Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Dylkosova!

    Ofendimet personale nuk lejohen ne forum.

    Diskutoni dhe shprehni mendimet tuaja, por nuk keni te drejte te ofendoni anetaret e tjere



    Redi



    ps.Ky shkrim u fshi nga une ashtu sic ka ndodhur edhe me pare kur keni ofenduar anetaret e tjere.

    Shpresoj qe te mos ndodhe me te ardhmen.


  2. #12
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Question Dylooooooooo thiri mer menies ti ;)

    Nga Tepelena ai pijanec rezoj Servet Pllumin e jo sot qe eshte ne maj te piramides te mos kete force!!

    E di ti çfare i tha Arta Dades ne sallon kure mblodhen kongresin e PS???

    Ti i tha moj "shalore"mbylle manaren se ne qimet e shalëve te tua ka mbire leshi i kapitenit tim.

    Kto qene theniet e te madhit e te pa bekuarit te Xhoit,po mencurin e saj e cmoj ai do soset,e ajo do di si te rroj!


    Me respekte rofte PD. DRAGO
    Ndryshuar për herë të fundit nga RoboCop2 : 10-08-2002 më 07:11
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    JA dhe SPIUNET E TJERE SI I NXJERRIN KEMBET:

    shekulli
    -----------
    Kryetari i legalistëve deklarohet kundër shkarkimit të Mustafa Kërçukut


    Spahia: PD s'ka të drejtë KLSH Kërçuku është i opozitës

    TIRANË - Kreu legalist Eqerem Spahia nuk është për shkarkimin e Mustafa Kërçukut nga posti i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, madje ai nuk e përkrah iniciativën e Partisë Demokratike për ta kthyer këtë institucion në Gjykatën e Llogarive. "Kjo nuk është e drejtë që të shkarkohet një njeri që realisht përfaqëson opozitën, për ta zëvendësuar me një kandidat të PD-së", - tha dje Spahia. Atij i duket shumë e padrejtë ky veprim i PD-së që po bën ndaj një aleati të saj, siç është Partia e Ballit Kombëtar Demokrat. Kërçukun në postin e kreut të KLSH-së e propozoi në Parlament, Hysen Selfo, atëherë deputet dhe aleat i demokratëve në koalicionin "Bashkimi për Fitore". Kryetari i PLL-tit shprehet se nëse PD-ja kërkon pikërisht këtë, pra heqjen e Kërçukut për ta zëvendësuar me një kandidat të saj, atëherë këtë duhet ta thotë hapur. Sipas Spahisë, ideja për ta kthyer KLSH-në në Gjykatë Llogarish është e shpejtuar dhe bie ndesh me Kushtetutën në nenin për KLSH-në, i cili duhet të ndryshojë. "Përpara se të bëhet kjo të gjithë partitë e grupimit "Bashkimi për Fitore" duhet të dalin hapur kundër Kushtetutës aktuale dhe të kërkojnë ribërjen e saj",- tha ai dje. Sipas Spahisë, për të diskutuar për këto çështje është i nevojshëm mbledhja e koalicionit "Bashkimi për Fitore", dy partitë e të cilit kanë kohë që ngrenë si shqetësim, mosfunksionimin e tij.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SPIUNI I VJETER Kerkon perseri te jete ne Tave.



    RD
    ----
    Rama, i gatshëm që të firmosë për shkarkimin e zv.ministrit Himçi

    Ceka kërkon zv.ministrin e Rendit

    Ish-presidenti i PAD, Neritan Ceka, kërkon vendin e zëvendësministrit të Rendit. Burime nga qeveria, bëjnë të ditur se ish-presidenti i PAD, do ti kërkojë Kryeministrit Nano, vendin e zëvendësministrit të Rendit, në kuadrin e aleancës të lidhur së fundmi me PS. Në postin e zëvendësministrit të Rendit aktualisht është Bujar Himiçi, i cili tashmë duhet t’i lirojë vendin ish-ministrit Ceka. Ministri Rama është I gatshëm që në ditët e javës së ardhshme të firmosë shkarkimin e zv.ministrit Himci dhe zëvendësimin e tijme deputetin Ceka.

    Nga ana tjetër, vetë Ceka në një konferencë për shtyp të para disa kohëve nuk e ka fshehur dëshirën, që ai dhe fraksioni të marrë nën zotërim postin e zëvendësministrit të Rendit. Në bisedat që aleatët e PS pritet të zhvillojnë me Kryeministrin Nano lidhur me postet zv.ministrore, Ceka ka ndërmend të kërkojë tre poste zëvendësministrash. Duke folur në emër të PAD, Ceka në një deklaratë të para disa ditëve tha se: "Ne do t’i kërkojmë Kryeministrit të mbulojmë ato vende ku PAD, ka më shumë eksperiencë në këto 5 vjet, pra në fusha të tilla si rend, drejtësi, etj". Rikthimi i Cekës sërish pranë aleancës, erdhi vetëm dy muaj pasi ky i fundit kishte deklaruar shkëputjen nga koalicioni Aleanca për Shtetin. Nano, duke parashikuar një largim të mundshëm të Gjinushit, për të justifikuar koalicionin e majtë, mendoi të fuste Cekën në këtë koalicion. Rifutjen në koalicion në rang zëvendësministrash, Ceka e cilësoi në atë kohë si shumë dinjitoz kur në një deklaratë të tij tha se: "Ne do përfaqësohemi denjësisht në qeverinë e ardhshme, në rang zëvendësministrash e poshtë".

    Por PAD e vërtetë, e cila tashmë ka kaluar në krahun opozitar e ka pritur me habi këtë rikthim të Cekës në koalicion. Kjo pasi PAD e para tre muajve doli nga koalicioni qeverisës. Sipas drejtuesve të PAD "niveli i qeverisjes nuk përputhej me nivelin e kësaj partie" . Ndërkohë, Ceka në atë kohë president i kësaj partie i dha përkrahjen e tij kësaj ideje, dhe megjithëse doli në fraksion më vete dhe deklaroi se nuk do të rikthehet në koalicion.

    Nano pritet që të shpërblejë Cekën de për përkrahjen që ky i fundit i dha gjatë fushatës së brendshme në parti. Ceka përkrahu tezat e Nanos si dhe ka mbështetur shkarkimin e kreut të SHISH,Klosi.

    A.M


    --------------------------------------------------------------------------------


    C'ja fut ky gazetari kot.. Ceka beri namin te mbroje Klosin.
    Tani Ceka ka frike se i dalin horrlleqet qe mitraloi Azemin me gjith Femij dhe kerkon te jete brenda ne KOK te ministrise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-08-2002 më 09:31

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19
  5. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •