Mici është 18-vjeçari nga Tirana, që jep mësim në shkollën e Baldushkut. Hyrja e tij në Lice është e rastësishme, megjithatë janë shumë arsye që djali nuk është shumë i lidhur me klarinetën. Ai di të sillet me fëmijët që meson, ndërsa asnjëherë nuk e ka provuar ndjesinë të puthurit të një femre në buzë. E vetmja e dashur që ka, është në chat, një dashuri platonike.
Ke të dashur?
Jo, jam i vetëm në këtë jetë, në tërë këtë jetë.
Të tremb dashuria?
Nga që s'kam puthur ndonjëherë, puthja e parë më tremb. Kam një eksperiencë të vogël, me të dëgjuar, por sërish kam frikë.
Pse ka ardhur kjo situatë, ma shpjegon?
Para dy vjetësh unë kam qenë një Mic tjetër, i ndryshëm me Micin që jam tani. S'kisha shoqëri, isha i mbyllur në vetvete, haja dhe flija gjumë tërë ditën, urreja veten dhe merresha me gjëra koti, si klarineta.
Si ka filluar marrëdhënia jote me klarinetën?
Kur mbarova klasën e tetë konkurrova në Lice. Në fakt në shkollë u futa me shtesat. Nuk e kisha dhe shumë qejf, por megjithatë kisha tri alternativa. O Ekonomikun, një shkollë private me pagesë, që unë s'e zgjodha, pasi do të kisha probleme me prindrit, të cilët do më përsërisnin 100 herë në ditë faktin që ata paguanin dhe unë s'mësoja; gjimnazin, një shkollë e vështirë; dhe Liceun. Duke qenë se një shoqe e klasës sime në 8-vjeçare, që unë e kisha qejf, shkoi në Lice, preferova Liceun.
Si t'u duk shkolla?
Një zhgënjim i madh. Unë s'bëja asgjë përveçse shkoja në shkollë, për të mos marrë mungesa. Haja tërë ditën dhe flija gjumë, pjesën tjetër. Pra, bëja një jetë të shpifur. Unë kam qenë një tip i mbyllur dhe nuk flisja kurrë me njeri e kjo më krijoi barriera të mëdha.
Me atë vajzën si shkoi?
Si përfundim, me atë gocën nuk fola që simestrin e parë të shkollës. Unë nuk e njihja shoqërinë e femrave dhe dënoja gjithë njerëzit që hynin në zonën time të influences, kështu që ajo u shkëput.
Po më pas?
Njoha disa shokë, por ende nuk isha zbavitës. U mërzita me jetën banale që bëja, gjithmonë njerëzit më kritikonin. Ata të shtëpisë ishin shumë posesivë dhe unë nisa të reagoja, t'u tregoja se kishte nisur ndryshimi.
Si reagoje?
Fillova të kundërshtoja mësuesit edhe kur ata e kishin të drejtë dhe nuk hapja rrugë deri sa ata të më bindnin me argumente të forta. Duke mësuar e dëgjuar shumë italisht, iu riktheva shqipes. Në vitin e dytë, në fund të tij, nisa punë kamarier. Në orën 11 të darkës mbaroja punën dhe dilja. Plus kësaj, paraja që fitoja më bëri të ndihesha më indipendent. Po kështu edhe marrëdhënia me shumë njerëz theu akullin rreth meje. Plus kësaj, kisha shokun tim të ngushtë Orest Qato, që pak a shumë kishim të njëjtat probleme dhe diskutonim me njëri-tjetrin.
Të ndryshoi kjo?
Në fillim të vitit të tretë ndihesha tjetër njeri. Klarinetën thuajse e braktisa fare, po ashtu edhe mësimet. Por një hendek i madh qëndronte mes meje dhe vajzave, nuk dija si të flisja me to.
Cila ishte aryeja e vërtetë që braktise klarinetën?
Në momentin që mbarova shkollën me një grup shokësh formuan një grup. Në fillim do të luanim pjesë të lehta, deri sa të përmirësoheshim. Aty ndodhi që bëra fjalë me një shok dhe grupi u prish. Por dua të them se 40 për qind s'më pëlqen t'i bie klarinetës, 20 për qind është vendimi im dhe 40 për qind të tjera se s'jam i zoti.
Viti i katërt i shkollës ndryshoi?
Në vitin e katërt unë isha humori i klasës bashkë me një shok. Po kështu fillova të afrohem sistematikisht me Dajanën, shoqen time të ngushtë. Flisnim rreth femrave e pyesja dhe ajo më mësoi që me një femër duhet të sillesh njësoj si me një shok, nuk ka shumë ndryshim. Po kështu kam një të dashur në chat (mënyrë komunikimi mes internetit, kompjuterit). S'jemi takuar kurrë, se ajo është italiane.
Më thuaj si ndihesh në punë?
Në punë ndihem mirë, mësuesit janë shumë tolerantë, por kam vërejtur që nuk impenjohen shumë.
Ti, si sillesh me nxënësit e tu?
Unë nuk i keqtrajtoj nxënësit e mi. Ndodh zakonisht që, kur mësuesi mbaron mësimin, u thotë nxënësve në e kuptuan, duke kërkuar që ndonjëri që ka paqartësi t'i thotë. Por, në momentin që nxënësi i thotë s'e kuptoj, i vërsulen. Unë di çfarë nuk duhet t'u bëj nxënësve të mi. Unë u bëj humor, thyej tabutë, sepse në klasën time djemtë rrinë në banka të ndryshme me femrat. Kështu, unë u them me lezet që duhet të ulen me vajzat.
Është e vërtetë që në klasën tënde është një djalë pa emër?
Po, është e vërtetë. Një djali ne i thërrisnim Eni dhe mësuam se emrin e kishte Hysen. Në regjistër emri i tij nuk shënohej, pasi në certifikata kishte emra të ndryshëm.
Kur të dalësh nga Kafazi do i rikthehesh shkollës?
Nuk e di. Nëse fitoj, do të iki jashtë shtetit, është një ëndërr që do e realizoj. Nëse më ofrojnë ndonjë punë në Tiranë, do e pranoj, pasi atje është larg.
Për kë të ka marrë malli?
Për asnjë, sepse edhe shoku im më i ngushtë ndodhet në Itali dhe e di që, nëse dal, s'do e takoj.
Një natë e gjatë pa gjumë
01.08 Iva dhe Mirela flasin si jevga.
01.28 Diskutojnë për njëri-tjetrin dhe për të tjerët, në lidhje me ndryshimet që u kanë ndodhur të gjithëve brenda në Kafaz.
02.58 Alda dhe Aureli flasin për mënyrën se si ndihen dhe si afeksionohen në shoqërinë ose me të dashurin.
03.26 Aureli, Aldës si më zgjove sot më zgjo çdo ditë, mirë zemër.
03.32 Mici dhe Alda fillojnë të bëjnë debat. Alda i thotë qëe fjalën më çave ****** mos e përdor më me mua.
04.32 Aureli pyet Aldën, e bukur është mami jot,
Alda i thotë që është si ajo.
Mici: po të jetë ashtu, s'po lodhemi me ty ne.
04.43 Mici thotë se ka frikë dhe i vjen zor, problemi është sa të kalojë eksperiencën e parë për dashurinë.
Më pas të tre flasin për dashurinë e parë.
04.48 Alda tregon ëndrrën që ka parë me Micin,
Mici i bie klarinetës fare pak.
05.40 Mici dhe Alda tregojnë preferencat e tyre brenda Kafazit.
05.42 bëjnë thashetheme për Benin.
05.50 Flasin se për kë do të votojnë.
KORNIZA 1
Beni uron nga Kafazi për festën
Beni dhe Aureli janë zgjuar në mëngjes herët. Beni ka marrë një shkumë rroje dhe në pasqyrë ka nisur të shkruajë: Gëzuar Festën e Bajramit, Kafazi i Artë 2. Si besimtar, Artoni e ka mbështetur, madje edhe banorët e tjerë janë befasuar. Artoni dhe Beni sërish e kanë ndjerë veten jashtë grupit, pasi të tjerët kanë qëndruar deri vonë dhe ata s'kanë qenë pjesë e diskutimeve. Sërish ata janë përplasur me Ivën, e cila është e mendimit se kur janë shumë veta s'mund të flitet dot.
KORNIZA 2
Aureli merr një tjetër mesazh nga Blerta
Aureli merr një tjetër mesazh nga Blerta. Ai u tha të tjerëve që ky është një mesazh dashurie, që nuk mund ta lexojë publikisht, pasi është një gjë private. Lot ka pasur në sytë e Mirelës, Ivës dhe Esmeraldës. Kjo e fundit mori një mesazh nga një shok i klasës, me të cilin kishte disa kohë që nuk fliste e kjo e preku jashtë mase. Po kështu edhe Iva u përlot. Në e-mailin e Blertës shënohej që Esmeralda është një vajzë që do të tërheqë shumë djem pas vetes, për të pasur një aleancë të fortë. Këtë gjë e ka lexuar dhe Mici, që e ka kuptuar i pari lojën e vajzës.
Poezia e Ivës
"Për karrige"
18.12.1999
A e mban mend e dashur politikë?
Kur pushtoheshe nga dashuria, xhelozia,
Mërzitja, urrejtja, ambicia?
Etja për para e pushtet?
Apo për të vrarë dikë?
Dhe kur unë afrohesha e të
Përshpërisja fjalët magjike:
"Nëse nuk ke gjë të mirë për
Të më thënë, vill vrerin tënd".
Ti vije si një derr i plagosur
Dhe villje vrer, i fryrë e i dhjamosur.
Kur surrati të shkëlqente nga kënaqësia,
Por më shumë kënaqesha unë
Kur mblidhja helmin e fjalëve të tua
Dhe pastaj, hë… pastaj?
Unë shkoja në laborator dhe me shumë durim
Distiloja helmin tënd të qelbur,
Pastaj i hidhja ca sheqer, kripë, piper
Dhe alkol, dhe një çikë kupa u mbush.
Dhe tani po ta jap ty ta pish. Të bëftë mirë.
Do të mërzitesh, e di
Por, mërzitu edhe ti sa ne.
Që të vumë në krye, dhe ti
Na vure përfund, me fjalë e
Premtime vetëm për karrige, karrige, karrige.Shërbimi i ri.
Mbrëmë apeli i protagonistëve për votën
Shkruaj në SMS mesazh për 7 banorët
Mbrëmë u mbajt edicioni i jashtëzakonshëm i "Kafazit të Artë". Të 7 personazhet e shtëpisë së famshme kanë pasur rastin t'iu bëjnë apel simpatizantëve të tyre për t'i votuar dhe seicili ka zgjehdur mënyrën e tij për të ftuar publikun. Nga detajet e reja të këtij konkurimi është veçuar një mënyrë e re votimi. Nga mbrëmë ka nisur votimi i ri me sms ku publiku iu dërgon mesazhe përmes celularit 7 protagonistëve të "Kafazit të Artë". Mënyra e votimit është kjo. Shkruhet "Alo" dhe më pas teksti ku shprehen mendimet për personazhin e përzgjedhur. Më tej abonentët AMC e dërgojnë këtë mesazh në numrin 1518, ndërsa abonentët Vodafon në numrin 15181 dhe në fund këto mesazhe do t'iu lexohen konkurentëve. Përveç këtij detaji, në edicionin e mbrëmshëm janë realizuar edhe lidhje direkte, me një grup fëmijësh në "Shalom Center" dhe familjarët e 7 protagonistëve të "Kafazit të artë".
Krijoni Kontakt