Grua!!!
Kur te me kesh krijuar
te me kesh pjelle serish
ashtu sic me shikon, sic me prek,
sic me ndjen me dashurine tende
kur te ma lepish me gjuhe gjakun
qe trupin me mbulon mbas lindjes se veshtire
kur te me nuhasesh, e te me miklosh me fryme
kur te me ushqesh me lengun e bardhe te dashurise tende
te me rrisesh burre
e me burrin qe bere te krenohesh
koken te mbeshtesesh ne mua
per te kerkuar prej meje mbrojtje e dashuri
kur te me thekesh mes kofshesh
e prej meje te lypesh jeten
kur jeten time ta rrisesh mes legjendash
kur te vrasesh per mua gjithe bishat e kesaj bote
e te me flasesh pambarimisht per lotet
kur te kendosh kengen me te bukur per kallzat e grurit
kur me eren te besh nje kuror vec per mua
kur te perkedhelesh me gjinjte e tu
pergjumjen time te lodhur
qe rreket ne frymarrjet e fantazise time
te te shoh te zhveshur
kur te me puthesh aq here sa yje ka qielli
e perjetesine ta mbledhesh ne nje enderr
kur me durimin tim te plakesh
e vdekjen ta presim bashke
kur te fundmin cast te jetes sime te me avitesh
e re si diten kur te njoha
kur te me duash, te shtrihesh prane trupit tim
e friken time ta trembesh ashtu si dikur trembje perbindeshat
e makthin, nga enderrat e mija
kur trupin e ftohur te ma ngrohesh me buze
dhe akullin e vdekjes ta gervishtesh me qerpiket e gjate
kur te qash mbi trupin tim
e te me nderosh me lule te verdha qe ti e di sa shume i dua
kur ne heshtjen e koheve te mendosh per buzeqeshjen time te trishte
kur kollen time te degjosh, edhe pse me sjam
kur kafene e mengjesit ta besh per te dy
kur lotin tend qe rrugen merr ne shtegun e faqes
te ma dhurosh si te vetmen gje qe te ka mbetur
kur ditet e tua pa mua te jene rendja e fundit drejt kraheve te mi
atehere ti grua
qofsh femra ime.
Krijoni Kontakt