Ju lexoj edhe habitem.
Ju nga nje problem,dilni komplet ne problem tjeter.
Nga mundesia per debatim real te problematikave te cilat ekzistojne ju mundoheni te bindni njeri tjetrin per iks sende.
Nejse,hallall.
Ju lexoj edhe habitem.
Ju nga nje problem,dilni komplet ne problem tjeter.
Nga mundesia per debatim real te problematikave te cilat ekzistojne ju mundoheni te bindni njeri tjetrin per iks sende.
Nejse,hallall.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Postuar më parë nga Labeati
MBETET KRITIKE GJENDJA SHENDETESORE E ARAFAT, NUK NJIHET ENDE SEMUNDJA
Mjeket franceze te cilet po kujdesen per shendetin e renduar te udheheqesit palestinez Jaser Arafat kane derguar kampione gjaku te tij ne SHBA per ekzaminime me te specializuara dhe gjetjen e kurimit te duhur. Lajmin e dha sot tv arab Al-Jazira qe i referohej mjekeve pariziene qe mbikqyrin Arafatin. Deri tani eshte hedhur poshte hipoteza se udheheqesi palestinez vuan nga leuçemia, por semundja e tij mbetet ende misterioze.
http://www.top-channel.tv/lajme/bota...004110703.html
Ne shume media jane hudhur hipoteza se ka qene helmim.
Prandaj mos u nxito se te merr emocioni dhe te hudh ne plehra nese llogjiken nuk e ve ne pune.
Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 07-11-2004 më 15:02
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
Altin, shpresoj se ajo "55" nuk eshte mosha se do te ishte per te qeshur.
Leje Allahun te ndihmojne arabet se Izraeli eshte i shejtanit. Pse merzitesh lal per kete pune?
Une te them te verteten s ekam deshire qe Palestina te behet e pavarur por kete se lejojne vet arabet. Duhet ta mbajne pataten e nxehte ne oborrin e dikujt tjeter, lal.
Mo su be qesharak nga verberia fundamentaliste.
Shif pakez me sy te tu e jo me te huajet.
Edhe diçka, pse nuk e muaren arabet e pasur perkujdesin e Arafatit, pse ne USA duhet te cohen te bejne analizat e gjakut?
Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 07-11-2004 më 15:03
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Ku flet dhe ti mos folte njeri tjeter.Qe e ke deklaruar me doren tende ne forum qe je injorant-e.Lexo me shume se sa flet prandaj ke dy sy dhe nje gjuhe.Megjithese prape vetem nje "tru " ke.
Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 07-11-2004 më 15:08
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
Mahmud Abas eshte e ardhmja e Palestines. Nje lider tejet i shkolluar dhe qe i perket linjes se moderuar. Njohes i mire i Izraelit qe anon me teper nga nacionalizmi kombetar sesa nga frymezimi fetar (tipi Sadatit). Te shohim ne do e mbeshtesin palestinzet, dhe te shohim sa do mundi te neutralizoje Hamasin.
Historia e Izraelit dhe e konfliktit nё Lindjen e mesme
Cionizmi
Nё shek. XIX hebreji nga Vjena Theodor Herzl nёn pёrshtypjen e aferёs Dreyfus nё Francё, pёrhapi idenё e themelimit tё njё shteti tё pёrbashkёt hebrej, i cili hebrejve do t`u ofronte mbrojtje nga ndjekja. Nё vitin 1897 gazetari Herzl thirri Kongresin e Parё Cionist nё Bazel dhe u emёrua kryetar i kёsaj organizate . Nё kёtё funksion ai u pёrpoq pa sukse pёr arritjen e marrёveshjes me pushtetarёt e Palestinёs, e cila do tё mundёsonte krijimin e njё "vatreje tё popullit hebrej". Mёnyra cioniste e tё menduarit, e cila edhe sot ndikon veprimin e pёrgjegjёsve nё Izrael, u zhvillua nё masё tё madhe nga Herzl.
Nocioni Cion nёnkupton nё mendimin tradicional qytetin shpirtёror Jeruzalemin, ndёrsa nё atё modern shtetin e Izraelit por edhe qytetin e Jeruzalemit. Pёr kёtё arsye asnjё politikan i rёndёsishёm izraelit nuk ёshtё pёr ndarjen e qytetit tё Izraelit. Herzl vdiç si 44 vjeçar nё vitin 1904 nё Edlach tё Austrisё. Edhe pse nuk arriti realizimin e idesё sё tij, Herzl konsiderohet si pishtar i rrugёs drejt shtetit modern izraelit.
Valёt e emigrimit
Kah fundi i shek. XIX emigruan gjithnjё e mё shumё hebrej tё Evropёs Lindore nё Palestinё. Deri nё themelimin e shtetit nё vitin 1948 pasuan edhe katёr valё tjera tё emigrimit (hebr. Aliah), tё cilat gjitherё kishin tё bёnin me rrjedhat politike aktuale nё Evropё. Gjatё Aliah-ut tё pestё mes viteve 1932 dhe 1939 nga ndjekjet e Nacional-Socializmit gjerman ikёn pёr nё "vendin e premtuar" mbi 250.000 hebrejё. Nё kёtё kohё erdhi gjithnjё e mё shpesh deri tek konfliktet e rёnda mes kolonёve hebrej dhe arabёve qё jetonin nё Palestinё. Zyra britanike e mandatit nuk ia doli t`i zgjidhё kёto konflikte. Pёr t`u mbrojtur nga sulmet arabe filloi formimi i grupeve hebreje tё rezistencёs si Hagana, e cila pas pёrfundimit tё LDB-sё luftoi edhe kundёr anglezёve, pasi qё kёta tё fundit nuk deshёn ta lejojnё emigrimin nё Palestinё. Zyra britanike e mandatit u largua nga Palestina nё vitin 1947 dhe ia dorёzoi Kombeve tё Bashkuara (KB) komandon mbi kёtё rajon tё Lindjes sё Afёrme. Kёshilli i Sigurimit i KB vendosi themelimin e njё shteti hebrej dhe njё arab. Ky plan u pranua nga hebrejtё, deri sa arabёt palestinez dhe shtetet arabe e refuzuan atё.
Themelimi i shtetit tё Izraelit
Mё 14.5.1948 u shpall shteti i Izraelit dhe u njoh disa orё pas themelimit nga SHBA-tё dhe Bashkimi Sovjetik. Shteti i ri u sulmua menjёherё nga fqinjtё arab. Nё luftёrat dhjetёmuajshe kundёr Egjiptit, Transjordanisё, Sirisё, Libanit dhe Irakut ushtria izraelite ia doli t`i mbrojё tё gjitha viset me pёrjashtim tё qytetit tё vjetёr tё Jeruzalemit. Thuaja se tё gjithё arabёt qё jetonin nё viset e pushtuara nga trupat izraelite ikёn drejt vendeve fqinje arabe. Afёr 700.000 refugjatё atje nuk u integruan nё shoqёritё pёrkatёse por u detyruan tё jetojnё (pjesёrisht edhe sot) nёpёr kampe refugjatёsh. Ky numёr sot ёshtё rritur nё mbi 3,5 milion njerёz. Tё gjithё ata nuk heqin dorё nga kthimi i sёrishёm nё Izrael, gjё tё cilёn nuk e pranon qeveria izraelite.
Pas kёtyre konflikteve tё armatosura u konsolidua shteti izraelit. Kufizimet e emigrimit u hoqёn dhe pasoi njohja nga shumё vende jo arabe. Mirёpo edhe nё vitet pastaj nuk u qetёsuan kufinjtё izraelit.
Luftat kundёr fqinjёve arab
Mё datёn 5.6.1967 ushtria izraelite filloi sulmin preventiv kundёr tri vendeve fqinje dhe pushtoi brenda vetёm gjashtё ditёve tёrё siujdhesёn Sinai, Jeruzalemin Lindor dhe Lartёsirёn e Golanit. Armёpushimi u arrit me ndёrmjetёsimin e Kombeve tё Bashkuara.
Izraeli nё anёn tjetёr u befasua totalisht nё festёn hebreje tё pajtimit (hebr. Jom-Kippur) nga njё sulm siriano-egjiptian. Ushtritё arritёn tё pushtojnё nё ditёt e para tё Luftёs Jom-Kippur njё numёr tё madh tё viseve, mirёpo tё cilat u ripushtuan prapё nga ushtria izraelite. Lufta pёrfundoi pa fitues tё çartё, edhe pse ajo akoma festohet nё botёn arabe si fitore, sepse ushtria izraelite kёtu humbi titullin e tё pamundshmit.
Procesi i paqёs me Egjiptin dhe Sirinё
Me ndёrmjetёsimin e ministrit tё jashtёm amerikan Kissinger Izraeli lidhi nё vitet 1974 dhe 1975 marrёveshjet, tё cilat parashihnin tёrheqjen e pjesёrishme tё Izraelit nga gadishulli Sinai dhe ndalimin e stacionimit tё trupave siriane dhe izraelite nё Lartёsirёn e Golanit. Situata mes Izraelit dhe Egjiptit u ç`tensionua mё tej me ardhjen nё pushtet tё presidentit egjiptian Sadat dhe erdhi nё vitin 1978 deri tek marrёveshja e Camp David-it, e cila u arrit me ndёrmjetёsimin e presidentit amerikan Karter.
Nё kёtё marrёveshje shtetit i Izraeliz u obligua pёr kthimin hap pas hapi tё tёrё gadishullit Sinai Egjiptit dhe gjetja e njё zgjidhjeje pёr autonomi tё palestinezёve. Egjipti e njohu si shtetit i parё arab Izraelin. Kjo marrёveshje shёnoi bazёn pёr vazhdimin e Procesit tё paqes nё Lindjen e Afёrme dhe tё marёdhёnieve relativisht tё mira mes Egjiptit dhe Izraelit.
Lufta nё Liban
Pas qetёsimit tё kёtij konflikti njё konflikt tjetёr u bё gjithnjё e mё i mundur: ai me Organizatёn Çlirimtare Palestineze (PLO). Kjo organizatё i intensifikoi sulmet e saja kundёr veriut tё Izraelit nga territori i Libanit. Kjo bёri qё ushtria izraelite tё marshoj nё vitin 1982 nёn udhёheqjen e Ariel Sharonit nё Liban dhe tё futet deri nё Bejrut, kryeqytetin libanez. Kjo luftё u kritikua pjesёrisht ashpёr si nga opinioni i jashtёm ashtu edhe nga ai izraelit, sepse sipas mendimit tё shumё vёzhguesve ai paraqiste njё reagim tё tepruar dhe tё rrezikshёm ndaj akteve terroriste tё PLO-sё. Kritika kundёr ushtrisё izraelite dhe gjeneralit tё saj suprem Sharon u forcua edhe mё tej pas masakrave nё kampet palestineze tё refugjatёve. Ushtria izraelite atje kishte parё pa reaguar tmerret e paramilitarёve krishter mbi refugjatёt. Njё komision izraelit i hulumtimit tё rastit akuzoi Ariel Sharonin si pёrgjegjёs "indirekt" pёr vrasjen e mbi 10.000 personave.
Problemet e brendshme politike dhe Lufta e Dytё e Golfit
Kah mesi i viteve tё 80-ta gjendja ekonomike e Izraelit u keqёsua gjithnjё e mё tepёr: Inflacioni u rrit deri nё 1000%. Nё dhjetor 1987 filloi Intifada palestineze (arab. shkundje, hedhje), kryengritja e palestinezёve kryesisht tё rinjё kundёr pushtuesve izraelit.
Presioni i jashtёm dhe i brendshёm mbi qeverinё izraelite nёn kryeministrin Shamir u rrit gjithnjё e mё tepёr pёr shkak tё veprimeve brutale tё ushtrisё izraelite. Shamiri (nga Blloku Likud) refuzoi bisedimet me PLO-nё e Arafatit dhe paraqiti njё plan pёr pёrfundimin e konfliktit, i cili u refuzua kategorikisht nga palestinezёt dhe Liga arabe. Gjatё Luftёs sё Dytё tё Golfit palestinezёt e humbёn simpatinё e bashkёsisё ndёrkombёtare nё momentin kur anuan pёr Irakun nёn udhёheqjen e Sadam Huseinit, i cili kishte sulmuar me raketa Izraelin.
Procesi paqёsor me PLO-nё
Nё qershor 1992 Yitzhak Rabini i Partisё sё Punёs u zgjodh kryeministёr i Izraelit. Nё shtator 1993 u nёnshkrua njё marrёveshje bazё mes PLO-sё dhe Izraelit, e cila pёrfundoi Intifadёn palestineze. Nё kёtё deklaratё tё parimeve PLO-ja njohu tё drejtёn pёr ekzistencё tё Izraelit.
Izraeli nё anёn tjetёr u paraqit i gatshёm pёr dorёzimin e territoreve tё pushtuara vetadministrimit palestinez nё njё afat prej pesё vjetёve. Statusi pёrfundimtar i territoreve tё pushtuara parashihej tё pёrcaktohet sё voni nё vitin 1996. Nga kёndvёshtrimi i sotёm duhet cekur se ky qёllim nuk u arrit. Pozita e palestinezёve dhe e izraelitёve ёshtё pёrmirёsuar, ndёrsa optimizmi qё mbretёronte pas Marrёveshjes sё Oslos ёshtё shuar. Kjo shprehet posaçёrisht nё kryengritjen e palestinezёve tё ashtuquajtur Alaqsa-Intifada. Mbetet pikёpyetje se a do tё vij ndonjёherё deri tek paqa e pranuar nga tё gjithё.
Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 08-11-2004 më 06:17
Drama për udhëheqësin e sëmurë palestinez Arafat vazhdon: Ai ndodhet në koma. Për shkak të sëmundjes së tij të rëndë, grupe të ndryshme politike palestineze kanë bërë thirrje për bashkim në rast të vdekjes së Arafatit.
Ka disa ditë tashmë që opinioni publik në të gjithë botën pret me ankth deklaratat e zëdhënësit të spitalit ushtarak, në të cilin ndodhet presidenti palestinez Arafat. Por informacionet janë gjithnjë njësoj: Presidenti Arafat ndodhet në koma. Sidoqoftë, sipas zëdhënësit, gjendja shëndetësore e Jasir Arafatit nuk ështe keqësuar. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet për sëmundjen e Arafatit. Por për shumicën e palestinëzëve në Ramallah, dihet se vetëm një njeri e ka fajin:
"Arafati u mbajt 4 vjet i mbyllur në Mukata, prandaj ndodhën të gjitha këto që ndodhën. Ai nuk dilte dot nga shtëpia dhe ky arrestim e shqetësoi shumë. Dhe shkaku kryesor është sigurisht Sharoni."
Në zonat e okupuara po qarkullon fjala se Arafati nuk do të kthehet më i gjallë në atdhe. Ministri i jashtëm Nabil Shat e pranon se gjendja shëndetësore e Arafatit është tepër shqetësuese:
"Ai ndodhet në një situatë shumë kritike. Po ai nuk po shërohet dhe ky fakt na shqetëson shumë. Ne nuk kemi asnjë diagnosë të qartë, nuk e dimë përse ndodhi kështu. I vetmi lajm i mirë që kemi marrë, ështe se gjendja e tij shëndetësore është stabile."
Ndërkohë kanë filluar bisedat mbi varrimin e Arafatit. Në rradhë të parë duhet vendosur se ku do të zhvillohet varrimi. Arafati ka shprehur shpesh dëshirën për t´u varrosur në Jeruzalem, në qytetin e shenjtë. Hoxha Ikremah Sabri tregon se Arafati ja kish thënë këtë gjë atij përpara 4 muajsh:
"Presidenti Arafat - Zoti e shëroftë! - do që varrimi të bëhet në Jeruzalem. Eshtë detyra e jonë që ta respektojmë këtë dëshirë të fundit të tij dhe ta varrosim në Jeruzalem."
Ndonëse ende nuk janë zhvilluar bisedime zyrtare me Izraelin, qeveria palestineze e di fare mirë se as që mund të bëhet fjalë për varrimin në Jeruzalem. Ministri izraelit i drejtësisë Tomy Lapid ka deklaruar ndërkohë se në Jeruzalem varrosen mbretër dhe jo terroristë arabë.
Ndërkohë në mediat izraelite u diskutua mbi mundësinë e varrimit të Arafatit në Abu Dis, një fshat përpara Jeruzalemit. Por për shumë palestinezë ky vend nuk është i denjë për të:
"Ne nuk do të pranojmë kurrë, që Arafati të varroset në një periferi të Jeruzalemit. ne do të protestojmë deh do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta varrosur atë në Jeruzalem. Kjo është dëshira e tij e fundit" - thotë një palestinez.
Ndërkohë në Gaza u takuan 13 organizatat palestineze rivale. Ndër to edhe organizata radikale islamike Hamas dhe Xhihadi Islamik. Por mesazhi i të gjithë pjesëmarrësve ishte që tani Palestina ka nevojë për forca të bashkuara. Zëdhënëi i Hamas-it, Sami Abu Zohari tregon:
"Ne theksojmë se do të bëhemi një njësi e vetme. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t´i dëshmuar popullit palestinez se ne jemi të bashkuar."
Ndërkohë kryeministri Ahmet Kurei do të takohet me përfaqësues të fraksioneve të ndryshme në Gaza. Qëllimi i bisedimeve është i qartë: Që të evitohen kaosi dhe anarkia pas vdekjes së Ararafit.
Aha po e shoh qenka nisur per boten tjeter Arafati. Qe kur keshtu? Sa vjec eshte Arafati
13 organizata palestineze per nje cope toke aq te vogel? Keta qenkan me keq se shqiptaret per nga organizimi.
A eshte e vertete, se gruaja e Arafatit, paska deklaruar se dy nga liderit e tjere te levizjes palestineze, kane tentuar ti japin fund jetes se tij per ti zene vendin??????
E kishte sot ne mengjes te lajmet e TAR!!! ndaj dhe pyes!
{^_^}
::|maDes!gn © 2009|::
Nese vdes Arafati , cifutet do ta kene me te lehte si ajo shprehja , macja ngordh , minjte heshin valle :P
Arafati s'ka qene i mire po he kelysh ka qene
Krijoni Kontakt