nga shekulli:
Postkomunizmi dhe ajo qė pret lexuesi polak
Dorota Horodyska
Ėshtė shumė e vėshtirė tė botosh njė libėr shqiptar nė Poloni. Dhe jo vetėm shqiptar, pėr fat tė mirė ose tė keq. Ėshtė e qartė qė letėrsia e njė kombi tė vogėl, letėrsia ekzotike e ka tė vėshtirė tė konkurrojė me letėrsinė komerciale perėndimore, veēanėrisht me bestsellerat amerikanė. Megjithatė, gjithmonė gjendet njė rreth lexuesish me interes pėr kulturat e tjera dhe krijimtarinė jokomerciale. Pas vitit 1989, nė Poloni u ndez drita jeshile pėr prezantimin e atyre elementėve tė kulturės europiane qė mė parė nuk ishin trajtuar si tėrėsi tė veēuara. U krijuan shtėpi botuese qė u specializuan pėr librat e Europės sė harruar, duke krijuar kėshtu hapėsirė edhe pėr letėrsinė shqipe.
Pėrgjithėsisht, gjatė gjithė periudhės komuniste e deri mė sot, nė Poloni janė botuar shumė pak libra shqiptarė. Numri i tyre vėrtitet rreth shifrės 10. Libri i parė qė u botua ishte Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur mė 1984, i pėrkthyer nga frėngjishtja, si dhe libra tė tjerė tė Kadaresė. Mė pas ishin: Prilli i thyer mė 1988, Kush e solli Doruntinėn mė 1991, Dosja H mė 1994 dhe Pėrbindėshi nė vitin 2000. Nė vitet 90 doli nė qarkullim njė antologji e poezisė shqipe, vėllime me poezi tė zgjedhura tė Ali Podrimjes dhe Eqrem Bashės tė pėrkthyera nga Mazllum Saneja si dhe Kompromisi - tregimet e zgjedhura e Ylljet Aliēkės nė vitin 2002, nė pėrkthimin tim.
Qė nga ky vit e deri mė sot vazhdon njė periudhė ndėrprerje shqetėsuese gjatė sė cilės nė Poloni nuk ėshtė botuar asnjė libėr shqiptar. E vetmja gjė qė mund tė pėrmendet janė artikujt publicistikė tė Fatos Lubonjės tė botuar rregullisht nė gazeta polake, gjithashtu krijimtaria e Ismail Kadaresė, qė ėshtė nė vetvete njė shkrimtarinstitucion dhe momentalisht po hartohet njė kontratė pėr pėrkthimin e njė prej veprave tė tij mė tė mėdha. Mund tė pėrmend gjithashtu libri me artikuj publicistikė tė Fatos Lubonjės u pėrgatit kohė mė parė nga unė, por fatkeqėsisht shtėpia botuese ka probleme financiare dhe botimi i tij po vonohet.
Rezulton se nė Poloni ėshtė e vėshtirė tė zgjerohet panorama e letėrsisė shqipe me emra tė rinj. Gjatė dy viteve tė fundit ju kam propozuar botuesve fragmente veprash tė disa autorėve, sipas mendimit tim shumė premtues, por fatkeqėsisht pa sukses. Nuk pėrkuan me shijet e tyre dhe atė qė ata prisnin. Mund tė pyesim PĖRSE? Po pėrpiqem ti pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. E kuptoj shumė mirė qė shijet e lexuesve mund tė jenė tė ndryshme nė vende tė ndryshme, sepse i ndryshėm ėshtė niveli i njohjes sė letėrsisė shqipe. Megjithatė, mundet qė kjo listė e shijeve polake tė jetė nė njė farė mėnyre reprezentative edhe pėr rrethe tė tjera kulturore. Do tė flas pėr letėrsinė artistike, por jo vetėm pėr atė.
I
Nga kėndvėshtrimi ynė (i polakėve) mungon proza e madhe realiste, vėnia nė dukje e Historisė sė Shqipėrisė nėpėrmjet njė historie individuale apo njė grupi njerėzish. Mungon saga familjare, pėrshkrimi i jetės sė brezave nė hapėsira tė ndryshme kohore, pėrvojat e dhimbshme gjatė pėrplasjeve me Historinė, qė shkatėrron lidhjet midis njerėzve. Mungon njė Doktor Zhivago shqiptar. Nė vend tė kėsaj, sė shpejti do tė botohet nė Poloni prej njė shtėpie botuese prestigjoze romani i spanjolles Susana Fortes Dashnori shqiptar. Kjo mund tė jetė njė kryevepėr, ku e di unė, por kam pėrshtypjen qė ėshtė vetėm njė rast me titull komercial.
Nga njėra anė mungojnė pėrshkrimet e ndikimit tė Historisė nė fatet e njerėzve, ndėrsa nga ana tjetėr do tė dėshirohej tė njihej Shqipėria e periudhės sė transformimeve, se si po shkon ajo drejt normalizimit, si ia del mbanė pas pėrplasjes sė dy botėve, totalitares me demokratikes si dhe sistemit tė tyre tė vlerave.
II
Njė tjetėr gjini letrare qė lexohet me kėnaqėsi tek ne ėshtė political fiction. Do tė pritej me interes tė madh njė roman sensacional i nivelit tė lartė me temė nga realiteti shqiptar, jo vetėm i Shqipėrisė, por edhe i Greqisė, Kosovės, Maqedonisė apo Italisė. Nė Shqipėri mund tė gjenden shumė tema tė shkėlqyera. Burim frymėzimi mund tė bėhen ngjarjet e vitit 1997, 1999 ose viteve tė tjerė. Ndėrkohė lexuesi polak me interes pėr kėtė gjini gjen vetėm Gucci Boys (2002) me nėntitullin Pėr ata qė vdesin tragjikisht: midis Kaukazit dhe Ballkanit tė autorit polak Artur Gurskit, libėr qė pėrmban pasaktėsira deri tek idiotizma. Po ashtu Ēelėsat pėr nė ferr (The keys of hell) i Jack Higginsit (nė fakt Harry Patterson), njė roman sensacional i shkruar mė 1965 dhe i pėrkthyer nė Poloni nė vitin 1993 ėshtė tej mase naiv dhe i pavėrtetė.
Tema tė tjera qė mund tė prekeshin nė letėrsinė artistike ose sensacionale do tė ishin pėr shembull funksionimi i shoqėrisė kosovare nė kushtet e pėrndjekjes si dhe veprimtaria e luftėtarėve shqiptarė nė Kosovė e Maqedoni. Njė tjetėr temė mund tė ishte fati i njerėzve tė Sigurimit shqiptar, ēndodhi me ta pas ndėrrimit tė sistemit, si jetojnė dhe funksionojnė nė shoqėrinė e sotme. Pėr tė gjitha kėto nuk dimė pothuajse asgjė.
III
Njė popullaritet tė madh nė Poloni gėzojnė biografitė e politikanėve ose kujtimet e tyre. Ndėrmjet biografive tė Leninit, Stalinit, Hrushovit, Hitlerit, Ēausheskut do tė gjendej vend edhe pėr atė tė Hoxhės. Mungon njė biografi e Hoxhės nė gjuhėn shqipe. Nė vitin 1994 u botua njė e tillė nė frėngjisht. Nuk ėshtė pėrkthyer nė polonisht. Ndoshta mė mirė, sepse ėshtė i dobėt. Deri nė kėtė moment, ky njeri nuk ekziston nė ndėrgjegjen tonė si diktator, ose me saktė nuk ekziston fare.
IV
Fatkeqėsisht, shumė probleme do tė ndeshte botimi i tė ashtuquajturės prozė femėrore, e pėrfaqėsuar psh. prej Elvira Donesit, Diana Ēulit, Rudina Xhungės, pikėrisht pėr shkak tė popullaritetit tė jashtėzakonshėm si nė Perėndim dhe nė Poloni. Qė nga koha e suksesit tė Ditarit tė Bridget Jones tė Helen Fielding, kjo gjini u bė shumė e modės. Deri mė tani janė botuar me qindra libra polakė e tė huaj, tė tipit Bridget. Konkurrenca ėshtė tepėr e madhe. Po ashtu si dhe snobizmi. Botohen libra mesatarė, ngjarjet e tė cilėve zhvillohen nė mjedisin amerikan, anglez dhe nė rastin mė ekstrem, i pranueshem ėshtė dhe ai francez. Librat, ngjarja e tė cilėve zhvillohet nė Tiranė, me personazhe kryesore - gratė shqiptare dhe me problemet e tyre, nga kėndvėshtrimi i botuesit polak, e them kėtė me keqardhje, nuk janė interesante. Megjithėse kėto libra bėjnė fjalė pėr ēėshtje universale - ndjenjat, marrėdhėniet me partnerin, dhe nga pikėpamja artistike shpeshherė qėndrojnė mė lart se ato perėndimorė ose polakė, thjesht nuk kanė shanse tė botohen.
V
Burgologjia gjithashtu nuk ka shanse pėr sukses. Jo vetėm ajo shqiptare. Asnjėra. Nė dallim nga Perėndimi ku kjo temė vazhdon tė jetė ekzotike dhe interesante. Ne e kemi provuar totalitarizmin nė lėkurėn tonė. Nuk ishte fatmirėsisht aq i egėr sa nė Shqipėri, por e ndiejmė dhe e kuptojmė atė shumė mirė. Mund tė tingėllojė brutale kjo qė po them, por pėrshkrimi i kampeve dhe burgjeve dhe i pėrjetimeve tė lidhura me to nė thelb ėshtė i njėjtė, pavarėsisht nėse bėhet fjalė pėr Kollimėn, Spaēin apo Katinjin polak. Tematika e burgut, martirologjike, me tė cilėn kemi qenė tė bombarduar pėr vite me radhė, u konsumua pasi ka qenė e pranishme kudo dhe vazhdimisht. Pas kėsaj larjeje truri lindi njė reaksion natyral mbrojtės - u bėmė indiferentė ndaj burgjeve, vuajtjeve dhe viktimave.
* * *
Po e mbyll me njė notė optimizmi. Nė fund tė nėntorit do tė botohet nė revistėn e famshme polake Dialog drama e Stefan Ēapalikut Kėpucėt. Kjo ėshtė drama e parė shqiptare e pėrkthyer nė gjuhėn polake. Nė Shqipėri flitet pėr njė krizė tė dramaturgjisė dhe teatrit. Dhe kjo krizė faktikisht ekziston. Por ndodh edhe kėshtu, qė diēka qė nuk vlerėsohet brenda vendit ngjall interes jashtė Shqipėrisė. Kryeredaktorja e Dialogut mė tha se nė tė njėjtėn kohė me Kėpucėt kishte lexuar dhe 14 vepra franceze. Dhe asnjėra prej tyre nuk u kualifikua pėr botim. Drama e Ēapalikut i bėri vend vehtes, sepse ishte e freskėt, origjinale, tėrheqėse.
Jam e bindur se do tė gjejė vlerėsimin e duhur, jo vetėm nė Poloni, ēdo vepėr e nivelit tė lartė, e pėrsosur artistikisht, origjinale dhe autentike. Ajo vepėr qė nuk do tė jetė imitim i shabloneve perėndimore, qė nuk ėshtė shkruar per lexuesin e huaj dhe me tė vetmin qėllim pėr tė marrė ēmime. Ajo vepėr vlerat e sė cilės, lokale dhe universale, do tė jenė tė kuptueshme pėr ēdo rreth kulturor.
Krijoni Kontakt