Nxehte. Teper nxehte. Pothuajse 30 C perjashte dhe ajo eshte e mbeshtjellur me nje triko.
Ske vape? E pyes.
Pesha e rrobave te mia te lehta po me duket e pazbrazshme
Jo, thote duke ngritur supet. Ulet ne shkallen e fundit dhe shikon me vemendje kycet e gishtave sikur do ti shkepusi.
Cfare muzike pelqen? Ah, sme vjen ndermend ndonje gje tjeter. Pse jam kaq budalla? Ajo ka vuajtur aq shume kurse une hap muhabete te rendomta. Pa pike finese.
Chopin, pergjigjet me ate zerin e holle, brishtesia e te cilit eshte acaruar paksa.
Une thjesht tund koken ne pohim. Sdi dhe aq shume rreth Chopin.
Hedh syte ne drejtim te saj. Sa e imet qe duket ..! Sidomos tani, ne kete moment, qe ka mbeshtetur koken ne preher duke perqafuar gjunjėt.
Shpejt! Kujtohu per dicka. Mos e ler te humbasi ne kujtime te zymta.
E mban mend Katalisten? i them. Katalistja ka qene komshia jone kur banonim ne pjesen veriore te qytetit.
Syte e saj te skuqur me shikojne siper horizontit te gjunjeve. E kane humbur shkelqimin e tyre jeshil. Dhe tashme ato po i japin jete nje pikeze loti. Ah, prap sdi ēte them qe ajo ti deshtoje lotet para se te lindin.
Po. Ajo ishte e para te me lajmeronte kur mami vdiq. Zeri i saj i mekur me rrenqeth aq shume saqe gati-gati me vjen te tkurrem nga alarmi. Ja, prap e preka ne vend delikat. Pse??
Hmmm, po mire pse erdhet ketu qe ne fillim? e pyes ne perpjekje per te korrigjuar gabimin.
Hic, babi ishte piktor. Kishte me shume galeri ne qender te qytetit.
Ehh? U be ndonjehere . . . i famshem? Po me vjen turp nga mungesa e njohurise.
Nje buzeqeshje e paftuar rreshqet ne buzet e saj.
Jo. Te thashe im at ka qene i cmendur.
Nuk jam i sigurt nese e ka fjalen per te cmendur psikologjikisht apo thjesht jashte sferes se normalitetit.
Po pse nuk e ke lexuar neper gazeta?? Vrau veten.
Psheretima e saj shpejt kthehet ne nje qeshje te sforcuar.
Ai kujtonte se une isha engjell.
Po ti je engjell! I them une.
Jo engjell prej verteti.
Papritur, ngrihet ne kembe dhe fillon te eci perreth nje sfere te padukshme.
Vuante nga depresioni qe kur vdiq mami. Smerrej me gje perveēse dizenjove per tatuazhe. Kater vjet. KATER VJET skam dale nga shtepia!
Shqyej syte ne habi. Pse???
Sme linte. Kujtonte se isha engjell. Kishte frike se mos fluturoja.
Sikur me lehtesohet pak fryma.
Moj, po ti je engjell. Po! Per mua je engjell.
Ajo kafshon buzen e poshtme dhe me thote,"Mos i trego njeriu! Me premto.
Cfare??? pyes i befasuar.
Me shikon, disi rreptazi, dhe me nje levizje melodramatike e shtyn trikon deri ne qafe.
Aty, te vizatuara me boje blu permanente, dy krahe gjigande zene kurrizin e saj qumeshtor.
Dhe me ne fund e kuptoj se cdonte te me thoshte.
Krahe engjelli.
Krijoni Kontakt