Qeliza imunitare tė "armatosura" kundėr tumorit, kanė rezultuar efikase mbi 17 pacientė me melanomė, tė njė stadi tė avancuar, dy nga tė cilėt u shėruan plotėsisht pas mė shumė se njė vit e gjysmė kurimi. Lajmi i publikuar nė revistėn "Sciese" ėshtė fryt i punės sė ekipit tė Steven Rosenberg nė "National Cancer Institute" nė Nju Xhersi, i cili deklaroi se ėshtė hera e parė qė rezultate tė tilla u vėzhguan te pacientėt dhe se kjo lloj terapie, me qeliza imunitare tė modifikuara me inxhinieri gjenetike, prezanton tė ardhmen nė fushėn e onkologjisė.
Limfocidet T janė qeliza imunitare tė afta pėr tė njohur dhe pėr tė vrarė qelizat e huaja qė futen nė trup. Kėshtu, ekspertėt nxorėn limfocitet T17 nga trupi i 17 pacientėve me melanomė nė gjendje tė pėrparuar, i modifikuan gjenetikisht kėto qeliza nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė sulmonin kancerin dhe i injektuan sėrish te pacientėt. Nė kėtė mėnyrė, ka shpjeguar Rosenberg, pacientėt e trajtuar kishin nė trup njė pėrqindje diskrete tė "limfociteve T antimelanomė", tė afta pėr tė sulmuar tumorin. Te dy pacientė trajtimi eksperimental rezultoi i aftė ti bėnte klinikisht tė lirė nga sėmundja. Nė ēdo rast, pėr tė gjithė pacientėt u vėzhgua se limfocitet antimelanomė ishin tė pranishme nė trupin e tyre pėr njė periudhė tė gjatė pas injektimit. "Kjo teknikė mund tė jetė vėrtet njė hap revolucionar pėr tė kuruar kancerin", pėrfundoi Rosenberg.
Krijoni Kontakt