Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 187

Tema: Windows XP

  1. #21
    Titulli Personal Maska e Sentinus
    Anėtarėsuar
    05-12-2002
    Vendndodhja
    c:\sytem volume information
    Postime
    129
    Miredita

    Varet se cfare kerkoni nga nje sistem operativ .
    Windows XP eshte shume user friendly dhe eshte spektakel persa i perket kesaj fushe . Ne windows xp eshte hequr cdo veprim qe i bente userat me komplekse .

    Une perdor windows xp pro dhe jam i kenaqur nga sistemi .

    Nese dikush me advanced do te kerkoje me shume mjafton te instaloje ne te dhe visual studio .net dhe te shikoje qe me te vertet kesaj here microsofti ka bere pune gjigande .

    Per me advanced po ju them futjuni me koke red hatit .

    Kam instaluar dhe windows .net server qe do nxjerri microsofti ne 2003 dhe po ju paralajmeroj qe do ngeleni te mahnitur kur ta shikoni .

    Nejse gjithshka jam leme kohes ....

  2. #22
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    3

    Me Windows XP deri ne Maximum

    Pershendetje
    Tė nderuar vizitor, kamė filluar njė artikull tė ri edhe pse pak me vones rreth sistemit operativ Windows sepse po e shoh qė nė shtetet tjera tė botės derisa ėshtė duke u folur pėr sistemet operative tė vendosura nėpėr mini kopjuterėt dhe paisjet tjera digjitale nė vendin tonė shqiptarėt e shkrret ende janė nė dilem se ēfarė sistemi operativė tė pėrdorin dhe cili do tė ishte mė i pėrshtatshėm. Por ē'ėshtė edhe mė e keqja disa nuk dinė as se ēka do tė thotė sistemi operativė, mirė po pėr kėtė nuk janė fajtor pėrdoruesit e thjeshtė tė kompjuterėve, fajtor janė mediat tona tė cilat nuk angazhohen tė gjejnė materiale tė nevojshme pėr informatikė dhe nuk informojnė pėrdouesit e kompjuterit me risit apo tė japin disa kėshilla nė lidhje me informatikėn. Mirėpo disa fanatik tė kompjuterit sikurse unė sigurisht qė ne nuk do tė rrinim duar kryq, menjėherė pas festave tė vitit tė ri vendosa qė tė bėjė disa hulumtime nė sistemin tim operative Windows XP dhe kėrkoja tė gjeja pėrgjigjen e duhur pėr t'iu dhėnė disa personave tė cilėt thonė se Windows XP nuk ėshtė perfekt, mė herėt isha thelluar edhe nė versionet e tjera tė Windows dhe sigurisht qė kisha marrė disa mėsime mė parė dhe nxorra nw shesh disa nga nga avantazhet e XP-sw ja se ku qėndron dallimi dhe avantazhet e pėrdorimit tė XP-sė.
    Windows XP natyrisht qė nuk ėshtė pėrfekt. Por, pėr disa tė cilėt nuk kanė bėrė njė instalim standart tė kėtij sistemi oprativė, ėshtė shumė e natyrshme qė ky sistem tė qaloj gjatė procesit tė punės dhe do tė ndikonte performancėn e vetė sistemit. Pastaj shkaktari tjetėr i mund tė jetė mungesa e rregullimeve tė bėra pas instalimit se cilat janė ato pengesa dhe si mund tė largohen ju mund ti lexoni nė kėtė pjesė tė shkrimt ndėrsa nė pjesėn e dytė pra nė javėn e ardhshme do tė vazhdoj pėr ti sqarur edhe disa gjėra dhe tė bėjė njė krahasim me versionet e vjetra dhe kėshtu besoj se do t'iu ndihmoj qė ta bėni zgjedhjen mė tė mirė pėr njė sistem qė ėshtė mė i pėrshtatshmi pėr ju.
    Lehtėsoni Desktopin



    Me tė aktivizuar desktopin e Windows XP-sė vlerat e para qė do tė na bien nė sy janė nė rradhė tė parė njė interfejs e re, njė hijėzim estetik, menu e plotė, disa efekte tė bukura e tė tjera. Mirėpo kėto vlera tė Windows XP-sė qysh nė fillim mund ti llogarisim si gjėra tė cilat ndikojnė nė ngarkimin e burimeve tė sistemit, prandaj nėse i mbyllim kėto efekte do tė shohim se do tė shpejtėsojmė nė mėnyrė tė dukshme Windows XP-nė.

    Njė pjesė tė kėtyre rregullimeve mund ta bėjmė nė desktop duke klikuar me tastin e djatht tė miut. Duke zgjedhur pastaj Properties (Veēorit) dhe nė dritaren e hapur mund tė klikoni nė Appearance (Dukshmėria). Kėtu pasi tė gjeni Windows and buttons (Windows dhe sustat) keni mundėsi tė zgjedhni interfejsin XP apo atė klasike tė sistemit tuaj operativ. Pastaj duke klikuar nė susten Effects (Efektet) mund tė bėni zgjedhjen e stilit tė hapjes nga Fade apo Scroll ose mund ta mbyllni fare.

    Nėse dėshironi qė tė bėni njė zgjedhje ne mes tė estetikės apo performancės kėtė mund ta bėni duke e klikuar mbi Advanced (Avancuar) nga System Porperties, ose mund tė veproni nė kėtė mėnyrė: klikok me tastin e dytė mbi terminalin My Computer; zgjedhė Properties (Veqorit) nga menyja qė do tė hapet nė tė majt; Nga dtitarja qė do tė hapet pastaj kliko Advenced (Avancuar) dhe do tė hapet meyja dhe nga kutia ku shkruan Performance klikoni mbi susten Settings (Rregullimet) dhe kėshtu ju jepet mundėsia qė tė bėni zgjedhjen nė mes tė pėrformancės mė tė mirė (Adjust for best performance) ose Rregullo pėr paraqitje mė tė mirė (Adjust for best appearance).



    Largoni ngarkesat e panevojshme



    Duke i mbyllur disa shėrbime qė nuk I pėrdorni mund tė pėrfitoni njė extra performanc



    Kur e kemi parasysh performancėn e Windows XP-sė dotė shohim se ky system operative nė krahasim me vėllezrit mė tė mėdhenj ka njė pėrparim tė dukshėm. Nė Windows XP pėrshembull janė bėrė disa rregullime qė kanė tė bėjnė me veqorit tė cilat e mbajnė nė nivel stabilitetin dhe performancėn e kėtij sistemi operativ. Si njėrėn nga kėto veqorit mund ta numrojnė atė tė mundėsis sė radhitjes sė programeve qė fillojnė tė funksionojnė me tė filluar tė operoj sistemi. Pra, pėrmes kėsaj veqorie ju mund tė bėni njė radhitje tė programeve apo dokumenteve startuese duke i vendosur ato njė terminal disk cili ėshtė lehtė pėr tu arritur dhe kjo do tė shpejtėsojė dukshėm preocesin e startimit tė Windowsit.



    Mbylleni Ndėrrimin e Shpejt tė Pėrdoruesit



    Duke e instaluar Windows XP, nė kėtė system do ju instalohen edhe disa shėrbime pėr tė cilat nuk do ju pyet kush nėse ju duhen apo jo, pra ato instalohen vetvetiu. Duke i deinstaluar apo mbyllur kėto shėrbime do tė keni mundėsi qė ta shpejtėsoni sistemin nė pėrgjithėsi. P.sh Fast User Switching (Ndėrrimi i shpejt i perdoruesit). Ky shėrbimm i ruan nė memorje ndryshimet, rregullimet dhe dokumentat e pėrdoruesve tė tjerė. Pra ato mbesin tė hapura, nė mėnyrė qė kur pėrdoruesi tjetėr kthehet nė kompjuter ai mund tė vazhdojė punėn e nisur mė parė nė llogarin e tij. Mirėpo pas ndėrrimit tė pėrdoruesit pasi kėto programe apo dokumente janė tė hapura, ato zėnė njė vend tė kosiderueshėm nė Ram Memorjen e kompjuterit dhe si pasoj e ngadalson dukshėm performancėn e punės sė pėrdoruesit tjetėr. Kėtė shėrbim mund ta mbyllni nė kėtė mėnyrė: Start/Control Panel/User Accounts, pastaj klikoni mbi linkun Change the way users log on or off.



    Self Servis - Aktualizim



    Ky shėrbim nė Windows XP shėrben qė kohė pas kohe tė bėjė aktivizimet e nevojshme, pra ka funksionin e aktualizimit automatik. Me fjalė tė tjera ajo shėrben pėr tė mundėsuar pėrdoruesve shkarkimin apo pėr ti lajmėruar ata pėr aktualizimet e reja qė kanė tė bėjnė me pėrmisimet nė sigurim, shkarkimin e driverave (shoferėve) me tė mė tė rinjė nga interneti dhe aktualizime tė tjera. Ky shėrbim i quajtur Windows Update kontribuon nė stabilitetin dhe sigurimin e kompjuterit tuaj, prandaj ėshtė i vendosur nė Ram. Nėse dėshironi qė tė ndaloni instalimin e kėtij shėrbimi dhe aktualizimet e sistemit ti bėni ju vetė, mund tė zgjedhni Automatic Update (Aktualizimi Automatik) nga System Properties (Veqorit e Sistemit) dhe pastaj tė pozicionoheni tek Keep my computer up to date (Aktualizo kompjuterin tim nė kohė) dhe nga kutia largoni tikun e vendosur.



    Barazimi I disqeve



    Edhe pse versionet e Windows versionet e reja qė kanė pėrbėrjen NT duke pėrfshirė kėtu edhe Windows XP nė krahasim me familjen Win9X dhe ME kanė njė sistem dokumentash mė tė besueshėm dhe mė produktiv, mirėpo prapse prap nuk ėshtė arritur qė tė mundėsoj rritjen e shpejtėsis pėr gjetjen e dokumentit nė ndonjė terminal tė caktuar . Procedura e ngadashme e gjetjes sė dokumentit shkaktohet pėr arsye tė shpėrndarjes sė dokumenteve nė disk nė mėnyrė ē’rregullt dhe kjo ndodhė ēdo ditė e mė tepėr nė pėrdorimin e kompjuterit, gjatė instalimit dhe deinstalimit tė programeve tė reja, regjistrimit dhe pastrimit tė dosjeve tė ndryshme dhe tė zhvendosjes sė tyre, prandaj krijohen disa vende te zbrazėta nė diskun tuaj. Pėr ti eliminuar kėto boshllėqe dhe pėr tė bėrė barazimin e disqeve nė mėnyrė tė drjet ju duhet qė sė paku njė herė nė muaj tė bėni defragmentimin e disqeve. Pėr ta bėrė kėtė veproni nė kėtė mėnyrė: Start/Programs/Accessories/System Tools/Disc Defragmenter, zgjedhni diskun tė cilin dėshironi tė defragmentoni dhe klikoni Start.



    Thesaret e fshehura tė Windows XP



    Nėse jeni nga ata tė cilėt keni dėshir tė instaloni programe sa pėr ti testuar ju propozoj qė tė bėni njė hulumtim tė diskut tuaj. Me tė zbuluar programet tė cilat janė tė fshehura nė sistemin tuaj operativ do t’ju shpėtoj nga shkarkimet qė marrin kohė nė internet dhe do t’ju perfitojė kohė.



    IExpress

    Nėse nuk keni iden se cili do tė ishte programi mė i pėrshtatshėm pėr tė formuar dokumete tė cilat vetėzgjerohen pasi tė jenė ngushtuar, atėherė zgjidhja ėshtė nėn gishtrinjt tuaj dhe kjo punė ndoshta nuk do tė ishte aq vėshtir sa do tė mendonit. Para se tė filloni me shkarkime (download) provoni sė pari ato qė janė tė fshehura nė XP. Pėr ta provuar programin IExpress veproni kėshtu: Start/Run dhe shkruani “express.exe”. Magjiniqari (Wizard) do t’ju ndihmoj nė pjesėn tjetėr tė rrugės.



    Windows Media Player-i i vjetėr



    Nėse versioni i ri i Windows Media Player-it qė vie bashkė me Windows XP nuk ėshtė asgjė mė tepėr se sa njė program i cili zė vend, jo praktik dhe me funksione tė panevojshme, atėherė ēka thuani pėr tė pėrdorur Windows Media Player-in plak ? E tėra qė ju nevoitet ėshtė qė tė klikoni Run nga menyja startuese (Start) dhe tė shkruani: “mplayer2.exe”



    Tastatura nė monitor



    Ky shėrbim ėshtė formuar pėr ti ndihmuar njerzit me tė meta fizike, por ēfar do tė bėnit nėse ndonjė tast nė tastaturėn tuaj nuk punon ose tastatura bllokohet tėrėsisht ? Pėr tė riaktivizuar nuk ju nevoitet tė ristartoni kompjuterin mjafton qė tė klikoni dy herė mbi “osk.exe” qė gjendet nė folderin WINNT/System32. Kjo do t’ju mundėsoj qė tė shruani edhe kodet e ēfarėdo gjuhe tė botės.



    Winchat

    Pėr tė komunikuar pėrmes textit me fqiun tuaj tė rrjetit apo me ndonjė kompjuter tjeter nė tė njejtin ambient qė ka njė lidhje nė mes kompjuterėve nuk nevoitet qė tė shkarkoni dhe instaloni ndonjė program tjetėr sepse njė i tillė gjendet nė system, mirėpo pėr tė komunikuar me kompjuterin tjetėr afėr jush duhet qė edhe bashkėbiseduesi tė ketė tė hapur winchat-in. Pėr ta bėrė kėtė: Start/Run dhe shruani: “winchat.exe”.





    A e dini se

    Paraqitja e detajeve nė XP nė tė vėrtet ėshtė e detalizuar. Windows XP ju mundėson tė shihni numrin e faqes sė dokumentit, madhėsin e dokumentit etj. Kėtė metodė ju propozoj qė ta provoni sidomos nė folderat ku mbani MP3 dhe kėshtu me njė shiqim ju do tė shihni kohėzgjatjet e kėngėve. Pra, do tė keni mundėsi tė shini pa pasur nevoj qė tė klikoni me tastin e djath pėr tė parė emrin/madhėsin/llojin e ēfarėdo dokumenti.



    Grupimi i Dokumenteve



    Me Windows XP keni mundėsi qė ti bėni folderat tė happen nė tė njejtėn dritare dhe kėshtu do tė keni mė leht pėr tė gjetur dokumentin e kėrkuar. Pėr ta aktivizuar kėtė mjafton qė tė klikoni me tastin e djatht nė cilin do folder dhe tė zgjedhni Show Icons (Trego Iconat) dhe pastaj Show in groups (Grupizoi).
    Kjo eshte vetem pjesa e pare pjesen e dyte mund te gjeni ne www.gonix.cjb.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norga : 13-01-2003 mė 21:36

  3. #23
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Pershendetje!

    E vlersoj nismen dhe punen e juaj Norga. Gjithashtu edhe komplimente per faqen e juaj.

    Materiali me pelqej pasi thjeshte eshte i shkruare disi i kapshem per te gjithe. Por asgje e rre jo vetem per mua.

    Norga
    ...nė vendin tonė shqiptarėt e shkrret ende janė nė dilem se ēfarė sistemi operativė tė pėrdorin dhe cili do tė ishte mė i pėrshtatshėm. Por ē'ėshtė edhe mė e keqja disa nuk dinė as se ēka do tė thotė sistemi operativė, mirė po pėr kėtė nuk janė fajtor pėrdoruesit e thjeshtė tė kompjuterėve, fajtor janė mediat tona tė cilat nuk angazhohen tė gjejnė materiale tė nevojshme pėr informatikė dhe nuk informojnė pėrdouesit e kompjuterit me risit apo tė japin disa kėshilla nė lidhje me informatikėn. Mirėpo disa fanatik tė kompjuterit sikurse unė sigurisht qė ne nuk do tė rrinim duar kryq, menjėherė pas festave tė vitit tė ri vendosa qė tė bėjė disa hulumtime nė sistemin tim operative Windows XP dhe kėrkoja tė gjeja pėrgjigjen e duhur pėr t'iu dhėnė disa personave tė cilėt thonė se Windows XP nuk ėshtė perfekt...
    Se pari i nderuar Norga, beni nje gabim te madhe dhe ofendim duke i quajtur shqiptaret e shkrret qe jane ne pikepyetje se cilin OS te perdorin. Nuk ja keni iden se sa kane perparuare ne Kosove te rrinjet ne anen e Informatikes. Kujtoj te rrinjet shqiptare qe punojne ne shume kompani si Pronet-i, Datacom, Info Trade, ne UNMIK, OSBE etj etj qe bejne instalime te rrjetave si LAN, WAN, krijimin e database-ave, hardware, programime ne scripta te ndryshme si PHP, ASP, Web desgin- ku kane njohuri per perdorimin ne menyer profesional te programeve si Dreamweaver, Flash, Photoshop, Corel Draw etj etj e gjerave te tjera me te thella. Kujtoj nje here qe sot ne shkollat e mesme te Kosoves mesohet programmim si gjuhet Pascal dhe C/C++ m'varesishte nga Profesoret, mesohet mbi qarqet logjike, algoritmat dhe detyra te veshtira mbi algoritma te nderlikuara, mesohet mbi konceptin e thelluar te numerave binare etj etj.

    Shkrimi i juaj i ngjan sikurse te ishte shkruar nga Prof. Dr. Skender Skenderi, i cili per mesimin e nje programi si MS Word shkruan nje liber me mbi 500 faqe, step by step, si thote i nderuari Prof.Dr i Fizikes Skender Skenderi ku qellimi i tij eshte interesi financiare e jo ai edukativo-mesimore. Jam i sigurte qe ky shkrime eshte i Prof.Dr. S.Skenderit nga Prishtina pasi thjeshte nga kurioziteti kam lexuar disa faqe nga nje liber i tij qe kane te njejtin stil sikurse shkrimi i mesiperm i cili eshte i edituar nga ju.

    Deri sa sot qeveria e Gjermanise, Frances dhe disa qeveri te Evropes Perendimore po e shikojne menyren dhe ka kalur ne perdorimin e sistemit operative si Linux duke e lene anash Windows XP, duel shqiptari qe mundohet gjithesesi te paraqese Windowsi si prefekt.

    Para disa ditesh kam shikuar nje emison ne FOX ku nje ekpert i kompjuterave nga Pentagoni thote qe sistemi me i pasigurte ne bote eshte Sistemi Operative Microsoft Windows.

    Edhe nje keshille.

    Modesia eshte mbi te gjitha.

    Suksese.

    p.s. mos e merr asgje per ofendim.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #24
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    3

    Ke nje p[erceptim te gabuar

    I nderuar ILovePeja
    Duke perdorur fjalen "shqiptaret e shkret" nuk kame pasur as nje qellim per te injoruar apo shperfillur as nje shqiptare por une e kisha fjalen per ata perdorues qe une do ti quaja fillestare apo te mesem dhe nuk mendoja per te avancuarit, ne kete menyre une po i fajsoja mediat ku ne televizionet apo gazetat tona perveq nje fare shtojce te Koha Ditore nuk ka ndonje medium i cili do ti informonte cfare do perdoruesi te kompjutereve (se paku une nuk kame pare).
    Dhe e dyta sa i perket asaj qe thua se e kame shkruar artikullin si te jem ndonje Prof. Dr. Ndoshta do te dukej ne vertet ashtu arsyeja eshte se ate artikull e kisha pergatitur per ta publikuar ne sajtin tim dhe sigurisht se do ta kem parasysh leximin sa me praktik nga lexuesi e jo te ishte si ndonje roman. Nuk kame dhene informata te hollesishme per burimet mirepo te jesh i sigurt se nuk kame marre asnje burim nga profesori shume i nderuar Skender Skenderi, ndersa ti ne vend se te fajsoje me vjedhje te materialit apo per jomodesti kishe mundur te veprosh me menqurisht.
    P.sh kishe mundur te kopjosh ate material dhe ti dergosh Profesorit apo cilit do qe ti don per te pyetur nese ate material e ka shkruar Prof Skenderi apo jo.
    Dhe nese del se prof Skenderi nuk ka shkruar ndonje shkrim te till apo te ngjajshem ti duhesh te me kerkosh falje ne kete forum por kuptohet nese te lejon kultura dhe edukata jote.
    Por nese arrin ta vertetosh se eshte ashtu si thua ti atehere une kete do ta pohoj me fjalen time dhe do te terhiqem nga ky forum per te mos shkruar me.
    Ja se si e kame pergatitur textin.
    Se pari te gjitha materialet e mbledhura nga te tjeret pra qe rastesisht kisha ndegjuar (p.sh. fast user switching apo IExpress) dhe nuk kame perdorur as nje material te shkruar ne shqip. Kuptohet se edhe gjuha angleze me ka ndihmuar pak dhe pastaj kame testuar vete duke provuar kame zbuluar disa gjera te tjera qe nuk jane ne versionet e me parshme te Win. edhe vete dhe kjo nuk besoj qe kerkon ndonje fillozofi te madhe pastaj e kame shkruar ne Word materialin dhe duke e korigjuar per gabime e kame rregulluar te jete sa me i lexuaeshem nga te tjeret, ketu me ka ndihmuar pervoja ime ne gazetari qe kame p[asur nga e kaluara sepse se paku di se si formohet nje lajm, nje reportazhe, si mblidhet materiali per nje fejton si behet intervista etj.
    Pastaj me thua diē per Linux une nuk e di nese e kisha marre per teme kete, Linuxi nuk eshte teme e ketij shkrimi fjala eshte per Windows, pra nese do te zgjedhnim nga Win9X, 2000, Me apo Xp.
    Dhe ne fund
    Nuk mendoj se as shkrimi yt i fundit as ky i imi nuk ka lidhe me Windows dhe nuk i nevoitet as kujt kush do te peste per Windows WP, prandaj kisha pas deshir qe keto dy te fundit te fshihen nga kjo teme para se te merr nje kahje tjeter dhe mos te vazhdojme me kotesira te tilla. Dhe tjerer here para se te fajsosh dike te lutem eja me fakte.
    mendoj se ne fund te materialit tim e kame shkruar mjaft kjart se nese ka dikush per te shtuar dic rreth Windows XP le ta beje e jo te lodhe koken per dic tjeter.
    Me nderime dhe rrespek
    Agron Morina

  5. #25
    Pėrshėndetje

    A mundet dikush tė mė sqarojė cilėn komandė duhet tė pėrdor , qė tė mundėsoj nga messengeri im shkėmbimin e fichier dhe dokumenteva direkt nė linjė, si dhe qė tė pėrdor bashkėbisedimin vocal (zanor) si dhe video, sepse kam dėgjuar qė XP ka njė sistem bllokues pėr kėtė funksion.

    Sqaroj qė nuk arrij dot tė intaloj netmetteng , sepse me sa kam kuptuar unė nuk ekziston pėr windows Xp.
    Gjithashtu arrij nė kompjuterin tim me messenger tė marr fichier direkt nė bisedė por nuk dėrgoj dot asgjė. Duhet tė kaloj nėpėrmjet e-mailit pėr tė dėrguar diēka e jo nga MSN messenger.

    Dhe nėse mundeni do t'ju lutesha tė mė shpjegoni shqip ose frėngjisht sepse I am ignorant in english. Im sorry.


    Me respekt Elna.

  6. #26
    http://www.tropoja.org
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    England[SE]
    Postime
    388
    windows xp asht e mire lal po asht e ngadalte dhe ngrihet me kollaj se ato windows e tjera ne fakt une nuk ikam perdorur ato te tjeret vetem ate windows me se keto linux etjer nuk ekam perdorur ndonje her

    me respekt DaNgErOuS

    O Azem shqipe malsie,
    Per ty loti na ka hije.

  7. #27
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    Mjafto qe te jete i axhornuar dhe te mos jete ai i pari qe sapo ka dale ne qarkullim sepse ato te paret jane me plot difekte dhe nuk jane te mire
    Shqiperia eshte e jona!

  8. #28
    http://www.tropoja.org
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    England[SE]
    Postime
    388
    hiedi ashtu asht lal windows xp nuk asht ekeqe..

    O Azem shqipe malsie,
    Per ty loti na ka hije.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Postime
    10
    Xp kam arritur ta instaloj edhe ne Celeron 333 Mhz me 64 Mb Ram . E para here qe beri vaki te punonte kompjuteri pa bere hard reset per me shume se gjashte muaj . Ajo qe vleresoj me shume eshte driver database pothuajse per te gjitha kartat dhe pajisjet qe qarkullojne ne treg .
    Komenti im per XP eshte : very very very stable operating system . Mos i ngaterroni problemet qe kane programe te vecanta ose difekte ne hardware . OS sic eshte 98,2000,me,xp jane pergjegjes per gjera te tjera ne kompjuter dhe nuk kane mundesi te ndryshojne rrjedhen e nje programi difektoz. Gjithashtu shpejtesia e komputerit varet shume edhe nga shpejtesia e transportimit te dhenave nga hard disku ose dvd/cdrom -i dhe nuk ka te beje vetem me shpejtesine e microprocesorit .

  10. #30
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Persa i perket OS ne mendimin tim gjithcka varet se perse e perdor .. sikunder se kane thene edhe koleget e mie edspace edhe sentinus une i kam te gjithe OS ne shtepi e gjithcka varet se cfare duhet te bej ne PC qe te zgjedh SO

    Elna: persa i perket problemit tend ne radhe te pare te sygjeroj te istalosh versjonin e fundit te MSN messenger qe e gjen tek http://messenger.msn.com edhe instaloje ... edhe njehere edhe beje compatible per te punuar ne full mode se si do e shpjegoj me vone
    persa i perket netmeeting egziston edhe ne XP por programuaesit e microsoft duke pasur deshiren te futin me shume ne perdorim MSN messenger e kane lene pa nje short cut(ikone direkte ne desktop per te programi) per te mundesuar startimin e netmeeting perdor kete komande
    kliko tek START pastaj tek RUN .. tek dritarja e hapur shkruaj egzaktesisht kete fjale
    CONF.EXE edhe pastaj kliko OK edhe netmeeting do startoje menjehere .. kjo eshte si per XP Pro edhe XP Home Per te bere te mundur marjen e telefonatave duhet gjithashtu nje punim tjeter ku ne firewall te XP duhet te hapesh portat e kominikimit TCP1503 edhe TCP1720 qe te jesh me e sigurt me mire caktivizoje firewall nese nuk ke probleme me sulmet ndaj teje ne PC Me pas nese deshiron te kesh nje short cut te netmeeting ne desktop bej kete shko tek start->search->file or folders edhe kerko per file me emer conf.exe edhe me pask kliko me butonin e djathte te mouse edhe me pas create shortcut edhe do ndodhet ne desktopin tuaj

    persa i perket MSN messenger mundou ta besh compatible duke kerkuar per filen e plote ne menyren qe te thashe me siper duke bere serch msnmsgr.exe edhe me pas shko me klik te butonit te dhjathte tek properties duhet te jete ne fund fare .. me pas kalo tek compatibiliti duhet te jete tabi i 3 ne dritaren e dale e me pas zgjidh nese nuk e ke te selektuar opsjonin run this program in commpatible mode . me pas poshte ke se ne ca versjoni te vindowsit e deshiron ...!!!
    nese ke probleme te metejshme mjafton te shkruash perseri
    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Windows Vista nė shqip
    Nga PcCrack3r nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •