Ndėrkohė qė anti-amerikanizmi nė botė rritet, amerikanėt po mundohen ta luftojnė atė. Njė nga zgjidhjet e propozuara ėshtė e ashtuquajtura diplomacia publike, komunikimi nė mėnyra tė ndryshme me njerėzit nė botė pėr ti bėrė ata qė ta kuptojnė mė mirė Amerikėn, si dhe pėr ti bėrė ata mė pak armiqėsor. Duke pranuar se politika amerikane ėshtė faktori kryesor i kėsaj gjendjeje, pėrkrahėsit e diplomacisė publike thonė se ajo ėshtė njė faktor vendimtar.
Komunikimi ėshtė i dyanshėm, tha Philip Reeker, zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit, nė njė konferencė tė organizuar nė Uashington nga Fakulteti i Marrėdhėnieve Publike dhe Ndėrkombėtare tė Universitetit Princeton. Dialogu ėshtė i rėndėsishėm, thotė ai. Ne duhet tė dėgjojmė, diskutojmė dhe tė zgjasim dorėn. Nėse ne tregojmė vėmendje ndaj tė tjerėve, tė tjerėt do tė tregojnė vėmendje ndaj nesh. Praktikimi i njė diplomacie tė sukseshme publike amerikane nuk kėrkon marrėveshje me ēdo politikė tė jashtme tė zbatuar nga njė administratė apo njė tjetėr. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ti shpjegojmė botės se debati, shpesh i egėr dhe pasionant, ėshtė njė pjesė kritike dhe e domosdoshme e sistemit amerikan.
Misioni i diplomacisė publike ėshtė tė thuhet e vėrteta, thotė Ken Tomlinson, kryetar i Bordit tė Guvernatorėve tė Byrosė Ndėrkombėtare tė Transmetimeve, pjesė e tė cilit ėshtė edhe Zėri i Amerikės. Kjo pėrfshin edhe publikimin e keqtrajtimit tė tė burgosurve nė Irak dhe pėrpjekjet pėr tu ballafaquar me kėtė problem. Shpresoj qė njerėzit nė botėn arabe dhe njerėzit nė mbarė botėn ta shohin se si i zgjidhim ne problemet nė demokraci, sepse nuk ka prova tė njė mbulimi tė ngjarrjeve. Pikėrisht kjo ndodh nė demokraci, sepse njerzir nė Shtetet e Bashkuarakėrkojnė pėrgjigje pėr atė qė ndodhi po aq me ngulm sa edhe populli nė Irak.
Dėshmitė nė Kongres rreth keqtrajtimit tė tė burgosurve ėshtė njė shembull i mirė i diplomacisė publike, thotė Ted Kattouf, president i organizatės Amideast, organizatė qė sjell studentė nga Lindja e Mesme pėr studime nė Shtetet e Bashkuara. Njerėzit shikuan disa prej zyrtarėve mė me ndikim tė kėtij vendi duke u marrė nė pyetje nė hollėsi, jo vetėm nga senatorėt, anėtarė tė komisioneve, por nga tė gjithė shikuesit amerikanė. Njerėzit dėgjuan thirrje pėr dorėheqje, pėrgjegjėsi dhe pėr tė kėrkuar falje. Nuk mund tė mendoj pėr ndonjė zhvillim tjetėr me mė shumė ndikim tek audienca arabe se sa ndjekja drejtėpėrdrejtė e atyre dėshmive.
Zoti Kattouf vė nė dukje se rrjeti televiziv al-Xhazira, qė shpesh ėshtė kritikuar ashpėr nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara i transmetoi kėto dėshmi dhe nė fakt ndihmoi diplomacinė publike amerikane.
Por edhe vėnia e theksit tė tepruar nė reagimin amerikan nuk ėshtė pozitive pėr diplomacinė publike, thotė ambasadori Robert Hutchings, president i Kėshillit Amerikan tė Zbulimit Kombėtar. Amerikanėt duhet tė kenė parasysh ndjenjat e viktimave irakiane dhe familjeve tė tyre. Ndoshta qeveria amerikane duhet tė dėrgojė delegacione nė sa mė shumė kryeqytete tė vendeve muslimane pėr tė shprehur keqardhje dhe pėr tė diskutuar mėnyra mė tė mira tė trajtimit tė tė burgosurve.
Por diplomacia publike nuk ėshtė vetėm punė e qeverisė, thotė Keith Reinhard, president i kompanisė DDB, njė ndėr kompanitė mė tė mėdha tė reklamave nė botė me 206 zyra nė 96 vende. I alarmuar nga antiamerikanizmi nė rritje, ai dhe udhėheqės tė tjerė tė lartė tė biznesit, kanė themeluar organizatėn Biznesi pėr Veprim Diplomatik, organizatė qė u kundėrvihet akuzave se kompanitė amerikane janė arrogante dhe shfrytėzuese. Detyra pėr ndryshimin e prirjeve tė kėtij antiamerikanizmi nuk mund tė pėrballohet vetėm nga qeveria. Bizneset amerikane duhet tė mobilizojnė burimet e tyre nė diplomacinė publike. Ato mund tė mobilizohen pa pengesat burokratike, me tė cilat pėrballen njerzit qė pėrpiqen tė zbatojnė programe diplomatike nėpėrmjet agjencive qeveritare.
Ambasadori Kattouff thotė Shtetet e Bashkuara nė diplomacinė publike duhet tė shfrytėzojnė studentėt e huaj qė vijnė nė Shtetet e Bashkuara. Pėr shembull, studentėt arabė qė studjuan nė Shtetet e Bashkuara nė vitet 60 dhe 70, u bėnė klasa profesionale e atij vendi.
Kryetar i Bordit tė Guvernatorėve tė Byrosė Ndėrkombėtare tė Transmetimeve, Ken Tomlinson, thotė se ka edhe gjėra pozitive rreth Amerikės, si pėrpjekjet e trupave amerikane pėr tė ndihmuar irakianėt, e jo vetėm pėr ti luftuar ata. Kjo ėshtė njė anė e karakterit amerikan qė ia vlen tė flitet sė bashku me qėndrimet mė pak tė dėshiruara.
Krijoni Kontakt