Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Duke Degjuar Zerin E Fan S. Nolit

    DUKE DEGJUAR ZERIN E FAN S. NOLIT



    ( Shenime rreth dy audiokasetave tė panjohura me fjalėn e Fan S. Nolit mbajtur nė 80 - vjetorin e lindjes sė tij )



    Nga Simbad DETARI



    KUR RINGJALLEN IDOLET,

    e bashkė me to edhe Njeriu ...



    …Mbremė, gjer nga ora tre e mengjezit, kam qenė nė njė gjendje shpirtėrore pothuaj surealiste. Kam ndenjur pranė Fan S.Nolit. Po…Po ! Pranė vetė Hirėsisė sė Tij, Fan S.Noli ! Po si ndodhi vallė ? Shoqja ime, e mira dhe e sjellėshmja Raimonda Moisiu nė SHBA, mė bėri kohėt e fundit njė tė papritur tė veēantė. Mė dėrgoi dy audiokaseta ku qenė regjistruar fjala e Fan S.Nolit me rastin e 80-vjetorit tė lindjes, 50-vjetorit tė themelimit tė Vatrės si edhe e njė konference pėr shtyp dhenė po prej tij, nė anglisht. Rregjistrimi i kėsaj ceremonie mbajtur nė vitin 1962, ėshtė njė dokument i panjohur gjer tani e, nuk dihet se nė ē’rrethana e nga kush ėshtė bėrė. Cilėsia e tij ėshtė mjaft e pastėr dhe ėshtė ruajtur gjer nė ditėt tona nga atdhetari i njohur, 76 vjeēari shqiptaro - amerikan, i nderuari Thanas Laskaj.

    Pra, siē thashė, po dėgjoja zėrin e Nolit nė atė shirit tė bekuar magnetik dhe krahas emocioneve, shumė gjėra mė befasuan ! Sė pari, nga qė nuk mė besohej se isha duke dėgjuar vėrtet, pėr herė tė parė nė jetėn time, zėrin e tij. Sepse, ka disa gjėra nė jetė tė cilat njeriu i pėrfytyron pėrgjithmonė tė humbura, tė shuara, tė pamundura pėr t’u ringjallur e qė, natyrisht, as qė mendon kurrė se mund tė ndodhė edhe e kundėrta. Ka disa gjėra, tė cilat konsiderohen e kujtohen si tė ngrira nė kohė ( diēka e tillė e ngjajshme na ndodh, bie fjala, kur shohim bustet apo monumentet e njerėzve tė shquar, ndėrkohė qė ata hedhin atė vėshtrimin e tyre tė ftohtė, tė ngrirė, indiferent, tė metaltė apo tė mermertė e, nga ai vėshtrim, kujtimi i vetėm qė na mbetet ėshtė jehona e jetės sė tyre ). Shkurt muhabeti, ėshtė e pamundur qė i vdekuri tė ngrihet nga varri e tė na fanepset para syve, por ja qė mua atė natė, m’u ngjall e mė doli pėrpara vetė hirėsia e tij, Fan S. Noli !...

    … Po dėgjoja pra, i pėrhumbur, zėrin nga magnetofoni e vetja m'u duk sikur isha nė shtėpizėn e tij tė thjeshtė nė Fort Lauderdale, aty ku nė muzgun e njė jete vėrtet tė jashtėzakonshme, ai kalonte muajt e dimrit e, njėkohėsisht, fundin e tij. E dėgjoja e, para sysh m'u shfaq imazhi qė mė kish ngelur i pashlyer qysh nga vitet '80, kur Noli ish shfaqur pėr herė tė parė i "gjallė", nė njė copėz filmi dhjetė sekondėshe tė cilin televizioni shqiptar i asaj kohe, nuk di se ku e nė ē’rrethana e pat gjetur dhe e pat dhenė nė njė emison kushtuar jetės sė tij.

    Aso kohe, ajo sekuencė e shkurtėr filmike pa zė, e cila paraqeste Nolin nė kopėsht para shtėpisė, mė kish lenė pothuajse pa frymė. Ato kuadro filmi tė xhiruara padyshim nga njė amator, patėn lenė te unė njė efekt tė mrekullueshėm ngazėllyes e, nė tė njejtėn kohė, pothuajse hyjnor. Pamja e gjallė e rilindasit e atdhetarit tė madh, idolit tim tė bindjes se si njė shqiptar i vėrtetė duhej tė punonte pėr kombin; e mjeshtrit dhe eruditit tė shquar, shkrimtarit, historianit e studjuesit tė rrallė, kish marrė nė mendjen time dimensione tė reja. Qe krijuar kėshtu njė imazh i ri, i ndryshėm nga pamjet e fotove tė tij tė zverdhura nga koha si dhe nga shkrimet qė kisha parė qysh kur isha adoloshent nė faqet e gazetės Kombi, tė cilat i ruante plot fanatizėm nė njė baule tė vjetėr, miku im i femijnisė Sotir Koēi. Ai, tė cilin e quaja ndryshe "Bukinisti Mendel", nga qė ish vėrtet i fandaksur pas kėrkimit tė librave e botimeve tė paraēlirimit …

    … Qe pra pothuajse nė tė aguar qė shtrirė nė divan, larg Shqipėrisė e kujtimeve djaloshare aty nė shtėpinė time nė Avenue de l’Université tė Bordosė, po pėrjetoja sėrish, pothuaj tė njėjtat ndjenja e emocione si ato qė kisha provuar kur kisha parė pėr herė tė parė imazhin e tij tė lėvizshėm filmik. Dhe e ndjeva veten edhe njė herė gjimnazist si atėhere kur, njė foto tė Nolit tė cilėn e kisha grisur fshehurazi nga njė album i 60-vjetorit tė pavarėsisė, e kisha ngjitur me zamkė nė faqen ballore tė tekstit tim shkollor tė Historisė sė Letėrsisė. Si atėhere kur, nė njė ditė marsi tė vitit 1965 zemra e tij kish pushuar sė rrahuri larg, nė dhé tė huaj e kur mėsuesi i letėrsisė, nė shenjė homazhi e zie na kish komentuar poezinė "Anės lumenjve" ...

    …Pra qeshė kthyer prapa nė kohė, pikėrisht nė vitin 1962 e po dėgjoja Nolin, tamam si tė ndodhesha dhe unė aty, nė atė sallė tė madhe ku komuniteti shqiptar i Amerikės ish mbledhur e kremtonte 80-vjetorin e tij tė lindjes. Dėgjoja zėrin e tij e mendoja : Si qe e mundur qė ai, tė ish zėri i njė njeriu aq tė moshuar? Sepse ish zė energjik, kumbues, plot timbėr, me shumė djalėri brenda. Zė i cili nuk t'a jepte aspak pėrshtypjen e njė 80 vjeēari. Me diksion prej aktori. Herė i fortė e me tone tė lartė, herė i ulėt e me tone tė butė. Me njė tė qeshur e cila i delte thellė nga shpirti, shoqėruar me njė tingėllim tė ēiltėr, tė ngrohte e, njėkohėsisht, tepėr fisnik…

    Po ligjėrimi, fjala e fjalori i tij i mrekullueshėm ?! Njė gjuhė me nuanca tė bukura, paksa tė pėrafėrt me tė folmen korēare-kolonjare, shoqėruar shpesh me pauza tė shkurtra. Gjuhė e pastėr shqipe ! Nga frazeologjia e thjeshtėsia e fjalės, nga menyra e tė rrėfyerit e argumentimit tė ideve, kuptova edhe njė herė qe ish plotėsisht e vėrtetė se Noli i Madh, oratori i shquar, e kish pasur forcėn e fjalės pikėrisht te thjeshtėsia e saj. Tek aftėsia magjike pėr tė komunikuar me ēdo lloj dėgjuesi, pavarėsisht nga shkalla e intelektit. Nga ajo veti e rrallė, pėr tė bėrė pėr vehte shpirtėrat e njerėzve. E, pastaj, humori i tij i hollė ! Ai humor, gjithmomė popullor, i mbrujtur nga jeta, pėrvoja dhe ngjarjet e pėrjetuara nga vetė ai apo i dėgjuar e i treguar nga tė tjerė. Humor qė pėrbėn, ndofta, njė nga vetitė mė pak tė njohura tė Nolit, pėr tė cilin ėshtė shkruar shumė si Akademik i Rilindjes e Kulturės Shqiptare, por fare pak pėr aspekte tė tij intime. Pra, pėr Njeriun. Pėr njė njeri tepėr modest, tė thjeshtė e popullor…



    VATRA E DIELLI:

    In gloriam !



    … Pas kalimit tė emocioneve e dėgjimit "horizontal", me ngut e si i babėzitur tė shiritave magnetikė, i thashė vetes t'i dėgjoja edhe herė tė tjera, pėr vetė faktin se rregjistrimi ish bėrė nė menyrė tė ērregullt e kjo gjė e bėnte tė vėshtirė renditjen e tij kronologjike. Pra, ju vura punės tė "zbardh" kasetat, idetė e komentet, fjalėt e replikat duke i hedhur ato, shėnim pas shėnimi nė letėr. E duke kryer kėtė punė, vetja m’u duk si njė antropolog i cili pas kėrkimesh tė shumta, arrin tė gjejė njė copė eshtėr tė lashtė e, pastaj i vihet studimit dhe me laps nė dorė, nis tė skicojė sė pari kafkėn e pastaj gjithė skeletin e njė qenje njerėzore qė ka jetuar mijra vjet mė parė.

    … Qė nė fillim tė fjalės, ( i cili me sa dimė ėshtė edhe fjalimi i fundit publik qė Noli ka mbajtur tre vjet para vdekjes nė mars tė vitit 1965), tė bėn pėrshtypje fakti se, edhe pse ceremonia nė fjalė qe organizuar pėr 80-vjetorin e lindjes sė tij, ai i shmanget ēdo lloj lėvdate e glorifikimi duke u bėrė jehonė vetėm ngjarjeve mė tė rendėsishme tė lėvizjes sonė kombėtare. Nė fjalėn e tij tė gjatė e cila, pėr nga evokimet e porositė pėr tė ardhmen e Vatrės i ngjan njė Testamenti, ai vlerėson sė pari pjesėmarrjen e shumė shqiptarėve nė atė jubile i cili nuk qe vetėm i tij, por edhe i shumė ngjarjeve tė tjera tė shėnuara historike. Ai e fillon fjalėn e tij kėshtu:

    " … Sivjet rastis qė tė kemi nja katėr aniversarė tė ndryshmė. Aniversari i parė ėshtė aniversari im. Aniversar tjatėr ėshtė ai i kllasit tė dymbėdhjetė (1912), kllas shumė i madh nė Harvard University me njerėz qė janė bėrė shumė tė dėgjuar. Nuk do pėrmėnd shumė emėra, po mund t’u thom qė i ati i presidentit tė sotėm, ( Xhon Kenedi - shenim im ) ishte njė nga shokėt e kllasit tonė...Tashi, nga njė anė, ėshtė njė gjė e ēuditėshme qė tė rroē tetėdhjetė vjet aq sa kam rrojtur unė, se tamam tetėdhjetė jam tani. Nga njė anė ėshtė trimėri, po nga ana tjatėr ėshtė njė mjerim. Njė mjerim i cili mund tė pėrshkruhet shumė bukur me atė meselenė e Luigjit tė 14 -tė tė Francės. Ai qe njė nga mbretėrit mė tė dėgjuar po, nė fundin e mbretėrisė sė tij, pati shumė mjerime. Edhe disa nga luftėrat e tij, nė fund, i humbi. Njė herė, njė nga ata gjeneralėt qė humbi luftėn me tė fundme, vajti qė ti bėjė njė raport dhe, i shkreti, s’dinte si t’a niste pėr tė treguar mjerimin qė pėsoi ushtria frėnge. Luigji i 14 -tė i tha : Urdhėro, thuaji, sado lajme tė hidhura qė tė jenė se, nė vėrsėn tonė, s’ka lajme tė mira. (…) I treti aniversar ėshtė aniversari i Vatrės qė ėshtė krijuar nė qershor 1912. Aniversari tjatėr ėshtė ai qė do tė na vijė mė 28 nėndor, pra aniversari i indipendencės shqiptare …"

    Pastaj, ai evokon e ngre lart rolin qė luajti Vatra nė historinė e shqiptarėve tė Amerikės dhe tė vetė Shqipėrisė:

    "… Vatra, nė qershor tė vitit 1909 themeloi gazetėn Dielli qė jeton qysh prej 53 vjetėsh. S’ka asnjė gazetė tjatėr shqiptare qė tė ketė njė jetė kaq tė gjatė. ( ...) Para e gjatė luftės sė I-rė botėrore, Vatra luajti rolin e njė qeverie shqiptare nė mėrgim. Delegatėt e mbrojtjes sė ēėshtjes shqiptare nė Evropė, Konica e Turtulli, kur fati i egzistencės sė saj ishte nė rrezik tė madh, i mbajti Vatra. E jo vetėm ata, por edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė kolonive shqiptare. Mė 4 korrik 1918, ish Vatra qė e pėrfaqėsoi Shqipėrinė pėrpara presidentit amerikan Willson, duke fituar kėshtu njė nga miqtė mė tė mėdhenj, i cili e shpėtoi atė nga coptimi i armiqve.

    Nė Kongresin e Lushnjės, Vatra s’kish delegatė, por ē’ngjau ? Fryma e saj qe atje. Ca nga njerėzit qė zgjodhi ai kongres, ishin njerėz tė Vatrės pėrsėri. Kongresi i Lushnjes bėri njė Kėshillė tė Regjencės dhe, njė nga pjestarėt e tij ish doktor Turtulli, delegat i Vatrės. Kur formuan kabinetin, ministri i punėve tė jashtėme qe Mehmet Konica, pėrsėri delegat i Vatrės. Pas Kongresit tė Lushnjės ngjau lufta heroike pėr tė dėbuar italianet nga Vlora. Fryma e Vatrės qe atje. Edhe kenga "Vlora, Vlora" sikunder e dini, ėshtė bėrė nga njė pėrfaqėsonjės i Vatrės qė e kemi kėtu nė mes tonė. Ja dini emėrin, pėr ata qė s’e dinė, do t’a thom : profesor Thoma Naēi.

    Pasi u ēlirua Vlora, u nisa edhe unė tė veja nė Shqipėri, diē tė bėnja atje dhe, me ēfarė pasaportė shkova? A ka ndonjė njeri qė e mban mėnd kėtu ? Nuk besoj, veē nja dy a tre. Me pasaportė qė m’a ka dhėnė Ēekrezi si pėrfaqėsonjės i Vatrės nė Washington. Nė Gjenevė, kur u pranua Shqipėria si pjesėtare e Lidhjes sė Kombeve mė 17 tė dhjetorit 1921, kryetari i dėrgates ishte pėrsėri njė pėrfaqėsonjės i Vatrės, besoj qė e njihni ! ( Fan S. Noli - shėnim im).

    Tashi, dy fjalė pėr ish kryeministrin e Shqipėrisė qė e keni kėtu - thotė me humor Noli - S’ėshtė fjala qė tė lėvdohem pėr veten time, po dua t’u thom kėtė gjė : A ka shumė kombe nė tė cilėt shumica tė jenė muhamedanė e tė zgjedhėn pėr kryeministėr njė prift tė krishterė ? Kjo mė duket ėshtė lėvdata mė e madhe qė mund t’u bėjmė shqipėtarėve. (…) Vatra, pastajza, ka bėrė njė punė tė lavdėruar duke botuar libra. Libra tashi botohen shumė dhe kjo s’ju duket ndonjė gjė me rendėsi. Por librat qė botoi Vatra ishin libra qė botoheshin pėr herėn e parė shqip.

    (…) Kėto janė ca nga shėrbimet e Vatrės nė kohėn e shkuar. Shėrbimet e Vatrės nė kohėn e tanishme mund tė pėrmblidhen me fare pak fjalė. "Dielli" vazhdon e ndriēon opinionin publik tė shqiptarėve edhe u jep atyre njė tribunė ku tė ēfaqin e tė kėmbejnė mejtimet pėr punet e Shqipėrisė. Edhe, mos e kujtoni se "Dielli" e "Vatra" e kanė jetėn tė shkurtėr. Kemi ca miq, ca miq shumė tė ēmuar, dorėhapur, tė cilėt kanė bėrė pllane qė tė shigurojnė pėrjetėsinė e Diellit edhe tė Vatrės…".





    SHQIPERINE, TE MIRE A TE LIGE, NE E BEME !

    Dhe ju a lamė tė tjerėve qė ta mirėsojnė ...



    … Tashi, ēdo tė bėjė Vatra kėtu e tutje ? - pyet Noli, duke vijuar mė tej me nevojėn e vlerėsimit tė veprės sė personalitetit tė shquar tė rilindjes, mikut tė tij Faik Konica e duke ja lenė amanet kėtė punė, intelektualit e publicistit tė njohur, Qerim Panariti. A ka ndonjė punė pėr tė bėrė Vatra ? Po, ka ! Disa punė qė mund tė bėjė, do t’u a numėroj. Vatra ka punė pėr tė bėrė nė fushėn e botimeve. Pėr shembėll, nė Harward, kemi koleksionin e gazetės Albania tė Faik Konicės, ndjestė pastė ! ( Albania e nisi botimin mė 1897 dhe u mbyll mė 1909 - shenimi im ). Botimi i njė pėrmbledhje tė kėtij koleksioni tė ēmuar, do kish rendėsi tė madhe, sepse siē shprehet Noli: "historia e Rilindjes Shqiptare mund tė gjėndet vetėm nė Albanian e Faikut ".

    Dhe mė tej, ai, vazhdon:

    " Tjetėr gjė qė mund tė bėjė Vatra ėshtė ribotimi i disa librave qė sot s'gjenden mė, pėr shėmbėll "Kalendari" i Vatrės. Nėqoftėse nuk mund tė botohet i tėrė, tė botohet njė pėrmbėledhje, njė broshurė. Puna mė e madhe qė mund tė bėjė tashi Vatra ėshtė tė vėmė pėrsėri Qerimin ( Panariti ) e tė na bėnjė njė pėrmbledhje tė materialit i cili ndodhet nė koleksionin e Diellit. Atje ka njė thesar pėr historinė e Shqipėrisė. Pėrpiquni qė kėto libra t’i botoni edhe i thoni Qerimit, tė mos shkojė nė xhenet, pėrpara se tė mbaronjė kėto libra. Kjo ėshtė kėshilla ime ! ".

    … E, ėshtė ndėrkohė qė pėrfundon t'a quajmė "pjesėn" e parė tė fjalės sė tij qė Noli, nė tė vetmin rast tė ligjėratės jubilare, ngre tonet e zėrit tė tij dhe ankohet. Qarja nė fjalė, sipas tij, bėn pjesė nė "temėn e ditės". Por, edhe pse ai nuk i drejtohet kurkujt direkt, nuk zė emra nė gojė e nuk vė dorėn mbi "plagė", mendoj se kjo ankesė ka tė bėjė ndofta me sulmet qė atij i qenė bėrė disa herė si drejtues i kishės ortodokse, si person apo si kryetar nderi i Vatrės, lidhur me tė ashtuquajturin "kult" tė lėvdatave apo me heshtjen qe kish mbajtur ndaj disa ēėshtjeve politike. Aso kohe, nė Vatrė, Noli kish edhe kundėrshtarė e armiq e, nė fjalėn e tij, sqaron mė poshtė shumė gjėra. Nė rradhė tė parė faktin qė ai, ( pėr mendimin tim me plot tė drejtė ), e vė veten nė rradhėt e Rilindasve e jo nė atė tė politikanėve "modernė" tė shqiptarėve.

    Si rilindas i fundit ende i gjallė, ai bėhet kėshtu zėdhėnesi i gjithė atdhetarėve tė shquar qė nė programin e madh tė punės sė tyre, nė kuadrin e angazhimit nė lėvizjen tonė kombėtare, si kryefjalė tė saj kishin bėrjen e Shqipėrisė. Nė kėtė drejtim, e vetmja meritė vetiake pėr tė cilėn Noli bėn aluzion e shprehet direkt, ėshtė pėrmbushja me sukses e njė tjetėr misioni specifik tė tij: "bėrjen" e Kishės Autoqefale Shqiptare, merita pėr themelimin e konsolidimin e sė cilės ėshtė nė mėnyrė tė pa diskutueshme, vepėr e tij.

    Ja, si shprehet ai, mė tej:

    "… Tashti tė vijmė nė themėn e ditės. Shumė nga shqipėtarėt na qahen me kėtė mėnyrė : Ore, ē’keni bėrė qė lėvdoheni kaq shumė ? Edhe, kur t’a thonė nė kėtė mėnyrė ėshtė, natyrisht, sikur tė presin gjuhėn. Se s’kemi lėnė kusur, i kemi bėrė qė tė gjitha pothuajse ē’kishim nė program tė bėnim !... Kishim nė program tė bėnim njė Shqipėri indipendente, e bėmė ! Tė mirė a tė keqe, e bėmė ! Nuk mund tė presim nga foshnja qė t’i ketė tė gjitha mirėsitė. Foshnjės duhet t’i jepet kohė tė rritet e tė tregojė se ē’ėshtė. Si mund t’i qortosh prindėrit e tu thuash : Ē’keni bėrė me kėtė foshnjė kėtu ? Duhet tė presėsh sa tė rritet foshnja e tė tregojė se ē’lule ėshtė. Shqipėrinė kishim nė program t’a bėjmė, e bėmė ! Kishim nė pllan qė tė bėnim njė kishė autoqefale tė Shqipėrisė, e bėmė ! Tė mire a tė ligė, e bėmė ! U a lamė si barrė tė tjerėve qė ta mirėsojnė. Po ne e bėmė ! ( ... )



    BIĒAKXHINJTE DHE KALEMXHINJTE

    ose Noli pacifist …



    … Tjetėr gjė, e cila mė la jo pak pėrshtypje gjatė dėgjimit tė audiokasetave nė fjalė, qenė idetė e tij pacifiste. Dihet se Noli, gjatė gjithė jetės sė tij e veēanėrisht kur u angazhua nė veprimtari politike ( gjer sa arriti tė bėhej edhe kryeministėr i Shqipėrisė ), nuk u njojt kurrė pėr veprime violente e as pėr politikė force e dhune. Pikėrisht ky shpirt e kjo veēori e karakterit dhe personalitetit pacifist, shprehet edhe nė fjalėn e mbajtur prej tij. Por, ndėrkohė tė mos harrojmė se kjo fjalė, ky rregjistrim i pėrket vitit 1962, pra njė kohe kur a) Makartizmi, b) Lufta e Ftohtė dhe 3) Kriza e Karaibeve ( konflikti i instalimit tė raketave sovjetike nė Kubė ) ishin ne kulmin e tyre. Bota kėrcėnohej nga njė luftė tjetėr e re, kėsaj rradhe me rrezikun e pėrdorimit tė armėve bėrthamore…

    Qysh nė nentor tė vitit 1962, nė bazė tė zbulimit ajror, presidenti amerikan Kenedi pat qenė informuar pėr nismėn sovjetike mbi instalimin e raketave me mbushje bėrthamore nė Kubėn e Fidel Kastros. Ishte pėr herė tė parė pas luftės sė dytė botėrore qė njė krizė e tillė mund tė ēonte drejt njė konfrontimi dhe pėrdorimi tė armėve atomike mes dy superfuqive. Kjo ngjarje plot tension, u pėrjetua plot panik nga popullata amerikane e cila i trėmbej kėrcėnimit sovjetik prej vendosjes sė raketave fare afėr, disa qindra kilometra larg vendit tė tyre. Ngjarja nė fjalė, pėrveē kėsaj ndezi mė shumė atmosferėn e lėvizjes pacifiste nė botė me organizimin e manifestimeve e protestave tė fuqishme nė shumė vende, pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

    Dhe, ėshtė pikėrisht nė kėtė kontekst social - politik qė Noli, nė kėtė fjalė, shpalos pikėpamjet e tij pėr kėtė ēėshtje e mė tej. Prej mendimeve e ideve tė tij kuptojmė se ai gjer nė fund tė jetės, mbeti njė njeri me botėkuptim tė theksuar social-demokrat. Por, siē thamė edhe me lart, tė mos harrojmė gjithashtu se aso kohe nė Perendim egzistonte njė lėvizje mjaft e fuqishme pacifiste e cila mbėshtetej nga shumė personalitete tė shquar tė kulturės botėrore qė ishin pėrgjithėsisht, me ide tė majta e siē duket Noli, ishte plotėsisht nenė ndikimin e ideve e pozicionimit tė tyre …

    Pėrveē kėsaj, Noli qė donte t’a mbante Vatrėn larg pėrēarjeve e konflikteve tė brendėshme, tė cilat vazhdonin tė mbeteshin vazhdimisht rreziku i parė e kryesor i shuarjes sė saj, nuk u prononcua as rreth gjendjes nė Shqipėri, ( lidhur me pyetjen se ē’duhej tė bėnte Vatra pėr kėtė qėllim edhe pse, nė fakt, ndihet qė nga tė pranishmit nė sallė pritej njė gjė e tillė ). Por, Noli, i cili qe nė korrent tė konjukturave ndėrkombėtare shpalos thjesht e bile me humor, pikėpamjen e tij: "theorinė" siē e quan ai tė dy shkollave apo tė dy rrymave qė egzistonin aso kohe nė politikė: asaj tė njė lufte tė mundėshme mes dy kampeve kryesore nė botė, atij kapitalist dhe komunist. Pra, nga njė anė, tė konfrontimit tė mundshėm me armė bėrthamore dhe nga ana tjetėr, tė zgjidhjes paqėsore tė problemve, pėr njė bashkėjetesė mes popujve pavarėsisht nga sistemet dhe ideologjite e tyre.

    Noli shpalos ashiqare pikpamjet e tij mes kėtyre dy rrymave tė kundėrta. Mes atyre tė cilet ai i quan "biēakxhinj" e tė tjerėve qė i cilėson si "kalemxhinj". Nga fjala e tij mėsojmė se pa asnjė rezervė, ai, linte tė kuptoje se bente pjesė nė rradhėt e pacifistėve e jo tė mbėshtetėsve tė luftės. Por, shtrohej pyetja: nė kėtė kontekst politik, ē'mund tė bėhej pėr Shqipėrinė? Pėr Shqipėrinė e cila, pėr fat tė keq ish vendosur prej vitesh nė kampin tjetėr, pra nė atė komunist, fati i saj sipas Nolit, ishte tragjikisht i lidhur me atė tė kampit ku ajo bėnte pjesė:

    " Ē’mund tė bėjmė ne sot pėr Shqipėrinė ? - pyet ai - Tashi, pėrpara se tė bisedojmė kėtė problem duhet tė dimė njė gjė, tė cilėn pothuaj qė tė gjithė e harrojmė ose s’i japim rendėsi tė mjaftė. Problemi i Shqiperisė nuk ėshtė njė problem qė t’a zgjidhėn shqiptarėt sot. Edhe kur thom kėtė nuk dua qė tė poshtėroj shqiptarėt se nuk janė si kombet e tjera. Asnjė komb sot, nuk mund t’i zgjidhė problemet e tij vetėm. Ēdo problem i ēdo kombi nė kėtė botė sot qė ėshtė bėrė njė ėshtė problem, vetvetiu, ndėrkombėtar qė nė krye gjer nė fund. Problemi i Shqipėrisė do tė zgjidhet, kur tė zgjidhen tė gjitha problemet e botės. Tashi, pėr kėtė ēėshtje sot janė pothuajse qė tė gjithė tė njė mendje : qė problemi i ēdo kombi ėshtė problem kryesisht ndėrkombėtar me njė posibilitet fare tė vogėl pėr njerėzit e vendit brenda. Ndahemi qė tė gjithė kur vijmė nė zgjidhjen e kėtij problemi. Qysh do t’a zgjidhim atė ? "

    Dhe Noli, pa dhėnė ndonjė pėrgjigje konkrete lidhur me fatet e Shqipėrisė e cila lėngonte nenė tiraninė komuniste, vazhdon me insistim gjykimin e tij se nė atė kohė pėr zgjidhjen e fateve tė kombeve egzistonin dy zgjidhje, dy shkolla. Ajo e "bixhakēinjve", pra e atyre qė besonin nė zgjidhjen e problemeve tė popujve me pėrdorimin e jataganit ( violencės, luftės) dhe shkolla tjetėr e "kalemxhinjve", e atyre qė mendonin t’i zgjidhin problemet me anė tė kalemit ( penės, kulturės, dijes, shkencės, logjikės e diplomacisė ). "Pra kemi luftėn nga njėra anė e paqėn nga ana tjetėr. Zgjidhja e jataganit ėshtė tė presėsh koka. Dhe ai nuk do tė rrijė rehat gjersa tė presė edhe kokėn e fundit tė njeriut. Atė zgjidhje jep jatagani. Sikur tė kemi njė luftė tjetėr, s'do tė mbetet njeri i gjallė. Kėshtu qė s’mbetet veēse njė zgjidhje dhe ajo ėshtė zgjidhja paqėsore " - pėrfundon Noli lidhur me kėtė ēėshtje…





    HAJDE, MORE RRAPO HEKALI !

    Ne nuk e ēpikmė patriotizmėn shqiptare, por e gjetmė !



    … Vazhdoj tė dėgjoj kasetat me fjalėn e Fan S. Nolit e nuk shkruaj, nuk bėj asnjė koment… Komentin e bėn vetė Fan S. Noli dhe shihni e lexoni mė poshtė se ē'koment i rrallė ėshtė: " (…) Thonė se shqiptarėt s’kanė pasur patriotizėm. Gjė mė e gabuar se kjo s’ka ! Hapni "Bletėn Shqiptare" tė Eftim Mitkos botuar mė 1878, ku ai ka mbledhur kengė popullore tė cilat disa janė tė shekullit tė 18-tė e, ca tė shekullit tė 19 -tė. Dua t’i u them njė nga kėto vjershat popullore e cila ėshtė nė "Bletėn Shqiptare" e qė provon katėrcipėrisht se shqiptaret kanė patur njė patriotizem tė thellė pėrpara se tė fillonte ajo qė e quajmė Lėvizja Moderne Shqiptare e qė nis nga koha e Kristoforidhit, mė 1875.

    Vjersha popullore qė do t’i u dekllamoj tani, ėshtė shkruar mė 1850 kur u bė Kryengritja e Labėrisė, nė kohėn e Tanzimatit. Turqia donte tė impononte Tanzimatin, njė kanun tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha viset e Turqisė. Domethenė qė edhe ca tė drejte tė pakta qeverisėse qė kishin shqiptarėt, do t’u marrte e kėshtu vend tė robėrohej fare. Populli u ngrit. Kryetarėt e kėsaj lėvizje qenė Rrapo Hekali, Hodo Nivica dhe Gjoleka. Kenga qė do t’i u thom tashti, ėshtė kenga e Rrapo Hekalit. Eshtė vetėm njėmbėdhjetė rradhė. Do t’u a thom, se m’a kujton Faiku, i cili gjithmonė e mbante nė gojė dhe e dekllamonte. Dhe pastaj do t’u a analizoj prapė :



    Hajde, more Rrapo Hekali,

    Kur thėrret sa tundet mali !

    Hajde, more Rrapo o lule,

    Lumthi ti bilbil qė zure,

    Njė pasha me shtatė tuje,

    Topi bam e ti po tutje,

    Plumbat tė binin mbi supe,

    As u trembe as u tute.

    Se Hodo Nivica shkoi,

    Kofshėn derrit ja dėrmoi,

    Ngriti flamurin te kroi.

    Pse lėfton, o derėzi ?

    As pėr mua, as pėr ti,

    Po pėr gjithė Shqipėri !



    Hapni "Bletėn Shqiptare" tė Thimi Mitkos qė tė gjeni kėtė kengė, tė shkruar jo me vonė se 1850. Ato tri rradhėt e fundme tregojnė se cili ish qėllimi i asaj kryengritje. Ish pėr tėrė Shqipėrinė. Tashi do t’u bėj njė analizė tė parė qė tė shikoni se kjo vjershė, me kėto njėmbėdhjetė rradhė, ėshtė njė kryevepėr e vertetė tė cilėn mund t’a shkruante njė nga poetėt e parė tė botės. Shikoni, tashi, se si e pėrshkruan Rrapo Hekalin. Nė kohėn e tij s’kishte telefona. Edhe Rrapo Hekali, kur thėrriste labėrit tė mblidheshin pėr tė bėrė luftė, i vetmi telefon qė kish ishte zėri i tij. Edhe shikoni sa bukur e pėrshkruan :



    Hajde, more Rrapo Hekali,

    Kur thėrret sa tundet mali !



    Kur bėrtiste : E,e,e,e, or shokė ?! Edhe tundej mali, tė tėrė labėrit e dėgjonin dhe qė tė gjithė mbėlidheshin. Tri rradhėt e pastajme :



    Hajde, more Rrapo, o lule,

    Lumthi ti, bilbil qė zure,

    Njė pasha me shtatė tuje.



    Pra, pashai qė zure ti, kishte shtatė tuje. Tujet ishin tamam si ato yjet qė mbajnė gjeneralėt e Amerikės. Kemi gjeneralė me njė yll, gjeneralė me dy yje, me tre yje dhe me katėr yje. Pėrmbi katėr yje, s’ka gjeneralė ! Gjithashtu edhe nė Turqi, kishte pashallarė me katėr tuje, por jo pashallarė me shtatė tuje. Po vjershėtori do tė thotė se ēfarė pashai zuri. Ay pasha qe dy herė sa pashallarėt e tjerė, domethėnė gjenerali mė i mirė i Turqisė. Edhe kėtė, e shtypi Rrapo Hekali !... Shikoni tashi, ato tri vargjet qė vijnė pas. Ē’farė strategji, ē’farė taktike mbajti Rrapo Hekali qė e shtypi kėtė gjeneral tė dorės sė parė tė Turqisė?



    Topi bam po ti po tutje,

    Plumbat tė binin mbi supe,

    As u trėmbe, as u tute.



    Domethenė me njė trimėri tė thjeshtė dhe asnjė zanat, asnjė mjeshtėri tjatėr. Tashi, ē’gjė e ndizte, ē’gjė e shkaktoi kėtė hov tė pathyer tė shqiptarėve ? Vjershėtori na i thotė pėrsėri me tri rradhė :



    Se Hodo Nivica shkoi,

    Kofshėn derrit ja dėrmoi,

    Ngriti flamurin te kroi.



    Ai derri tė cilit Hodo Nivica ja theu kofshėn ishte turku. Flamuri te kroi, ishte flamuri i kryengritjes, flamuri i lirisė. Edhe mė nė fund, qėllimi pėr tė cilin bėhej e tėrė kjo luftė ? Prapė, pėrsėri nė tri rradhė t’a thotė vjershėtori. Ustai i madh nuku humbet shumė fjalė. Dy-tri, mjaftojnė pėr tė :



    Pse lėfton, o derėzi ?

    As pėr mua as pėr ti,

    Po pėr gjithė Shqipėri !



    …Kėshtu qė ne nuk e inventuam, nuk e ēpikmė patriotizmėn shqiptare, por e gjetmė. E vetmja gjė qė bėmė ėshtė qė atė patriotizmė qė egzistonte midis shqiptareve, u pėrpoqmė t’a organizojmė, t’a kanalizojmė. Vetėm atė gjė bėmė ! Tashi, arsyeja pėr tė cilėn na vajti puna mbarė, ishte se kishim njė popull me tė vėrtetė i cili e deshte Shqipėrinė. Njė popull i cili jo vetėm kish patriotizmė, virtutėn e patriotizmės por qė kish edhe disa virtuta tė tjera, nga tė cilat do tė numėroj vetėm njė qė na i kanė thėnė qė tė gjithė tė huajtė qė kanė vizituar Shqipėrinė. Kur hyri Shqipėria nė Lidhjen e Kombeve, pėrfaqesonjėsi i Hindit i cili aherė rastisi tė ish njė muhamedan, Muhamed Aliu, bėri kėtė lėvdatė pėr shqiptarėt:

    Sot, tha, bėmė punėn mė tė bukur qė qasmė Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve. Sikur tė studjoni historinė e gjithė kombeve qė janė ēliruar, nuk do gjeni asnjė shėmbėll si kėtė qė shohėm sot nė Shqipėri. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė tė cilin tri fe tė ndryshme, pasanikėt e tė cilave kudo gjetkė, therren me njėri-tjatrin, janė bashkuar pėr tė krijuar njė shtet indipendent. Ky ėshtė i vetmi nė botė, nė tė cilin, muhamedanė, orthodhoksė e katolikė janė lidhur qė tė gjithė e kanė bėrė njė shtet indipendent. Edhe ky vend, nga sa di, ėshtė i vetėmi vend qė ka njė shumicė muhamedane dhe na dėrgon kėtu, si pėrfaqėsonjės, njė peshkop orthodoks.

    Shumė nga tanėt thonė qė Shqipėrinė e krijoi njė pakicė. Shumė e vėrtetė ! Po, kjo ėshtė historia e gjithė kombeve tė botės. Merrni, pėr shėmbėll Hindin, me 400 qind miliunė. Kush e ēliroi ? Mahatma Gandi. Edhe, Mahatma Gandi, ē’thoshte kur nisi lėvizjen e tij ?! E para e punės: Pa armė do t’a marr, pa luftė ! Edhe e morri. Pra e fitoi lirinė e Hindit pa armė. Dhe me sa veta, thoni ? Ai thosh : Mė mjafton tė kem 25 mijė njerez si ushtarė tė cilėt tė bėjnė pikėrisht ashtu siē u thom. Edhe aq kish, nuk kish mė tepėr !... Dhe me ata e bėri Hindin ! Pa luftė. Pa shkrehur dyfek. Atė bėmė edhe ne. Ishim tė pakėt kėtu. Numėroheshim me gishtėrinj…".



    "MESELE" TE RREFYERA NGA HIRESIA E TIJ,

    pėrkthyesi i Omar Khajamit…



    … Edhe pse s’kish bindje tė thella e tė forta fetare, Noli u dorėzua prift mė 1908 dhe ish qysh atėhere qė ai filloi luftėn e tij kembėngulėse pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė pėr atė kohė, kish rėndėsi politike sepse i priste udhėn synimeve tė shoveniste greke te shqiptarėt me besim kristian ortodoks e mė gjerė. Por pikėrisht, nga fjala e tij, unė qė e kam lexuar e adhuruar jo pak Nolin, kuptova edhe njė herė tjetėr se pėrse ai, autori i pėrkthimit tė pėrkryer nė shqip tė Rubairave tė Omar Khajamit, nė thelb nuk kish qenė vėrtet njeri i pėrkushtuar fanatikisht pas Zotit e se veprimtaria e tij kishtare kish patur nė rradhė tė parė qėllime kombėtare.

    Ja pse, nė 80-vjetorin e lindjes, themeluesi i Kishės Ortodokse Shqiptare, normalisht nuk do tė ish as e udhės, as "protokollare" qė t'i lejonte vetes tė tregonte "mesele" tė tilla, si kėto mė poshtė. Por, kjo gjė ka ndodhur jo rastėsisht e, peshkopi, do tė qeshte bashkė me pjesmarrėsit nė sallė me historitė e rrėfyera prej tij, duke bėrė kėshtu qė Zoti pa dyshim, tė mos shihte nė personin e tij njė shėrbėtor tė pėrdėllyer …

    " Si klerik - rrėfen Noli - do tė nis me pėrrallėn e njė prifti. Njė prift, njėherė, shkoi me popullin pėr tė shpėnė tė vdekurin nė varret. Udhės, pranė njė pylli, prifti tha : Qėndroni njė minutė kėtu se kam njė punė! Arėsyeja pėr tė cilėn ay qėndroi nuk u marr vesh dhe, njerėzia, po ēuditeshin si e la tė vdekurin atje. Kur, pas pak, prifti u kthye nga kisha me njė dyfek dhe u tha: Heshtni! Dhe ja krisi pushkės. Ja kėtė punė kisha qė ju thashė tė prisni kėtu, i sqaroi pastaj ai njerėzit. Aman, or uratė! Po na le tė dekurin ne mes tė sheshit qė tė vraē njė ljepur ?- i thanė ata. Budallenj, u a ktheu ay, i vdekuri pret, ljepuri nukė pret …"

    Ja njė tjetėr mesele po pėr priftėrinjtė tė cilėn, siē thotė Noli nė fjalėn e tij, ja pat treguar Luigj Gurakuqi :

    " Njė prift i ri, vajti nė malėsi tė bėnte meshėn e tij tė parė. Natyrisht, me qė ish sermoni i tij i parė, ndenji tėrė natėn i shkreti dhe e shkrojti, e zografisi atė dhe e bėri qė lere mos e nga, tė ēuditej dunjaja. Edhe, pasi e qėndisi, nė fund kjo ishte konkludja e tij, konkludja e sermonit : Nėqoftese i bėni kėto qė u them tė gjitha, nuk do tė shkoni nė ferr, nė xhehnem, por do tė shkoni nė xhenet! Ky ishte fundi i fjalės. Po, pa arrirė nė gjysmėn e fjalės, njė nga malėsoret u ngrit e i tha : Dom Nikolla, tė paēim uratėn, aman mbaroje atė fjalė se na u dogj fėrliku. ( Fėrliku ėshtė mishi i pjekur nė hell ). Prifti i shkretė kur e dėgjoi atė, u ngatėrua edhe e shkurtoi fjalėn duke shkurtuar kėshtu edhe predikimin. E nė vend qė tė thoshte, po tė beni kėto nuk do shkoni nė ferr po nė parajsė, u tha: Nėqoftėse i bėni keto jam i sigurtė se do tė shkoni qė tė gjithė nė ferr, nė xhehnem. Tė lumtė goja ! - i tha njė nga malėsorėt - Se je i pari prift qė na thua tė vėrteten ! …"



    "KOMBI" U MBAJT NDEZUR

    nga Zjarri i Shenjtė …



    … Gazeta "Kombi" e Sotir Pecit, mė ēon me kujtime larg, nė rininė time. Mė kujtohet kur shkoja te miku im i vjetėr Sotir Koēi, te i paharruari "Bukinisti Mendel" ( i cili vdiq para njė viti nė moshė relativisht tė re nga njė sėmundje banale ). Qe pikėrisht aty qė kam parė pėr herė tė parė koleksionet e gazetave "Drita" ( 1901-1908 ) qe ish botuar nė Sofje nga Shahin Kolonja si dhe "Kombi" tė Sotir Pecit e "Dielli" tė Kosta Ēekrezit, nė Shtetet e Bashkuara. Si kishin mbėritur ato koleksione tė vyera gjer te ateljeja e Bukinistit Mendel? Kjo gjė ish njė mister, diēka tepėr e fshehtė por, me sa dukej, burimi i tyre duhej tė ishte biblioteka e shquar e eruditit vlonjat Eqerem Bej Vlora, e cila qe njė ndėr mė tė vyerat nė Ballkan e qė pas ēlirimit u trajtua shumė keq e "firoi" andej-kendej, nėpėr vite. Por, le tė vijmė pėrsėri te fjala e Nolit e te kujtimet e tij pėr gazetėn "Kombi" e cila ish nena e "Diellit", gazetės qė ndriēoi pėr vite tė tėra mendjet e zemrat e shqiptarėve tė Amerikės…

    (…) Kombi-n e themeloi Sotir Peci edhe u gėzova shumė qė dėgjova nga miku ynė Antoni Athanas qė e pėrmendi atė. Sotir Peci hapi kėtu edhe e nisi gazetėn Kombi nė qershor 1906. Nja dy muaj pas kėsaj, i dėrgova atij njė fjalė qė kisha mbajtur nė njė mbledhje shqiptare edhe ai e botoi atė e pastaj mė shkroi njė letėr qė nėqoftėse s’ke atje ndonjė punė, eja kėtu qė tė pėrpiqemi tok t’a botojmė kėtė gazetė, se mė duhet njė ndihmė. Unė kisha punė, por njė punė e cila nuk mė pėlqente, punė nė fabrikė tė dėrrasave. Kėshtu qė e lashė me gėzim tė madh fabrikėn e ardhēė kėtu nė Boston pėr tė bėrė njė punė e cila mė pėrshtatej me tepėr, sipas qėllimit qė kisha pėr tė bėrė diē pėr ēėshtjen kombėtare.

    Edhe, i pari mision qė me ngarkoi Sotir Peci, ndjestė pastė, ishte tė dilja kollonive e tė mblidhnja pajtime. Vajta nė Manēester, mblodha njė pajtim. Pastaj vajta nė Konker, Nju Hemsher dhe atje s’mblodha asnjė pajtim, se aty njė shqiptar ishte e ai kish paguar. Pastaj vajtmė me Tilin tok nė Penibuk. Aty s’bėmė asnjė. As kish ndonjė pajtimtar, as bėmė ndonjė tė ri. Hynim nė njė konak dhe konakun e gjenim tė zbrazur. Hynim nė njė tjatėr konak, prapė tė zbrazur. Po kėtu, s’ka shqiptarė ?... Jo, ore, ka! - na thanė - Po iknė, vanė nė avlli posa dėgjuan qė po afroheshim.

    Pastaj vajtem nė Bidiford. Atje pata njė sukses shumė tė madh. Mblodha dy pajtime. Pastaj nė Ogastamejn. Atje mblodha njė pajtim edhe mė nė fund nė Rollandmej njė pajtim. Qė tė gjitha, mė duket u mblodhnė nja 24 dollarė a 25, nga tė cilat mė tepėr se gjysma shkuan udhės. I solla kusurin Sotir Pecit dhe konkludja qe kjo : E po bėhet, ore, punė kėshtu ? – tha ai. Sikur tė thashė unė se bėhet ? As bėhet, as ėshtė pėr tė bėrė ! Kjo puna jone, s’ka as nisje as fund… Kėshtu e gjetmė ēėshtjen shqiptare aherė. Asnjė organizatė ! Kishte vetėm njė, dy a tre persona, tė cilėt nxirrnin nga ana e tyre disa gazeta. Kishim Shahin Kolonjėn qė nxirte "Dritėn" tok me Kristo Luarasin. Kristo Luarasi ishte shumė i zoti si shtypės. Kish njė shtypėshkronjė e qe i zoti i punės. Good bussinesman, jo se e ndihmonin shqiptarėt …

    Ishte Faiku, i cili, si rronte ? Faiku rronte se kish njė xhaxha shumė tė pasur nė pallatin e sulltan Hamitit. Edhe kėshtu shakaja, i gjyshi punonte pėr sulltan Hamitin dhe pėrkrahte Faikun i cili punonte kundėr Dovletit, pėr tė krijuar Shqipėrinė e lirė. Si pajtohet, kjo gjė e ēuditėshme ? Ay i shkreti s’kishte djem, kish vetėm ēupa. Faiku harxhonte mė tepėr se ē’kish edhe ēdo muaj i dėrgonte billin xhaxhait. Xhaxhai menjėherė ēekun. Dhe kėshtu dilte gazeta atje. Pastaj ardhėn xhonturqit dhe e vrane xhaxhanė edhe u mbarua puna e Faikut. Mori fund ! Edhe ardhi kėtu nė Amerikė qė tė rrojė me ne.

    Sidoqoftė, pas atij ardhi Peci. Ardhi Peci dhe nisi njė gazetė, jo se kish ndonjė pėrkrahje nga populli. Puna e shqiptarėve ishte kjo: Naum Cerja thosh nje shaka shume tė bukur. Kishin njė mbledhje dhe, nė atė mbledhje foli Faiku e folė tė tjerė. Edhe, kur mbaroi mbledhja e pyeti Faiku Naim Cerjen, e i tha : Si t’u duk kjo mbledhja ? Ore, kur ti the njė fjalė dhe kėr…kėr…mė rrodhnė lotėt. Po pse u mallėngjeve ? pyeti ai. Po, u mallengjeva, ore, kur the se me shqiptarė si ju, jemi tė sigurtė se puna do na vejė mbarė. Epo, s’ėshtė e vėrtetė kjo ? Jo, mor - tha - si e vėrtetė ? Shqiptarė, ti edhe unė ishim, ne tė dy - tha. Ata tė tjerėt ishin sehirxhinj - tha. U hynte nga njėri vesh e u dilte nga tjetri. Andaj mė zunė lotėt - tha.

    Mirpo, bukuria ėshtė qė ndonse e nismė me aq pak vetė, puna na vajti mbarė. Pse ? Se ata tė pakėt qė e nisnė e kishin zjarrin e shenjtė, siē thote frėngu, "le feu sacré". Kishin zjarrin dhe arrinė qė ate zjarr t’a kishin njė pakicė e vogėl. Edhe pakica e vogėl, nėqoftėse ka njė fushė ku tė punojnė, mbarojnė punė. Edhe fusha ishte, sikundėr u thashė, se shqiptarėt ishin patriotė shumė mė pėrpara, nuk i bemė ne patriotė. Ishin. Dhe ishin tė zotėt dhe ishin trima. Deshėn vetėm udheheqės edhe perėndia u dha ca udhėheqes pėr rilindjen e tyre e keshtu u vajti puna mbarė ".



    QE DIELLI TE VAZHDOJE TE NDRIĒOJE

    edhe pa "rekllama" …



    " … E nismė Kombin dhe pastajza, pas tre vjetėsh Sotir Peci shkoi. Kėtu, tha s’bėhet punė, unė do shkoj nė Shqipėri. Edhe shkoi pėr Kongresin e Manastirit ahere e pastaj mbeti nė Shqipėri. Pastaj vajti nė Shkollėn Normale, siē e dini edhe me ne fund, u bė njė nga pjesėtarėt e Kėshillės sė Regjencės. Po sido qoftė, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la kėtu njė shtypshkronjė. Ajo shtypshkronjė ish nė 100, Hapson Street, nė njė katua. (…) Aty bėnte shumė fohtė, kishim njė sobė e cila nuk na ngrohte por vetėm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetė dhe mė vjen keq qė nuk ndodhet ketu, Thimaqi, qė ishte kryeradhitėsi e nga i cili mėsova edhe unė zanatin e rradhitjes sė shtypit. Me atė tok e rradhitnim e pastaj, nė mashinėn me tė cilėn e shtypnim vetė, me kėmbė. Amerika s'kish pėrparuar aq shumė aheraj, sa tė pėrdorej elektriku nė mashinat.

    Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetėn tė gjitha atje siē ishin, tė pa paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtė qė kishin dhenė paratė, pagesėn e parė kur i bleu dhe thanė: Ē'do t'i bejmė kėto? Ca thanė qė t'i shesim, ca thanė jo tė mos i shesėm, po tė vazhdojmė gazetėn vetė. Tė nxjerrim njė tjatėr gazetė. Se s'mund tė nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por qė tė mundnim tė nxirnim njė tjatėr gazetė, duhej tė pagunaim njė herė mashinat, tė cilat ishin tė papaguara. Kėshtu qė u mbluadhnė nėnė kryesinė e Kristo Qirkės, ndjestė pastė edhe tė Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharėt, Kristo Qirka mblodhi ca prej korēarėve si edhe Dhima e Goni Pitėrson dhe kėta i paguan tė gjitha kėto e thanė: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni gazetėn!

    Dhe kėshtu nismė Diellin, pikėrisht me atė methudhė me tė cilėn nxirnim edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unė tok me Thimaqin edhe pastaj e shtypnim nė atė katuan e mbytur me tym, duke punuar me kėmbėt. Po ishim djem aherė, shumė trima, shumė tė shėndoshė. Kjo gazetė e nisur me tėrė ato varfėrira e me tėrė ato mundime, nisi mė 15 tė shkurtit 1909. Mė 5 nėndor 1915 u bė e pėrditėshme. Mė pėrpara dilte njė herė nė javė, pastaj dy herė nė javė, pastaj tri herė nė javė e pastaj dolli e pėrditėshme kur ishte direktor, ndjestė pastė, Kostė Ēekrezi, i cili midis vyrtutave tė tjera kish vyrtutin qė ishte njė punėtor i rrallė. Ndoshta punėtori mė i madh qė ka nxjerrė Pėrlindja Shqipėtare.

    Tani duhet tė kini pėrpara sysh njė gjė: Dielli pėrparoi e arriu tė bėhet e pėrditėshme e vazhdoi disa vjet kėshtu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse gjysma, mė tepėr se gjysma e shqipėtarėve mė tė mirė qė kishim kėtu u sulnė si bagėtia, si kope edhe u kthyen nė Shqipėri, posa qė u hap vendi. Dhe kjo e sakatosi lėvizjen kombėtare tė kėtushme. Vanė atje dhe kujtonin se kur tė ktheheshin do t'a gjenin pėrsėri derėn hapėt. Kur u mejtuan qė tė ktheheshin kėtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot.

    Por, sidoqoftė, me gjithė ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Kėtė duhet t'a kini gjithėnjė pėrpara sysh. Dielli nuku mund tė mbahej vetėm me pajtime. Po tė pyeē mirė, asnjė gazetė nė botė nuku pėrmbahet vetėm me pajtime. Pėrmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse, ai publik qė e kėndon ėshtė shumė i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur qė tė marrė fitime nga ajo rekllame. Kėshtu qė s'duhet tė dėshpėrohemi, kur shikojmė se nga koha nė kohė Dielli ngec e pret ndihmėn tonė. Tashi, ē'mund t'u thom pėr vazhdimin e Diellit? E vetmja gjė qė mund t'u thom ėshtė kjo. Kėshtu siē bėmė kėtė mbledhje tė bukur sot, qė mblidhemi nga tė gjitha anėt e Amerikės e piqemi e ēmallemi, do tė ish mirė qė tė mblidhemi ēdo tre vjet e kėshtu tė ndihmojmė edhe Diellin. Se ka edhe njė tjatėr qėllim kjo mbledhje. Nuk jemi mė djema dhe ngadalė e ngadalė hesapi ynė po shkurtohet e mbyllet. Kėshtu qė ėshtė mirė tė piqemi ēdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur piqemi prapė ! ( … )



    *

    * *



    … Unė nuk e di nė se, sot, shqiptarėt e Amerikės "piqen" ashtu siē uronte e dėshironte Noli, nė ēdo dy a tre vjet. Nuk di nė se Dielli del pa shtrengesa e pa patur nevojė pėr "rekllama". Nuk di, nė se ata pėr tė cilėt flet Fan S.Noli, pra, ata "…miq shumė tė ēmuar, dorėhapur, tė cilėt kanė bėrė pllane qė tė shigurojnė pėrjetėsinė e Diellit edhe tė Vatrės…", jane ende gjallė e vazhdojnė tė mbrojnė kauzėn e saj dhe gazetėn nė fjalė. Por, ndėrkohe di se, mbas kėtij takimi jubilar ku u mbajt fjalimi i fundit publik i rilindasit tonė tė madh ku ai la, si tė thuash, Testamentin e Tij, Noli vdiq. Ai u shojt pas tre vjetėsh, atje nė shtėpinė e tij te vogėl e tė thjeshtė, nė Fort Lauderdale tė Floridės, mė 13 mars 1965....
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    ANTON ĒEFA


    Vokacioni atdhetar dhe kontradiktat e Nolit


    Eshtė folur shumė pėr kontradiktat e Nolit, aq sa ėshtė thėnė qė "qė ekzistojnė shumė Nolėr, nė kundėrshtim me njėri-tjetrin"1). Janė quajtur ato kundėrthėnie, inkoerenca, kontradikta dhe paradokse.

    Eshtė mė se e vėrtetė qė Noli tė jep mundėsi e argumente qė ta trajtosh atė kontradiktor nė disa hulli. Nė vorbullėn e kontradiktave noliane, ato mė ngacmueset janė dy: a ka qenė Peshkopi ynė i shquar besimtar a jobesimtar, pėr tė mos thėnė kundėrshtar i besimit dhe, nė zgjidhjen e problemeve tė mėdha shoqėrore e politike, a ka qenė pėr pėrdorimin e dhunės a kundra saj, a ka qene revolucionar a kundėrrevolucionar.

    Po jap mendimin tim, duke i peshuar kontradiktat nė vokacionet e tij, tė cilat gjithashtu kanė qenė tė shumta, por duke u pėrpjekur tė nxjerr nė dukje atė mė rėndėsorėt prej tyre.

    Para sė gjithash, duhet thėnė se nė pikėpamje psikologjike dhe filozofike, duhet pranuar qė kontradikta subjektive ėshtė nė shpirtin e njeriut, nė mendjen, nė zemrėn, nė jetėn dhe nė veprimtarinė e tij. Tė lindura fillimisht nga dyshimi, me zgjerimin e pėrvojės jetėsore dhe tė kulturės, tek mendimtari a veprimtari, nė pėrpjekjet e tij pėr t’ju afruar sa mė shumė sė vėrtetės, nė ēdo plan teorik a praktik qė kėrkohet ajo, shfaqen kontradiktat. Qenėsia e kėsaj dukurie ėshtė nė pėrputhje me personalitetin e njeriut. Eshtė i njohur fenomeni qė kontradiktat e personaliteteve tė shquara marrin ngjyra paradoksale, siē ėshtė bėrė zakon tė thuhet, por edhe siē ėshtė shpesh e vėrtetė.

    Personalitetet e larta qė tejkalojnė kufijt kombėtarė, siē qe Noli ynė, mishėrojnė jo vetėm kontradiktat individuale apo ato tė njė bashkėsie, qoftė kjo edhe njė komb, por edhe kontradiktat e njerėzimit, sepse tė tilla personalitete janė shprehje e ndėrgjegjes sė njerėzimit, pra edhe e kontradiktave qė e ngėrthejnė atė, ndėrgjegje qė pėrpiqet e lufton pėr t’i hedhė dritė sė ardhmes.

    Njeriu gjatė gjithė jetės sė tij, me rritjen e pėrvojės praktike jetėsore dhe me zgjerimin e dimensioneve tė kulturės, e pėrsos dhe e ndryshon mendimin e tij pėr probleme tė rėndėsishme, duke shkuar edhe tek kundėrshtimi i mendimit tė tij tė mėparshėm. Gjė krejt normale. Nė kėtė rast nuk mund tė bėjmė fjalė pėr kontradikta nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pa rėnė nė mohimin e zhvillimit tė pandėrprerė mendor e shpirtėror tė njeriut. A nuk kemi sa e sa personalitete evropiane e botėrore qė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar u lajthitėn nga marksizmi e leninizmi dhe, mė vonė, u bėnė kundėrshtarė tė tij? Vetė Noli e ka shprehur njė dukuri tė tillė nė introduktėn e tij pėr Khajamin: "Eshtė e pabesueshme qė Omar Khajami, armik i tė gjitha despotizmave, tė mos ketė ndryshuar aspak pikėpamjet e tij filosofike brenda nė 55 vjet" 2).

    Si qėndron Noli mes fesė e ateizmit, a beson apo nuk beson, a ėshtė pėrkrahės i fesė apo kundėrshtar i saj - kjo ėshtė kontradikta mė tunduese pėr ato qė pėrpiqen ta trajtojnė atė si ateist dhe kundėrshtar tė fesė.

    Nuk ėshtė pėr t’u marrė nė konsideratė trajtimi i njėanshėm, nė njė farė mėnyrė tendencioz, qė iu bė kėtij problemi nė periudhėn e diktaturės, sepse aty mund tė ketė indoktrinim, mungesė ēiltėrsie, mė tepėr se objektivitet e bindje shkencore. Gjithsesi duhet thėnė diēka. Namik Resuli nė studimin e tij "Fan Noli sot" 3) ka polemizuar pėr kėtė ēėshtje me Koēo Bihikun dhe Dhimitėr Shuteriqin, lidhur me "antifetarizmin" e Nolit (nė ndonjė poezi e shprehje tė tijen), duke pranuar kėtė dukuri-sado lėkundshėm - si inkoerencė tė Nolit (mbėshtetur nė njė shprehje tė nxjerrė nga njė letėr qė Noli i ka dėrguar Tashkos, mė 1906,: "Perėndisė qė nuk i besoj, i ardhtė keq!" dhe e ka mbyllur kėtė ēėshtje, duke e lėnė nė kapėrcyell, me citimin e Qerim Panaritit: "Si person, Noli gėzonte tė gjitha tė metat e njeriut plus tė metat e tij si individual", (d. m. th. si individ, shėnimi im, A. Ē.). Mendoj se kjo shprehje dhe ndonjė tjetėr qė bie Qerim Panariti nė librin e tij 4) mund tė jenė rezultat i njė momenti shpirtėror a rrethanash tė veēanta dhe nuk duhen marrė pėr bazė pėr tė nxjerrė pėrfundime rėndėsore kategorike, qė bien nė kundėrshtim me krejt jetėn dhe veprimtarinė e Nolit.

    Aleks Buda ka shkruar: "Me vullnet tė lirė e me ndėrgjegje, Noli zgjodhi rrugėn e priftėrisė. Nuk ishte as njė thirrje e brendshme, as nevoja pėr tė siguruar jetesėn qė e ēoi nė kėtė rrugė. Ajo qė nė kushte normale do tė ishte njė maskeradė - veshja prift - pėr njė njeri qė nė thelb…ishte njė skeptik nė pikėpamje fetare, qe nė tė vėrtetė njė akt vetėflijimi i njė njeriu qė pranoi tė flijojė njė jetė normale njerėzore dhe lirinė e vet personale e mendore pėr nevojat politike kombėtare, tė luftės kundėr veprimtarisė kombėtare tė feve e kishave; qe ky njė akt vetėmohimi tragjik sepse e detyroi tė rrojė njė jetė nė dy rrafshe". (Eshtė fjala, pėr rrafshin politik dhe atė fetar). 5).

    Me pak fjalė kėshtu ėshtė trajtuar vendimi i Nolit pėr t’u bėrė prift dhe misioni i tij fetar nga mendimi i shkencės shqiptare nėn trysninė e diktaturės. Pra, Noli u bė prift pa pasė njė thirrje tė brendshme, sepse pėrkundrazi ai ishte "skeptik" nė qėndrimin ndaj fesė; por u vetėflijua tragjikisht pėr "nevojat e politikės kombėtare".

    Sė pari, na duket njė gjykim tepėr i sipėrfaqshėm mohimi i thirrjes sė mbrendshme, vokacionit fetar, qė e drejtoi Nolin nė rrugėn e priftėrisė.

    Nga tė gjitha vokacionet e Nolit, dy janė mė tė fuqishmet dhe mė ndikueset nė veprimtaritė e tij: ai fetar dhe ai atdhetar, vokacioni qiellor dhe njė nga "tokėsorėt".

    Shfaqja dhe jetėgjatėsia e vokacioneve kanė kronologjinė e tyre nė jetėn e njeriut, gjė qė del mė nė pah tek njerėzit e mėdhenj. Pa u zgjatur nė kėtė ēėshtje duhet tė pranojmė se ėshtė vokacioni fetar, ndoshta pėr vetė natyrėn e tij ekskluzivisht shpirtėrore, qė u shfaq tek Noli shumė heret, qė nė moshė tė njomė, dhe qė e shoqėroi atė, siē do ta themi mė poshtė, tėrė jetėn. 6)

    Vetė Noli na tregon nė "Autobiografinė" e tij se ai ishte i vetmi prej pjesėtarėve tė familjes qė e shoqėronte gjyshe Sumbėn nė agjėrimet e saj; bile edhe ndėr ato mė tė vėshtirat, siē ishte tė qėndruarit, dy herė nė vit, tri ditė rresht, pa ngrėnė e pa pirė; megjithėse gjyshja, "pėrherė rropatej ta bindte qė tė mos agjėronte, sepse ishte shėndetlig" 7). Si mund tė spjegohet ndryshe ky veprim fėminor, pėrveēse me njė impuls tė brendshėm shpirtėror? Ky predispozicion shpirtėror i fuqishėm e shoqėroi Nolin tėrė jetėn. Dhe mė vonė nė njė moshė tė pjekur, duke iu nėnshtruar kėtij vokacioni hyjnor dhe duke synuar nė sendėrtimin e idealeve tė tij tė larta qiellore e tokėsore, fetare e atdhetare, Noli nuk flijoi kurrėfarė lirie tė vetėvetes; nuk bėri ndonjė vetėflijim, pėrkundrazi ai krijoi mundėsinė qė tė pajtonte dy vokacionet e tij mė tė fuqishme, duke u vėnė plotėsisht nė shėrbim tė tyre dhe pėr hir tė kėtyre vokacioneve ai solidarėsoi bashkėsinė shqiptare ortodokse tė Amerikės, duke e shkėputur atė nga ndikimi, intrigat dhe politika antishqiptare e Patrikanės dhe themeloi Kishėn Shqiptare, u mor me politikė, duke u bėrė njė luftėtar i fkaktė pėr ndėrtimin e njė shoqėrie shqiptare sa mė tė ēliruar shpirtėrisht e demokratike dhe lavėroi nė tėrė ato fusha tė kulturės, artit, shkencės, aftėsitė e tij tė rralla.

    Eshtė tepėr e ēuditshme, flagrante tė pranojmė se personaliteti i Nolit nė tėrė madhėshtinė e gjenialitetit tė tij t’ia kishte nevojėn maskave dhe maskaradave.

    E thėnė nė krye tė kresė, jeta dhe veprimtaria e Nolit nuk lėnė nė dyshim vokacionin dhe bindjen fetare tė tijen. Noli e hapi dhe e mbylli jetėn si besimtar i zellshėm. Nė frymėzimin e tij shpirtėror, nė prirjen dhe misionin jetėsor dhe, jo e parėndėsishme, nė trashėgiminė instinktive dhe edukatėn qė mori qė heret nė familje, ai na dėshmohet katėrcipėrisht fetar. Fetar nė ideal, fetar nė bindje, fetar nė veprim. Fetar nė fėmijėri, fetar nė rini, fetar nė moshė tė pjekur dhe nė pleqėri; fetar nė jetė, fetar nė vdekje.

    Mė shumė se ēdo gjė dėshmon vepritaria e tij jetėsore. Nėn ndikimin e edukatės familjare, qė nė fėmijėri, ai mendonte tė bėhej "kalorės i Skendėrbeut" dhe "misionar i Krishtit", dhe pėrpara marrjes sė ēdo vendimi ai pyeste veten: "Si do tė kishte vepruar Krishti, nė njė rast tė tillė?" Dhe pėrgjigjej: "Krishti do t’i besonte Zotit dhe do tė shkonte pėrpara". 8)

    Gjatė gjithė jetės, ai jo vetėm ushtroi detyrėn si prift, por kohėn mė tė madhe ia kushtoi propagandės fetare. Qė mė 22 mars 1908, nė moshėn 26-vjeēare, vetėm 14 ditė mbasi u dorėzua prift, celebroi Liturgjinė e Parė Hyjnore nė gjuhėn shqipe dhe po kėtė vit botoi "Shėrbesat e Javės sė Madhe", duke filluar me botimet e materialeve fetare, qė vazhduan gjatė gjithė jetės. Me qė lista e tyre ėshtė shumė e gjatė, po shėnojmė kėtu vetėm vitet e botimeve: 1908, 1909, 1913, 1914, 1916, 1936, 1941, 1948, 1949, 1950, 1952, 1954, 1955, 1956, 1957, 1961, 1962 dhe vetėm njė vit para se tė vdiste botoi Psalmet e pėrkthyera nga hebraishtja. Sqarojmė qė nė disa prej viteve tė pėrmendura mė lart, ai realizoi dy e mė tepėr botime. A mund tė bėhėj e gjithė kjo punė e vėllimshme dhe e shtrirė nė krejt hapėsirėn jetėsore pa njė predispozicion tė fuqishėm shpirtėror?

    Noli ka shkruar: "Nga tė gjitha veprimtaritė e mia, dashuria ime e parė ėshtė kisha" 9); ndėrsa pėrkthimin dhe kompilimin e Kremtores (Menoion) - njė libėr shėrbese qė pėrmban psalmet, odet dhe troparia tė vitit liturgjik ortodoks - e ka quajtur "sodisfaksionin e tij mė tė madh" 10) dhe "veprėn, nė tė cilėn janė pėrqėndruar pėrpjekjet e tij mė tė mėdha shpirtėrore, letrare, muzikore dhe intelektuale" 11). Ndėrsa, duke vlerėsuar ndihmesėn e tij nė veprimtarinė politike-diplomatike, ai ka thėnė: "Arritja mė e madhe politike e imja ėshtė pranimi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve" 12)

    Nė tryezėn e punės, ditėn qė vdiq, iu gjetėn: njė vėllim i vogėl poezish franceze, disa fletė me pėrkthime nga ky vėllim, (dėshmi e gjallė e hapėsirės kohore dhe fuqisė sė vokacionit pėr artin poetik), si dhe njė dorėshkrim, nė tė cilin qe shkruar kjo lutje drejtuar Zotit: "Kur ju tė vini nė tokė, Mbret i Qiejve, me pushtet dhe shkėlqim, e gjithė bota do tė dridhet nga frika, lumenjtė e zjarrit do tė rrjedhin para fronit tė gjyqit tėnd tė tmerrshėm, librat do tė hapen dy kapakėsh, do tė zbulohem mėkatet mė tė fshehta. Mė kurse mua prej zjarrit tė pashuar e tė amshuar dhe mė vendos nė krahun e djathtė nė Parajsė, Gjykatės i drejtė dhe mėshirėplotė!" 13). Sa larg skepticizmit fetar dhe sa kuptimplote pėr vokacionin fetar tė Nolit ėshtė kjo lutje!

    I qenėsishėm pėr t’u theksuar, lidhur me ēėshtjen qė po trajtojmė, ėshtė fakti qė vokacioni fetar dhe ai atdhetar tek Noli ishin shumė tė fuqishėm dhe kjo pėrmasė dyfishohej, kur ato viheshin nė shėrbim tė njėri-tjetrit. Dhe ai i vuri mjeshtėrisht jo vetėm nė pajtim, por edhe nė funksion tė njėri-tjetrit. Dukuri e padiskutueshme e veprimtarisė sė tij.

    Vokacioni i brendshėm fetar dhe ai atdhetar janė dy binarėt kryesorė nga kalon lokomotiva qė tėrheq trenin me vagona tė shumtė tė veprimtarisė sė tij: vagonin e pėrkthimeve letrare, poezisė, publicistikės, oratorisė, studimeve nė fushėn e historisė e tė muzikės, krijimeve origjinale nė fushėn e muzikės, diplomacisė, politikės. Vokacioni fetar, fillimisht, dhe ai atdhetar janė mė tė hershmit nė jetėn dhe veprimtarinė e Nolit dhe e kanė shoqėruar atė tėrė jetėn; prandaj mund tė na shėrbejnė si ēelės pėr tė shpjeguar kontradiktat e tij. 14)

    Cili ėshtė mė i fuqishmi nga kėto dy impulse tė shpirtit nolian? Duket se gjaku iliro-shqiptar i trashėguar prej tė parėve ėshtė ai qė pėrcakton ēdo gjė mė sė miri nė personalitetin e kėtij shqiptari tė madh me pėrmasa evropiane e botėrore. Vokacioni atdhetar ėshtė pa dyshim nė tharmin e psikologjisė sė popullit tonė. Deri vonė i zhytur nė elemente paganizmi - pavarėsisht pėrqafimit tė dy besimeve monoteiste - shqiptari e ka pasė mė se tė theksuar vetėdijen e pėrkatėsisė sė tij etnike, kėtė vlagė tė ngrohtė atdhetarizmi, si dhe ndjenjėn dhe gjithė botėn shpirtėrore qė lidhet me tė. Nuk ėshtė i rastit, pėrkundrazi ėshtė shumė kuptimplotė konstatimi i Hobhaus-it, shokut e shoqėruesit tė Byron-it nė udhėtimet nėpėr trevat evropiane tė Perandorisė Turke, nė dekadat e para tė shek. XIX: "Kur banorėt e provincave tė tjera tė Turqisė pyetėn se ēfarė janė, ata pėrgjigjen: ‘jemi muhamedanė’ ose ‘jemi tė krishtėrė’; ndėrsa banori i kėtij vendi (ėshtė fjala pėr trojet shqiptare, shėnimi im, A. Ē.), pėrgjigjet: ‘unė jam shqiptar."15). Dhe kjo ndodh nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit tė XIX, kur vetėdija kombėtare e popullit tonė ishte errėsuar mjaft nga shkaku i zgjatjes sė pushtimit osman dhe politikės sė tij antishqiptare dhe kur vetėdija kombėtare e popujve fqinjė kishte kristalizuar platformėn e tyre kombėtare. 16)

    Kėshtu, nė vokacionet e tij mė rėndėsorė, Noli dėshmohet gjithsesi njė shqiptar i vėrtetė, me gjak, me mish, me kockė; ashtu siē e ka cilėsuar Hasan Dosti: "Ky burrė simbolizon sinthezėn e virtyteve tė racės arbėrore." 17)

    Historia, kultura, etnopsikologjia dėshmojnė dashurinė e popullit tonė pėr atdheun. Qė nė fillimet e saj-duke mos lėnė jashtė humanistėt e mėdhenj, qė shkruan nė gjuhėn latine, kultura shqiptare u frymėzua nga ndjenja e atdhetarizmit. Mė sė miri kėtė e dėshmojnė mė tė vjetrit: Barleti, Beēikemi, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani; dhe mbas tyre rreshtohen tė gjithė, pa dallime besimi a krahine. Dhe asnjėrin prej tyre nuk e ka penguar rroba fetare tė merret me politikė, shkencė, art, bile edhe tė marrė pushkėn pėr tė luftuar pėr atdheun.

    Kleri katolik i Veriut krijoi si moto tė veprimtarisė sė tij binomin "Fe e Atdhe". Duhet theksuar kėtu se nėse vokacioni dhe veprimtaria fetare e tij lidhej vetėm mė njė pjesė tė popullit, siē ėshtė elementi katolik, veprimtaria atdhetare e tij kishte karakter mbarėkombėtar.

    Njė nga argumentet pėr ta paditur Nolin si antifetar ka shėrbyer pėrkthimi prej tij i "Rubairave" tė Omar Khajamit. Nėse kontradikta ėshtė mė se e mprehtė, flagrante, nė predikimin e fjalės sė Krishtit, nga njėra anė, dhe tė bolshevizmit, anti-Krishtit, nga ana tjetėr, siē mund tė thuhet pėr disa poezi dhe introdukta tė tij; ndryshon puna nė pėrkthimin e Rubairave, njė fenomen nė dukje kontradiktor dhe, mė pėrtej, paradoksal.

    Nė pėrkthimin e "Rubairave", duhet tė kemi parasysh disa fakte:

    Sė pari, vetė Khajami ėshtė thellėsisht kontradiktor. Aq sa mund tė trajtohet si afetar, po aq mund tė trajtohet si fetar dhe si kundėrshtar i fesė.

    Sė dyti, nėse pėr hir tė lirisė sė mendimit, kritikon dogmatizmin fetar, Khajami nuk ėshtė ateist. Ai beson nė njė Zot, pavarėsisht se herė-herė kritikon edhe perenditė e feve semitike.

    Sė treti, mungesa e konsekuencės nė idetė e Rubairave, nuk na lejon tė pėrcaktojmė njė vijė demarkacioni pėr njė sistem tė prerė filozofik tė Khajamit. Vetė Noli e pohon kėtė nė introduktėn e tij: "Ēdo sistematizatė strikte e iderave qė na ēfaq Khajami ėshtė e kotė sa edhe e lajthitur". Dhe mė poshtė: "Khajami nuk ėshtė dishepull i njė shkollė, po i tė gjitha Shkollave gjer nė njė pikė" 18)

    Sė katėrit, pėr hir tė realizimit tė njė perle letrare, Khajami i ka lejuar vetes tė predikojė edhe ide krejt kontradiktore. Ja si ėshtė shprehur Noli pėr kėtė: "Tė gjitha pikėpamjet makar kontradiktore janė tė mira pėr Omar Khajamin nė qoftė se i japin lėndėn e nevojshme pėr njė rubai artistike" 19). Kjo na dėshmon se vokacioni letrar tek Khajami ka qenė mė i fuqishėm se ai filozofik; gjė qė shihet, nė ndonjė rast, edhe tek disa pėrkthime tė Nolit, nė kundėrpeshimin mes vokacionit letrar dhe atij filozofik. Me tė drejtė, studiuesi Vehbi Bala ka vėrejtur njė "afinitet shpirtėror tė Nolit me krijimtarinė e Khajamit" 20)

    Kėshtu, mund tė rreshtohen edhe argumente tė tjera pėr ta kundėrshtuar - si bindje - antifetarizmin e Khajamit. Noli e pėrktheu Khajamin nė vitin 1926, si njė nga militantėt mė tė mėdhenj botėrorė tė "Lirisė sė Mejtimit". Mendoj se pėrkthimet madhore tė Nolit janė nisur jo vetėm nga vlerėsimi letrar-artistik, por mė tepėr e mė nga vokacioni i tij atdhetar. Ndryshon puna me pėrkthimin e disa poezive.

    Si mendimtar i madh, Noli kishte nevojė pėr hapėsirė tė gjerė e horizont tė kthjelltė mendimi. Kėtė e ndjente, e quente tė nevojshme dhe e dėshironte edhe pėr popullin e tij, pėr atdheun e tij; prandaj ai pėrkthen krahas Ungjijve edhe Rubairat. E gjithė veprimtaria e Nolit buron nga militantizmi pėr lirinė e mendimit, ushqehet nga kultura e tij shumė e gjerė dhe ndizet e merr flakė nga pathosi qytetar, pėr t’i dhėnė forcė e energji veprimi idealit tė tij atdhetar. Noli kėrkon t’i japė dritė njė populli qė porsa ka dalė nga errėsira e thellė otomane e qė sorollatet nė njė qorrsokak vėshtirėsish pėr tė krijuar shtetin e vet dhe ēdo gjė tjetėr, duke filluar qoftė edhe nga ripėrtitja e identitetit. Dhe kėtė dritė ai e sheh nė vazhdėn e rilindasve, tek pėrqafimi i kulturės, nėpėrmjet lirisė sė mendimit - njė ēlirim shpirtėror deri nė skajet mė periferikė tė ndėrgjegjes kombėtare.

    Tė lexosh Khajamin ėshtė sikur tė pėrballesh me njė enciklopedi tė tėrė filozofike humaniste tė realizuar nė njė nga veprat mė kulmore artistike tė letėrsisė botėrore, sendėrtuar gjithsesi me njė thjeshtėsi tė skajshme. Thėnė nė mėnyrė mė se tė thjeshtėsuar, nė morinė e motiveve, dy janė kolonat vertebrale, kryemotivet e Rubairave: gėzimi epikurean, hedonist i jetės - "carpe diem" e romakėve - dhe qėndrimi stoik pėrballė vėshtirėsive tė saj. Polemika me fetė, kryesisht me dogmat e saj sillet rreth kėtyre dy poleve, dy filozofive. Nuk ka kėtu ndonjė kontradiktė, aq mė pak alarmante, siē ėshtė interpretuar aty-kėtu. As pėr Khajamin qė i krijon rubaitė e as pėr Nolin qė i pėrkthen. Sepse jeta i ka brenda saj tė gjitha, edhe gėzimet edhe vėshtirėsitė. Tė parat duhen jetuar, tė dytat duhen pėrballuar. Eshtė vetė jeta qė i jep pėrparėsi njerės ose tjetrės doktrinė filozofike, nė rastet emergjente tė jetės, pa krijuar ndonjė kontradiktė, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Nė kėtė hulli duhet interpretuar edhe militantizmi Khajam dhe Nolian pėr lirinė e mendimit.

    I rreshtuar me Khajamin, si njė shqiptar i vėrtetė qė has shumė vėshtirėsi nė jetė dhe fare pak gėzime dhe i ushqyer nga vokacionet e tij atdhetare e fetare, Noli i jep pėrparėsi qėndrimit stoik nė jetė. Kjo shihet nė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e tij. Del qartė tek pėrkthimi i Rubairave dhe sidomos nė komentin qė i bėn atyre. Khajami bashkė me Nolin, sė bashku me stoikėt, mendojnė qė njeriu duhet tė jetojė i mbėshtetur tek arsyeja, nė harmoni tė plotė me natyrėn, me ligjėt universale tė saj. Dhe nė kėtė rrugė, virtyti ėshtė e vetmja gjė e mirė, e vetmja vlerė, vlera mė pozitive e njerėzimit. Pėr tė realizuar detyrėn e tij, njeriu duhet ta gėzojė jetėn, kėnaqėsitė qė jep ajo, t’i pėrballojė vėshtirėsitė, vuajtjet, duke u ngritur mbi pasojat e fatit dhe duke arritur lirinė shpirtėrore nė pajtim me logjikėn hyjnore, qė drejton gjithėsinė, natyrėn dhe njerėzimin gjithnjė nga e mira.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. A keni degjuar ndonjehere per kete version te Antikrishtit?
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 03-07-2012, 12:05
  3. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  4. A keni dėgjuar pėr ligjet Shpirtėrore ?
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 17-03-2006, 19:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •