Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 92 prej 92
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vritet nga sulmet ne Falluxha marinsi shqiptar, Gentian Marku

    Lajmi i ores 1:15 PM


    Gentian Marku


    TIRANE (30 Nentor) -Nje shqiptar ka mbetur i vrare nga luftimet e diteve te fundit ne Falluxha mes forcave amerikane dhe guerrilasve irakiane. Ushtari i vrare eshte shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, i cili sherbente ne kompanine "Bravo" te Batalionit te Pare te Marinsave ne Falluxha. Djali humbi jeten ne 25 nentor, ne Falluxha, kur nga luftimet per te marre nen kontroll qytetin rebel te Falluxhas ne Irak mbeten te vrare 10 trupa amerikane. Familja Marku ne SHBA, e ka mesuar tashme lajmin e hidhur per djalin e saj 22 vjecar. Familjaret jane ne pritje te mberritjes se trupit te djalit te vrare, per ta percjelle ate ne banesen e fundit. I kontaktuar me telefon nga news24, babai Gentianit, Zef Marku ende ne gjendje shoku, nuk mundej te fliste gjate per ngjarjen e hidhur. Ajo qe dihet, eshte se familja e tij u largua nga Lezha ne vitin 1997 dhe u vendos ne Warren, ne Michigan te SHBA. Deshira per tu bere marins, Gentianit iu nxit nga babai i tij Zefi, i cili ne Shqiperi kishte sherbyer si kapiten policie. Pas perfundimit te trainimit, ne gusht 2002 Gentian Marku caktohet ne kompanine amerikane Bravo, skuadra e trete. Para nje viti Gentiani mberriti ne Shqiperi bashke me 1 700 trupa te tjera amerikane per nje stervitje te perbashket me trupat shqiptare. Pati shume pak kohe per te takuar familjaret qe ka ne Lezhe, pasi pas stervitjes ne Shqiperi, trupat amerikane u nisen me nje mision tjeter. Gentian Marku eshte shqiptari i dyte qe vritet ne Irak, nen flamurin amerikan. db/db (News24/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #92
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    "Ndjej vdekjen, ne luften e Irakut"

    Gentian Marku, djaloshi 22-vjecar nga Piraj e Lezhes, ne kontaktet e tij te fundit me te afermit en Lezhe, kishte shprehur parandjenjen deri ne bindje, se fundin e jetes se tij do ta kishte ne gjirin e luftes, ne vatren e nxehte. Flasin xhaxhai dhe daja i te ndjerit, per cmalljen e paket me marinsin e dashuruar ne SHBA. Letra e amanetit, per motren.
    Derdh lot mbi trupin e te vellait, por per dicka ndjehet krenare, amanetin e te vellait e ka mbajtur perbrenda ashtu sic i kerkoi edhe ai vete. Ana, motra e 22 vjecarit Gentian Pjetri, marinsit shqiptaro-ameriakan qe ka mbetur i vrare nga luftimet e diteve te fundit ne Falluxha mes forcave amerikane dhe atyre guerrilasve irakiane, eshte e vetmja qe i ka perjetur me ankth keta tre muajt e fundit. Pasi sic shprehet per "Korrieri" daja i Gentit, Pjeter Zefi, vetem asaj i kishte shkruar ku e parandjente se nuk do kthehej i gjalle ne Amerike. Pjetri rrefen se para tre muash i ka treguar se, "nisur edhe nga luftimet e ashpra qe po zhvillohen une rrezikohem seriozisht per tu mos u kthyer i gjalle ne Amerike. Por ti moter me ruaj fort ne zemer dhe te njejten gje do te bej per ty, do te vdes me ty ne zemer. Por ti dhe babi duhet te me dergoni ne Piraj aty ku edhe kam lindur qe te me varrosni. Pasi ketu eshte e pamundur te kthehem i gjalle, por mos u merzit, perderisa une jam ushtrak kjo pune kete gje ka, mund edhe te vritesh"- jane keto fjalet qe Genti i shkruante te motres, nderkohe qe kjo e fundit i ka rrefyer vetem dje ne keto ditet e gjemes, duke ia mbajtur amanetin deri ne fund te vellait.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •