Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Unhappy Sėmundja e kancerit

    Jam shume e shqetesuar keto muajt e fundit. Cdo dite dhe ne cdo kohe po degjoj se semundja e kancerit e shume e perhapur ne Shqiperi sidomos tek femrat. Deri tani kam marre vesh me shume se 5 raste ( njerez te cilet i njoh , dhe me keq burre e grua nga nje familje duke lene tre femije jetime), qe kane vdekur nga kanceri. Fillon gjithcka me ftohje dhe kur shkon ne sanotorium te vizitohen rezultojne me Kancer. Eshte per te vene duart ne koke , e per te uluritur. Kam pyetur shume persona askush nuk di te me kthej nje pergjigje. Perse ky fluks i madh i kesaj semundje ne Shqiperi? Kush eshte shkaku? Si mund te evitoet? Askush nuk e di. Dikush thote kur plasi cernobili dhe u infektua ajri, askush nuk i hodhi ushqimet e importuara qe vinin nga jashte. Por ath ne qe kemi qene ne ate kohe ne Shqiperi dhe kemi ngrene nga keto ushqime dmth i bie qe edhe ne drejt asaj rruge jemi: "TE VDESIM NGA KANCERI?"



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Me te vertete per tu habitur. Edhe une shume kam degjuar keto kohe. Shume vuajne nga kanceri ne tru.

    Shkaku kryesor numer nje eshte duhani.

    Kanceri mund te luftohet (parandalohet) mesa mund te them une tani per tani, Caji.

  3. #3
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Kanceri eshte nje semundje shume e perhapur jo vetem ne Shqiperi por ne c'do vend te botes. Kanceri vjen kur qelizat (cells) e trupit riprodhohen me shpejtesi.
    C'do dite trupi jone kete pune ben riprodhon qeliza te reja qe te zevendesoje qelizat e vjetra qe vdesin....por kur riprodhimi eshte me i shpejte se vdjeka atehere formohet kanceri ne trupin tone. Ne pergjithesi nuk mund ti shmangesh kesaj semundje, pervecsoj kancerin e mushkerive qe ne shumicen e rasteve shkaktohet nga duhani.

    White_Angel punoj ne spital ku njerezit jane te semure me kancer. Kanceri ne mushkeri eshte me i lehte per tu sheruar sepse ne shumicen e rasteve nuk perhapet ne organet e tjera te trupit. Ka njerez qe jetojne vetem me nje mushkeri, e njejta gje si me veshket.
    Per mua kanceri me i frikshem eshte ajo qe ndodh ne vezet e femres (ovarian cancer), (harrova fjalen ne shqip). Quhet vrasje e qete (silent killer) sepse nuk ka simptome (symptoms) te caktuara. Kam pare tmerr me kete semundje, vdekja vjen aq shpejte sa hap e mbyll syte nese nuk kapet ne fazen e para (ne shumicen e rasteve eshte ne fazat e fundit (late stages), dhe shperndahet ne organet e trupit.
    Kurse semundja tjeter eshte ajo e gjoksit, nese me kap mua pa menduar dyshi do te heq gjoksin. Zgjidhje shume e lehte, Jeten apo gjoksin?

    Kurse kanceri ne kocke eshte me e perhapur per meshkujt.

    Nese ke pyetje me tej me thuaj, mundem te tregoj aq sa di

  4. #4
    Nuk e di sa e vertetuar apo jo eshte kjo qe do te them, por kam vene re qe njerezit qe kane vdekur nga kancer (te afermit e mij) kane kaluar dicka shpirterore teper te rende, nje merzitje, nje dekurajim, teper te thelle, dhe mbas kesaj gjeje ju eshte shfaqur , zbuluar, konstatuar, kanceri. Them se gjendja shpirterore ka shume lidhje me kancerin, pasi e kam pare ne njerez, dhe ne situatat e tyre.
    Mbase jam gabim, nuk jam eksperte, por kete kam pare.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    white angel, per shtimin e kancerit ne Shqiperi tek femrat, per cilin organ e ke fjalen? Sepse kancere te ndryshme kane shkaqe te ndryshme, pamvaresisht se pak dihet me saktesi te plote.
    Psh, nese eshte kancer i cervix apo rrugeve gjenitale, nje rrezik mund te jete ndryshimi i menyres se jetetes ne ditet e sotme--ie. promiscuity. Ca thone birth control pills, ca thone hormonet qe grate marrin gjate menopauses. Ushqimi gjithashtu mund te kete effekt sepse mund te coje ne crregullim te balances se hormoneve. Stresi eshte tjeter faktor shume i rendesishem. Dhe vdekjen e menjehereshme (attack ne zemer) ta sjell.

    Organizmi yne eshte si nje fabrike teper e komplikuar ku reaksionet punojne ne sinkronizim perfect me njeri tjetrin. Fati i mire qe shume ndryshime te vogla jane pa te keq ("silent") por ka raste qe nje faktor si stresi apo ushqimi, apo menyra e jeteses (sexuality) mund te turn on ndonje gene qe shkakton kancer apo semundje te ndryshme. Te mos harrojme gjithashtu se qelizat tona rigjenerohen shume shpesh dhe nese dicka nuk shkon mire gjate G1-->G2 process, mund te kesh mbiprodhim te pakontrolluar qelizash.

    Tani, sa per njerezit ne Shqiperi, qe te menjanojne tipe te ndryshme semundjesh, duke perfshire dhe kanceret, ato duhet qe:
    1) Te edukohet publiku per rendesine e vizitave te rregullta tek mjeku i lagjes dhe specialist njehere ne vit.
    2) Femrat e martuara apo ato aktive duhet qe te bejne kontrolle tek gjinekologu njehere ne vit, po ashtu dhe pap smears.
    3) Meshkujt pas moshes 55 vjec duhet te bejne examinim rektal sepse kam degjuar se prostate cancer eshte i perhapur ne shqiperi.
    4) Duhet te menjanojne rreziqet qe cojne ne kancere. Duhani, alkoli, promiscuity, ushqime te konservuara etj. etj.
    5) Te menjanojne faktoret stresues ne jeten e tyre. Kjo eshte me e lehte ta thuash se ta besh

    Persa i perket kancerit te mushkerive se pashe nje postim me lart, une kam mendim ndryshe. Nje nga kanceret me te keqij eshte ai ne mushkeri sepse jane te disa llojeve. Njeri prej tyre (small cell carcinoma=oat cell carcinoma) shkakton dhe ndryshime hormonale, duke ndikuar dhe organet e tjera. Dhe me sa di une, kanceri i mushkerive "does metastasize...dmth. shkon ne organe te tjera. Te pakten dy qe me kujtohen me siguri jane shtylla kurrizore dhe truri. Me duket dhe ne melci. Dhe kur kapet eshte zakonisht vone sepse pacienti mund te prezantoje vec me dhimbje ne fund te kurrizit. Operacionet e mushkerive jane shume te veshtira dhe per vendet perendimore se lere pastaj transplants. Dhe kanceri i mushkerive eshte numri 1 killer ne Amerike per sa i perket kancereve ne femra dhe meshkuj.
    Kancere ne femra............................Kancere ne meshkuj
    #1 Lung cancer(mushkeri)............................#1 Lung cancer
    #2 Breast cancer (gjoks)..............................#2 Prostate cancer
    #3 Colon cancer (kolone).............................#3 Colon cancer
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per cdo semundje qe ju vjen ne jete, te cilen uroj te mos e provoje asnjeri nga ju, ju lus te kujtoni qe kjo jete qe bejme eshte shume e shkurter dhe nje dite do jemi te gjithe prane Atit heret apo vone. Besoni ne Jezusin si te vetmen rruge dhe mos e humbni besimin kurre.
    Jezusi ju do dhe ju degjon kudo qe te jeni. Besoni tek Jezusi dhe kurre nuk do keni semundje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668

    Unhappy

    (Kanceri pfffff) babi im ne gusht u operua i hoqen nofullen ne krahun e djathte.
    Babi sdi gje qe ka pasur kancer , por i shkreti ka dhimbje prap ēdo nate .
    Nuk e di kam frike ndonjeher mos eshte shperndare vend tjeter ne trup.
    Cdo njeri ka lindur me kancer , varet se ēfare fati ke qe ste ze.Doktoret ketu thojne qe kanceri vjen edhe nga rraca ose nga streset ,kur te ka vdekur njeri ne familje nga kanceri ,duhet patjeter te shkosh shpesh per vizite mbas moshes 40vjeēare.
    Nuk e di sjemi doktorr ,por mjere keta njerez qe kane dhe kane kaluar kete smundje.
    bye bye.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga MisCongeniality
    white angel, per shtimin e kancerit ne Shqiperi tek femrat, per cilin organ e ke fjalen? Sepse kancere te ndryshme kane shkaqe te ndryshme, pamvaresisht se pak dihet me saktesi te plote.
    Psh, nese eshte kancer i cervix apo rrugeve gjenitale, nje rrezik mund te jete ndryshimi i menyres se jetetes ne ditet e sotme--ie. promiscuity. Ca thone birth control pills, ca thone hormonet qe grate marrin gjate menopauses. Ushqimi gjithashtu mund te kete effekt sepse mund te coje ne crregullim te balances se hormoneve. Stresi eshte tjeter faktor shume i rendesishem. Dhe vdekjen e menjehereshme (attack ne zemer) ta sjell.

    Organizmi yne eshte si nje fabrike teper e komplikuar ku reaksionet punojne ne sinkronizim perfect me njeri tjetrin. Fati i mire qe shume ndryshime te vogla jane pa te keq ("silent") por ka raste qe nje faktor si stresi apo ushqimi, apo menyra e jeteses (sexuality) mund te turn on ndonje gene qe shkakton kancer apo semundje te ndryshme. Te mos harrojme gjithashtu se qelizat tona rigjenerohen shume shpesh dhe nese dicka nuk shkon mire gjate G1-->G2 process, mund te kesh mbiprodhim te pakontrolluar qelizash.

    Tani, sa per njerezit ne Shqiperi, qe te menjanojne tipe te ndryshme semundjesh, duke perfshire dhe kanceret, ato duhet qe:
    1) Te edukohet publiku per rendesine e vizitave te rregullta tek mjeku i lagjes dhe specialist njehere ne vit.
    2) Femrat e martuara apo ato aktive duhet qe te bejne kontrolle tek gjinekologu njehere ne vit, po ashtu dhe pap smears.
    3) Meshkujt pas moshes 55 vjec duhet te bejne examinim rektal sepse kam degjuar se prostate cancer eshte i perhapur ne shqiperi.
    4) Duhet te menjanojne rreziqet qe cojne ne kancere. Duhani, alkoli, promiscuity, ushqime te konservuara etj. etj.
    5) Te menjanojne faktoret stresues ne jeten e tyre. Kjo eshte me e lehte ta thuash se ta besh

    Persa i perket kancerit te mushkerive se pashe nje postim me lart, une kam mendim ndryshe. Nje nga kanceret me te keqij eshte ai ne mushkeri sepse jane te disa llojeve. Njeri prej tyre (small cell carcinoma=oat cell carcinoma) shkakton dhe ndryshime hormonale, duke ndikuar dhe organet e tjera. Dhe me sa di une, kanceri i mushkerive "does metastasize...dmth. shkon ne organe te tjera. Te pakten dy qe me kujtohen me siguri jane shtylla kurrizore dhe truri. Me duket dhe ne melci. Dhe kur kapet eshte zakonisht vone sepse pacienti mund te prezantoje vec me dhimbje ne fund te kurrizit. Operacionet e mushkerive jane shume te veshtira dhe per vendet perendimore se lere pastaj transplants. Dhe kanceri i mushkerive eshte numri 1 killer ne Amerike per sa i perket kancereve ne femra dhe meshkuj.
    Kancere ne femra............................Kancere ne meshkuj
    #1 Lung cancer(mushkeri)............................#1 Lung cancer
    #2 Breast cancer (gjoks)..............................#2 Prostate cancer
    #3 Colon cancer (kolone).............................#3 Colon cancer
    Colon cancer eshte - Kanceri i zorres (se trashe me duket)
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Kam pyetur shume persona askush nuk di te me kthej nje pergjigje. Perse ky fluks i madh i kesaj semundje ne Shqiperi? Kush eshte shkaku? Si mund te evitoet? Askush nuk e di. Dikush thote kur plasi cernobili dhe u infektua ajri, askush nuk i hodhi ushqimet e importuara qe vinin nga jashte. Por ath ne qe kemi qene ne ate kohe ne Shqiperi dhe kemi ngrene nga keto ushqime dmth i bie qe edhe ne drejt asaj rruge jemi: "TE VDESIM NGA KANCERI?"
    White_Angel
    Eshte vertet per te vene duart ne koke Angel. Ne rrethin familjar kam 3 viktima kanceri, qe te 3-ja me kancer ne gjoks. Kete here i ka ardhur rradha plakes time. Kanceri nuk eshte dicka qe del sot per neser. I semuri, pavaresisht se nuk ka pasur siptoma, pak a shume e di qe ka shanc per ti dale. Ndoshta historia familjare, ndoshta gjendra te ndryshme aty ketu, te japin idene se duhet pare. Shkaktari kryesor i kancerit eshte Stresi. Eshte menyra e vetme e trupit per te shfryre tensionin diku. Tashme jetojme ne kohera ku jemi vazhdimisht ne tension, puna. leku, etj etj...harrojme ate qe eshte kryesorja, shendetin. Pse tani? Kanceri ka qene i pranishem gjithmone, megjithate dikur, sidomos ne kohen e komunizmit, stresi ishte minimal, gjithmone do kishe pune, femijet gjithmone do shkonin ne shkolle, jeta ishte e sigurt, te haje do kishe gjithmone, dhe nga jeta nuk kerkoje shume (sepse diheshin qe mudneite ishin te kufizuara). Sot eshte krejt ndryshe. Shkaktar tjeter eshte dhe ambienti ku jetojme. Ajri qe thithim eshte i tejndotur me mbeturina kimike e orgnike qe jane nje burim me teper per kancerin.

    Sic e permendi dhe MissCongeniality nje nga kanceret me te perhapur ne femra eshte ai i gjoksit. kanceri i gjoksit ndahet ne 4 faza, ne baze te perhapjes se tij. Gjate 3 fazave te para, kanceri nuk ka arritur akoma ne limfonota, gjendrat nga te cilat shperndahet gjaku. Ne fazen e 4 kanceri ka arritur aty dhe eshte i pakurueshem. Pasi arrin ne limfonota kanceri me ane te gjakut shperndahet ne pjese te tjera te trupit dhe te semurit i mbeten 6 muaj ne 2 vjet jete, varret nga personi. Faza e trete eshte shume e veshtire per te kurruar, por eshte e kurueshme. I semuri ka 60-70 % mundesi mbijetese dhe kthimi ne jeten normale. Fazat 1 dhe 2 jane me te lehta dhe shancet me te medha. Ne fazen e pare dhe te dyte kanceri nuk ka dale akoma nga gjoksi dhe mund te kurohet me operacion te gjoksit, qe vazhdohet me kimioterapi dhe radiacion. Ne fazen e trete kanceri ka kaluar ne kafazin e gjoksit dhe duhet te tkurret me kimioterapi deri sa te futet perseri brenda gjoksit, ku me pas behet operacioni dhe vazhdohet me kimio dhe radiacion.
    Keto jane stated dhe shancet qe paraqiten ne Amerike. Ne Shqiperi nuk di cfare te them. Mbaj mend qe spitali i Janines eshte nga me te specializuarit ne Ballkan per kanceret e gjoksit. Megjithate eshte shume i shtrenjte nese nuk te mbulon spitali finaciarisht.

    Manulaki ka te drejte qe kolon kancer eshte kanceri i zorres se trashe. Zakonisht eshte prezent me teper te personat e thyer ne moshe 50-80 vjec, keshtu qe i vetmi qe duhet te shqetesohet per te ne forum eshte Brari.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Teme shume interesante White Angel,
    Para ca ditesh po lexoja ne biologji per kancerin. Tani qe ndihem me e ditur, kam shpresa se kjo semundje do pakesohet ne te ardhmen (ose seshpejti shpresoj), meqe pak dhe nga pak po mesojm me shume per te, dhe mbase do gjejn nje zgjidhje si ta parandalojm.

    Mis congeniality pothuajse shkrujati gjithecka qe lexova tek libri i biologjis.
    Femrat nuk dine sa e rendesishme eshte qe te kontrollosh veten per ndonj lumps ne gjoks, se neqoftese ke tumor, atehere duhet hequr sa me shpejt qe mos te shperndahet dhe te prishi funksionin e organeve te tjera.

    molekulat e p53 zakonisht nuk funksionojn ose nuk ekzistojn ne qelizat kanceroze qe ti shkatrrojn keto qelizat, nje process i tille quhet apostosis (kur nje qeliz kanceroze shkatron veteveten)

    Kam pare nje website per kancerin, me duket shume interesante, neqoftese dikush do ta shikoj, mund ta gjej dhe ta postoj ketu
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 14:26
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 14:41
  3. Ne treg vaksina kunder kancerit te mitres!
    Nga YaSmiN nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 01:57
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •