Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Aktet kriminale po trondisin çdo ditë e më shumë

    Nga Agron Gurabardhi
    Jurist



    Aktet kriminale po trondisin çdo ditë e më shumë
    vendin tonë. Ato po bëhen çdo ditë e më gjerësisht
    akte të një niveli profesional e me profesionalizmin
    dhe "efikasitetin" e tyre po i sjellin dëme të mëdha
    pikërisht atyre njerëzve të ndershëm që janë në ballë
    të frontit të luftës, brenda vendit tonë, kundër
    korrupsionit, trafiqeve e kondrabandës, të cilët edhe
    pse i njohin rreziqet dhe presionet me të cilat
    ballafaqohen, ata përballen dhe japin më të mirin
    shembull të tyre.
    Gjithësecili nga ne duhet të nderojë përpjekjet dhe
    sakrificat e tyre.
    Para një viti ambasadori Amerikan Xhejms Xhefri tha se
    : " Krimi po shkatërron vendin tuaj. Unë do të
    dëshiroja të mund të thoja që nuk është më kështu, por
    fatkeqësisht është e vërtetë ".
    Kjo shprehje edhe sot pas një viti tingëllon aktuale.
    Krimi vazhdon të shkatërrojë vendin tonë dhe po sfidon
    dita ditës me aftësitë e tij në çdo institucion.
    Shembulli më i fundit i kësaj janë një sërë vrasjesh
    të pazbardhura të cilat herë pas here arrijnë kulmin
    me vrasje të punonjësve të policisë dhe konretisht së
    fundi me atentatin qëllimisht vdekjeprurës të
    inspektorit të policisë Bardhi Zeqo. Ai prej 20
    vjetësh punonte në dikasterin blu dhe njihej prej të
    gjithëve, si në Mat ku ka punuar për një kohë të gjatë
    edhe më pas në Tiranë, për profesionalizmin,
    korrektësinë e tij në detyrë dhe ndërshmërinë
    maksimale për zbatimin e ligjit.
    Pikërisht këto raste të shumta të vrasjeve apo
    atentateve me qëllim vdekjeprurës që i bëhen
    punonjësve të policisë apo përfaqësuesve të shtetit,
    të cilët qëllohen në krye apo për shkak të detyrës,
    janë një tregues i rrezikshmërisë së kriminalitetit në
    rritje që drejtohet e konfirmohet nga ky aktivitet , i
    cili gjithashtu ilustron seriozitetin e problemit.
    Edhe herë të tjera kemi parë që krimi godet dhe po
    hedh baltë mbi punën dhe sakrificën tepër të madhe të
    njerëzve të ndershëm të cilët zbatojnë veçse ligjin
    ndaj akteve kriminale me patriotizmin e madh për të
    ndërtuar e konsoliduar ne Shqipëri një shoqëri civile
    dhe evropiane, aq të nevojshme e të domosdoshme për ne
    dhe brezat që vijnë.
    Këto akte nuk duhet të ndodhin kurrë. Emri nuk mund
    t'i vihet përveçse kriminelë. Prandaj nga të gjithë ne
    e nga çdo qytetar kërkohet të bashkëpunohet më ngushtë
    e më mirë me policinë, prokurorinë, drejtësinë,
    qeverinë, partitë politike dhe institucionet
    joqeveritare dhe të gjithë së bashku të përpiqemi më
    shumë të ngrihemi në këmbë për të luftuar kundër
    krimit , që godet dhe që dita-ditës përherë e më shumë
    po trondit vëndin tonë.
    Kjo fillon nga ne, njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë,
    duke i a diktuar organeve të drejtësisë, forcave
    politike dhe shtetit nevojën për veprim të mëtejshëm
    kundër kriminelëve e vrasësve të punonjësve të
    policisë, të cilët duhen të zbulohen e të ndëshkohen
    menjëherë.
    Por gjithashtu varet edhe nga organet e policisë, të
    cilët duhen të jenë më vigjilentë dhe puna e tyre
    duhet të jetë më profesionale me qëllim që në raste të
    tilla mos të dëgjojmë nga zëdhënësi i saj shprehje të
    tilla tashmë banale si "Një atentat mafioz në qendër
    të Tiranës i ka marrë jetën një punonjësi policie".
    "Menjëherë pas ngjarjes personi i dyshuar për vrasjen
    apo krimin e kryer është identifikuar dhe se po
    punohet për arrestimin e tij". Po ashtu shprehjet
    se"Policia ka bllokuar të gjitha akset komunikuese të
    Tiranës", "Forcat policore janë vendosur në të gjitha
    rrugët ku dyshohet se i dyshuari mund të kalojë". "Nuk
    dihet nëse atentati ka të bëje me detyrën e tij si
    punonjës policie, apo hakmarrje private". E shprehje
    të tjera si këto mbi viktimën kur thuhet se "Njerëzit
    thonë për të se nuk ka qënë problematik", apo "Autori
    është larguar qetësisht me këmbë". Duhet dhënë fund
    praktikave të tilla absurde, të raporteve para shefave
    apo nga zëdhënësit e tyre, pasi shprehje të tilla
    veçse i tregojnë autorëve të krimit se nga duhet të
    largohen, zbehin dinjitetin e viktimës, të treguar
    gjatë kryerjes së detyrës si dhe të familjeve të tyre
    e gjithashtu ulin edhe dinjitetin e dikasterit ku këta
    kanë punuar deri në dhënien e jetës.

    Këto akte kriminale mbeten një nga momentet më
    goditëse për shtetin dhe një nga plagët më të rënda
    për vendin tonë.
    Suksesi i luftës në këtë fushë për kapjen dhe
    ndëshkimin e autorëve të kryerjes së këtyre krimeve
    kërkoin ndihmën dhe kurajon qytetare të gjithësecilit,
    ndërhyrjen e menjëherëshme të shtetit dhe të
    policisë, për të cilët ekziston vetëm një mesazh nga
    familjet e të vrarëve në radhë të parë dhe nga çdo
    qytetar i ndershëm: "Të zbulojnë sa më parë autorët e
    krimit, t'u qepen pas e mos t'i ndahen derisa të jenë
    çuar aty ku e kanë vendin".
    Këto organe mund të luajnë një rol aktiv duke forcuar
    masat e sigurisë në territor sa më të gjerë dhe në
    shumë fronte, duke bërë kapjen e personave që kryejnë
    krime të tilla. Ky është një hap i rëndësishëm, jo
    vetëm se do jepet një kontribut shumë real për
    sigurinë e punonjësve të policisë, përfaqësuesve të
    shtetit e qytetarëve të saj, por edhe sepse një gjë e
    tillë do të rriste në mënyrë të konsiderueshme
    autoritetin e këtij dikasteri dhe vetë shtetit në sytë
    e qytetarëve të tij dhe komunitetit ndërkombëtar e
    natyrisht do të qetësonte edhe shpirtrat e atyre që
    sakrifikuan jetën në detyrë dhe të afërmëve të tyre që
    i kanë kthyer sytë vetëm nga shteti.

    Gjenevë, më 16.10.2004
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    E postova diku tjeter, po e postoj prape ketu.


    Kili para se te vinte Pionoceti me ndihmen e Amerikes ishte si shqiperia e sotme.

    Te vrasesh mijera kriminele ekzistues ne shqiperi nen nje diktature policore pro-amerikane per te bere shqiperine vendin me te ardhura me te medha ne Ballkan eshte shume keq?


    Sa veta emigrojne nga Kili sot? Zero.

    GDP per capita e Kilit? 10 mije dollare
    Papunesia e Kilit? 8.5%
    http://www.cia.gov/cia/publications...ok/geos/ci.html

    GDP per capita e Italise? 26 mije dollare
    Papunesia e Italise? 8.6%
    http://www.cia.gov/cia/publications...ok/geos/it.html

    Duhet nje dikature policore si ajo e Pinocetit ne Shqiperi? Fakti se Kili eshte sot shteti me te ardhura per fryme me te medhaja ne Ameriken Latine. Si thoni si mendoni?

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Dikush do mendoje se eshte me mire Sharia Islamic Law. A mund te paraqesin keta argumentet e tyre pse duhet Sharia? Une dhashe shembull Kilin ka bere nje perparim shume te dukshem. Keta kane shembuj apo flasin kodra mbas bregut?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    ca sharie flet ti mer daj, apo do qe pastaj te emigrojne te gjithe shqiptaret jashte?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bergamo/ Fatmira Gjergji u gjet pa kokë e pa krahë nga një pensionist që po dilte për gjah


    Masakrohet prostituta shqiptare

    Policia lokale: Bëhet fjalë për larje hesapesh



    ITALI

    Një shqiptare është gjetur e masakruar dy ditë më parë në një zonë të Osio Sottos në Itali.

    Sipas policisë së zonës bëhet fjalë për larje hesapesh mes klaneve të prostitucionit. Ajo quhet Fatmira Gjergji dhe është 24 vjeç. Prej më shumë se dy ditësh ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Më pas, trupi i pajetë dhe i masakruar u gjet nga një i moshuar në një zonë të pabanuar. Sipas një agjencie lajmesh italiane, kufoma e shqiptares tashmë ka mbërritur në morgun e zonës, ku dhe i është nënshtruar një autopsie. Të njëjtat burime shpjegojnë se pensionisti ka shkuar për gjah dhe duke kaluar në atë zonë, e cila ndodhet disa metra larg autostradës, në një gropë të pambuluar ka gjetur kufomën e 24-vjeçares nudo dhe të masakruar. Madje, ai është tmerruar, sepse nuk ka gjetur kokën dhe krahët e saj. Mendohet se vrasësi ka dashur që të bëjë të pamundur identifikimin e saj.

    Lajmërohet policia
    I moshuari ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ekspertët, pasi kanë marrë trupin e shqiptares, kanë këqyrur të gjithë zonën përreth, por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë për të arritur në zbulimin e autorëve. Sipas agjencisë së lajmeve, punën e policisë për identifikimin e kufomës e ka vështirësuar mungesa e kokës, si dhe e të dyja krahëve të viktimës. Por, pas një pune të mjekëve ligjorë në trupin e 24-vjeçares kanë qenë dy “elementë”, ku sipas policisë autori i kësaj masakre ka “harruar që t’i zhdukë”. Një tatuazh në shpinë dhe një pirsing, i kanë dhënë emrin shqiptares. Ndërkohë, që sipas policisë, Gjergji prej kohësh ushtronte “profesionin” e prostitutës dhe dyshohet se ka qenë kjo e fundit, motivi i vrasjes së 24-vjeçares. Sipas saj, nga hetimet paraprake e vetmja pistë është ajo për larje hesapesh në ambientet ku ajo prostituonte. Por, ende po punohet për të identifikuar autorët e kësaj masakre dhe për të gjetur shkaqet e vërteta që i kanë shtyrë ata që të bëjnë këtë veprim.



    Servetja të njëjtën fat si Fatmira

    Servete Kulla është masakruar tre vite më parë, njëlloj si bashkëkombësja e saj, Fatmira Gjergji. Sipas prokurorisë, çdo gjë ka marrë udhë që në vitin 2001, kur Genci Hysi ka vendosur të çojë në shtëpi 21-vjeçaren pa bërë ceremoni martesore, si dhe pa pëlqimin e dy familjeve. Ai e ka prezantuar si nusen e tij dhe më vonë kanë rënë dakord për këtë lidhje të dy familjet e çiftit. Më pas, Hysi është nisur drejt Italisë bashkë me Serveten. Me të mbërritur, janë sistemuar në qytetin e Gjenovës, në fillim në shtëpinë e Kujtim Xhaferrit. Pas disa kohësh, ajo u gjend e vrarë në Gjenova, ndërsa Hysi aktualisht po gjykohet nga Krimet e Rënda.




    panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •