Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    ju përshëndes të gjithëve..... e në veçanti e përshëndes gabriel duke e falenderuar për qortim që kishte bërë për përkthimin tim..... shpresoj se e ka lexuar se kërkova falje për përkthim jo të mirë para se të filloja ta përkthej shkrimin "Don't Close Your Blinds" këtu.....
    do të shkruaj për qëndrimin që e ka pas Thomas Edison ndaj dështimeve..... kur njëri e pyet se pse nuk heq dorë për bërjen e poçit elektrik mbasi ka dështuar duke provuar mbi treqindë mënyra (duke përdorur materiale të ndryshme)..... Thomas Edison përgjigjet se mbasi ka provu mbi treqindë herë atëher i din mbi treqindë mënyra se si nuk bëhet poçi elektrik..... e i thotë atij që e pyet se ti nuk e din asnjë mbasi nuk ke provuar asnjëher.... e dijmë se Edison ka arritë sukses dhe e ka zbulu poçin elektrik mbas provës së treqindë e kusurtë.....
    shpresojë se mua do t'më mer më pak se treqindë prova në përkthime që të bëj përkthime të përsosura...... e me e arritë atë i mirëpres qortimet e tjerëve si qortimin e gabriel.... mirpo.... kur ta qortoni dikënd për shkrim në Gjuhën Shqipe së paku përdorni të gjitha shkronjat e Gjuhës Shqipe (mos i leni mangut "ë" e "ç")..... e mos përdorni fjalë jo Shqipe (si "bastarduarit"..... ku do të përshtatej fjala "përdhunimit"...... "dialog" ku do të përshtatej fjala "bashkëbisedim"..... "serviret" ku do të përshtatej fjala "paraqitet")....
    kush të don mundet me e lexu atë përkthim timin e me e vën re se i kam përdor shkronjat e Gjuhës Shqipe "ë" e "ç"..... e jam munduar të përdori fjalë vetëm të Gjuhës Shqipe.....

    mbasi paska mar kahje tjetër shtjellimi i çështjes në fjalë këtu..... po shkruaj për Turqinë e Gjermaninë e sotit.....

    si fillim duhet me i lënë mendimet e prera se cilat shtete i kemi miq e cilat armiq..... duhet të i përshtatemi rrethanave të kohës çdoherë e të lidhim miqësi sipas tyre..... po e mar si një shembull atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëdhënie me Japoninë.... vëni re se si i kanë përshtat marrëdhëniet në mes tyre sipas rrethanave të kohës....

    nejse.... se ne Shqiptarët duhet së pari të mësojmë të mos mbajmë huj me njëri tjetrin e atëher të mësojmë me u sjell me shtete tjera.....

    sa për Turqi si diçka që ka dal prej shëndrrimit të perandorisë Osmane.... nuk na kanë mbajtë si pëllumba sikur e shoh se disa dëshirojnë me ja mbushë mendjen vetes e tjerëve.... në Mesjetë me numër të popullësisë ka pas sa Shqiptarë aq edhe Françez.... në vitin 1912 sa Shqiptarë ju dalin me i mbledh në këtë botë e sa Françez.... kjo mjafton me e ditë se si na kanë trajtu Osmanlinjtë gjatë kohës që kemi qenë nën sundim të tyre..... na kanë gri....

    sot Turqia i përshtatet rrethanave kohore e na përkrah..... Turqia ua ka tërheq vëmendjen Evropës se do ta shkel si përpara deri ku të i mbërrin çizma e ushtarit Turk kur mbas trazirave të vitit 1997 Evropianët bënë përgatitje se cili vend Evropian do ta sundojë cilën pjesë të asaj pjese të Shqipërisë të pavarur.... ju kujtohet se Evropianët veç i patën vendos flamujtë e tyre mbi hartë të asaj pjese të Shqipërisë..... e mbas asaj fjale të Turqisë Evropianët u zbothen.....

    Turqia e din se do të mbetet pa farë ndikimi në Evropë sikur sllavët përmes shkive e grekëve të ja arrijnë qëllimit që t'ja qesin gardhin e mos ta lënë të ketë qasje tokësore në Evropë.... e Turqia na përkrah neve se jemi lidhje e tyre për në Evropë.... përmes neve.... Sangjakut.... e Bosnjës depërtojnë në Evropë.....

    sa për Gjermani si shembull se si ja sheh hajrin Shqiptari në vend të tyre - nuk dua të shtjelloj se si (nuk) ja kanë bërë vendin vetit Shqiptarët në Gjermani - mund të shërbej përvoja e të zhvendosurëve nga pjesa e Shqipërisë (Kosova) në 1999 në tjetër pjesë të Shqipërisë (Iliridë).... në pjesën e Iliridës ku ka qenë e vendosur ushtria Gjermane policia maqedonase nuk ka guxuar të i trajtojë të zhvendosurit sikur se i ka trajtuar keq në.... të mar si një shembull.... në kampin e Stankovacit ku nuk ka pas ushtarë Gjermanë.....

    si e kam kuptuar unë këtë rend të ri..... ja se si është duke u vendosur ku jemi ne.... sa i përket botës Amerika sundon.... Gjermania sundon në Evropë.... e në Ballkan sundon Turqia..... ne Shqiptarët besoj se kemi mësuar prej rreshtimeve të gabuara që i kemi bë përpara...... si rreshtimin që e patëm bë me Osmanlinjtë pak para se ata me i la duartë..... e na dënoi bota për atë.... dënimin tjetër nga bota e patëm pas rreshtimit me Gjermani..... tash besoj se jemi rreshtuar mirë..... jemi mirë me Amerikë.... me Gjermani.... e me Turqi....

    Çdo të mirë....

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga darwin
    per xhonturqit (qe ishin ne pushtet ne ate kohe), atdheu yne ishte ne fund te listet se interesave
    Me vjen keq qe kur flisni nuk bazoheni ne fakte por ne hamendje. Nder njerezit me te rendesishem te Xhon Turqve ishte nje shqiptar nga Struga: Ibrahim Temo. Kjo duhet te jete domethenese per "argumentin" tend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 20-11-2004 më 08:55

  3. #63
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Me vjen keq qe kur flisni nuk bazoheni ne fakte por ne hamendje. Nder njerezit me te rendesishem te Xhon Turqve ishte nje shqiptar nga Struga: Ibrahim Temo. Kjo duhet te jete domethenese per "argumentin" tend.


    ouu?? po flasim me "agumenta" ??

    mire atehere.. levizja e xhonturqve ka qene per lirine e popujve, apo ka patur karakter nacionalist, ky synohej qe te riperterihej perandoria osmane (ose me mire bojatisej!!), sepse po thermohej me shpejtesi gjithnje e me te madhe.. ???? Tani meqe gezonim perkrahjen e madhe nga Ibrahimi, xhonturqit gjate viteve 1908 - e deri me 1912 (vit ne te cilin nuk i perkisnim me) pra kohe qe ishin ne fuqi, e perkrahen nje shtet te pavarur shqiptar ???
    Prektora

  4. #64
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Dihet qe Turqia po perpiqet te tregoje influencen e saj ne Shqiperi, kjo e ktheu dhe njehere Shqiperine ne shesh beteje midis Greqise dhe Turqise. Ushtrite e ketyre dy vendeve kane me teper se 3 vjet qe po perpiqen me zell "fetari" te tregojne fuqine e tyre ne Shqiperi. Keshtu investimet Turke ne Pashaliman u pasuan me zbarkimin e menjehershem te 300 inxhinjerve ushtarake Greke qe riparuan mese 40 projektore deti (lighthause's-s'po me vjen ne mendje ai dreq emri).
    Po te lexonit me vemendje shkrimin e R2T,do kuptonit se nuk ju hap barku Portes se Larte te na ndihmoje "verese''.
    Dhe meqenese maredheniet greko-turke dihen si jane,ato shqiptare-greke si mos me keq,ehhhhhhhhhh atehere dalim tek ajo shprehja e pleqve te mocem
    "Armiku i armikut tim,eshte miku im"
    Dhe se fundi edhe gjysmen e Stambollit dhe Ankarese te na falin veziret,sulltanet,Cilleret,Ozalet ,Exhevitet,nuk lahen 500-vjet vargonj,harace,prapambetje.
    Ironizojme ,dhe anashkalojme mbi varret dhe historine te quajme miq Turqit,pale tu bejme edhe "temena" duke ju puthur edhe kembet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 21-11-2004 më 23:37
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #65
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Mos i qaj hallin turqise, dhe fajin qe turqia ka ngelur prapa eshte pikerisht ai brezi i Ataturkut. Ata me gjithe ushtrine e kane lene mbrapa. Sot eshte nje qeveri qe anon me shume nga bazat islame dhe sapo erdhen ata ne pushtet Turqia u be vendi qe po rritet me shpejt. I dyti pas Venezueles. Venezuela 13.9%, Turqia 13.4%. eshte kjo qeveri me baza islamike (jo se po perdorin ligj islam por eshte nga ata qe brezi i Ataturkut, qe ti nuk i njeh fare, i urren ).
    Qesharak jeni per zotin......
    vjen turku, te sundon per 500 vjet dhe largohet pa lene asgje perpos objekteve fetare dhe disa urave te punuara nga guri. Nuk lejon te mesojsh ne gjuhen tende. Te ndryshon emer, mbiemer, zakone dhe kulure. La pas vetes asgje pos mjerimit dhe analfabetizmit.

    Turqit krenohen para botes perendimore se jane shtet laik, e ti!? Ti duken se Ataturku ta paska prishur terezine. Tu duket logjika nuk te punon mire!! Me sa e di une Turqia po mundohet te hyj ne EU. Ne nje grup shtetesh me 95% te krishtere. Si mendon ti se kthimi i Turqise nga feja islame e afron apo e largon Turqine nga pikqellimi qe ka te huj ne Eu.

    Degjo! Nese e lavderon turqine dhe vepren e tyre historike (okupimin dhe masakrimin e Shqiperise) duhet ta dishe se do te ofendosh te krishteret shqiptare. Pse? Sepse ata kaluan jeten ne vuajtje me shekuj.

    Kete mund ta bejshe vec per far fanatizmi fetar, se paku keshtu tingellon ne veshin tim. Gjithashtu me kete mendim ti bjen ne kundershtim me koloset shqipatare si Konica, Naimi dhe Kadareja .

  6. #66
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    C'fare thote Konica, Kadareja, e Naimi?
    C'fare thote Ismail Qemali?
    Nuk i fyen njeri te krishteret. Mos perdridh fjale. Lexo njehere shkrimet me lart ta kuptosh se sa i ka shtypur turku besimet e tjera.

    Kur erdhi ne fuqi Ahmet Zogu te gjitha komunitet fetare te krishtere ishin m ete kenaqur nga trajtimi ne kohen osmane sesa ne kohen e ketij te fundit.

    Gjithashtu kur permenda brezin e Ataturkut dhe atij te sotem fetar(qe ti nuk i njeh fare): desha te te them se ai brezi i Ataturkut e ka rrjep e ka vjedh, e ka shfrytezuar pasurine a tij vendi. Patjeter qe Ataturku e cliroi Turqine ne luften e pare boterore por ama brezat qe la ai mbrapa nuk e cuan nje hap perpara. Kurse ky brez i sotem me baza fetare me drejtesi dhe me pune po e cojne turqine perpara.

  7. #67
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Komandanti i misionit shqiptar në Irak, major Ardian Bali, rrëfen për “Shekullin” situatën e rëndë në Mosul

    “Pritat e terroristëve ndaj patrullave tona në Irak”

    “Pesë ditë më parë, patrulla jonë ra në pritë të një grupi terrorist në zonën në veri të aeroportit”

    Afrim Imaj

    TIRANË- Komandot shqiptare në Irak janë përballur kohët e fundit me një situatë tepër të rëndë luftimesh. Grupet terroriste irakenë kanë sulmuar shpesh herë këto ditë bazën ku ndodhen komandot tona dhe ato amerikane. Gjatë kësaj kohe patrullat tona e kanë gjetur veten edhe në sulme të drejpërdrejta por deri tani kanë ditur që t’i kalojnë shumë mirë situatat e rrezikshme. “Situatës së tensionuar, ditët e fundit, nga grupet terroriste në Mosul, trupat tona i janë përgjigjur me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Ato ndihen shumë mirë me shëndet dhe gëzojnë gjendje morale të lartë”. Kështu është shprehur dje në mbrëmje në telefon në një intervistë për “Shekullin” komandanti i misionit shqiptar në Irak, major Ardian Bali. Kreu i komandove tona në zonën më të nxehtë të globit na u lut të bënim me dije familjarët dhe të afërmit e tyre, se çdo gjë tek ta rrjedh normalisht dhe pa shqetësime serioze.
    Gjatë ditëve të fundit, veprimet terroriste janë përshkallëzuar edhe më tej jo vetëm në Falluxhia, por edhe në Mosul. Cila ka qënë situata me të cilë është ballafaquar efektivi ynë në atë rajon?
    Situatës më të fundit të tensionuar nga grupet terroriste, trupat tona i janë përgjigjur me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke demostruar një paraqitje shëmbullor edhe në rrethanat më kritike. E vërteta është se ato ndihen shumë mirë me shëndet dhe gëzojnë një gjëndje morale të lartë. Tashmë, është kapërcyer gjendja e vështirë që shkaktuan sulmet e grupeve estremiste irakiane në disa zona të qytetit të Mosulit dhe trupa jonë vazhdon të kryejë me sukses detyrat, duke qenë në krah të aleatëve.
    A ka patur sulme të drejtpërdrejta ndaj komandove shqiptare që shërbejnë në Mosul?
    Siç dihet, trupat tona janë vendosur në aeroportin e Mosulit, që tashmë është një bazë ushtarake amerikane dhe kryejnë detyra që kanë të bëjnë me sigurinë e saj. Ndërkaq, jashtë bazës, ato janë duke kryer detyra patrullimi në zona të ndryshme në qytet, kryesisht në pjesën veriore të aeroportit. Në të gjitha rastet, misioni ynë mbetet i pashkëputur nga detyrat që zgjidhin forcat e tjera të kualicionit. Për rrjedhojë, çdo acarim situate ndihet edhe në kushtet që kryen detyra efektivi shqiptar. Situata kritike për të cilën foli edhe media para disa ditësh, kishte të bënte me reagimin energjik që u bënë forcat amerikane sulmeve të terroristëve irakianë në Mosul. Luftimet u zhvilluan të ashpra sidomos në disa zona, ku kanë patur detyra në terren edhe trupat shqiptare. Desha të theksoj, se pavarësisht nga këto rrethana të jashtëzakonëshme, efektivi ynë ka qënë i suksesshëm në të gjitha detyrat që ka zgjidhur. Pikërisht për këtë kemi marrë edhe vlerësimet më të larta nga eprorët dhe aleatët që operojnë në qytetin e Mosulit. Tashmë situata paraqitet më e qetë dhe çdo gjë rrjedh normalisht.
    Ka patur një përpjekje të drejtpërdrejtë të forcave tona me grupet terroriste. Në cilat rrethana ka ndodhur dhe si është zgjidhur situata?
    Teksa kthehej në bazë njëra nga patrullat tona, para pesë ditësh, aty nga ora 22 e mbrëmjes, ra në pritë të një grupi terrorist në zonën në veri të aeroportit. Të gjendur nën breshërinë e dhjetë mitralozëve të lehtë, komandot reaguan menjëherë, duke u kundërpërgjigjur rrufeshëm. Mjeshtëria dhe aftësitë e larta profesionale, përcaktuan zgjidhjen me sukses të situatës. Përballja me zjarr, zgjati rreth një orë, pastaj terroristët u detyruan të tërhiqen. Ishte një kompleks veprimesh që u kryen mrekullisht nën drejtimin e oficerit Albert Malaj dhe të kapterit Arben Muça. Veçanërisht, ushtarët Mentor Bare, Valentin Armati dhe nënoficeri Klevit Hoxha, përballuan detyrat më të vështira në këtë zgjidhje detyre.
    Me çfarë masash konkrete u jeni përgjigjur situatave të fundit të shkaktuara nga përshkallëzimi i sulmeve terroriste?
    Sulmet kanë qënë sporadike, kryesisht goditje me mortaja të kalibrave 52 e 60 milimetra dhe me raketa tip 57 milimetra ndaj bazës së aeroportit. Janë goditje në distancë, të destinuara përgjithësisht për panik dhe që në mjaft raste kanë për objektiv helikopterët që ulen rishtaz në aeroport. Tashmë masat ndaj tyre janë të plota dhe garantojnë sigurinë e bazës dhe të efektivit që është vendosur dhe kryen detyra në të. Sa për sigurinë e efektivit tonë që operon gjatë patrullimit në qytet, kohët e fundit kemi organizuar një nënrepart të gatshëm të reagimit të shpejtë që përdoret për ndihmë për trupat që kërcënohen gjatë situatave të ndryshme. Ky efektiv ka zgjidhur një sërë detyrash dhe është bërë mburojë ndaj goditjeve të befasishme të grupeve terroriste. Ka mandej një mori masash komplekse të sinkronizuara edhe me komandën aleate të cilat përsosen e përpunohen në proces, sipas rrethanave dhe gjendjes konkrete.
    Ditët e fundit efektivin tonë e ka përshëndetur Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe “Olimpia”, gjenerali Ham. Diçka më konkrete rreth mesazhit të tij.
    Brigada “Olimpia” është njësia në të cilën është inkuadruar trupa jonë në Mosul. Gjenerali Ham ka qenë disa herë i pranishëm te komandot tona. Ditët e fundit ai erdhi enkas për të përgëzuar efektivin tonë për shkallën e lartë të përkushtimit dhe profesionalizmit e demostruar gjatë zgjidhjes së situatave kritike që vijuan për disa ditë në Mosul. “Trupa juaj, theksoi generali Ham, është kompakte dhe mjaft solide, ajo ka demonstruar këto ditë shkallën më të lartë të gatishmërisë dhe solidaritetit përballë rrethanave shumë të vështira”
    Ka qenë ndërkaq këto ditë mysafir te ne edhe komandanti i trupave të mbështetjes amerikane me qendër në Kuvajt, gjeneralmajori Mock, i cili është shprehur me konsideratat më të larta për kontributin e komandove tona në zgjidhjen e situatave kritike në Mosul. Po kështu edhe mjaft ushtarakë të tjerë të lartë të kualicionit, kanë shprehur vlerësimet e tyre mjaft pozitive për kontigjentin tonë. Këto e kanë rritur edhe më shumë motivimin e komandove që vazhdojnë t’i kryejnë detyrat në mënyrë shëmbullore, qoftë edhe në rrethana kritike.
    Mund të na thoni diçka nga marrëdhëniet me banorët e qytetit të Mosulit?
    Tashmë, qysh me misionin e parë shqiptar në Mosul, është krijuar një traditë shumë e mirë miqësie me banorët vendas. Në misionin aktual, kemi dy ushtarë, Blerim Dishën dhe Shkëlqim Qefalinë që dijnë arabisht, çka na ka ndihmuar të komunikojmë nga afër e të bashkëpunojmë në mënyrë të frytshme me njëri tjetrin. Njohja dhe përshtatja me ritet dhe zakonet e tyre, ka ndikuar në krijimin e një klime të shëndoshë mirëkuptimi. Desha të shtoj se këtu nuk ndeshemi vetëm me situata të vështira, por edhe me një jetë të mbushur me detaje të ngrohta shoqërore, ku dallojnë mbrëmjet për ditëlindjet dhe rastet e gëzimeve familiare. Kishim këto ditë 20 vjetorin e Shkëlqim Qefalisë që e kaluam mrekullisht, po festuam parmbrëmë edhe një ngjarje të shënuar të njërit prej shokëve tonë që u bë baba. Nënoficerin Xhevit Hoxha ky gëzim e gjeti në Mosul dhe përjetimi mbeti diçka krejt e veçantë. Këto lloj festash kanë ngjallur kërshërinë dhe tashmë frekuentohen me kënaqësi nga mjaft prej kolegëve tanë nga shtete të ndryshme. Është një copë e shpirtit brilant të shqiptarit që të huajt kanë rast ta shikojnë të shpalosur në situata disi të veçanta.

    Dy javë të tensionuara në Mosul
    Gjatë këty dy javëve të fundit, situata në qytetin iraken të Mosulit nuk ka qenë aspak e qetë. Terroristët vendas kanë sulmuar disa herë bazën ku ndodhen trupat shqiptare por pa rrezik. Ata kanë pasur provokime të ndryshme gjatë patrullimit të tyre në Mosul por kanë ditur që t’i zgjidhin më së miri situatat që u kanë dalë. Gjatë këtyre sulmeve, kanë mbetur të vdekur disa ushtarë amerikanë. Natën e Kadrit, të premten e para dy javëve, ka qenë sulmi më i fuqishëm. Terroristët irakenë kishin rrethuar bazën ku ndodhen komandot shqiptare dhe për gjashtë ose shtatë orë janë zhvilluar luftime të ashpra. Ata ishin të pajisur me murtaja dhe sulmonin nga larg ndërsa trupat shqiptare dhe amerikane përpiqeshin që të mbroheshin. Guerilasit vendas kanë arritur që të marrin pozicione të rëndësishme në qytetin e Mosulit, ku patrullojnë edhe forcat tona. Ata kanë arritur që të pushtojnë përkohësisht nëntë rajone policie, të cilat i kanë grabitur dhe më pas i kanë lënë, si dhe disa pika strategjike të qytetit nga të cilat janë tërhequr shumë shpejt. “Ditët e fundit, baza ku ndodhen forcat amerikane dhe ato shqiptare ka pësuar sulme të fuqishme nga ana e grupeve terroriste irakene. Ato janë pozicionuar rreth bazës dhe herë pas here ndërmarrin sulme të befasishme guerile”, -ka pohuar një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.


    Incidentet në Irak

    4 korrik 2003
    Sulmi i parë ndaj komandove në Mosul është goditja me mortajë në aeroportin që ruhej nga komandot

    14 korrik 2003
    Persona të armatosur sulmojnë vendrojet 4,5 e 6, nuk ka asnjë të lënduar

    31 korrik 2003
    Sulmohet me armë zjarri vendroja Nr.1 nën kontrollin shqiptar në aeroportin e Mosulit

    3 gusht 2003
    Pre e sulmeve të forcave që përkrahin Sadam Hyseinin është vendroja nën kontrollin shqiptar nr.4

    29 gusht 2003
    Patrulla shqiptare që po lëviz në afërsi të bazës qëllohet me armë zjarri

    2 shtator 2003
    Në rrugën ku do kalonte patrulla shqiptare është vënë një bombë artizanale, e cila nuk shpërthen

    15 shtator 2003
    Goditet me granatë dore patrulla e ushtarëve shqiptarë në Mosul, plagoset ushtari M. Leka, vriten disa civilë irakenë

    18 tetor 2003
    Për disa ditë me radhë irakenët kanë goditur me armë zjarri vendrojen nr.1 që ruhet nga shqiptarët

    27 korrik 2004
    Patrulla shqiptare bie në një minë, plagosen Erigert Çela, Elton Abazllari dhe Dashamir Gjyla

    12 nëntor 2004
    Terroristët irakenë sulmojnë për shtatë orë pa pushim me murtaja bazën ku ndodhen komandot shqiptare
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Qesharak jeni per zotin......
    vjen turku, te sundon per 500 vjet dhe largohet pa lene asgje perpos objekteve fetare dhe disa urave te punuara nga guri. Nuk lejon te mesojsh ne gjuhen tende. Te ndryshon emer, mbiemer, zakone dhe kulure. La pas vetes asgje pos mjerimit dhe analfabetizmit.

    Turqit krenohen para botes perendimore se jane shtet laik, e ti!? Ti duken se Ataturku ta paska prishur terezine. Tu duket logjika nuk te punon mire!! Me sa e di une Turqia po mundohet te hyj ne EU. Ne nje grup shtetesh me 95% te krishtere. Si mendon ti se kthimi i Turqise nga feja islame e afron apo e largon Turqine nga pikqellimi qe ka te huj ne Eu.

    Degjo! Nese e lavderon turqine dhe vepren e tyre historike (okupimin dhe masakrimin e Shqiperise) duhet ta dishe se do te ofendosh te krishteret shqiptare. Pse? Sepse ata kaluan jeten ne vuajtje me shekuj.

    Kete mund ta bejshe vec per far fanatizmi fetar, se paku keshtu tingellon ne veshin tim. Gjithashtu me kete mendim ti bjen ne kundershtim me koloset shqipatare si Konica, Naimi dhe Kadareja .
    Ti mund t'ia fusesh kot; eshte e drejta jote. Ty, qe thua se te krishteret kane vuajtur ne kohen e osmanllinjve, te bej vetem nje pyetje: Ku e kane patur qendren ortodokset?

    Osmanllinjte jane shembull per tolerancen fetare dhe kjo eshte nje e vertete e pranuar nga studiues me fame nderkombetare. Lexo Bernard Lewis, Arnold Toynbee etj. dhe do e kuptosh kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 22-11-2004 më 07:25

  9. #69
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga forum126
    C'fare thote Konica, Kadareja, e Naimi?
    C'fare thote Ismail Qemali?
    Nuk i fyen njeri te krishteret. Mos perdridh fjale. Lexo njehere shkrimet me lart ta kuptosh se sa i ka shtypur turku besimet e tjera.

    Kur erdhi ne fuqi Ahmet Zogu te gjitha komunitet fetare te krishtere ishin m ete kenaqur nga trajtimi ne kohen osmane sesa ne kohen e ketij te fundit.

    Gjithashtu kur permenda brezin e Ataturkut dhe atij te sotem fetar(qe ti nuk i njeh fare): desha te te them se ai brezi i Ataturkut e ka rrjep e ka vjedh, e ka shfrytezuar pasurine a tij vendi. Patjeter qe Ataturku e cliroi Turqine ne luften e pare boterore por ama brezat qe la ai mbrapa nuk e cuan nje hap perpara. Kurse ky brez i sotem me baza fetare me drejtesi dhe me pune po e cojne turqine perpara.
    Se cka thote Kadareja lexo intervistat e tij ku permend ceshtjen fetare. Ai e din mire rolin kolosal qe te krishteret luajten ne ruajtjen e gjuhes dhe vetedijes kometare. Kete e thot haptas, e tha ne Le Figaro ku drejtperdrejt akuzoi islamizmin dhe komunizmin per gjendjen e mjeruashme te popullit Shqiptar.

    Sa per Konicen lexo ne "Faik Konica - Jeta dhe vepra" pergjegjen e tij islamisteve ne kohen kur vendosej per fatin e alfabetit.

    Une e kuptoj se ty nuk te pelqen, bile ndoshta edhe te ofendon mendimi im, por ne opinionin tim faktet flasin ndryshe.

    Por po, personalisht mendoj se Shqiptaret e besimit muslimane deri ne kohen e sodit, jane ndoshta popullata me tolerante islamike ne planet. Une te thom te verteten nuk shoh tolerance ne boten tjeter islamike ndaj besimeve tjera. Shih Filipinen, Indine, Tailanden, Nigjerine, Sudanin etj.

    Por mos bini viktime e propagandes fundamentaliste qe po ju sjedhin kleriket e shkolluar ne vendet Arabe.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Se cka thote Kadareja lexo intervistat e tij ku permend ceshtjen fetare. Ai e din mire rolin kolosal qe te krishteret luajten ne ruajtjen e gjuhes dhe vetedijes kometare.
    Naim Frasheri, bilbili i gjuhes shqipe, i krishtere ka qene ? Nuk e paskam dite une kete. Epo sa te rrosh do te mesosh i thone.

    P.S. Traboini, mos i kthe muhabetet ne lufte midis feve! Kauzes kombetare i kane dale zot si te krishteret ashtu edhe muslimanet. Mos t'ia fillojme me lista emrash tashi ktu.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •