Sa here na eshte mohuar mundesia per te marre ndihma po nga Amerika?
Po denohen kriminelet serbe?!?!?!?!!
Po denohen kriminele shqiptare thuaj!
Politikanet serbe te mberthyer nga dalldia!
Kohet e fundit nuk kane rreshtur arrestimet ne Kosove. Cilido mund te pyese: Perse KFOR-i dhe UNMIK-u i bejne arrestimet me aq buje, aq zhurmemedha, me uturima makinash dhe tringellima armesh? Mos kerkojne t'ua kallin friken kosovareve, meqe Amerika eshte e zene me problemet e Irakut dhe urdherat e Beogradit mund te zbatohen ne Kosove pa droje? Perse Prokurorja e meparshme, Luis Arbur i kishte bere verejtje Grupit te Kontaktit me 22 shkurt 1999; perse nuk ishte perfshire ne pikat e planit ndjekja e krimineleve serbe te luftes ne Kosove; perse Prokurorja e Hages Karla del Ponte, kur shpalli mandatin e arrestimit per kater kosovaret, u shqetesua aq shume kur nuk gjeti ne Kosove parlamentarin Fatmir Limaj?
Del Ponte u shpreh per te: "Ky i akuzuar ka arritur te largohet te premten -14 shkurt me fluturim te rregullt biznesi. U lejua te hipte ne avion dhe te nisej...Kjo eshte skandaloze!" Por perse na qenka skandaloze ....? Fatmir Limaj ka mandatin e Parlamentit te Kosoves dhe arrestohet ne befasi, kurse Milan Milutinovic, Presidenti i Serbise, perpara tre vjetesh u akuzua nga Gjykata e Hages dhe u prit derisa i skadoi mandati. Perse ky diskriminim percmues? Me 18 shkurt 2003 u shpall mandati i arrestit per kater shqiptare, njeri Fatmir Limaj, komandant i nje brigade te ish-UCK-se, kurse Haradin Bala, Isak Musliu e Agim Murtezi ishin luftetare. Akuza linte gjithcka per te dyshuar, si mosekzistimi i nje "kamp burgu" te tille, ashtu edhe ne preteksin e ekzistimit te nje pseudonimi "Murrizi". Qe ishte aktakuze e pabaze, e verteton dhe fakti se u dha nga fabrikimet serbe. Me 20 shkurt 2003, kryetari i Partise Demokristiane te Serbise dhe Minister republikan i Drejtesise, Vlladan Batic, deklaroi se "Gjykata e Hages, sipas urdherit te asaj ministrie eshte duke bere hetim edhe per 23 persona, te kombesise shqiptare, per krime lufte". Vlladan Batic shprehet me eufori ne konferencen e shtypit per gazetare ne Beograd: "Mundi shumevjecar i Ministrise se Drejtesise (te Serbise) ka dhene rezultate me ngritjen e akuzes se Gjykates se Hages kunder kater shqiptareve te Kosoves". Batici pret te nxirren "para Gjykates se Hages sipas pergjegjesise komanduese edhe komandanti i ish-UCK-se, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Agim Ceku dhe te tjere, si Fadil Gashi, Raif Gashi, Tahir Zemaj, Musa Jashari, Sokol Bashota, Rexhep Tahiri, Samir Lushtaku, Sulejman Selimi, Sebahudin Cena, Jakup Hoti, Latif Gashi Shaban Musliu, Jakup Krasniqi dhe Besim Cirati". (Sipas Beta-s) Kur lexon ate deklarate per shtyp te Baticit, pyet: "Mos valle Gjykata e Hages marrka urdhera nga Ministria e Drejtesise se Serbise? Edhe kreu i UDB-se, serbi Aleksander Vasiljevic u kanos se do t'i dergonte ne Hage me teper se 400 shqiptare. Degjon te tilla brockulla dhe pyet: Keta politikane nuk u ngopen qe e kthyen Kosoven ne nje varr masiv, dashkan dhe ta burgosin?
Fakte
Per dy vjet (1998-1999) terroristet shteterore serbe vrane me mijera civile shqiptare te paarmatosur. Jane te dokumentuar vrasesit me emra dhe fytyra ne raportet luftarake, ne gazeta, foto e filmime. Dokumentohen qindra raste kur serbet i kane kredhur kufomat neper varre masive dhe per te maskuar vendin e kane mbuluar me plehra. Kane mbushur puset ne tere Kosoven me te vrare, te plagosur e te gjalle. Mbi kufomat e masakruara kane hedhur qener dhe kafshe te vrara. U kane care barkun shtatezenave shqiptare, u kane nxjerre foshnjat dhe iu kane mbushur barkun lehonave me prush. Vandalet ushtarake te Milloshevicit kane perdhunuar gra, vajza deri edhe miturake shqiptare. Jane mbushur kamionet-frigorifere me kufoma te masakruarish shqiptare, jane mbartur ne Serbi, hedhur ne lumin Danub, kredhur neper varre masive, ne Bajtanice e gjetke. Une po i radhis ato vende qe i kam shkelur, kam biseduar me te mbijetuarit dhe kam pare me syte e mi masakren: Me 5 mars 1998, ushtria dhe policia serbe, paramilitaret masakruan 58 shqiptare, anetare te familjes Jashari. Me 15 maj 1998, vandalet serbe sulmuan Llapushnikun dhe Orllatin. Kush nuk mundi te arratisej u masakrua. Sigurisht emrat e atij lloj "burg-kampi", nese nuk jane te sajuar, jane te vraret nga vete ushtaraket terrorirste serbe. Qe aktakuza eshte e perpiluar me ngut ne Beograd duket kur paraqet kohen e ngjarjes ne menyre evazive: "Prej ose rreth 25 korrikut '98...." Habitem si pranon nje aktakuze te tille Gjykata e Hages! Me 18-19 korrik 1998, forcat ushtarake serbe sulmuan Rahovecin dhe me ta u bashkuan dhe ata pak serbe te qytetit. Shtypen me tanke femije, pleq e plaka. Gozhduan neper shtylla burra e gra shqiptare, e per kete masaker shkroi edhe shtypi amerikan me 8 gusht 1998. Me 5 janar 1999 ne Recak te Shtimes u masakruan 45 shqiptare. Barbaret ushtarake serbe nje femije ia nxorren kokordhoket e syve, nje plaku zemren. Keto masakra i drejtoi zevendeskryeministri i Jugosllavise, Nikolla Shahinovic dhe ministri i Brendshem i Serbise, Sreten Llukic. Ata bashke me mijera kriminele serbe te tjere shetisnin te lire neper Serbi dhe Mal te Zi.
Krijoni Kontakt