Albo, thua se Bin Ladeni e pranoi vete autoresine e 911 ndaj sngelet me vend per dyshim. Per nje teori qe nxjerr si perfundim se Bin Ladeni eshte krijese e Amerikes, apo mbase loje ne duart e saj, nga ana logjike, nuk mund ti kundervihesh me ate argument qe sjell ti. Kjo nuk do te thote se une besoj verbalisht dhe ne menyre absolute kete teori, por pranoj qe kjo video ngriti dyshime qe une me aq sa di per 911 nuk mund ti shpjegoj dot.
Njerezit jane te lire te besojne gjithcka. Propaganda ze rrenje vetem ne mendjet e vogla dhe ne njerezit me nje karakter amorf qe nuk jane ne gjendje ta analizojne vete situaten. Une nuk diskutoj apo perpiqem tu mbush mendjen njerezve te tille, une qesh me ta.
Sic e thashe edhe me lart, e verteta eshte e frikshme per ata qe rriten me teori konspiracioni dhe me urrejtje, prandaj edhe nuk e pranojne por jetojne ne nje realitet fantastiko-shkencor brenda mendjeve te tyre.
Pyetja qe duhet ti beni vetes eshte se kujt i interesojne keto "teori konspiracioni". Ai qe ka hedhur ato video ne internet po shpenzon edhe 2-3 milion dollare duke blere reklama neper rrjetet televizive amerikane. Nga vine keto miliona qe harxhohen pa teklif per motive propagandistike kunder qeverise amerikane?
Amerikanet 11 shtatorin nuk e degjuan nga goja e gazetareve, e pane live neper televizionet e tyre. Qendrimi qe administrata amerikane ka qene ai i injorimit te teorive te konspiracionit dhe kapjes apo asgjesimit te gjithe atyre qe jane fshehur pas atyre akteve. 2/3 e atyre qe udhehoqen ato sulme jane kapur ose eleminuar, midis tyre edhe ai qe e organizoi sulmin, qe sot gjendet nen arrest.
Albo
Krijoni Kontakt