Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiperia ka shume "popuj miq" ne bote ne kontekstin e fqinjesise se mire apo maredhenieve diplomatike, por asnje popull pervec SHBA qe mund ti besojne sigurine e tyre. As Turqia, as Italia, as Greqia, as Franca, as Austria, as Gjermania qe ne pamje te pare duken popuj miq nen perspektiven e shqiptarit te mijevjecarit te III, nuk jane te tille pasi te gjitha kane interesat e tyre karshi Shqiperise qe perplasen me interesat tona kombetare. Dhe jo vetem kaq, por ekzistojne precedente historike te rrezikshme te ketyre vendeve mbi interesat tona kombetare.

    Nuk eshte Shqiperia qe ka nevoje per Turqine, pasi Turqia eshte nje popull qe nuk ndihmon dot vetveten, eshte Turqia qe ka nevoje per mbeshtetjen e Shqiperise, shteti i vetem Ballkanik apo Evropian qe i dhuron Turqise nje dritare ne familjen evropiane, pasi ne syte e Evropes Turqia eshte me shume Azi dhe me pak Evrope. Arsyeja tjeter perse turqia ka nevoje per maredhenie te mira me Shqiperine eshte nevoja e saj per ta implikuar dhe perdorur Shqiperine si koke turku ose barazpeshe ne perplasjen e interesave turke me ato greke ne Ballkan e me gjere. Interesat shqiptare deri ne 1999 ishin peng te ketij konflikti dhe steriotipi.

    Turqia eshte shtet qe nuk siguron dot sigurine e vete territoriale qe nuk kercenohet nga jashte por nga brenda saj, fale dy rrymave qe perplasen per pushtet ne jeten e Turqise: progresive dhe regresive. Progresivet kerkojne te modernizojne Turqine dhe mentalitetin e atij populli, jane studente te Qemal Ataturkut, regresivet kerkojne ta kthejne Turqine ne nje republike islamike ku ligjin nuk e bejne njerezit me voten e tyre, por Kurani e Sheria.

    Pa mbeshtetjen amerikane, qe eshte aleati i vetem i Turqise ne arenen nderkombetare perendimore, Turqia sot nuk do te ishte ajo qe eshte. Doli perseri ne skene SHBA interesat e se ciles kane rindertuar boten e lire.

    Ku ishte Turqia ne 1999 kur shqiptaret po deboheshin e vriteshin si bageti ne Kosove?
    Ku ishte Turqia nje vit me vone ne Maqedoni kur shqiptaret u ngriten ne lufte per te kerkuar te drejtat e tyre?

    Ishte duke ndjekur politiken e saj "hiqe mos e keput", pasi nje Kosove e pavarur apo nje minoritet me te drejta te barabarta me shumicen e popullsise nuk rezonojne mire ne jeten e brendshme te Turqise (ceshtja e pavaresise se Kurdistanit dhe ferkimet e minoriteteve te krishtera-muslimane ne Turqi).

    Albo

    P.S Eshte "urrejtja ime ndaj muslimaneve" apo injoranca juaj per ate qe diskutohet problemi?!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ata qe e urrejne Turqine jane vetem nje pjese e vockel, e paperfillshme e popullit shqiptar. Me sa kam pare ne Shqiperi shumica e duan Turqine. Mbaj mend qe kur luajti Turqia ne boteror lokalet i kishe plot me tifoze te Turqise. Le me ne ndeshjen me Greqine. Ju kot flisni; shqiptaret e duan Turqine.
    Askush nuk ka te drejte t'u imponoje njerezve se ke te duan dhe ke te urrejne.
    Juve s'ia keni haberin hiç se ça behet ne Shqiperi.

    Mjaft mbollet urrejtje per Turqine! Le te urrejme ata qe na urrejne dhe kjo mjafton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 19-11-2004 më 12:53

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Albo
    P.S Eshte "urrejtja ime ndaj muslimaneve" apo injoranca juaj per ate qe diskutohet problemi?!
    Kesaj i thone hajde babe te te tregoj tokat. Sigurisht qe urrejtja jote per muslimanet eshte ajo qe nuk te le te shohesh realitetin. Une kam sa vjet qe jetoj ne Turqi dhe i di shume me mire se ti çeshtjet per te cilat flet me lart.

    Ti me flet per Qemal Ataturkun, per regres, per progres. Une ia kam lexu nje pjese te mire te veprave dhe i di shume mire te gjithe grupet te cilat e perkrahin, e sulmojne dhe e perdorin. Ato qe thua ti jane plotesisht gabim. Thjesht nje gjykimi ceket, nje percjellje e atyre qe llomotit media. Me thuaj se kush eshte ai grup qe kerkon ta ktheje Turqine ne vend me Sheriat Islam...

    Une flas per nje popull mik, per nje popull qe e do popullin shqiptar. Per nje shtet qe mbeshtet Shqiperine. Nuk mund te presesh prej asnje shteti qe te vije e te luftoje per ty.

    Thua:Turqia ka nevoje per Shqiperine. Sa gjykim i ceket. E si mund ta thuash kete? Shqiperia eshte nje vend aq i vogel dhe i pafuqishem sa asnje vend s'ia ka nevojen. Mos t'ia bejme qejfin vetes!

    Ideja ehste kjo: Mos mbillni urejtje per nje popull mik. Hapni syte dhe shihni mire se kush eshte armik i vertete i vendit dhe kombit tone!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Turqia pra eshte miku yne me i afert. Nuk aplikon viza per shqiptaret ...
    Ja pra si behet MIK i yni ndonje shtet!
    T`jep vize,dhe puthja kembet.



    Ata qe e urrejne Turqine jane vetem nje pjese e vockel, e paperfillshme e popullit shqiptar.

    Sh.Hasanaj
    zedhenzi i popullit shqiptar!!!


    Ore dylber ,nga merr guximin me me prezenu mu,
    shoqerin, familjen time e farefisin tim se e duam TE GJITHE Turqin!??

    Arsyet per mos me e dashte Turqin une dhe populli im jane shuuuuuuume
    po nisa me ti rendit ketu do te me lodhen gishtat .

    Keshtu qe,
    nga gjith ky ekuacion rrjedh se te keshilloj me shprehe
    dashurin tande per turqfolsat ne njejs.



    Kaq dhe fundjave te kendshme iu uron rtp-ja
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 19-11-2004 më 12:40

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Ja pra si behet MIK i yni ndonje shtet!
    T`jep vize,dhe puthja kembet.






    Sh.Hasanaj

    Ti zedhenzi i popullit shqiptar
    te kisha keshillue me fol per veten tande

    se ore dylber nga merr guximin me me prezenu mu, shoqerin, familjen time e farefisin tim se e duam TE GJITHE Turqin!
    ptuuu,ptuuuu......jazek!

    Arsyet per mos me e dashte Turqin jane shuuuuuuume
    po nisa me ti rendit ketu do te me lodhen gishtat ne kete fundjave.

    Keshtu qe,nga gjith ky ekuacion rrjedh se ti shprehe dashurin tande per turqfolsat ne njejs.



    Kaq dhe fundjave te kendshme iu uron rtp-ja

    Une nuk jam zedhenes i popullit shqiptar. Ti mund ta futesh veten te ajo pjesa e vogel.


    P.S. Fjalen dylber perdore per ndonje qe ke andej afer! Si duket vjen prej ndonje zone te mbipopullume me dylberë!

  6. #46
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    O trima, o ujqer, o shoke,
    ca ju morri zjarri,
    pyejtja ishte kush eshte milu yne ne ballkan.

    Miku yne me i sinqerte ne ballkan eshte turqia. Cilin shtet mendoni se eshte me i afert?

    Po diskutonim ameriken qe po e shkruaj per te 20'ten here: Ajo as nuk na konsideron fare.

    Tani mos na nderroni temen: Turqia keshtu e Turqia ashtu.

    Per Turqine le te hapim teme tjeter dhe e diskutojme. Ne rregull. Jepini pergjigje dhe lexoni ato qe kam shkruar. Nqs doni te diskutoni lexoni ato c'fare shkruhet.

    Nen Turqi ka qene i gjithe ballkani duke perfsjire edhe vendet qe kane rrezikuar dhe vazhdojne te rrezikojne influencen si dhe jetesen tone. Pra nuk mund te them se kemi Serbine apo Greqine, apo Maqedonine miq te sinqerte. Sinqeriteti i Greqise eshte kur i privatizon Nano firmat shqiptare tek greket.

    Ju ftoj te gjitheve te diskutojme ne nje teme tjeter Turqine. Nqs doni e vazhdojme edhe ketu. Por tani jepuni pergjigje ato qe thashe per marrdheniet me Ameriken.

    Sa per Turqine:
    Ne kemi qene ne nje shtet osman. Qeverisja e vendit eshte bere nga shqiptaret. Kemi mbajtur edhe marrdhenie me vende te huaja ne hesap tone. Shteti Osman ka pasur ate qe qender e ka pasur ne Turqi.
    Nen shtetin osman ka qene i gjithe ballkani sa per zonen tone.
    Te gjithe e vleresojne ate kohe. Me vjen per tu habitur se Hungaria katolike, shteti i fundit qe u bashkua me Shtetin Osman, ka hapur muze te vecante ku permendet periudha osmane. Dhe krahas mbretit hungarez te asaj kohe kane vendosur statujen e Sulltan Sulejmanit.
    Gjithashtu hungarezet theksojne se investimet e bera ne Hungari kane qene shume me te medha se taksat qe mblidheshin.
    Pse vendet fqinje nuk thone se i ka lene Turqia mbrapa?
    A ju kujtohet se kush hyri ne Shqiperi pasi ne fituam pavaresine nga Ismail Qemali qe vinte direkt nga Parlamenti Turk? Ishin serbet dhe greket. Ishin fqinjet tane.
    Ismail Qemali si dhe shume rilindes te tjere atje ne Turqi u edukuan. Ata rilindes qe flisinin gjuhe shqipe.

  7. #47
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga darwin
    mund te shahet dhe kritikohet Amerika dite nate, por jo per keto lloj gjerash, se gati arrite ne konkluzion qe na urren !!!
    dhe sidomos motivi "vellazeria turke" nuk ka per cfare te na hyje ne pune (lere pastaj kur permendet Neritan Ceka si etalon largpamesie dhe atdhedashurie, qe te shkakton nje ndjenje perzierje diku andej nga stomaku).. ose vetem ne rast se kemi te bejme me parapelqim fetar, qe eshte dhe e vetmja arsye ne te vertete !!

    E shikon se si i ndan feja njerezit e te njejtit vend ??

    Nje pyetje per kuriozitet:
    Per cfare sulmi ka qene Gjermania ajo qe ka kembengulur e para, ajror apo tokesor - frontal ??
    Turqia eshte vendi me i afert dhe me me kapacitet qe mund te konsiderohet mik i yni. Mik konsiderohet edhe Gjermania e Hitlerit per shqiperine por fjalen e kemi per komshinjte. Nuk eshte per parapelqim fetar.

    Turqia qe na ka shtypur per 500 vjet. Kush e shpalli lirine e shqiperise? Ismail Qemali. Nga vinte ai? Nga parlamenti turk. Kush ishte rreziku yne? Ishte copetimi nga serbia dhe greqia dhe ajo u be.
    Kush ka mundur tja marre gjuhen dhe tokat shqiptarit? Turku jo, greku po.
    Turku nuk i morri dot per 500 vjet, greku per nje vit. Greku qe i nisi edhe muslimanet greke per ne turqi, nuk i pranoi.

    Gjermania, mesa kam ndjekur nga lajmet e asaj kohe (kjo edhe per arsyen se Gjermania me duket vendi me i sinqerte ne Europe per sa i perket shqiperise. Gjermanet jane te drejte. Nuk jane tinzare si Francezet. Anglezet nuk po i permend) qe para se te fillonte sulmi vazhdimisht ngulte kembe dhe ishte vendi i vetem nga te gjitha ato europiane. Sa per ate ajrore apo tokesore nuk eshte diskutuar me sa mbaj mend. Ndoshta duhej te vendosej me vone.Kush i ka ndjekur lajmet e asaj kohe duhet ta mbaje mend shume mire.

    ----------------------------------------------------------------------------------------
    Me mire nje ushtri gjermane perballe sesa nje ushtri franceze prapa.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    forum126, po te lexoje me shume histori dhe te shkruaje me pak ne forum, do ta kishe kuptuar qe Shqiperia nuk ka popuj miq ne Ballkan. Po te kish popuj miq, nuk do te fitonte pavaresine nga Turqia nje shekull me vone se fqinjet helene apo sllave dhe nuk do te copetohej e ndahej midis fqinjeve.

    Eshte nje gje te njohesh historine dhe ta interpretosh ndryshe ate.
    Eshte tjeter gje te diskutosh me nje njeri qe diskuton me bindje te plote pa njohur historine e popullit te tij.

    Kur ta kuptosh edhe ti te dukshmen qe Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka miq per koke ne Ballkan, atehere hajde te diskutosh ne kete teme me Albon. Deri atehere vazhdo ti mbushesh mendjen vetes per ato qe shpreh me lart.

    Albo

  9. #49
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Turqia eshte vendi qe e mbajti 500 vjet te pushtuar Shqiperine, vendi qe ishte pengese per pavaresine tone qe ne do te festojme pas pak ditesh. Nese ti Turqine e quan vend mik te shqiptareve, atehere lum si ti dhe mjere Shqiperia per njerez qe mendojne si ty.

    Fjalet e tua me kujtuan nje shprehje popullore te vjeter te pleqve "Ti je Turqi or djale!". E perdorin per te shprehur shkallen e prapambetjes por meqe ti beson se Turqia eshte nje popull mik, merre si kompliment.

    Eshte e kote te diskutosh me njerez qe i varin shpresat dhe sigurine e vendit tek Turqia, pushtuesi 500 vjecar i shqiptareve.

    Albo
    Sa per ate lloj pushtimi studioje pak me me kujdes. Ate nuk e quan pushtim as serbi, as greku, as hungarezi. Ate e ka vleresuar edhe Suedia e Polonia qe nuk kane qene brenda ketij shteti.

    Shteti shqiptar atehere udhehiqej nga Shqiptaret. Shqiptaret qofte musimane a te krishtere ishin ne shume raste ne detyra shume te larta ne shtetin osman. Ne detyra shume te larta kane qene edhe cifute edhe armenas te krishtere.

  10. #50
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Ata qe na vrane,na dogjen mesonjes dhe abetare,ata qe na kthyen nga Gjergj ne Skender.

    Neritan Ceka do bente mire ti kthehej serisht profesionit te vjeter te arkeologjise,te kerkonte ne mendjet tuaja,adhedashurine dhe luftrat e Kastriotit tone te MADH,divizionet e vjersherimit te Naimit,Cajupit,thinjat e bardha dhe perpjekjet e Ismail Qemalit,zjarrin e pushkeve te Boletineve, Idris Seferit,Dede Gjon Lulit,e Bac Bajramit,rrapin legjendar te Mashkullores dhe trimat e Cercizit qe shtrinin perdhe bimbashet e tu.
    Ruana o Zot nga miqesi te tilla qe na kujtojne vargonjte qindra vjecar,me sfond prapambetjen,erresirren.
    Larg nga dyert e Shqiperise gjithe Turgutet,Ozalet,dhe Tanshu Cilleret e rinj.

    PS Zotrote predikoke miqesine me Porten e Larte po kemberyq je shtruar ne vendin qe urren.
    Si ta kuptojme?
    Degjo Kolomb, turku nuk e ka pas problem per te na kthyer ne Skendere. Emrat njerezit i zgjidhnin sipas besimit te tyre.

    Turqia i ka pasur Gjergjet e shqiperise, Arielet cifute, dhe sllobodanet serbe mu ne mes te stambollit me detyrat me te larta.

    Ismail Qemali: Nga erdhi Ismail Qemali? C'fare detyre kishte ai perpara se te vinte ne Shqiperi? Kujt copetimi po i trembej ai?

    Turgut Ozalet: ti nuk e njeh kete emer. Mos fol kot. Eshte nje nga me aktivet gjate periudhes se trazires se Bosnjes dhe Kosoves. Shume here ka bere edhe takime me Klintonin duke shkuar deri ne amerike per te diskutuar per kete. Ti kur njeh dot Turgut e para 6 viteve nuk njeh dot Ismail Qemalin.

    Tansu Ciller: prape nuk e njeh. Nuk je i detyruar te tregosh kulturen tende duke renditur emra ketu. Tansu Ciller ishte ajo qe i tha Athines: te futem ne Athine ne rast se ben ndonje levizje te gabuar ne marrdhenie me Shqiperine. Kjo ishte Tansu Ciller. C'na ke sjelle: shembujt me te mire. Nderkohe qe Tansu Ciller thonte keto Athines, vellezerit tane himariote flisnin greqisht ne shtepite e tyre.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •