Po shoh qe ka Historjane te fort ne ket forum dhe vendosa qe te kerkoje pak ndihme mbi historine e Koxhaxhikut apo Sfetigradit.
Une jam nje Dibran nga Dibra e madhe. Kete vjeshte 2004 isha ne Diber per pushim dhe nje nga qellimet kryesore ishte qe te vizitoj kalan e Koxhaxhikut.
Pasi pash familjen dhe u qetsova pak nga rruga e gjate qe bere... bashke me dajen i cili eshte gjuetar i vjeter dhe e njeh shume mire rethin e Dibres...u nisem per ne Koxhaxhik.
Nga qyteti i Dibres na mori 1 ore pasi eshte tere kohes rruge lavirinte dhe e rezikshme. Aritem prane vendit ku ka qen dikur kalaja...dhe...jam cuditur se cfar vend strategjik ishte.
Mos e zgjas... Me intereson ku mund te gjej libra, vizatime, thenje...per kalan e Koxhaxhikut apo Sfetigradit. Pse e kemi lene pas dore kete vend kaq te rendesishem ne Historin e Skenderbeut?.
![]()
Krijoni Kontakt