Marre nga BBC News ne Shqip
Shëndeti i Arafatit përkeqësohet
Jaser Arafat është në spital në Paris
Një këshilltare e udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat që po kurohet në një spital të Parisit tha se shëndeti i tij është përkeqësuar disi.
Këshilltarja, Leila Shahid nuk dha asnjë hollësi tjetër lidhur me këtë, por shtoi se do të jepeshin informacione të tjera më vonë gjatë ditës së sotme.
Deklara e zonjës Shahid erdhi në një kohë kur media izraelite kishte njoftuar se shëndeti i zotit Arafat ishte përkeqësuar papritur një ditë më parë.
Radio Izrael njoftoi se ish kryeministri palestinez, Mahmoud Abbas (Abu Mazen), u nis për në Francë të enjten pa gdhirë për të takuar zotin Arafat.
Zoti Arafat, që është 75 vjeç u dërgua në Francë për t'u shëruar javën e kaluar.
Sëmundja e tij që besohet se ka të bëjë me një çrregullim në gjak, ende po ekzaminohet nga mjekët.
----------
Me sa duket shendeti i Arafatit sa po vjen e perkeqesohet, duke bere gjithmone e me prezente krizen qe i paraqitet Lindjes se meseme dhe Palestines ne vecanti, em vdekjen e tij. Arafat eshte nje udheheqes i respektuar si nga Palestinezet, dhe nga Izraelitet dhe Perendimi. Si udheheqes i Palestines ai mundi te bashkoje nen nje qellim shume grupe Palestineze qofshin keto ekstremiste (si PLO) apo paqesore, duke i dhene keshtu me teper fuqi zerit palestinez. Per perendimin ai dha nje ure lidhese me te cilen mund te mbaheshin negociata, mereshin vendime dhe garantoheshin akte paqeje. Arafati kohet e fundit duket se deri diku ka humbur ate pushtetin e meparshem dhe nuk ka aq ne kontroll grupet ekstremiste.
Vdekja e Arafatit do leje nje boshllek i cili mund te sjelle lufte mes fraksioneve te ndryshme Palestineze, per tu mbushur. Gjithashtu i heq komunitetit nderkombetar uren lidhese, dhe eksperiencen e fituar gjate gjithe ketyre viteve negociatash. Perpjekjet e palestinezeve nuk do perqendrohen tashme tek Izraeli por tek boshlleku i lene, duke ulur efikasitetin e ketyre perpjekjeve.
Krijoni Kontakt