Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 92
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Kronikë nga Iraku:Ushtarët shqiptarë


    Irak: Fatmirësisht asnjë nga ushtarët shqiptarë nuk ka pësuar dëmtime



    14nentor2004.
    TIRANË- Terroristët irakenë sulmojnë bazën ku ndodhen komandot shqiptare në Mosul. Për një javë resht baza ku ndodhen komandot shqiptare ka qenë pre e sulmeve të shumta terroriste dhe fatmirësisht asnjë nga ushtarët shqiptarë nuk ka pësuar dëmtime. Ata kanë pasur provokime të ndryshme gjatë patrullimit të tyre në Mosul por kanë ditur që t’i zgjidhin më së miri sutuatat që u kanë dalë. Gjatë këtyre sulmeve kanë mbetur të vdekur tre ushtarë dhe një toger amerikan.
    Ndërkohë dje guerilasit vendas kanë arritur që të marrin pozicione të tjerë shumë të rëndësishme në qytetin e Mosulit, ku patrullojnë edhe forcat tona. Ata kanë marrë një stacion policie si dhe disa pika strategjike të qytetit. Lajmi është pohuar dje nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes që kanë lidhje telefonike të përditshme me komandën tonë në Irak. Sipas tyre, situata është e rëndë por jo alarmante.
    “Ditët e fundit, baza ku ndodhen forcat amerikane dhe ato shqiptare ka pësuar sulme të fuqishme nga ana e grupeve terroriste irakene. Ato janë pozicionuar rreth bazës dhe herë pas here ndërmarrin sulme të befasishme guerile”, -tha dje një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Një zyrë e veçantë në ministri ka lidhje të përditshme telefonike me komandën tonë në Mosul, e cila raporton për gjendjen. Sipas njërit nga zyrtarët që ka biseduar me komandot shqiptare në Irak, gjendja është përkeqësuar shumë gjatë ditëve të fundit. Guerrilasit vendas kanë kryer sulme në të gjithë qytetin. Ata kanë arritur që të pushtojnë përkohësisht nëntë rajone policie, të cilat i kanë grabitur dhe më pas i kanë lënë. Edhe dje është sulmuar një rajon policie në zonën e “Sheikh Fatih”, i cili ndodhet në anën veriore të qytetit të Mosulit. Si pasojë e këtyre sulmeve guerile, kanë gjetur vdekjen tre ushtarë dhe një kapterr amerikan. Forcat tona që ndodhen të dislokuara në Mosul i kanë raportuar epërorëve të tyre në Tiranë se gjëndja është relativisht e qetë. Gjatë ditëve të mëparshme, ata kanë hasur probleme teksa patrullonin rrugët e qytetit. “Kemi pasur provokime të shumta nga vendasit por kemi ditur që t’i kalojmë këto situata të vështira. Patrullat tona janë provokuar shpesh por deri tani nuk kemi pasur asnjë problem konkret. Gjatë ditës ka sulme sporadike me bomba ose me murtaja por pa probleme”,- mesohet t’i ketë thënë komanda jonë në Irak, Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë ajo ka përmendur edhe një sulm shumë të fuqishëm nga ana e terroristëve irakenë. “Natën e Kadrit, ditën e premte, ka qenë sulmi më i fuqishëm. Terroristët irakenë kishin rrethuar bazën ku ndodhemi ne dhe për gjashtë ose shtatë orë janë zhvilluar luftime të ashpra. Ata ishin të pajisur me murtaja dhe na sulmonin nga larg ndërsa ne përpiqeshim që të mbroheshim. Kemi luftuar për gjashtë ose shtatë orë pa ndërprerje dhe më në fund forcat irakene u tërhoqën”,- kanë raportuar komandot tona në Irak. Sipas tyre, sulmi më i fundit ka qenë dje rreth orës 19.00, me orën tonë. “Një turmë e madhe njerëzish pasi ka dalë nga xhamia ku kishin kryer ritet e zakonshme, kanë sulmuar bazën ku ndodhemi ne dhe forcat amerikane. Sulmi është përballuar më së miri nga ana e ushtarëve që ruajnë bazën dhe situata ka kaluar pa probleme. Duke e krahasuar me ditët e mëparshme situata është më e qetë”, kanë thënë komandot tona në linjë telefonike për Ministrinë e Mbrojtjes. Forcat irakene në Mosul kanë marrë zemër edhe më shumë për faktin se një pjesë e madhe e trupave amerikane që ndodhen në këtë qytet kanë shkuar në Falluxha ku luftimet janë edhe më të zjarrta.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 15-11-2004 më 09:11

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Rrofte Ushtria!

  3. #3
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Prap se prap nuk e kuptoj pse Shqiptaret duhet te vriten ne Irak ose te rrezikojne jeten

    vetem e vetem sepse Fatos Nano do qe ta lej Bush rehat?

    Shpresoj qe asnje gje e keqe te mos ti ndodhi ushtareve tan qe skan asnje arsye per te cilen te humbin jeten.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Informacionet e fundit thone se nje pjese e madhe e Mosulit tashti eshte cliruar! Forcat e rezistences kane qeruar nje pjese te policise kukull dhe u bene gati tu rezervonin edhe te njejtin trajtim nizameve arnaute. Kjo tentative deshtoi se arnautet na paskeshin qene vec te tjerash edhe atlete te mbaruar keshtuqe pasi u lehtesuan nga pajimet (vec brekeve) ja dhane vrapit per nga Turqia, Siria, Irani dhe Kuvajti.
    Nuk dihet numri i sejcilit grup se vrapi ishte aq i madh sa jane ngritur stuhi rere!
    Nderkohe behet e ditur se arnautet nuk po e ndalin vrapin as ne Jug te Turqise po po vazhdojne me vrull per ne Greqi qe te rizene vendet e punes prane afendikonjve Greke!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ice_storm
    Prap se prap nuk e kuptoj pse Shqiptaret duhet te vriten ne Irak ose te rrezikojne jeten

    vetem e vetem sepse Fatos Nano do qe ta lej Bush rehat?

    Shpresoj qe asnje gje e keqe te mos ti ndodhi ushtareve tan qe skan asnje arsye per te cilen te humbin jeten.
    Shume mire e ke thene,
    uroj te kthehen sa me shpejt se nuk po luftojne per ndonje kauze te madhe.

    Ushtareve tane i takonte te vdisnin ne Kosove (se sa per ate na mbuloi turpi) e jo ne Irak.

    Me c'fare po kontribuojme ne ne Irak eshte me keq se c'fare ka bere serbi me kosovaret.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga ice_storm
    Prap se prap nuk e kuptoj pse Shqiptaret duhet te vriten ne Irak ose te rrezikojne jeten

    vetem e vetem sepse Fatos Nano do qe ta lej Bush rehat?

    Shpresoj qe asnje gje e keqe te mos ti ndodhi ushtareve tan qe skan asnje arsye per te cilen te humbin jeten.

    Ushtaret shqiptare luftojne ne Irak, ashtu si ushtaret amerikane kane 5 vjet qe luftuan dhe mbrojne paqen ne Kosove. Gjithashtu, siguria e Shqiperise dhe per ate pune siguria e gjithe botes, eshte e varur nga siguria e Amerikes, superfuqise se vetme te botes. Amerika eshte ne lufte, Shqiperia eshte ne lufte. Shqiperia eshte ne lufte, Amerika eshte ne lufte per mbrojtjen e interesave shqiptare. Miku i vertete ne situata te tilla te veshtira njihet.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ushtaret shqiptare luftojne ne Irak, ashtu si ushtaret amerikane kane 5 vjet qe luftuan dhe mbrojne paqen ne Kosove. Gjithashtu, siguria e Shqiperise dhe per ate pune siguria e gjithe botes, eshte e varur nga siguria e Amerikes, superfuqise se vetme te botes. Amerika eshte ne lufte, Shqiperia eshte ne lufte. Shqiperia eshte ne lufte, Amerika eshte ne lufte per mbrojtjen e interesave shqiptare. Miku i vertete ne situata te tilla te veshtira njihet.
    Albo
    Nuk na takonte ne Shqiperise te ndihmonim Ameriken dhe sigurine e saj,

    i takon Kombeve te Bashkuara.
    Kjo lufte doli jashte qellimit te saj, Ku jane armet?
    Pse nuk u sqarua gjithcka me Kombet e Bashkuara para se te filloje e gjithe kjo?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shqiperia eshte ne lufte jo sepse Amerika ka nevoje per nje batalion ushtaresh shqiptar, por thjesht per mbeshtetje ne arenen nderkombetare per kete lufte te padrejte. Shqiperia eshte nje figurante dhe asgje me teper. Nje vend i vogel si i yni nuk ka shanse te kundershtoje Ameriken.

    Gjithsesi, mbreti lakuriq eshte!

  9. #9
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ushtaret shqiptare luftojne ne Irak, ashtu si ushtaret amerikane kane 5 vjet qe luftuan dhe mbrojne paqen ne Kosove. Gjithashtu, siguria e Shqiperise dhe per ate pune siguria e gjithe botes, eshte e varur nga siguria e Amerikes, superfuqise se vetme te botes. Amerika eshte ne lufte, Shqiperia eshte ne lufte. Shqiperia eshte ne lufte, Amerika eshte ne lufte per mbrojtjen e interesave shqiptare. Miku i vertete ne situata te tilla te veshtira njihet.

    Albo
    Ka shume ndryshime ndermjet amerikaneve ne kosove dhe shqiptareve ne irak.
    Nuk mund ta krahasosh shqiperine me ameriken dhe luften e kosoves me ate te irakut.
    Lufta e kosoves kishte miratimin e KB ndersa ajo e irakut jo dhe lufta e kosoves ishte genocit ndersa ajo e irakut ishte thjesht perfundimi i nje biznesi nga George W BUSh te lene hapur nga BUSh segnior. Un besoj qe mbeshtetja e shqiperise ka ardhur sepse nje gje te tille ka bere Berluskoni gjithashtu dhe ai turku( fatkeqsisht nuk me kujtohet emri).Pastaj nuk eshte e veshtire per te bere llogarite.
    Un ne jap nje dor tani, ti mbyll nje sy neser.
    ka kohe qe shtypi flet per linjen Turqi, Shqiperi, Itali, nqs nuk gabohem ka filluar qe kur ne martesen e vajzes se kryeminstrit turk ishin te ftuar nga politikanet e huaj vetem Nano dhe Berluskoni. Ndoshta sjam ndonje strateg i madh por ky esh mendimi im


    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Shqiperia eshte ne lufte jo sepse Amerika ka nevoje per nje batalion ushtaresh shqiptar, por thjesht per mbeshtetje ne arenen nderkombetare per kete lufte te padrejte. Shqiperia eshte nje figurante dhe asgje me teper. Nje vend i vogel si i yni nuk ka shanse te kundershtoje Ameriken.

    Gjithsesi, mbreti lakuriq eshte!
    nuk besoj se ka te beje me kundershtimin e Amerikes. eshte shume e lehte per shqiperine te justifikoje nje mospjesmarrje. Mjafton arsyeja e permendjes se fese dhe e gjendjes ne shqiperi, dmth te kaosit dhe korrupsionit, dhe nuk besoj se do e vriste shum mendjen Amerika erdhi ose jo shqiperia.
    Pastaj dhe pjesemarrja e Shqiperise nuk i dha shqiperise as edhe nje gje. Dy linjat airore te premtuara, New York -TIrane dhe Londer -TIrane , qe te dyja u bllokuan, si dhe ne ANgli shqiperia konsiderohet vend me terrorizem

    Mduket se dola pak nga tema por debat esh
    Ndryshuar për herë të fundit nga ice_storm : 16-11-2004 më 12:42
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Bile kur te dergojme mish per top edhe nja 200 te tjere (me paret tona sigurisht), Amerika do leshoje nje psheretime lehtesie se pas kesaj do te ndihet me e sigurt!
    Pse mundoheni qe ti vishni ngjyrime mirenjohjeje (qe nuk kane vend ne politike) nje afere te ndyre per te ruajtur pushtetin dhe mundesisht per te dale ne fotografi me Bushin?
    Ku plehre (Nanua) nuk e ka problem te coje djem te vriten ne Irak (bashkpuntore ne genocid) thjesht per ca kapital te ndyre politik!
    Amerikes i duhen thjesht ca zara per numer se qofte nga ana ekonomike apo edhe ushtarake prezenca e shqiptareve ne Mosul eshte kunderproduktive per amerikanet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •