Kjo teme me dhuroi nje buzeqeshje.
Shume njerez ne bote, sidomos ne Lindjen e Mesme dhe boten arabe, besonin deri para 1 jave se te mbaheshin zgjedhjet, se 11 shtatorin e kishin organizuar izraelitet, armiqte e Islamit dhe mbare arabeve. Kete mendim e shprehnin edhe shume "muslimane te devotshem" ne kete forum. Nga lindi kjo teori konsipiracioni? Njerezit ne boten arabe e moren kete teori nga ekranet e televizioneve te tyre, dhe nga faqet e internetit. Askush nuk vuri ujet ne zjarr ne Washington, pasi dihet boterisht qe ne ate pjese te botes, njerezit me shume se te verteten, pelqejne teorite e konsiparicionit. Formula eshte e thjeshte: Per cdo gje bej me faj Izraelin dhe Ameriken.
Mirepo, javen e fundit te fushates presidenciale amerikane, Bin Laden doli ne Al Jazeera ku na mbajti nje fjalim, dhe per here te pare, ai e pranoi me plot goje dhe ne menyre direkte, jo indirekte, se ai dhe organizata e tij ishin ata qe organizuan 11 shtatorin. Ndersa ne SHBA video u kalua pa vene shume uje ne zjarr, ne boten arabe kjo video u perjetua me shume emocion: Bin Laden rrezoi me fjalet e tij nje teori konspiracioni me te cilen ushqeheshin masat.
Me sa shoh, sheiket dhe diktatoret ne ate pjese te botes, jane vene ne levizje per tu sjelle masave nje teori tjeter konsipiracioni. Kesaj here nuk po bejme me faj zionistet izraelite, po bejme me faj administraten amerikane. Vete administrata amerikane rrezoi dy kullat e saj, qendra te ekonomise boterore, dhe Pentagonin, qendren e sigurise se botes. E rendesishme eshte qe njerezve te mos u mungojne teorite e konspiracionit, se per aq kohe sa nuk ka teori konspiracioni, atehere nuk u ngelet gje tjeter per te pertypur, vecse e verteta qe vete Bin Laden nxorri nga goja e tij.
Nje njeri normal nuk mund te beje gje tjeter vecse te qeshi kur bie ne kontakt me te tille njerez.
Albo
Krijoni Kontakt