Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Cool E papėrballueshmja - tregim

    E R O T I C A


    Ti je nė atė moshė qė ėndėrrojnė djemtė e rinj dhe qė adhurojnė pleqtė,nė atė moshė kur s’tė shqetėson mė rruga e bėrė,por ajo pjesė e vogėl rruge qė tė ka mbetur pėr tė pėrshkuar deri atje ku mbarojnė tė gjitha udhėt,rrugėt,rrugicat,monopatet dhe autostradat e jetės.
    Deri atje ku s’ka mė as rrugė,as udhėtarė,as zhurma hapash e as semaforė.Deri atje ku s’ka lule tė bukura shumėngjyrėshe nga ato qė tė dhuronin vite mė parė mes puthjeve dhe lotėve tė dashurisė ata qė t’u pėrgjėruan aq shumė,ata qė “nuk mund tė jetonin pa ty”.
    Deri atje ku ka vec rrėnjė tė forta shkurresh,bimėsh apo edhe lule erėshumė tė hedhura mbi muret e drunjtė tė banesės tėnde tė fundit,e vetmja pronė ekskluzivisht e jotja-dhuratė parikthim e mėmės Natyrė.
    Je dyzetėvjecare.
    Ti tmerrohesh kur con ndėrmėnd kėto gjėra kaq fiziologjike.Ngrihesh rrėmbimthi nga shtrati i ngrohtė,vrapon drejt dritares,hap perdet e mėndafshta dhe hedh vėshtrimin mbi rrugėn qė shtrihet nėn dritaret e tua,e qetė dhe e bindur ndaj hapave indiferentė tė kalimtarėve dhe rrotave mizore tė makinave qė me uturrimėn e tyre e prishin kėtė mėngjez tė paqtė e tė kthjellėt.
    Me njė dashuri qė as vetė nuk e di se nga tė vjen,vėshtrimi yt pėrkėdhel pemėt,kalimtarėt,ca pellgje tė ndyra uji qė pasqyrojnė aq gjallėrisht rrezet e diellit,shtėpitė pėrballė me tjegullat e sapolyera nga ndonjė merakli,tymin qė del nga oxhaku i vjetėr i furrės,ndoshta gjėja mė e lashtė e qytetit tėnd tė vogėl tė harruar nė cepin e grisur tė hartės.Pastaj ti pasi largohesh nga dritarja duke lėnė mbi xhamin e ftohtė avujt e frymės tėnde dhe shenjėn e hundės,rend drejt pasqyrės.
    Ke shumė kohė qė s’e ke parė veten ashtu sic je tani,lakuriq,me flokė tė shperndarė mbi supet e tulta,me gjinjtė e fryrė tė varur mbi barkun e dhjamosur e plot rrudha qė tė rėndon aq shėmtuar mbi seksin qė pothuajse ėshtė fshehur plotėsisht mes tulit tė kofshėve tė trasha ku ca varice kanė nisur tė shfaqen si ca xhunga tė errėta e tė forta,tė vetmet gjėra tė forta nė atė trup.
    Pamja qė pasqyra tė dhuron natyrisht ėshtė e shėmtuar dhe aspak inkurajuese.Sepse ti thjeshtė harrove qė mėnyra mė e keqe pėr tė filluar njė ditė tė re tė jetės nė moshėn tėnde ėshtė tė parėt e vetvetes lakuriq nė pasqyrė.
    Largohesh me tė shpejtė nga pasqyra fatale dhe hyn nė banjė enkas pėr njė dush tė ngrohtė.Mes avujve tė kėndshėm format e trupit sikur zėnė tė pėrmirėsohen disi nga pamja e tyre e mjerė.Ndjehesh pak mė e lehtėsuar e nis e kėndon nėn zė njė kėngė sė cilės i mban mend vetėm refrenin.Natyrisht ky lloj lehtėsimi tė zhduket me t’u zhdukur edhe avujt e ngrohtė.Me peshqirin krahėve futesh pėrsėri nė dhomėn e gjumit dhe ,pasi hap njėrin nga sirtarėt e komosė luksoze,nis e nxjerr ndėrresat e pastra kundėrmuese.
    Tmerrohesh nga forma idiote e mbathjeve,tė denja pėr njė shtatėdhjetėvjecare invalide dhe nga sutienat tepėr tė mėdha qė kur i vesh tė mbulojnė ushtarakisht tėrė gjoksin dhe gjysmėn e kurrizit,pasi sigurisht,barkun e fryrė dhe pjesėn tjetėr tė vitheve, deri lart afėr sutienave,ta mbulojnė mbathjet gjigande.
    “O Zot,c’janė kėto qė vesh?”,mendon e pėrfshirė nga njė ngėrc i pazakontė.Zhvishesh pėrsėri dhe nis e kėrkon mė kot,nė fillim ngadalė e mė pas me rrėmbim mes ndėrresave qė i hedh tėrė nerva sa majtas djathtas mbi krevatin e pafajshėm e akoma tė pėrgjumur.
    Kėrkon dicka tė bukur,dicka mė tėrheqėse,mė seksi.Fatkeqe ulesh nė buzė tė krevatit dhe nis e mendohesh ashtu sic mendohen dyzetvjecaret me tėrė forcėn e logjikės e tė mėkatit tė shkrira nė njė tė vetme nė atė qė jemi mėsuar ta quajmė pėrvoja e tė dyzetave.
    Pėrpiqesh tė sjellėsh ndėr mend herėn e fundi tė seksbėrjes.Ajo kish ndodhur vite mė parė,pak kohė para se yt shoq t’i linte lamtumirėn kėsaj bote me dėshirėn e tij, aq normale pėr njė piktor tė talentuar e tė censuruar sic kish qenė ai.Kishe qarė hidhurazi pėr ikjen e tij pa kthim.Mė vonė lotėt t’i kish zėvėndėsuar njė lloj trishtimi qė niste poshtė,diku nė qendėr tė qėnjes tėnde,vazhdonte mė lart drejt gjinjve dhe zemrės nė formė tė njė shtėrngimi qė qetėsohej disi vec nga tė pėrqafuarit e jastėkut netėve tė pafundme mes vetmisė,pėr t’u vendosur pėrfundimisht lart,nė fytyrėn tėnde,mė saktė,nė kėndet e syve,nė trajtė tė njė mallėngjimi tė ngurosur qė iu kish dhėnė syve pamje mė fisnike e mė tė qetė.
    Nė vitet qė pasuan ti jetove njė lloj virgjėrie,njė lloj agjėrimi,e mbyllur nė vetvete si njė molusk i harruar diku rrėzė njė shkėmbi ku prej kohėsh nuk pėrplasen mė valėt e detit,ku prej kohėsh nuk ulet ndonjė cift dashnorėsh qė mes casteve erotike gjen kohė edhe pėr tė mbledhur guacka qė mė pas do tė zbukurojnė hijshėm qafėn dhe gjinjtė e vajzės…
    Mendueshėm ecėn mbi tapetin e qėndisur ironikisht me figurėn e dy trupave joshės tė mbėrthyer nė agoninė e epshit.Hedh ca konjak mbi gotėn e kristaltė dhe pasi ndez njė cigare afrohesh pėrsėri pranė dritares.E hap atė por e mbyll menjėherė e besdisur nga rryma e ftohtė e ajrit tė mėngjezit dhe nga ulurimat e shitėsit tė zarzavateve pėrballė qė njofton kalimtarėt se sot,pikėrisht sot, kastravecat shiten mė lirė se bananet.
    “Idioti!”,thua me vete dhe lėshohesh mbi njėrin nga kolltukėt e ultė qė prej kohėsh nuk janė fundosur nėn peshėn e ndonjė vizitori.
    Prej kohėsh s’tė dhurojnė mė lule,prej shumė kohėsh s’ke marrė letra dashurie.Prej vitesh telefoni yt hesht si njė gėrmuq i zi qė ashtu i pa zė e shton edhe mė shumė shėmtimin e tij.
    Hedh pėrsėri konjak nė gotėn e boshatisur e pėrhumbur e tėra nė shkretaninė e kujtimeve nė pėrpjekje pėr tė gjetur ndonjė oaz ku shpirti yt tė shijojė pak,vec pak,jetė.Thith tėrė afsh cigaren tymi i sė cilės krijon aq magjishėm rreth teje rrathė tė mrekullueshėm qė herė ngjajnė me oaze tė kristaltė e herė me pellgje tė ndotur ku megjithatė rrezet e diellit pasqyrohen me tė njėjtėn bukuri dhe forcė pa u ndotur nga pisllėku i kristaltė qė buron prej tyre.
    Bėn ca hapa nėpėr dhomė dhe ndalon para njė etazheri tė vogėl-varrezė e shumė albumeve, fotografish,letrash,suveniresh,poezish e pikturash qė pluhuri i kohės i ka mbuluar si tė donte tė sigurohej,si tė donte tė vėrtetonte qė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė hedhur velin e tij tė trishtuar janė ato gjėra tė vogla qė na lidhin me tė kaluarėn,me kėtė gjethe tė verdhė , shpesh edhe tė vyshkur,ku cizmja e pamėshirėshme e tė nesėrmes pėrpiqet tė mos shkelė me hapin e saj tė verbėr.
    Merr njėrin nga albumet,por nuk e hap,thjeshtė i heq pluhurin dhe e vė pėrsėri nė vendin e tij.Pastaj dora jote drejtohet pėr nga dosja e vjetėr e lėkurtė brenda sė cilės ti ke konservuar letrat e dashurisė dhe tė urrejtjes qė atėhere kur ishe njė adoleshente e shpenguar dhe tekanjoze.E hedh edhe atė mbi shtrat dhe pasi mbush pėrsėri me konjak gotėn e boshatisur lėshohesh shkujdesur mbi krevatin dopjo,relike e gjymtuar nė “dopjollėkun” e saj,dėshmitar memec i sa e sa psherėtimave tė zhdukura thellė netėve pa emėr,netėve me emėr qė aq mizorisht trokasin nė skutat mė tė errėta tė kujtesės si tė duan tė tė zgjojnė nga letargjia e tejzgjatur.
    Nis e shfleton letrat e vjetra,disi tė zverdhura nga kalimi i viteve dhe nga leximi i shpeshtė,argėtim prej kohėsh i lėnė pasdore dhe pothuajse nė harresė.Kėnaqesh,qesh,buzėqesh,nevrikosesh e mbledh buzėt me pėrcmim.Megjithatė buzėqesh pėrsėri e kėnaqur,jeton ca caste lumturinė e dikurshme,vetja te duket papritmas ashtu sic shkruhet nė ato letra,”ėngjėll naiv qė rrezaton bukuri dhe ciltėrsi”,”femra mė sexy qė kam njohur” me njė trup qė “edhe mė impotentin do ta bėnte baba tė lumtur binjakėsh”.Dikush,ndoshta yt shoq,shkruan se “gjoksi yt ėshtė krijuar pėr tė qenė pėrjetė i zbukuar nėn dritėn e zbehtė tė hėnės”…
    Por pėr fat tė keq,nė fund tė cdo letre,praėn fjalėve tė zakonshme “tė dua shumė” ose “i yti pėrjetė”,ndodhej tragjikisht edhe data e tė shkruarit tė saj,ca numra ditėsh,muajsh e vitesh tė largėt,tė largėt,tė largėt,tė thinjur nė plakjen e tyre tė pakuptuar,tė braktisur keqazi nė verbėrinė dhe nė invaliditetin e tyre tė pariparueshėm.
    Ndjehesh pėrsėri e mjerė dhe fatkeqe.I flak tutje letrat vrastare dhe aspak ngushėlluese qė ashtu tė hedhura nė zemrim e sipėr e shtojnė edhe mė shumė pikėllimin nė shoqėrinė e tyre me ndėrresat e tmerrshme qė akoma vrasin me praninė e tyre elokuente.Do tė bėje mirė tė ngriheshe nga shtrati e tė vije ndonjė cd qė do tė mbushte dhomėn me tinguj tė kėndshėm.Sepse ti ke nevojė pėr pak muzikė nė vetminė tėnde prozaike,mes qetėsisė sė gurtė tė mureve tė apartamentit tėnd qė bėhet mė e thellė nga prania e ftohtė e oxhakut tė mermertė ku prej kohėsh nuk ndizet mė zjarr,ku prej kohėsh askush nuk luan urėt e zjarrit netėve tė gjata tė dimrit.
    Tinguj ala Shostakovic do tė pėrplasen pas kėsaj hapėsire ajri,letrash,mbathjesh dhe orendish tė destinuara pėr vetmi dhe papritur ti ndjen njė nevojė tė papėrballueshme pėr tė qenė heroina sentimentale e dikujt qė tė dėrgon mijra lule tė freskėta,e dikujt qė tė shkruan letra tė pafundme dashurie e nė rastin mė tė keq e dikujt qė prźt cdo natė nėn dritaren tėnde mes pikėllimit qė i fal shiu i ftohtė dhe mungesa e krijesės tėnde pas xhamit tė avullt…
    Rrotullohesh me krahėt hapur,si njė flutur rreth llambės qė shpejt do tė fiket dhe zėri yt i shėmtuar e aspak melodioz pėrpiqet tė bėjė pak vend midis notave tė harmonishme.kėndon dhe vallėzon si dikur ,e kėnaqur dhe e qeshur.Pas pak melodia mbaron,por ti nxiton dhe e kthen pėrsėri diskun nė kėtė vals marramendės.Pėrjeton pėrsėri caste tė harruara.E lodhur nga kėnaqėsia pėrplasesh mbi kanape dhe qesh e qesh me zė tė lartė,ashtu sic ėshtė e natyrshme tė qeshin vetėm virgjėreshat tek ndjejnė t’u afrohet cvirgjėrimi i aqpritur.
    Pėrsėri nevoja e papėrballueshme tė shfaqet nė trajtė tė njė dėshire pėr tė dashuruar dikė( njėsoj do tė tė kėnaqte edhe dėshira pėr tė tradhėtuar dikė).Ngrihesh,vishesh dhe del jashtė nė rrugėn zhurmėplotė ku askush nuk di gjė pėr atė,tė papėrballueshmen tėnde.
    Pasi pėrshėndet idiotin e zarzavateve,drejtohesh pėr nga qendra e qytetthit,atje ku kryqėzohen tė gjitha rrugėt,bulevardet dhe kanalet e ujrave tė zeza,atje ku kalojnė cdo ditė njerėzit,idiotėt dhe tė cmėndurit,nė njė ritual tė pėrbashkėt hapash qė nxitojnė vetėm drejt qėndrės.”Tė arrijmė nė qendėr,pastaj le tė bėhet c’tė bėhet!”,duket sikur thonė hapat e tyre.Sepse ti ke kuptuar dicka mbi hapat kur ishe e vockėl sa ngatėrroheshe mes kėmbėve tė kalimtarėve: hapat qė drejtohen pėr nga qendra janė tė shpejtė e tė sigurtė; ata qė kthehen-tė ngathėt e tė lodhur,disi tė zhgėnjyer nga shpejtėsia e tyre e pakuptimtė.
    Njė pasiguri tė shoqėron nė tė ecurėn tėnde,edhe pse natyrisht po shkon drejt qendrės.pėrplasesh me njė djalosh qė dikė pėrshėndet me gishtin e mesit,ngatėrrohesh mes njė grupi nxėnėsish qė godasin njėri tjetrin me cantat e zbukuruara me vizatime origjinale qė s’mund t’i gjesh as nė nevojtoret e burgut,dikush tyė godet me bėrryl e pasi tė vėshtron nė gjinjtė e mėdhenj tė thotė “mė fal”.Ti natyrisht dėshiron qė pėrplasja tė kish zgjatur ca mė shumė,po ashtu edhe pardoni i tij e aq mė tepėr vėshtrimi i tij ngulmues mbi gjinjtė qė askush vec teje nuk e di se sa tė varrur janė.
    Kthen kokėn pas me shpresė se mos vallė dicka e re mund tė lindė nga ai bėrryl,por bėrryli tashmė ėshtė i sigurtė nėn krahun e ngrohtė tė njė kacurrelseje qė hargaliset nga lumturia dhe idiotėsia qė i fal bėrryli nė fjalė.Ndalon hapat para njė dyqani lulesh,afron kokėn pas xhamit e pėrhumbur nė larminė e tyre.Nga brenda njė bukuroshe tė fton me njė lėvizje tė sprovuar tė dorės.Hyn dhe shėtit nė pavionin e gjėrė ku disa cifte dhe disa tė rinj pėrpiqen tė zgjedhin dicka tė vecantė nė atė lėndinė shumėngjyrėshe lulesh tė transferuar mes komoditetit tė xhamtė tė pavionit.Ty s’tė shqetėson fakti qė je vetėm,sepse zakonisht lulet blihen vetėm.Ja ,edhe kjo vajzė praėn teje ėshtė vetėm,por me siguri ajo e di fare mirė se ku do t’i adresojė ato lule.Ndoshta tek ndonjė djalė i bukur si ajo,ndoshta tek ndonjė burrė i martuar,ndoshta tek i dashuri i saj sakat,ndoshta…me mijėra ndoshta….Apo ky djaloshi tjetėr qė duke u menduar nuk harron tė hajė edhe thonjtė,njė mėnyrė efikase tė menduari mes dilemės sė zgjedhjes.ndoshta pėr njė vajzė,pėr njė grua apo pėr njė varr.Njė gjė ėshtė e sigurtė.Askush nė tėrė botėn nuk po blen njė lule pėr ty nė kėtė cast.ky mendim tė tmerron dhe instiktivisht rrėmben njė buqetė tė bukur,paguan dhe largohesh pa vėnė re buzėqeshjen e shtirrė tė ish pronares sė buqetės.
    Sapo del nė rrugė e ndjen qė nevoja e papėrballueshme ka nisur tė tė japė njė kėnaqėsi tė vecantė qė ti e shpreh duke u ndalur herė pas here pėr tė shijuar bukurinė e luleve dhe aromėn e tyre tė vecantė .Nga turbullimi jetėdhėnės i castit nuk sheh rrugėn dhe pėrplasesh mbi njė karrocė invalidi ku qėndron njė i verbėr,i parruajtur e i palarė qė buzėqesh i lumturuar nėn joshjen e ngrohtė qė i fal prania e trupit tėnd mbi tė tijin.
    I kėrkon tė falur dhe pasi ai tė pėrgjigjet:”S’ka gjė bukuroshe!”,ti mendon qė i verbėri nuk kish qenė edhe aq pa gusto.
    Dita ėshtė e bukur dhe tashmė dielli jo vetėm shndėrit,por edhe ngroh qytetin e mbėrdhirė nga dimri dhe tė qėnurit nė cepin verilindor tė hartės.Hapat drejtohen pėr nga parku i vogėl plot shelgje lotonjės,aq tė gjelbėr dhe romantikė nė “lotimin” e tyre qė mbulonte kėndshėm rrugicėzat e parkut tė zbukuruara me ca mozaikė abstraktė e tė pakuptimtė,ide e ndonjė arkitekti pijanec pak caste pasi kish pėshtyrė nė fytyrėn e dikujt nė zėnkė e sipėr.Kėtė ide ta pėrforcon edhe prania e ca pllakave “Mos pėshtyni nė tokė!” qė arkitekti e kish parė tė arėsyeshme t’i vendoste pikėrisht nėn hapat dhe pėshtymat e kalimtarėve.
    Ulesh mbi njėrin nga stolat.Ndez njė cigare dhe pas pak e kupton qė nė atė mori stolash vetėm ai ku je ulur ti nuk ėshtė dėshmitar casti i njė puthjeje,pėrqafimi,tė paktėn i njė zėri tė ngrohtė apo i njė pėshpėrime drithėronjėse.
    Nė stolin pėrballė njė cift ka ngrirė nė njė pėrqafim nga ata tė pėrjetshmit e tė pavdekshmit qė ti nga pėrvoja e di qė nuk zgjasin edhe aq shumė sa thuhet nėpėr romanet e Mopasanit.Deri sot nė mėngjez ti pothuajse kishe harruar qė nė botė vec rrugėve,plehrave dhe gazetave ekzistonin edhe pėrqafimet qė herė me magjinė e kontaktit e herė me ftohtėsinė e neveritshme tė gjarpėrit tė pėrfshinin gjithė jetės mes njė marramendjeje qė, edhe nėse nuk tė lumturonte,tė dhuronte ndjenjėn e tė qėnurit ndryshe nga c’kishe qenė njė cast mė parė,ndjenjė qė njerėzit gabimisht janė mėsuar ta kėrkojnė pikėrisht atje ku s’ėshtė,Brenda kornizave tė gėnjeshtėrta tė moralit e nderit kolektiv.
    Mė nė fund pėrqafimi pėrballė ka mbaruar.Madje me sukses tė plotė.Kėtė ti e kupton nė shkėlqimin lapanjoz e tė pėrulur tė vėshtrimit tė djaloshit mbi buzėt e fryra tė fatlumes qė me duart e dridhura pėrpiqet tė rregullojė flokėt e cmėndur.
    Do tė dėshiroje shumė qė edhe ti tė kishe nevojė tė rregulloje flokėt qė si pėr inat tė dėshirės sė papėrballueshme qėndrojnė mbi kokėn tėnde aq tė sistemuar e tė qetė,pasojė kjo e shoqėrisė sė tejzgjatur me krėhėrin e fildishtė nėn vėshtrimin mizor tė pasqyrės.Ndėrmėnd tė vjen shprehja e njė poeti sipas tė cilit krehėri mė i mirė pėr flokėt e njė vashe janė gishtėrinjtė e tė dashurit tė saj.
    Sa e sa gjėra tė kėndėshme mund tė dhurojnė gishtėrinjtė! Mund tė tė pėrkėdhelin lehtė gushėn dhe gjinjtė e ndjeshėm,mund tė tė ushqejnė aq bukur mėngjezin mbi shtratin e ngrohtė,mund tė tė lumturojnė ndėrsa ti lėpin prej tyre mjaltin e ėmbėl qė derdhet ngadalė buzėve tė tua.
    Fundja gishtėrinjtė mund tė shkruanin njė letėr drithėronjėse e pėrvėluese si puthja.
    Pėrsėri letra.Letra aq tė pranishme me mungesėn e tyre.S’do tė bėje keq tė nxirrje nga canta e vogėl njė laps dhe njė copė letėr tė bardhė qė patjetėr duhet tė cvirgjėrohet nga rreshtat e pamėshirshėm nė bardhėsinė e saj.
    Po kujt do t’ia dėrgosh? Ti je e vetme. Oh,mė fal! Ėshtė edhe ajo tjetra!Harrova qė sot ti je nė krahėt e tė papėrballueshmes.Atėhere drejtoja asaj ankthin fisnik,pėr hir tė luleve qė tė zbukurojnė prehėrin,pėr hir tė flokėve jetimė aq tė bindur ndaj krehėrit,kėtij njerku dinak e egoist.
    Dora nis tė shkruajė,nė fillim ngadalė,me njė shkrim tė keq e tė pasigurtė,e mė pas,me shpejtėsi,si pėr dicka qė ti e dije shumė mirė ,por qė e kishe harruar diku nė njė skaj,ndoshta verilindor tė trurit,ku dėborat e harresės janė mė tė shpeshta e mė tė ftohta duke dėnuar me ngrirje cdo kujtim tė veshur hollė me kėmishėn rozė tė ėndėrrimit.
    Ndjen brenda teje vetėkėnaqėsinė e nevojės sė papėrballueshme qė shtriq krahėt e saj diku mes gjoksit tėnd,nėn sutienat qė mė kot pėrpiqen ta pengojnė kėtė shtriqje,tė parėn pas gjithė atij gjumi tė rėndė.
    E ndjen lehtė qė nė tė vėrtetė nuk je ti ajo qė shkruan,por ajo tjetra,e papėrballueshmja.Mė saktė,ajo shkruan dhe ti lexon rreshtat e saj pasionantė.je fatlume qė po pėrjeton caste tė tilla dyzimi,aq tė rralla nė jetėn e krijesave tė gjora.Njė dyzim fisnik,i paqtė,harmonik e melodioz qė askush pėrvec teje nuk e di,qė askush pėrvec teje nuk e ndjen.Letra mbaroi.Njė letėr dashurie,malli dhe lotėsh,epshi dhe mishi,tė gjitha tė tuat.
    Shkruan edhe fjalinė e fundit.” Tė dua pėrjetė!”. Duhet edhe njė emėr. Kė tė vėsh? Sepse ti nuk ke tė dashur.Asnjė. Dhe ke aq nevojė pėr tė gjithė.Pėr djaloshin pėrballė,pėr bahcevanin plak qė po krasit njė trėndafil,pėr tė verbėrin me gusto.ndoshta edhe pėr arkitektin pijanec qė sigurisht pas njohjes me ty do tė ndronte mendim nė lidhje me pllakėn “Mos pėshtyni nė tokė!”.
    Mė mirė pa emėr.Edhe ajo,e papėrballueshmja nuk ka emėr.E fut nė njė zarf tė zhubrosur,relike e viteve tė shkuara harruar nė cantėn e vogėl praėn njė stilolapsi dhe njė vathi tė kėputur.
    Nuk mendohesh shumė pėr adresėn.Ideja qė ti di vec njė adresė,tėnden,kalon nėpėr trurin tėnd dhe ndalon diku nė fund tė tij,ndoshta praėn asaj idesė tjetėr qė nė botė askush nuk po shkruan dicka pėr ty nė kėto caste.
    Ngrihesh nga stoli, rrėmben lulet dhe cantėn pėr tė humbur pėrsėri nė rrugėn e gjėrė.kėmbėt tė shpien para ndėrtesės sė vjetėr tė postės.pasi mbaron formalitetin rutinė,del me njė lloj lehtėsimi tė kėndshėm qė e ndjejnė vec ata qė sapo kanė paguar njė borxh tė vonuar.
    Si pa kuptuar gjėndesh mes njė dyqani tė madh pėr veshje intime.Nė fillim heziton pėr pamjen provokuese tė kombinezioneve tė zeza,pėr format alarmante tė ca rrypave transparentė qė ti me intuitė e kupton qė janė mbathje dhe jo fjongo.Tė tėrheqin vėmėndjen njė palė sutiena tė holla e tė vogla tė cilat nuk do tė mbanin dot as dy kokrra limoni e jo mė gjinjtė e tu tė rėndė.
    Heq dorė shpejt prej tyre dhe vazhdon kėrkimin tėnd antimilitar mes rafteve tė xhamtė.Pas njė gjysėm ore tė mirė e mėson se nėse ka dicka tė tepėrt nė kėtė dyqan provokues ajo dicka je ti.Fatmirėsisht,kėtė zbulim tėndin nuk e miraton ajo tjetra qė sa vjen e bėhet edhe mė e papėrballueshme zgjedh mė tė cthurrurėn mes asaj orgjie tė mėndafshtė dhe pasi paguan, largohet bashkė me ty.
    Nxiton a thua se po shkon drejt qėndrės.Prej kohėsh nuk ke nxituar kėshtu nėn peshėn e njė ndjenje tepėr tė vjetėr,tė rilindur beftazi kėsaj dite dimri ku sic duket ,dielli ngroh jo vetėm trupat ,por edhe shpirtėrat-fakt ky i papranueshėm nga policėt,matematicienėt dhe llogaritarėt e qytetthit.”Nė djall vafshin ata!”,dėgjon zėrin e asaj tjetrės.”Sot duhet ta kesh mirė vec me poetėt dhe postierėt!”.
    Futesh nė shtėpi me njė frymė.Lėshohesh mbi kanape pėr njė cast,por ngrihesh pėrsėri.Hyn nė dhomėn e gjumit,ku asgjė s’tė bėn mė pėrshtypjen e keqe tė mėngjezit.As letrat vrastare,as ndėrresat militare e as pasqyra zemėrgur.U hedh njė vėshtrim tė tipit “ua tregoj unė qejfin tani” dhe pasi zhvishesh,hyn drejt e nė banjė ku pas pak do tė dėgjohet njė motiv I lehtė qė ti nuk e kėndon,por thjeshtė e mėrmėrit,si edhe zhurma e ujit mbi format e lodhura tė trupit tėnd.Tashmė ti nuk je aty.Tė ka rrėmbyer prej flokėsh ajo tjetra,e papėrballueshmja,e ashtu lakuriq tė ka vėnė para pasqyrės,tė ka dhėnė nė duar tė cthurrurat e mėndafshta e me zėrin e ngjirur tė urdhėron:”Vishi!”.
    Pas disa sekondash nė fytyrėn e ftohtė tė pasqyrės shfaqet njė grua e kėndėshme,njė krijesė provokuese e mbuluar lakuriqėsisht nga paturpsitė e mėndafshta tė tendosura deri nė limit nga format e mėdha tė gjinjve e nga ajo masė e zezė e Pyllit Tė Vetmisė Sė Madhe,nga ajo Mekė e harruar ku askush nuk falej deri mė sot,por qė sonte do tė dėgjojė zėrin e ndrojtur tė besimtarit anonim.Aq e sigurtė je ti pėr kėtė gjė sa qė nis e pėrkėdhel Mekėn tėnde lehtė-lehtė,si tė duash ta zgjosh nga letargjia qė i ka sjellė mungesa e besimtarėve nė dyert e saj.
    Hedh krahėve njė robdėshambėr dhe pėrsėri me shpejtėsi rregullon ambjentin e dhomės sė ndėnjes,ashtu sic bėjmė kur presim njė mik tė dashur e tė harruar mugėtirės sė viteve.
    Vė ca dru nė oxhakun plak dhe ndėrsa gjuhėt e flakės do tė ndricojnė dhomėn e errėt,do tė ndjesh njė ėndėrrim tė ėmbėl tė tė robėrojė mes kėrcitjes sė kėndėshme tė urėve tė zjarrit,shijes shpresėdhėnėse tė konjakut dhe tik-tak-ut dashuronjės tė orės sė murrit qė herė rreh atje lart mbi mur e herė fare praėn teje,diku mes gjoksit tėnd.
    Shtrihesh mbi njė lėkurė ariu praėn oxhakut,por nuk fle,vec dremit ca nė njė gjumėzgjim nga ata qė u fal krijesave tė gjora profesioni i rojes sė natės apo tė qėnurit pre e vonesės sė njė telefonate tė shumėpritur…Njė ėndėrrim ku pėrzihen aq bukur shqetėsimi i Kėsulkuqes,trishtimi i Hirushes,vetmia e njė Teddy Bear qė ta kishin dhuruar dikur nė trevjetorin tėnd.Pastaj dalėngadalė rritesh dhe merr format e njė Ofelije tė sinqertė,tė shtrirė aq femėrisht shkujdesur mbi lėkurėn e ngrohtė e tė butė tė bishės.Hija jote nė muret e dhomės lodron mbi ca piktura tė tėt shoqi,ca nudo tuat tė dikurshme me njė refleks blu tė errėt.
    Ti nga instikti e di mirė qė nė orė tė tilla cdo Ofeli s’ėshtė gjė tjetėr vecse njė shpirt kurvėrues i maskuar fisnikėrisht me njė buzėqeshje ose nėnqeshje xhokondiane,produkt i mrekullueshėm i njė nate vetmitare dimri diku nė cepin e harruar tė jetės monotone.
    Tė shkėput nga deliri zilja e derės sė jashtme.Erdhi ai! Ngrihesh shpejt dhe nxiton drejt derės.Ėshtė postieri plak qė mirėsjellshėm tė jep njė zarf dhe njė buqetė me lule.
    Kthehesh pėrsėri nė mbretėrinė tėnde duke shtėrnguar nė gji lulet e bukura dhe pasi rrėkėllen pak konjak shtrihesh pranė oxhakut,ndez njė cigare me njė nga urėt e shkrumbuara dhe nis leximin e letrės sė shumėpritur qė tė ka dėrguar ajo tjetra.
    Lexon,lexon,lexon.
    Akush nuk mund tė dijė atė qė shkruhet aty.Askush nuk mund tė ndjejė atė qė ndjen ti tani.As unė vetė qė tė njoh kaq mirė.Askush vec asaj tė papėrballueshmes qė tani del nga rreshtat dhe ashtu lakuriq shtrihet praėn teje,midis trupit tėnd dhe zjarrit tė mermertė e nė fillim lehtė-lehtė e mė pas egėrsisht,do tė ndjesh duart e saj tė tė pėrkėdhelin flokėt e lėmuar,frymėn e saj nė gushėn dhe qafėn tėnde dhe puthja e ėmbėl si njė “tė dua” do tė tė thėrmojė tė tėrėn si njė kujtim tė kėndshėm mes luleve dhe letrės.Mė pas krahė tė fuqishėm do tė tė pėrfshijnė mesin tėnd dhe do tė ndjesh gishtėrinj tė dirsur tė tė ledhatojnė sytė,buzėt,gjinjtė,barkun e tkurrur nga spazmat,kofshėt e trasha,pėr tė ndaluar nė atė qendėr tė ndjeshme e tė pyllėzuar tė qėnjes tėnde.Pastaj do tė dėgjosh zėrin tundues tė sė papėrballueshmes tė mėrmėrisė,tė qajė,tė kėndojė,tė ulėrijė e tė rėnkojė njėkohėsisht me zėrin tėnd dhe me zhurmėn e urėve tė ndezura.
    Unė nga larg do tė arrij tė mėsoj vec njė gjė.Meka s’ėshtė mė e harruar.Gishtėrinj-besimtarė po fallen tani nė tė,nė mė tė madhėrishmen e tė gjitha faljeve,njė falje rėnkuese,vrasėse dhe viktimė njėkohėsisht.
    Vonė-vonė pėrmendesh,ngre kokėn me flokėt e shkatėrruar dhe me sytė e vakur kėrkon pėrreth.Lulet janė prishur,petalet shumėngjyrėshe janė ngjitur pas trupit tė djersitur dhe ndėrkohė letra prej disa castesh kontribuon nė ngrohjen e dhomės,mes drurėve tė pėrflakur tė oxhakut…
    Ngrihesh dhe ashtu sic je,gjysėmlakuriq,me sutienat e zbėrthyera dhe me mbathjet nėpėr kofshė e ndjen qė s’mund tė ecėsh dot.Ulesh pranė oxhakut nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar tė paktėn njė copėz tė letrės,qoftė edhe fjalėn e fundit tė saj,por mė kot.Ajo ėshtė atje,mes hirit dhe prushit.Bashkė me tė edhe ajo tjetra,e papėrballueshmja qė edhe nė ikjen e saj pa kthim drejt zjarrit si njė heretike mospėrfillėse e kėsaj nate tė ftohtė dimri,tė fali pak shpresė,shpresėn se nėse ndonjė ditė tjetėr do tė duash ta takosh,mjafton tė kėrkosh mes urėve tė djegura njė mbrėmje dimri nė oxhakun ku dikush hodhi padashur njė letėr dashurie pėr vetveten.
    Natėn e mirė,krijesė e gjorė! E di qė do tė tė shoh pėrsėri nė njė mėngjez tjetėr.Edhe po s’tė pashė,s’ka gjė.Do tė mė mjaftojė avulli dhe shėnja e hundės tėnde mbi xhamat e dhomės tėnde qė unė tė kuptoj qė ti po dremit pranė oxhakut tė mermertė ku digjen nė heshtje rėnkimtare drurėt,letra dhe pse jo,edhe kėto rreshta qė unė t’i dhuroj shkujdesur si njė lule.





    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ke shumė kohė qė s’e ke parė veten ashtu sic je tani,lakuriq,me flokė tė shperndarė mbi supet e tulta,me gjinjtė e fryrė tė varur mbi barkun e dhjamosur e plot rrudha qė tė rėndon aq shėmtuar mbi seksin qė pothuajse ėshtė fshehur plotėsisht mes tulit tė kofshėve tė trasha ku ca varice kanė nisur tė shfaqen si ca xhunga tė errėta e tė forta,tė vetmet gjėra tė forta nė atė trup.

    O Zot,nuk dua te arrij te dyzetat ,qenka e frikshme c.o.b. :-)) !!

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Eshte mrekullisht e frikshme! Apo frikesisht e mrekullueshme!?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Frikesisht e frikshme(ndoshta atehere mund te ndihem mire me veten dhe te them frikesisht e mrekullueshme).

  5. #5
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Une te sugjeroj qe personazhit tend t'ja ndryshosh ca stilin e jetes.
    Fillimish coje ne nje palester 3 here ne jave. Ne fakt kjo duhej ta kishte filluar palestren pa vajtur tek te 30, por me mire vone se kurre. Pastaj coje ne ndonje beauty salon ku ka edhe masazh edhe sauna. Coje per ndonje udhetim neper Evrope. P.sh deri ne Turqi se nuk ke nevoje as per vize. Ndryshoja pak menyren e te ushqyerit.
    Gjeji ndonje boyfriend, qofte edhe xhaje, sa per variacion. Psh postierin,lol.

    Po ne fund te fundit kur s'ke rrugedalje tjeter bleji nje computer dhe fute online. Padyshim do gjeje ndonje te dashur virtual, lol.

    Dhe ne fund Thank God qe jam shume larg nga ajo moshe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga My_Soul : 14-12-2004 mė 17:04
    HAKUNA MATATA

  6. #6
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga My_Soul
    Une te sugjeroj qe personazhit tend t'ja ndryshosh ca stilin e jetes.
    Fillimish coje ne nje palester 3 here ne jave. Ne fakt kjo duhej ta kishte filluar palestren pa vajtur tek te 30, por me mire vone se kurre. Pastaj coje ne ndonje beauty salon ku ka edhe masazh edhe sauna. Coje per ndonje udhetim neper Evrope. P.sh deri ne Turqi se nuk ke nevoje as per vize. Ndryshoja pak menyren e te ushqyerit.
    Gjeji ndonje boyfriend, qofte edhe xhaje, sa per variacion. Psh postierin,lol.

    Po ne fund te fundit kur s'ke rrugedalje tjeter bleji nje computer dhe fute online. Padyshim do gjeje ndonje te dashur virtual, lol.

    Dhe ne fund Thank God qe jam shume larg nga ajo moshe.
    Ose me lehte se keto me lart , gjeji nje te dashur 20 vjec .......................

  7. #7
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    Ose me lehte se keto me lart , gjeji nje te dashur 20 vjec .......................
    Po femer ma ke ate mendje! Tamam. Po une them dy 20 vjecarė, qe te jene even me 40.
    HAKUNA MATATA

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hey njerez ... kjo eshte jeta

    Crazy old Baby .. ke nje menyre te shkruari te vecante ... me pelqejne shume shkrimet e tua

    ps: kot po te pyes cfare je m/f?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Hey njerez ... kjo eshte jeta

    Crazy old Baby .. ke nje menyre te shkruari te vecante ... me pelqejne shume shkrimet e tua

    ps: kot po te pyes cfare je m/f?
    Pink, ai eshte "crazy old babe" por gabimisht e ka bere baby, lol

    Dhe ne fakt shkruan bukur. Ndonjehere vishet edhe pak trashe, por ne shumicen e rasteve eshte "elegantmo".
    HAKUNA MATATA

  10. #10
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga My_Soul
    Po femer ma ke ate mendje! Tamam. Po une them dy 20 vjecarė, qe te jene even me 40.
    Ti paske qejf ti besh "compatible " por kaq te djegur sa e ka pershkruar autori une dyshoj se ajo mund ti bej balle nje 40 vjecari , pa le 2 x 20 vjecareve . Megjithate i kerkoj falje autorit per daljen disi nga tema dhe pergezimi per shkrimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant _NYC : 14-12-2004 mė 18:25

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregim - Fshati buzė detit
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 19:24
  2. Mos qaj poet
    Nga gijon gijon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 06:10
  3. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 11:46
  4. Tregim nga Faik Qyqja
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 16:59
  5. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •