballkan. Prandaj mos u merzit ti forum126 se Serbia nuk i shpie kriminelet ne Hage, pasi varrin vetes i hap.

    Persa u perket te gjithe te akuzurve shqiptare ne Hage, ata jane ne gjykim dhe kane shkuar atje me deshire. Nuk di qe ndonje shqiptar ti fshihet drejtesise dhe le tia leme drejtesise te thote fjalen e saj nese kane faj per ate qe akuzohen apo jane krejtesisht te pafajshem. Fakti qe ata jane ne Hage eshte perseri nje ogur i mire per interesat tona: 1. i deshmon botes se njohim ligjet dhe rendin nderkombetar, ndryshe nga Serbia 2. shqiptaret nuk i tremben ballafaqesimit me drejtesine.

    Qe te kuptosh te perbashketat e Izraelit me Shqiperine ne arenen nderkombetare, beji dy pyetje vetes:

    - Sa popuj miq per koke ka historikisht Shqiperia ne Ballkan dhe Izraeli ne Lindjen e Mesme?!

    - Cilit popull tjeter ne bote pervec SHBA u ka ardhur ne ndihme shqiptareve apo izraeliteve ne momentet me te veshtira te tyre pergjate historise se tyre?!

    Albo

  4. #34
    më posht do ta përkthej në Shqip një shkrim prej Amerikanishtes "Don't Close Your Blinds" që është në Internet.... ju kërkoj falje për përkthim jo të mirë se do ta përkthejë gati fjalë për fjalë për shkak të kohës të kufizuar që e kam.... por besoj se do të mund ta shpreh kuptimin e tij....

    përndryshe këtë shkrim në Amerikanishte e pata dytësu më parë në forum prej Internetit se dëshirova me e nda me juve... por i kishin hy fshisë.... ajo është çështje që do ta shtjelloj në ndonjë tjetër shkrim....

    fillimi i shkrimit...

    "
    Mos I Mbyllni Grilat E Juaja.

    Një ditë, djali i im nëntëvjeçar dëshironte të dijë se pse jemi në luftë. Burri i im e shiqojë djalin tonë e atëher më shiqojë mua. Burri i im dhe unë kemi shërby në ushtri gjatë Luftës së Gjirit dhe do të ishte nder për ne të shërbenim për të mbrojtur vendin tonë prap sot. E dija se burri i im do të i jep sqarim të mirë.

    Burri i im u kujtua për disa minuta e atëher i tha djalit tim që të qëndrojë përpara dritares të dhomës të pritjes. Ai i tha "Djal, qëndro aty e më thuaj se çka sheh."

    "Shoh lisa e vetura e shtëpi të fqinjëve tonë." u përgjigj ai.

    "Mirë, tash dua që ti të shtiresh se shtëpia e oborri i jonë është Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ti je Kryetari Bush."

    Djali i ynë u zgërdhi dhe tha "Mirë."

    "Tash Djalë, dua që të shikosh përjashta dritares dhe të shtiresh se çdo shtëpi e oborr në këtë rrugë është një vend tjetër," tha burri i im.

    "Mirë Babi, po shtirem."

    "Tash dua që të qëndrosh aty dhe të shiqosh përjashtë dritares dhe të shtiresh se e sheh Sadamin duke dalur prej shtëpisë së tij me gruan e tij, ai e ka kap atë për flokë dhe është duke e goditur. E sheh se asaj i shkon gjaku e qan. Ai e godet atë në fytyrë, e gjuan për toke, e pastaj e shqelmon deri në vdekje. Fëmijët e tyre vrapojnë jashtë por kanë frikë me e ndal, ata bërtasin e qajnë, e shohin këtë por nuk bëjnë gjë se janë fëmijë dhe kanë frikë prej babasë. Ti e sheh gjithë këtë djalë.... çka bën ti?"

    "Babi?"

    "Çka bën ti, Djalë?"

    "Do ta thirrja policinë, Babi."

    "Mirë. Shtiru se policia janë Kombet e Bashkuara që e pranojnë thirrjen tënde, dëgjojnë atë që ti e di dhe e ke parë por refuzojnë që të ndihmojnë. Çka bën ti atëher, Djalë?"

    "Babi........ por policia do të duhej të ndihmojnë!" Djali i im fillon të dënes.

    "Ata nuk dojnë, Djalë, sepse thojnë se nuk ju përket atyre ose ty që të ndërhysh dhe se të duhet të largohesh prej kësaj çështje," thotë burri i im.

    "Por Babi...ai e mbyti atë!!" bërtet djali i im i habitur.

    "E di se e ka mbytë...por policia të tha që ta lësh këtë çështje. Tash dua që të shiqosh përjashta asaj dritareje dhe të shtiresh se e sheh fqiun tonë që ti po shtiresh se është Sadami duke u kthyer e duke ua bërë të njejtën gjë fëmijëve të tij."

    "Babë...ai i mbytë?"

    "Po Djalë, ai i mbytë. Çka bën ti?"

    "E po, nëse policia nuk dëshirojnë të ndihmojnë, do të shkojë ta pyes fqiun më të afërt që t'më ndihmojë që ta ndal." thotë djali i ynë.

    "Djalë, fqiu i ynë më i afërt e sheh çka po ndodh por refuzon të përzihet gjithashtu. Ai refuzon ta hap deren dhe të ndihmojë që ta ndalësh," thotë burri i im.

    "Por Babi, unë kam NEVOJË për ndihmë!!! Unë nuk mund ta ndal atë vetë!!"

    "ÇKA BËN TI DJALË?"

    Djali i ynë fillon të qajë.

    "Mirë, asnjeri nuk dëshiron të ndihmojë, njeriu përte rruge e vuri re se kërkove ndihmë dhe e vuri re se asnjeri nuk do të ndihmojë që ta ndalësh atë."

    Ai qëndron edhe më i madh dhe e qet gjyksin.

    "Qëlloja çka do të bëj ai mbasandej djalë?"

    "Çka Babë?"

    "Ai e trupon rrugen e shkon te shtëpia e plakës dhe e then deren e saj dhe e ngreh zhagë jashtë, i vjedh të gjitha gjërat e saj ja shtinë flaken shtëpisë së saj dhe atëher...e mbytë atë. Ai kthehet dhe të sheh ty duke qëndruar në dritare dhe qeshet me ty. ÇKA BËN TI?"

    "Babë..."

    "ÇKA BËN TI?"

    Djali i ynë është duke qarë e ulë kokën e përshpëritë, "Do të i mbyllja grilat, Babë."

    Burri i im e shiqon djalin me lotë në sy dhe e pyetë..."Pse?"

    "Sepse Babë..... policia do të duhej të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për ta...e ata nuk dojnë të ndihmojnë.... ti gjithmon thua se fqinjët duhet të ju NDIHMOJNË fqinjëve, por as ata nuk dojnë të ndihmojnë...ata nuk dojnë të më ndihmojnë që ta ndal atë...Unë kam frikë...Unë nuk mund ta bëj vetë, Babë.....Unë nuk mund të shiqojë përjashta dritares dhe vetëm të shikojë atë duke i bërë gjitha këto gjëra të tmerrshme dhe...dhe....të mos bëj asgjë...prandaj...unë vetëm do të i mbyll grilat.... që të mos shoh se çka është duke bërë ai.......dhe do të shtirem se nuk është duke ndodhë."

    Unë fillojë të qajë.

    Burri i im e shiqon djalin tonë nëntë vjeçar duke qëndruar në dritare, me pamje të dhimbëshme dhe të turpëruar prej përgjigjeve të veta në pyetje të burrit tim dhe thotë..."Djalë."

    "Po, Babë."

    "Hapi grilat sepse ai njeri.... ai është te dera e jote e hyrjes..."ÇKA BËN TI?"

    Djali i im e shiqon baben e vet, me zemërim e sfidë në sytë e tij. E shtërngon grushtin e imtë të tij dhe e shiqon babën e tij drejtë në sy, pa pritë fare ai thotë: "DO TA MBROJË FAMILJEN TIME, BABË! NUK DO TA LË ATË TË LËNDOJË NANËN OSE MOTREN TIME, BABË!!! DO TA LUFTOJË ATË, BABË, DO TA LUFTOJË ATË!!!!"

    E shoh një lotë që rrokulliset poshtë në faqe të burrit tim dhe ai e merr djalin tonë në gjoksë dhe e përqafon shumë, dhe thotë..."Është shumë vonë me e luftu atë, ai është shumë i fuqishëm dhe tashmë është te dera e JOTE e hyrjes, Djalë....ti do të duhej ta ndaloje atë PËRPARA se me e vra ai gruan e tij, dhe fëmijët e tij dhe plakën përte rruge. Ti duhesh të bësh atë që është e drejtë, edhe nëse të duhet me e bë atë vetëm, para se të jetë shumë vonë," burri i im përshpëritë.

    KY skenar që sapo ta jepa është PSE jemi në luftë me Irak. Kur njerëzit e mirë rrinë duarkryq dhe e lënë të ligen të ndodh, Djalë, AJO është e liga më e madhe prej të gjithave.

    Kryetari i jonë është duke bërë çka është e drejtë. Ne, si popull i lirë, duhet ta kuptojmë se kjo luftë është luftë për njerëzi. NE duhet t'i heqim njerëzit e ligj prej fuqie që ne të mund të vazhdojmë të jetojmë në një botë të lirë ku ne nuk do të kemi frikë të shiqojmë jashtë dritares tonë që djali i im nëntëvjeçar mos të rritet në një botë ku e ndjen se nëse ai veç "e mbyll" atë grilë se krimet e liga në botë nuk do të kenë ndikim te ai. "JU NUK DUHET ASNJËHER TË KENI FRIKË TË BËNI ATË QË ËSHTË E DREJTË! EDHE NË QOFTË SE JU DUHET TA BËNI ATË VETËM! JINI KRENAR TË JENI AMERIKAN! JINI KRENAR PËR USHTRINË TONË!! PËRKRAHNI ATA!!! PËRKRAHNE AMERIKEN!! QË NË TË ARDHMEN FËMIJËVE TONË NUK DO TË U DUHET ASNJËHER TË I MBYLLIN GRILAT E TYRE..."

    "
    fundi i shkrimit....


    ndoshta nuk do t'më duhet me e gjetë ndonjë shkrim që është i përshtatshëm edhe për fëmijë ndër nëntë vjeç për me ua sqaru disave se pse Ushtria Shqiptare (sikur edhe Ushtria Amerikane) janë në luftë në Irak....

    kjo arsye edhe është e tepërt për ne Shqiptarëse.... se nuk do të duhej të të kërkojmë arsye për me qen si popull në krah me Amerikë përveç asaj se Amerika na ndihmojë më 1999 me i ndal shkitë që mos me pre më fëmijë Shqiptar....

    fenë kush të dojë me e përmend si shkak në këtë luftë në Irak.... po mundohem me ju kursy kohë duke ju shkruar me e kujtu luftën në mes të Irakut e Iranit ku shumica e popullsisë së tyre janë Mysliman.... zapimin e Kuvajtit ku shumica e popullsisë janë Mysliman prej Irakut.... edhe kujtone se si Iraku e Turqia si vende me popullësi shumicë Myslimane i kanë trajtu e i trajtojnë Kurdët që janë popull me shumicë Myslimane....

    e kush të don me bë krahasime të Shqiptarëve me popuj tjerë pamvarësisht prej feje e sheh se përpos.... sa me i përmend disa.... popullit Israelit e popullit Irlandez..... edhe populli Kurd e ka fatin e ngjashëm si populli Shqiptarë.....


    në përgjithësi që sipas mendimit tim vlen për çdo vend (edhe për Shqipëri e Amerikë) shkaku kryesor pse bëhen luftërat është se çdo vend dëshiron të sundojë sa më shumë burime të energjisë....

    dallimi në mes vendeve tjera që kanë mundësi me i sundu ato burime në Irak....
    si India.... Rusia.... apo Kina.... e vende tjera....
    dhe Amerikës.....
    është se Amerika i shfrytëzon ato burime por edhe vendet që i shfrytëzon përfitojnë.... e ne Shqiptarët e kemi përvojën me si për shembull sllavët (shkitë.... rusët.... e tjerët) i shfrytëzojnë burimet e le se ai vend nuk përfiton por edhe shkatërrohet....

    mirë do të ishte që të gjithë të i ndajnë ato burime të energjisë.... por derisa të arrihet ajo në këtë kohë mbasi një shtet duhet të i sundojë se secili shtet mundohet me zapu sa më shumë.... zgjedhje më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka....

    Çdo të mirë....

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    - A i shiqon turqit o NOSSELGAE ?
    -PO i shiqoj.
    E c'ka ban ti nosselgae me i luftue turqit?
    - Une nuk mund me i ndale ata vete, dhe ky djale filloje me u zgerdhi...
    Mire, shtiru sikur po therret policine.
    -nosselgae filloje me denese...
    ai qenron edhe me i madh dhe e qet gjykesin (ksaj s'di as t'ia nxjerr kuptimin)

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!

    pervec permbajtjes, me beri pershtypje menyra e te bastarduarit te gjuhes shqipe.
    Ky dialog mund te kete ndodhur pikerisht midis Skederbeut dhe Gjinit,,,, madje dhe ata kane folur nje dhuhe me letrare se ky qe na serviret.

    Meshari i Gjon Buzukut eshte me afer gjuhes letrare se sa shkrimi i nosselgae....

  6. #36
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Fakti se Serbia i mbeshtet apo fshen Karaxhicet e kompani nga Gjykata e Hages, kjo i sjell izolimin dhe presionin nderkombetar Serbise, ashtu sic eshte nje ogur i mire per interesat shqiptare ne Ballkan. Prandaj mos u merzit ti forum126 se Serbia nuk i shpie kriminelet ne Hage, pasi varrin vetes i hap.

    Persa u perket te gjithe te akuzurve shqiptare ne Hage, ata jane ne gjykim dhe kane shkuar atje me deshire. Nuk di qe ndonje shqiptar ti fshihet drejtesise dhe le tia leme drejtesise te thote fjalen e saj nese kane faj per ate qe akuzohen apo jane krejtesisht te pafajshem. Fakti qe ata jane ne Hage eshte perseri nje ogur i mire per interesat tona: 1. i deshmon botes se njohim ligjet dhe rendin nderkombetar, ndryshe nga Serbia 2. shqiptaret nuk i tremben ballafaqesimit me drejtesine.

    Qe te kuptosh te perbashketat e Izraelit me Shqiperine ne arenen nderkombetare, beji dy pyetje vetes:

    - Sa popuj miq per koke ka historikisht Shqiperia ne Ballkan dhe Izraeli ne Lindjen e Mesme?!

    - Cilit popull tjeter ne bote pervec SHBA u ka ardhur ne ndihme shqiptareve apo izraeliteve ne momentet me te veshtira te tyre pergjate historise se tyre?!

    Albo
    Albo,

    me duket se te thashe ne shkrimet me lart se sa na ka ndihmuar Amerika. Amerika nuk na sheh me sy. Lexoji edhe nje here shkrimet me lart. Nuk eshte ndihme vizita e Bejkerit, ndihme ishte ajo e Italise. Amerika disa here ja mohuar ndihmat shqiperise. Kjo eshte ndihma e amerikes? Po kur u ndane ndihmat pas lufte si mund te quhet ndihme Kosoves kur merr 1/34'ten e ndihmave qe morri Serbia. Sa per ndihmat qe rendite ti ne fillim ta thashe mendimin tim se ato nuk jane ndihma. Ata quhen furca. Ato jane penela artistik.

    A nuk e sheh se c'po heqim ne aleatet e Amerikes per viza? Keto kohet e fundit e veshtiresuan me shume marrjen e vizave.

    Per ndihma na ndihmoi Italia neve. Edhe per sulmin ndaj Serbise Gjermania ishte e para qe ngulte kembe.

    Dhe a e di se c'fare tha presidenti i tanishem i aleateve tane: "Ka qene gabim i madh sulmi ndaj Serbeve!"

    Po keta amerikane para se te perdorin tokat kosovare shkojne edhe sot edhe marrin leje nga serbet.

    Sa per miq te shqiperise me te afertin kemi Turqine. Neritan Ceka e pranoi njehere kur doli ne Top-Channel ku tha:"Ne akoma jemi te izoluar. E vetmja dere e hapur e jona eshte Turqia."

    Turqia pra eshte miku yne me i afert. Nuk aplikon viza per shqiptaret si dhe eshte vendi i cili me se shumti eshte perpjekur per te ndihmuar qofte Bosnjen ashtu edhe Kosoven.

    Ishte Turgut Ozal qe u takua me Klinton i cili deri ne ate kohe nuk e kishte vene ujin ne zjarr per c'fare bente Serbia (nderkohe qe turqia ka cuar edhe ndihma gjate luftes) dhe e nxiti te marre masa perpara se kriza te zgjerohet ne te gjithe ballkanin.

    Pra deri tani kemi:
    Sllobodani nuk denohet pa u paraqitur Klintoni ne Hage si deshmitar.
    Amerika vetem sa na ka veshtiresuar marrdheniet me punen e vizave.
    Amerika disa here ka mohuar marrjen e ndihmave nga ana e shqiperise.
    Amerika sot shpreh keqardhjen per sulmin ndaj Serbise.

  7. #37
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Sa per miq te shqiperise me te afertin kemi Turqine. Neritan Ceka e pranoi njehere kur doli ne Top-Channel ku tha:"Ne akoma jemi te izoluar. E vetmja dere e hapur e jona eshte Turqia."

    Turqia pra eshte miku yne me i afert. Nuk aplikon viza per shqiptaret si dhe eshte vendi i cili me se shumti eshte perpjekur per te ndihmuar qofte Bosnjen ashtu edhe Kosoven.

    Ishte Turgut Ozal qe u takua me Klinton i cili deri ne ate kohe nuk e kishte vene ujin ne zjarr per c'fare bente Serbia (nderkohe qe turqia ka cuar edhe ndihma gjate luftes) dhe e nxiti te marre masa perpara se kriza te zgjerohet ne te gjithe ballkanin.

    Pra deri tani kemi:
    Sllobodani nuk denohet pa u paraqitur Klintoni ne Hage si deshmitar.
    Amerika vetem sa na ka veshtiresuar marrdheniet me punen e vizave.
    Amerika disa here ka mohuar marrjen e ndihmave nga ana e shqiperise.
    Amerika sot shpreh keqardhjen per sulmin ndaj Serbise.

    mund te shahet dhe kritikohet Amerika dite nate, por jo per keto lloj gjerash, se gati arrite ne konkluzion qe na urren !!!
    dhe sidomos motivi "vellazeria turke" nuk ka per cfare te na hyje ne pune (lere pastaj kur permendet Neritan Ceka si etalon largpamesie dhe atdhedashurie, qe te shkakton nje ndjenje perzierje diku andej nga stomaku).. ose vetem ne rast se kemi te bejme me parapelqim fetar, qe eshte dhe e vetmja arsye ne te vertete !!

    E shikon se si i ndan feja njerezit e te njejtit vend ??

    Nje pyetje per kuriozitet:
    Per cfare sulmi ka qene Gjermania ajo qe ka kembengulur e para, ajror apo tokesor - frontal ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 19-11-2004 më 08:01
    Prektora

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,383
    Postimet në Bllog
    22
    Turqia eshte vendi qe e mbajti 500 vjet te pushtuar Shqiperine, vendi qe ishte pengese per pavaresine tone qe ne do te festojme pas pak ditesh. Nese ti Turqine e quan vend mik te shqiptareve, atehere lum si ti dhe mjere Shqiperia per njerez qe mendojne si ty.

    Fjalet e tua me kujtuan nje shprehje popullore te vjeter te pleqve "Ti je Turqi or djale!". E perdorin per te shprehur shkallen e prapambetjes por meqe ti beson se Turqia eshte nje popull mik, merre si kompliment.

    Eshte e kote te diskutosh me njerez qe i varin shpresat dhe sigurine e vendit tek Turqia, pushtuesi 500 vjecar i shqiptareve.

    Albo

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Turqia eshte vendi qe e mbajti 500 vjet te pushtuar Shqiperine, vendi qe ishte pengese per pavaresine tone qe ne do te festojme pas pak ditesh. Nese ti Turqine e quan vend mik te shqiptareve, atehere lum si ti dhe mjere Shqiperia per njerez qe mendojne si ty.
    Ti flet me ndjenja dhe jo me llogjike. Urrejtja jote karshi muslimaneve nuk te le te shohesh realitetin ashtu siç eshte.

    Do s'do ti Shqiperia vetem nje vend mik ka: Turqine. Mos flisni per Ameriken. Ajo eshte nje aleate e perkohshme dhe nuk i dihet si vjen puna. Nuk e ka per gje te na shese tek Serbia nese i intereson. Ti me shume mundesi nuk e din as deklaraten e Tansu Çillerit, ne kohen qe Greqia fliste per pretendime territoriale.

    Une kam jetuar disa vjet ne Turqi dhe kam pare se populli turk ka shume respekt dhe e do populin shqiptar. Keto dy popuj kane aq shume lidhje me njeri-tjetrin sa eshte driteshkurtesi ti quash armiq. Mehmet Akif Ersoi, poeti qe ka shkruar himnin e Turqise eshte shqiptar. Sami Frasheri, rilindesi i shquar, ka shkruar fjalorin e pare te Turqishtes. Kjo liste mund te zgjatet edhe me teper por ai qe ka mend e kupton edhe me kaq.

    Une nuk jam i mendimit se Turqia duhet te jete shembull per ne. Ai si vend ka problemet e veta, ka te metat etj. Por te flasesh per armiqesi te ketyre dy popujve eshte absurde. Eshte thjesht nje paragjykim.


    Fjalet e tua me kujtuan nje shprehje popullore te vjeter te pleqve "Ti je Turqi or djale!". E perdorin per te shprehur shkallen e prapambetjes por meqe ti beson se Turqia eshte nje popull mik, merre si kompliment.
    Kurse keto qe thua ti me kujtuan shprehjen: Dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Harron ti se ne jemi vendi me i varfer ne bote.

    Nuk e kuptoj se me ç'motiv patriotik mundohen njerezit ta paraqesin si armik te popullit te tyre nje popull i cili ne te vertete eshte mik.

  10. #40
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Albo,


    Sa per miq te shqiperise me te afertin kemi Turqine. Neritan Ceka e pranoi njehere kur doli ne Top-Channel ku tha:"Ne akoma jemi te izoluar. E vetmja dere e hapur e jona eshte Turqia."

    Turqia pra eshte miku yne me i afert. Nuk aplikon viza per shqiptaret si dhe eshte vendi i cili me se shumti eshte perpjekur per te ndihmuar qofte Bosnjen ashtu edhe Kosoven.

    Ishte Turgut Ozal qe u takua me Klinton i cili deri ne ate kohe nuk e kishte vene ujin ne zjarr per c'fare bente Serbia (nderkohe qe turqia ka cuar edhe ndihma gjate luftes) dhe e nxiti te marre masa perpara se kriza te zgjerohet ne te gjithe ballkanin.
    Medet,ku u katandise o popull,te kerkosh te mbeshtes koken,aty ne ate preher qe te mbajti larg njerzillekut 500-vjet.
    Turqia,kjo kolere,kjo epidemi,qe akoma ndjeme gjurmet e prapambetjes,qindra vjet me pas.Ata qe na vrane,na dogjen mesonjes dhe abetare,ata qe na kthyen nga Gjergj ne Skender.
    Neritan Ceka do bente mire ti kthehej serisht profesionit te vjeter te arkeologjise,te kerkonte ne mendjet tuaja,adhedashurine dhe luftrat e Kastriotit tone te MADH,divizionet e vjersherimit te Naimit,Cajupit,thinjat e bardha dhe perpjekjet e Ismail Qemalit,zjarrin e pushkeve te Boletineve,Idris Seferit,Dede Gjon Lulit,e Bac Bajramit,rrapin legjendar te Mashkullores dhe trimat e Cercizit qe shtrinin perdhe bimbashet e tu.
    Ruana o Zot nga miqesi te tilla qe na kujtojne vargonjte qindra vjecar,me sfond prapambetjen,erresirren.
    Larg nga dyert e Shqiperise gjithe Turgutet,Ozalet,dhe Tanshu Cilleret e rinj.

    PS Zotrote predikoke miqesine me Porten e Larte po kemberyq je shtruar ne vendin qe urren.
    Si ta kuptojme?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •