Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15

Tema: Delikat

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Red face Delikat

    Nxehte. Teper nxehte. Pothuajse 30 C perjashte dhe ajo eshte e mbeshtjellur me nje triko.
    “S’ke vape?” E pyes.
    Pesha e rrobave te mia te lehta po me duket e pazbrazshme
    “Jo,” thote duke ngritur supet. Ulet ne shkallen e fundit dhe shikon me vemendje kycet e gishtave sikur do t’i shkepusi.
    “Cfare muzike pelqen?” Ah, s’me vjen ndermend ndonje gje tjeter. Pse jam kaq budalla? Ajo ka vuajtur aq shume kurse une hap muhabete te rendomta. Pa pike finese.
    “Chopin,” pergjigjet me ate zerin e holle, brishtesia e te cilit eshte acaruar paksa.
    Une thjesht tund koken ne pohim. S’di dhe aq shume rreth Chopin.
    Hedh syte ne drejtim te saj. Sa e imet qe duket ..! Sidomos tani, ne kete moment, qe ka mbeshtetur koken ne preher duke perqafuar gjunjėt.
    Shpejt! Kujtohu per dicka. Mos e ler te humbasi ne kujtime te zymta.
    “E mban mend Katalisten?” i them. Katalistja ka qene komshia jone kur banonim ne pjesen veriore te qytetit.
    Syte e saj te skuqur me shikojne siper horizontit te gjunjeve. E kane humbur shkelqimin e tyre jeshil. Dhe tashme ato po i japin jete nje pikeze loti. Ah, prap s’di ē’te them qe ajo ti deshtoje lotet para se te lindin.
    “Po. Ajo ishte e para te me lajmeronte kur mami vdiq.” Zeri i saj i mekur me rrenqeth aq shume saqe gati-gati me vjen te tkurrem nga alarmi. Ja, prap e preka ne vend delikat. Pse??
    “Hmmm, po mire pse erdhet ketu qe ne fillim?” e pyes ne perpjekje per te korrigjuar gabimin.
    “Hic, babi ishte piktor. Kishte me shume galeri ne qender te qytetit.”
    “Ehh? U be ndonjehere . . . i famshem?” Po me vjen turp nga mungesa e njohurise.
    Nje buzeqeshje e paftuar rreshqet ne buzet e saj.
    “ Jo. Te thashe im at ka qene i cmendur.”
    Nuk jam i sigurt nese e ka fjalen per te cmendur psikologjikisht apo thjesht jashte sferes se “normalitetit”.
    “ Po pse nuk e ke lexuar neper gazeta?? Vrau veten.”
    Psheretima e saj shpejt kthehet ne nje qeshje te sforcuar.
    “Ai kujtonte se une isha engjell.”
    “Po ti je engjell!” I them une.
    “Jo engjell prej verteti.”
    Papritur, ngrihet ne kembe dhe fillon te eci perreth nje sfere te padukshme.
    “Vuante nga depresioni qe kur vdiq mami. S’merrej me gje perveēse dizenjove per tatuazhe. Kater vjet. KATER VJET s’kam dale nga shtepia!”
    Shqyej syte ne habi. “Pse???”
    “S’me linte. Kujtonte se isha engjell. Kishte frike se mos fluturoja.”
    Sikur me lehtesohet pak fryma.
    “Moj, po ti je engjell. Po! Per mua je engjell.”
    Ajo kafshon buzen e poshtme dhe me thote,"Mos i trego njeriu! Me premto.”
    “Cfare???” pyes i befasuar.
    Me shikon, disi rreptazi, dhe me nje levizje melodramatike e shtyn trikon deri ne qafe.
    Aty, te vizatuara me boje blu permanente, dy krahe gjigande zene kurrizin e saj qumeshtor.
    Dhe me ne fund e kuptoj se c’donte te me thoshte.
    “Krahe engjelli.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 11-11-2004 mė 23:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur shkruan ti rebele..

    talent je..

  3. #3
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Rebelja si gjithmone....~ E mbrekullueshme

    Pune e mire zemla...vazhdo kshu...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sweet_babe : 17-11-2004 mė 00:51
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #4
    socialist i pėrbetuar, PS Maska e spanish_romance
    Anėtarėsuar
    16-11-2004
    Vendndodhja
    e-Padogana.com
    Postime
    22
    shume bukur rebele po na shkruan, vetem vazhdo keshtu
    S'kam firmė!

  5. #5
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Rebele te kam zemer!!


    Me terheqin shkrimet e tua. Me vrap hy ne forum vetem per te pare c'te re na ke sjell .


    Perqafime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-11-2004 mė 20:35 Arsyeja: gjuhe e huaj
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #6
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Kendshem!Je engjelli rebel i ndjenjave dhe perjetimeve te tua!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Flm te gjitheve per komentet tuaja

    ~~~

    Frika ngop zemerimin

    ne fytyren e zbehte te henes

    qe sterilizon terrenin

    Degjo hapat

    e thekseve te lengshme

    ne qetesine e mbytur

    derisa dita, balerine delikate

    te njollosi mengjesin me perkedhelje

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Si gjithmone te njejtat fjale per vargjet
    e fjalet e tua te mrekullueshme.
    Me pelqejne shume .. se me bejne te mendoj per te gjetur
    taman kuptimin e tyre.
    Te pergezoj zemra

  9. #9
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ne parodite roze te agimit
    mbeshtjellura me mjegullti gjumore
    perziej hirin e epshit
    tashme te ftohur
    Te kontrolloj njehere boten
    jashte kufijve te dritares
    Asnje ndryshim
    pervec zhurmes orkestruese te frigoriferit
    … enderr e thyer urbane

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Komplimente per shkrimet Rebele.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  2. Komunikimi Midis Dy Sekseve
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 14:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •